Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 77
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Kosovë : Partitë kundërshtojnë moratoriumin e statusit

    PRISHTINE, 12 prill - Idea e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, për moratorium statutor për Kosovën, duket se nuk ka gjetur përkrahjen e subjekteve të tjera të rëndësishme politike shqiptare në Kosovë.

    Lidhja Demokratike e Kosovës tha sot se ky subjekt politik qëndron fuqishëm në përcaktimin e saj për jetësimin e plotë të pavarësisë së Kosovës në bazë të vullnetit të popullit të shprehur në referendum më 1991.

    “LDK-ja insiston dhe punon në njohjen formale të pavarësisë së Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare. Kosova tashmë po e kalon fazën e protektoratit ndërkombëtar dhe pas gjithë këtij procesi të zhvillimit të gjithanshëm gjatë katër vjetëve në liri, çfarëdo përpjekjesh apo idesh joserioze dhe të tejkaluara për pezullim të punës për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës janë të papranueshme për LDK-në. Prandaj, LDK-ja i kundërshton fuqishëm, pa marrë parasysh nga kush vijnë”, thuhet në një njoftim të LDK-së.

    Anëtari i kryesisë së kësaj partie, Alush Gashi u shpreh se moratoriumi statutor nuk është vizion i Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Ne nuk mund të shkojmë në Evropë pa adresë, ne dëshirojmë dhe angazhohemi fuqimisht që adresa jonë të jetë pavarësia e Kosovës dhe Kosova shtet i pavarur dhe sovran”, deklaroi Alush Gashi.

    Nga ana tjetër, Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e ka cilësuar moratoriumin statutor për Kosovën si improvizim të panevojshëm e të padobishëm, dhe si ide që bie në kundështim me vullnetin dhe aspiratat e popullit të Kosovës. Idea për moratorium statutor është kundërshtuar, madje ashpër, edhe nga Partia e Re e Kosovës, e ish-kryeministrit të Kosovës Bujar Bukoshi.
    Nga ana tjetër, kryetari i PDK-së Hashim Thaçi në mbledhjen e sotme me kryetarë të degëve të kësaj partie tha se zgjidhja përfundimtare e statusit politik të Kosovës duhet të ketë fundin e vet në kohën e duhur në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare.

    Sipas Thaçit, "PDK-ja ka dinamizuar proceset politike në institucionet e Kosovës për thyerjen e status kuos, e cila rëndon dhe ngulfat procesin e zhvillimit, demokratizimit, tolerancës dhe mirëqenies së qytetarëve". Duke elaboruar propozimin e tij, z. Thaçi tha se PDK-ja angazhohet vazhdimisht për realizimin e aspiratave legjitime të qytetarëve të Kosovës.

    Në mbledhjen e udhëheqjes së kësaj partie me kryetarët e degëve doli qëndrimi që "PDK-ja nuk është për veprime të nxituara që fusin institucionet e Kosovës në konfrontim të panevojshëm me ndërkombëtarët, nuk pajtohet me status kuon e as me bllokadat e iniciativave, që po bëhen në Kuvendin e Kosovës".

    Edhe Enver Hasani, profesor i së drejtës ndërkombëtare, në një intervistë dhënë për radion “Evropa e Lirë” ka thënë se propozimi për shpalljen e moratoriumit për statusin përfundimtar të Kosovës është vlerësim i gabuar. Ai theksoi se ky propozim i shkon për shtat asaj pjese të bashkësisë ndërkombëtare që kërkon të shtyjë zgjidhjen e statusit të Kosovës për një kohë tjetër.

    “Mendoj se propozimi i njërit prej liderëve të partive politike është synim për të legalizuar një gjendje e cila de fakto në Kosovë ekziston, përkatësisht për t'iu përshtatur një pjese të caktuar të bashkësisë ndërkombëtare, e cila synon me çdo kusht ta mbajë këtë status-quo dhe ta shtyjë për një kohë shumë të pacaktuar çështjen e zgjidhjes së statusit final të Kosovës”, ka thënë Hasani. Ai ka shtuar se një ide e tillë është gabim sepse statusi i Kosovës është duke u zgjidhur në mënyrë graduale dhe hap pas hapi.

    Albanian City
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2002
    Postime
    68

    Arb...

    dikush eshte i interesuar qe daten e njohjes formale te Pavaresise ta zvarrise dhe te krijoj sa me shume mjegull,qellimet dihen...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kosova, pertej status quo-s



    Nga Hashim THACI Ne pozicionin politik dhe institucional, ne te cilen sot gjendet Kosova, ka shume rruge dhe menyra qe mund te ndiqen per te arritur pavaresine e saj. Nuk mungojne shembujt per procesin e krijimit ose njohjes se shtetesise se njesive te reja ne praktiken nderkombetare, si proces i panderprere. Menyrat per te zgjidhur ceshtjen e statusit perfundimtar te Kosoves jane disa:

    E para. Duke qene se Kosova ka qene njesi federale dhe ne nje nivel shume te dallueshem me identitetin e vet dhe elementet e shtetesise, ekzistojne te gjitha parakushtet qe te realizohet pavaresimi i saj sipas modelit te ndarjes Ceko-Sllovake. Njohja e pavaresise se Kosoves nga Serbia dhe anasjelltas, eshte nje rrugezgjidhje e problemit, e cila do te shmangte shume probleme, te cilat kushtimisht do te lindnin ne nivelin nderkombetar. Kjo njohje reciproke do te nenkuptonte edhe njohjen nderkombetare de jure te pavaresise se Kosoves, duke tejkaluar pengesat procedurale per njohje te pavaresise nga organizatat nderkombetare te shteteve te tjera. Nje veprim i tille do t'i sherbente per mire te ardhmes se dy popujve dhe vendeve tona. Mirepo, nje veprim i tille thellesisht demokratik, eshte veshtire te pritet nga Beogradi tani per tani.

    E dyta. Shperberja e ish-federates jugosllave, si njesi e sistemit nderkombetar, ne kete kontekst, pavaresimi dhe shkeputja e Malit te Zi, nenkupton vetvetiu renien e Rezolutes 1244, e cila mbahet teresisht pas konceptit te federates, dhe per pasoje njeh sovranitetin e "jugosllav" mbi Kosoven. (Megjithese duhet pasur parsysh edhe zhvillimet pas formimit te Unionit Serbi dhe Mali Zi). Pavaresimi i Malit te Zi do ta shtronte nevojen e rivleresimit te njesive te federates. Kjo do te conte ne nxjerrjen e rezolutave te vecanta per Serbine, Malin e Zi dhe per Kosoven. Keshtu Kosova do te njihej si vend i pavarur. Kjo zgjidhje, duke u nisur nga kundertheniet e brendshme ne Mal te Zi dhe nga mosmbeshtetja nderkombetare e pavaresimit te Malit te Zi, do ta shtyje kete proces edhe per nje kohe.

    E treta. Eshte njohja e pavaresise se Kosoves nga shtetet vec e vec, (shembujt nga Sllovenia, Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina), ose rruga e njohjes se shteteve baltike, (Letonia, Estonia dhe Lituania). Ne kushtet e tanishme kjo forme e njohjes se shtetesise se Kosoves eshte shume e veshtire, per te mos thene e pamundur. Te gjitha shtetet e tilla, qe mund ta njihnin pavaresine e Kosoves, jane anetare te Organizates se Kombeve te Bashkuara, kane lidhje te shumefishta dhe obligime ndaj bashkesise nderkombetare. Asnje shtet nuk konfrontohet lehtesisht me nje problem te tille, por as nuk mund te pritet prej tyre qe t'i flijojne interesat e veta shume te rendesishme per te realizuar zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves.


    E katerta. Duke qene se Kosova eshte nen administrim nderkombetar nga OKB-ja, njohja e pavaresise se Kosoves nga OKB-ja, do te ishte forma me demokratike dhe me e pranueshme nga bota e qyteteruar. Por, edhe ne kete mundesi te njohjes se pavaresise dalin disa pengesa te veshtira per t'u kapercyer. Nje veprim i tille do te duhej te merrte aprovimin e Keshillit te Sigurimit te OKB-se, dhe, dihet se cilat shtete e kane te drejten e vetos, e qe jane kunder pavaresise se Kosoves.


    E pesta. Organizimi i nje konference nderkombetare per Kosoven, fillimisht do t'i riaktivizonte me fuqishem faktoret vendoses per Kosoven. Por, theksoj, se ne duhet te jemi te ndergjegjshem se nje veprim i tille do te behej i mundshem dhe i arsyeshem kur gjendja ne Kosove do te ishte e tille sa te shihej se cdo perpjekje e Beogradit per te ushtruar pushtetin e tij ne Kosove, do te ishte plotesisht e deshtuar. Ne e dime se kjo konference do te jete e pashmangshme, kur bashkesia nderkombetare do te bindet per aftesine qeverisese te Kosoves, dhe kjo do te provohej me arritjet e periudhes se pasluftes. Pala kosovare ne kete konference do te hynte me projektin realist per zgjidhjen e ceshtjes, qe nenkupton pavaresine e Kosoves. Ndersa, pala serbe do te hynte me projektin ekstrem per rikthimin e sovranitetit te Beogradit mbi Kosoven. Pra, eshte per t'u pritur, qe ne nje konference te kesaj natyre, ne te cilen kompromiset duken te natyrshme, shpejt do te vije deri tek perplasja ne mes te projektit te drejte te Prishtines dhe atij ekspansionist te Beogradit. Ne konfrontime te tilla, zakonisht nderhyn komuniteti nderkombetar. Qe te ulen tensionet e serbeve ndaj projektit te pavaresise se plote te Kosoves, por edhe qe Beogradi te mos e humbas mbeshtetjen nderkombetare, eshte per t'u pritur qe Beogradi do te ofroje projektin rezerve, qe ka per qellim ndarjen e Kosoves dhe njohjen e Kosoves se pavarur ne me pak se 80 % te territoreve te saj. Ne cdo rast, pala kosovare nuk mund te kete projekt rezerve. Atehere, sipas skenarit te shumeperseritur, bashkesia nderkombetare si ndermjetesuese, do te ushtroje presion tek pala kosovare (ne emer te cmimit per pavaresi), dhe mund te kercenohet, se po nuk u pranua varianti rezerve serb, qe nuk do te refuzohej as nga ana e komunitetit nderkombetar, kosovaret do ta humbin mbeshtetjen nderkombetare. Kjo nenkupton pranimin e ndarjes se Kosoves (mendo ndarjen e qytetit te Mitrovices). Prandaj nuk jam mbeshtetes i organizimit te Konferences Nderkombetare per ceshtjen e Kosoves, e cila nuk e parasheh si parakusht njohjen e integritetit territorial te Kosoves.


    E gjashta. Si gjithmone, fuqite e medha jane faktore themelore ne lindjen dhe garantimin e pavaresise se shteteve te reja. Pra, rruga me e shpejte dhe me e pranueshme per njohjen e pavaresise se Kosoves, e cila natyrisht qe e lehteson gjithsesi vendimin e mepastajshem te Keshillit te Sigurimit te OKB-se, eshte njohja e pavaresise se Kosoves nga SHBA-te dhe shtetet e Bashkimit Evropian. Por, edhe kjo rruge kerkon gadishmerine e ketyre shteteve per tejkalim elegant te Rezolutes 1244 dhe nje gadishmeri te shteteve anetare te KS te OKB-se, qe te ruajne raporte te mira me keto shtete te fuqishme, duke pranuar aktin demokratik te njohjes se pavaresise se Kosoves.



    Moratoriumi


    E shtata. Per statusin e Kosoves nuk duhet te kete debat, por njohje. Kosovaret jane te palekundur rreth ceshtjes se pavaresise, sic eshte ne anen tjeter Beogradi i vendosur ne mosnjohjen e saj. Kosova nuk mund te kete status te imponuar nga Serbia, ashtu sikur Kosova nuk mund te imponoje (vullnetin) statusin e saj Serbise dhe Perendimit per njohje. Sot, as Uashingtoni, as Nju-Jorku e Brukseli nuk sakrifikojne angazhimin e tyre ne Serbi per pavaresine e Kosoves, por nuk pranojne assesi, as njohjen e sovranitetit serb mbi Kosoven.


    Statusi, proces e jo akt


    Pavaresia e Kosoves nuk eshte pune akti, por eshte proces politik. Shpallja dhe jetesimi nuk duhet kuptuar nga politikanet si ide apo primat partiak ose historik, por duhet kuptuar me teper si pergjegjesi qe rrjedh nga percaktimi i qytetareve. Nisur nga ky realitet mes Prishtines dhe Beogradit me ndermjetesimin nderkombetar do te duhej te shpallej moratoriumi statusor i limituar, derisa te krijohen hapesirat dhe rrethanat demokratike, qe te dy vendet te kene status perendimor. Kjo rrethane do te nderpriste radikalizimin e procesit, thyerjen e status-quos, levizje nga rrethi vicioz ne ecje perpara, do te krijohej siguria e duhur per levizje te lire per te gjithe qytetaret, kthimi vullnetar i refugjateve, do te shenonte fundin e "institucioneve" paralele dhe jolegjitime, do te behej shperndarja e bashkesive komunale te formuara ne baza etnike, do te nderpriste perfshirjen dhe ndikimin e politikes se Beogradit ne Kosove. Autoriteti qeverises kosovar do te ushtrohej ne tere territorin e vendit, do te dobesonte elementet ekstermiste nga te gjitha anet, Kosova do te behej me legjislacion bashkekohor, privatizimi do te shenonte progres, zhvillimi ekonomik do te fillonte, ceshtja e prones do te percaktohej, papunesia do te zbutej. Ndersa organizatat joqeveritare do te merrnin rol me aktiv ne ndertimin e shoqerise civile, mediat e lira do te profesionalizoheshin dhe avancoheshin ne misionin e tyre, bashkepunimi me nderkombetaret do te thellohej, do te konsolidoheshim brenda per brenda faktorit politik kosovar, do te ndertoheshin raporte bashkepunimi me te gjitha vendet ne rajon, do te fillonte integrimi. Mentaliteti tradicional gradualisht do te zevendesohej me ate te filozofise se jetes dhe punes perendimore. Kosova dhe shoqeria e saj, por besoj edhe rajoni, do te ishin ndryshe. Kosova do ta kishte adresen e vet te pergjegjesise.

    Duhet te jemi koshiente per gjendjen e rende ekonomike dhe sociale te qytetareve tane. Ata kane nevoje per nje ekonomi stabile dhe mireqenie ne jeten dhe familjet e tyre. Tek e fundit, qendrueshmeria ekonomike eshte edhe kusht i domosdoshem i te qenurit shtet i pavarur. Nuk mund te shtyjme ne pakufi stanjacionin e sotem ekonomik si pjese te ndonje "strategjie" per zgjidhje te menjehershme te statusit e cila po vonohet, ndersa ne anen tjeter qytetareve dhe Kosoves u nevojitet mireqenia, para dhe pas definimit te statusit final. Edhe vete qellimi i krijimit te shtetit gjate historise dhe tani eshte liria, siguria dhe jeta me e mire per individin, familjen dhe shoqerine.

    Sot, vemendja e SHBA-ve dhe e Brukselit nuk eshte e mjaftueshme per statusin e Kosoves megjithe angazhimin e tyre gjithperfshires. Duhet kuptuar se Kosova nuk eshte pika e vetme ne axhenden e tyre per rajonin.

    Jo zgjidhje magjike, por reale

    Moratoriumi nuk zgjidh ceshtjen e Kosoves ad-hoc. Kjo eshte e kuptueshme, dhe parimisht nuk eshte as me i favorshmi dhe as me i volitshmi, por ne duhet te jemi reale, ta njohim realitetin dhe vetveten. Nuk eshte zgjidhje magjike por reale. Fatkeqesisht ka kohe qe ne politiken kosovare nga disa individe paraqitet sindromi negativ i lojes se marrjes se primatit politik ne projekte qe kane karakter gjithekosovar dhe me to luhet si te ishin prona dhe te drejta personale. Kjo na ka demtuar dhe do te na demtoje edhe ne te ardhmen. Segmentarizmi dhe fragmentarizimi ka lene shije te hidhur gjate kohes se luftes, duke mos qene unike. Kjo u shpreh edhe me keq pas luftes, duke tentuar te ndahen qytetaret ne "te luftes" dhe "pacifiste". Keto tendenca po shprehen ne kontinuitet. Mjafton te shikohet sjellja e fundit ne Parlamentin e Kosoves nga inicuesit dhe ndaj iniciatives se nje grupi parlamentar per pavaresi. Ne vend qe te dergohen sinjale mirekuptimi dhe uniteti per ceshtje te tilla tek qytetaret tane, disa krijojne huti e mosbesim per procesin me pro-te e contra-t e tyre.


    Kohezion, jo percarje

    Megjithe verejtjet dhe sugjerimet qe kam paraqitur ndaj ketyre iniciativave (rezoluta per vlerat e luftes clirimtare dhe ajo per pavaresi), gjithsesi duhej nje sjellje politike me mirekuptuese ndaj njeri-tjetrit. Me e logjikshme do te ishte qe ne te gjithe se bashku te mendonim, jo me logjiken e refuzimit dhe injorimit te njeri-tjetrit, por ne krijimin e nje projekti me te pranueshem dhe me objektiv per zhvillimet politike. Duhet te prezantojme projekte qe na bashkojne dhe jo qe na percajne, qe na afrojne me perendimin e jo qe na largojne.

    Pikesepari duhet te krijojme rrethana stabile dhe te qendrueshme politike e shoqerore mes qytetareve, duke krijuar standarde jo te imponuara, por normale te komunikimit te brendshem institucional. Pra, te arrijme konsensus te perbashket politik paraprak per ceshtje te karakterit kapital. Duhet te ndertojme strategjine e perbashket te ndertimit te shtetit te Kosoves, me projekte bindese, duke u garantuar te drejta te gjithe qytetareve te saj, duke perfshire edhe entitetin serbo-malazez, qe vazhdon te jete skeptik, dhe keshtu t'i ndihmojme ata qe ta kuptojne perspektiven dhe sigurine e tyre ne shtetin e Kosoves. Duhet t'i bindim nderkombetaret, vecanerisht qendrat vendosese per seriozitetin, transparencen dhe partneritetin tone te qendrueshem, se do t'i permbushim te gjitha obligimet qe dalin nga njohja e shtetit te Kosoves.

    Ne kete drejtim nuk kemi ecur kenaqshem, megjithe gadishmerine tone te shprehur, e cila disa here edhe eshte keqperdorur. Ne si shoqeri, jo vetem njerezit e angazhuar ne parti politike, por gjithe bota intelektuale e Kosoves, duhet te angazhohet me me seriozitet ne ide e projekte strategjike per te ardhmen e vendit. Duke i ngritur idete ne opinione publike, do te krijoheshin rrethana me te mira te te menduarit, te te vleresuarit, te te komunikuarit, por dhe te marrjes se pergjegjesise se qytetarit per te ardhmen e vet. Moratoriumi nuk zgjidh e as nuk e mbyll ceshtjen e statusit politik, paksa e vonon (edhe keshtu te vonuar), por e qarteson. Per kete arsye disa, se pari duhet ta kuptojne realitetin faktik se Kosova eshte e cliruar, por ende jo shtet i pranuar. Ata duhet ta nderrojne te menduarit dhe te vepruarit me koncept feudal, bajraktarist dhe "miteve" qe jane bere personifikim i stanjacionit, asketizmit dhe erresires ne vetvete, si pjese e taktikes politike te ekzistimit dhe te te "fituarit" te zgjedhjeve elektorale.



    Kosova entitet i vecante

    Ne politiken moderne pluraliste vlen principi i vleres dhe konkurrences demokratike dhe jo ai i lincimit dhe eliminimit. E ardhmja demokratike e Kosoves mund te ndertohet me mire, me e sigurte vetem me konceptin qe nderlidh idene, veprimin dhe pergjegjesine e qytetarit me vendin e vete dhe bene me te pergjegjshem pastaj edhe politikanin qe pretendon te jete vertete i tille. Nderkohe, te dy vendet (Kosova dhe Serbia), si entitete te vecanta politike duhet te vazhdojne integrimin ne strukturat europiane dhe euroatlantike.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Eshte interesant fakti i kohes qe keto ide hidhen ne tavoline, po ashtu edhe personat qe i hedhin keto ide. Nuk dua te gjykoj motivet e tyre, por dua te gjykoj analizen e vaket qe ata i bejne situates boterore dhe asaj rajonale Ballkanike.

    1. Gjate debatit per Irakun, SHBA provokoi me qellim efikasitetin dhe pushtetin qe gezon OKB ne maredheniet nderkombetare. OKB deshtoi qe te vere ne vend 18 rezolutat e saj te shkelura me kembe ne menyre te hapur nga rregjimi i Sadam Husein. OKB ka ne administrim Kosoven dhe provokimi amerikan vuri ne medyshje edhe misionin e OKB-se ne Kosove ne menyre indirekte.

    2. Rindertimi i Irakut dhe roli i OKB-se ne te do te jete jo primar por sekondar. OKB do te ofroje vetem ndihmen jetike ne formen e shperndarjes se ndihmave humanitare. Irakianet nuk do te jene ne meshiren e vetove te te medhenje ne OKB, por do te kene qe nga dita e pare inisiativen per te ardhmen e vendit te tyre, ate inisiate qe Kosova ende nuk e ka te plote.

    3. Ato kryeqytete qe nuk e mbeshtetin pavaresine e Kosoves jane Parisi dhe Berlini, dhe jo Washingtoni dhe Londra qe ishin sponsoret kryesore te luftes per clirimin e Kosoves. Demtimi i maredhenieve Anglophone-Frankofone do te thote qe cdo inisiative/qendrim qe merr Parisi do te krijoje nje kunder-efekt te menjehershem ne Washington. Pra kjo perplasje e te medhenjve luan ne favor te interesave shqiptare.

    4. Serbia eshte nje vend ne anarki te brendshme te shkaktuar nga vrasja e kryeministrit dhe me imazh te shkaterruar ne maredheniet nderkombetare fale aleances qe Serbia mbante me rregjimin e Sadamit. Ushtria serbe ka ndihmuar ne rimekemben e armeve kunderajrore ne Irak, sipas departamentit te mbrojtjes amerikane.

    5. Shqiperia dhe populli shqiptar mbeshteti ne menyre te hapur luften ne Kosove dhe qendrimin amerikan. Shqiptaret nuk dolen ne rruge te digjnin flamure amerikane sic bene greket, turqit e sllavet ku 90% e njerezve ishin kunder luftes dhe rolit amerikan.

    Kosova eshte de-fakto e pavarur dhe po pret vetem zyrtarizimin e pavaresise se saj. Historia na meson qe njohja e pavaresise se shteteve ka ardhur fale njohjes individuale te shteteve te ndryshme. Ne kete kuader, shqiptaret duhet ti varin shpresat tek mbeshtetja amerikane qe nuk ka munguar per shqiptaret ne keto 4 vjetet e fundit. Kjo forme ka ardhur ne formen e instalimeve ushtarake, ne formen e rezolutave ne kongresin amerikan, ne formen e paraleleve te asaj qe ngjau ne Irak me ate qe ngjau ne Kosove.

    Ajo qe une dua te shoh eshte qe institucionet shqiptare ne Kosove te jene efikase ne permbushjen e detyrimeve ligjore karshi shtetasve te saj dhe karshi faktorit ndekombetar. Vetem me nje qeverisje efikase dhe agresive shqiptaret do te fitojne kompetencat e plota te nje shteti sovran. Vetem nje Kosove me nje shtet demokratik qe u jep zgjidhje vete problemeve te veta duke marre inisiativen, do te fitoje mbeshtetjen e parezervuar te administrates amerikane. Edhe Shqiperia njohjen e saj si nje shtet sovran per here te pare e mori nga administrata e presidentit Wilson, pas tij vijuan edhe njohjet e sovranitetit nga shtetet europiane.

    Persa i perket inisiatives se Thacit, une do te thosha qe nuk i takon Thacit te ndermari inisiativa te tilla, por i takon kryeministrit te Kosoves, parlamentit te Kosoves dhe presidentit te Kosoves qe te ndermarrin nisma te tilla. Cdo nisem qe vjen nga jashte institucioneve te Kosoves e demton ardhmerine e Kosoves, pavaresisht se kush eshte personi qe i ndermer keto nisma. Mbeshtetja ndaj institucioneve te Kosoves eshte mbeshtetja ndaj procesit te ardhmerise se saj.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    B. Bukoshi: Propozimi i moratoriumit është futje e Kosovës në Serbi

    Prishtinë, 14 prill - "Propozimi për vendosjen e moratoriumit mbi statusinë përfundimtar të Kosovës është vetëm në favor të bashkësisë ndërkombëtare dhe të Serbisë", ka thënë kryetari i Partisë së Re të Kosovës, Bujar Bukoshi.

    Ai ka shtuar se moratoriumi është një futje e Kosovës në Serbi dhe mbetja e Kosovës nën Serbi.

    Kjo iniciativë, thotë Bukoshi, më shumë ka të bëjë për një konsum të jashtëm për t'ia bërë qefin ndërkombëtarëve, kinse si një propozim shumë i moderuar dhe konstruktiv.

    Mirëpo, një ide e tillë do ta komplikojë punën në Kosovë shumë më shumë se që tash është e komplikuar puna në Kosovë. Këtë prononcim z. Bukoshi e bëri në BBC.

    KIC
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    A pa pa !! bile bukoshit i ka hije te shet patriotizem!!!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Atehere, sipas jush ti perkulemi "Partriotizmit" te Thaqiqit dhe Limajiqit.

    Kete kerkoni ju?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Rugova: Idea e moratoriumit, e papërgjegjshme

    PRISHTINE, 14 prill - Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova deklaroi sot se idetë për ta “ngrirë”, apo për moratoriumin e çështjes së statusit përfundimtar të Kosovës janë të papranueshme dhe të papërgjeshme.

    Në lidhje me idenë e iniciuar nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, për moratorium për statusin përfundimtar të Kosovës, Muhamet Hamiti, zëdhënës i Presidentit të Kosovës, ka lëshuar sot këtë deklaratë:

    “Presidenti i Kosovës konsideron se idetë për moratoriume janë të papranueshme dhe politikisht të papërgjegjshme. Kosova është në procesin e sigurt të ndërtimit të strukturave të veta dhe insiston për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me SHBA të dhe me Bashkimin Evropian. Njohja e pavarësisë do të shpejtonte zhvillimin ekonomik dhe demokratik të Kosovës dhe do të qetësonte këtë pjesë të Evropës dhe të botës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

    www.AlbanianCity.tk
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pavarësia e Kosovës është bërë realitet pas luftës çlirimtare-


    Shkruan: Jakup Krasniqi





    Duke dëgjuar kërkesën e amatorëve politikë për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës, i hyra punës për të kërkuar, kur, ku dhe kush e shpalli Kosovën shtet të pavarur.

    I hyra shfletimit të dokumentacionit politik e historik për të vërtetuar se a kishte ndodhur kjo, kur dhe në cilin vend kishte ndodhur ajo ngjarje e rëndësishme e historisë sonë më të re?! Çka duhet të bënin shqiptarët pas luftës çlirimtare, pas zgjedhjeve të lira, ta shpallnin Kosovën shtet të pavarur, ta merrnin atë apo të kërkonin njohjen e shtetit të pavarur nga të tjerët? Në raport me kë duhet të shpallnin pavarësinë? Në raport me Bashkësinë Ndërkombëtare, me Bashkimin Evropian apo vetëm në raport me okupatorin klasik – Serbinë? Nga i gjithë kërkimi im këmbëngulës, rezultoi:

    · Në fund të etapës së Pranverës Shqiptare të vitit 1981 – 1989, pasi një Kuvend i Autonomisë së Kosovës e kishte zhveshur Kosovën nga elementi autonom i shtetësisë, Kuvendi pasues, ndonëse me vonesë, ishte përpjekur ta ngriste autonominë e humbur, në nivelin e Republikës në një Federatë apo Konfederatë Jugosllave.

    · Kjo ngjarje kishte ndodhur më 2 korrik 1990 në shkallët e Kuvendit të Kosovës në Prishtinë. Në Deklaratën Kushtetuese të “pavarësisë” thuhej: “ Republika e Kosovës përcaktohet si Republikë Shtet – Sovran dhe i pavarur me të drejtë të pjesëmarrjes konstituive në lidhjen e shteteve – republikave sovrane (në Jugosllavi) mbi bazën e lirisë dhe barazisë së plotë të republikave – shteteve në lidhjen e tyre”. Nuk duhet të kemi e as të ushqehemi me iluzione, Deklarata Kushtetuese e vitit 1990 nuk e ka shpallur Kosovën Shtet të Pavarur. Kjo nuk e mohon rëndësinë e asaj deklarate kur kihet parasysh koha e shpalljes së saj.

    · Në Programin e LDK-së të nënshkruar nga Ibrahim Rugova më 04 gusht 1990, në fillim të pikës se dytë shkruan: “ Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për Jugosllavi demokratike, federative ose konfederative dhe për reformën e sistemit politik në këtë drejtim”. Siç po shihet, kjo pikë qëndrore e programit të LDK-së vjen vetëm një muaj e dy ditë pas Deklaratës Kushtetuese të “Pavarësisë” se Republikës së Kosovës. Mendoj, se për çfarë pavarësie është fjala po shihet dhe po dihet. I ngjajshëm me këto që u thanë është edhe teksti i Referendumit të shtatorit të vitit 1990, që njihet si Referendum i “Pavarësisë”. Tani po e japim tekstin e plotë të pyetjes së Referendumit që kërkohej t’i përgjigjeshin qytetarët e Kosovës:

    “ A jeni për Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës për shpalljen e Kosovës si shtet Sovran dhe të pavarur me të drejtë për pjesëmarrje konstituive në lidhjen e shteteve – republikave sovrane (në Jugosllavi)?

    “PO” “JO”

    Nga kjo që u pa, që dalin nga dokumentet autentike të kohës, kërkesa dhe pritja për njohjen formale të pavarësisë është më shumë se iluzore. Të gjitha këto ishin bërë në fillim të viteve 90-ta, pas të cilave jo vetëm nuk pasoi ndonjë njohje a çlirim i prangave të robërisë, por ndodhi pastrimi i heshtur i Kosovës (mbi 400.000 veta u larguan nga atdheu). Filloi një diskriminim i paparë, i përcjellur më të gjitha format e presionit, të dhunës e të terrorit shtetëror, të gjenocidit e pastrimit etnik, qoi në mënyrë të pashmangshme në luftën çlirimtare. Lufta çlirimtare e popullit shqiptar të Kosovës, ka përmbysur shumë iluzione. Si atë të “çlirimit” në pritje si dhe atë se Kosova ishte “zemër” e “djep” serb. Realiteti fliste ndryshe, në djep përkundej fëmiu shqiptarë, ndërsa zemra rrahte fuqishëm në krahërorin e ushtarit çlirimtar shqiptarë. Ushtari çlirimtar dhe populli liridashës nuk mund të prisnin “dhurimin” e lirisë, që nuk dukej në horizont. Ushtari çlirimtar është ai që përcaktoi fatin e pas rrjedhave të luftës çlirimtare. Është obligim i politikajëve që t’i indentifikojnë sferat e interesit gjithëkosovar, është obligim i institucioneve, jo të kërkojnë njohjen e pavarsisë, por të shpallin, marrin dhe jetësojnë pavarësinë dhe të përgatisin njohjen ndërkombëtare të saj.

    Mënyra e derisotshme e komunikimit në mes të liderëve politikë, në mes të kryeinstitucionalistëve të Kosovës, jo vetëm që nuk ka hapur e krijuar hapsira të reja për procesin e pavarësisë e të demokracisë, por i ka futur këto procese në një qorrsokak.

    Gabimi më i madh i kësaj kaste politike është fakti se, këta kanë eliminuar çdo formë të komunikimit ndërpartiak dhe ndërinstitucional në Kosovë. Në institucionet e Kosovës, të dalura nga zgjedhjet e lira, në shumicën prej tyre është instaluar fryma dhe mentaliteti i institucioneve fiktive, është instaluar filozofia e politika e pacifizmit mjeran që nuk tentojnë as të “trembin macen prej përsheshi”. Në të dy grupet e “vendosjes”(politike e institucionale), shohim gatishmëri vetëm për refuzime, edhe atëherë, kur realiteti vetëm emërtohet me emrin e vërtetë, siç është rasti me “Moratoriumin statutor”. I mundon Moratoriumi statutor, por jo edhe instalimi i kahershëm i Moratoriumit të gjithanshëm, që po rrënon gjithçka në Kosovë, edhe frytet e luftës çlirimtare.

    Kujtoni: Parlamenti i Kosovës nuk e vuri në rend të ditës ngritjen e shtatoreve të dëshmorëve të kombit në Prizren, nuk votoi Rezolutën për njohjen e luftës çlirimtare, nuk tregoi gatishmëri për votimin e Deklaratës për Kosovën Shtet të Pavarur dhe Sovran. A nuk janë këto veprime më shumë se Moratorium Statutor?!

    Disa herë, pas luftës çlirimtare është prekur pabesisht e barbarisht në qendrën e krenarisë sonë kombëtare (në Prekaz), veç shkeljeve mbi vlerat e luftës çlirimtare. Ku ishin liderët? Ku ishte Presidenti? Ku ishte Parlamenti? Ku është drejtësia? Ata që nxisin e prekin mbi këto vlera të shenjta për kombin tonë, duhet ta dijnë, të gjithë, si miqtë dhe armiqtë se ekziston një prag që nuk mund të kapërcehet. Kapërcimi i tij është me pasoja.

    Të përfundojmë: Parlamenti i Kosovës i dalur nga zgjedhjet e lira, të njohura edhe ndërkombëtarisht, të organizuara e të realizuara në Kosovë vetëm pas luftës çlirimtare, duhet të shpallë Kosovën – Shtet të Pavarur dhe Sovran, duhet të përgatitë terrenin për njohjen ndërkombëtare të këtij Shteti. Shteti i Pavarur i Kosovës, vetëm pas Luftës Çlirimtare të UÇK-së dhe popullit të Kosovës nga iluzioni që ishte, është bërë realitet. Këtë realitet duhet ta jetësojnë përfaqësuesit e zgjedhur nga qytetarët e Kosovës, ose qytetarët e Kosovës në Referendumin gjithëpopullor.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Drini
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Dukagjin
    Postime
    50
    Moratoriumi i Hashim Thacit eshte skenar i Beligradit.

    Perkohesishte Serbia eshte e zene, eshte duke u marre me sherimin e plageve te krimit, te krimit te brendeshem, se sa per krimet qe ua kane shkaktuar te tjereve atyre nuk ua ndien fort, prandaj Serbia ka nevoje per moratorium, per pushim, sikurse ariu i plagosur, qe problemet e jashtme, e sidomos ai i Kosoves te mos e rendojne per momentin.

    Nuk eshte hera e pare qe Thaci me kompani shfaqen si xhokere te Serbise kur ajo gjindet ngushte. Pse Thaci vepron keshtu, sigurisht qe duhet te kete ndonje pazarllek ne mes tij e nderkombetareve (franoko-ruse ne radhe te pare) qe Serbia te terheqe apo te pezullpje perkohesisht aktakuzen per ne Hage.

    Dhe rezultati i ketij m-ut-moratoriumit Thacian (Standardet Perpara Statusit) do te jete: Mbi 200.000 serbe te kthyer ne Kosove, duke perfshire edhe familjaret e strukturave policore e ushtarake qe ne Kosove qene instaluar pas ’81-shit, shumica e te cileve i kane duarte e lyare me gjak (sikurse edhe Hashimi). Ne fund te m-ut-moratoriumit Kosova edhe zyrtarisht do te fitoje statusin e perparuar si „Srbski Obllast“ dhe Thaci do te shpallet princi shpetimtar nen kuroren e carit serb.

    “Udheheqesi” i kryengritjes, “patrioti i madh” e „radikalisti gjarper”, Thaci, nuk e ka hallin e ardhmerise se Kosoves, ai e ka hallin e Hages, hallin e Kanunit Shqiptar, por edhe hallin e hajnive e poshtersive te te vellait e banditeve tjere qe e rrethojne.

    Ah sa te pacipe jane keta te kuqte: Sikur „tradhetari“ Rugova te bente nje propozim te ketille, si do te vlonte kjo fare e keqe? Por m-utin qe e bejne vete, kjo fare e dreqit perpiqet qe te tjereve tua servojne si desert patriotik.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Drini : 15-04-2003 më 09:36
    Komunistet edhe m.... qe e bejne vet mundohen te na e servojne si desert patriotik

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Mos ofendoni anetaret e forumit. Anetari u paralajmerua.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Shtajner ndryshon mendim për moratoriumin pas takimit me Rugovën: Më parë duhen stand

    Shtajner ndryshon mendim për moratoriumin pas takimit me Rugovën: Më parë duhen standardet


    PRISHTINE, 14 prill - Kryeadministratori Mihael Shtajner duket se ka ndryshuar qëndrimin rreth moratoriumit për statusit e Kosovës, sot pas takimit me presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

    Shtajner ka theksuar se para së gjithash është me rëndësi që qytetarëve të Kosovës t’u plotësohen kërkesat e tyre.

    Ndërsa presidenti Rugova pas takimit me Shtajnerin ka përsëritur qëndrimin se kërkon njohje sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës.

    Shtajner ka qenë shumë konfuz rreth asaj nëse ai e përkrah idenë për moratorium të statusit të Kosovës, iniciativë kjo e dalë nga kryetari i Partisë Demokratike, Hashim Thaçit.

    Duke e anashkaluar qëndrimin e tij për moratoriumin, Shtajner ka theksuar se gjithçka tjetër vihet në plan të dytë kur kihet parasysh përmirësimi i jetës së qytetarëve, duke plotësuar standardet e përgjithshme të jetesës.

    “Duhet punuar në plotësimin e kërkesave të qytetarëve. Nëse pyeten ata se çfarë është qëndrimi i tyre në këtë drejtim qytetarët sigurisht do të pëgjigjen se pikë së pari kërkojnë zhvillim ekonomik, vende të reja të punës dhe siguri.

    Ndërsa sa i përket moratoriumit apo fomave të tjera, të gjitha këto mendoj se ndoshta mund të vendoseshin pas ndonjë debati public”, tha Shtajner.

    Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova tha se qëndrimi i tij rreth idesë për moratorium tashmë është bërë publik.

    Ai konsideron se idetë për moratoriume janë të papranueshme dhe politikisht të papërgjegjshme.

    “Kosova është në procesin e sigurt të ndërtimit të strukturave të veta dhe insiston për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me SHBA të dhe me Bashkimin Evropian”, tha Rugova dje.

    Deri më tash idenë për moratorium të statusit të Kosovës, e kanë përkrahur shefat e zyrave të vendeve perëndimore në Kosovë.

    Ndërsa përveç Partisë Demokratike të Kosovës nga lideri i së cilës edhe u inicua kjo ide, subjektet e tjera politike në Kosovë deri më tash e kanë kundërshtuar atë.

    Presidenti Rugova dhe kryeadministratori Shtajner në takimin e sotëm kanë përkrahur procesin e bartjes së komptencave tek insitucionet e Kosovës.

    RTV21
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  13. #13
    Modertator paportofol
    Anëtarësuar
    01-04-2003
    Postime
    47


    Mua nuk me habit MORATORIUMI i Thaçit. Ai eshte pergaditur nga strateget ne foto. Prej kohes kur Thaçi ka biseduar me popat e Graçanices (Artemije dhe Sava) Kosova ka qen nën momerandum.

    Ne Slloeveni kur ka shkuar Hashimi me Limajn me bisedue me Xhnxhiqin ka pas per deturë vetem me finalizue dhe zhvillue MORATORIUMIN ne fjale.

    Pas qortimit te rrepte qe i beri gjeneral Mini Shtajnerit pse e kishte leshuar Limajn te udhtoje jasht Kosoves, ai dha urdhrin qe ky te arrsohej. Me te marre vesh Limaj iku nga vendi i ngjarjes dhe u nis per Slloveni bashke me Hashimin ku deshten te kalojne kufirin ilegalisht. Policia sllovene i kap ne flagrance dhe pasi u japin ca shpulla i kthejne ne Lublane.

    Ne lublane Limajn e inkarserojne ne burg ndersa Hashimin e percjellin ne aeroplan me Leonora Jakupin dhe Djellza Kolgecin, te cilat kishin udhetuar per Slloveni per Relaksimin e Hashimit (Leonora) e per relaksimin e Fatmirit (Djellza).

    Limaj na ka lane testament nje "trezor"- fjalim te regjistruar nga Kosovapressi. Per te dramatizuar edhe me situaten, Kosovapresi zerin e Limajt e kishte detyruar ta emetoje bastionin e fundit komuniste ne Kosove -RTK-në.

    Disa dite me vone, pasi e hapine deren e baneses ne Prishtine, kengetarit dhe anetarit te PDK-se Sabri Fejzullahu KFOR-i ia ka zene 4 milion Euros ne veture. Ne pyetjen se nga i kishte keto Euros, ai eshte pergjegjur se i kishte marre ne banesen e Fatmir Limajt.

    Hapja e kontos per Limajn eshte nje truk sepse ai ka mjaft para per te paguar gjithe ate ekip avoketerish.

  14. #14
    Modertator paportofol
    Anëtarësuar
    01-04-2003
    Postime
    47
    http://www.truthinmedia.org/Images20...mije-thaci.gif
    Skedarët e Bashkëngjitur Skedarët e Bashkëngjitur
    "Duhet të mësosh të dalësh më i pastër nga situatat e papastra, dhe nëse është e nevojshme, të lahesh edhe me ujë të ndotur".

  15. #15
    Modertator paportofol
    Anëtarësuar
    01-04-2003
    Postime
    47

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Drenica Martire,

    Nje artikull qe deshmon edhe me teper rreth figures kontraverze te Limajt dhe Thaqit.

    Le te jete ky eshte nje mesazh paksa edhe me bindes per ata qe akoma enderrojne ne figura krejtesisht tjera ne krahasim me ato qe ju dhe pershkruani.

    Gjithe te mirat!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Postuar më parë nga Drini
    Moratoriumi i Hashim Thacit eshte skenar i Beligradit.

    Perkohesishte Serbia eshte e zene, eshte duke u marre me sherimin e plageve te krimit, te krimit te brendeshem, se sa per krimet qe ua kane shkaktuar te tjereve atyre nuk ua ndien fort, prandaj Serbia ka nevoje per moratorium, per pushim, sikurse ariu i plagosur, qe problemet e jashtme, e sidomos ai i Kosoves te mos e rendojne per momentin.

    Nuk eshte hera e pare qe Thaci me kompani shfaqen si xhokere te Serbise kur ajo gjindet ngushte. Pse Thaci vepron keshtu, sigurisht qe duhet te kete ndonje pazarllek ne mes tij e nderkombetareve (franoko-ruse ne radhe te pare) qe Serbia te terheqe apo te pezullpje perkohesisht aktakuzen per ne Hage.

    Dhe rezultati i ketij m-ut-moratoriumit Thacian (Standardet Perpara Statusit) do te jete: Mbi 200.000 serbe te kthyer ne Kosove, duke perfshire edhe familjaret e strukturave policore e ushtarake qe ne Kosove qene instaluar pas ’81-shit, shumica e te cileve i kane duarte e lyare me gjak (sikurse edhe Hashimi). Ne fund te m-ut-moratoriumit Kosova edhe zyrtarisht do te fitoje statusin e perparuar si „Srbski Obllast“ dhe Thaci do te shpallet princi shpetimtar nen kuroren e carit serb.

    “Udheheqesi” i kryengritjes, “patrioti i madh” e „radikalisti gjarper”, Thaci, nuk e ka hallin e ardhmerise se Kosoves, ai e ka hallin e Hages, hallin e Kanunit Shqiptar, por edhe hallin e hajnive e poshtersive te te vellait e banditeve tjere qe e rrethojne.

    Ah sa te pacipe jane keta te kuqte: Sikur „tradhetari“ Rugova te bente nje propozim te ketille, si do te vlonte kjo fare e keqe? Por m-utin qe e bejne vete, kjo fare e dreqit perpiqet qe te tjereve tua servojne si desert patriotik.
    ************************************************** **
    Pershendetje drini pasi veq po akuzon pa argumente, por ket e ben vetem se ty te lejuhet te shkruash qfar don ,kuptohet ne dem te Çlirimtarve!!!!!

    Ja disa pjes te shkrimit te Ministrit Krasniqi,dhe te programit te LDK-se e te referendumit qe e paten ba "patriotat"e rugoves!
    Partin e regjistruar ne beligrad e kha "djathtista e patriota"

    ---------------------------------------

    Aktuale
    SHKRUAN:
    JAKUP KRASNIQI

    Duke dëgjuar
    kërkesën e amatorëve
    politikë
    për njohjen formale të pavarësisë
    së Kosovës, i hyra punës për të
    kërkuar kur, ku dhe kush e shpalli
    Kosovën shtet të pavarur.
    I hyra shfletimit të dokumentacionit
    politik e historik për të vërtetuar se
    a kishte ndodhur kjo, kur dhe në
    cilin vend kishte ndodhur ajo ngjarje
    e rëndësishme e historisë sonë
    më të re?! Çka duhet të bënin
    shqiptarët pas luftës çlirimtare, pas
    zgjedhjeve të lira, ta shpallnin
    Kosovën shtet të pavarur, ta merrnin
    atë apo të kërkonin njohjen e
    shtetit të pavarur nga të tjerët? Në
    raport me kë duhet të shpallnin
    pavarësinë? Në raport me bashkësinë
    ndërkombëtare, me Bashkimin
    Evropian apo vetëm në raport me
    okupatorin klasik – Serbinë? Nga i
    gjithë kërkimi im këmbëngulës,
    rezultoi:
    _____________________
    2 KORRIKU 1990- NË
    KUADËR TË JUGOSLLAVISË
    _____________________
    Në fund të etapës së Pranverës
    Shqiptare të vitit 1981 – 1989, pasi
    një Kuvend i Autonomisë së
    Kosovës e kishte zhveshur Kosovën
    nga elementi autonom i shtetësisë,
    Kuvendi pasues, ndonëse me
    vonesë, ishte përpjekur ta ngriste
    autonominë e humbur, në nivelin e
    Republikës në një Federatë apo
    Konfederatë Jugosllave.
    Kjo ngjarje kishte ndodhur më 2
    korrik 1990 në shkallët e Kuvendit
    të Kosovës në Prishtinë. Në
    Deklaratën Kushtetuese të “pavarësisë”
    thuhej: “Republika e
    Kosovës përcaktohet si
    Republikë Shtet – Sovran dhe i
    pavarur me të drejtë të pjesëmarrjes
    konstituive në lidhjen
    e shteteve – republikave
    sovrane (në Jugosllavi) mbi
    bazën e lirisë dhe barazisë së
    plotë të republikave – shteteve
    në lidhjen e tyre”.
    Nuk duhet të kemi e as të ushqehemi
    me iluzione, Deklarata
    Kushtetuese e vitit 1990 nuk e ka
    shpallur Kosovën Shtet të Pavarur.
    Kjo nuk e mohon rëndësinë e asaj
    deklarate kur kihet parasysh koha e
    shpalljes së saj.
    _______________________
    PROGRAMI I LDK-së, 4 gusht
    1990, NË KUADËR TË
    JUGOSLLAVISË
    _______________________
    Në Programin e LDK-së të nënshkruar
    nga Ibrahim Rugova, më 4
    gusht 1990, në fillim të pikës se
    dytë shkruan: “Lidhja
    Demokratike e Kosovës
    angazhohet për Jugosllavi
    demokratike, federative ose
    konfederative dhe për reformën
    e sistemit politik në këtë
    drejtim”. Siç po shihet, kjo pikë
    qendrore e programit të LDK-së
    vjen vetëm një muaj e dy ditë pas
    Deklaratës Kushtetuese të
    “Pavarësisë” se Republikës së
    Kosovës. Se për çfarë pavarësie
    është fjala po shihet dhe po dihet.
    ______________________
    REFERENDUMI I VITIT 1991,
    NË KUADËR TË
    JUGOSLLAVISË
    ______________________
    I ngjashëm me këto që u thanë
    është edhe teksti i Referendumit të
    shtatorit të vitit 1991, që njihet si
    Referendum i “Pavarësisë”. Tani po
    e japim tekstin e plotë të pyetjes së
    Referendumit që kërkohej t’i
    përgjigjeshin qytetarët e Kosovës:
    _____________________________
    “A jeni për Rezolutën e
    Kuvendit të Republikës së
    Kosovës për shpalljen e
    Kosovës si shtet Sovran dhe të
    pavarur me të drejtë për pjesëmarrje
    konstituive në lidhjen e shteteve
    – republikave sovrane (në
    Jugosllavi)?
    “PO” “JO”
    _______________________________
    Nga kjo që u pa, që dalin nga dokumentet
    autentike të kohës, kërkesa
    dhe pritja për njohjen formale të
    pavarësisë është më shumë se iluzore.
    Të gjitha këto ishin bërë në fillim
    të viteve ‘90-ta, pas të cilave jo
    vetëm nuk pasoi ndonjë njohje a
    çlirim i prangave të robërisë, por
    ndodhi pastrimi i heshtur i Kosovës
    (mbi 400.000 veta u larguan nga
    atdheu). Filloi një diskriminim i
    paparë, i përcjellur me të gjitha format
    e presionit, të dhunës e të terrorit
    shtetëror, të gjenocidit e
    pastrimit etnik, çoi në mënyrë të
    pashmangshme në luftën çlirimtare.
    ____________________________
    LUFTA PËRMBYSI ILUZIONET
    Lufta çlirimtare e popullit shqiptar të
    ____________________________
    Kosovës, ka përmbysur shumë
    iluzione. Si atë të “çlirimit” në pritje
    si dhe atë se Kosova ishte “zemër” e
    “djep” serb. Realiteti fliste ndryshe,
    në djep përkundej fëmija shqiptar,
    ndërsa zemra rrahte fuqishëm në
    krahërorin e ushtarit çlirimtar shqiptar.
    Ushtari çlirimtar dhe populli liridashës
    nuk mund të prisnin
    “dhurimin” e lirisë, që nuk dukej në
    horizont. Ushtari çlirimtar është ai
    që përcaktoi fatin e pasrrjedhave të
    luftës çlirimtare. Është obligim i politikanëve
    që t’i identifikojnë sferat e
    interesit gjithëkosovar, është obligim
    i institucioneve, jo të kërkojnë njohjen
    e pavarësisë, por të shpallin,
    marrin dhe jetësojnë pavarësinë
    dhe të përgatisin njohjen ndërkombëtare
    të saj.
    Mënyra e derisotshme e komunikimit
    në mes të liderëve politikë,
    në mes të kryeinstitucionalistëve të
    Kosovës, jo vetëm që nuk ka hapur
    e krijuar hapësira të reja për procesin
    e pavarësisë e të demokracisë,
    por i ka futur këto procese në një
    qorrsokak.
    Gabimi më i madh i kësaj kaste
    politike është fakti se, këta kanë
    eliminuar çdo formë të komunikimit
    ndërpartiak dhe ndërinstitucional
    në Kosovë. Në institucionet e
    Kosovës, të dalura nga zgjedhjet e
    lira, në shumicën prej tyre është
    instaluar fryma dhe mentaliteti i
    institucioneve fiktive, është instaluar
    filozofia e politika e pacifizmit mjeran
    që nuk tentojnë as të “trembin
    macen prej përsheshi”. Në të dy
    grupet e “vendosjes”(politike e institucionale),
    shohim gatishmëri
    vetëm për refuzime, edhe atëherë,
    kur realiteti vetëm emërtohet me
    emrin e vërtetë, siç është rasti me
    “Moratoriumin statusor”. I mundon
    Moratoriumi statutor, por jo edhe
    instalimi i kahershëm i Moratoriumit
    të gjithanshëm, që po rrënon gjithçka
    në Kosovë, edhe frytet e luftës
    çlirimtare.
    ____________________
    HAKMARRJA NDAJ LUFTËS
    ÇLIRIMTARE?
    ____________________

    KUJTONI: Parlamenti i Kosovës
    nuk e vuri në rend të ditës ngritjen e
    shtatoreve të dëshmorëve të kombit
    në Prizren, nuk votoi Rezolutën për
    njohjen e luftës çlirimtare, nuk tregoi
    gatishmëri për votimin e Deklaratës
    për Kosovën Shtet të Pavarur dhe
    Sovran. A nuk janë këto veprime
    më shumë se Moratorium
    Statusor?!
    Disa herë, pas luftës çlirimtare është
    prekur pabesisht e barbarisht në
    qendrën e krenarisë sonë kombëtare
    (në Prekaz), veç shkeljeve
    mbi vlerat e luftës çlirimtare. Ku
    ishin liderët? Ku ishte Presidenti? Ku
    ishte Parlamenti? Ku është drejtësia?
    Ata që nxisin e prekin mbi këto vlera
    të shenjta për kombin tonë, duhet ta
    dijnë, të gjithë, si miqtë, edhe
    armiqtë, se ekziston një prag që nuk
    mund të kapërcehet. Kapërcimi i tij
    është me pasoja.
    ______________
    TË PËRFUNDOJMË:
    ______________
    Parlamenti
    i Kosovës i dalur nga zgjedhjet e lira,
    të njohura edhe ndërkombëtarisht,
    të organizuara e të realizuara në
    Kosovë vetëm pas luftës çlirimtare,
    duhet të shpallë Kosovën – Shtet
    të Pavarur dhe Sovran, duhet të
    përgatitë terrenin për njohjen
    ndërkombëtare të këtij Shteti. Shteti
    i Pavarur i Kosovës, vetëm pas
    Luftës Çlirimtare të UÇK-së dhe
    popullit të Kosovës nga iluzioni që
    ishte, është bërë realitet. Këtë realitet
    duhet ta jetësojnë përfaqësuesit e
    zgjedhur nga qytetarët e Kosovës,
    ose qytetarët e Kosovës në
    Referendumin gjithëpopullor.
    _______________
    ANALIZË E FAKTEVE
    _______________
    Ja pse “njohja formale e pavarësisë”
    është një fjalë boshe
    Dokumentet zyrtare të viteve 1990 dhe 1991 flasin për pavarësinë e Kosovës në kuadër të Jugosllavisë. Prandaj, Parlamenti
    i Kosovës i dalur nga zgjedhjet e lira, të njohura edhe ndërkombëtarisht, të organizuara e të realizuara në Kosovë vetëm pas
    luftës çlirimtare, duhet të shpallë Kosovën – Shtet të Pavarur dhe Sovran, duhet të përgatitë terrenin për njohjen ndërkombëtare
    të këtij Shteti. Shteti i Pavarur i Kosovës, vetëm pas Luftës Çlirimtare të UÇK-së dhe popullit të Kosovës nga iluzioni
    që ishte, është bërë realitet. Këtë realitet duhet ta jetësojnë përfaqësuesit e zgjedhur nga qytetarët e Kosovës, ose qytetarët
    e Kosovës në Referendumin gjithëpopullor.
    __________________________________________________ __

    Nuk eshte ky shkrim per propagand,as nuk eshte kopijue nga Kosovapressi!!!

    Kush ka kunder argumente ?le te urdheroi?!

    kalofshi qaste te kendshme gjat leximit ju deshiron. Llapi
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Përfaqësuesit e BE takohet me Thaçin: Moratoriumi për statusin, ide pozitive
    Lajmi i ores 6:45PM

    PRISHTINE (16 Prill) - Përfaqësuesit e shteteve të Bashkimit Evropian në Kosovë u takuan sot me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi. Ata thanë se iniciativa për moratorim për statusin final të Kosovës është një ide pozitive me elemente të mira. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi ka marrë mbështetjen e përfaqësuesve të shteteve të Bashkimit Evropian në Kosovë për idenë e tij për moratorium për statusin final të Kosovës. Pas takimit i cili u mbajt në selinë e Partisë Demokratike shefi i Zyrës Greqisë, vend i cili ka kryesinë e radhës në BE, Kristos Kondovunisios duke folur për idenë e Thaçit tha se Bashkimi Evropian është përkrahës i ideve të reja që përkojnë me Rezolutën 1244. "Ishte një takim në të cilin u bisedua për idenë më të re për moratorium. Mund të them se kjo ide është pozitive me elemente të mira që duhet pasuruar më tepër në mënyrë që të jetë një propozim më i plotë. Për këtë çështje ne do të raportojmë në kryeqytetet tona dhe natyrisht në Bruksel. Eshtë me rëndësi të themi se BE është gjithmonë përkrahëse e ideve të reja që janë në një vijë me Rezolutën 1244 në mënyrë që të bëhet një Kosovë demokratike dhe multietnike", tha Kondovunisios. Moratoriumi mbi statusin është kundërshtuar hapur nga presidenti Ibrahim Rugova dhe nga liderët shqiptarë të Kosovës. Ndërsa kryeadministratori Shtajner fillimisht e ka përkrahur këtë ide, por pas takimit të djeshëm me Rugovën ai ka theksuar se standartet duhet të jenë para statusit. dxh/dxh (Rtv21/BalkanWeb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #19
    Modertator paportofol
    Anëtarësuar
    01-04-2003
    Postime
    47
    Edhe une hapa shume dokumente dhe gjeta betimin e Jakup Krasniqit se ushtria e tij do te shkoje deri ne Çameri. Gjeta betimin e tij se do t'i leshoi leternjoftimet ne Malisheve.
    Duke shfletuar edhe me gjeta Jakup Krasniqin anetar te LDK-se ne kohen kur eshte shpallur pavaresia e Kosoves.

    Duke shfletuar edhe me gjeta Jakup Krasniqin me parollen ne dore "Proetare te te gjitha vendeve bashkohuni".

    Pastaj iu ktheva periudhe se luftes dhe gjeta konferencen e tij te pare, te 13 qershorit 1999. Krejt skandal!

    Pastaj gjeta Jakup Krasniqin ne malet e berishes duke ua matur uçkurin ca vajzave qe i pergadisnin çajin. Mire, kjo i qofte fale sepse ka pasur nevoje ngase ... Jo nuk po dua te shkoj deri ne fund sepse i ka femijet e ritur.


    Sa per rrenet e Hashimit me te jemi mesuar qysh kur ka qene anetar i LPK-se ne Zürich kur tere naten luante me letra bixhoz e tere diten vidhte xhinsa (Llapi lexo FARMERKA) neper Migrosa.

    Hashimi per te shpetuar pihanet e veta ai eshte ne gjendje te shes edhe Shqiperine e lere me Kosoven. A e verejtet se si puthej me grekun ne Prishtine.

    MEMORANDUMI eshte pjelle serbo-greke me te cilin po i ngrohe duaret Thaçi. Thaç dikur kundershtar i rrept i rezolutes 1244, tash mbrojtes i saj i devotshem i cili po mudohet ta le Kosoven as ne toke as ne qiell me ate MEMORANDUM.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Z Thaqi shume mier e spjegoi dje ne pranin e 10 diplomatve te bashkimit europian qe e mbeshteten ket iniciative.
    Z Thaqi tha se rezoluta 1244 nuk ka afat se sa do te jet ne fuqi,e pikerisht propozimi i Z Thaqit eshte qe kjo rezolut mos te jet e pa kufi,por te caktohet nji afat kur dhe do te perfundon mandati i kesaj rezolute e te njifet pavarsia e kosoves.
    Kjo eshte keshtu e per qorra e dasahakqinj te Z Thaqit e Kosoves nuk eshte me rendesi se qfar llomatitin,me rendesi eshte qe qeshtja e kosoves po ec perpara fal iniciativave e punes se politikanve te rinj,dhe partive te dal nga lufta.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  2. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59
  3. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •