Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17

    Qazim Dervishi

    Qazim Dervishi, ylli i sportit tė viteve ‘30 nėn torturat e Sigurimit

    Emri:  154653.jpg

Shikime: 661

Madhėsia:  21.6 KB

    NGA PJETĖR LOGORECI

    Njė ndėr personazhet e spikatur qė kontribuan pėr vendosjen e themeleve tė sportit shqiptar, ishte padyshim dhe shumėtalenti, atleti nga Shkodra, Qazim Dervishi. Ky burrė i ditur dhe i emancipuar, me kulturė perėndimore, pat meritėn e fillimit tė shumė sporteve qė nuk njiheshin asokohe nė Shqipėri, ku dhe ishte kampion e sillte vit pas viti rekorde tė reja personale. Mė vonė mėsues dhe edukator, vazhdoi tė pėrhapte tek brezat e rinj kulturėn kombėtare e dėshirėn pėr sport duke merituar titullin e lartė “Mėsues i popullit”.

    Qazimi, gjoksi i tė cilit ishte i mbushur me medalje e dekorata, pėr rezultate tė shkėlqyera dhe pėr ndihmesėn e madhe nė botėn e sportit, fatkeqėsisht pėr sa jetoi nuk zotėroj asnjė titull sportiv. Sic duket, kultura dhe aktiviteti i tij e shqetėsuan pushtetin komunist, i cili nė vend qė ta nderonte me titullin “Mjeshtėr i Madh Sporti”, e pėrplasi ndėr qelitė e burgjeve famėkeqe tė sistemit gjakatar komunist, duke e katandisur familjen e tij, deri sa doli nga burgu, pėr bukėn e gojės.


    SI E NJOHA QAZIM DERVISHIN....

    Ndėrrimi i sistemeve nė Shqipėri edhe pse nė vazhdimėsi me komunistė, apo fėmijėt e tyre nė pushtet, mundėsoi pėr shumė familje shqiptare tė ndara nga izolimi i dhunshėm dhe i egėr komunist, bashkimin e pjestarėve, afrimin e njohjen e tyre, si dhe i mundėsoi vizita tek njėri-tjetri. Njerėzit filluan tė frymėmarrin edhe pse plagėt, dhembjet e vuajtjeve nga raprezaljet e diktaturės ishin tė mėdha.

    Pesė dekada dhune kundėr familjes dhe lirisė sė individit, bėnė qė nė tė kaluarėn, dy breza tė shoqėrisė shqiptare tė keqtrajtohen, tė diskriminohen apo tė fshihen nga memoria qytetare si rezultat i “luftės sė klasave”. Shumė u pushkatuan (edhe pa gjyq) dhe nuk i dihet as varri, disa tė tjerė pėr tė shmangur pėrndjekjen e tiraninė e “komunistėve internacionalistė” u arratisėn nga atdheu duke gjetur strehė nė vendet perėndimore, tė tjerėt jetuan sė bashku nė burgun e madh Shqipėri, nė “fanarin ndriēues”, nė brigjet e Adriatikut...

    Nė kėto ditė ndryshimesh tė mėdha tė postkomunizmit, nė vitin 1993, pata fatin e mirė tė njihem me intelektualin Qazim Dervishi, i cili nė moshė tė thyer, jetonte me familjen e tij nė Shkodėr.

    Si shumė familje tė tjera edhe familja ime, vuajti arratinė, ndarjen e pjesėtarėve tė saj, tė cilėt si intelektualė qė kishin studiuar nė shkollėn teknike amerikane tė Fultzit e mė pas nė universitetet perėndimore, shiheshin si armiq nga regjimi diktatorial. Pėr afro gjysmė shekulli izolimi, ne nuk mundėm tė kontaktonin (telefon, letra, apo fizikisht), tė ndiheshin, me pjesėn tjetėr tė familjes, deri sa ato vdiqėn tė dėshiruar nė dhe tė huaj. Qėlloi qė nė pranverėn e vitit 1993, erdhėn pėr vizitė nė Shkodėr, pėr herė tė parė, pjestarėt e familjes time, tė cilėt jetonin nė Londėr.

    Kushėririn im Philip (djali i xhaxhait tim, Anton Logoreci) dhe nėna e tij Doreen Clements (gazetare e njė reviste londineze nga mė tė dėgjuarat e Anglisė)ø gjatė vizitės nė Shkodėr, pėrjetuan shumė surpriza tė kėndshme tė cilat jua zbukuruan ditėt e tyre tė qėndrimit, njė ndėr to ishte dhe vizita nė shtėpinė e intelektualit e patriotit shkodran QAZIM DERVISHI. Meqenėse z. Dervishi ishte nė moshėn 85 vjeēare, shkuam ta takonim nė pallatin ku ai banonte.

    Vizitorėt nuk e flisnin gjuhėn shqipe prandaj kėrkova ndihmėn e njė pėrkthyeseje profesioniste pėr tė bėrė interpretimin e bisedės nga gjuha angleze nė shqip. Takimi me anglezėt e solli zotni Qazimin nė kujtime tė periudhės sė rinisė kur ai, nė mes qindra studentėsh nga i gjithė vendi, ishte pjesėtar i shkollės teknike amerikane tė Harry Fultz­-it nė Tirane. Pėr ēudi edhe pse nė moshė tė madhe, z. Qazimi filloj tė komunikojė me miqtė nė njė anglishte perfekte, pa patur nevoje pėr ndėrhyrjen e pėrkthyeses.

    Nė mes tė ambientit tė ngrohtė familjar qė u krijua, z. Qazimi filloj ti tregojė miqve nga Anglia pėrjetimet e tmerrshme nė burgjet komuniste, e sidomos tė periudhės dy vjeēare tė qėndrimit nė hetuesi. Nuk mund ti harroj drithėrimat qė mė pėrshkuan kur dėgjova ngjarjen e tmerrshme qė i kishte ndodhur gjatė hetuesisė....

    Pasi e kishin detyruar tė zhvishej dhe torturuar barbarisht, e kishin varur prej kėmbėsh, fytyrė pėr fytyrė me kokėposhtė, sė bashku me njė prift katolik i cili kishte vdekur nga torturat. ....Ftohtėsia e kufomės si dhe sekrecionet e brendshme tė klerikut-kufomė, binin mbi trupin e gjakosur e tė zhveshur tė Qazimit. Dhe nuk mjaftonte kjo, por hetuesit sadistė duke gjetur kėnaqėsi e shumė agresivė, kishin filluar tė lėshonin telin qė i mbante tė lidhur dy trupat, tė cilėt i kishin varur mbi gropėn e hapur pėr ĖC, ....e vazhdonin ti lėshonin ....deri sa kokat e tė burgosurve prekėn jashtėqitjet nė gropė....

    Kjo ngjarje shkaktoi njė reaksion tė fortė emocional tek anglezja mike e cila humbi ndjenjat. Ajo kishte dėgjuar qindra histori nga i shoqi Anton Logoreci, i cili fliste pėr tmerret e komunizmit ēdo natė nė emisionin shqip tė radios BBCø por kjo qė dėgjoj kėtu ishte jashtė ēdo limiti njerėzor.

    Kush ishte QAZIM DERVISHI?
    Qazim Dervishi, i biri i Zades dhe i Selimit, lindi nė Shkodėr me 10 qeshor 1908. I ati i Selimit, Dervish Stankovic ishte kepuctar dhe kishte e ardhur nė Shkodėr rreth vitit 1866 nga Tuzi, ndėrsa nėna e Qazimit ishte me origjinė nga Mjeda.

    Qysh nė fėmijėri, Qazimi u veēua nga tė tjerėt pėr shkathtėsinė e tij mendore dhe trupore e nė shkolle ai ishte kurdoherė nxėnės i dalluar. Edhe pse (sipas tregimit tė familjarėve) rreth viteve 1916 ... 1918, ishte e ndaluar qė fėmijėt nga familjet muslimane tė luanin me top (pasi shihej si gjynah), Qazimi organizonte me shokėt e moshės lojra me top, tė cilėt nėnė Zade-ja ja qepte me kujdes.

    Babai qė merrej me tregti, pat mundėsi ekonomike qė tė paguante njė mėsues privat pėr ti dhėnė tė birit njohuri tė tjera, pėr tė cilat ai ishte shumė i interesuar. Pa mbushur moshėn 12 vjeēare, Qazimit i vdes babai duke lėnė pas katėr fėmijė jetimė, dy djem dhe dy vajza. Pėr familjen nisin kohė tė vėshtira, por amaneti i babait ishte qė fėmijėt tė shkolloheshin. Miqtė e familjes filluan tė interesoheshin qė Qazimi, si mė i madhi ndėr fėmijėt, tė frekuentoje njė shkollė detare nė Turqi, por dėshira e fėmijės ishte tjetėr. Ai nuk e pranoi propozimin dhe sapo mbaroj filloren u regjistrua nė Gjimnazin e Shkodrės.

    Emri:  154657.jpg

Shikime: 468

Madhėsia:  108.3 KB

    Duke parė aftėsitė e Qazimit, punonjėsit e kryqit tė kuq amerikan nė Shkodėr e kėshilluan tė regjistrohej nė shkollėn teknike amerikane qė ishte hapur nė Tiranė nė vitin 1922, ku ai filloj studimet e rregullta nė vitin shkollor 1924, viti i dytė i ekzistencės sė shkollės. Shkolla me profil industrial, kishte drejtor 34-vjeēarin Harry Fultz. Ajo financohej nga kryqi i kuq amerikan dhe kishte tė njėjtin program me shkollat e Pityburgut, njė qytet industrial i njohur nė Amerikė.

    Aty Qazimi u njoh edhe me studentė tė tjerė qė vinin nga qyteti i tij i lindjes si Viktor Beltoja, Ndoc Qerraxhia, Lec Barbullushi, tė cilėt u bėnė shokė tė mirė tė tijėt. Mė vonė, nė vitet e tjera, grupi i bashkėqytetarėve u zmadhua me Xheladin Bacin, Shaqir Kadinė, Anton Logorecin, Zef Qerraxhinė, Ndoc Geren, Ndrek Kodhelin, Mark Kurbinin, Loro Shirokėn. Gjatė mesimit nxėnėsit edukoheshin me dashurinė pėr punėn nėn motivin : “If ėe rest, ėe rust", nė shqip: “kush rri ndryshket”, apo siē flitej nė mes nxėnėsve: secili duhet tė jetė gati tė pranojė ēdo punė qė ti jepet....

    Nxėnėsit duke punuar pėr tė mėsuar zanate tė ndryshėm siguronin dhe tė mirat e duhura materiale pėr jetėn nė konvikt. Fultzi e kishte vėnė Qazimin tė drejtonte sektorin e blegtorisė nė fermėn qė zotėronte shkolla, nė Laprakė. Qazimi punonte tokat e fermės me traktor, administronte gjeneratorin e shkollės, nė tė njėjtėn kohė punonte edhe si shofer duke bėrė transportin e farės sė misrit nga Tirana nė Durrės.

    Edhe aktivitetet e ndryshme sportive, futja e sporteve tė reja tė panjohura mė parė nė Shqipėri, ishin nė programin e shkollės teknike amerikane. Ndėr keto aktivitete Qazimi ishte gjithmonė prezent dhe sipas informacioneve tė gazetės sė shkollės “Laboremus”, nė lojrat olimpike tė cilat organizoheshin pėr ēdo vit nga shkolla, ai u dallua dhe zuri vende nderi nė garėn e kėrcimit pėr sė gjati, nė garėn e kėrcimit trehapėsh. Nė vitin 1925, Qazimi u zgjodh kapiten i skuadrės sė futbollit tė shkollės si dhe kėshilltar i pėrhershėm i drejtorisė pėr kėtė sport. Nė lojėrat olimpike tė vitit 1927, Qazimi theu rekordin e kėrcimit sė larti. Me inisitiven e drejtorit Harry Fultz, i cili ishte njė lojtar basketbolli i mrekullueshėm, pėr herė tė parė nė Shqipėri, u organizuan ndeshje basketbollit, ku Qazimi ishte kapiteni i 5-shes sė parė pėr shkollėn teknike amerikane.

    Emri:  154654.jpg

Shikime: 530

Madhėsia:  160.5 KB

    Nė fillimin e vitit 1929, duke parė punėn e mirė e serioze tė Qazimit, kolegėt kėrkuan qė ai tė ishte - kujdestar i konviktit Naim Frashėri-. Me emrimin e tij kujdestar, Qazimi pėrvec punėve qė i takonin, filloj tė organizonte me nxėnėsit e konviktit, gara atletike dhe ndeshje basketbolli. Por dėshira e tij ishte tė transferohej nė qytetin e lindjes, tė ja dedikonte Shkodrės rezultatet e mira qė arrinte nė sport. Mbas transferimit nė Shkodėr, pėr tė plotėsuar nevojat ekonomike tė familjes ai filloj tė punojė si mėsues te shkolla HADREJ, e njėkohėsisht si kujdestar nė konviktin MALET TONA, pra mėsues dhe edukator.

    Me inisiativėn e tij, nė vitin 1930, ai vendosin nė kėndin e vetėm sportiv qė ekzistonte nė Shkodėr, nė atė tė shkollės sė Perashit, tabelat e basketbollit, shkallėn suedeze, traun e ekuilibrit, gropėn e rėrės, stekat pėr kėrcimin sė larti si dhe vizoj pistat pėr gara vrapimi. Nėn organizimin e tij, terreni sportiv pat pėrherė lojėra basketbolli, handbolli, futbolli apo gara vrapimi tė pėrziera pėr djem e vajza. Me kėmbėnguljen e tij dhe me ndihmėn e shokėve e nxėnėsve, nė vitin 1934, Shkodra kishte 3 terrene sportive. Jashtė dėshirės sė tij, nė vitin 1939, Qazimi transferohet si mėsues nė Pogradec, por nė tetorin e vitit 1942 kthehet si mėsues nė shkollėn Ismail Qemali tė Shkodrės. Po nė kėtė vit ai martohet me mėsuesen e njohur Meliha Dervishi (mėsuese e popullit) dhe sė bashku gjatė vitit 1945, punojnė nė Lezhė dhe Gjirokastėr.

    Njė dėshirė e madhe e Qazimit, ishte formimi i njė klase pėr fėmijėt shurdhė - memecė. Ai punoj papushim pėr njė alfabet diadik duke u bazuar nė modelin e shkollės amerikane “Northėest school Philadelphia”, ishte talent nė fushėn e didaktikės si dhe pėrkthente nga anglishtja letėrsi pėr fėmijė, letėrsi sportive dhe didaktike.

    Pat njė periudhė kohe kur Qazimin e dėrguan tė punojė si instruktor i edukimit fizik nė hekurudhėn Peqin – Kavajė. Aty, ai u vendos nėn shėnjestrėn e sigurimit tė shtetit, i cili aktivitetin e zellshėm dhe lidhjet e Qazimit i shihte me xhelozi.

    Zyrtarėt komunist tė kohės, nuk mund tė pranonin planet e tij qė tė lidhej me shkollat amerikane dhe ato londineze pėr tė mėsuar nga programet e tyre. Kėshtu qė, me 12 shtator 1947, nė moshėn 39 vjeēare, Qazimi arrestohet nga sigurimi i shtetit me akuzėn “veprimtari nė grup kundėr shtetitøagjitacion e propagandė dhe spiunazh”. Qėndron pėr 22 muaj nė birucat e shfarosjes tė hetuesisė, nėn tortura ēnjerėzore, ku falė njė fiziku tė hekurt prej sportisti i reziston vdekjes. Dėnohet me 18 vite burg nga gjykata e Tiranės e cila “e gjeti fajtor” nėn kėtė akuzė. Shtatė vite mė vonė, i sėmurė rėndė, lirohet nga burgu. Pėr vite me radhė familja e tij ishte viktimė e njė fushate tė egėr pėrndjekjesh, frikėsimesh dhe bastisjesh nga sigurimi, tė cilat vazhduan sistematikisht deri 1971-shin e ndėrrimin e sistemit.

    Pėrveē ndihmesės sė madhe nė fushėn e arsimit dhe tė pėrhapjes sė sporteve tė reja nė Shqipėri, Qazimi pat njė karrierė brilante edhe si administrator e gjyqtar i futbollit. Nė vitin 1945 ai emėrohet kryetar dhe drejton shoqėrinė Vllaznia nė Shkodėr. Perveē se njė atlet profesionist, njė futbollist i papėrmbajtur, ai ishte arbitri i parė ndėrkombėtarė i futbollit nė Shqipėri. Qazimi ishte njė gjyqtar shumė i vlerėsuar si brenda vendit ashtu edhe nė ndeshjet ndėrkombėtare, duke arbitruar me shumė sukses nė ballkaniadėn e vitit 1946.

    Me 11.06.1993, ai nderohet nga Presidenti i Republikės me titullin e lartė „Mėsues i popullit. Pėr tė nderuar kujtimin dhe veprėn e tij, nė vitin 1996, pallatit tė ri tė sportit nė qytetin e Shkodrės i vendoset emri QAZIM DERVISHI. Me kėrkesėn e qytetarėve tė Shkodrėsøme 13.3.2009, kėshilli i Bashkisė Shkodėr, i jep titullin “Qytetar Nderi”. Qazim Dervishi vdiq mė 19 janar 1994 nė moshėn 86 vjeē, i nderuar nga koleget, qytetarėt e gjithė Shqipėrisė, por pa arritur tė shohė sa ishte gjallė, titullin MJESHTER I MADH I SPORTIT apo CMIMIN E KARRIERES si sportist.....

    Shqiptarja

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Qazim Dervishi

    Edhe nje foto tjeter:

    Emri:  154655.jpg

Shikime: 226

Madhėsia:  197.1 KB

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-01-2015
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    4

    Pėr: Qazim Dervishi

    ka shume figura te tilla qe tashme si kujton askush

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •