Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur nën sekuestro magazinat e dy shoqërive tregtare në Shkozet të Durrësit,të cilat janë identifikuar si kompanitë me anë të të cilave është futur në Shqipëri lënda e papërpunuar, ku ishte fshehur edhe kokaina e përcjellë më pas nga porti i Durrësit drejt laboratorit të Xibrakës.

Dy firmat qe merren me import eksport dhe qe jane subjekte nen hetim jane shoqerite “Meridian” dhe “Alba Grup” me pronar shtetasin A.T. Mes veprimeve qe po kryhen ne sekret raportohet ne rruge jo zyrtare se eshte bllokuar nje sasi prej gati 15 tonesh e ngarkeses, me te cilen dyshohet se ka hyre ne Shqiperi ne te njejtin konteniere me keto substanca edhe permbajtja e droges.

Ne kete ngarkese te bllokuar tashme thane burimet ka dy lloj lendesh kimike, si pesticide per reshtarine dhe substanca per perpunimin e lekures, si per regjje dhe ngjyrosje. Eshte pyetur pronari i subjekteve tregetare, i cili ka rrefyer se nuk ka asnje informacion se si jane perdorur kompanite e tij per te futur ne Shqiperi edhe kokainen.

Shtetasi a.t ka shpjeguar se kishte porositur substanca per vreshtarine dhe per lekuret pasi per keto ngarkesa kishte nevoje tregu. Ai ka shpjeguar se porosite i ka kryer nepermjet internetit. Prokuroria po tenton te hetoje ne kete menyre mekanizmin e plote te futjes se ngarkeses se kokaines ne Shqiperi, si edhe te zbardhe rrjetin e narkotrafikut. Nderkohe,- thane burimet,- ekspertet gjermane kane konfirmuar sasite e droges te bllokuara ne Xibrake. Nga ana tjeter, ne qeset e bllokuara me pluhur dhe ku u besua se kishte perzierje kokaine,- thuhet në rrugë jozyrtare se – autoritetet gjermane jane shprehur se nuk kane gjetur asnje gjurme kokaine ne te.

Aktualisht, Prokuroria konfirmon se te shtate te ndaluarit e ketij operacioni ne Tirane, nuk kane llogari bankare, nderkohe qe ende nuk ka perfunduar verifikimi per pasurite e paluajtshme te tyre duke qene se ende nuk ka pergjigje nga institucionet qe i kryejne keto verifikime.

Koha Jone