Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 140
  1. #81
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Laboratori i kokainës, zgjerohet hetimi, tre prokurorë ndjekin dosjen

    Rritet në tre numri i prokurorëve që po hetojnë dosjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit. Pas hetimeve paraprake nga prokurori Olsian Çela, që u finalizuan me nëntë arrestime dhe me kapjen e sasive të konsiderueshme të kokainës, përzierësit, armëve dhe kartëmonedhave, grupit të hetimit i janë bashkuar edhe dy prokurorë të tjerë.

    Në këtë mënyrë, tre prokurorë do të hetojnë në vazhdim dosjen penale për laboratorin e kokainës. Rritja e numrit të prokurorëve është bërë për shkak të numrit të madh të veprimeve që nevojitet të kryhen, si këqyrjet, ekspertizat, marrja në pyetje e të arrestuarve dhe dëshmitarëve dhe vazhdimi i hetimit për bashkëpunëtorë të tjerë të grupit kriminal.

    Panorama

  2. #82
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Trafiku i kokainës, nipi i Enverit kërkon lirimin në Apel. Prokuroria: Kemi filmime kur çonte kolumbianët në laborator

    Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, ka firmosur apelimin drejtuar Gjykatës së Shkallës së Dytë, në të cilin kërkon lirim nga paraburgimi. Avokati i Hoxhës, Hasaf Hadëraj, ka thënë dje se është takuar në burg me klientin e tij, i cili ka firmosur kërkesën drejtuar Gjykatës së Apelit.

    Në këtë ankim, avokati dhe vetë Ermal Hoxha kërkojnë heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe caktimin e një mase të re sigurie “detyrim paraqitje”. Sipas avokatit, Ermal Hoxha, 40 vjeç, nuk ka lidhje me trafikun e kokainës. Në gjykatë, avokati deklaroi se klienti i tij kishte punuar si taksist me makinën e një të afërmi dhe kishte transportuar shtetasit kolumbianë Cesar Avila dhe Valther Moreno pa i ditur qëllimet e lëvizjeve të tyre në Shqipëri. Para gjykatës vetë Ermal Hoxha ka mohuar akuzën, ndërsa pretendoi se ka pritur në banesën e tij mbërritjen e policisë më 14 janar.

    Prokuroria ndërkohë ka përgjime të bisedave mes Ermal Hoxhës dhe Ilir Hysenit si dhe fotografime e filmime të disa rasteve kur Ermal Hoxha transporton “kimistët” kolumbianë në laboratorin e kokainës ku ka hyrë edhe vetë.

    Panorama

  3. #83
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Kjo është korrierja e kokainës

    Emri:  pranvera-aga.jpg

Shikime: 550

Madhësia:  75.7 KB

    Pranvera Aga ose Ebeling, është e dyshuara nga Prokuroria si korrierja që do të trafikonte lëndën narkotike.

    Ebeling mësohet se ka mbërritur nga Gjermania në Shqipëri me datën 14 dhjetor, vetëm tri ditë përpara se autoritetet gjermane të sillnin kërkesën për hetimin e Ilir Hysenit dhe Ermal Hoxhës.

    Këta ishin personat që komunikonin shpesh mes tyre për sistemimin e punëve që kishte marrë përsipër pala shqiptare në rrjetin e trafikut të kokainës.

    Vetëm tri ditë pas mbërritjes në Shqipëri të Pranvera Ebeling, autoritetet gjermane vunë në dispozicion të Prokurorisë së Krimeve të Rënda një dosje, sipas së cilës, e dyshuara kishte komunikim me shqiptarin Ilir Hyseni, i njohur si kreu i trafikut.

    MAPO

  4. #84
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Ilir Hyseni i drogës: Nëse flas duhet të arrestoni edhe 120 të tjerë!"

    Ilir Hyseni, njëri nga trafikantët që Gjermanët dhe prokurorët shqiptarë e kanë mbajtur në vëzhgim të rreptë, ka habitur grupin e hetimit, kur këta të fundit i kanë ofruar të bashkëpunojë me drejtësinë për të treguar aktivitetin e këtij rrjeti. Përgjigjia e Ilir Hysenit ka qënë “…nëse unë flas, do të arrestohen 120 persona të tjerë…”.

    Fill pas kësaj deklarate, ai ka vijuar se në këto kushte që ndodhet tani nuk ishte i gatshëm të fliste, ndërkohë që do e rishikonte ofertën e prokurorisë në një moment të dytë. Ilir Hyseni, babai i tre fëmijëve, me gjendje civile i divorcuar, ka dalë dje për herë të parë para Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku është njohur me masën e sigurisë “Arrest me burg”.

    Hetuesit gjermane po insistojne per te gjetur koken e ketij trafiku si dhe gjithe lidhjet e mundshme me politikane shqiptare, por edhe njerez te biznesit . Pas ofertes se Prokurorise Ilir Hyseni mbahet ne kushte sigurie teper te larta pasi kane friken e eliminimit brenda burgut nga segmente te mafias qe kane kudo fije e agjente te tyre. Ka informacione se dy deputetë po interesohen se si mund te mbyllet kjo çeshtje. Mundet te jene ata kapot e droges apo dikush siper tyre?

    Koha Jone

  5. #85
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Ja si kryhej procesi kimik i kokainës nga Bolivia në laboratorin e drogës

    Kokaina e papërpunuar vinte nga Bolivia dhe ajo përftohej pas një procesi të gjatë kimik në laboratorin e Xibrakës”. Kështu e nis rrëfimin e tij për “Gazetën Shqiptare”, një prej agjentëve të Antidrogës shqiptare që ka ndjekur operacionin për kapjen dhe asgjësimin e grupit kriminal që vepronte në Xibrakë. Ai thotë se ekspertët gjermanë që kanë qenë të shtunën në vendngjarje mendojnë se laboratori nuk ka më shumë se 1 muaj në punë. “Këtë dyshim e mbështet edhe më shumë fakti se në pjesën e drunjtë mbi të cilën janë vendosur sitat ku bëhej kullimi i përzierjes nuk ka mbetje, gjë që tregon se druri është i ri dhe i sapomontuar me pjesën tjetër”, u kanë thënë ekspertët e huaj atyre shqiptarë.

    Prej nga dyshohet se vinte lënda e parë organike prej nga nxirrej ekstrakti i kokainës?

    Ne kemi dyshime se lënda e parë organike vinte nga Bolivia, por këto janë dyshime paraprake, sepse hetimet vazhdojnë dhe, për të qenë më të saktë, duhet të themi se vinte nga vendet e Amerikës Latine. Edhe për mënyrat se si është transportuar deri në vendin tonë ka disa versione, njëri nga të cilat është ai i tretjes në rroba, por edhe i përzierjes
    me një lëndë tjetër organike që përdoret për lëkurët e kafshëve, por edhe për këtë gjë hetimet vijojnë.

    Si bëhej nxjerrja e ekstraktit të kokainës në këtë laborator?

    Nxjerrja e ekstraktit të kokainës ka kaluar në disa procese. Së pari, është bërë përzieja e lëndës organike me aceton, me acid klorhidrik dhe acid sulfurik. Ekspertët, që mendohet se kanë qenë dy kolumbianët, sipas formulës së përllogaritur kanë përzier masat e acidit dhe lëndës organike brenda fuçive të mëdha, por edhe acidi, edhe lënda organike janë hedhur me masë të përllogaritur. Më pas e gjithë përzierja është hedhur në sitën e parë. Masa që është përftuar nga sitja e parë përzihet me një acid tjetër, ose siç quhet ndryshe me amoniak, dhe kjo përzierje e gjitha kalon në procesin e dytë të sitjes. Më pas, masa që përftohet nga sitja e dytë kalon te procesi “bagnomari”, (proces i ngrohjes ose distilimit indirekt, të ngadaltë) dhe pikërisht në këtë proces bëhet ngrohja e masës dhe avullimi i saj për të përftuar masën e kokainës. E gjitha kjo masë kalon në një proces të tretë sitjeje dhe e gjithë masa në fund kalon te tavolina metalike, e cila nuk ndikohet nga acidet. Në këtë tavolinë bëhet matja e aciditetit dhe masa e PH e kokainës së përftuar.

    Çfarë ndodh më pas me kokainën që përftohet nga këto procedura?

    Pasi është përftuar masa e kokainës, kalohet në fazën tjetër, që është faza e presimit dhe pjekjes së masës. Pasi është përfituar kokaina nga procesi i sitjes dhe avullimit, e gjithë masa kalon te presa, ku kokaina presohet në mënyrë të ngjeshur dhe në formë kallëpi. Pas kësaj, kallëpi kalon te mikrovala dhe pasi lihet pak minuta aty, sa parashikohet nga specialistët, kallëpi kalon te llambat e pjekjes, ku pas kësaj e gjithë masa kalon në tavolinë dhe me peshore bëhet peshimi i saj. Pas kësaj është gati për të dalë në treg.

    Prej sa kohësh mendohet se funksiononte ky laborator?

    Kjo gjë po hetohet, por ekspertët gjermanë na thanë, se nga ato që panë këtu në laborator kanë dyshime se nuk ka më shumë se një muaj që ai është ngritur. Ekspertët gjermanë panë drurët të cilët janë montuar me sistemin e sitave dhe thanë se drurët janë të rinj dhe se tek ata nuk ka mbetje, që do të thotë se janë montuar tani vonë, sepse nëse do kishin kohë që do ishin montuar, drurët do kishin mbetje.

    Lavatriçja që ndodhet këtu, për se është përdorur?

    Ne mendojmë se është përdorur për një lloj procesi nga i cili prodhohet pasta e kokainës, e cila përftohet nga procesi i centrifugës, por mund të jetë përdorur edhe për procesin

    Koha Jone

  6. #86
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    "Kokaina", alibia e Ilir Hysenit: Si është futur në Shqipëri, pa lënë asnjë gjurmë?

    Ilir Hyseni, i njohur tashmë si koka e trafikut ndërkombëtar të drogës, që përpunonte kokainën në laboratorin e Elbasanit, u paraqit më 5 janar 2014, në orën 15:40, në aeroportin e Rinasit dhe mori fluturimin e linjës “Blu Panorama” që shkonte drejt Pizës, në Itali. Ky është kalimi i fundit i regjistruar me emrin e tij në kufirin shqiptar. Por, Ilir Hyseni ishte një nga 9 të arrestuarit pas zbulimit të laboratorit të kokainës, më 14 janar.

    Si është futur Ilir Hyseni në Shqipëri, pa lënë asnjë gjurmë në sistemin e kufirit?

    Hipoteza e parë mbi të cilën po heton policia është se Hyseni ka një pasaportë të dytë, pra, një identitet të dytë: Ai mund të ketë dalë nga Shqipëria me emrin Ilir Hyseni, por të jetë kthyer me një emër tjetër. Po me cilin emër? Dhe si ka mundur ta falsifikojë pasaportën biometrike?

    Një lëvizje tjetër e çuditshme regjistrohet në mars 2014. Pas 3 muajsh në Itali, Ilir Hyseni u kthye në Shqipëri më 4 mars, duke kaluar në portin e Durrësit. Më 7 mars, ai riniset drejt qytetit italian të Pizës, duke kaluar nga Rinasi, por që nga ajo ditë deri më 28 dhjetor 2014, në orën 10:30 (kur futet në territorin shqitpar), askush nuk e ka regjistruar më emrin e tij në kufi.

    Ka mundësi që Ilir Hyseni, i akuzuar nga policia si drejtues i trafikut të kokainës në Shqipëri, të ketë mbetur jashtë vendit për nëntë muaj? Apo mes marsit dhe dhjetorit 2014 ka hyrë dhe herë të tjera në vend, por duke përdorur identitetin e tij të dytë?

    Mbajtja e një identiteti të dytë është komod për një trafikant, për të krijuar alibi dhe për të ngatërruar hetimet. Nëse Ilir Hyseni konsiderohet si kreu i trafikut të kokainës, çfarë krimesh të tjera mund të ketë kryer jashtë apo në Shqipëri me identitetin e tij të dytë?

    A1 report

  7. #87
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    “Vejusha” e kokainës, nënë e tre fëmijëve, jetë në tri shtete

    TIRANE - Një nga femrat më të kërkuara në Shqipëri është Pranvera Eberling, e cilësuar si “vejusha” e kokainës së Xibrakës. Prokuroria po e kërkon për të zbërthyer trafikun e drogës nga Shqipëria në Gjermani, ku dyshohet se Pranvera ishte edhe korriere, madje kishte lidhje dashurie me Ilir Hysenin, i arrestuar pak ditë më parë në Shqipëri. Ajo është mbajtur në vëzhgim nga data 14 dhjetor deri në datë 17 dhjetor, ditë kur është larguar nga Shqipëria. Ditën që është larguar, autoritetet gjermane kanë sjellë në Shqipëri materialin për këtë trafik, ku hetimet njëmujore sollën nëntë të arrestuar dhe disa të tjerë të shpallur në kërkim. Po kush është “vejusha”, e shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare dhe ajo gjermane?

    Jeta në tri shtete
    Prokuroria thotë se Pranvera Ebeling është me origjinë nga Shqipëria. Ajo ka pasaportë gjermane, ndërsa mbiemri i vajzërisë është Aga. Ajo akuzohet se do të transportonte në Gjermani kokainën e prodhuar në laboratorin e Xibrakës në Elbasan. Kohët e fundit, sipas të dhënave nga akuza, ajo bashkëjetonte me kreun e rrjetit të trafikut të kokainës, Ilir Hyseni. Ky i fundit është i divorcuar, po ashtu edhe Pranvera. Sipas të dhënave, Pranvera jetonte bashkë me vajzën e saj në qytetin e Pegestorf Holzminden në Gjermani. Mësohet se 40-vjeçarja ka edhe dy djem, njëri jeton në Itali dhe tjetri në Francë. Prokuroria thotë se Pranvera jetonte kryesisht në Gjermani, por lëvizte edhe në Shqipëri e Itali. Ajo ka pasur lëvizje edhe në Itali, ku banon i biri, ndërsa dyshohet se Italia është “rrugë” e trafikimit të kokainës në vendet e tjera perëndimore. Pranvera ka qenë në survejim nga ana e autoriteteve gjermane, të cilat kanë kërkuar ndihmë nga Italia e Shqipëria. Madje, në Shqipëri ka hyrë për herë të fundit në datë 14 dhjetor 2014, për të dalë disa ditë më pas.

    Të arrestuarit e tjerë
    Prokuroria thotë se ka kërkuar dëshminë e nëntë të arrestuarve, ku vetëm dy kolumbianët dhanë disa informacione për punën që bënin. Prokuroria thotë se nuk i ka marrë të mirëqena këto rrëfime, pasi kanë kontradikta, ndërsa u ka shkuar në qeli edhe të arrestuarve të tjerë. Mësohet se shtatë të arrestuarit shqiptarë gjatë operacionit “Xibraku”, nuk pranuan të flasin apo të bashkëpunojë me prokurorinë. Akuza u ka kërkuar këtyre të arrestuarve që të bashkëpunojnë, me qëllim zbërthimin e të gjithë grupit, por asnjë prej tyre nuk ka pranuar. Në lidhje me zbardhjen e grupit, akuza thotë se shpreson te “bashkëpunimi” me kolumbianët, pasi ata kanë qenë të vetmit që kanë rrëfyer disa detaje.

    Kërkesat në Apel
    Disa nga avokatët e nëntë të arrestuarve kanë dorëzuar ankimin në Gjykatën e Apelit për krime të rënda, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të arrestit me burg për të dyshuarit e arrestuar pasditen e datës 14 janar në Elbasan, Durrës dhe Tiranë. Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, ka kërkuar në gjykatë ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Sipas pretendimeve të avokatëve të Hoxhës, klienti i tyre ka qenë në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar kur ka transportuar në cilësinë e taksistit, dy shtetasit kolumbianë. Avokatët gjithashtu pretendojnë se arrestimi në kushtet e flagrancës duhet të cilësohet i paligjshëm, pasi Hoxha nuk ka qenë as në Xibrakë, as në laborator dhe me ndonjë prej anëtarëve të këtij grupi narkotrafikësh, por është kapur në banesën e vjehrrës së tij në Durrës. Sipas tyre, në këto kushte nuk plotësohet flagranca dhe për pasojë, arrestimi i Ermal Hoxhës është i paligjshëm.

    Shqip

  8. #88
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    “Kokaina”, Ermal Hoxha udhëtoi 32 herë jashtë vendit për 4 vite me automjete të ndryshme



    TIRANË- Ermal Hoxha ka përdorur 18 makina të ndryshme në 32 udhëtime jashtë vendit. News24 ka aritur të sigurojë të dhëna të reja nga grupi hetimor për të arrestuarit e laboratorit të kokainës në Xibrakë dhe më konkretisht të dhëna mbi hyrje-daljet e Ermal Hoxhës nga Shqipëria. Nga këto të dhëna mësohet se Ermal Hoxha ka kryer 32 udhëtime jashtë vendit vetëm në 4 vitet e fundit.

    Sipas verifikimeve 39-vjeçari rezulton se ka përdorur 18 makina të ndryshme në 32 udhëtimet e kryera. Kryesisht gjatë udhëtimeve përdorte automjete me qira ose makina të miqve të tij.

    Udhëtimi i fundit i Ermal Hoxhës drejt Brukselit, ka qenë më 14 nëntor të vitit të kaluar ku ka qëndruar tre ditë dhe më pas është kthyer. Po kështu nga hetimet rezulton se 7 udhëtime të Ermal Hoxhës janë kryer drejt Malit të Zi dhe 6 të tjera në Maqedoni.

    Më 4 nëntor të vitit të kaluar rreth orës 8 të mëngjesit, Ermal Hoxha ka dalë nga Kakavija me mjetin me targa AA653DM dhe është kthyer sëbashku me dy shtetasit kolumbianë më 6 nëntor sërish nga Kakavija rreth orës 18 e 30. Pikëpyetje për të cilat po hetohet janë ngritur mbi hyrje-daljet e Hoxhës më këmbë drejt Kosovës. Gjithashtu po hetohet për destinacionin përfundimtar të udhëtimeve.

    Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha u arrestua pas një operacioni në Xibrakë të Elbasanit ku u zbulua një laborator i përpunimit të kokainës. Nga ky operacion u arrestuan edhe 8 persona të tjerë.

    (m.k/BalkanWeb)

  9. #89
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Si i shpëtoi policisë kapobanda e kokainës së Xibrakut

    Emri:  Genci-xhixha.jpg

Shikime: 380

Madhësia:  41.5 KB

    Genci Xhixha, personi që dyshohet si organizatori dhe financuesi i rrjetit të trafikut të kokainës dhe që dyshohet se ka sjellë dy kolumbianët në Shqipëri është shpallur në kërkim nga Prokuroria për Krimet e Rënda.

    Xhixha është brenda Shqipërisë dhe i fshihet drejtësisë. Ai ka ardhur në Tiranë dy ditë para operacionit të policisë, ku u arrestuan 9 personat e dyshuarte dosjes “Xibraka”.

    Nga të dhënat e sistemit TIMS, rezulton se Genc Xhixha, ka dalë për herë të fundit nga Shqipëria, në datën 13 Dhjetor 2014 përmes aeroportit të Rinasit, nga ku është kthyer në Tiranë në 12 janar të këtij viti.

    Pas kësaj date Xhixha nuk ka lëvizur nga Shqipëria, por policia nuk ka arritur ta gjejë.

    Xhixha dyshohet si organizator i rrjetit të kokainës, pasi kishte kontakte të vazhdueshme me Ilir Hysenin, Gentjan Gjonajn dhe nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha.

    Nga verifikimi i bisedave telefonike, rezulton se personi më i afërt me të cilin Xhixha komunikonte vazhdimisht, ishte Ermal Hoxha.

    Sipas të dhënave paraprake, dy kolumbianët kanë ardhur në Shqipëri, përmes Genci Xhixhës, i cili flet spanjisht dhe ka lidhje me Amerikën Latine, pasi bashkëshortja e tij, është kubaneze.

    Hetuesit thonë, se po verifikohen deklarimet e kolumbianëve, Cesar Avila dhe Valter Moreno, lidhje me një tjetër person të identifikuar prej tyre me emrin Carlos.

    Prokurorët thanë se do ti tregojnë foton e Genc Xhixhës dy kolumbianëve, për të parë nëse e njohin, dhe për të kuptuar nëse Xhixha është në të vërtetë Carlosi.

    Gjatë dëshmisë në gjykatë, kolumbianët treguan, se ishte Carlosi që i paguante, komunikonte me ta dhe punonte për përpunimin dhe nxjerrjen e ekstraktit të drogës.

    Madje edhe në ditën e arrestimit ata thanë, se i njohuri si “Carlos”, ishte në laboratorin e Xibrakës.

    Përveç Genci Xhixhës është shpallur në kërkim edhe një person tjetër me inicialet A. T., që mendohet të jetë personi që ka blerë të gjitha pajisjet e laboratorit.

    Këto mjete, sipas ekspertëve, përdoreshin për të nxjerre ekstraktin e kokainës nga rrobat e fëmijëve, solucionin i përpunimit të lëkurës dhe plehun kimik të ardhur nga Bolivia.

    Gjithashtu, hetuesit kanë sekuestruar një mori shkresash dhe faturash tatimore, të cilat tregojnë blerjet e kimikateve dhe sendeve me të cilat ishtë pajisur laboratori.

    Prokuroria nuk jep detaje për datat e faturave, por mendohet, se janë të gjitha të këtij viti, dhe që çon drejt një ideje për kohën e ngritjes dhe instalimit të laboratorit të kokainës në Xibrakë.

    Abcnews

  10. #90
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Kokaina, trafikanti me identitet të dytë, kaloi kufirin pa gjurmë

    Hoxha do lirinë: Isha në kohën dhe vendin e gabuar



    TIRANE - Pasditen e 5 janarit 2014 në orën 15:40 Ilir Hyseni, i konsideruar si kreu i trafikut ndërkombëtar të drogës që përpunonte kokainën në laboratorin e Elbasanit, u paraqit në aeroportin e Rinasit dhe hipi në një fluturim të linjës “Blu Panorama” që shkonte drejt Pizës, në Itali. Ky është dhe kalimi i fundit i regjistruar me emrin e tij në gjithë kufirin shqiptar. E megjithatë, ditën e 14 janarit Ilir Hyseni ndodhej në Shqipëri: në fakt policia e arrestoi bashkë me 9 të tjerë pas sekuestrimit të 90 kilogramëve kokainë.

    A1Report është në gjendje të dokumentojë një mister të ri rreth figurës së këtij supertrafikanti, e fejuara e të cilit, Pranvera (Aga) Ebeling, ka humbur gjurmët dhe tani kërkohet edhe nga policia gjermane. Sipas informacioneve të televizionit A1 Report, pra Ilir Hyseni, ka mundur të rifutet në Shqipëri pas udhëtimit të tij në Itali me 5 janar, pa lënë asnjë gjurmë në sistemin e kufirit:

    Po si e ka bërë?
    Hipoteza e parë mbi të cilën po heton dhe policia është se Hyseni ka një pasaportë të dytë, pra ka dhe një identitet të dytë: Duke dalë me emrin Ilir Hyseni, mund të jetë kthyer në Shqipëri ndonjë ditë më pas me një emër tjetër, pa ngjallur asnjë dyshim në kufi. Po me cilin emër? Dhe si ka mundur të falsifikojë dhe pasaportën biometrike të gjeneratës së re?

    Mund të mos jetë e para herë që ndodh kjo gjë. Një lëvizje tjetër e çuditshme regjistrohet në mars të vitit 2014. Ilir Hyseni me 4 mars kthehet në Shqipëri pas 3 muajsh të kaluar sipas lëvizjeve në Itali, duke kaluar në portin e Durrësit pas udhëtimit me anijen Brudge.

    Pas 3 ditësh, pra me 7 mars, riniset duke kaluar nga Rinasi sërish drejt qytetit italian të Pizës. Por nga ajo ditë askush nuk regjistron më emrin e tij në kufijtë shqiptarë deri kur më 28 dhjetor 2014, në orën 10.30 rifutet në Shqipëri.

    Eshtë e mundur që Ilir Hyseni, i akuzuar nga policia si drejtues i trafikut të kokainës në Shqipëri, të ketë mbetur jashtë vendit për nëntë muaj? Apo mes marsit dhe dhjetorit 2014 ka hyrë dhe herë të tjera në vend por duke përdorur në pikat e kalimit identitetin e tij të dytë?

    Mbajtja e një identiteti të dytë është komod për një trafikant për të krijuar alibi dhe për të ngatërruar hetimet. Një mekanizëm perfekt që ngeci për shkak të arrestimit të tij.

    Ditën e 28 dhjetorit Ilir Hyseni kthehet në Shqipëri, kalon këtu festat e fundvitit dhe pastaj me 5 janar riniset për në Piza. Këtu kontrofigura e tij zhduket. Objektivi i tij ishte të tregonte se ndodhej në Itali. Në të vërtetë ai ishte rikthyer në Shqipëri, por me identitetin e dytë: dhe në fakt me datën 14 janar policia e bllokon në laboratorin e kokainës në Elbasan. Nëse Ilir Hyseni konsiderohet si kreu i trafikut të kokainës, çfarë krimesh të tjera mund të ketë kryer jashtë apo në Shqipëri me identitetin e tij të dytë?

    Shqiptarja

  11. #91
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    GRUPI I KOKAINES/ Kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Beci: Fillimisht kishte të dhëna sporadike, përgjimet implikuan të arrestuarit”

    Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, gjatë një inteviste televizive mbrëmjen e së enjtes, deklaroi se njoftimi për zhvillimin e një aktiviteti të mundshëm kriminal në fushën e trafikut të drogës në Shqipëri, erdhi nga prokuroria gjermane.

    Pas mbërritjes së informacioneve të para, sipas Becit, prokuroria në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ngritën hetimet, duke kryer edhe përgjime ndaj personave të përfshirë në këtë ngjarje.

    “Gjatë gjithë periudhës që ka qenë hetimi, s’ka pasur asgjë për t’u shënuar. S’ka pasur të dhëna që do të çonin në provën konkrete. Kanë qenë të dhëna shumë sporadike dhe për këtë arsye s’kishim se si të kërkonin bashkëpunim të vazhdueshëm. Më pas, nëpërmjet policisë shqiptare, dhe përgjimeve që u kryen nga Prokuroria, atëherë patëm dyshimet që ky grup po realizonte diçka në një objekt”,-deklaroi Beci në emisionin televiziv “Opinion” në “Tv Klan”.

    Sipas tij, nga hetimet e deri tanishme nuk dihet ende se për sa kohë zhvillonte aktivitetin kriminal grupi i personave të arrestuar.

    Duke thënë se kontaktet me palën gjermane u vendosën menjëherë pas operacionit, Beci tha se disa nga personat kishin një të kaluar kriminale.

    “Nuk kishte shumë informacion për personat, aq më tepër që ishin identifikuar, një pjesë e mirë, ditën kur është bërë ndërhyrja e policisë. Disa persona që përgjoheshin nuk kishin rekorde kriminale. Përgjigjimi u zhvillua për rreth një muaj”,-deklaroi Beci.

    Pyetjes se drogat e forta në Shqipëri, kalojnë transit, apo prodhohen në vendin tonë, Beci tha se “Kokaina dhe heroina nuk është se prodhohet asnjëherë në Shqipëri. Ky nuk është një laborator prodhimi droge, por ekstranimi. Kemi pasur raste kur droga është transportuar nëpërmjet Vajit të Palmës, nëpërmjet shisheve të verës dhe ky laborator shërbën për këtë lloj gjëje”.

    Sipas kreut të Prokurorisë për Krimet e Rënda, paratë e sekuestruara nga kapja e drogës në Shqipëri, zakonisht mbahen në gjendje kesh dhe llogari bankare.

    “Ne dimë që në bazë të ligjit të 2009-ës, dhe përgjithësisht paratë të cilët trafikantët, jo vetëm të drogës, por edhe të qenieve njerëzore e veprimtari të tjera kriminale, përgjithësisht janë gjetur kesh në Shqipëri, nëpër apartamente, llogari bankare, toka dhe mjete me vlerë të lartë”,-deklaroi Eugen Beci. Ndërsa shtoi se për paratë e investuara në ekonomi, është tepër e vështirë për ta përcaktaur për shkak të ekonomisë informale.

    Panorama

  12. #92
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Kokaina e Xibrakës

    Bosi i kokainës, i njohur si Karlos, mund të jetë shqiptar

    Prokuroria dyshon se personi për të cilin flasin dy kolumbianët është Genci Xhixha, rezident prej vitesh në Kubë

    Miku i nipit të diktatorit erdhi në Shqipëri dy ditë para operacionit policor

    Lëvizjet – Genci Xhixha ka dalë për herë të fundit nga Shqipëria në datën 13 dhjetor të vitit 2014 përmes Aeroportit të Rinasit. Ai është kthyer në datën 12 janar
    Qëndrimi – “Pas kësaj date, ai nuk ka lëvizur, të paktën nga pikat e kalimit kufitar. Gjatë kontrolleve në banesat e të afërmve, policia nuk ka mundur ta ndalojë
    Dyshimi – Provat e fundit kanë sjellë dyshimin se personi që përmendin kolumbianët me emrin Karlos mund të jetë pikërisht Genci Xhixha

    Genci Xhixha, organizatori dhe financuesi i grupit kriminal që trafikonte kokainë nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës Perëndimore, ku në Shqipëri lënda përpunohej në një laborator në Xibrakë të Elbasanit, ka ardhur në vendlindje dy ditë para zhvillimit të operacionit policor. Në pranga ranë nëntë persona, shtatë shqiptarë dhe dy kolumbianë, ndërsa disa të tjerë u shpallën në kërkim, njëri prej të cilëve edhe Xhixha, që jeton prej rreth 10 vitesh në Kubë, ku dhe ka krijuar familje. Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se roli i tij është parësor, pasi ai kishte kontakte të drejtpërdrejta në Amerikën Latine, ndërsa verifikimet e mëvonshme do të përcaktojnë më qartë rolin e tij. Megjithatë, nga të dhënat paraprake prej sistemit TIMS, por edhe nga dokumentet e Aeroportit të Rinasit, Xhixha mund të jetë në Shqipëri. Ai ka hyrë në territorin e Shqipërisë në datën 12 janar, ndërsa nuk ka dalë prej andej në pikat e kalimit kufitar. Nga ana tjetër, dëshmia e dy kolumbianëve të arrestuar se janë shoqëruar gjatë gjithë kohës nga një person i quajtur Karlos, që fliste mirë spanjisht, ka hedhur dyshime se mund të jetë i njëjti person.


    Lëvizjet në Shqipëri

    Prokuroria konfirmon zyrtarisht se Genci Xhixha është shpallur në kërkim policor. Ai dyshohet se është organizatori dhe financuesi i këtij grupi kriminal, madje kishte krijuar edhe grupin që nga Amerika Latine e përfundonte në vendet e Bashkimit Europian. Xhixha është 37 vjeç dhe banon prej shumë vitesh në Kubë. Ai është martuar me një shtetase kubane dhe kanë dy fëmijë. Emri i tij u lakua në vitin 2011, ku ai u hetua për pastrim parash. Por, akuzat ndaj tij nuk janë faktuar asnjëherë, pasi Drejtoria e Parandalimit të Parave, por edhe policia e prokuroria, nuk kanë gjetur prova. Në datën 14 janar të këtij viti, emri i Xhixhës doli në skenë, ku policia tha se po e kërkonte për ta arrestuar, në bazë të një urdhri të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai nuk u arrestua, ndërsa verifikimet e mëvonshme zbardhën edhe lëvizjet e tij, kryesisht hyrje-daljet në Shqipëri. Duke qenë se rezidenca e tij ishte në Kubë, prokuroria ka parë vetëm të dhënat nga pikat e kalimit kufitar. Mësohet se Xhixha është futur në territorin e Shqipërisë në datën 12 janar, pra dy ditë para operacionit që prangosi nëntë persona. Dyshimet e prokurorisë flasin se ai mund të jetë shoqëruesi i dy shtetasve kolumbianë, ndërsa akuza thotë se fillimisht kërkon arrestimin e tij. Grupi hetimor, nisur edhe nga dokumentet nga pikat e kalimit kufitar, beson se 37-vjeçari mund të jetë në Shqipëri dhe i fshihet drejtësisë. “Genci Xhixha ka dalë për herë të fundit nga Shqipëria në datën 13 dhjetor të vitit 2014 përmes Aeroportit të Rinasit. Ai është kthyer në datën 12 janar. Pas kësaj date, ai nuk ka lëvizur, të paktën nga pikat e kalimit kufitar. Gjatë kontrolleve në banesat e të afërmve, policia nuk ka mundur ta ndalojë”, thanë burimet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.


    Komunikimet me anëtarët e grupit

    Prokuroria dyshon se Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha, ka qenë pika e kontaktit mes Genci Xhixhës, që siguronte kokainën nga vendet e Amerikës Latine dhe Ilir Hysenit, që trafikonte lëndën në vendet europiane. Në Shqipëri, “kapo” ka qenë Hoxha, duke organizuar punët si për shoqërimin e kolumbianëve, ashtu edhe për pagesat e “punëtorëve” apo korrierëve”. Burime nga prokuroria thanë për gazetën “Shqip”, se Xhixha ka pasur kontakte të vazhdueshme me Ilir Hysenin apo me Gentjan Gjonajn. Madje, janë përgjuar edhe disa biseda mes njëri-tjetrit. Megjithatë, personi më i afërt për Xhixhën ka qenë Hoxha, pasi ata kanë qenë shokë fëmijërie. Të dy kanë jetuar në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku njëri ishte nip i diktatorit dhe tjetri nipi i disa udhëheqësve komunistë.

    Misteri i emrit Karlos

    Hetimet e fundit që faktuan se Genci Xhixha ka ardhur në Shqipëri dy ditë para operacionit, kanë sjellë në vëmendje edhe dëshminë e dy kolumbianëve Cesar Avila dhe Valter Moreno. Ata thanë në gjykatë se i kishte shoqëruar në Shqipëri një person me emrin Karlos, që fliste mjaft mirë spanjisht dhe u ishte prezantuar si kolumbian, por me pasaportë holandeze. Dy kolumbianët dëshmuan se ishin nisur nga qyteti i Bogotas në Kolumbi dhe kishin zbarkuar në Europë në Portugali. Më pas u nisën drejt Italisë, Greqisë për të ardhur në Shqipëri dhe qëndruan në një hotel në Tiranë, ku dhe morën pagesën e parë. Më pas, ata udhëtonin shpeshherë në Xibrakë të Elbasanit, ku dhe morën me qira një banesë, në afërsi të laboratorit. Kjo dëshmi nuk është marrë e mirëqenë fillimisht, por provat e fundit kanë sjellë dyshimin se personi që përmendin kolumbianët me emrin Karlos mund të jetë pikërisht Genci Xhixha. Për këtë arsye, hetuesit do t’u tregojnë dy kolumbianëve fotografitë e Xhixhës. Në gjykatë, Avila dhe Moreno thanë gjithashtu se Karlosi, ditën që janë arrestuar, ka qenë në laborator, në Xibrakë të Elbasanit. Prokuroria dhe policia nuk japin të dhëna nëse ka shpëtuar apo jo ndonjë person nga arrestimi.

    Shqip

  13. #93
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    ‘Kokaina’, zbulohet personi që bleu pajisjet e laboratorit

    Hetimet për trafikun e kokainës kanë nxjerrë ‘në dritë’ një tjetër person të përfshirë në rrjet. Gazeta “Panorama” duke iu referuar burimeve shkruan sot se përveç Genci Xhixhës e femres identifikuar si Pranvera Ago (Ebeling) është shpallur në kërkim edhe një person tjetër.

    Ai eshte me inicialet A.T. dhe mendohet të jetë personi që ka blerë të gjitha pajisjet e laboratorit. Sipas ekspertëve, këto mjete përdoreshin për të nxjerrë ekstraktin e kokainës nga rrobat e fëmijëve, solucionin e përpunimit të lëkurës dhe plehun kimik të ardhur nga Bolivia.

    Gjithashtu grupi hetimor ka sekuestruar disa shkresa zyrtare, fatura tatimore, të cilat tregojnë blerjet e kimikateve dhe sendeve me të cilat ishte pajisur laboratori.

    Panorama

  14. #94
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i drogës, kapen 100 kg kokainë kolumbiane

    Berisha: I kërkuari i kokainës, Genci Xhixha, mik për kokë i Bushatit. Ministri e vizitoi në Kubë

    Ish-kryeministri Sali Berisha, në një tjetër reagim për banden e kokaines, shkruan sot se i kerkuari i policise si organizatori i rrjetit, Genci Xhixha, nuk eshte vetem mik i nipit te Enverit, por edhe ‘mik per koke’ i ministrit te Jashtem, Ditmir Bushati. Madje, sipas Berishes, Bushati, madje edhe Rama e eksponente te tjere te larte te PS kane bere pushime ekzotike ne shoqerine e Xhixhes.

    Ne nje postim ne rrjetin social Facebook, Berisha, shkruan se Xhixha eshte mik qe nga femijeria edhe me Bushatin. “Burime pohojne se Bushati ka vizituar Xhixhen ne Kube dhe se te dy miqte e ngushte kane bere pushime se bashku ne zona ekzotike te dheut”- shkruan Berisha.

    Statusi i plote i Berishes ne FB

    Xhixha, perveç Ermalit, mik per koke ka dhe Ditmir Bushatin, por te njohur shume te afert ka dhe Ramen!

    Mik per koke qe nga femijeria i Genc Xhixhes pervec Ermal Hoxhes eshte Ministri i Puneve te Jashtme, neo-bllokmeni Ditmir Bushati. Burime qe vijne nga ish nomenklatura e vjeter bejne me dije se Bushati me Xhixhen kane miqesi te ngushte edhe familjare te hershme. Nuk eshte e rastit qe ata se bashku realizuan ardhjen e kolumbianeve te organizates “Hakmarrja per Drejtesi” ne Shqiperi. Ishte Bushati vet, qe me kerkese te mikut te tij te ngushte, Xhixhes, dergoi ne Beograd nje njeri posaçerisht per vizat e dy kolumbianeve pa asnje lloj vetingu dhe ne kundershtim me rregullat per vizat per shtetas nga zona problematike.

    Burime te tjera pohojne se Bushati ka vizituar Xhixhen ne Kube dhe se te dy miqte e ngushte kane bere pushime se bashku ne zona ekzotike te dheut. Por theksoj gjithashtu se Xhixha eshte i njohur shume i afert dhe i hershem i Edi Rames. Ai eshte sponsor i rregullt dhe i fuqishem i te gjitha fushatave elektorale te Edvinit. Burime te brendshme bejne me dije se ne dy fushatat e fundit te Edi Rames ai ka derdhur rreth 1.1 milion euro. Po keto burime thone se Xhixha sponsorizon udhetime dhe vizita te kupoles se Partise ne Europe dhe ne bote, nder te tjera edhe viziten e delegacionit te kesaj partie te kryesuar nga Arta Dade tek Çaves ne Venezuel!

    Duke qene se grupi i hetimit prane Prokurorise se Krimeve te Renda ka kufizime ligjore ne hetimin e zyrtareve te larte, i bej thirrje Prokurorit te Pergjithshem te krijoje te gjitha hapesirat e domosdoshme procedurale per hetimin e te gjitha lidhjeve, telefonatave, udhetimeve, sponsorizimeve, vakancave te Xhixhes me Ramen, Bushatin, qeveritaret aktual dhe kupolen e PS, lidhje te cilat nxijne emrin e Shqiperise si Kolumbi e Europes!!

    Sali Berisha

    Panorama



    ceshte ki xhixha mo?
    shum i fort qenka
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-01-2015 më 14:29

  15. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i drogës, kapen 100 kg kokainë kolumbiane

    Qe budallalliqet e Berishes nuk kane te sosur kjo dihet, por keto te fundit edhe me budallai i kupton. Si i sponsorizoka udhetimet zytare Xhixha kur keto dalin nga buxheti shtetit?

    Lere pastaj burime te shumeta qe sjane asgje me shume se spekulime per te mos thene mashtrime. Perse Brisha llomotit ne Facebook po nuk i dorezon keto "prova" ne prokurori?

    Pale pastaj kru thote per kolumbianet e Hakmarrjes per Drejtesi

    Ky ka rrjedhur fare!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-01-2015 më 14:30
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  16. #96
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Zbulohet identiteti i dytë i Ilir Hysenit. Kërkohet në Kanada për trafik droge

    Emri:  bali-meta-foto.png

Shikime: 522

Madhësia:  89.7 KB

    Sipas Interpol, personi me identitetin Bali Meta (alias Ilir Hyseni) është shpallur në kërkim nga autoritetet kanadeze për trafik kokaine
    Hyseni ndodhet aktualisht me masën e sigurisë "arrest me burg", ndërsa pritet që një letër porosi t'u drejtohet autoriteteve kanadeze

    Zbardhen detaje të reja për Ilir Hysenin, i njohur tashmë si personi kyç në trafikun e kokainës nga Shqipëria drejt Gjermanisë. 47-vjeçari i arrestuar në operacionin "Xibraka", më 14 janar, ka dy identiete: Ilir Hyseni dhe Bali Meta.

    Në fakt, siç duket edhe nga faqja zyrtare e Interpol, personi në foto me shtetësi shqiptare, me identitetin Bali Meta është shpallur në kërkim nga autoritetet kanadeze lidhur me dyshimet për trafik kokaine. Ai rezulton në kërkim dhe me shenjën e kuqe të Interpol, çka përfaqëson një person të rrezikshëm për drejtësinë ndërkombëatre.

    Ilir Hyseni u arrestua më 14 janar, me 6 shqiptarë të tjerë dhe dy kolumbianë, ndërsa informacionet për Hysenin dhe bashkëjetuesen e tij, Pranvera (Aga) Ebeling erdhën nga autoritetet gjermane, sipas të cilave, këta dy shtetas ishin përfshirë në një rrjet droge.

    Hyseni ndodhet aktualisht me masën e sigurisë "arrest me burg", ndërsa pritet që një letër porosi t'u drejtohet dhe autoriteteve kanadeze në lidhje me veprimtarinë e Hysenit, i njohur si Bali Meta në shtetin kanadez, shkruan "A1 Report".

    Emri:  Meta_Bali.jpg

Shikime: 449

Madhësia:  24.1 KB


    A1 Report

  17. #97
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i drogës, kapen 100 kg kokainë kolumbiane

    FOTO/ Kokaina, jeta luksoze e Genci Xhixhës dhe lidhja me Ermal Hoxhën

    TIRANE - A1 Report sjell disa foto nga jeta luksoze e 38 vjeçarit shqiptar me banim në Kubë, Genci Xhixha të shpallur në kërkim pas operacionit të policisë ku në periferi të Elbasanit u zbulua një nga laboratorët më të mëdhenj të përpunimit të kokainës në vend.

    Xhixha i dyshuar për lidhjet e tij me trafikun e kokainës, nuk lë pas jetën e luksit teksa siç shihet nga fotot ai është frekuentues i resorteve dhe hoteleve luksoze duke filluar nga plazhet e Cancun me suita presidenciale, Panama, e deri tek vaskat me hidromasazh në hotele në Kubë.

    Po ashtu në faqen e tij të Facebook, Xhixha prezanton dhe foto me Ermal Hoxhën në prill të 2012 me shënimin, "Erdhi Pranvera".

    Sipas hetimeve paraprake të prokurorisë dyshohet se Xhixha, shqiptari me banim në Kubë është personi i cili ka krijuar lidhjet me kartelet e drogës jashtë Shqipërisë për të arrestuarit shqiptar mes tyre dhe Ermal Hoxhën, nipin e ish-diktatorit. Ai është shpallur në kërkim nga policia shqiptare pas faktimit të lidhjeve telefonike me pjesëtarë të tjerë të grupit Kokaina dhe dyshimeve se ishte personi ndërlidhës mes shqiptarëve dhe trafikantëve kolumbianë. Sipas të dhënave të sistemit Tims, Xhixha ka hyrë për herë të fundit në Shqipëri me 12 janar dhe nuk ka dalë më të paktën në mënyrë legale.

    Emri:  155457_1.jpg

Shikime: 348

Madhësia:  92.7 KB

    Emri:  155459.jpg

Shikime: 327

Madhësia:  54.0 KB

    Emri:  151934.jpg

Shikime: 299

Madhësia:  96.1 KB

    Shqiptarja
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-01-2015 më 14:39

  18. #98
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Zbulime të reja nga Kanadaja: Hyseni kishte edhe 5 laboratorë për falsifikim dokumentash

    Nga SPARTAK KOKA*

    “Kreu i grupit të kokainës së Xibrakës, Ilir Hyseni, nga viti 2006 deri në vitin 2009, ishte një prej organizatorëve të rrjetit më të madh të falsifikimit të pasaportave, lëtërnjoftimeve dhe kartave të kreditit në Kanada.”

    Të dhënat janë zbuluar nga Policia Qëndrore e Montrealit, e cila, që me datë 25 nëntor 2009, e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, 47-vjeçarin që në Kanada njihej me identitetin e ndryshuar Bali Meta.

    Sipas të dhënave të asaj periudhe, Ilir Hyseni ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal prej 33 personash dhe kishte në zotërim 5 laboratorë që prodhonin dhe fabrikonin në mënyrë identike, nga pasaportat, patentat kanadeze, që i shisnin përkudnrejt përfitimeve financiare. Gjithashtu, grupi prodhonte dhe karta krediti, që shërbenin për të vjedhur paratë e shtetasve kanadezë.

    Në operacionin e koduar C-DEVANCER, i cili u zhvillua me datën 25 nëntor 2009, u angazhuan rreth 400 policë kanadezë e u arrestuan të paktën dhjetë persona, ndërsa 3 anëtarët kryesorë të grupit u shpallën në kërkim.

    Akuzat që rëndojnë mbi Ilir Hysenin në Kanada janë për krijim të organizatave kriminale, falsifikim të pasaportave dhe kartave të kreditit, vjedhje të kartave të kreditit si dhe posedim të pajisjeve për falsifikime.

    Autoritetet ligjzbatuese shqiptare bëjnë të ditur se kanë njoftuar Interpolin dhe Policinë Kanadeze për arrestimin e Ilir Hysenit, alias Bali Meta.

    Pas njoftimit, Interpoli ka nisur procedimin për heqjen e emrit të Bali Metës nga lista e të kërkuarve.

    Pas 9 arrestimeve në Xibrakë, ku figuronte edhe Ilir Hyseni, nga burime të policisë shqiptare u mësua se hetimet do të shtriheshin, veç Gjermanisë, edhe në Kanada, pasi atje Hyseni, me identitetin Bali Meta, rezultonte i shpallur në kërkim.

    “Grupi i kokainës” u zbulua më 14 janar 2015 sëbashku me laboratorin e drogës që kishte ngritur në Xibrakë. Në p♪7rb♪7rje të tij ishin 7 shqiptarë dhe 2 kolumbianë.

    (ar.sh/BalkanWeb)

  19. #99
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Media gjermane: Ja si e zbuluan hetuesit tanë grupin kokaina

    Emri:  Untitled-127.jpg

Shikime: 282

Madhësia:  19.3 KB

    Nga: AURORA KOROMANI*

    TIRANE - Prokuroria e Hanoverit në Gjermani ka bërë publike fakte të tjera për grupin e kokainës së sekuestruar në Shqipëri. Mediat gjermane shkruajnë se në një njoftim zyrtar të organit të akuzës, thuhet se laboratori i drogës në Xibrakë është zbuluar falë hetuesve nga Saksonia e Poshtme. Në mediat e huaja shkruhet se gjatë këtij operacioni u arrestuan 11 persona, mes të cilëve edhe nipi i ish-diktatorit shqiptar Enver Hoxha. Hetuesit gjermanë, në njoftimin e bërë publik për mediat hedhin dyshime se laboratori funksiononte prej kohësh.

    Mediat gjermane
    Referuar njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Hanoverit, mediat gjermane shkruajnë se nga operacioni policor në Shqipëri është arrestuar edhe një 46-vjeçar, që jetonte në Hameln të Gjermanisë, duke iu referuar Ilir Hysenit. Por, organi i akuzës gjermane bën me dije se mes bashkëpunëtorëve të grupit të kokainës është edhe një 47-vjeçar me banim në Holzminden, banesa e të cilit është kontrolluar nga policia, por pa dhënë detaje se kush është ky bashkëpunëtor. “He-tuesit kanë kapur 20 kg kokainë të pastër, disa armë zjarri, kartëmonedha të ndryshme në vlerën e rreth 400 mijë eurove. Mes të arrestuarve është edhe nipi i ish-diktatorit shqiptar Enver Hoxha. Banesat e 46-vjeçarit në Hameln dhe një bashkëpunëtori 47-vjeçar në Holzminden janë bastisur. Hetuesit e Saksonisë së Poshtme e kishin prej kohësh në shënjestër 46-vjeçarin, pasi mendohej se ishte anëtar i një bande ndërkombëtare të trafikut të drogës. Pas marrjes së informacionit se Shqipëria ishte qendra e tregtisë së drogës, u informuan autoritetet atje. Sipas të dhënave të tanishme, autorët e krimit e përzienin kokainën në Amerikën e Jugut me substanca të tjera të padëmshme dhe kur dorëzohej në Shqipëri, ajo nxirrej sërish. Laboratori i drogës ishte ndërtuar në një vend shumë të sigurt, në afërsi të një fshati në Elbasan, dhe kishte me sa duket muaj të tërë që funksiononte”, thuhet në njoftimin e prokurorisë të publikuar në median gjermane “Kreiszeitung.de”.

    Grupi i kokainës
    Burime pranë grupit hetimor në vendin tonë kanë dyshime se një nga drejtuesit e grupit të trafikimit të kokainës është pikërisht personi me emrin “Karlos”, i cili ende nuk është identifikuar. Të njëjtat burime pohojnë se Karlosi ka qenë në laboratorin e Xibrakës disa ditë para se të bëhej operacioni policor, ku ka parë gjithë procesin e punës. Burime të sigurta për “GSH” bëjnë me dije se personi i ashtuquajtur Karlos, ka qenë drejtuesi i gjithë grupit dhe se ai ka parë nga afër gjithë procesin e përpunimit të kokainës në Xibrakë, por këto burime sqarojnë se Karlosi ka qenë në laborator disa ditë para se të bëhej operacioni policor. Ndërkohë, për një nga drejtuesit e tjerë të grupit, Ilir Hysenin, ose siç njihej ndryshe me emrin Bali Meta, nga Kanadaja vijnë informacionet se ai ka qenë në krye të një bande me 33 persona dhe se ka qenë në krye të 5 laboratorëve që përdoreshin për falsifikim dokumentesh. Dyshohet se Hyseni dhe njerëzit e tij vidhnin identitete personash dhe më pas i përdornin ato për dokumente dhe karta identiteti.

    Gazeta Shqiptare

  20. #100
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Kokaina, Ermal Hoxha vizitë te servisi i makinës së drogës

    Emri:  155655.jpg

Shikime: 336

Madhësia:  28.5 KB

    TIRANE- Nipi i ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, jo vetëm që ka vizituar laboratorin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit, por ka shkuar dhe në servis “Hyundai Service” që ndodhet në rrugë “Thimi Keit” në zonën e Kombinatit. Përgjimet e kryera dhe survejimi në terren nga agjentët e policisë, kanë faktuar se Ermal Hoxha ka qenë pikërisht në ambientet e këtij servisi, së bashku me shtetasin Ilir Hyseni dhe Kastriot Imeri.Ky fakt rrëzon alibinë e tij, se ka qënë si taksit i dy shtetasve kolumbianë, pasi në ambientet e servisit ai është takuar me Ilir Hysenin dhe shtetasin tjetër Kastriot Imeri. Sipas raporteve të vëzhgimit të agjentëve të policisë, është provuar se Hoxha ka shkuar dhe më pas larguar me automjetin tip “Volvo”, me të cilin ka transportuar dhe shtetasit kolumbianë.

    Flet pronari i servisit
    Administratori i “Hyundai Service”, ka pohuar se ditën e operacionit policia ka shkuar në servisin e tij dhe ka kërkuar të marrë një automjet tip Benz, i cili ishte lyer nga puntorët e servisit. Për gazetën “Shqiptarja.com” ai tregon se automjetin e ka sjellë shtetasi Kastriot Imeri, por nuk pranon se ky i fundit është punonjës në servisin e tij. Sipas pronarit, në punë është vetëm vëllai i Kastriotit, shtetasi Ferdinand Imeri, i cili ditën e djeshme nuk ishte paraqitur në punë.

    Më tej pronari, rrëfen për gazetën “Shqiptarja.com” se fillimisht janë habitur me praninë e policisë, por pasi ka shpjeguar gjithçka që dinte ai dhe vetë punëtorët e tjerë, policët kanë marrë vetëm automjetin tip “Benz” dhe janë larguar. Pikërisht këtë makinë në servis e kishte çuar Kastriot Imeri, i cili duke shfrytëzuar punën e të vllait të tij Ferdinandin, ka zgjedhur që të lyejë makinën. Sipas prokurorisë, pikërisht në këtë servis, është bërë dhe modifikimi i vendit se ku do të futej lënda narkotike. Dyshimet flasin se kokaina, pasi të futej në trupin e automjetit, vendi do lyhej me bojë, me qëllim për të mos rënë në sy të kontrollorëve në pikat e kalimit kufitar.

    Shokë që në fëmijëri
    Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi prokuroria e Krimeve të Rënda ka mësuar se dy të arrestuarit Ilir Hyseni dhe Kastriot Imeri, njiheshin prej vitesh dhe se ishin shokë fëmijërie. Askujt tjetër, Ilir Hyseni, nuk do t’ja kishte besuar modifikimin e makinës, se shokut të fëmijërisë, Kastriot Imeri. Sipas burimeve një porosi e tillë është arritur të kryhet deri në fund, por ndërhyrja e policisë në 15 janar, ka sjellë arrestimin e dy shokëve si dhe sekuestrimin e automjetit tip Benz. Tashmë makina, është një provë materiale dhe se ka dyshime të forta se ajo do përdorej për trafikimin e 19 kg kokainë.


    Dy kolumbianët qëndruan tek “Nov Hotel”, pranë stadiumit

    Nga verifikimet e kryera, Policia e Shtetit dhe Prokuroria kanë zbuluar se dy shtetasit kolumbianë Cesar Avila dhe Valther Moren Morena, kanë qëndruar në hotel “Nov Hotel”. Sipas burimeve të prokurorisë, një fakt të tillë e kanë zbulur nga raportet e vezhgimit të shtetasit Ermal Hoxha, si dhe pamjet filmike që janë sekuestruar në këtë hotel. Vetë kolumbianët gjatë marrjes në pyetje kanë pranuar se kishin qëndruar në këtë hotel, pasi ishte pikërisht shtetasi që i shoqëronte me emrin “Karlos”.

    Sipas tyre, ky njeri sapo janë akomoduar në hotel ka paguar një shumë prej 4 mijë euro tek dy kolumbianët, si shpenzime për hotelin dhe ngrënien. Ndërkohë që një shumë tjetër prej 5 mijë euro është paguar disa ditë më vonë. Burimet pranë prokurorisë thanë se janë marrë në pyetje disa nga punonjësit e hotelit dhe është bërë një kontroll në dhomën ku qëndronin dy kolumbianët, por në fakt nuk është zbuluar ndonjë provë që do i shërbente hetimit.

    Gazeta “Shqiptarja.com” ka qenë dje pranë ambienteve të këtij hoteli, ku ka tentuar të flasë me punonjësit e tij, lidhur me praninë e dy shtetasve kolumbianë, të arrestuar si anëtarë të grupit kokaina. Punonjësit janë treguar shumë të rezervuar duke pohuar se nuk ndalojnë askënd për të prenotuar hotelin, pasi nuk dinë se me çfarë aktiviteti merren në Shqipëri të huajt. Sipas prokurorisë hetimet për këtë dosje vijojnë me qëllim nxjerrjen e emrave të tjerë në këtë çështje.


    Hetimet, Pranvera Aga Akuza: S’ka lidhje me trafikantët

    Pranvera Aga(Ebelig),femra që u etiketua nga policia si njeriu që ishte pjesë e grupit të kokainës, për Prokurorinë e Krimeve të Rënda,nuk është e përfshirë në këtë rjet trafikantësh.Burimet pranë prokurorisë thanë se Pranvera Aga ka qënë fillimisht e dyshuar, por në fakt implikimi i saj në këtë çështje sipas prokurorëve nuk është provuar.Për pasojë, sipas tyre shtetësja Shqiptaro-Gjermane është e lirë dhe se për të nuk ka asnjë urdhër-arresti nga autoritet Shqiptare dhe ato Gjermane.

    Shqiptarja

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •