Edhe pse shekulli 20 dhe 21 me të drejt mund të quhet si rizgjim i vetëdijes fetare në kuptim të ushtrimit të riteve fetare, prap ndenja nacionale luan rol vendimtarë për mbrojtjen e identitetit kombëtar.
Kjo është evidente sepse shumica e njerëzve fejen e përdorin me qëllim të identifikimit se cilës përkatësi fetare i përkasin, sesa si bindje shpirtërore e cila duhet ta nxis trupin dhe mendjen për kryerjen e obligimeve fetare.
Si nxitje për të shkruar këtë koment është fakti që sot lexova në internet që sllavomaqedonasit po martohen me të madhe me shqiptaret e Shqipëris me qëllim të rritjes së natalitet.
Se nacionalizmi luan rol vendimtarë për mbrojtjen e identitetit kombëtarë shofim që tek femrat kosovare ndenja nacionale e zhvilluar paraqitet si barrier që mos të ndodhin këto fenomene të tilla që ndodhin në fiset shqiptare.
Zhvillimi i ndenjës nacionale tek shqiptarët duhet të paraqitet edhe domosdoshmëri e kohës për arsye se ne kufizohemi me shtetet të cilat i përkasin feve tjera ku si të tilla nuk kanë asgjë të përbashkët mes tyre.
Për shembull tek malazezet dhe serbët mund edhe të mos ketë nacionalizëm të tepruar sepse tek e fundit ata i përkasin të njëjtes fe, dhe në këtë rast edhe zakonet mund të jenë të ngjajshme sepse feja domosdoshmërisht krijon zakone dhe tradita.
Në kontest të kesaj kohët e fundit shofim tendenca nga disa që ndenjave nacionale nuk i dhëjnë prioritet të nevojshëm ashtu siq e meritojnë për faktin se këtë ndenjë e shohin si luftim i bindjeve fetare.
Krijoni Kontakt