Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Kosova nuk është "Kalifat" i njerëzve të inkriminuar

    KOSOVA NUK ËSHTË “KALIFAT” I NJERËZVE TË INKRIMINUAR.

    Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ)

    (Instituti kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit - Tiranë)

    Pushteti në Kosovë rezulton i blerë me para të fëlliqura. Po flitet shumë në emër të faktorit ndërkombëtar, sepse “janë ata që do ta zgjidhin situatën në Kosovë”!! Këtu nuk bëri punë as shprehja allashqiptarçe e Ambsadores Amerikane. “Tash e keni dhi krejt punën”. Po si blihet pushteti?
    Faktori ndërkombëtar është institucion, por dhe brenda ka njerëz, burokratë, teknokratë, të cilët bashkëpunojnë me politikanët vendor, deri në marrjen e rrushfeteve nga donacionet që vijnë nga organizmat ndërkombëtare. Nuk është e vështirë të blesh sot njerëz të tillë, të cilët e pranojnë edhe dhuratën, edhe “pjesën”. Nga këta njerëz ka blerë edhe Hashimi e Mustafa në Kosovë, që sot situate mbahet peng, në kufijtë e krizës social politike në shpërthim.
    Në këto kushte, kur opinion kërkon zgjidhje dhe akuzon edhe faktorin ndërkombëtar, ky i fundit nuk e prish terezinë, sepse kërkon jesmënët, njerëzit e bindur dhe të korruptuar, për ta kontrolluar pushtetin dhe situatën. Nga ajo që po ndodh në këto 6 muaj kaos, pa qeverisje dhe pa institucione, në asnjë rast dhe në asnjë vend, nuk po shikojmë ndonjë përplasje midis faktorit ndërkombëtar, ku në qendër të jetë mbrojtja e interesave të Kosovës. Puthjet e Baronëshës Ashton, dhe qeshja e saj hipokrite për Thaçin dhe Daçiçin, janë ashiqare treguesi më banal i politikës hipokrite, që tashmë vërteton se, BE-ja ka dështuar totalisht në Kosovë.
    Më dhimbje të madhe, po them një të vërtetë, edhe pse shumëkush do të më akuzojë. Ska gjë, le të mbetet mëria mbi mua, e vërteta të triumfojë.
    Sot në Kosovë, ka më pak pavarësi se sa nën rregjimin e Titos. Mos kërceni përpjetë nga e vërteta. Ky konstatim po del ashiqare nga shtresat sociale në Kosovë. Kam guximin ta sjell këtu hapur.
    Sot Kosova është pa simbole kombëtare, me një flamur të imponuar.
    Sot Kosova rezulton e okupuar nga tre organizma ushtarake ndërkombëtare.
    Sot Kosova ka tre misione ndërkombëtare dhe pushtetet brenda saj janë formale, të imponuara dhe jovendimarrëse.
    Sot Kosova po privatizohet nën paratë e fëlliqura të Serbisë dhe “aksionerëve” nga vendet donatore. Pasuria kombëtare po shitet për një copë bukë.
    Sot Kosova ka një sistem arsimor në shkatërrim, pa unifikim me sistemin arsimor të shtetit amë kombëtar. Inteligjencia partiote po merr goditje të njëpasnjëshme nga paaftësia dhe injoranca në pushtet.
    Sot Kosova është e pushtuar nga struktura ekstremiste radikale islamike, që nuk kanë asgjë të përbashkët me islamin paqësor dhe besimin tradicional popullor.
    Sot në Kosovë janë shtuar komunat serbe, kur në vend janë vetëm 3 për qind e popullsisë me etni serbe dhe pakica të tjera.
    Sot në Kosovë është nxitur dhe po lulëzon turqizimi dhe po synohet drejt islamit politik.
    Sot në Kosovë po tenton të shtohet numri i partive politike, duke sulmuar dhe thërrmuar unitetin kombëtar.
    Sot në Kosovë, heronjtë dhe dëshmorët po vihen me dinakëri në krah të matrapazëve politikë, kriminelëve dhe po shkelet në mes të ditës mbi gjakun dhe sakrificën njerëzore të mijra njerëzve, që kanë dhënë jetën për këtë Kosovë.
    Sot Kosova ka njëmijë bariera ndarëse dhe mungësë bashkëpunimi me shtetin amë kombëtar, sa dhe të huajt habiten, se si mund të ndodh kjo midis dy shteve, me një simbolikë kombëtare, me një etni, gjuhë, traditë dhe me një histori të përbashkët.
    Sot bilançi tregëtar me Serbinë i kapëcen ato me vendet fqinje, duke e vrarë në heshtje shëndetin e popullit, sigurinë kombëtare, me ushqime dhe ilaçe të prodhuara enkas për popullin në Kosovë.
    Sot Kosova është kthyer në plasdarm dhe shesh lulëzimi të të gjithë llojeve të trafiqeve, duke kompromentuar rëndë sistemin politik dhe atë shtetëror, ku vrasjet politike po bëhen tmerr i jetës.
    Sot Kosova pengohet të ketë Forcat e saj të Armatosura, për shkak të një palo kushtetute dhe të një “pakoje Antisari” që nuk kanë asgjë të përbashkët me aspiratat e 3 milion shqiptarëve në Kosovë. “Kali i Trojës” në politikë, deputetët e pakicës serbe, janë shkaktarë dhe fërkojnë duart me nënë e tyre Serbi, që Kosova vuan krizën më të rëndë politike në historinë e saj.
    Për shkak të korrupsionit të thellë, sot Kosova rezulton e izoluar në rrugëtimin e saj drobitës për njohjen e sovranitetit në shkallë ndërkombëtare.
    Më këtë situatë të rëndë, ajo sot vazhdon të mbahet peng nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, me patericën politike, Isa Mustafën, sepse janë këta njerëz që nuk duan ta lëshojnë pushtetin, pasi e dinë fort mië, që do të vijë dita që të japin llogari për gjithçka kanë bërë mbrapsht në dëm të interesave të Kosovës. Kosova nuk është “kalifat” i njerëzve që kanë humbur integritetin moral dhe politik.
    Kjo bindje e tyre ndaj faktorit ndërkombëtar në dëm të Kosovës, vjen nga një gjendje morale e degraduar e tyre, për të cilën ata nuk shikojnë më rrugëdalje, veç mbajtjes peng të pushtetit politik dhe institucioneve të shtetit. Pushteti i inkriminuar i tyre nuk dorëzohet, sepse krimi asnjëherë nuk denjon të dorëzohet, pasi mban të mbyllur në mykun e kohës dosjet e krimit, pazarllëqet që janë bërë në dëm të Kosovës dhe të çështjes kombëtare.
    Sot Kosova rrezikon të kalojë në kaos total. Mbajtja e Konferencës Ndërkombëtare këto ditë në Prishtinë për luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafiqeve, nuk është ashtu si rastësisht. Kjo është një kambanë alarmi, që po na bën zë, se kjo Kosovë, që ne e duam aq shumë, kjo bijë heroike e Shqipërisë nënë, rrezikon të shkohë vite të tëra pas.
    Ta shpëtojmë Kosovën sa akoma jemi në kohë dhe këtë e kanë në dorë vetëm deputetët e Parlamentit të Kosovës, si të vetmit njerëz me imunitet popullor, të cilët duhet të dalin mbi preferencat e ndyra politike të liderve të degraduar dhe të kriminalizuar. Vetëm ata kanë forcën të detyrojnë liderët dhe Presidenten e vendit. Vetëm ata duhet të dalin mbi bindjet politike e partiake, mbi interesat vetjake dhe ti bëjnë nderin Kosovës dhe popullit të saj që i ka votuar.
    Kosova mbi gjithçka.
    Këtë e kërkon koha, populli dhe ardhmëria kombëtare.

    Tiranë, 06 dhjetor 2014.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Kosova nuk është "Kalifat" i njerëzve të inkriminuar

    Kosova eshte lagje serbe dhe ben mire te kthehet ne shtepi. Konfederatat u shtypen dhe armiqte e lirise duan gjak perseri dhe atje jane me te organizuar duke shperblyer jevgjit me stimuj etj...

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •