Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Prejardhja e Vitit tė Ri

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė


    PREJARDHJA E VITIT TĖ RI

    Pyetja mė e shpeshtė qė po bėhet kėto ditė, nė fund tė muajit dhjetor, pra, nė fund tė vitit, ėshtė: Ku do ta pritni Vitin e Ri?

    …Pėrbehem nė Zotin: mos jetoni sikurse jetojnė paganėt me mendje tė errėrsuar, larg nga jeta e Hyut, pėr shkak tė paditurisė qė ėshtė ndėr ta pėr arsye tė trashamanisė sė zemrės sė tyre. Vetveten e kanė bėrė tė pandjeshėm, u dhanė mbas shfrenisė, nė mėnyrė, tė shtyrė prej lakmisė, tė bėjnė ēdo poshtėrsi. (Bibla, Efesianėve, 4:17-20)

    Pasha kohėn! Njeriu me siguri ėshtė nė humbje. Pėrveē atyre qė besojnė, porosisin pėr drejtėsi dhe kėshillojnė njėri-tjetrin tė jenė tė durueshėm. (Kur'an-i, 103:1-3)

    Pyetja mė e shpeshtė qė po bėhet kėto ditė, nė fund tė muajit dhjetor, pra, nė fund tė vitit, ėshtė: Ku do ta pritni Vitin e Ri?

    Shpesh ndodh qė pyetja nuk ēon te pėrgjigja, por te pyetjet tjera. Njėra nga pyetjet ėshtė edhe kjo: Nga e ka prejardhjen Viti i Ri?

    Viti i Ri e ka prejardhjen nė Babiloni, Azi…

    Babilonasit paganė, 4000 vjet mė parė, e festonin ndėrrimin e viteve nė ditėn e Pranverės, kur Hėna ishte e plotė, kur nata e dita janė tė barabarta, kur natyra rilindė mbas dimrit tė gjatė…

    Prejardhja e Vitit tė Ri nė Evropė

    Viti i Ri nė Evropė, nė gjithė hemisferėn perėndimore edhe pėrtej Atlantikut, e ka prejardhjen nga Roma antike pagane, para 2000 vjetėve. Nė vitin 274, Imperatori romak pagan, Aurelian, e shpalli ditėn e 25 dhjetorit: Natalis Solis Invicti (Festa e Diellit tė Pamposhtur). Kjo festė kremtohej nė gjithė Perandorinė Romake pagane, e cila e ka prejardhjen nga hyu pagan i iranianėve tė lashtė, i cili quhej Mithra.

    Mithra, prej tė cilit lindi religjioni: Mithraizmi, ishte hyu pagan iranian i dritės, qė besohej se kishte lindur me 25 dhjetor! Kjo festė pagane kremtohej njė javė, prej 25 dhjetorit deri me 1 janar. Kurse 1 Janari kremtohej pėr nder tė hyjnisė Janus, hyu dyerve dhe hyrjeve, prej tė cilit ka prejardhjen emri i muajit tė parė tė vitit-Janari, qė ėshtė dera, hyerja nė Vitin e Ri!

    Pra, kjo festė e lashtė pagane, nė Perandorinė Romake, zgjaste njė javė. Njė historian perėndimor, J.M. Wheeler, nė librin e tij: Paganism in the Christian Festivals, (Paganizmi nė Festat Kristiane) ndėr tė tjera, shkruan: Tė gjithė festonin dhe gėzonin, puna dhe tregtia ishin pezulluar tėrėsisht. Shtėpitė ishin zbukuruar me bredha, pisha, me dafina dhe me bimė e pemė me blerim tė pėrhershėm; midis miqėve shkėmbeheshin dhurata e vizita. Ishte njė periudhė gėzimi dhe dashamirėsie dhe populli jepej pas ēdo lloj argėtimi…

    Pėrse gėzimi dhe argėtimi?

    Pse ndodhnin kėto? Pse gėzoheshin, argėtoheshin…? Sepse popujt paganė evropianė besonin se kur ditėt shkurtoheshin, e dita mė e shkurtėr bie me 21 ose me 22 dhjetor, ata besonin se Dielli-zoti i dritės ishte sėmurė dhe porsa dita fillon tė zgjatej ata gėzoheshin dhe festonin, duke besuar se Dielli-zoti i tyre po shėrohet, po forcohet dhe se pranvera, vera, po afrohet!

    Ky besim i verbėr pagan ishte i pėrhapur ndėr popujt evropianė, por qė ka prejardhje nga egjyptasit e lashtė paganė, tė cilėt e adhuronin hyun pagan Ra, hyu i agrikulturės, por qė vjen nga besim pagan iranian i Mithras, hyu pagan kushtuar Diellit tė pamposhtur…!

    Kjo ėshtė arsyeja e paarsyeshme e pavetėdijshme, pse edhe sot e kėsaj dite, nė mijėvjeēarin e tretė, nė shumė vende tė botės, kjo festė kremtohet me madhėshti, njerėzit argėtohen, gėzohen, tranohen…!

    Pėrse zbukurimi, dekorimi?

    Pėr nder tė kėsaj feste pagane zbukurohen, dekorohen, shtėpitė, fshatrat, qytetet me bredha, pisha, me blerim tė pėrhershėm, nga njerėzit e pėrkohshėm dhe populli, siē dihet, siē shihet, jepet pas ēdo lloj argėtimi-deri te shfrenimi…!

    Pėrse zbukurohen, dekorohen shtėpitė, fshatrat, qytetet, me bredha, pisha? Sepse popujt paganė tė Evropės, para krishterimit, besonin se pemėt e gjelbėrta, siē janė bredhi, pisha, tė cilat tėrė vitin e ruajnė blerimin e tyre, ngjyrėn e tyre, edhe nė dimėr, kanė diēka hyjnore.

    Popujt paganė evropianė besonin nė qėndresėn e tyre, i adhuronin ato si krijesa hyjnore, qė nuk do t'i lėnė pasdore..!

    Prandaj, porsa fillonte dimri i dekoronin, i zbukuronin, duke menduar, duke besuar se, meqė ato i qėndrojnė dimrit tė ftohtė e tė gjatė, do t'i ndihmojnė edhe atyre tė mjerėve tė qėndrojnė…!

    A ka kuptim qė popujt me besim monoteist, siē jemi edhe ne, shqiptarėt, qofshin tė krishterė apo muslimanė, tė presim, tė kremtojmė, tė gėzohemi, tė tranohemi pėr njė festė pagane, siē ėshtė Viti i Ri? Kėtė e gjykon Bibla, e gjykon Kur'ani, dy Librat Hyjnorė, mė tė lexuara, mė tė pėrhapura, mė tė nderuara, nė rruzullin tokėsor.

    Shėn Pali, nė letrėn dėrguar Efesianėve, ndėr tė tjera, shkruan: …Pėrbehem nė Zotin: mos jetoni sikurse jetojnė paganėt me mendje tė errėrsuar, larg nga jeta e Hyut, pėr shkak tė paditurisė qė ėshtė ndėr ta pėr arsye tė trashamanisė sė zemrės sė tyre. Vetveten e kanė bėrė tė pandjeshėm, u dhanė mbas shfrenisė, nė mėnyrė, tė shtyrė prej lakmisė, tė bėjnė ēdo poshtėrsi. (Bibla, Efesianėve, 4:17-20)

    A keni menduar, si besimtarė, ndonjėherė rreth kėsaj ēėshtje? Nėse nuk keni menduar, atėherė shtrohet pyetja: Deri kur tė pranojmė, pa menduar, ēdo festė qė tė tjerėt na kanė servuar - si njė sofėr e shtruar?!

    Sidoqoftė, para nesh ėshtė Viti i Ri, por jo pėr ta pritur, se ai vjen vet, jo pėr ta kremtuar, jo pėr ta uruar, jo pėr t'u gėzuar, jo pėr t'u shfrenuar, por pėr tė medituar!

    Meditimi rreth Vitit tė Ri do tė na ēon kah njė kuptim mė i thellė i jetės, i kohės. Koha, pėr tė cilėn betohet Krijuesi i Madhnueshėm nė Kur'an, ėshtė gjėja mė e ēmueshme pėr krijesėn-njeriun.

    Njeriu i sotėm, modern, bashkohor, perėndimor, materialist, ėshtė i aftė pėr tė drejtuar, pėr tė kontrolluar fuqitė e ndryshme natyrore, por qe de, ėshtė i pa aftė pėr tė frenuar epshet e veta shtazore…!

    Mos frenimi i epsheve shtazore, duke qenė larg Zotit, duke mos pėrfillur udhėzimet e Tij, shumicėn e njerėzve e ka tėrhequr kotėsia, marrėzia, shfrenia tė shtyrė nga lakmia…

    Nė etapa tė ndryshme kohore, miliona njerėz pėr shkak tė mosdijes, lakmisė, grykėsisė, padrejtėsisė janė shkatėrruar, janė asgjėsuar. Po tė kthehemi nė histori, do tė pyesim me habi: Ku janė gjithė ato perandori?! Perandori shekullore, tė fuqishme, qė dukeshin aq madhėshtore, por u shkrinė si me qenė fluska bore!

    Sot, sikurse dje, njerėzit qė nuk kanė besim nė t'Madhin Zot-jetojnė kot! Ata e presin me pa durim Vitin e Ri, duke shpresuar, duke besuar se Viti i Ri ju sjellė begati!

    Me kohė, bota e kapitalit, e tregtisė, e bisznesit, me reklama, me dredhi, joshje e mashtrime prej ēdo lloj pisi, kėtė e kanė kuptuar dhe pėrgatitjet pėr Vitin e Ri , qė moti, ata i kanė filluar. I kanė filluar dhe do t'i pėrfundojnė pėrgatitjet tė organizuara mė bukur se ēdo herė, sepse me fitime tė mėdha, si asnjėherė, e shpėrblejnė vetveten menjėherė…!

    Nata e Vitit tė Ri

    Pėr natėn e Vitit tė Ri thuhet se ėshtė nata mė e gjatė, nata mė e mrekullueshme. Po, por kėtė e thonė tė gjithė ata qė janė nė gjėndje tė trullueshme!

    Nė tė vėrtetė, jo vetėm qė ėshtė nata mė e trullueshme, duke pirė- pije alkoolike e narkotike, duke kėnduar, duke vallėzuar, pa rend e vend, pa kurrfarė sjellje, duke hangėr deri nė vjellje, duke luejtur bixhoz, lotari duke bėrė edhe ndonjė marrėzi…! Pra, nata e Vitit tė Ri bėhet jo vetėm nata mė e turbullueshme, ajo bėhet edhe nata mė e mjerueshme, mė e mallkueshme, mė e dėnueshme…! Pse? Sepse kjo ėshtė njė festė pagane, e cila urohet pothuejse nga mbarė bota, por tė gjitha urimet janė tė kota ! Urojnė, urojnė, urojnė, derisa e teprojnė, derisa urinojnė dhe pse ata ashtu nuk mendojnė, nuk besojnė…!

    Ka shumė qė do tė thonė, ėshtė e drejta jonė, jemi n'Evropė, jetojmė nė liri, nė demokraci dhe e gėzojmė tė drejtėn tė kremtojmė, ta presim Vitin e Ri!

    Po, me siguri, keni tė drejtė ta pritni, tė kremtoni , por njė ditė do tė vajtoni…! E drejta juaj nuk do tė thotė se po veproni drejt. E drejta juaj, nė kėtė rast ju bėn tė huaj! Nėqoftėse dėshironi tė jeni si tė tjerėt, atėherė kush do tė jetė si ju?

    Me pak fjalė, kjo ėshtė e Vėrteta, e Vėrteta: Pse pritja, kremtimi i Vitit tė Ri – ėshtė kotėsi, ėshtė marrėzi? E Vėrteta, siē thoshte Shileri, nuk pėson nėse dikush nuk e beson.

    E Vėrteta ėshtė Zoti. Zoti ėshtė Krijues, Furnizues, Dhurues. Prandej, tė gjithė kemi nevojė pėr Zotin. Zoti nuk ka nevojė pėr ne. Kush vepron mirė, shpreson mirėsi nga Mirėsia e Tij, jo nga Viti i Ri. Kush vepron keq, por pendohet, shpreson se do tė falet dhe qetėsohet, rehatohet… I varfėri shpreson tė pasurohet, i sėmuri tė shėrohet, i papuni tė punėsohet, i burgosuri tė lirohet…

    Zoti ėshtė i vetmi Krijues, i vetmi Furnizues dhe i vetmi Dhurues pėr gjithēka. Ai Krijon, Furnizon, Dhuron nga oqeani i pashtershėm i Mirėsisė dhe Bujarisė sė Tij, jo Viti i Ri.

    All-llahu i Madhnueshėm nė Kur'an thotė:
    Kush nuk beson barrėn e mosbesimit e ka kundra vetes (30:40)

    Pra, kush nuk beson, ai ėshtė kundėr vetes. Ai qė ėshtė kundėr vetes e ka krijuar burgun e vet. Nė burgun e vetė, vetvetja nė kėtė jetė i duket mė e largėt se ēdo planetė…!

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

    ================================================== ====

  2. #2
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Pėr: Prejardhja e Vitit tė Ri

    "A keni menduar, si besimtarė, ndonjėherė rreth kėsaj ēėshtje? Nėse nuk keni menduar, atėherė shtrohet pyetja: Deri kur tė pranojmė, pa menduar, ēdo festė qė tė tjerėt na kanė servuar - si njė sofėr e shtruar?! "

    Cdo fe eshte perhapur pa menduar ,eshte pranuar pa menduar andaj eshte nje ekujvalent i mosmesimit( me hulumtime ne Angli mbi 92 % te intelektualeve-shkencetareve nuk jane besimtare-dhe afersisht 80% e popullates se vendeve Skandinave ku me hulumtime sociologjike eshte vertetuar se jetojne popujt nder me te lumturit ne bote
    )...dhe me hulumtime te tjera mbi 80% te besimtareve nuk kane lexuar librin - kushtetute te besimit te tyre qe ata i referohen si libri i shenjte ...Fene shumica e fetareve e kane me te ndegjuar,me te predikuar te tjeret,me te besuar dhe jo me te lexuar,kuptuar dhe gjykuar...se si do te besojsh ndryshe se pikin libra nga qielli dhe lindin virgjinet!?

    Pse nuk e beni kete pyetje edhe per besimin e huaj, si import,si indoktrinim ...besim=mosmendim,mosgjykim,mosperdorim truri vetjak por pranim kallap si vjen nga predikuesi...

    Viti i ri pra eshte festuar nga disa hulumtime edhe nga Mesopotania e lashte(mbi 2000 vjet perpara Krishtit dhe Muhamedit)....gjate historise njerezimit popujt e e gjithe botes kane shtuar dhe hequr rite dhe menyra festimi ...Kjo eshte nje feste per gjithe njerezimin .Te gjithe si bashkesi,si kombe dhe si individe kane te drejte te festojne si te duan,te shtojne dhe te heqin cka te duan nga Nata Festuese e Vitit te Ri,pra kane te drejte te plotefuqishme te festojne .....Gezuar Vitin eRi gjithe njerezimit!


    Dhe une them :kush nuk beson eshte njeri i lire,shpirt i lire dhe nuk jeton rrenen,nuk beson rrenen ,ai qe nuk beson ne dogma qe s'kane asnje prove te vertete ne keto mijevjecare qysh se egzistojne, ai qe nuk beson cdo gje qe i predikohet qe ne fakt ska asnje shpjegim praktik,logjik dhe shkencor, ai qe merr kohen nga jeta e vet dhe hulumton,meson,mendon ,logjikon,gjykon dhe vjen ne perfundim vete ,ai pra eshte njeriu normal dhe i lire me plot kuptimin e fjales! Me vjen keq te pergjithesoj por nje fetar nuk di c'eshte liria ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 28-12-2014 mė 13:46
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar bili99 pėr postimin:

    jarigas (29-12-2014)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •