PERSONAZH/ Flet kompozitori dhe pianisti Klement Marku

Emri:  DSC01899-300x224.jpg

Shikime: 2600

Madhėsia:  13.4 KB

- Jetėn artistike nė qytetet e mėdha duhet ta ketė nė dorė Ministria e Kulturės dhe jo Bashkia

- Albert Tafani, Zena, Mustafa Mehja, Suzana Qatipi, mbeten ajka

- Isha student i Tonin Harapit, i cili mė ndihmoi shumė

- Miqtė e mi mbeten muzikantėt e talentuar Ferdinand Deda, Eno Koēo

- Kam marrė pjesė nė Festivalin e kėngės sė muzikės sė lehtė nė vitin 1980, me kėngėn “Brezaret”

- Na ka pėrkrahur mė shumė Jashar Mezelxhiu dhe Pirro Kondi

- Nė vitin 1978 para Enver Hoxhės dhamė njė koncert tė madh, ai na lavdėroi

Albert Z. ZHOLI

Nė njė Festival qė u bė nė Elbasan kur isha nė shkollėn e mesme unė paraqita njė kompozim, i thjeshtė. Nė atė komision ishte Ferdinand Deda, Alfons Balliēi, stafi drejtues i Festivalit tė kėngės nė Elbasan dhe ky kompozim i imi u aprovua. Kėshtu fitova besimin se unė mund ti futem rrugės sė krijimit, kompozimit. Ishte sadisfaksion i parė. Pra kjo tregoi se kisha predispozicion dhe kjo mė krijoi bindjen se mund tė konkurroja nė Akademinė e Arteve (Atėherė Konservator). U bėra student i Tonin Harapit, i cili mė ndihmoi shumė. Mu rritėn dėshira pėr tė krijuar dhe mė shumė dhe nė disa komunikime me artdashėsit, mendova tė krijoj njė valle simfonike. Kjo erdhi natyrshėm, pasi vallja simfonike ishte pjesė e dėshirave dhe ambicieve tė mia dhe kjo pėr vetė faktin se isha i dhėnė pas folklorit, gjurmėve tė valleve dhe kėngėve popullore dhe kjo ishte me tema tė folklorit tabanas, por tė trajtuara nė parimin, aspektin simfonik. Kjo valle simfonike u krijua dhe u vu nė skenė nė vitin 1977. E vuri nė skenė dirigjenti Alqi Lepuri me orkestrėn e Konservatorit.

Ku shkuat pasi pėrfunduat Akademinė?

Unė e mbarova Akademinė nė viti 1978, atė vit qė realizova vallen simfonike dhe mua mė caktuan nė Elbasan. U emėrova nė shkollėn e muzikės nė Elbasan dhe mė pas pedagog nė Universitetin “Aleksandėr Xhuvani” pėr muzikėn. Kėtu nė qytetin tim e kam vazhduar aktivitetin tim pedagogjik, deri nė vitin 1997, pasi nė ato vite tė vėshtira shkova emigrant nė Greqi. Dihet arsyeja e atyre viteve tė vėshtira. Ishte njė luftė e pakuptimtė, por unė aty punova si muzikant ku gjeta hapėsira.

Cila ėshtė vegla bazė juaja?

Pėr kompozitorin vegla bazė ėshtė pianoja. Ai ėshtė laboratori i tė gjitha veglave tė cilės ne i referohemi. Nė Greqi kam pasur shumė kontakte me kompozitorė dhe instrumentist shumė seriozė, ndėr to ka qenė Thanasis Kolimatriotis i cili nė vitin 2003 ka marrė njė kontakt me orkestrėn e Radios, njė projekt greko –shqiptar, me trajtimin e muzikės greke nė gjuhėn simfonike.

Si ka qenė jeta juaj artistike nė vitet 1977 deri nė vitin 1990?

Nė kėto vite kam qenė nė korrent tė ē’do eventi muzikor, isha i lidhur shumė me Tiranėn, ku kisha miqtė e mi dhe muzikantėt e talentuar Ferdinand Deda, Eno Koēo, etj

Kompozimet e tua a kanė qenė pjesė e Festivaleve nė RTSH?

Unė kam krijuar gjithmonė dhe jam munduar tė jem pjesė e tyre. Por unė nuk i pėrkas shumė zhanrit tė muzikės sė lehtė dhe pse kam dhe krijime tė tilla. P.sh unė kam marrė pjesė nė Festivalin e kėngės sė muzikės sė lehtė nė vitin 1980, me kėngėn “Brezaret” e kėnduar nga njė kėngėtare nga Tropoja. Ishte njė kėngė komunikuese. Mė vonė kam pas edhe disa bashkėpunime me kėtė Festival tė RTSH.

Kė do veēoje tjetėr nė kėto Festivale?

Festivalin e vitit 1992, ku unė kam qenė kantautor me kėngėn “Elegjia ime”. Pra kėtė kėngė e kam kėnduar vetė, pasi doja ta shpalosja edhe kėtė dimension, dimensionin e kėndimit, pasi ishte brenda meje. E veēanta e gjithė karrierės time ėshtė Koncerti i vitit 1989, nė prill, ku pėr herė tė parė u bė premiera e njė Simfonie. Simfonia nr1 me dirigjent Eno Koēo. Ky koncert u realizua nė Tiranė nė TOB, ku kam qenė shumė i emocionuar. Tani kam dhe vepra tė tjera, pasi jam munduar tė lėvroj zhanre dhe gjini tė ndryshme muzikore.

Po ēmimet e fituara?

Kam fituar ēmim tė dytė nė njė konkurs Kombėtar qė zhvillohej pėr festat e ēlirimit tė vendit. Festat e Nėntorit, nė mos gaboj 40-vjetori i ēlirimit tė Atdheut. Por njė nga zhanret e mia tė preferuar ka qenė dhe mbetet muzika pėr shoqėrim nė teatėr. Nė Elbasan kam bashkėpunuar me regjisorin Spiro Duni, ku nė vitin 2006 nė njė komedi me karakter surrealist, komedia “Drejt perėndimit” isha fitues bashkė me regjisorin Duni dhe skenografin Fatbardh Marku. Ishte njė ngjarje shumė e bukur, pasi ishte njė Festival prestigjioz ku merrnin pjesė shumė trupa tė huaja. Ne morėm ēmimin e parė si spektakli mė i bukur.

Po nė Ansambėl ēfarė pozicioni kishit nė atė sistem?

Nė atė sistem unė kam qenė udhėheqės artistik i Ansamblit tė Elbasanit “Isuf Myzyri”, nė shumė shfaqje tė dhėna. Aty lėvrohej tradita ė kėngės qytetare elbasanase. Kėngėtari i parė qė punoi me mua ishte Albert Tafani. Ai ishte kėngėtari kryesor ku ne mblidheshim pėr tė grumbulluar dhe nxjerrė nė pah vlerat e traditės sė kėngės popullore elbasanase. Mė vonė rreth tij erdhėn vėllezėrit Zena, Mustafa Mehja, Suzana Qatipi, dhe shumė kėngėtarė tė tjerė. Ajo punė qė bėmė atėherė vlejti pėr shumė vite, pasi ne ndėrtuam njė formacion orkestral bazė i cili hulumtonte dhe mblidhte vlerat e muzikės qytetare tė Elbasanit, ku me kohėn dolėn dhe shumė kėngėtarė tė tjerė qė ecėn nė kėto gjurmė.

Nė regjimin monist kush nga udhėheqėsit e kohės vinte dhe ndiqte shfaqjet apo i pėrkrahte mė shumė shfaqjet artistike?

Ai qė na ka pėrkrahur mė shumė ka qenė Jashar Mezelxhiu dhe Pirro Kondi. Por edhe Fatmir Selita, Sekretar i Komitetit tė Partisė ishte pranė nesh. Ata na ndihmonin dhe na pėrkrahnin pa masė. Selita ishte dhe pėrgjigjej enkas pėr kulturėn.

Jepnit koncerte tė mėdha nė atė sistem ku vinin dhe udhėheqės?

Atėherė jeta artistike ishte shumė e madhe, shumė. Kemi dhėnė koncerte pa fund. Mbaj mend qė me rastin kur u inaugurua uzina e Kobaltit, nė vitin 1978 erdhi vetė Enver Hoxha. Ne dhamė njė koncert tė madh. Njė koncert shumė kualitativ, ku nė qendėr ishte njė Orkestėr Simfonike. Ne pėrfaqėsuam para tė gjithė anėtarėve tė Byrosė Politike kulturėn e qytetit tonė. Tė gjithė na duartrokitėn. Enveri na falėnderoi. Sot tė tillė nuk ka. Ne sot nuk kemi njė strategji artistike dhe jeta artistike ėshtė e vakėt.

Pse vjen kjo mefshtėsi?

Pėr shumė arsye, por e para se jetėn artistike nė qytetet e mėdha duhet ta ketė nė dorė Ministria e Kulturės dhe jo Bashkia. Pak janė qytete e mėdha me traditė nė kėtė fushė. Tirana, Durrėsi, Shkodra, Vlora, Korēa, Gjirokastra, Elbasani. Kėto qytete duhet tė kenė orkestra, duhet tė kenė Festivale me staf, sepse po shkatėrrohet tradita, po shkatėrrohet arti. Janė me qindra studentė qė mbarojnė Universitetin e Arteve qė nuk kanė asnjė perspektivė. S’ka mė aktivitete. Strategjinė e kulturės nė Shqipėri duhet ta bėjė vetėm Ministria e Kulturės. Veprimtaria kulturore nuk duhet tė varet nga Bashkia, ndryshe do humbim kulturėn e trashėguar nė shekuj.

Telegraf