Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Sotir Kolea

  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17

    Sotir Kolea

    Si u zhduk nga komunistėt vepra e Sotir Koleas

    Emri:  Nini-Haxhistasa-Mano-199x300.jpg

Shikime: 680

Madhėsia:  14.6 KB
    Nini Haxhistasa Mano, mbesa e ish-drejtorit tė Bibliotekės Kombėtare, Sotir Kolea

    Drejtor i Bibliotekės dhe Muzeut Kombėtar nė kohėn e Ahmet Zogut, njihet sot si njė ndėr intelektualėt mė tė shquar shqiptarė, qė hodhi bazat nė kėto dy institucione tė rėndėsishme tė kulturės sonė. Njė nga pasardhėset e Koleas, e cila disponon tė gjithė fondin e shpėtuar tė tij, Nini Haxhistasa Mano, po pėrgatit e do tė sjellė sė shpejti njė botim pėr tė gjithė veprėn dhe jetėn e kėtij intelektuali. Pėrmes njė bisede ajo na zbulon fondin e Koleas, qėndrimin e padrejtė karshi figures sė tij, qė ēoi deri nė zhdukjen e veprės e sendeve personale. Mano na vė nė dispozicion disa letėrkėmbime tė Sotir Koleas me mikeshėn e tij Musine Kokalari dhe mikun e tij Lef Nosi. Duke e pasur tė pamundur paraqitjen e plotė tė veprimtarisė sė tij, do tė botojmė megjithatė njė promemorie qė Kolea i drejton mė 1919 Gabrielle D’Anuncios, pėrmes sė cilės i bėn thirrje ndėrgjegjes sė poetit qė tė pengojė etjen pushtuese tė Italisė. Mė 26 mars 1920, Kolea akuzon nė njė artikull Kryeministrin e Italisė, Nitti, pėr manipulimin e shtypit italian rreth tė vėrtetės sė sjelljes sė Italisė ndaj Shqipėrisė. Vetėm 19 vjeē ai fliste 7 gjuhė tė huaja: greqisht, turqisht, latinisht, frėngjisht, bullgarisht, italisht, rumanisht, spanjisht, tė cilave mė vonė, do t’u shtoheshin gjuhėt angleze, arabike dhe malgashe, plot 10 gjuhė. Pa mbushur 20 vjeē, u bashkua me lėvizjen e patriotėve shqiptarė pėr pavarėsi. Nė vitin 1911 zgjidhet sekretar i shoqatės “Bashkimi” nė Egjipt dhe pėr 15 vjet nga fundshekulli XIX dhe 10-vjeēari I parė i shekullit XX, dallon pėr kontribut aktiv pėr arritjen e Pavarė- sisė sė Shqipėrisė, organizon dhe drejton shoqata atdhetare nė emigracion, polemizon me politikanė europianė pėr ēėshtjet kombėtare etj. Kolea pėrfshihet nė projektet diplomatike dhe publicistikės pas Pavarėsisė nė ndihmė tė shėrbimeve diplomatike dhe pėrfaqėson kombin nė dyert e kancelarive tė Europės.

    Emri:  sotir_kolea.jpg

Shikime: 722

Madhėsia:  17.4 KB
    Nė 1913 ėshtė ndėr organizatorėt e Kongresit tė Triestes. Edhe si publicist e gazetar mbrojti integritetin territorial tė vendit dhe luftoi pėr forcimin e ndjenjės kombėtare pėrmes gazetave “Besa”, “Dielli”, “Leka”, “Shekulli i ri” etj.

    Ju jeni njė ndėr pasardhėset e intelektualit dhe atdhetarit Sotir Kolea, pėr tė shtuar se jeni ndoshta e vetmja qė ruani pjesėn mė tė madhe tė fondit tė mbetur prej tij. Ēfarė ruhet nė tė dhe pse lind nevoja e publikimit?

    Pėr herė tė parė me njė pjesė, por shumė tė kufizuar, tė fondit Kolea u njoha nė AQ nė vitin 1982, pėr 80-vjetorin e Pavarėsisė ku punova pėr njė studim qė e referova nė Berat, mbi figurėn e tij. Atėherė historiani beratas, prof. Kristaq Prifti, mė tha: “Nini, ti duhet ta shkruash portretin e plotė tė kėtij patrioti tė madh”. Por asokohe isha e re e mė dukej peshė gati e pamundur qė tė merresha me kėtė figurė aq poliedrike. Sot, pasi kam punuar me muaj tė tėrė duke prekur gjithė fondin Kolea, ku zbulova njė veprimtari tė shumanshme tė dajės sė tim eti, nuk kam mė frikė, por mė tremb mendimi nėse do t’ia dal ta bėj tė njohur sa duhet kėtė patriot. I kam tė gjitha fotokopjet e fondit dhe po punoj pėr njė botim tė plotė mbi aktivitetin dhe jetėn e Koleas. Ndėrsa me fjalorėt, proverbat, studimet historike tė tij po punon stėrnipi tjetėr, Aleksandėr Meksi. Tė dy e quajmė “punė nderi” dhe “japim llogari” nė kuptimin e mirė pėrballė 15 stėrmbesave dhe stėrnipėrve tė dajės sė prindėrve tanė, sepse duam ta botojmė tė plotė gjithēka la Sotir Kolea.

    Ai kishte lidhje dhe ruante raporte me njė pjesė tė mirė tė elitės intelektuale dhe atdhetare tė kohės kur jetoi, gjė qė vėrtetohet edhe pėrmes letėrkėmbimeve tė ndryshme, mes tė cilėve Mit’hat Frashėri, Lef Nosi etj. Cilėt ishin miqtė e tij mė tė mirė dhe ē’mund tė zbulohet pėr kėtė pjesė?

    Zėnė vend tė madh korrespondencat me Jani Vreton, Thanas Tashkon, Jani Vruhon, Mit’hat Frashėrin, Lef Nosin, Terenc Toēin etj. nė fondin Kolea, ku lexon kėmbim idesh pėr ēėshtje tė kombit, kritika ndaj veprimeve spekulative tė personave tė ndryshėm, nė emėr gjoja tė atdheut etj. Nė vitet 1912-1920 bashkėpunon me Ismail Qemalin, zgjidhet anėtar i delegacionit shqiptar nė Konferencėn e Parisit dhe nė Kėshillin Administrativ franko-shqiptar nė Paris, caktohet mes anėtarėve tė delegacionit shqiptar nė Konferencėn e Londrės si aktivist e patriot i kolonisė shqiptare tė Egjiptit. Por ai nuk vajti pėr mosbesueshmėri personale pėr disa nga pjesėmarrėsit dhe kėrkoi qė delegacionin ta kryesonte princi Fuad i Egjiptit me origjinė shqiptare. Pas vitit 1920, duke kuptuar mosmarrėveshjet e mėdha mes forcave tė ndryshme politike shqiptare, etjen e tyre pėr pushtet, i zhgėnjyer, Sotir Kolea tėrhiqet. Nė njė letėr dėrguar Mit’hat Frashėrit, mė 25 mars 1920, shkruan: “Kam frikė se do na mbetet zakon nė kėtė tė lumtur Shqipėri se gjithė qeveritė qė shkuan gjer mė sot, hėngrėn, pinė, lanė duart, e dolėn”. Sotiri u vendos nė Madagaskar, e mė pas, nė Marsejė, deri nė janar 1928 kur u emėrua drejtori i Bibliotekės dhe Muzeut Kombėtar. Ka letėrkėmbime me Margaret Hazllėk, gjuhėtarė tė huaj etj.

    Nė jetėn personale Sotir Kolea zgjodhi tė mos martohet dhe tė mos krijojė njė familje tė vetėn. Megjithatė, a mund tė zbulohet mė tepėr nė kėtė kėnd personal tė jetės sė tij, nėse kemi parasysh marrėdhėniet e ndryshme qė ai krijoi nė ato vite?

    Im atė tregonte se kur e pyesnin pėrse nuk kishte krijuar familje, Kolea thoshte me tė qeshur: “Jam martuar me Shqipėrinė” dhe nė fakt, gjithė pasurinė e pėrdori pėr atdheun dhe ēėshtjen kombėtare. Jeta e tij kaloi nėpėr shumė vende, por nga letrat e tij kupton se lidhjet me fisin nuk i shkėputi kurrė. Kupton se mungesėn e njė familjeje tė vetėn, Kolea e kalonte deri dhe me tė vegjlit. Nė njė letėr qė i dėrgon kunatit Vangjel Haxhistasa, gjysh i Margarita dhe Kristaq Tutulanit kupton se si i trajtonte tė vegjlit mbrėmjeve “…po e nis me Ritėn, ēupa ėshtė mirė por kemi ca halle se qysh do tė jetė i pjekurit tė saj me usta Kristaqin….halli i dytė ėshtė se baboja dhe mamaja duan ta martojėnė Ritėnė, enish ajo nuk do dhe prėmė paska pasur tė qara tė papushuara gjersa i dhamė fjalėnė se s’kanė pėr ta martuarė…..”, njė komunikim e sjellje e pazakonshme pėr kohėn. Diku qorton njė mbesė se po bije preh e zakoneve tė grave qė nuk dalin nga dera, diku kėshillon njė nip pėr transaksionet financiare, diku pėrshėndet me simpati fejesėn e njė nipi me njė vajzė myslimane.

    Pati ndonjė histori dashurie apo njohje qė mund tė zbulohet?

    Ka shumė letra nė frėngjisht me njė mike, por ju lutem, mos prisni qė t’jua them tė gjitha nė kėtė intervistė.

    Herė pas here, ju keni shkruar se ndaj Koleas nė vitet e fundit tė jetės sė tij dhe pas vdekjes ėshtė bėrė njė padrejtėsi e madhe, gjė qė dėshmohet edhe me zhdukjen e njė pjese tė fondit tė tij e jo vetėm…

    Kolea bėnte jetė tė mbyllur, me pak lėvizje pėr shkak tė punėve qė kishte nė duar dhe pendėn nuk e lėshoi nga dora gjer pak ditė para vdekjes, pėr t’u shuar mė 3 korrik 1945. U varros nė varrezat e Elbasanit i nderuar nga shumė dashamirės, miq e tė rinj elbasanllinj. Pas varrimit, familjarėt e Koleas e gjetėn derėn e shtėpisė nė lagjen Kala tė dyllosur dhe njė dry, ku njė punonjės i gjykatės sė Paqit nuk i lejoi tė hynin brenda, me arsyetimin se “kėtu ka dokumente me rėndėsi kombėtare”. U rikthyen mė 29 tetor 1945, ku njė komision me ftuesin e gjykatės sė Elbasanit, Sulejman Bedini, nė prani tė nipit Anastas Haxhistasa dhe mbesės, avokate Erifili Bezhani, hapi dhomėn e dyllosur pėr tė bėrė inventarin. Tė gjitha librat i kaluan Bibliotekės nė Elbasan “pėr ruajtje”, ndėrsa tė afėrmit nuk gjetėn thuajse asgjė as nga objektet personale dhe materiale tė Sotir Koleas, deri makinėn e shkrimit, ku kishte shtypur mijėra fletė nga punimet e studimet nga fusha nga mė ndryshmet.

    Pse kjo sjellje ndaj figurės sė Koleas? Cilat ishin raportet e tij me politikėn e atyre viteve?

    Trashėgimtarėt nuk mėsuan kurrė fatin e dokumenteve, dorėshkrimeve, letėrkėmbimet e patriotit gjatė 57 viteve me patriotė shqiptarė, politikanė tė fuqishme tė Europės, deri me Departamentin e Shtetit nė SHBA pėrgjatė viteve 1909-1943, as studime pėr leksikografinė, folklorin me 12.000 proverba, studimi pėr Kanunin e Lekė Dukagjinit, pėr Ēamėrinė, fjalorė dygjuhėsh, shumė objekte personale me vlerė qė kishte Sotir Kolea. Tė afėrmit e Koleas nuk kuptuan mbylljen e banesės ku jetoi Kolea dhe ishte njė enigmė, mister qė shoqėroi pėr dhjetėra vite biseda tė shumta mes familjarėve tė Koleas. Kur punoja nė Arkiv me fondin Kolea, mbeta e befasuar kur lexova mbi ndėrhyrjet dhe dhunimet, me tė cilat shteti komunist pėrdhosi pas vdekjes veprėn e Koleas.

    Ju flisni edhe pėr njė testament politik tė lėnė prej tij…

    Patrioti Kolea kishte lėnė njė testament politik, shkruar mė 17 mars 1935 nė Tiranė dhe dorėzuar mė pas te njė noter nė Elbasan tė mbyllur nė njė zarf tė madh, tė dyllosur me katėr vula me dyllė tė kuq me mbishkrimin: “tė hapet pas 50 vitesh”. Testamenti politik i Koleas nuk ėshtė gjetur ende. Por pėr tė gjithēka bėhet e njohur nga letėrkėmbimi, ose mė mirė shkresė- kėmbimet qė gjenden nė Arkiv qė mbajnė vitin 1948, pra 3 vjet pas vdekjes sė Koleas, fillimisht mes Institutit tė Studimeve nė Tiranė dhe Komitetit Ekzekutiv tė Elbasanit e mė pas, vetė Kryeministrisė.

    Ēfarė shkresash gjenden nė kėto letėrkėmbime nė Arkiv?

    Nė Arkiv gjendet shkresa e parė nė datėn 4.2.1948 e Institutit tė Studimeve nė Tiranė, drejtuar Komitetit Ekzekutiv nė Elbasan, ku kėrkohet “tėrheqja e 4 arkave me veprat dhe dorėshkrimet e tė ndjerit Sotir Kolea qė ndodhen pranė Bankės sė Shtetit nė Elbasan”. Njė dosje e plotė me 34 fletė fsheh gjithė korrespondencėn mes kėtyre dy institucioneve, ku bashkė me 4 arkat me dorėshkrimet dhe shkresat e Koleas, kėrkohet nė mėnyrėn mė tė ulėt tė gjendet noteri nė Elbasan, tek i cili ėshtė dorėzuar ky zarf. Kėrkohet informacion pėr qėndrimin e tij politik gjatė luftės dhe pas, nė kohėn e shtetėzimeve qė po bėn pushteti popullor. Kėrkohet qė ky person tė kontaktohet, tė bindet edhe me force qė tė dorėzojė zarfin e mbyllur me katėr vula tė dyllosur me dyllė tė kuq. Kėrkohet qė tė hapet nė mėnyrė tė padukshme dhe tė lexohet testamenti politik qė kishte lėnė patrioti Sotir Kolea.

    Sot, mundet tė thotė dikush se ku humbėn dorėshkrimet dhe objektet e Koleas?

    Gjithė kjo qė i ngjan njė historie “shtrigash” mbyllet mė njė shkresė tė datės 4 korrik 1948, ku njoftohet se “janė dorėzuar arkat me 14 fletė tė daktilografuara, procesverbalin e librave, shkresave”, tė cilat mė pas janė transportuar nė Tiranė, pranė Institutit tė Studimeve. Sot nuk ėshtė nė gjendje tė tregojė askush se ku “humbėn” objektet personale tė Koleas, mes tyre objekte me shumė vlerė, mbledhur prej tij nė botė, qė nga Ballkani, Greqia, Egjipti, India, Madagaskari, Zvicra, Italia, etj.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Sotir Kolea

    Letrat e Sotir Kolese:

    Emri:  sotir_kolea_letra1.jpg

Shikime: 267

Madhėsia:  69.9 KB

    Emri:  sotir_kolea_letra2.jpg

Shikime: 244

Madhėsia:  65.5 KB

    Emri:  sotir_kolea_letra3.jpg

Shikime: 351

Madhėsia:  114.2 KB

    Panorama

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •