Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Si kryhet njohja e shenjtorëve në Kishën Orthodhokse?

    Shenjtorët nderoheshin nga të krishterët në Kishën e hershme. Ajo nuk kishte përcaktuar ndonjë rregull të shkruar për njohjen e shenjtorëve por ndërgjegjia e të krishterëve i nderonte dhe i tregonte të tillë. Fillimisht, njohja kishte karakter lokal. Më pas emrat e shenjtorëve i regjistruan në martirologë, agjiologë, sinaksarë, mujorë ose diptikë. Me kalimin e kohës njohja e shenjtorit merrte karakter të përgjithshëm, kur ndërgjegjia e përbashkët e plotësisë së Kishës vlerësonte që emri i shenjtit të shkruhej në diptikë. Më vonë, njohja e shenjtorëve kryhej me akte zyrtare të Kishës nga sinodet, në mënyrë që të përgjithësohej nderimi I tyre. Kisha asnjëherë nuk është nxituar që të shpallë zyrtarisht shënjtërinë e dikujt dhe kjo duket më së miri kur ajo nuk ka bërë asnjë gabim në këtë cështje. Kisha nuk shpalli kurrë asnjë shenjtor pa qënë shenjtor dhe kjo për dy arsye: 1) se Kisha e cila drejtohet nga Shpirti I Shenjtë drejt së vërtetës, drejtohet dhe drejt njohjes së shenjtorëve. 2) Se në mënyrë të mrekullueshme, ndërgjegjia e pagabueshme e Kishës, pranon si shenjtorë, shenjtorët e vërtetë, pa gabuar.

    Por cilat janë kriteret e përhershme të njohjes së ndonjërit prej presëtarëve të Kishës si shenjtor?

    1) Morali (të sjellurit) orthodhoks.
    2) Jeta oshënare (jeta shpirtërore).
    3) Shenja të mbinatyrshme dhe shenja mrekullie.

    Pasi kriteret e mësipërme shërbejnë si elementë dhe si prova bindëse duke u alternuar me ndërgjegjen e Kishës, krijojnë kushtet dhe momentin e njohjes së shënjtërisë së pjesëtarit të kishës. Procedura e njohjes së një shenjtori, nuk e bën atë shenjtor, por vetëm sa njeh shenjtërinë e tij që iu dha nga Perëndia që në jetën tokësore.

    Shkroi: Thoma Shkira
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 14-01-2015 më 23:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •