Ndėrron jetė studiuesi i njohur arbėresh Emanuil Giordano

Emri:  62cb3863f67bd2e8e522f1462ff28f7c_XL.jpg

Shikime: 873

Madhėsia:  23.5 KB

Ndėrron jetė nė Lungro (Kozenca), nė moshėn 95 vjeēare, At Emanuil Giordano, studiues arbėresh, i njohur pėr njė seri studimesh rreth historisė, letėrsisė, foklorit dhe muzikės arbėreshe.

Ishte autor i “Fjalorit tė arbėreshėve tė Italisė”, i cili ka patur disa botime.

Ka kujdesuar botimin kritik tė veprės sė shkrimtarit arbėresh Bernardo Bilotta, me titull “Shpata e Skėnderbeut ndė Dibrėt poshtė”, botuar nga Instituti i Historisė dhe Gjuhėsisė me rastin e 500 vjetorit tė vdekjes sė heroit tonė kombėtar.

Ndėr tė tjera ka botuar: “Mbledhje kėndimesh arbėreshe ēė kėndohen nė Ejaninė e Frasnitė”; “Gramatikė arbėreshe”, “Vangjeli” etj.

Njohės shumė i mirė i muzikės kishtare arbėreshe, vitet e fundit ai merrej me pėrkthimin dhe pėrshtatjen e muzikės liturgjike bizantine nė arbėrisht. Ka lėnė njė seri artikujsh shkencorė tė botuar nė tė pėrkohshme tė ndryshme si “Zjarri”, “Shejzat” etj.

Koha Jone