Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730

    Cool Nouman Ali Khan - Albanian

    Nė kėtė temė do tė postohen (in sha Allahu) materialet e pėrkthyera nė gjuhėn shqipe tė themeluesit tė bayyinah.tv Nouman Ali Khan

    LIKE facebook.com/nakalbanian dhe SUBSCRIBE youtube.com/nakalbanian

    A known mistake is better than an unknown truth.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730

    Pėr: Nouman Ali Khan - Albanian

    A known mistake is better than an unknown truth.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730

    Pėr: Nouman Ali Khan - Albanian

    A known mistake is better than an unknown truth.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730

    Pėr: Nouman Ali Khan - Albanian

    Emri:  nak2.jpg

Shikime: 153

Madhėsia:  25.0 KB

    Es-selamu alejkum! Unė quhem Nouman. Jam 36 vjeēar. Jam baba i gjashtė fėmijėve, dhe jam shumė mirėnjohės qė kam njė karrierė e cila mė mundėson ta kaloj kohėn duke u marrė me atė qė e dua.
    Nė njė periudhė mė tė hershme tė jetės sime, e zhvillova njė dashuri pėr studimin e Kur’anit, dhe rrjedhimisht, gjuhės arabe gjithashtu. Tani jam duke e udhėhequr njė shkollė, synimi i vetėm i sė cilės ėshtė tė pėrhapė njohjen e rėndėsisė sė Kur’anit, dhe vlerėsimit tė tij. Kjo dashuri mė ka mbajtur tė zėnė pėr 14 vjet me radhė. Diku pėrgjatė kėsaj rruge, pa e vėrejtur fare, isha bėrė i famshėm nė disa ēarqe, dhe famėkeq nė disa tė tjera. Ka njė kohė tė gjatė qė jam duke dhėnė mėsim, e duke mbajtur ligjėrata, mirėpo tani, papritmas, ka njerėz qė hidhen mbi njėri-tjetrin pas ligjėratave tė mia, vetėm qė tė ma shtrėngojnė dorėn, tė bėjnė fotografi me mua, apo tė mė tregojnė se si ua kam ndryshuar jetėn. Njė gjė tė tillė e pėrjetoj si nga larg dhe i shkėputur nga trupi. Tė them tė drejtėn, shumicėn e kohės, mė duket se janė duke folur pėr dikė tjetėr. Ky nam i madh qė e kam fituar te njerėzit, e qė ėshtė vazhdimisht nė rritje e sipėr, mė ka detyruar tė mendoj pėr punėn time, se si ka filluar dhe ku ka arritur tani. Nė tė vėrtetė, mė mirė tė them se mė ka bėrė tė mendoj SHUMĖ pėr pozitėn nė tė cilėn jam. Mendimet qė kam ndėrmend t’i ndaj me ju janė reflektime personale dhe thjesht komente tė miat pėr veten time. Ato nuk vlejnė pėr asnjė ligjėrues, dijetar, veprimtar, apo udhėheqės tjetėr.

    Fama nuk ėshtė mallkim
    Asgjė nė kėtė jetė nuk ėshtė e tillė. Gjithēka ėshtė vetėm test. Unė mendoj se fama pėr mua ėshtė pjesė e furnizmit (begatisė) tė All-llahut. Mbase nuk e meritoj kėtė pozitė, por ja qė e kam. Rrjedhimisht, duhet ta gjej mėnyrėn e duhur pėr ta shfrytėzuar pėr diēka tė mirė. Tė gjithė duhet ta bėjmė kėtė me ēfarėdo begatie, rrethane, apo sprove qė na vjen nga All-llahu.
    Fama ka qenė vėrtetė bekim pėr mua nė disa mėnyra. Fillimisht, mė ka mundėsuar tė lidhem me dijetarė tė jashtėzakonshėm, dhe hulumtuesė nėpėr tėrė botėn. Pėr mė tepėr, ka njerėz qė janė duke e ndihmuar jashtė mase fushėn e studimit tė Kur’anit, dhe arabishtes, mirėpo janė pothuaj tė panjohur. Thjesht mė ndihmojnė duke mė ofruar hulutimet e tyre. Disa prej kėtyre punimeve janė aq unike dhe tejet tė vlefshme saqė nuk di si do t’ia bėja pa to. Megjithatė, kurrė nuk do ta dija se ekzistonin sikur tė mos mė kontaktonin ata hulumtuesė dhe dijetarė. Fama ime i motivoi qė tė mė pėrdornin si mjet pėr ta nxjerrė nė dritė punėn e tyre, dhe u jam borxhli pėr kėtė. Ka njerėz tė cilėt janė duke bėrė punė tė ndryshme tė cilat po tė bashkoheshin do ta plotėsonin njėra-tjetrėn, mirėpo ata nuk janė tė vetėdijshėm pėr kėtė, kėshtu qė fama ma ka mundėsuar tė bėhem urė lidhėse mes tyre. Bashkėpunime tė mrekulleshme janė duke ndodhur, dhe energji e madhe ėshtė duke u shpenzuar nė kėtė fushė. Sikur tė mos isha kaq i njohur te njerėzit, kjo nuk do tė kishte ndodhur pėrmes meje.

    Fama, dhe Selfie-tė nė veēanti, mund tė tė ndihmojnė ta ushtrosh pėrulėsinė
    Ēdo gjė varet nga kėndi prej tė cilit e vėshtron. Unė e shoh veten si disleksik nė raport me njerėzit. Nuk ka rėndėsi se a flas para 15 personave, apo 15 mijė personave. Mirėpo, prej se nami im ka marrė hov kaq tė madh, (kėshtu duket nga bota ime e vogėl), mė ėshtė dashur ta mėsoj nė mėnyrėn mė tė vėshtirė se nuk bėn ta kem parasysh vetėm kėndvėshtrimin tim, por duhet ta kem parasysh edhe kėndvėshtrimin e tė tjerėve.
    Herėn e parė qė takova njerėz tė cilėt donin t’u jepja autografin, apo tė bėja fotografi me ta u trondita dhe u neverita. “Yll roku ju dukem unė? Unė po pėrpiqem ta ndaj me ju njė mesazh tė cilit jetėn ia kam kushtuar, dhe t’ju ndihmoj ta kuptoni rėndėsinė e tij, e ju mė trajtoni si interpretues? Kėrkuesit e dijes nuk veprojnė kėshtu. Mėsuesit dhe nxėnėsit e mėdhenj tė sė kaluarės tonė fisnike nuk kanė bėrė selfie.”
    Kjo ishte pikėpamja ime, dhe ishte e gabuar, egoiste, dhe shpėrfillėse ndaj tė tjerėve. Duhej ta ndryshoja patjetėr. M’u desh goxha kohė ta rrėnjosja nė vete faktin se nuk po u flisja ‘nxėnėsve tė dijes.’ Unė i flas publikut, njė pjesė e madhe e tė cilėve dalėngdalė ėshtė duke iu kthyer besimit. All-llahu e di pėr ē’arsye, por siqoqoftė, atyre u duket mė e lehtė lidhen me mua dhe e ēmojnė faktin se mund tė lidhen drejtpėrdrejt me Kur’anin pėrmes disa prej fjalimeve tė mia. Ata nuk janė rritur nė njė mjedis tė atillė ku dėrgohen te hoxha pėr tė mėsuar nė xhami. Ata janė njerėz tė zakonshėm, disi si unė do tė thoja. Para se ta rizbuloja Islamin, edhe unė do tė rreshtohesha pėr tė bėrė fotografi apo pėr tė marrė autografin prej ndonjė tė famshmi. Nė qoftė se nuk i respektoj pikėpamjet e tyre, atėherė do tė dukem para tyre tejet pėrbuzės dhe paragjykues. Dikush qė kėrkon tė bėjė fotografi mund ta ēmojė gjestin tim, dhe si pasojė e kėsaj, t’i ndajė ligjėratat e mia me familjen dhe miqtė.
    Kush e di, ndoshta kjo puna e selfie-ve mund tė ndihmojė shumė nė pėrhapjen e fjalės. Ndoshta ka njerėz qė mė kanė dėgjuar me qindra orė, dhe tani ndiejnė njė lidhje emocionale me mua. Ndoshta edhe u duket se All-llahu ua ka ndryshuar jetėn pėrmes fjalimeve tė mia. Nėse ėshtė kėshtu, dhe ata vijnė pėr tė mė kėrkuar tė bėj fotografi me ta, kjo kėrkesė e vogėl mund tė ketė domethėnie tė madhe pėr ta. Mund ta shohin si gjest dashurie dhe mirėnjohjeje. Refuzimi i tyre nuk do tė mė sjellte asgjė, mirėpo do tė mund t’i lėndonte dhe t’i zhgėnjente ata jashtė mase. Mė ėshtė dashur tė mėsoj si ta mendoj kėtė problem nga kėndvėshtrimi i tyre. Pėrkundėr kėsaj, gjithmonė do tė ketė njerėz qė do tė mendojnė se tėrė puna ime ėshtė ushtrim i narcisizmit. Atyre u them: “Bėj si tė duash shoku!”

    Fama nė shoqėritė muslimane vjen me pritje jorealiste
    Tė paktėn mua mė ndodh kjo. Unė jam i njėjti person qė isha 14 vjet mė parė, kur askush s’mė ka njohur. Sigurisht, tani kam mė shumė pėrvojė dhe i kuptoj gjėrat mė mirė, mirėpo nuk jam ndonjėfarė qenie e ngritur shpirtėrisht vetėm pėr shkak se kam njė milion ndjekės nė Facebook. Puna ime, kontributi im, fusha ime e studimit, dhe interesi im i vazhduar pėrgjithėsisht pėrqendrohen nė njė hapėsirė tė vetme. Madje edhe nė kėtė hapėsirė, unė jam mė shumė si njė urė lidhėse mes dijetarėve dhe publikut tė gjerė, se sa dijetar vetė. Ashtu edhe duhet tė jetė, por kam parė se njė pjesė e madhe e ummetit (muslimanėve) kanė disa qėndrime ekstreme ndaj figurave tė tyre publike. Ja disa prej qėndrimeve ekstreme qė i kanė ndaj meje personalisht.

    Nga ekstremi pozitiv mė vijnė kėso fjalė:
    a. “Mėsues Nouman! Ti je i vetmi ligjėrues qė e dėgjoj! S’kam nevojė pėr askė tjetėr!”
    Ē’thua ore? Shoku, unė nuk mund tė tė mėsoj si tė falesh, apo si ta kryesh haxhin. Nuk mund tė ta mėsoj historinė e Islamit, sjelljen, fikh-un, akiden, hadithin, dhe njė grumbull gjėrash tė tjera tė cilat patjetėr duhet t’i dish. E ēmoj dashurinė qė ke pėr mua, por duhet tė mendosh mė gjerė or mik!
    b. “ Mėsues Nouman! Si ta rregulloj martesėn/ jetėn familjare/ depresionin/ varėsinė e drogės/ prirjet pėr vetėvrasje/ probleme tė tjera shumė serioze?”
    Vėlla i dashur dhe motėr e dashur, unė jam mėsues dhe studiues i Kur’anit. Problemet tua personale janė tejet serioze dhe duhet ta gjesh dikė qė ėshtė kėshilltar i kualifikuar nė mėnyrė qė tė tė ndihmojė me situatėn nė tė cilėn gjendesh. Ti ndoshta je i/e bindur se mund tė tė ndihmoj shumė, por ka mundėsi tė tė bėj mė shumė dėm pa e vėrejtur ne fare.
    Megjithatė, dua tė di pėr problemet tuaja, problemet me tė cilat ballafaqoheni, pėr shkak se dua t’i trajtoj kėto probleme nė mėnyrė qė t’i bėj njerėzit tė vetėdijshėm pėr ekzistimin e tyre. Gjithashtu, dua tė jap kėshilla tė pėrgjithshme pėrkitazi me kėto probleme, nė mėnyrė qė tė pėrfitoni ju dhe tė tjerėt. Ky ka qenė qėndrimi im pėrkitazi me kėtė ēėshtje qe njė kohė. Unė i lexoj mesazhet tuaja dhe u kushtoj vėmendje problemeve qė janė tė pėrshtatshme pėr t’u trajtuar para publikut tė gjerė, pastaj ato i vė nė spikamė pėrmes Kur’anit gjatė fjalimeve tė mia. Brenda ditės mė vijnė mė shumė se njėmijė mesazhe nė e-mail. Sikur t’i pėrgjigjesha secilit mesazh, edhe po ta ndaja nga njė minutė pėr mesazh… epo, llogarisni vetė! Kurrė nuk do tė bėja asgjė tjetėr nė jetėn time pos kėsaj.
    c. “Mėsues, vetėm ti mund tė mė ndihmosh. Askush tjetėr nuk mund t’i pėrgjigjet kėsaj pyetje.”
    Po e pėrsėris, vėlla i dashur dhe motėr e dashur, ndihma vjen nga All-llahu, e jo nga unė. Vėrtetė qė dua t’ju ndihmoj, por ndoshta nuk do tė mundem ta bėj kėtė. Kohėve tė fundit jam pėrpjekur t’i drejtoj disa probleme tė caktuara te disa persona mė tė kualifikuar tė cilėt i konsideroj burime tė mirėfillta.

    Nga ekstremi negativ vijnė kėso fjalė:
    a. “Pėrse nuk flet pėr Irakun apo Palestinėn ore i shitur?”
    b. “Pėrse nuk flet pėr hadithe o mohues i hadithit?”
    c. “Pėrse nuk flet pėr akiden o i devijuar?”
    d. “Pėrse nuk flet pėr kamatėn dhe mishin e lejuar, ore liberal?”
    e. “Pėrse nuk flet pėr tė drejtat e femrave ore shovinist?”
    f. “Pėrse nuk flet pėr tė drejtat meshkujve ore feminist?”
    g. “Pasi nuk iu pėrgjigje mesazhit tim, e as kėrkesės pėr tė biseduar me mua, duket krejt qartė se je i dhėnė pas kėnaqėsive tė kėsaj bote, dhe nuk tė intereson pėr ummetin (muslimanėt) dhe problemet e tij.”
    h. “Pėrse nuk e viziton komunitetin tonė? Vetėm sepse ėshtė i vogėl? Ty tė pėlqejnė vetėm turmat e mėdha apo jo? Do tė ishte mirė tė tė interesonte pėr tė gjithė muslimanėt, por ja qė s’ėshtė ashtu.”

    Nuk mjaftojnė shkronjat e alfabetit pėr t’i radhitur komentet negative, por besoj se kaq mjaftojnė pėr ta kuptuar thelbin e kėsaj. Me kalimin e kohės e kam kuptuar se shumica e muslimanėve ose i duan tėrėsisht figurat e tyre publike, ose i urrejnė tėrėsisht. Nuk ka tė atillė qė janė nė mes.
    Ka mundėsi qė, posa tė dėgjosh diēka qė tė zhgėnjen nė njė nga fjalimet e mia, tė mė fshish nga lista pėrgjithmonė ndoshta. Ky, meqė ra fjala, ėshtė njė rregull tejet jorealist nė ēfarėdolloj lidhje. Paramendoje sikur familja, apo miqtė tė tė braktisnin pėr shkak tė njė gjėje qė ke thėnė. Ne mund tė mospajtohemi, s’ka gjė. Prapė do tė mė pėlqesh. Unė mund ta kem gabim. S’ka gjė tė keqe as kėtu. Tė gabuarit s’mė bėn djall. Merreni shtruar! Pėrsosmėria ka pėrfunduar me tė Dėrguarin (salallahu alejhi ue sel-lem).
    Njė tjetėr gjė qė dua ta theksoj ėshtė se nuk ka mundėsi qė njė person tė merret me tė gjitha problemet e ummetit dhe Islamit. Njė gjė e tillė ėshtė jorealiste, e paarsyeshme, dhe e dėmshme madje. I Dėrguari i All-llahut (salallahu alejhi ue sel-lem) e ka bartur tėrė barrėn e ummetit i vetėm. Barra qė ai (salallahu alejhi ue sel-lem) e ka bartur tani ėshtė shpėrndarė nėpėr tėrė ummetin. Gjithmonė do tė ketė gjėra tė rėndėsishme pėr tė cilat nuk kam folur. Gjithmonė do tė ketė komunitete tė cilat nuk kam pasur mundėsinė pėr t’i vizituar.
    Asnjėherė nuk mė kėrkuan qė nga pozita ime ta trajtoj ēdo problem, atėherė kur po e mėsoja njė klasė tė vogėl prej 15 nxėnėsish nė njė xhami tė Queens-it nė New York. Kjo pėr shkak se nxėnėsit qė mėsonin me mua nuk prisnin prej meje udhėzime si myfti, veprimtar politik, apo teolog.
    Isha thjesht mėsues i arabishtes dhe asgjė mė shumė. Mirėpo me famėn qė kam fituar duket se njerėzit presin shumė gjėra nga unė. E kuptoj mirė kėtė, dhe ndihem i detyruar ta sqaroj pėrse nuk flas pėr ēėshtje tė caktuara.
    Ē’ėshtė e vėrteta, kur kam qenė mė i ri bota ka qenė mė shumė bardhė e zi. Pėrgjatė viteve kam mėsuar se shumė mendime, qėndrime, dhe pėrfundime tė miat pėrkitazi me shkencat e ndryshme islame, dhe politikėn ndėrkombėtare kanė qenė tė mbithjeshtėsuara dhe tė pamatura. Kam mėsuar tė tėrhiqem, tė bėhem i sinqertė me veten, dhe me shumė lehtėsi tė them se nuk di sa duhet. Do tė ishte papėrgjegjėsi nga ana ime sikur ta shfrytėzoja kėtė podium (d.m.th famėn) qė pa menduar fare ta shprehja mendimin tim, veēanėrisht pėrkitazi me ēėshtjet tė cilat nuk i kuptoj plotėsisht.
    Shpeshherė mė duket se njerėzit presin nga unė qė ta ngre zėrin pėr ēdo gjė qė ka tė bėjė me Islamin dhe kėtė ummet, dhe se nuk kam tė drejtė tė hesht pėr gjėrat qė nuk i kuptoj plotėsisht. Unė po ju them se nuk do ta bėj kėtė. Mė vjen keq qė po ju zhgėnjej, por nuk mund ta pėrdor pozitėn time me ndikim qė tė flas pėr gjėra tė cilat nuk i njoh sa duhet. Do tė dhuroj para pėr bamirėsi, do tė bindem nė ndonjė mendim tė fikh-ut, do tė formoj njė qėndrim politik pa ju treguar juve. Nuk dua t’ju tregoj sepse nuk dua qė tė mendoni se qėndrimet e mia pėrkitazi me kėto ēėshtje kanė tė bėjnė me tė studiuarit tim tė Kur’anit. Ndoshta edhe nuk kanė tė bėjnė me tė. Udhėheqėsit fetarė mund tė kenė qėndrime politike. Kjo nuk do tė thotė se qėndrimi i tyre ėshtė njėkohėsisht edhe qėndrim fetar. Pėr kėtė arsye ndihem i detyruar t’i jap kėto shpjegime, dhe mė duhet ose tė hesht sa i pėrket kėtyre ēėshtje, ose t’ia drejtoj ato dikujt qė e shoh si tė aftė dhe tė burim mirėfilltė pėr kėto ēėshtje. 14 vjet mė parė mendimet e mia ishin personale dhe nuk ishin aspak tė rėndėsishme pėr Islamin. Edhe tani pasi i kam gjysmė milioni ndjekės nė Facebook, e them me kėnaqėsi se vazhdojnė tė jenė tė tilla.

    Fama nuk tregon vlerė
    Ndihem i bekuar qė jam i rrethuar me miq dhe familjarė tė cilėt mė njohin mirė, dhe mė kanė njohur edhe para se tė bėhesha i famshėm. Kėta njerėz janė begati pėr mua, pasi qė nuk mė shohin si figurė e Youtube-s, e as figurė fetare madje. Jam thjesht Nouman-i pėr ta. Nuk ka formalitete mes nesh e as pėrshtypje tė stėrmadhuara pėr mua. E falėnderoj All-llahun qė i kam!
    Shoqėrimi i vazhdueshėm me ta mė kthen gjithmonė me kėmbė nė tokė. Ata e dinė mirė se unė nuk bėj mrekulli, dhe se njė bisedė e imja me 15 vjeēarin e dikujt nuk mund t’ia zgjidh problemet personale apo familjare atij. U jap kėshilla kur i kėrkojnė nga unė, por jam unė ai qė mė shumė i pranon kėshillat e tyre. Mė e mira e kėsaj ėshtė se ata ma tregojnė vendin dhe mė kėshillojnė pėr mirė, pavarėsisht se a e kėrkoj kėshillėn e tyre apo jo, dhe pavarėsisht se a dua ta dėgjoj kėshillėn e tyre apo jo. E falėnderoj All-llahun qė i kam!
    Me kalimin e kohės e kam mėsuar se pėrshtypjet pėr mua qė vijnė nga konferencat, fjalimet, dhe komentet nė Youtube nuk janė tė vėrteta. Pėrkundrazi tė vėrteta janė ato qė vijnė nga rrethi i ngushtė i miqve dhe tė dashurve tė cilėt tė vėrtetėn ta thonė troē. E falėnderoj All-llahun qė i kam!

    Fama ėshtė e barabartė me stėrmadhimin e gjėrave, por s’mė intereson fare
    Mė lejoni ta shpjegoj kėtė! Ka njerėz qė mė duan aq shumė saqė mė pėrshkruajnė shkallėn e imanit dhe ihsanit nė mėnyra qė janė shkurt e shqip qesharake. Nė anėn tjetėr ka tė atillė qė qėllimet e mia i mendojnė aq tė liga saqė mė pėrngjasojnė me Dexhallin. Tė dyja palėt e kanė tė pėrbashkėt mendimin e gabuar se njeriu mund tė shikojė brenda zemrės sė tjetrit dhe t’ia zbulojė gjendjen e sinqeritetit.
    Nė kėtė fe tė bukur, anojmė kah mendimi pozitiv dhe e mendojmė mė tė mirėn pėr njerėzit, mirėpo pa i shenjtėruar. Nuk ia lejojmė vetes t’i gjykojmė qėllimet e tė tjerėve si tė liga, pasi qė gjykimet tona janė tė drejtuara vetėm kah veprat. Me fjalė tė tjera, ne mund t’i gjykojmė fjalėt apo veprat e njėri-tjetrit, por jo edhe qėllimet. Sipas mendimit tim, ky rregull vlen pėr tė gjithė muslimanėt, pa marrė parasysh statusit publik qė e kanė. Pėr kėtė arsye asnjėra prej kėtyre stėrmadhimeve (ekstremeve) nuk kanė fare rėndėsi pėr mua.
    Unė nuk e kėrkoj veten nė Google pėr tė parė se ēfarė akuzash bėhen kundėr meje, por as nuk i shoh tė vlefshme komplimentet dhe lavdatat e tepruara. Duhet tė pėrpiqem sa mė shumė, dhe vazhdimisht tė orvatem pėr t’u pėrmirėsuar dhe pėr tė qenė i vėrtetė me njerėzit e vėrtetė tė jetės sime (shih mė lart). Le tė thonė ē’tė duan provokuesit! Kam punė mė tė menēura pėr tė bėrė se sa t’i kushtoj vėmendje atyre. All-llahu na e mbron nderin, dhe na dhuron nder pėrderisa e nderojmė fenė e Tij. Nėse jam i sinqertė nė punėn time, mė mjafton Zoti im pėr tė ma mbrojtur nderin, andaj nuk kam pse tė shqetėsohem pėr atė qė s’e kam pėr detyrė ta mbroj.

    Me apo pa famė, ėshtė nderi im t’ju shėrbej
    Ėshtė nder i jashtėzakonshėm pėr mua qė mė ėshtė mundėsuar ta kaloj jetėn duke studiuar dhe duke u mėsuar tė tjerėve sado qė mundem nga Libri i All-llahut. Ėshtė begati prej All-llahut, e jo falė meje, qė kaq shumė njerėz kanė pėrfituar nga sadopak qė kam bėrė. Nuk kam asnjė epėrsi kundrejt atyre tė cilėve pėrpiqem t’ju sjell dobi. Pėrkundrazi, veten e shoh si shėrbėtor. E ndiej njė lloj dashurie dhe besnikėrie, qė ėshtė e vėshtirė tė pėrshkruhet me fjalė, ndaj rinisė tonė nė mbarė botėn. Ju jeni njerėzit e mi, familja ime.
    Edhe ata qė mė pėrēmojnė, nė fund tė fundit, muslimanė janė, dhe i lutem All-llahut qė tė na i zbus zemrat ndaj njėri-tjetrit! Fakti qė ti nuk pajtohesh me mua nuk tė bėnė mė pak musliman nė sytė e mi, dhe nuk jam askushi tė tė vlerėsoj para Zotit. Vetėm lutem qė All-llahu tė m’i fal tė metat e mia teksa pėrpiqem t’i shėrbej fesė sė Tij e cila ėshtė e pa tė meta, dhe lutem njėjtė edhe pėr ju!

    Si do ta pėrdor famėn time, dashtė All-llahu?
    Unė besoj se All-llahu i udhėzon njerėzit nė mėnyra unike dhe tė bukura pėrmes Kur’anit. Ashtu si mbijnė nga i njėjti shi lule me tė gjithat ngjyrat, dhe fryte me tė gjitha shijet nė tokė, njėjtė edhe shpallja i nxit tė gjitha llojet e sė mirės te njerėzit e ndryshėm. Unė do ta pėrdor famėn qė e kam pėr ta pėrhapur vlerėsimin e kėsaj shpallje tė bukur, dhe shpresoj qė All-llahu tė mė shpėrblejė pėr mėnyrat unike nė tė cilat Ai do t’ju bėj tė lulėzoni. Varet prej teje se ē’do tė bėsh me kėtė mesazh, mirėpo po tė them se, edhe pse nuk tė njoh, jam shumė i ngazėlluar pėr gjėrat e bukura qė All-llahu do t’i sjellė pėrmes teje, teksa frymėzohesh dhe udhėhiqesh nga fjalėt e Tij tė fuqishme.
    A known mistake is better than an unknown truth.

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •