Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Perse duhet te besosh ne Perendine dhe Zotin Krisht?

    "Djali borxhli".
    "Nje dite dikush trokiti tek dera dhe me tha se, ka erdhur koha qe te me ktheni borxhin, qe dikur me mori babai juaj. Keshtu une mesova per nje borxh, qe babai im, i cili me la te vogel, i kishte mare dikujt. Te them te drejten, qysh kur isha i vogel, dicka kisha digjuar rreth ketij borxhi, por tani qe u rrita, mesova plotesisht te verteten. Kaluan disa dite dhe, ne cdo cast mendoja rreth borxhit, duke analizuar poziten dhe detyrimin tim, qe kisha ne lidhje me borxhin. Duke menduar drejt, simbas meje, thoja: cili eshte faji im per kete borxh, te cilin ma ka lene trashegim babai? Dhe fill pas ketij argumenti thoja: skam perse te paguaj. Por me pas, nje mendim tjeter me vinte ne mendje, ku thoja se, edhe huadhenesi ka te drejten e tij, per te mare borxhin qe ai ka dhene. Pra keto mendime nuk me shqipteshin, ku te dy palet kishim te drejte, por probelmi mbetej pa u zgjidhur."

    Kjo histori eshte shume identike dhe domethenese, per te kuptuar borxhin e mekatit, qe njeriu ka ndaj Perendise. Ky borxh mekati, hyri ne jeten e gjithsecilit, pikerisht nga Adami, prej te cilit rjedh e gjithe raca njerzore. Ishte pikerisht Adami ne Eden, ai i cili mekatoi me mosbindjen e tij, duke shkelur urdheresen e Perendise, dhe keshtu gjith pasardhja e tij, e trashegoi kete BORXH mekati, i cili duhet paguar Perendise. Cdo kush ka te drejte te thote: nuk isha une ne Eden, por Adami. Apo, ishte Adami ai qe shkeli urdheresen e Perendise dhe jo une. Edhe ne historine e mesiperme, pame se, edhe djali borxhli keshtu mendonte, se, Borxhin nuk e kishte ai, por i jati. Por ligjerisht, ai ishte trashegimtar i atit te tij, dhe keshtu ai trashegonte kete borxhi, i cili tashme ishte mbi koken e tij.

    Ka plot njerez te cilet nuk e marin seriozisht poziten apo gjendjen e tyre mekatare ne te cilen ndodhen. Perendia na tregon se, cdo njeri eshte mekatar para Perendiese, dhe per kete cdo kush duhet te paguaje. Nese ju menjanoni apo rrefuzoni Perendine dhe Zotin Krisht nga jeta jua, ju kini humbur mundesine e vetme per te njohur te verteten, se cfar ndodh me ju, dhe cila eshte pozita juaj ne lidhje me Perendine. Gjeja qe njeriu njeh me pak, eshte vetvetja. Kam folur me plot njerez rreth gjendjes mekatare te njeriut, dhe gjykimit te Perendise. Dhe shume njerez e kane te pamundur te pranojne kete fakt. Kjo ndodh sepse ata nuk e njohin realitetin e tyre ne te cilin jetojne. Po ti referohemi shembullit te mesiperm, mesojme se edhe djali borxhli, kur ishte ende femije, nuk dinte azgje rreth ketij borxhi, por nje dite "huadhenesi trokiti ne proten e tij", dhe i mesoi se, djali kishte nje detyrim per ti shlyer atij. Kur ai mesoi kete fakt te vertete, u vendos para zgjodhjes. Por cila eshte zgjidhja?

    Jezusi ne bibel permes nje shembulli, na tregon poziten qe njeriu ka ne mardhenie me Perendine. Jezusi tha se, nje zoteri pasi thiri sherbetorin e tij, kerkoi prej tij qe te bente llogarite. Dhe doli se sherbetori i kishte zoterise nje "borxh" shume te madh, aq sa sherbetorit i duhej te shitej ai vete, gruaja, femijet dhe gjithshka qe ai kishte. Por sherbetori, i cili nuk kishte asnje mundesi per te shlyer borxhin, i ra nder kembe dhe kerkoi meshire zoterise. Dhe shohim se zoterise ju DHIMBS sherbetori, dhe ja FALI gjith borxhin.
    Shume njerez mendojne dhe thone per veten e tyre se, ne skemi pune me Perendine... ne shikojme punen tone... perse Perendia kerkon ta na gjykoje me ndeshkim ne Ferr?
    Ky lloj arsyetimi ndodh gjithmone tek ata njerez te cilet nuk e njohin Zotin Perendi, dhe e konceptojn Zotin simbas llogjikes se tyre. Mendja dhe mencuria njerzore, eshte krejt e paafte te njohe dhe te konceptoje Perendine dhe rruget apo mendimet e Tij.

    Perendia ne fakt eshte Dashuri.
    Pikerisht me kete karakter te perjetshem te Perendise, na njeh fjala profetike e bibles. Njehere duke folur me dike, po i flisja per dashurine e Perendise, dhe ai me tha: nese Perendia eshte dashuri, perse do ti coje ata qe nuk besojne ne ferr? Pikerisht ketu eshte problemi ku shumica e njerzve arsyetojne krejt gabim. Perendia eshte Dashuri, por eshte dhe Drejtesi. Askush nuk duhet ta mendoje se, dashuria dhe drejtesia e Perendise, jane ashtu sic ne njerzit i konceptojme apo mendojme. Por le ti referohemi shembullit me djalin borxhli. Huadhenesi kishte plotesisht te drejten ligjore, qe ti kerkonte djalit borxhin, pasi ai ishte trashegimitar i drejperdrejte i atit te tij. Nga ana tjeter, djali ishte plotesisht i detyruar prej ligjit, qe ti shlyente borxhin huadhenesit. Kjo eshte drejtesia me paanesi. Njeriu perballe Perendise eshte mekatar, dhe ky mekat apo borxh, duhet te shlyhet prej tij, ne menyre qe drejtesia te vihet ne vend. Perendryshe, gjykimi i Perendise, mbeshtetur ne drejtesine e Tij, duke e shpallur fajtor njeriun, do ta denoje me vdekje te perjetshme ne ferr, si e vetmja menyre per te lare kete borxh Perendise. Ku eshte pra ketu padrejtesia e Perendise?

    Vazhdojme me tej. Le te shqyrtojme njeriun. Nese shohim ngjarjet ne Eden, mesojme se ishte pikerisht Adami, ai i cili mekatoi, duke shkelur urdherin e Perendise, dhe Gjoni ne letren e tij thote se, Mekati eshte shkelje e ligjit apo urdherit te Perendise. Cdo njeri prej nesh mund te thote: Ishte Adami ne Eden dhe jo une, atehere, perse une duhet te paguaj kete borxh te Adamit? Mos haroni se dhe djali borxhli e beri nje arsyetim te tille. Por ne, per shkak te ketij akti shkatrues te Adamit, trasheguam prej tij, te njejten natyre te prishur te tij. Mendoni se po te mbillni nje molle te eger, dhe kur te ritet kjo peme, frutat e saj mund te jene te buta? Apsolutisht jo. Nje farre e prishur, natyrisht qe do te jape fruta te prishura. Por pyetja eshte: Perendia, i cili eshte Drejtesi, a nuk e sheh se, kjo nuk varet nga ne, pasi ne lindem ne denim te mekatit? Po. Perendia e di plotesisht kete fakt, prandaj dhe dha zgjidhjen, duke i dhene njeriut FALAS rrugen e HIRIT. Pra perballe njeriut, jane dy rruge per te shlyer borxhin Perendise: Rruga permes Ligjit, dhe rruga permes Hirit. Pak me siper thame se fjala profetike e Perendise ne bibel, na meson se, Perendia eshte Dashuri dhe Drejtesi. Rruga e Ligjit, shkon permes zbatimti ose permbushjes se Ligjit, ku Drejtesia e Perendise eshte baza. Tek shembelltyra qe Jezusi tha me sherbetorin dhe zoterine, pame se, vlera e borxhit qe duhej te paguante sherbetori, ishte tej cdo limiti mundesie per tu paguar nga sherbetori. Pra ligjerisht, sherbetori duhej te shitej me gjith familjen e tij si skllav, gje qe ishte katastrofe per kete sherbetor. Pra nese njerzit do te ndjekin rrugen e ligjit, do tju duhet te permbushin cdo pike dhe prejse te ligjit te Perendise, per te arritur tek shlyerja e ketij Borxhi. Por ne thame se, njeriu trashegon prej Adamit, nje natyre te rene dhe te prishur, e cila nuk eshte aspolutisht ne gjendje te permbushe apo mbaje plotesisht ligjin e Perendise. Eshte njesosj si te pretndosh se ke bere nje "matje" te Drejte, me nje meter i cili i ka masat e gabuara. Pra kjo rruge eshte krejt e pamundur per cdo njeri, pasi ai eshte i mekatshem dhe i dobet per te permbushur drejtesine e Perendise. Shikoni sherbetorin, cfar ai beri kur zoteria i tha qe te shitej se bashku me shtepine e tij. Sherbetori u hodh ne gjunjet e zoterise, dhe kerkoi meshire. Kjo eshte rruga e Hirit.

    Si dhe pse e dha Perendia kete rruge te hirit per njeriun?
    Ne thame se Perendia eshte i dretje, dhe Ai me drejtesi e di plotesisht se, e gjithe raca njerzore ra nen kete denim, per shkak te Adamit. Po keshtu Perendia e di se, njeriu duke qene nje qenie krejt e dobet,e ka te pamundur qe te permbushe drejtesine dhe ligjin e Perendise.
    Perse duhet te besosh ne Perendine dhe ne Zotin Krisht?
    Shume njerez thone, une besoj ne Perendi, por jo ne Krishtin. Ky lloj besimi apo mendimi eshte krejt i gabuar. Kjo ndodh tek keta njerez, pasi ata nuk njohin kush eshte Krishti, dhe cila eshte vepra clirues e Tij. Le ti referohemi shembullit te Jezusit me sherbetorin dhe zoterine. Sapo sherbetori ju hodh ne kembe zoterise, dhe kerkoi prej tij meshire, Zoteria ndjeu DHIMBJE dhe i tha: Ta kam falur borxhin. Ky sherbetor, qe perpara disa minutash i duhej te shitej komplet me gjith shtepine e tij per te shlyer borxhin zoterise, sepse ishte detyrim ligjor ( rruga e Ligjit), vetem mbas pes minutash, ai fale HIRIT dhe MESHIRES se zoterise mori pafajsine. Dmth u clirua nga cdo detyrim. Mos valle pagoi gje ky sherbetor? Azgje. Por pyetja eshte: Kush e pagoi gjith kete borxh te ketij sherbetorit, te cilin ligji dhe drejtesia e kerkonte? Kete page e pagoi vete zoteria, duke ja dhene sherbetorit lirine, falas perems Hirit dhe meshires se tij. Pra kostoja u pagua nga zoteria. Perendia duke pare pamundesine e njeriut per ta paguar borxhin e mekatit, Dha Krishtin ne kryq, qe me ane te Tij, te paguaje per te gjitha mekatet e Botes, ne menyre qe te vihet ne vend dhe te permbushet Drejtesia e Perendise.

    Jezusi Krishti, nuk lindi si pasardhes i Adamit, pra kjo na tregon se ai nuk ishte trashegimtar i borxhitt te mekati ashtu si ne. Ai lindi nga Fryma e Perendise permes se vrigjeres Mari. Virgjeria e Marise na bind , se bara e saj nuk vinte nga mardhenia e farres se Adamit, dmth mashkullit. Perse duhej te lindej Jezusi ne kete menyre? Kjo sepse Ai nuk duhej te trashegonte mekatin, pasi ne te kunder do te ishte ne nje denim me ne, i dobet dhe me natyre te rene mekatere. Gjoni thote, Ai, Fjala Perendi, erdhi dhe u be Njeri si ne, dhe banoi nder ne, dhe si Njeri nen LIGJ( sepse ishte izrailit), Ai permbushi gjith ligjin e Perendise, si e vetmja menyre per ta nxjere te drejtesuar Njeriun para Perendise. Prandaj bibla pohon se, Ai nuk mekatoi asnjehere, qe do te thote se nuk e shkeli Ligjin e Perendise ne asjne pike, duke e permbushur keshtu te gjith Drejteisne e Perendise. Ne fakt, duhej qe secili nga ne, ta permbushte kete akt drejtesie, por ne ishim krejt te pafte, dhe kjo na mbante nen denim. Krishti erdhi dhe na cliroi, duke vdekur ne vendin tone, per shkak te mekateve tona. Pali thote se, paga e mekatit eshte Vdekja, dhe Jezusi vdiq ne kryq, sepse i mori te gjitha mekatet tona, duke i hedhur mbi veten e tij. Eshte njesoj si prindi, i cili paguan nje faj te kryer nga i biri i tij. Fajin e beri femija, por femija duke qene i pafte per ta paguar, prindi kryen aktin e pageses si e vetmja menyre per ta cliruar femijen nga ky faj. Krishti vdiq ne kryq, sepse beri pagesen tone, por ne fakt Ai vete ishte i pamekate, prandaj dhe Ati Perendi e ringjalli, sepse nuk u gjend faj tek Ai. Kjo ringjallje eshte pikerisht fitorija jone, pasi ne kete menyre, u shlye i gjithe borxhi yne para Perendise. Bibla thote se, Jezusi me gjakun e Tij, na bleu tek Perendia. Pra, qe te kete nje rruge te Hirit, e cila eshte kryer dhe perfunduar prej Perendise. Perballe keti fakti, Njeriu eshte i ftuar qe ta mare kete dhurate Falas, pa asnje investim te tijin, pervecse pranimit me ane te Beses ne Krishtin. Kjo eshte rruga e hirit qe Perendia pregatit me ane te Krishtit. Pra nuk mund te kete rruge te Hirit, pa Krishtin. Kush thote, une besoj Perendine, por jo Krishtin, eshte vecse nje i mashtruar dhe mjeran, pasi nuk njeh te verteten. Ai ne diten e gjyqit, do ti duhet te paguaje vete borxhin e tij Perendise. Shembelltyra e sherbetorit na tregon se, nuk ekziston asnje potencial dhe aftesi tek njeriu per te paguar kete Borxh ne kembim te lirise. Ateher cfar mbetet? Nje gjyq i madh, dhe ndeshkim ne vdekje te perjetshme, qe quhet ferr.
    Mbase fete e tjera qe nuk kane Krisht, mund te thone, po ne qe nuk kemi Krisht, mos valle jemi te humbur? Une shpall te verteten, Krishtin e vdekur dhe te kryqezuar per mekatet e mbare botes, dhe te ringjallur te treten dite per drejtesimin e gjith atyre qe do ti besojne atij. Me pas, eshte vendimi dhe zgjedhja juaj.

    Cfar do te thote Besoj ne Krishtin.
    Besoj ne Krishtin, nuk do te thote thjesht te kesh nje njohuri ndaj Jezusit e dicka te ngjashme me kete. Besa ne Krisht do te thote pranim, dorezim pa kushte ne dore te Tij me pendes, dhe te qenit NJE ne te, duke ecur dhe bere vullnetin e Tij. Besa ne Krishtin nuk eshte bese njerzore, por eshte Bese e erdhur nga Perendia, sepse eshte nje nga Frutat e Frymes se Shenjte te Perendise.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 29-12-2014 mė 22:04

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2009
    Postime
    93

    Pėr: Perse duhet te besosh ne Perendine dhe Zotin Krisht?

    Deshmues i kam percjell shum tema tua me vemendje edhe kam msu shum per me njoft zotin Krisht dhe shelbimin qe perendia ka ba per njerzimin.
    Zoti t bekoft

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Pėr: Perse duhet te besosh ne Perendine dhe Zotin Krisht?

    Francisko dhe une te uroj paqe dhe hir ne Krishtin. Gezohem qe me sherbesen time ne Krisht, te mund te sjell dicka te frytshme per ju dhe mbare te krishteret. Nese deshiron je i ftuar te me pyesesh per gjithshka, jam gati tju shkruaj. Zoti ju bekofte.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Perse duhet te besosh ne Perendine dhe Zotin Krisht?

    Ne Perendine duhet te besojne te gjithe pasardhesit e Adamit, kurse per ne kafshet apo ne rastin tone, komb i ngjizur nga djajte, nuk ka ndonje ndryshim apo marreveshje me Perendine.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •