Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Exclamation Qentë mbysin 5-vjeçarin në Fushë Kosovë, banorët rrëfejnë tmerrin

    PRISHTINE- Një fëmijë është mbytur sot nga qentë në një lagje të Fushë Kosovës. Ai ka mbetur i vdekur pasi ishte kafshuar në fyt dhe në fytyrë. Banorët kanë treguar se policia dhe ndihma e shpejtë ishte vonuar për më shumë se 30 minuta. Komuna e Fushë Kosovës thotë se nuk po mund t’i vrasë qentë pasi është e ndaluar me ligj. Vetëm pikat e gjakut kishin mbetur në afërsi të një kontejneri të bërllokut ku sot në mesditë mbeti i vdekur pesëvjeçari K. R. nga kafshimet e qenve, në lagjen “Te banesat e bardha”, në Fushë Kosovë, në rrugën 2 Korriku. Ky fëmijë kishte shkuar për të mbledhur mbeturina, por aty ishte ballafaquar me mbi dhjetë qenë, të cilët e kishin kafshuar për vdekje. Dy banorë të lagjes ku ka ndodhur masakrimi i fëmijës nga qentë kanë treguar për Express momentet kur kishte ndodhur ngjarja dhe tentimin e tyre për të shpëtuar 5 vjeçarin.

    Dragan Lazic, tregon se kur e ka dëgjuar britmat e fëmijës, ka vrapuar drejtë vendit ku ishte fëmija duke u përballur me qentë.“I kam larguar qentë të cilët m’u sulën edhe mua. Doja t’i jepja ndihmë fëmijës por ishte e kotë. Ai ishte tërësisht i gjakosur nga kafshimet e qenve”, ka treguar Lazic.Edhe Florim Ahmeti, banorë i lagjes “Te banesat e Bardha”, tregon se e ka thirrë Policinë dhe Ndihmën e Parë, por vetëm pas gjysmë orë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. “Nuk më hiqen nga sytë pamjet e fëmijës. Gjaku i rridhte nga qafa, barku e fytyra. Policia dhe autoambulanca janë vonuar afërsisht 30 minuta”, tregon Ahmeti.

    “Shteti dhe Komuna duhet të gjejne zgjidhje për këta qenë. Përndryshe, kjo nuk do të jetë viktima e fundit”, thotë Ahmeti.

    “Problemi i qenve endacakë, nuk është problem vetëm në Fushë Kosovë, por në të gjithë Kosovën. Ne si komunë i kemi ndërmarrë masat për aq sa na lejon ligji. Duke pasur parasysh që ligji nuk e lejon ekzekutimin e tyre në asnjë formë, ne kemi angazhuar ekipe profesionistësh për ta bërë kastrimin e këtyre qenve”, ka thënë Zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli.

    /express/
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Qentë mbysin 5-vjeçarin në Fushë Kosovë, banorët rrëfejnë tmerrin

    Sa gjynaf femija i shkrete, 5 vjeqar t'kafshohet nga qente ne fyt.
    Ju lutem, na kurseni me keto lajme qe nuk mund te perpunohen emocionalisht.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  3. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Qentë mbysin 5-vjeçarin në Fushë Kosovë, banorët rrëfejnë tmerrin

    Lajmi vërtet është tronditës, por shërben për indinjimin dhe reagimin e shoqërisë në përgjithsi dhe shtetit në veçanti. Besoj se te ne në Shqipëri është edhe më problem puna e qenve të cilët formojnë koloni nga 5-6 qen, deri në disa dhjetra të tillë. Në Shkodër një grup të rish kishte marë iniciativën të largoni çdo kafshë nga rruga. Për momentin kishin hapur një azil të vogël në pritje të ndihmave apo fondeve për të kompletuar këtë nisëm.
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Qentë mbysin 5-vjeçarin në Fushë Kosovë, banorët rrëfejnë tmerrin

    Te kuptoj Wordless,

    por shqipetaret nuk kane mireqenjen te ecin me hapat qe u diktojne ligjet e europes,
    qenet endacake nuk i takon neper rruge ne perendim siq ndodh tek ne, sepse ekzistojne shoqata qe kujdesen per qente, i strehojne dhe i perhapin neper familjet apo personat qe perkujdesen per ta.

    Pasi qe keto sisteme nuk funksionojne ne Shqiperi dhe qenet endacake rrezikojne jeten e femijeve dhe qytetareve, nuk ka rrugedalje tjeter pos te vriten, nese kjo nuk u pelqe komisioneve europiane, atehere thjeshte le ti marrin qente endacake e ti strehojne ne vendet e tyre.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-11-2013
    Postime
    212

    Për: Qentë mbysin 5-vjeçarin në Fushë Kosovë, banorët rrëfejnë tmerrin

    duhet komuna te mere massa per ty pastro qente nga rugga

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •