Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e elijsa
    Anëtarësuar
    09-03-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    138

    Për: Festimi i ditëlindjes së pejgamberit është "risi"

    Nje nga problemet me te medha qe po has islami ne vitet e fundit eshte adaptimi i muslimaneve me kohen. Nuk eshte e veshtire te shikosh dashurine qe ka brezi vjeter ndaj muhamedit a.s dhe naivitetin e brezit te ri te edukuar ne vendet arabe ose te indktrinuar nga teologet qe kane studiuar andej. Shoket e profetit sakrifikonin gjithcka per profetin a.s nga dashuria te madhe kishin ata per te, nderkohe qe ne kohet e sotme me dashje eshte krijuar nje lloj klime qe gjithcka ne lidhje me profetin tone duhet pasur kujdes se bejme bidate e me raste shkon edhe me keq sa te akuzojne dhe per shirk.

    Ne arabine saudite ekstremistet fetare kane shkuar deri aty sa te kerkojne shkaterrrimin e varrit te profetit a.s me preteksin qe po behet shirk me adhurimin e varrit te tij.

    Profeti a.s i ka inkurajuar muslimanet te festojne festat e tyre sikur jane bajrami i madh dhe i vogel. Kam pasur rastin te vizitoj disa vende arabe dhe nuk kam pare ndonje festim kushedi c'fare pervec se te ngrenurit pilaf me mish. Ne Dubai, Abu Dhabi , Katar e Kuwait city nga ku kane mesuar shume nga keta imamet qe ndalojne mevludin festohet viti e ri e krishtlindjet si askund tjeter ne bote. Muslimanet ne pamundesi per te festuar e gezuar ne festat e tyre shkojne dhe festojne festat e feve te tjera vetem se ekstremistet injorante te bardhen e bejne te zeze. Mevludi nuk eshte gje tjeter vetem se nje memorial per te kujtuar dashurine ndaj profetit tone a.s. Jipini hare e gezim festave tuaja qe mos ti detyroni femijet tuaj te gezojne e festojne festat e krishtera.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar elijsa për postimin:

    NderiUniversit (25-12-2016)

  3. #22
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anëtarësuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729

    Për: Festimi i ditëlindjes së pejgamberit është "risi"

    A ta Festoj Mevludin?

    Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
    Do të jem i pari që e festoj mevludin, nëse gjej ndonjë hadith në të cilin i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) nxit për veçimin e ditës së dymbëdhjetë të muajit Rebiu El-Evvel!
    Do të jem i pari që e festoj mevludin, nëse gjej ndonjë nxitje, apo përgëzim, apo qoftë edhe aluzion nga i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) për festimin e tij!
    Do të jem i pari që e festoj mevludin, nëse jam i tillë që nuk besoj se ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka sqaruar fenë me një sqarim të plotë dhe se ka mundësi të ketë ende diçka të mirë, për të cilën nuk ka nxitur!
    Do të jem i pari që e festoj mevludin, nëse gjej ndonjë gjurmë nga Ebu Bekri (radijAllahu anhu) se ai ka shtruar gosti natën e mevludit.
    Apo nga Umeri (radijAllahu anhu) se ai e ka bërë këtë ditë, ditë pushimi dhe dëfrimi.
    Apo nga Uthmani (radijAllahu anhu) se ai ka nxitur që në këtë ditë të jepet lëmoshë apo të agjërohet!
    Apo nga Aliu (radijAllahu anhu) se ai ka mbajtur ligjëratë për mësimin (përkujtimin) e jetës së të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)!
    Do të jem i pari që e festoj mevludin, nëse më bëhet e ditur se Bilali, apo ibn Abbasi, apo kushdo qoftë prej sahabëve (radijAllahu anhum), e kanë veçuar këtë ditë me diçka nga çështjet e kësaj bote apo çështjet e fesë!
    Do të jem i pari që e festoj mevludin, nëse jam i tillë që nuk besoj se sahabët e kanë respektuar dhe dashur më shumë se unë të Dërguarin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe se kanë qenë më të ditur për pozitën e tij të lartë!
    Do të jem i pari që e festoj mevludin, nëse gjej ndonjë gjurmë nga kushdo qoftë prej tabi'inëve, apo prej familjes së tij apo edhe të tjerë, ku nxitet leximi i vlerave të Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në atë ditë!
    Do të jem i pari që e festoj mevludin, nëse gjej një fjalë të vetme nga katër imamët (Ebu Hanife, Maliku, Shafiu, Ahmedi), në të cilën ka nxitje për festimin e kësaj dite!
    Apo nëse gjej diçka se ndonjëri prej tyre së bashku me xhematin janë tubuar natën e mevludit dhe kanë kënduar ilahi e kanë lëvizur me trupat e tyre!
    Do të jem i pari që e festoj mevludin, nëse besoj se këta Imamë dhe të tjerët para tyre ishin të pakujdesshëm e njerëz të vrazhdë që nuk e dinin vlerën, shenjtërinë dhe pozitën e lartë që e ka i Dërguari i tyre (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)!
    Do të jem i pari që e festoj mevludin, nëse besoj se fillimi i ummetit islam nuk dinte si të shprehte dashurinë ndaj Muhammedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) më shumë se treqind vite, duke qenë se gjatë këtyre viteve nuk u festua asnjë mevlud!
    Së fundmi... Do të jem i pari që e festoj mevludin, nëse besoj se rruga më e udhëzuar është shpikja (bidatet) e të mëvonshmëve e jo pasimi i gjeneratave të para të muslimanëve!
    Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve! Salatet dhe selamet qofshin për të dërguarin tonë Muhammedin, për familjen dhe shokët e tij."

    Dr. Salih Es-Sindij
    (Ligjërues në Xhaminë e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe në Universitetin Islamik në Medine)
    Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!

  4. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-11-2015
    Postime
    5

    Për: Festimi i ditëlindjes së pejgamberit është "gjynah"

    Citim Postuar më parë nga Krenar Jaha Lexo Postimin
    Muhamedi salallahu alejhi we selem as vete nuk e ka festuar ditelindjen e tij. Dhe aj eshte idol per neve musliman. Kjo eshte logjike qe eshte mekat
    Ne kohen e Muhamedit as Kurani nuk ka qene ne kete menyre sic e kemi sot .kjo dtth se edhe kuranat qe i kemi ne shpi jane risi ,ne te gjithe duhet te jemi hafizadhe te mesojme gjith kuranin permendsh

  5. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-11-2015
    Postime
    5

    Për: Festimi i ditëlindjes së pejgamberit është "risi"

    Shume fjale per hic pune,Mevludi nuk eshte kategori sheriatike qe te diskutohet a duhet te behet apo jo .eshte thjeshte date perkujtimi dhe secili e perkujton ne forma te ndryshme .nuk eshte as farz e as vaxhib,po as edhe haram ose mekruh ,problem eshte ne ideologji e jo ne ate se a eshte bidat apo jo,eshte nje lufte Saudiane per te dominuar ne ceshtjet fetare kundrejt dijetareve qe japin fetva dhe jane totalisht te lire per te bere nje gje te tille,por fatkeqsisht dikujt nuk i shkon per shtati.Ne kohen e sodit ka me shume gjera qe jane harame e jo bidate dhe qe demtojne shume islamin e posacerishrt musimanet ,por per fat te keq ajo nuk diskutohet.keshtu qe secili mundohet te komentoje si mendon vete apo sic i vjen mire .per mua nuk paraqet as problem e as bidat sepse nuk bej mevlud asnjehere ,mirepo e mirepres dhe e festoj me nje darke solemne ne shpine time familjarisht dhe u tregoj femijeve te mi se cfar feste eshte dhe kush ka qene muhamedi ,dhe nuk nguroj te shkoj edhe ne xhamine qendrore ku behet manifestim qendror bashke me xhemat pervec atyre mjekroshave saudit qe marin instrukcione nga instruktoret e wehabisteve saudit

  6. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Festimi i ditëlindjes së pejgamberit është "risi"

    Festimi dhe festa jane shfaqje te medha dhe aktivitete qe kryhen ne parajse dhe te sjella tinez nga djalli ne jeten e besimtarit, i cili shpreson ne Zotin e tij dhe ne parajsen e Tij.

  7. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi, Kosove, Cameri
    Postime
    210

    Post Sot Festimi i ditëlindjes së pejgamberit behet edhe nga "kasapet".

    eSelamu Alejkum!
    Megjithese kjo nuk eshte nje argumet e mirefillte nga ana fetare duhet rregjistruar ne histori se edhe "kasapet" e kesaj kohe e festojne Ditelindjesn e Muhamedid s.a.s.
    Presidenti i Republikes Siriane, megjithese vret ne mase njerez te paarmatosur, civile ne keto lloj festash merr prese:
    https://www.facebook.com/SyrianPresidency/posts/1285012108209285:0
    https://www.facebook.com/SyrianPresidency/
    Shenim: Personalisht kundershtoj interpretimet qe bejne tekfir(shpallje e nje personi nje tradhetar i fese Islame) duke u bazuar ne disa apo shume gjynahe dhe bidate te kryera nga nje person.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Njuton : 13-12-2016 më 14:59 Arsyeja: per te shtuar shenimin qe perjashton keqkuptimet

  8. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,895

    Për: Festimi i ditëlindjes së pejgamberit është "risi"

    Agoi hena katermdhjetshe
    nga ai vendi i miresise
    sa te gëzuar po te presim
    falemnderit perendise

    O i derguar prej madherije
    tperqafojme me shume knaqesi
    ti medinen e shendrite
    edhe gjirin e vllazeris

    Je si djelli e je si hena
    ti je drit e ti je nur
    t´bukur si ti skemi parë
    asnjeher oj ftyr e gzume.

    (kushtuar (Mevludit) ditelindjes se profetit Muhamed)

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •