Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Muzikë shqiptare në Koncertin e Vjenes 2015

    Është kjo magjia që përcjell në çdo kënd të botës, koncerti tradicional i Filarmonisë së Vjenës, këtë vit nën drejtimin e mjeshtrit të madh Zubin Mehta. Koncerti u ndoq nga 50 milionë shikues.

    Për Shqipërinë, ky koncert nuk mund të mos qe veçmas emocional…për të parën herë, një mozaik me motivet më të bukura shqiptare u ndoq prej cilitdo që ishte përpara ekranit duke ndjekur këtë koncert të madh. Ishte ‘Philharmonic Ensemble Vienna’, formacioni i violinistit shqiptar nga Gjakova, Shkëlzen Doli…i Filharmonisë së Vjenës që përcolli këto motive dalluese të Shqipërisë…e gjithçka nisi me Kabanë e interpretuar prej tij në violinë.

    Mëse 4 minuta muzikë shqiptare u ndoq në të gjithë botën, interpretuar ky ansambël me anëtarë të Filarmonisë së Vjenës! Ishte kjo surpriza e madhe për të gjithë shqiptarët në nisje të këtij viti të ri…!

    ‘Albanian soul’ apo ‘shpirti shqiptar’ ushtoi kështu nga zemra e Vjenës në çdo kënd të botës ku ndiqet më kërshëri ky koncert…një mendim i vyer ky i shqiptarit nga Gjakova të Filharmonisë së Vienës, violinistit Shkëlzen Doli.

    The Vienna Philharmonic New Year’s Concert, këtë vit u drejtua nga dirigjenti Zubin Mehta, i cili bashkëpunon me këtë orkestër prej dekadash dhe është hera e pestë që Maestro Mehta drejton koncertin e Vitit të Ri të Filarmonisë.

    Në programin e këtij viti u interpretuan pjesë të kompozitorëve më të zëshëm të botës, ku mbizotëronin të gjitha gjeneratat e kompozitorëve Strauss. Koncerti i këtij viti, u ndoq direkt në 90 shtete të botës prej mëse 50 milionë shikuesish.

    http://botasot.info/kultura/355448/m...-vjenes-video/



  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Muzikë shqiptare në Koncertin e Vjenes 2015

    Muzika shqiptare në Koncertin e Vjenës: Rrugëtimi i një ëndrre të bukur


    Tingujt shqiptarë pushtuan këtë vit Vjenën perandorake të Koncertit të madh të Vitit të Ri. Kabaja e famshme shqiptare, apo kënga e bukur e jugut, shoqëruan pamjet madhështore të kryeqytetit austriak, nën interpretimin e violinistit shqiptar Shkëlzen Doli dhe ansamblit të tij filarmonik, së bashku me mjeshtrin e klarinetës Hekuran Xhambali.

    Televizioni austriak “ORF” dhe regjisori Feliks Breisach e ilustruan videon me muzikë shqiptare me pamjet e bulevardit më të famshëm të Vjenës, që këtë vit feston 150-vjetorin e inaugurimit të tij nga perandori Franc Jozef.

    Top Channel ka marrë pjesë ekskluzivisht në këto xhirime të rralla, ku muzika jonë, muzika shqiptare, bëhet njësh me historinë e zemrës së Evropës.

    “Në fillim kishim menduar ta fillonim me pjesën e Richard Straus dhe pjesa shqiptare ishte e katërta në radhë. Por, vendosëm ta ndryshojmë radhën dhe ta fillojmë me muzikën shqiptare, sepse ajo është kaq shpërthyese, ka kaq shumë atmosferë brenda saj, dhe zhvendosëm pjesën e Richard Strausit në vendin e dytë”, tha Rudi Heidelinder, redaktore e “ORF”.



  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Muzikë shqiptare në Koncertin e Vjenes 2015

    Koncerti i Vjenës, sekreti i suksesit të muzikës klasike

    Me 50 milionë shikues në 90 vende, Koncert i Vitit të Ri në Vjenë është ngjarja më e suksesshme e muzikës klasike në botë. Muzika e Johan Shtrausit në Koncertin e Vitit të Ri në Vjenë, tregon se kemi lënë pas edhe një vit tjetër.

    Transmetimit të drejtpërdrejtë në televizion të Koncert të Vitit të Ri të Filarmonisë së Vjenës, që e ndjekin rreth 50 milionë shikues në 90 vende, i shtohen edhe shumë dëgjues në radios dhe ata që e ndjekin transmetimin në internet në live stream. Kush dëshiron që ta ndjekë koncertin në sallë duhet të jetë me fat, sepse për shkak të kërkesës së lartë, biletat ndahen me short.

    Dirigjenti i koncertit të Vjenës më 1 janar 2015, ishte maestroja 78-vjeçar Zubin Mehta, i cili bashkëpunon me Filarmonisë së Vjenës prej mbi 50 vjetësh nga viti 1961, kur asokohe 25-vjeçar ai pati atje angazhimi i tij i parë. Dirigjenti i lindur në Indi e drejton koncertin e Vitit të Ri për herë të pestë. Programi i sivjetshëm filloi me uverturën e veprës "Një mëngjes, drekë, dhe natë në Vjenë" të Franz von Suppe dhe vazhdoi me vepra të Johann Straussit (babai dhe i biri)të Hans Christian Lumbye si dhe të Josef dhe Eduard Strauss.

    Nga muzikantë oborri në filarmonistë

    Për më shumë se 170 vjet, tingujt e orkestrës së Vjenës dëshmojnë cilësi të rangut të lartë. Origjina e orkestrës së Vjenës lidhet me Operën e Oborit, muzikantët e së cilës si Mozarti apo Beethoveni abgazhoheshin herë pas here për koncertet e "Akademisë". Me kalimin e kohës lindi nevoja për një orkestër të pavarur të specializuar përkrah asaj të Operës së Oborrit. Në vitin 1841 kompozitori dhe dirigjenti Otto Nikolai themeloi ansamblin që më vonë do të fitonte famë botërore si Filarmonia e Vjenës. Deri sot anëtarët e Filarmonisë së Vjenës duhet të angazhohen për të luajtur edhe në orkestën e Operës Shtetërore të Vjenës.

    Në historinë e saj më shumë se 170-vjeçare Filarmonia e Vjenës ka dhënë rreth 7.000 koncerte dhe është vlerësuar e nderuar nga shumë kompozitorë. Richard Wagner e quante atë si "një nga më të shquarat në botë," Anton Bruckner e ka quajtur "shoqata më e lartë e artit në muzikë", Johannes Brahms e quante veten si "mik dhe admirues" të Filarmonisë.

    Sekreti i suksesit

    Që nga fillimet e saj Filarmonia e Vjenës është një orkestër e vetëadministruar. "Hyrja në orkestrën e Filarmonisë kalon përmes Operas Shtetërore të Vjenës," sqaron oboisti Wolfgang Plank procedurën e pranimit. Në intervistë me DW ai tha "Muzikantët e rinj fillojnë një herë atje dhe dhe nëse kalojnë periudhën trevjeçare të provës, inkuadrohen gradualisht në orkestrën e Filarmonisë. Raporti mes punës në orkestrën e operas dhe atë të filarmonisë varet nga kërkesat përkatëse, por për shumicën e muzikantëve raporti duhet të jetë 50 me 50."

    Filarmonia e Vjenës jep koncerte në kuadrin e "Javëve të Filarmonisë së Vjenës" që prej vitit 1989 në Nju-Jork dhe 1993 në Japoni. Po ashtu orkestra e Filarmonisë së Vjenës jep edhe koncerte verore në kështjellën Schönbrunn, që ndiqen nga rreth 100.000 vizitorë. Në vitin 2005 Filarmonia e Vjenës u shpall ambasadore nderi e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në vitin 2014 orkestra u nderua me dy çmime të rëndësishme: çmimin suedez Birgit Nilsson (me një milion dollarë çmimi më i lartë për muzikën klasike) dhe me çmimin Herbert von Karajan, i cili ka qenë për 50 vjet dirigjent i saj.

    Marrë nga Deutsche Welle

    http://botasot.info/kultura/355756/k...zikes-klasike/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 04-01-2015 më 17:55

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Muzikë shqiptare në Koncertin e Vjenes 2015

    Tinguj Shqiperie - Ne Vjenen e Koncertit te Madh te Vitit te Ri.

    Pjesa e Pare - Exclusive, TCH

    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 05-01-2015 më 22:06

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Muzikë shqiptare në Koncertin e Vjenes 2015



    Pjesa e Dyte.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •