Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    Miqesia dhe Armiqesia

    Miqėsia dhe Armiqėsia (El uelau uel berau)


    El-uelau: ėshtė pėrzemėrsia dhe dashuria ndėrmjet muslimanėve me njėri-tjetrin, si edhe miqėsia me ta.

    “Vėrtet qė Miku (mbrojtės dhe ndihmues) juaj ėshtė vetėm Allahu, i Dėrguari i Tij dhe besimtarėt qė falin namazin dhe japin zeqatin, duke qenė tė pėrulur” Suretul Maideh, 55.


    El-berau: ėshtė urrejtja ndaj jobesimtarėve (mosdashuria pėr ta) dhe armiqėsia ndaj tyre.

    "Ka qenė shembull i lartė pėr ju Ibrahimi dhe ata qė ishin me tė, kur i thanė popullit tė tyre: Vėrtet, ne distancohemi prej jush dhe prej atyre qė adhuroni ju veē Allahut. Ju kemi mohuar, dhe u shfaq ndėrmjet nesh edhe jush armiqėsia dhe urrejtja pėrgjithmonė derisa tė besoni nė Allahun tė Vetėm.” [el Mumtehineh, 4].


    Miqėsimi i madh

    E shtin vepruesin e tij nė kufėr tė madh dhe e nxjerr prej islamit. Ky lloj miqėsimi ndodh atėhere kur ndihmon qafirėt, lidh aleancė me ta kundėr muslimanėve, ose i ndihmon ata pėr torturimin e muslimanėve dhe pėrhapjen e fitnes nė mesin e tyre. Gjithashtu realizohet me dashurinė e qafirėve dhe dashurinė e atyre qė i duan ata, ose me urrejtien e atyre qė i urrejnė qafirėt.


    Fjala e Allahut: "O besimtarė! Mos i merrni ēifutėt dhe tė krishterėt pėr miq, sepse ata janė miq tė njėri-tjetrit. Kushdo prej jush qė i merr ata pėr miq ai ėshtė prej tyre" El Maide, 51.

    Ibn Sirini thotė: Abdullah ibn Utbe ka thėnė: Ēdokush prej jush tė ruhet se mos ėshtė ēifut apo i krishterė. E kuptuam se ai kishte pėr qėllim kėtė ajet: "O besimtarė! Mos i merrni ēifutėt dhe tė krishterėt pėr miq" El maide, 51. (Permend Ibn Kethir ne tefsirin e tij).

    Sejid Kutbi nė tefsirin e tij “Nėn hijen e Kuranit” thotė: “Kuptimi i miqėsimit prej tė cilit Allahu i ka ndaluar besimtarėt ėshtė pėrkrahja dhe aleanca me ēifutėt dhe tė krishterėt, jo nė kuptimin e pėrqafimit tė fesė sė tyre, sepse ėshtė pothuajse e pamundur qė njė musliman t’i pasojė ata nė fenė e tyre. Prandaj kėtu nėnkuptohet aleanca dhe pėrkrahja”.

    Sheukani nė komentimin e fjalės sė Allahut "Kushdo prej jush qė i miqėson ata ai ėshtė prej tyre" thotė: “Ai ėshtė prej grupit tė tyre dhe llogaritet prej tyre. Ky ėshtė njė kėrcėnim i madh, sepse ky gjynah, qė ka arritur gradėn e kufrit, i ka tejkaluar tė gjitha kufinjtė. Ndėrsa fjala "Allahu nuk e udhėzon popullin zullumqar" tregon shkakun e ajetit tė mėparshėm, pra rėnia e tyre nė kufėr ėshtė pėr shkak tė mosudhėzimit prej Allahut pėr ata qė bėjnė padrejtėsi veteve tė tyre me kufėr, si puna e atij qė miqėson qafirėt”.

    Allahu thotė: "E nėse do besonin nė Allahun dhe profetin dhe nė atė qė ju zbrit atij, nuk kishin pėr t’i zėnė ata pėr miq, por tė gjithė ata janė fasikė (tė pabindur)" El maide, 81.

    Ibn Tejmije nė “Mexhu’ul fetava” 17/7 thotė: “Kjo dėshmon se imani nė aspektin e sheriatit bie nė kundėrshtim me zėnien miq tė qafirėve. Nuk mund tė bashkohen nė zemėr imani dhe miqėsimi i tyre. Njėsoj si ky ajet ėshtė edhe fjala e Allahut: "Mos i merrni ēifutėt dhe tė krishterėt pėr miq, sepse ata janė miq tė njėri-tjetrit. Kushdo prej jush qė i merr ata pėr miq ai ėshtė prej tyre" El maide, 51. Allahu na tregon nė ajetin e mėparshėm se miqėsuesi i tyre nuk ėshtė besimtar. Ndėrsa nė kėtė ajet na tregon se ai ėshtė prej tyre, sepse Kurani vėrteton njėri-tjetrin”.

    ___________________________
    [1] Nuk i bėn miq hebrenjtė dhe tė krishterėt veēse dikush qė ėshtė si ata sepse miqėsia e plotė do tė thotė kalim nė fenė e tyre, kurse miqėsia e pakėt tė tėrheq tek e shumta dhe mė pas bėhesh gradualisht si ata.


    Shpjegimi i Ajetit 8 te sures Mumtehine

    “Allahu nuk iu ndalon juve nga ata tė cilėt nuk ju luftuan juve pėr shkak tė fesė e as nuk iu dėbuan prej shtėpive tuaja qė tė silleni mirė me ta dhe me drejtėsi. Allahu i do ata qė mbajnė drejtėsi.” Mumtehine 8.

    Kuptimi i kėtij ajeti ėshtė se kushdo qė nga mosbesimtarėt nuk i ka shqetėsuar muslimanėt duke i luftuar ata apo nxjerrė me dhunė prej vendbanimeve tė tyre atėherė edhe muslimanėt sillen mirė e me drejtėsi kundrejt tyre. Kjo pėrsa i pėrket mardhėnieve tė kėsaj bote, por jo qė t’i duam ata, siē duam besimtarėt sepse Allahu thotė:

    “…tė silleni mirė me ta dhe me drejtėsi.” Dhe nuk tha qė tė miqsoheni me ta e t’i doni ata. Ngjashėm me kėtė qė pėrmnedėm ėshtė edhe rasti kur Allahu xh.sh. na flet pėr prindėrit pabesimtarė:

    "Ne njeriun e kemi urdhėruar pėr (sjellje tė mira ndaj) prindėrit tė vet, sepse nėna e vet atė e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (e porositėm) Tė jeshė mirėnjohės ndaj Meje dhe ndaj dy prindėrve tu, se vetėm te Unė eshte kthimi juaj. E nėse ata tė dy mundohen qė ti tė mė bėsh Mua ortak pėr tė cilin nuk ke kurrfarė fakti, atėherė atyre mos iu bind, por sillu mirė me ata nė kėtė jetė dhe ndiq rrugėn e atij qė ėshtė kthyer kah unė. Pastaj tek Unė do tė jetė kthimi juaj dhe Unė do t’ju tregoj ēfarė keni punuar." Lukman 14, 15.

    Po kėshtu tregohet se nėna e Esmasė vjen tek e bija dhe kėrkon qė tė ketė lidhje me tė ndėrkohė qė ajo ishte pabesimtare. Pėr kete gje Esmaja kerkoi leje nga Profeti dhe ai i tha asaj: “Mbaj lidhje me nėnėn tende”. Transmeton Buhariu.

    Mardhėniet dhe respekti reciprok janė diēka nė vehte e ndėrsa dashuria ėshtė diēka tjetėr. Madje lidhjet dhe mardhėniet e mira mund tė bėhen shkak qė jobesimtarėt ta pėrqafojnė Islamin. Kėto sjellje i pėrkasin mjeteve tė dauas (thirrjes ne islam) nė dallim tė plotė me dashurinė apo miqėsinė tė cilat nė vetvete tregojnė aprovimin e gjendjes nė tė cilėn ėshtė mosbesimtari. Kjo gjė bėhet shkak pėr mos thirjen e tij nė Islam.

    Burimi: teuhidi.weebly.com

  2. #2

    Pėr: Miqesia dhe Armiqesia

    Citim Postuar mė parė nga abdurrahman12 Lexo Postimin
    Miqėsia dhe Armiqėsia (El uelau uel berau)

    El-berau: ėshtė urrejtja ndaj jobesimtarėve (mosdashuria pėr ta) dhe armiqėsia ndaj tyre.

    "Ka qenė shembull i lartė pėr ju Ibrahimi dhe ata qė ishin me tė, kur i thanė popullit tė tyre: Vėrtet, ne distancohemi prej jush dhe prej atyre qė adhuroni ju veē Allahut. Ju kemi mohuar, dhe u shfaq ndėrmjet nesh edhe jush armiqėsia dhe urrejtja pėrgjithmonė derisa tė besoni nė Allahun tė Vetėm.” [el Mumtehineh, 4].
    Asalamu Aleikum,

    Nga kėto ajete qė ke sjellur po ti lexosh me kujdes askund nuk thėrret pėr urrejtje dhe armiqėsi me jobesimtarėt. Prandaj kjo thirrje per ti urryer dhe armiqėsuar jobesimtarėt nuk ėshtė nga Kurani por nga ata qė pėrfitojnė nga dynjaja pėr luftėrat qė po ndodhin sot nė shumė vende myslimane.

    Po ta lexosh me kujdes ajetin [el Mumtehineh, 4] askund nuk thėrret pėr urrejtje, por thot se u shfaq urrejtja dhe armiqėsia. Tė thėrrasėsh popullin tė urresh dhe vetėm tė tregosh se diku u shfaq urrejta (nė ato kushte dhe rrethana) ka dallim.

    Mandej ka njė kontraditė nė mėnyrėn se si ėshtė pėrkthyer ky ajet. Fjala pėrgjithmonė dhe fjala derisa kundėrshtojnė njėra tjetrėn. Nuk duhet tė kishte aty fjalė pėrgjithmonė por vetėm derisa, se fjala derisa I jep njė kufi, pra e eliminon fjalėn pėrgjithmonė

    Mandej ajeti:

    Citim Postuar mė parė nga abdurrahman12 Lexo Postimin
    Miqėsia dhe Armiqėsia (El uelau uel berau)

    Fjala e Allahut: "O besimtarė! Mos i merrni ēifutėt dhe tė krishterėt pėr miq, sepse ata janė miq tė njėri-tjetrit. Kushdo prej jush qė i merr ata pėr miq ai ėshtė prej tyre" El Maide, 51.
    Ky ajet vlen pėr ato kushte dhe rrethana tė asaj kohe, dhe pėr ata njerėz me tė cilėt ballafaqoheshin nė atė kohė, dhe asesi nuk bėn tė kuptohet se vlen pėr c’fardo kohe dhe nė c’fardo kushte dhe rrethana. Dhe mė drejt do tė ishte po tė ishte pėrkthyer …”mos I bėni cifutėt dhe tė krishterėt aleat.” Ashtu si e ka interpretuar Sejid Kutbi nė tefsirin e tij. Kjo nuk do tė thotė se nuk mund tė kesh shoqėri me ata jobesimtarė qė nuk sillen keq me besimtarėt. Po mos tė ishte kėshtu nuk do tė ekzistonte ajeti mė poshtė:

    [el Mumtehineh 9] “Zoti tė ndalon tė mos shoqėrosh vetėm ata qė tė luftojnė pėr shkak tė besimit tėnd, dhe tė dėbojnė nga vendėlindja, ose u ndihmojnė tė tjerėve pėr tė dėbuar…”

    Nuk mendoj se duhet urryer dhe armiqėsuar dike vetėm pse ka tjetėr besim, ose pa dije ėshtė nė rrugė tė gabuar (sidomos kur Kurani nuk na meson keshtu) Se po tė ishte kėshtu Zoti nuk do I kishte dėrguar jobesimtarėve gjithė ata profetė pėr ti udhėzuar, por do ti vriste tė gjithė. Shumė shokė (Sahabe) tė Muhamedit a.s. para shpalljes sė Kuranit ishin jobesimtarė. Pėrse nuk I urreu dhe armiqėsoi ata Zoti? Jo, nė fakt tregoi mėshirė dhe dashuri pėr ta duke e derguar profetin tonė tė dashur Muhamet (paqja qofte me te), ti nxjerrė nga injoranca nė dritė, dhe nuk e bėri kėtė me kėrcėnime por me dhembshuri dhe dashuri.

    InshaAllah ndaloni me kėto thirrje pėr urrejtje, qė nuk kanė bazė nė Kuran, se myslimanėt e shkretė mbaruan.

    Urrejtja ėshtė burimi i vuajtjeve, gjakėderdhjeve dhe fėmijėve plot jetima. Vetė urrejtja ashtu armiku I njeriut.

    Ju pėrshėndes
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ocean : 17-01-2015 mė 14:31
    "Koka duhet pėrkulur zemrės"

  3. 2 antarėt mė poshtė falenderuan ocean pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    jarigas (18-01-2015),Urimy-meraga (18-01-2015)

  4. #3

    Pėr: Miqesia dhe Armiqesia

    Nuk duhet tė kishte aty fjalė pėrgjithmonė por vetėm derisa,
    Une nuk e di gjuhen arabe, por po e sjell nje perkthim tjeter te ajetit.

    "Me tė vėrtetė qė ka qenė njė shembull tė shkėlqyer pėr ju tek Ibrahimi dhe tek ata qė ishin
    me tė, kur i thanė popullit tė tyre: “Vėrtet qė ne jemi tė lirė prej jush dhe prej gjithēka qė ju
    adhuroni nė vend tė Allahut; ne ju kemi hedhur poshtė ju dhe ndėrmjet nesh dhe jush ka
    filluar armiqėsi dhe urrejtje pėrgjithnjė, derisa tė besoni nė Allahun Njė tė Vetėm...”

    Grup pėrkthyesish pranė shtėpisė botuese “Darus Selam”.

    Nuk mendoj se duhet urryer dhe armiqėsuar dike vetėm pse ka tjetėr besim

    Sheikh Abdur-Rahman b. Hasen (Allahu e mėshiroftė) ka thėnė

    ”Selefi dhe khalefi (gjeneratat e para dhe tė mėvonshme), prej sahabėve, tabi“inėve, imamėve dhe prej tė gjithė pasuesve tė sunnetit janė pajtuar dhe kanė rėnė nė ujdi (pajtim, ixhma) se njeriu nuk bėhet musliman derisa nuk e lė shirkun e madh, derisa nuk distancohet nga ai dhe vepruesit e tij, pastaj t’i urrejė dhe haptazi ta tregojė armiqėsinė ndaj atij dhe ithtarėve tė tij, sipas mundėsisė sė tij, derisa nuk bėhet i sinqertė me veprat e tij ndaj Allahut tė Lartėsuar.


    Sheikh Hammed b. Atik (Allahu e mėshiroftė) ka thėnė:

    “Themeli i dinit (Aslud Din) i tė gjithė profetėve ėshtė qė ta praktikosh Teuhidin, tė kesh dashuri pėr tė dhe pjestarėt e tij, tė miqėsohesh me ta (valah), ta lėshosh shirkun, ti konsiderosh pabesimtar vepruesit e shirkut tė madh, tė kesh armiqėsi kundėr tyre (barah - distancim, mu'adah - armiqėsim).

    Ed-Durer Es-Sennijeh, V. 7 /199

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •