Me emrin e Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit

Falėnderimet qofshin vetėm pėr Allahun. Paqja dhe shpėtimet qofshin mbi tė dėrguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi tė gjithė pasuesit e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
📌Sė pari: Kuptimi I fjalės dije

Nga ana gjuhėsore dija ėshtė e kundėrta e injorancės.

Nga ana terminologjike disa dijetarė kanė thėnė se ajo ėshtė njohje, e kundėrta e injorancės.
Ndėrsa disa dijetarė te tjerė kanė thėnė se dija ėshtė mė e qartė se njohja.

E rėndėsishme pėr ne ėshtė dija e fesė (Teuhidit). Me kėtė kihet pėr qėllim dija qė Allahu i ka zbritur tė Dėrguari tė Tij -salallahu alejhi ue selem- si sqarim dhe udhėzim.


Profeti -salallahu alejhi ue selem- ka thėnė: "Atij qė Allahu i dėshiron tė mirėn e bėn tė kuptojė nė fe". Buhariu.

Gjithashtu, Profeti -salallahu alejhi ue selem- ka thėnė: "Vėrtet, profetėt nuk kanė trashėguar dinar e dėrhem, por kanė trashėguar dije. Kush e merr atė ka marrė njė mirėsi tė madhe". (Ebu Daudi dhe Tirmidhiu).
Gjithashtu Profeti Muhamed, alejhi selam, ka thėnė: "Kush merr rrugė pėr tė kėrkuar dije, Allahu do t’ia lehtėsojė rrugėn pėr nė Xhennet. Vėrtet, edhe Melekėt shtrijnė krahėt e tyre pėr kėrkuesin e diturisė nga kėnaqėsia me veprėn e tij. Pėr dijetarin kėrkojnė falje ēdo gjė nė qiej e nė tokė, madje edhe balena nė ujė. Vlera e dijetarit ndaj robit tė devotshėm ėshtė sikurse vlera e hėnės ndaj yjeve tjera.

🌱Gjykimi i kėrkimit tė dijes🌱

Kėrkimi i dijes ėshtė detyrė duke u bazuar nė fjalėn e Allahut nė Kuran (El Alak, 1-5): "Lexo! Me emrin e Zotit tėnd, i Cili krijoi (ēdo gjė). Ka krijuar njeriun nga Alak (copė gjaku e mpiksur nė mitrėn e nėnės). Lexo! Dhe Zoti yt ėshtė mė i Begati Dhurues. Ai qė e mėsoi (njeriun) tė shkruajė me pendė. Ai i mėsoi njeriut atė qė nuk e dinte."

Kurse nė hadithin qė e transmeton Enesi, se Muhamedi, alejhi selam, ka thėnė: "Kėrkimi i diturisė ėshtė detyrim pėr ēdo musliman."
Fjala "musliman" ka pėr qėllim tė dy gjinitė, mashkullore dhe femėrore.

Thame me lart se kur themi dije kemi per qellim dijen rreth fese me te cilen Allahu e zbriti tek Profeti yne -paqja e Zotit qoftė mbi tė -. Dhe kjo dije eshte detyrim per te gjithe muslimanet duke perfshire njohjen e Allahit dhe disa rregullave thebesore te fese si namazi, agjerimi, haxhi, zekati...Dhe nuk justifikohet muslimani nese nuk arrin ti dije ato

🌾Disa baza pėr arritjen e diturisė🌾

Kėto janė disa baza pėr tė cilat ka nevojė kėrkuesi i dijes.
Me kėto e kėshillojmė dhe e pėrkujtojmė veten dhe motrat, sepse kush fillon kėrkimin e diturisė dhe e do arritjen e saj, patjetėr duhet t'i ketė parasysh kėto baza primare:

E para: Kėrkimi i ndihmės nga Allahu

Njeriu ėshtė i dobėt. S'ka ndryshim dhe as fuqi pėr tė, pėrveē me ndihmėn e Allahut, e nėse mbėshtetet nė veten e tij vetėm se ka humbur dhe ėshtė shkatėrruar; nėse e mbėshtet ēėshtjen e tij tek Allahu i Lartėsuar dhe kėrkon mbrojtje nga Ai pėr kėrkimin e diturisė, vėrtet, Allahu i Lartėsuar e ndihmon atė. Nė librin e Tij Fisnik, i Lartėsuari ka thėnė:
"Vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm prej teje ndihmė kėrkojmė." (el Fatiha, 5).
Thotė i Lartėsuari: "Kush i mbėshtetet Allahut, Ai i mjafton atij." (et Talak, 3).

Ka thėnė i Dėrguari, alejhi selam: "Sikur ju tė mbėshteteshit tek Allahu me njė mbėshtetje tė sinqertė, do t’ju furnizonte sikur qė i furnizon zogjtė: dalin tė uritur dhe kthehen tė ngopur."

E furnizimi mė i madh ėshtė dija. I Dėrguari jonė, Muhamedi, alejhi selam, gjithmonė ka qenė i mbėshtetur dhe kėrkues i ndihmės nga Zoti i tij nė tė gjitha ēėshtjet. Du'aja e daljes nga shtėpia, e vėrtetuar nga Pejgamberi, alejhi selam, ėshtė argument pėr kėtė, siē ka thėnė: "Me emrin e Allahut, nė Allahun u mbėshteta dhe s'ka lėvizje e as forcė pėrveē se me dėshirėn e Allahut."

E dyta: Qėllimi i mirė

Njeriu duhet ta bėjė qėllimin pėr Allahun nė kėrkimin e diturisė dhe tė jetė i sinqertė ndaj Allahut pėr kėtė, dhe mos tė dėshirojė famė as njohje, dhe as tė mira nga tė mirat e kėsaj bote.

E kush e bėn nijetin (qėllimin) vetėm pėr Allahun, e forcon Allahu i Lartėsuar dhe e shpėrblen atė nė kėtė, sepse dituria ėshtė adhurim, bile ėshtė ndėr mė tė vlefshmit.

Vepra e robit nuk ėshtė e shpėrblyer, pėrveē nėse ėshtė e sinqertė vetėm pėr Allahun dhe e bėrė sipas Pejgamberit, alejhi selam.
Allahu az-ze ue xhel-le thotė:
"S'ka dyshim se Allahu ėshtė me ata qė janė tė devotshėm (qė ruhen prej tė kėqijave) dhe me ata qė janė bamirės." (en-Nahl, 128)

Devotshmėria mė e madhe ėshtė sinqeriteti i nijetit nė Allahun kurse hipokriti, nė kėrkimin e diturisė pėrveē humbjes nė kėtė botė, ai do tė ketė denim nė botėn tjetėr, siē na ka ardhur pėr tre personat qė do tė zvarriten me fytyrat e tyre nė zjarrė, e prej tyre edhe njeriu qė ka kėrkuar dituri vetėm qė t’i thuhet: Dijetar.

Aty ku eshte permendur qe vepra e robit nuk shperblehet vetem nese eshte e sinqerte per Allahun dhe e bazuar ne sunetin e Profetit - paqja e Zotit qoftė mbi tė -, keto te dyja jane kushtet e pranimit te ēdo vepre

E treta: Pastrimi i zemrės

Zemra ėshtė enė e diturisė. Nėse ena ėshtė e mirė, atėherė e ruan ē'ka ka nė tė; nėse ena ėshtė e prishur, e humb ē'ka ka nė tė.

I Dėrguari, alejhi selam, e ka konsideruar zemrėn si gjėnė kryesore tė ēdo sendi, dhe ka thėnė: "Me tė vėrtetė nė trupin e njeriut gjindet nje copė mishi, nėse ajo ėshtė e shėndoshė, i tėrė trupi ėshtė i shėndoshė; nėse ajo ėshtė e sėmurė, i tėrė trupi ėshtė i sėmurė. Kjo copė ėshtė zemra."

Pėrmirėsimi i zemrės ėshtė njohja e Allahut me Emrat e Tij, Cilėsitė e Tij, Veprat e Tij dhe meditimi nė krijesat dhe argumentet e Tij.
[01/02 17:28] Adelina Kuēana: Gjithashtu mesimi dhe leximi I Kuranit, leximi I historise se Profetit dhe jetes se tij ...etj

E katėrta: Serioziteti, ixhtihadi (mundi) dhe kėmbėngulja nė arritjen e diturisė

Thotė Jahja ibėn ebi Kethir: "Nuk arrihet dituria me pushim tė trupit."

Largimi nga pėrtacia dhe dobėsia, e po ashtu luftimi i epsheve dhe shejtanit. Sepse, epshet dhe shejtani janė kundėrshtarė tė kėrkimit tė diturisė.

Prej shkaqeve specifike tė ixhtihadit (pėrpjekjes) nė kėrkimin e diturisė ėshtė leximi mbi historinė e dijetarėve, duke e shikuar durimin dhe barrėn e tyre, si dhe udhėtimet e tyre pėr arritjen e diturisė dhe hadithit.

E pesta: Kohėzgjatja nė kėrkim tė diturisė

Nuk llogaritet kėrkues i dijes ai person, kėrkimi i tė cilit zgjat njė apo dy ditė, njė vit apo dy vite. Por, kėrkuesi i dijes duhet tė ketė durim me vite.

Ėshtė pyetur el Kadi Ijad, rahimehullah: "Deri kur njeriu duhet tė kėrkojė dituri?" Ka thėnė: "Derisa tė vdesė e t'i hidhen lapsat e tij mbi varrin e tij."

Ka thėnė Imam Ahmedi: "Jam ulur pėr ta mėsuar librin e Hajdit (menstruacioneve) nėntė vjet, derisa e kam kuptuar."

Po ashtu dikush e ka parė Imam Ahmedin nė pleqėri ende me laps dhe fleta duke shkruar e i ka thėnė: Deri kur kėshtu o Imam? Ka thėne: "Prej djepit e deri nė varr."

E gjashta: T'ju tregoj shokėve tė tij atė qė e ka mėsuar dhe tė kujdeset ta pėrsėritė atė me ta

Kjo i ndihmon nxėnėsit ta mbajė mend atė qė e ka mėsuar, sepse ringjallja e asaj qė e ka harruar ėshtė pėrkujtimi i saj.

Thotė Imam Maliku: Bereqeti i hadithit ėshtė pėrkujtimi i tij me njėri-tjetrin.
Dhe pikerisht kjo qe ne po bejme sot futet tek kjo baze. Dhe inshallah secila prej nesh ne te ardhmen duhet te kete parasysh kete baze qe te perhapet dija mes njerezve.

Heavy check markPyetja rreth mėsimi tė parė eshte :
cilat nga bazat te cilat duhet ti kete parasysh kerkuesi I dijes eshte me paresore per ty dhe perse??
Mund te permendni edhe ndonje argument nga jeta juaj aktuale?

Lusim Allahun qe te furnizoje me dije te dobishme dhe me te vepruarit me te!


Note: I marre nga: Mesimi i Akides, Ummu Abdurrahman