Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Shohin ditën e botimit kujtimet e Hajredin Bej Cakranit, firmëtar i pavarësisë

    Auron Tare: Dalin kujtimet e Hajredin bej Cakranit

    Nga: FATMIRA NIKOLLI*

    TIRANE - Është një shkrim i rregullt, me shkronja hollake, i hedhur në fletë të tilla, që sot mund të konsiderohen si A4. Aty, parakalojnë nxitimthi e përmes ngjarjeve kryesore të shënuara, vitet nga 1900-a deri më 1930-ën.
    Radhë pas radhe, vijnë ngjarjet kryesore të Shqipërisë, në fillim si tokë nën ndikimin e Portës së Lartë, e mandej, si tokë e ‘lirë dhe e pamvarme’, deri kur Zogu qe shpallur mbret dhe kishte filluar të binte nën ndikimin italian. Dy vite pas mbretërimit të Ahmet bej Zogollit, diku në vitet 1930, Hajredin bej Cakrani, firmëtar i Pavarësisë, vendosi të hidhte në letër Kujtimet e tij, pjesë të të cilave boton sot “GSH”. Është me rëndësi të thuhet se ato kanë qenë më shumë shënime për pasardhësit e tij, për t’i njohur ata me kontributin e familjes Cakrani, sesa shënime për botim.
    Megjithatë, sot, 84 vite nga koha kur u shkruan, ato pritet të botohen. Mbasi u ruajtën nga familja në komunizëm të groposura në një kuti metalike, të redaktuara nga studiuesi vlonjat Kastriot Bimo dhe nën kujdesin e Auron Tares, ato janë bërë gati për të qenë pjesë e një libri që do hedhë dritë mbi Hajredin bej Cakranin, një personazh deri më sot jo shumë i njohur për shqiptarët. Ndonëse firma e tij është një prej atyre që gjenden në Deklaratën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kontributi i tij në jetën publike është gati i panjohur.
    Auron Tare (studiues e aktualisht drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit) shpjegon edhe arsyet se përse është angazhuar personalisht për daljen në dritë të këtyre shënimeve historike.

    Z.Tare, si ju ranë në dorë Kujtimet e firmëtarit të Pavarësisë, Hajredin bej Cakrani, dhe si janë ruajtur deri më tani?

    Dorëshkrimet e Hajredin bej Cakranit kanë qenë në pronësi të familjes Cakrani për shumë vite me radhë. Duke qenë se kjo familje ka pasur probleme të shumta në kohën e komunizmit, dokumentet në fjalë kanë qenë të groposura në një kuti metalike. Vetëm diku nga mesi i viteve ‘90 kjo kuti metalike u hap dhe ndër dokumente të tjera dolën edhe kujtimet e Hajredin bej Cakranit.

    Pse nuk janë botuar ende?

    Për arsye të panjohura prej meje, nuk e di se përse këto shënime nuk u bënë publike më herët, por di që familja i kërkoi Ministrisë së Kulturës t’i botonte ato me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Këto kujtime me shumë vlerë për historinë tonë nuk u botuan nga Ministria jonë e Kulturës dhe, me siguri, fondi modest që duhej për këtë botim ka përfunduar te buxheti i tortës së famshme. Nuk di se si ta shpreh habinë time për një indiferencë të tillë, por në një shtet normal, kujtimet e një firmëtari të Pavarësisë do të ishin nga gjërat më të rëndësishme të një shteti. Ky veprim, si shumë të tjera në këtë fushë, është një nga dëshmitë e forta se përse kombi ynë ka një memorie shumë të shkurtër kur bëhet fjalë për historinë e tij.

    Çfarë të rejash sjellin këto kujtime për historinë shqiptare?

    Hajredin bej Cakrani ka qenë një personazh me mjaft ndikim në kohën e tij. Pinjoll i një familjeje të aristokracisë së vjetër shqiptare ku pronat dhe influenca shtrihej në të gjithë zonën e Myzeqesë, ai ishte një dëshmitar i rëndësishëm i disa prej momenteve historike të Shqipërisë dhe personazheve shqiptare. Falë shënimeve të tij kemi një ide më të qartë të itinerarit që Ismail bej Vlora dhe grupi i tij përshkuan për të ardhur nga Durrësi në Vlorë, për shembull. Falë përshkrimeve të tij me një gjuhë plot kolor dhe tipike të zonës ku Labëria dhe Mallakastra takohen, mësojmë jo vetëm për ditët kur gatuhej Pavarësia e Shqipërisë, por edhe për ngjarje të tjera, si Lufta e Vlorës apo ngjitja e Zogut në fronin mbretëror.

    A ka pasur ai mëdyshje për çështjen e Pavarësisë, për shkak të pozitës që gëzonte nën Perandorinë Osmane?

    Hajredin beu ishte një ushtarak i shkolluar në Stamboll i cili, pasi ishte kthyer në vendlindje, ishte gjendur përpara një dileme të madhe: t’i shërbente shtetit me të cilin familja e tij prej shekujsh kishte bashkëjetuar, shtetit i cili e kishte shkolluar, apo lëvizjes së Pavarësisë prej këtij shteti. Me detaje mjaft interesante Hajredin beu tregon mbi përpjekjet që jo vetëm ai, por edhe klasa aristokrate së cilës i përkiste, u përball me idenë e mëvetësisë nga Perandoria otomane.

    Çfarë mund të thuhet për kontributin e tij në histori?

    Kujtimet e Hajredin bej Cakranit janë një thesar i vyer për të parë nga thellësia e 100 vjetëve vështirësitë e mëdha që paria shqiptare kishte përballë, jo vetëm për Pavarësinë e vendit, por për administrimin e krahinave feudale, të cilat për shekuj me radhë kishin parë vetëm nga Stambolli. Hajredin beu dhe i vëllai, i famshmi Bektash bej Cakrani, ishin jo vetëm pjesëmarrës të rëndësishëm në Kongresin e Manastirit, por ishin nga bejlerët e parë që hapën shkollën shqipe në Cakran të Mallakastrës, duke marrë përsipër të gjitha: si shpenzimet, edhe rreziqet ndaj Qeverisë Xhonturke të Stambollit. Hajredin beu ishte një dëshmitar i rëndësishëm i kohës kur jetoi. Jeta e tij në një kohë mjaft të trazuar, bëri që ai dhe familja e tij të luanin rolin e tyre në disa nga ngjarjet e rëndësishme. Sigurisht, ngjarjet e mëdha historike i ka parë nga këndvështrimi i vet dhe i ka gjykuar po nga ai këndvështrim. Por si të tilla ato sjellin dëshmi të panjohura më parë, të jetuara prej tij dhe me gjuhën e pasur plot me koloritin e Jugut janë pjesë e rëndësishme e historisë sonë.

    Kur dhe pse i ka shkruar ai këto kujtime?

    Kujtimet e hedhura në letër diku nga vitet ‘30 kanë qenë më shumë shënime për pasardhësit e tij, për t’i njohur ata me kontributin e familjes Cakrani, dhe jo për botim. Kjo është ndoshta një arsye edhe më e fortë për t’i vlerësuar ato seriozisht, si dëshmi autentike të një burri që jetoi dhe luftoi me armë në dorë për vendin e tij, që hapi shkolla për vendin e tij, por që fatkeqësisht ky vend këto përpjekje ia ka harruar. Duke shpresuar se këto Kujtime do ta risjellin figurën e Hajredin Cakranit në vëmendjen e publikut shumë shpejt, me daljen në botim të librit të tij.

    Kur pritet të dalë ky libër në botim?

    Libri del shumë shpejt për lexuesit. Materiali është redaktuar me kujdes nga studiuesi vlonjat Kastriot Bimo.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 14-01-2015 më 15:46

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shohin ditën e botimit kujtimet e Hajredin Bej Cakranit, firmëtar i pavarësisë

    Nën kujdesin e Auron Tares botohen kujtimet e firmëtarit të Pavarësisë

    Emri:  Hajredin-Cakrani.jpg

Shikime: 813

Madhësia:  13.5 KB

    “Zogu shfrytëzoi frikën nga bolshevizmi për të rrëzuar Nolin”

    Hajredin Cakrani: Peshkopi i dha shkak Ahmet Beut, kish prurë më Tiranë një tufë me rusë

    Kujtimet e Cakranit përfshijnë harkun kohor 1900-1932

    “Qeveritarët e Nolit ndanë mes tyre arkën e shtetit”

    Asnjë rezistencë për të mbrojtur “guvernën e revolucionit”


    Një tjetër burim parësor historik na vjen këto ditë në duar. Bëhet fjalë për kujtimet e firmëtarit të Pavarësisë, Hajredin bej Cakrani, të cilat botohen për herë të parë, nën kujdesin e Auron Tares. Sipas këtij të fundit, kujtimet përfshijnë një hark kohor që nga viti 1900 deri në 1932. Është pikërisht një nga periudhat më të trazuara dhe më të errëta të historisë së Shqipërisë. “Si një dëshmitar okular, Hajredin Cakrani na sjell në vëmendje ngjarje mjaft të rëndësishme të fillimshekullit XX, siç janë Shpallja e Pavarësisë, Lufta e Vlorës, Revolucioni i Qershorit, Qeveria e Nolit, përmbysja e saj nga Ahmet Zogu me ndihmën e serbëve etj. Rrëfimi është i jashtëzakonshëm dhe përfshin detaje, të cilat nuk i kemi ditur deri më sot”, thotë Tare. Këto kujtime, të cilat Cakrani i ka hedhur në letër në vitet ’30, janë vënë në dispozicion nga trashëgimtarët e tij dhe pritet që të dalë në qarkullim në fund të këtij muaji. Ato janë zbuluar vetëm pak vite më parë, të groposura, për t’i shpëtuar shkatërrimit, pasi familja Cakrani ka qenë nën shënjestrën e sistemit diktatorial. Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, trashëgimtarët e Cakranit ia kanë vënë në dispozicion Ministrisë së Kulturës për botim këto materiale, por duket se ndeshën në indiferencë. Sipas Tares, Cakrani ka qenë një nga njerëzit më të rëndësishëm të kohës, pinjoll i një familjeje të madhe, me shumë ndikim në zonën e Myzeqesë, i shkolluar në Stamboll, një intelektual mendjehapur, çka e tregon qartë edhe në faqet e kujtimeve që kemi shkëputur për sot. Përveç arsyeve se pse u rrëzua qeveria e Nolit, ku e gjeti mbështetjen Ahmet Zogu dhe si u boshatis për turp arka e shtetit, Cakrani jep edhe këndvështrimin e tij mbi rolin që gruaja duhet të ketë në shoqëri dhe domosdoshmërinë e edukimit të saj. Në kujtimet që do të botohen së shpejti është ruajtur drejtshkrimi origjinal. Për të lehtësuar leximin, kemi bërë disa ndërhyrje të vogla, pa cenuar tekstin origjinal.

    Emri:  Faksimile-e-Deklaratës-së-Pavarësisë-mes-të-cilës-shquhet-firma-e-Hajredin-Cakranit.jpg

Shikime: 659

Madhësia:  74.5 KB
    Faksimile e Deklaratës së Pavarësisë, mes të cilës shquhet firma e Hajredin Cakranit


    Nga libri

    Ahmet Zogu në Beograd. Qeveria e peshkopit, ja dha shkakun, që ta përmbysë atë. Rreziku nga veriu.

    Pa hyrë vjeshta e tretë a nëndorë, dhanë lejen fët e fët dhe e ngrenë një shkollë tregëtare, e quajën, e para, që të drejtën, leu më një kohë rrëmujë, po që dëfteu se po e vunë mëndjen më punë, këtej fillon dynjaja dhe domosdo për djem, po n’a habit, se s’mbeti njeri pa prurë çilimiqtë, shenjë e mbarë, që dëften, se ky milet (këtu; populli) duan të nxënë e të bënen, një farë gjëri, se mbenë me dhën. Më kuvënt t’onë, me që plasi llafi dhe u përngrehën nga të tërë kazatë, domosdo, e para që do urojë, ishte guverna dhe qysh e do zakonë peshkopi Noli kish ardhur më Vlorë e me vete kishte Barjam Currë, si burrë i shkuar, e që i dëgjonej llafi më tërë verinë, po më shumë për atë se qysh do e bëjnë dhe andej, se ata u shuan fare, me hasmëritë dhe nuk pyesën qeveri a ligje, po janë mbretëri më vete, me ata kanunë të tyre. Ata nuk u ngjinë dot lartë, te nè, dhe iknë më Tiranë, se u prunë haber, që Amet Beu, po bënej hazër e kishte mbëledhur ushtëri nga sërbtë, se do hyjë më Tiranë, si j’u funë këta, po ndryshe nga këta, ai po e bënte si i ungji, që mezi shtypi Haxhifejzët, me ushtëri të të huaji, po kush j’a dha këtë occasion en or (rast të artë-frëngj) atij?! Këtë j’a dha vetë peshkopi Noli, se Amet Beu (Zogu), po të qè bërë hazër tjatrin vit, po, dhe se rustë me sërbtë janë si një gjak, unë i kam parë vetë më Shën Stefan, s’flit për vete, po sërbtë janë më hall, po ajo që ngjau më Rusi e si mbëluath tërë ato vënde e milet, që fituan me Tyrqinë, sërbtë i muarr frika nga bolshevizmë, që kanë atje e që si chaque révolution (çdo revolucion), që nga frëngjtë e gjer te ky, i vrau dhe ata që e bënë. Peshkopi kish prurë më Tiranë një tufë me rusë, që nashti u thoshën sovjetë e duke qenë më krah të Yljanofë, që përmbysi carë, i quaj të kuq, se kështu i kishën dhe bojën,(këtu; pamjen, të vegjëlisë), dhe këta të carit që humbnë, të bardhë, si sihte bërë me frëngjtë, sa kishën vrarë pa teklif (druajtje) njëri-jatrin. Amet Beu (Zogu) i ujdisi gjërat dhe me që rustë e bardhë, kishën marrë dynjanë nashti dhe si pa punë, ua gjeti atë sagllam, luftën, dhe i bëri hazër për në Tiranë, duke u thënë, mbase për herë të parë me hak, se atje do të gjejnë më ata sovjetë e se si do ujdisën Shqipërinë, si bënë Rusinë, që andej, do hapenë dynjasë, për të bërë këtë punë. Kështu flitej, se këtë radhë Amet Beu, nuk do i falë gjërat e po e mbëlith ushtëri me të tijtë, sërbë brënda e këta që thamë, gjë që dëftente, se nga që shqipëtarët, për atë të nëmur pushtet, janë njëri më i lik se tjatri, dhe t’a arrijnë atë, bëjën ç’mos, pa vënë rè, se ç’metodë do vënë më punë, dhe gjërat që pi vijën më prapa, neve do bijëm nga shiu më breshër. Tok me tim vëlla Bektashin, na foli Sali Hallkua e na dëftoi tërë mburrje, një kartë që qeveria, e Noli vetë e kish dërguar për të pështetur Labërinë ku e mburrë e thosh nëpër të se, -kur vatani vuan, është Labëria që j’a heqë dertet (mundimet), nga një anë më erdhi mirë që e kish dëgjuar, se po merreshim vesh, me atë milet (këtu; populli), e kishëm vajtur te ai, jo të flisëm a ta qesëndisëm atë për të, sahat e minutë nga zyra, pa im vëlla, nuk j’a prishi harenë e i tha, -shkronjëtor ai, s’ke ç’i bën. Të tërë aty të parisë ishën të krahut demokrat, -se këtu janë fanolist, të tërë, na thosh ai, jo po fanolist, jo po zogollist, pa mileti varfër njihte këta e jo krahët e tyre, po neve, nga që jemi vetëm me vatanë, ndaj merremi vesh kollaj me këta, pa dhe me të tjerë, pa këtu, si e kishëm bërë në jetë, u thanë të tëra dhe u falnë nja katërqin e kusurë hasmërira dhe kishëm ardhur më një point subtil (pikë delikate), po aty ku s’e prisëm ngjau çudia. Po llafoseshim anës-anës, për të veshurit e grave, që është si qindra vjetë, pa dhe që nuk pyeten nga burrat, se kur duan të martonen, pyesën, ç’soj është këjo, që të vejë më sojë e djemtë të dalën të zotë e trima, e çupat, të ishën njëlloj si të vëllezër, e që të bëneshin ashtu qysh dojën, pa duhet të venë dhe më shkollë e të bënen tamëm njers. Tjatër gjë që ishte ters për të fjalosur, po shumë e hapur, mbaso dhe nga hataja që i zu e halli, se s’kishën ku e çojën, po ama më shumë afëronet me communautés de primitive (komunitetet primitivë-frëngj), ishte, se kur vëllai i math vdiste, nusja nuk duhej të dil më nga ajo derë, ndaj e mirr vëllai më i vogël për grua. U habimë, se qysh i prinë të tëra, ashtu sikur kishën pritur neve, ditë e vjet, bindur se duhet t’i lëmë këto adetet e tabijatet (këtu; zakonet, sjelljet) e vjetëra, po duam të shomë, më ata që kanë bërë përpara, se époques de la civilisation (epokat e qytetërimit), nuk vinë dot vetë, e s’munt të vejëm, llafi bie, më shkolla, që të marrëm vesh nga të tëra, kështu si ç’ishëm. Mëma e fëmijëve, duhet të dijë, që nga t’i tregojë një përrallë çilimiut, kur e vë më gjumë e deri sa të rritet ai, jo vetëm të kujdesonetë, po t’a bëjë të zotë, kur ai të dalë zjarr më vete e t’a ndezë, jo zjarrshuar, e për këtë, jo të rrihet me hu, po të ketë vënd’të sajë edhe më llaf, për fëmijët, se u ka bërë kokën, dhe është llafi i parë që mëson ai. Ato ditë ishëm aq të zënur me punë, duke i fjalosur të gjitha këto, dhe ky milet kaq hazër, më dëftoi se këjo ishte puna më me mëntë e që kishte duk, pa futur më hesap, ditën e flamurit, për këtë milet, sa të bindur, aq dhe trim, e që më erdhi keq vërtet nga haberet e liga që vijën, se nga veriu po bënet hazër të vijë Amet Beu me sërbtë dhe me këtë sebep, filluan të mbëledhën njers që të mbrojën qeverinë, e që këtu i kishe më hazër se më tjatër vëndë. Këtu pashë që jo me llafe, i bënej nder kombit tënd, dhe që ahere më Laberi e Mallakastër e vërdallë nuk pati më hasmëri e gjaqe, gjë që dhe sot, me këtë hundë që ka shqipëtari, e s’lëshonë udhë, më duket propre miracle (vetë mrekullia-frëngj) Me këtë bujari, ky milet nuk n’a priti se ishëm burra të mirë, po se e pa që ajo që i kish zënë për këmbe, ish një nëmë (mallkim), që nuk shuhej me breza, e këjo që ndjenë, j’u dukë beharë dhe ish bërë ne jetë të bënesh dhe një tjatrë kuvënt, më veri, a Mirditë, se atje ishën kuje fare, po punët që po vijën, nga ata që nuk e panë asnjë herë hallin e tij, dëftenin tamëm dimër.
    Ikja me turp, pa bërë qëndresë e qeverisë. Në Vlorë u nda thesari i shtetit, qindra mijë franga ari, mes ministrave.

    Emri:  anetaret-e-qeverise-shqiptare-ne-vitin-1922-mes-Tyre-fan-noli-dhe-ahmet-zogu.jpg

Shikime: 727

Madhësia:  48.6 KB
    Anetaret e Qeverise Shqiptare ne vitin 1922, mes tyre Fan Noli dhe Ahmet Zogu

    Nga fillimi dhjetorit, si mbaruam punë dhe ndanë punën me komisjone për ç’do kaza që do bëjën të njëjtë gjë dhe andej, si pari, me nja njëzet e kusur vetë, me Kamber Benë (Belishova), Nuredin Alinë, Rushit Aganë (Gorishova) të tërë, e domosdo dhe nè, po punetë u bënë keq e më keq. Nga mesi dhjetoritë gazetatë flisën se sërbtë nuk e pështesën Amet Benë e jo ta mdihën për të hyrë më Shqipëri, pa dhe kurë i pyet përfaqësonjësi i inglezeve, e shtynë më tej, se neve i kemi urdhëruar fuqitë që ruajën kufinë, të mos dalë këmbë njeriu nga nè, pa këta e kanë mes tyre. Këjo gjë dëftonte se sa hollë e kish tjerrë Amet Beu, që si ai llafi, të bënem dhe një herë nuse, pa di unë si nusëroj, këtë radhë nuk do lij këmbë njeriu që i kishën dalë para, pa ata që e përzunë, nuk e dijën as vetë, pa atças mu kujtua ajo që më tha më Tiranë, që po haej me Eles Isufë, nuk ka më prapa. Do thoshën që ka ngritur Matë më këmbë e do t’i bjerë guvernës revolucionare, se nuk është e ligjëshme e nuk e njohën mbretëritë dhe këjo dëften që po bekej një punë të drejtë, pa se në Shqipëri, kështu e ndezen më ç’do senè, shqipëtar, se nuk i kihet, e duanë me luftë atë të nëmur pushtet. Po këta ku janë që i dolën krahë uratës dhe nashti s’bëjën një orë luftë, të mbrojën atë guvernë revolucionare, të paktën, se e fëlliqën dhe nderë të ëmërit e më ata batalione që bëj pusi, e vrit njerst që s’i dojënë, pa kur të hidh hekurat, të shetisën pazaritë, me njëzet sejmenë. Këta do bëjën me se s’bën reformë, dhe nga njëra anë përngrehën dhe tallën milenë (këtu; popullin) e shkretë, e nga ana tjatër, duke i tallur dhe këta të tjerë, që do e ç’kulëm më rrënjë feudalizmën, (këtu; bejlerët), i bëri hasëm të tërë, së dhe im vëlla Bektashi, që e kish pasur mik, u vreros, me këtë metodë, që dukej e kish marrë nga rustë a sovjetët. Ata të tërë, si e nisën e bitisën më Vlorë e mbajtën frymën, kur Amet Beu (Zogu), ish futur më veri dhe mileti, s’e vrau mëndjen fare, se si i la, ashtu i gjeti, ky që po vinte, në mos më keq se e ndritën këta, me gjeneralë e kolonelë më karrikë të ministrive e nashti, si e kanë bërë ne jetë, do ikën tok a do ndahen, atje ku e nisnë. Bektashi tha se do vente më Vlorë, mos i piqte, e t’u thoshte faleminderit, po këtë herë, as i thashë gjë, se plasa me të, që ata nashti që po ikënin, vrasën njëri-jatrin, jo të tjerë, se do u vijë keq, pa dhe do t’u kërkojë hesap njeri, po ai erdhi pa gojë, si do që nuk i kish pjekur dot këta të mëdhenjtë, dhe se kishën bërë një mbledhje aty dhe që çuditi vetëm tim vëlla, ngaqë ai aty e ka hallë, pa unë i dija që këshu do ngjiste dhe kështu e kishja kokën të ftohtë. Kish pjekur Qazim Ahanë e Sei Qemalë e ata e kishën fjalosur se kishën ndarë paratë e shtetit a të guvernës, që nga kolonelët Tatëzatë e me radhë, nga njëzët mijë franga ar dhe kurë mori vetëm maqina e kryeministrit nja tre a katërqint franga ar, po ajo mizëri njers, që u ishën qepurëprapa, pa si të dhëmbshur që qenë, u kishën dhënë dhe financave të tjera, me Tiranë, me Durrës, Shkodër, Dibrë, Elbasan, Përmet, Kavajë, e nuk kanë të numëruar. -Pse ti mejtoje se do t’ja lijën Amet Beut (Zogu) gjithë atë farë paraje, qindra mijë franga ar, se ai është burrë më i mirë se këta, kurë ta kam thënë unë, më ke qesëndisur, po im vëlla, akoma nuk e kish marrë veten. -Kush e kish firmosur kartën, e pyeta po ai s’e kish marrë veten akoma dhe tha, ministri, dè, zoti Luigj atças dhe për ekzekutimin, vunë zëvëndësin Stavro Vinjanë, pa u kërkuar çertifikatë e asgjë, nëpunësve, – hajt se u vajti këjo dita që leu Krishti me fat e para, i thashë me të qeshur. Dhe vërtet, u pa, këta që mirreshin me ushtërinë, duket, nuk ishën aty të tërë, ndaj kur muarrëm vesh më vonë, Kasëm Qafëzezi, ishte rrahur, bërë dhunë e lënë nam, me Luigj Gurakuqnë, them unë, për para, se vatanë e lanë prapa, me gjithë halle. Amet Beu (Zogu), u fut me mijëra njers, po Ceno Bej Kryeziu, j’a kishte bërë hazër udhën, se me sërbtë ishte marrë vesh më parë nga i kunati, me që ky ishte më të shumën e kohes, më qeveri e për verinë e sinuartë andej kujdesonej ai, si e di vetë. Amet Beu (Zogu), me që nga krahu i Dibrës, Eles Isufi, e priti me luftë, nuk fali më, dhe këtë radhë e vrau me gjithë të nipin e Barjam Currë, që këtë radhë nuk i mbetën aq shumë njers, si të mbëlidhen kur je mirë, u hoq mënjanë me ato male andej e ai pa u përpjekur me ndonjë fuqi luftarake, se ata që lëftojën kishën ikur. Më Tiranë u përpoqnë ca copa ushtërie që mbenë, po Amet Beu (Zogu) u fut aty dhe si iu qasnë të tërë ata që s’kishën ikur, e ai që kish me vete tet a nëndë mijë dyfeqe hazër, e quajti këtë hyrje të tij, si të drejtë, se guverna revolucionare, kishte ardhur me pahir dhe me ushtëri, ndaj ky është shteti i vërtetë, ai që është i ligjshëm e që e do mileti i gjithë, dhe e quajti më atë kohë, triomphe de la légalité (triumf i të ligjshmes-frëngj). Këtë herë Amet Beu (Zogu), s’kish ndërment të lëshonte pè, dhe si do që u duk paqëtor, e s’i luajti hë për hë nga administrata njerst që kishën qënë dhe me peshkopin Noli, ai ndaj atyre që i shih si rrezik, beri si me Eles Isufë, e nuk fali njeri, që dëftente se rreziku që iku me uratën, kishte qënë lodër çiliminjsh, me këtë fortunë që po vinte.

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shohin ditën e botimit kujtimet e Hajredin Bej Cakranit, firmëtar i pavarësisë

    CAKRANI: DEBATET PËR KRIJIMIN E QEVERISË SË LUSHNJËS

    Nga Hajredin bej Cakrani*

    Përvijohet Kabineti i ri. Çfarë regjimi do të zgjedhim?! E gjetet kohën të bëni prova me njerëz të rinj në qeveri.
    Bektashi mbeti më Lushnje fare, se ata pak të deleguar që kishën ardhur, bëjn hesap secili mëndje më vete, të viretë ai apo ky, se ka qënë më këtë e atë qeveri, e me aq e kaq luftëra, shqiptarçe demek dhe më nja tri katër herë, që e kam pjekurë (takuar), po haej me llafe (debatonte) me Aqif Pashnë (Elbasani) e Abdi Benë (Toptani) e të tjerë, që të mos virej në krye asnjë që e kish “ndritur”, nëpër guvernat më përpara, se ata të gjithë ishën mbi gjëmba, pse të mos jetë një i anës t’onë, që ësht’ aq e kaq i zoti, ai ka qënë në aq e kaq qeveri, ndaj të lloisemi dhe të zgjedhëm, një njeri të zot e jo të pazareve. Aqif Pasha (Elbasani) pa nga unë dhe unë i thash pa të keq, se nga këta njerëz nukë kanë mbeturë më. -Hajredin Bej, po vete gjashtëdhjetë vjeç dhe zili t’a kam mëndjen që kè, ndaj e qave punënë me ata të Durrësit. – Unë nukë isha më qeveri Bektash Bej, pa do kishja ikur ditën e dytë, jo ditënë se u gabuaç, natënë. Ika dhe i lashë, duke mbushurë shqiptartë mëndjen njëri –jatrit, ku më darke sa shkeli më derë, mir’ të më hajë të gjallë, duke më thënë se, kishte shumë pak njers me vete e mezi kishën parë tërë ata vetë (këtu; ishte e vështirë kë të caktonin), kush ishte më i zotë në atdhetarë, po dhe burrë të shtruar e të zot,, të mirrej vesh me të tërë, se këta zotësi e dinë të hakërronesh e ulërish. Nashti puna ishte e koklaviturë, se kohë më të ligë s’bënej dot dhe duhet të ishte, dhe dhipllomat dhe i gojës, me zëmër e të gjitha, për këtë po u mbushte mëndjen atyrej. Të gjithë ishën bërë sa një grusht me këto që po ngjasën, dhe nukë bënë dëngëla (këtu; nuk kundërshtuan) dhe kishën pranuar të shumit, të ish një njeri i zot e të mos ish përzierë, jo më guvernë të Vlorës, jo të Durrësit e jo të Roshbullit, e për këtë kishën thirrur të vëllanë e Namik Bej Delvinës, Sulejmanë (Delvina), që kish qënur më Stamboll, bërë shkollëra, e ku nukë kish qënur, më administratë të tyrej, që nga Veziri i Math që i bën dekretet e gjer më ministri, (këtu; M. P. Brëndëshmë) i math (drejtor) e drejton gjithë vilajetet. Pa kish qënur dhë Professeur de lycée (profesor liceu- frëngj) në Gallatë e ku nukë kish qënur, po shqipëtartë ziren pas një gjëje, (këtu; kërkojnë shkak), vetëm sa të prishën punë, po ku ka qënur më këto kohë, që nè behim shtet, të mirë të lig, po dhe për këtë ama, në funt të vitit ai kish qënur më Paris, si délégation de Istanbul (delegacion i Stambollit), për të drejtat e Shqipërisë, që domosdo nga që u shkelnë, n’a prunë me ethe më këtë ditë. Mbaso këta nashti nukë do thonë dot se s’ka më kohë, po e ka bërë këtë e atë, (këtu; bëmat, hero-izmat), si këta të tjerët, po dhe me rrezik është, se këta të rinj që duajm të vendosëm, e që duhenë aqë shumë sot, se mbemë; ai do dëgjuarë se është plak, pa vini dhë këtë se i dëgjonet llafi, iknë këto, po dhe nukë i njohën mirë tabijatet (këtu; zakonet apo “veset”) e këtyre, po këtë herë është aq i math halli, sa ai që do ndihet, të shalojë kalin dhe nga ka ardhur.
    Po dhe këtu nëpër baltëra nuk është prishurë nga mënt (këtu; me kuptimin u “çmend”) njeri ,të rrijë qeveria që do bëjmë, se s’po gjejmë një konak për të qënë e s’ka, po rroftë Kaso Beu (Fuga, i zoti i shtëpisë së Kongresit), që tha -ua ujdis unë dhe e keni hazër sa të doni- kështu që jemi lloisurë për tutje më Tiranë (vendosja e qeverisë e kryeqytetit të ri), se më Durrës nukë mundemi, nga që janë ata të Esat Pashës, pa në Tiranë i vari të tërë vetë, dhe është rehat nashti që nukë është dhe ai (Esat pasha).
    Do e themi një herë saktë se mbemë, jo po jemi mbretëri, jo po jemi princëri, jo po shtet jo po vilajet dhe e premë këtë radhë, pa mua nukë m’a kish shumë qejfi, se do haen si shqipëtarë që janë, po nukë munt të bënej ndryshe e mbemë për mbretëri, (formohet lloji i regjimit) po në vënt të mbretit të jenë représentants religieux (përfaqësuesit fetarë), me muhamedanë e me bektashinj, Abdi Benë (Toptani) e Aqif Pashnë (Elbasani), me orthodhoksë doktor Turtullë e me katolikë imzot Bumçin.
    – Ore s’paskeni lënë më nga ata të Durrësit pa marrë, po me imzot Luigj Bum-çin nukë llafoseshe dot për Italinë, kur ishëm atje.
    – Ore ai është më l’homme justifié (këtu; i justifikuar), si katolik që është, po ti kishe Myfyt Benë (Libohova), që të hidhej për gryke, sikur po i shaje t’anë. Kështu do bëjmë ç’mos të ngatërrojmë (këtu; ti përziejmë) dhe gegë e toskë, të krishterë e myslymanë nëpër ministri, se aqë duan njerst, pa u llafosa me Aqif Pashnë (Elbasani), që pa asnjë llaf, do jetë në krye të kongresit e me të tjerë (këtu; regjenca) dhe këtë herë për të ruajtur vëndë si ministër të mbrendshëmë, atë djalnë e gjallë majtanë, Amet Benë (Zogu), pa le të më vihet kondra njeri, e të thotë se ësht’ çilimi nga ata më këtë kohë të ligë.
    Më të jashtëme nukë e luajmë dot Mehmet Benë (Konica), se mezi u’a muarmë, po dhe e njohën ata në conférence de paix, (Konferencë të Paqes), mos të çojmë njëzet délégation de représentants (delegacione përfaqësuesish – frëngj) e të n’a tallën përsi (prapë), si n’a e bëri italiani më Paris, pa për drejtësinë do vëmë Iljas Benë nga Vrionasit, si më i ri, pa Azis Pashë e Omer Pashë ishnë bërë theror për vatanë e nukë bënen më. Për punën e financave do kujdesonet vetë kryeministri, po nukë do vëmë më me ç’kemi vuar, njeri këtej (aludon periudhën e vet në Vlorë B.Cakrani), dhe mejtuam për katoliknë zotin Ndoc Çoba, familje tregëtarësh e që ka mbaruar në Venedik, i zoti s’ke ç’thua, se për këtë hyqymeti e kish çuar drejtor të të gjithë doganave. Unë u bëra hazër ti prisja llafnë, po Bektash Beu m’a kish kënduar mëndjen dhe tha, -e di që do thuash, dhe këtë e kishja më Durrës, po t’a ç’pjegova qëparë punënë me katolikët, se mos harro, që ky ka qënë më klub të At Fishtës, si nè me plakun. (klubi Labëria). Eshref Be Frashërin që punon këtu më Lushnje e që është tok me nè më komisjonë, i përpjekur kiamet, të marrë botoren (ministria e pu-nëve), pa shkollnë dhe telegrafnë më korçarë, të parnë dihet, zoti Sotir Peci që qè më Manastririn e parë 1908, drejtori i gazetësë ‘Kombi’ më Amerikë e mesonjës i Normales, dhe më me kulturë nukë bënej dot, pa zotin Idhomenë (Kosturi), atdhetar e i vendosurë me të tjerë, kishte bërë për Korçënë atë që s’e bën njeri dhe na bëri nè më Vlorë për ujë të ftohtë (promemorja e korçarëve më 1913).

    * Pjesë nga kujtimet

    Gazeta Shqiptare

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shohin ditën e botimit kujtimet e Hajredin Bej Cakranit, firmëtar i pavarësisë

    Hajredin Cakrani: Qeveria e Nolit mori me vete arkën e shtetit

    Hajredin Cakrani

    “Ata të tërë, si e nisën e bitisën më Vlorë e mbajtën frymën, kur Amet Beu (Zogu) ish futur më veri dhe mileti s’e vrau mëndjen fare, se si i la, ashtu i gjeti, ky që po vinte, në mos më keq se e ndritën këta, me gjeneralë e kolonelë më karrikë të ministrive e nashti, si e kanë bërë në jetë, do ikën tok a do ndahen, atje ku e nisnë. Bektashi tha se do vente më Vlorë, mos i piqte, e t’u thoshte faleminderit, po këtë herë, as i thashë gjë, se plasa me të, që ata nashti që po iknin, vrasën njëri-tjatrin, jo të tjerë, se do u vijë keq, pa dhe do t’u kërkojë hesap njeri. Po ai erdhi pa gojë, si do që nuk i kish pjekur dot këta të mëdhenjtë, dhe se kishën bërë një mbledhje aty dhe që çuditi vetëm tim vëlla, ngaqë ai aty e ka hallë, pa unë i dija që këshu do ngjiste dhe kështu e kishja kokën të ftohtë. Kish pjekur Qazim Ahanë e Sei Qemalë e ata e kishën fjalosur se kishën ndarë paratë e shtetit a të guvernës, që nga kolonelët Tatëzatë e me radhë, nga njëzët mijë franga ar dhe kur mori vetëm maqina e kryeministrit nja tre a katërqint franga ar, po ajo mizëri njers, që u ishën qepurë prapa, pa si të dhëmbshur që qenë, u kishën dhënë dhe financave të tjera, me Tiranë, me Durrës, Shkodër, Dibrë, Elbasan, Përmet, Kavajë, e nuk kanë të numëruar.
    “Pse ti mejtoje se do t’ia lijën Amet Beut (Zogu) gjithë atë farë paraje, qindra mijë franga ar, se ai është burrë më i mirë se këta? Kur ta kam thënë unë, më ke qesëndisur”, po im vëlla, akoma nuk e kish marrë veten
    “Kush e kish firmosur kartën”, e pyeta, po ai s’e kish marrë veten akoma dhe tha, “ministri, dè, zoti Luigj atças dhe për ekzekutimin, vunë zëvëndësin Stavro Vinjanë, pa u kërkuar certifikatë e asgjë, nëpunësve”.
    “Hajt se u vajti këjo dita që leu Krishti me fat e para”, i thashë me të qeshur. Dhe vërtet, u pa, këta që mirreshin me ushtërinë, duket, nuk ishën aty të tërë, ndaj kur muarrëm vesh më vonë, Kasëm Qafëzezi, ishte rrahur, bërë dhunë e lënë nam, me Luigj Gurakuqnë, them unë, për para, se vatanë e lanë prapa, me gjithë halle”.

    (Shkëputur nga kujtimet e Hajredin Cakranit)

    Panorama

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shohin ditën e botimit kujtimet e Hajredin Bej Cakranit, firmëtar i pavarësisë

    VAZHDOJNË KUJTIMET E FIRMËTARIT TË PAVARËSISË, HAJREDIN CAKRANI. PËRSE RA QEVERIA E VLORËS!

    Drejtori i thesarit Bektash Cakrani: “Ismail bej, kjo që po bën nuk është aventurë, por tradhti!”

    Hajredin CakraniProblemet e kufijve të Shqipërisë në 1913, përpjekjet për të njohur jo vetëm shtetin shqiptar, por edhe qeverinë e Vlorës, si dhe “përplasjet” mes figurave historike të njohura të kohës “serviren” në këtë pjesë të kujtimeve të firmëtarit të Pavarësisë, Hajredin Cakrani. Problemet ekonomike me të cilat u duhej të përballeshin atdhetarët, shpalosin mes të tjerave edhe anë të personalitetit të figurave të njohura të atyre viteve. Në shënimet e mëposhtme të Cakranit, zbulohen me të gjithë dritë-hijet personazhet më të mëdhenj që kemi kujtuar. Kjo pjesë e kujtimeve, ashtu si dhe parardhëset, e mundësuar nga nipi i Hajredin Cakranit, Kujtim Cakrani, prezantohet realisht si një shërbim i stërmadh ndaj historisë. Mes tyre hidhet më shumë dritë mbi figurën e Ismail Qemalit, duke e zbuluar atë në tjetër kënd, por lexuesit kanë mundësinë të njohin edhe figurat dhe shërbimin e vëllezërve Cakrani e atdhetarëve të tjerë, një pjesë e të cilëve mbase janë lënë “në hije”, ashtu si nuk e meritonin.

    Kufijtë e vitit 1913. Problemi i Korçës; brenda apo jashtë Shqipërisë. Protesta e tyre.

    Punët po venin keq e më keq dhe im vëlla Bektashi më të tjerë atdhetarë, u përpoqnë për hyrjen e të gjithë kazave nën guvernën a qeverinë e Vlorës. Unë isha i zënë me luftën kondra grekërve në Skrapar, po puna e sinuarëve (kufijve), n’a digj për ditë e më shumë. Që në fund të 912, Ismail Beu (Qemali), jo që mbeti vetë nëpër mbretëri të Evropit, po kish vënë përfaqësonjësin t’onë, tek të Mëdhenjtë, Mehmet Beun (Konica), se të gjitha kanë an’ e udhë, po që mbretëritë Ballkanike, sërbtë thonin se, -dua gjer më Durrës se ç’kam ca qisha të mija, se këta janë nga Tyrqia të tërë, Mal’ i Zi duaj Shkodrënë, se këtu të tërë janë me mua, s’a vranë me Esat Pashnë dhe komandantin turk që mbron tok me të Shkodrënë, Hasan Pashanë, grekërit tjatër punë, thonin që të krishtërët në Vjosë e poshtë më jug, ishnë të tërë grëkër dhe duhej të virin sinuarë (kufirin) me Gjirokastrë e Korçë brënda. Se ç’do mbetej brenda. ata s’bëneshin merak, po dhe planë t’onë të sinuarëve, o e shihin të fundit o e kishën futur me një sirtar, që s’e hapën kurrë. Si do që Mehmet Beu ish njeri e dhiplomat, e që ne n’a dukej sikur kishte lerë andej, kur i vajti në zyrë chef de la Conférence (kryetari i konferencës-frengj), që ambasadortë do vendosën sinuartë (kufijtë) e priti me shumë siklet nja çerek ore, jo më shumë. Mehmet Beu (Konica), më thanë se i kish thënë inglizit që vështëronte nga penxherja e që s’e begenisi, se ishte aty, se kishën gjetur një hazinè (thesar) të madhe, e duaj t’a ndajë këtë hall me inglizin. Ai kur dëgjoi këtë u ul në muhabet, po Mehmet Beu këtë donte dhe j’a tha hallin e sinorëve, që të ndaheshin atje ku flisnin shqip e ku bëjnë pazarë shqipëtarët, të viret sinuari, po inglizi bëri sikur e dëgjoi. Kur s’u dëgjua Nemsja (Austria-turqisht), që e kish mëndjen më të saktë e n’a kishën thënë qëkur, të shpëtohet ç’të mundë më këtë kuvënt, këtë punë po e mirr lumi dhe gjithë lufta jonë më duket, se s’pati duk. Ismail Beu me Luigj Gurakuqnë po dhe me të tjerë, mbeti Evropit për të vajtur në mbëledhje të cakëtimit të sinuarëve, po me që Verinë i kishën zaptuar serbtë, muar me vete dhe atë malësorin e gjatë, që i flisën Isa Begu (Boletinin), të gjithë allafrënga e ai veshur malësorçe, me qylah e me kobure, sa e bënë gazetartë, si heronë e tyre, pesëqint a njëmijë vjetë përpara. Se përse e bëri këtë mish mash Ismail Beu, duhet një mëndje e hollë, se mirë që mezi duall nga vaportë e grekërve me gjemi të një duke a konti si punë bej i math, po ingliztë, që s’e vrasën fare mëndjen për hallet e dynjasë, vetëm të kenë të tyrej më udhë, jo vetëm që bënë sikur i dëgjuanë, po dhe u tallnë, se ishën më shtëpi të tyrej, jo hiq koburen, jo hiq këpucët te dera. Këjo punë u pá, po se ku do të virej sinori, shpyrti n’a i donte s’a më tutje, do Perëndia e ca habere që vinin se, do viret më Korçë, e ca të tjera do virej më Shkodër, si do që kazatë e veriut i kishëm qarë qëkur, se i kish dhënë Tyrqia më Shën Stefan kur humb me rustë. Aty nga behari ata më në fund e njohën Shqipërinë shtet a mbretëri më vehte, dhe im vëlla Bektashi, më tha se vlonjatët e kishën ndezur me dyfeqe e batarè më telegrafanë, sa që zbrinë fshatërat poshtë, se thanë mos hyrnë grekërit, pa e bënë duket nga mërzitja se nukë n’a kishën njohur guvernë a qeverinë. Po t’i shtosh dhe hallnë e sinuarëve, kohë më të ligë, nukë bënej. Korçarët ishën në fill të perit, se grekërit kërkoin sinuarë të vinej më lart, e Korça të mbetej grekërve dhe kjo ish e padëgjuar për ta. U mbëluath të gjithë e kartat varda guvernës, a qeverisë së Vlorës, i lini kolltukët e ministritë, po hajdeni me nè, të vdesëm tok, nè që i kemi lënë të tëra, kemi mbëledhur fuqitë e fundit e kemi dalë në mal. Po u bë të humbë ky qytet kaq fisnik, jo më që s’ka ilaç t’a shërojë Shqipërinë, se pa Korçën, Gjirokastrën e Çamërinë, më e mirë do që vdekja me nder, se s’a të rrojmë të turpëruar. Nuk mbeti korçarë pa u ngritur më këmbë, me Stavro Karolnë, që ish i parë kryetarë bashkie aty, me Misto Gërmenjë e me Idhome Kosturë, që bëri atë kartë e sa të tjera guvernës. Muntd të më vijë keq për shtëpi e katandi, per kasaba (qytet) e për kaza të tërë, por për korçarë më piku nga ky zeher (helm) haber, se dhe këtë gjë kishëm mangut.

    Përplasja më Ismail Qemalin. Koncesioni pa sovran, pa kufij e nga një guvernë provizore nuk është aventurë, por tradhti.

    Nganjëherë ne shqiptarët jemi një allasoj (i çuditshëm) mileti e bënemi së prapthi, kur duhet të tregonemi të mënçëm. Në Vlorë të them të vërtetën, ish bërë një rrëmujë, që me Ismail Benë, guvernën e ç’do gjë, dukej sikur kishën ardhur nga tjatër dynja e jo sikur njëndizë (pak kohë më parë), kishëm qënë nën Tyrqi e nashti u bëmë më vete. Ishte fukarallëk i math vërtet e muhaxhirë nga fshatërat që i djegën, e që mua më ishën vrarë sytë nga këjo gjë, vihin me boça në krah këtej më anët tona, po as që bënej llaf nga mileti (populli) të mbëlidhte ndonjë parát a të hollë, për qeverinë të paktën. Kjo e sëkëlldiste (trishtone) tim vëlla Bektashin, si do që gjithënjë, ai e ka zgjidhjen në xhep. Nuk ishte vakti për të bërë puntë rehat, se punë më të madhe se ish lufta dhe këtu unë isha më sinuar tim. Bektashi kishte qënë afër gjërave, dhe ku e shihje tani, s’e gjëje pastaj. Hamza Agai (Isai) me Imer Aganë (Radhima), vanë në krye të vendit në Vlorë, se më të përpjekur se ata, me Brahim Effendinë (Abdullau) e Elmas Effendinë (Kanina), nukë pushonin tutje-tëhu. Po “mali” i kish rënë tim vëllai, Bektashit, pa dhe mua pastaj, se duhej të venim më Llogora se po lëfton Beqir Agai (Velo) e duhej ndimuarë shpetj, fap Bektashin, se ty të dëgjojnë, se ti i mbëleth dyqint a katërqint shpyrt (vetë) e o burra se hataja po n’a vjen më derë, se nuk n’a dilinn këto xhephanetë që n’a bihin ç’do ditë në Vlorë, sa një ditë gjylet, ranë më avlli e tjatrën ditë dërguan Elmas Effendinë (Kanina), se jemi një shtet më vehte nashti, po dëgjonin grekërit?! Shtetin thashë e njohën, po guvernën jo. E poqa tim vëlla Bektashin e m’u duk shumë i lloisur (menduar). U fjalosa me të se, ishte hall jo vetëmi tij, po i të gjithëve. Mirë që nuk n’a e njohën guvernën, po Shqipërinë, si ç’ma ndjente do njohnin ato fshatëra që janë të lira, e ato ku bënej luftë, do i mirr i fituari u tha, e kështu që Ismail Beu, keq brënda e keq jashtë, me mbretëritë. Brenda dukej se po bënej punë e paqme, po nukë kish duk. Se Ismail Benë (Qemali), përditë e sahat e minut, i frynin në vesh llafe, që jo vetëm e çuditën, se ajo jetë që bën në Stamboll, ishte dhe ishte tjatër gjë, po më shumë më dukej se e bezdisnin, pa miqtë tanë në Vlorë, bënë s’a mundën, po aq fuqi kishën. Ne shqiptarët jemi të çuditshëm, po na fole për pará a të holla, e lëmë muhabenë fare, e bëhemi me kë të jetë, vetëm në pará mos n’a nga. Se këjo guvernë a qeveri duhej mbajtur, e se duhej të jepnin nonjë të hollë si punë takse, as që bëhej llaf. Po të bënte vaki të kërkonej si kur ishëm në dovlet (perandori), jam shumë i sigurtë, që do thoshën se ne, ndaj duallëm mënjanë, pa po të qè për të dhjetën e të tretën, ishëm mirë te baba dovleti. Ç’ishën të hollat e mërgimtarëve nga Bukureshti, e ato që jepin miqtë t’onë me gjithë shpyrt në Vlorë, kishën ikur si ujë. Bektashi ishte në merak të madh, jo se po i dhimbeshin paratë e çifligjeve t’onë, po këta vetëm të tunden e shkruajnë vetë, kaq ylefe (rrogë) ti, e kaq ai tjatri, se kush dovlet (perandori) do t’i bjerë këto para, as e vrit njeri mëndjen. E kish llafosur sa herë me Abdi Benë (Toptanin), që e kish si punë ministri të tij dè, po ai kish ca kartëra në dorë përmbys, e s’po i jepte xhevap (përgjigje). E po, -tha im vëlla Bektashi, hesapet po bën, si ministër i financave që është, mor po të bëjë hesapet e tij, pa tek mua përpjekën kokën pastaj. Abdi Beu (Toptani) i këtheu praptas kartërat dhe Bektash beut i himpnë ato të tijat, se ai ishte hazineja (thesari) e të tjerë bëneshin zot. Bektash Beu nuk luajti këmbë, deri sa Abdi Beu qeshi nën mustaqe, e j’a tundi kartërat para hunde, që ishën ca vjersha të tij, se me që kish naftarët (çelsat) e kashtës e s’kish ç’bën, e varda bëj vjershëra. Të gjithë njerëz e miq që vijnë, llafnë e parë qysh ini, të dytnë me të holla qysh j’a shpini, ama Bektash Beut mo j’a kini meraknë, se bejlerëve të Cakranit s’ua ka ngrënë ndonjë herë qeni shkopin. E kish fjalosur dhe me Ismail Benë kaqë herë dhe e ai i thosh që ti e di Bektash Bej, për këtë ti je zot. Mirëpo po ikte behari me luftëra dhe s’po n’a njihinn qeverinë e sinuartë, se si dukej, duhet që mbretëritë Ballkanike, të soseshin më vatër,pastaj të virëshin. Frik’ e madhe ishte dhe më sinuar grek, se ata nuk ngopeshin dhe me mëndje të tyre duajn të dil më Vjosë. Nemsja e pafuqi, thoshte të shpëtoheshin shpejt dhe sa të jetë e mundur, nga veriu e nga jugu doemos, se kur ish puna unë ngrita më këmbë një milion ushtarë dhe ata e bënë që e bënë të tyren. Me gjithë që Esat Pashai nga dera e Toptanajve, që i kishën thënë që pa e bërë Shqipërinë, të vinte këtu në guvernë e të mos trubullonte ujtë, se po na vështronin me dylbi të Mëdhenjtë, e ai bëri sikur u fut në guvernë këtë behar, e ish përgjegjur më prapa, që i math jam vetë.Bëri ç’bëri dhe bëri një si guvernë a pleqësi, si nè, po në konak të tij në Durrës dhe e groposi këtë tonën e Vlorës. Më keq s’bënej dot më, se të Mëdhenjtë, si po venin punët, do n’a i bëhin dhe ne si grekerve qëkur, se nuk janë të zot për të bërë mbretëri, dha fap, j’a prunë një mbret gjermën, atë që i dërguan kartë im gjysh Veis beu më parinë e kazave, t’i ndihmojë. Kishëm shpresë se Ismail Beu, i regjur më punët e Stambollit e Bullgarisë e ku nuk kish qënë, të bënte një copë detyre për këtë vatanë ku kish lerë, pa ish rritur Stambollit. Po as ai nuk n’a kish njohur mirë, ose i mori për sejmenë (këtu-servilë) ata që e rrethonin dhe vonë e kupëtojë, po vakti kish ikur dhe hataja ish bërë. Ç’e zgjas, j’a e dinte Bektashi, se ç’punë e ç’fuqi kish këjo guvernë, j’a s’e dij njeri më këtë dynja. Se im vëlla, mua më ç’koqiti hallnë e thesarit. S’po druan aspak për paratë që duhen, dhe per ç’do gjë që kishën kërkuar po paratë iknë si ujtë, si do që ne nuk kishëm pasur a kishëm nonjë hall, e i vetmi hall ishte vatani, që me gjithë atë mundim, më duket po e humbnim. Ç’do gjë munt të bëjë vaki me tim vëlla, për punë vatani nukë flet dot me të, munt t’a çoshë të vdesë për të, po për i drejtë e t’ja hedhë ndonjë, jo. Këta i vendosin vetë ylefetë (rrogat), shkruajnë e vulos, e më vinë me ca copa kartëra e defterësh dhe vetëm para kërkojnë. Ismail Beut j’a kam thënë sa herë, po ai o më duket i pafuqi, o s’kish parë ç’bënej këtu, e as i njeh, e i vë nëpër ca vënde, (poste), që ai e di. Pa ndonjë gjë për shkollnë, a ndonjë gjë për udhnë, s’bënet llaf fare. Dhe po n’a mori lumi, ata vetëm të kapardisen dinë, po që të vejë në det, unë nukë kam vdekur akoma. Ç’të jetë nisur, të bitiset nga të mëdhenjtë, j’a të vidhiset j’a të ujdiset. Kemi vitëra që i kemi varur torbën punës t’onë, me çifligje e pasuri se o bënet sot, o u përmbysmë, e kur bënet fjala për vatanë, ti e di s’pyes për njeri në dynja. -Të ç’lironesh Bektash Bej dhe ti, se një bankë, si e kanë ata andej, do t’a bëjmë doemos. -Po me ç’para e kapitale do t’a ngrëmë Ismail Bej, se ti e di si po kripemi. Të gjithë duan ylefenë, pa nëpër kafe e bëjnë atë punë, që e ka ëmërin, pa po për para i’u qan syri. -E di Bektash Bej, po unë kam mejtuar, të mos e hapëm nè, po të j’a japëm Nemses (Austrisë) a Italisë, që kemi aty afër, se ti e di, që ne nukë i kemi takanë, t’i vënë ata hë për hë, pastaj do ujdisemi. Këjo ish si punë shakaje mu duk, njëqind vjet. Me që po bëjmë shaka, zotëria juaj kryeministër, a Ismail Bej, qysh të të flas, në më lejonet të bëj një pyetje? Mirë që do vënë paratë ata, po ne kë do lëmë penk Ismail Bej, sarajet e Xhemil Beut me gjithë avlli, se Syrja Beu i ka më vehte. Edhe s’më qeshej -tha im vëlla Bektashi, po dhe shakatë për nè ishën, se të thonë pastaj nursëz, (i vrazhdë) ndaj e vura buzën në gas. Këto Ismail Bej, pa e bërë hesapnë se mo i marrën, si ç’e kanë zënë grekërit, gjer në Vjosë vëndë dhe ikën dhe sarajet e çifliku im. -Unë jam ca si plak për romuzet e tua, Bektash Bej! Ismail Beu e kish me gjithë mënt dhe mua m’u err dynjaja, kaq m’u desh kur flit në kurris të vatanit,- tha Bektash Beu. -Po je dhe ca si i ri zotrote,Ismail Bej, që të pleksesh në pazar me vatanë, e t’a lësh në bixhos, i thonë kësaj. Pa ma çpjego vezir, se qysh do marrëm paratë e të lëmë penk vëndë, që kemi akoma varret e njomë të luftrëravë, që s’kanë të pushuar. S’e kuptuaç pa sinuartë (kufijtë), të bëjmë pazar me vatanë, kur ne nukë kemi as sovranë, e që të Mëdhenjtë na njohën si një copë guvernë kazaje, qysh do bëjmë shaka à faire des concessions (të japim me koncesion-frengj). Qysh do t’a shesëm, pa e marë akoma, pa për të gëzuar me këtë mëndje Mit’hat Pashë, duket dielli që kur len. -Unë nukë jam Mit’hat Pashë po Ismail Bej Vlora, po ty s’ti marr për të keq këto llafe, si do që janë plumb të rënda, se sa ty kam djemtë e mij dhe e di, që s’ja do të lignë vatanit. Gjithë dynjaja është ujdi, Bektash Bej e këjo, ësht’ ujdi që të n’a nxjerri nga halli math që na ka zënë. –Këjo,- i thashë, seule aventure ne peut pas être (vetëm aventurë nuk mund të jetë-frengj) dhe po qè, për tjatër ëmër, kaqë gjë munt t’a gjejë vetë Votre Excellence (Shkëlqesia Juaj). Pa po e do dhe t’a them, e ka emërin tradhëti! Vuri buznë në gas nga zori dhe se ç’doj të më thuaj, po nukë e tha. Kaq gur i math u lëçua e më zu nën vete -tha im vëlla Bektashi, pa atij fët i erth arabaja dhe e mori. Gjumi u mërgua. Munt të lëftoç sa të duash, a të fitosh, po kur vjen puna t’a mbaç, të duket tjatër gjë, që s’e ke pjekur kurrë. E paskej ndarë mëndjen, e nè nukë donim t’a besonim, po më shumë dukej si na një mëndje tjatër ,e futur më kokë të plakut. Pse kështu u bëka Pazar, si më ndonjë sokak të Stambollit dhe i vajçtiplakut prapë, më tha im vëlla. Ismail Beu, m’u duk si i lodhurë e më ç’koqiti ca gjëra, që nuk m’u dukën si hamëndje, po që e kishte ndarë mëndjen, s’bënej llaf fare. S’kemi ç’bëjmë Bektash Bej, e di merak tëndë, po n’a duhet de donner la concession (të japim me konçesion), se jemi në hall të math e kështu mbase dalëm nga këjo hata që na ka zënë. Sahat e minut i them Bektash Beut, se rrëmbehe, kur e shoh si të padrejtë, po këtë herë iu verdh maj’ e hundës nga inati. -E merrni vesh, më bërtit mua dhe Mit’hat Beut (Frashëri), që ish dhe ministër që atë ditë, si do që Mit’hat Beu, ish njeri më i kënduar (i ditur), sa s’bënet, flet javash e fjala i peshon flori, se soji do vejë në soj. -Shiko një çikë këtë punë, se mua më duket se ka të drejtë, si do që nuk munt të dalë krah tim vëllai, për një vepër që munt të jetë dhe e gabuar. E pashë që Mit’hat Beu (Frashëri) u fut në lloi (mendim) që atë çast. -Të gjitha këto që bënen, po bënen gabim, dihet që Bektash Beu ka kaq vitra që ra theror, po këjo s’duket si punë vatani. Nuk e zgjatën dhe u bënë nja dhjet a pesëmbëdhjetë vetë dhe dihet që të shumit ishën korçarë, që po përvëlohen në luftëra, e guverna i shih me sy, e s’bën dot gjë dhe e shkrojtën mémorandum (promemorjen), që të pakësoneshin këto çpenëzime për hiç mos gjë, të vështrohen paratë nga e qysh ikin si ujë dhe se s’është bërë asnjë gjë, që nga gurët e sokakut që mbyte në baltë, më keq se te nè, e gjer më shkollnë që ësht’ vatër e diturisë, pse pak ushtarakë kish aty, sa munt t’i kishën zili mbretëri dhe virën (vendosin-emërojnë), në xhandërmari ca allasëndëk (të dyshimtë, negativë-turq), që nga Myfyt Beu (Libohova),që ish ministër i brëndshëmë e që rrih me shkop bythëve gazetarnë nga Italia, me hynere që s’mirrej vesh ç’bënej, e me ca çeta që i mbanin për trima e kapedanë, e që ishën ca kusarë me nam më këtë anë, po dhe andej, gjer më Stamboll, të ruain vëndë, vunë ujkun bari, dhe domosdo, atë punën e bankës, pa pasur sovranë që të virej zot e të firmosë e pa sinuartë që s’dinim ku do venin, me këtë hata që n’a gjet me orthodhoksë, lart po dhe poshtë (këtu: veri-jug), ku guverna jonë, me gjithë fuqinë e ndihmën të gjithëve, e me atë që ne e ndihëm me të gjithë paratë e çifligjeve t’onë, pa bërë hesap emërin e përkohëshme, nukë kishte fuqi të dil nga kazatë e Vlorës, Beratit e Mallakastrës, me gjithë ne që lëftonim më Skrapar e korçartë që i zu ai hall i math dhe nukë u ndihën dot.

    Promemorja që kundërshton qeverinë. Nga 15 në 67 atdhetarë, nënshkruajnë dhe ministra të qeverisë së Vlorës

    Si molloiste (ketu:argumenton) im vëlla Bektashi, me ata qe e firmosnë, kaq hollë se i dhimsej, dihet s’donte kallauz (përkthyes), këjo punë, pa lè që m’u droth mishtë kur kisha aty Mit’hat Beun (Frashërin) dhe s’po gjëja tjatër ëmër, se ajo që e kish ujdisur aq mirë, Naim Beu (Frashëri), në ato vjershërat e tij. Tradhtor ishte për vjershërat e tij, pa kur i kemi pjekur (takuar) tradhtarët, u kemi dhënë kusurë, po kaq e madhe puna, rëndonte e s’ngrihej, po me që Ismail Beu kish qënë në Oborr (këtu: oborri i Perandorisë Osmanë) kaq vjet, ishën të shumë ata që ngulën këmbë, se këto ishën pazare të zakonëshme Stambolli, që kishën bërë vitra të tëra, po dhe nè, nukë vinim nga India. Edhe sot unë e them, se ajo ishte mëndje plaku, po jo mëndja e plakut. Bektash Beu nxinte e turfullonte nga inati, po jo me mua. Kur u poqën (takuan) me Fazil Pashën (Toptani) e Amit Benë (Toptani), unë nukë e lashë të fliste dhe i dhashë karar. O, doli bishti para sqeparit. Për ç’do gjë munt të të dëgjojmë, po jo të vësh kujën. Edhe të janë, ruajna Zot, pazare, ti shiko punën tënde. Nukë e qetësoja dot, se u duk që kish marrë të grisur puna. E dija dhe qeshë i sigurt se punëtë në Bullgari a gjetkë, nuk i kishën vajtur si duhet, Smail Beut (Qemali), po mua më trubullonte mejtimi, se që kurë kisha qënë në shkollnë ushtarake në Stamboll, fjalosesha me të birin e njërit, që ish plakur në Oborr dhe se Abdylhamitit i kishën thënë kaqë herë, se s’na pëlqen Mit’hat Pasha (1876 Kryeministër i Perandorisë). Nga ato që dëgjoja e që kishën ngjarë ata, më dridhej mishtë, po ja që Mit’hat Pasha ishte i parë në Oborr, Vezir i Math dhe kish aq dorë të lirë, sa i bënte që nga intrigat e gjer te komplotet, gjer më atë që i ngjau e vdiq Abdylhazizë. Më vonë dolli, që ish dhe hafije (spiun, këyuunonte për) e inglizit, i kredhur nëpër ato llozhat e tyre të masonerëve, e të gjitha. Ai i njihte mirë çdo gjë e i bënte pa gabim të gjithë pazaret që i leverdisnin, atyre pas tij, se kish fuqi të madhe, deri sa Abdylhamiti e degdisi, a j’a preu koknë, se s’u dëgjua më për të. Kështu pazaret më të mëdha të gjithë dynjasë, bëneshin në Oborr të Stambollit, ndaj qëkur të Mëdhenjtë, nuk donin fare t’a ngisnin Perandorinë Osmanllije, pa le t’a lëftojnë atë, ca të mjerë. A, se mos harroj, Ismail Beu (Qemali) ishe sekretar i tij Chef de Cabinet (shef kabineti) e ç’do gjë, po puna me vatanë ësht’ tjatër gjë. Ai s’të kërkon as bukë, as ujë, as të vishet, kërkon vetëm t’i ngjallësh emërin e harruar. Fazil Pasha m’a këndoi mëndjen dhe tha se këjo vjen erë Mit’hat Pashë. Ai tundi kokënë dhe im vëlla i tha se -jo me mua ama, se vatani është një bè (betim), që po u bë, s’këmbehet me asnjë gjë në dynja. Amit Beu (Toptani) i erth’ në ndihmë atij dhe tha që -s’keni ku veni, tek ne të pushkës do e përpiqni kokën. Ai kish bërë, që në Durrës, ata erdhë e bënë Shqipërinë, se të mos kish dashur, kushedi se kur do Zoti ku do qe bërë, a fare sot. S’paguajmë hiçë gjë, si më dovlet (P.Osmane), as taksë e as gjë dhe pa u bërë akoma, t’ja kishëm këtij copë vëndi, me të hedhur, këjo ishte kujë e shkuar kujës. Amit Beu (Toptani) me Bektash Benë, e shih hatanë si lodër. U bëra paparunde (këtu: flakë i kuq), nga inati që s’kish çt’i thoshja asnjërit, se s’i jep dot mëndje njeriu, kur është më të drejtën. Inatin më shumë e kisha, me këtë fat të zi që na kish pllakosur në vatan, e që mua më ngjan se këjo hata e përzë prapa atë, që mijë vjet, e jo sot. Këjo ishte mangut ,që të flasë dhe Esat Pashnë, që të zgjith ministrinë që do, po ai nukë erdhi më dhe më vonë formoi një si punë pleqësi, më Durrës e kazatë rrotull, që i kish nën hyqëm, me sebepin se guvernën e Vlorës, nukë e duan të Mëdhenjtë, pse të mos bëj dhe një tjatër unë, la concurrence course (gara konkurrence-frëngj), e sido që ndodhi këjo, Ismail Beu (Qemali) e kish friknë te Esat Pasha, që kish fuqi të madhe më ato anë. Ismail Beu po korrte ato llafetë, para e pas kafesë, që i kemi bërë ç’do minutë, kondra njëri-tjetrit, po këtu nukë duronte dot më puna, se ai njeri që kish udhëhequr, sido në vëndet ku e kish çuar Tyrqia, të ngit (këtudhëheq) një vapor e tani po mbytej në një sanalle. Këto bëma, që ai i pranonte si zgjidhje, nga ata që i rrinë afër e i fryjnë në vesh, e çuan në qorrsokak, se shqipëtari nukë e mban fajin për vete kurrë, po e degdis gjetkë. Si do që të shumtën e kohës, isha në krah të Xhelal Skraparit e lëftoj me grekërit ,sa herë që vij e takoj tim vëlla Bektashin, mbi dy a tri herë e gjej Ismail Benë me tjatër mendje, po s’të lij dhe Bektashi, kur ta pjekësh 9takosh), duhet t’i thuaç, si e do protokolli, zotrote a kryeministër, po unë j’a preva me të qeshur,- se ai është kryeministri yt, jo imi ne pleqësia jemi më të mëdhenj si rang, e j’u japëm mëndje. U poqmë dhe i thashë, se po ikëm këjo punë në fill të perit ,e po ramë, na mori lumi, po ai ngul këmbë të vej të Evropi për sinuarët. -Ismail Bej, nè s’na pru njeri këtu, erdhëm vetë, se ti e di që i kemi të ngrehura të gjitha me kohë e me vakt, po ky vatani qënka njëmijë herë më i madh, se beja (betimi) që kemi bërë për të. Ky n’a ka bërë, të mirë a të ligj, a jemi bërë gjetiu, s’e di, se kështu mua më ngjan se po vidhiset, jo po ujdiset. Esat Pashai s’do, kurrë mos dashtë, ne duhet t’a zgjidhëm këtë punë dhe pa të. Toptanajt e tjerë, ti e di, i kemi me vethe, e dime dhe që s’munt të bënesh katërqint copë, edhe Evropit, edhe këtu, por po u’a lamë vatanin mbretërive, kush e di ç’udhë merr, pa i bie pastaj, të jemi të shuar, e s’bëjmë dot as një gjë. Bektash Bej ç’i thua ti Hajredin Beut, për këto?!- dhe nuk m’i ngriti sytë. -Po fjaloset me ty Ismail Bej, unë ylefenë (rrogën), j’a kam dhënë. Më këtë muhabet, e pashë që s’ndreqej gjë, dhe përgjegja me qesëndi e Bektash Beut, për nè, që në të vërtetë i lamë të tëra paratë e çifliqeve aty, më dëftoi, se punëtë kishën ikur shumë larg. Po u ndamë si zoqt’ e korbit, vjen qyqja e bën folè, pa me Esat Pashën nuk llafosesh dot, ju e dini, po këjo punë nashti është në dorë të Zotit. Esat Pashnë nukë e kam takuar se kur erdhi në Vlorë unë isha i zënë në jug por të them të vërtetën Ismail Benë dhe në bojë (pamje) dhe në tabijate (sjellje, zakone) ish për atë punë dhipllomat dhe njeri i mënçëm për mua. Ai se ç’kish në të parë si njeri allasoj (këtu:i veçantë) pa allaturk me mjekërr të bardhë kur ish me feste e me t’a hequr atë, dukej njëqind vjet tjatër njeri allafrënga se të gjithë si nën Tyrqi dhe këtej mbanin mustaqe, se edhe Evropi kështu ishtë, e të rrallë ishën ata alla romana të rruar ku herë-herë bëja pjesë dhe unë. Kartënë e memorandum e firmosën të partë nja dhjetë a pesëmbëdhejetë vetë me Mit’hat Benë (Frashëri) që ish dhe ministër i tij, e radhë korçarë, me Mihal Grameno e Misto Gërmenjë, me Idhomen Kosturë e Stavro Karolë që ish kryetar bashkie atje,me Ligor Çilikën që udhëhiq në Manastir më 908 shqipen e Izet e Mendu Zavalanë Seit Bej Qemalë nga Vlorë e të tërë, po asnjeri nuk leshoi pë. Ahere ata që e kundërshtuan Ismail Benë tek këjo aventure vanë nja gjashtëdhjet a shtatëdhjëtë shpyrt me Hasan Bej Prishtnën, Pandeli Çalën, Dervish Bej Himën Fazil Pashën (Toptani), Sotir Kolea, Amit Beun (Toptani), Hajredin Beu (Fratari), Ismail Bej Klosi, Myderiz Mehmeti, Sheh Hasani nga Berati e s’mbaronejshin emërat në memorandum, më të shumta se ne që bëmë dekllaratën e Pamvarësisë e që të gjithë njezes të ç’quar e atdhetarë sa më s’benej. Nukë mjaftonej këjo, po i vëllai i Mehmet Beut (Konica) që e kishëm lënë në Evropë për sinuartë (kufijtë) e të gjitha, Faik Beu (Konica) firmosi nga të parët.

    Autori: Blerina Goce
    Gazeta: Metropol

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •