Islami dhe e ardhmja e botės

Murad W. Hofmann

Ēdo studim objektiv i historisė sė njerėzimit do tė tregojė se njeriu nuk mund t'i shmangė pyetjet: Nga vij? Pėrse jam kėtu? Ku do tė shkoj?

Dr. Murad Wilfried Hofman, ish diplomat gjerman dhe autor i librave "Islami si alternativė", "Islam 2000", "Udhėtim nė Mekė", u rikthye nė Islam nė vitin 1980. Ky artikull ėshtė njė fragment nga leksioni i tij i fundit "Islami dhe e ardhmja e botės" qė u mbajt nė Nju Dehli dhe u botua nė "Radiance Viewsweekly".

Ēdo studim objektiv i historisė sė njerėzimit do tė tregojė se njeriu nuk mund t'i shmangė pyetjet: Nga vij? Pėrse jam kėtu? Ku do tė shkoj? Kėto pyetje tė pashmangshme na bėjnė tė gjithėve filozofė, e dimė apo jo.
Kėrkimi i pėrgjigjeve pėr kėto ēėshtje themelore kanė krijuar shumė mite tė ndryshme, legjenda dhe vizione tė tjera. Nė fund kėto vizione – pėrpjekje pėr tė shpjeguar botėn – u zhvilluan nė religjione. Fetė mė tė vjetra tė cilat kanė mbijetuar janė Taoizmi, Hinduizmi dhe Budizmi, pa harruar format e ndryshme tė shamanizmit. Politeizmi u shfaq kur njerėzit i lidhėn forcat e mbinatyrshme me aspektet individuale tė natyrės – bubullimėn dhe vetėtimėn, diellin dhe zjarrin, lindjen dhe vdekjen. Nė njėfarė mėnyre ky politeizėm ėshtė paqėsor sepse nuk ka aspirata universaliste; ēdonjėri ėshtė i kėnaqur me familjen e tij tė veēantė tė hyjnive.
Megjithatė nė politeizėm ka njė rrymė tė brendshme kundrejt monoteizmit. Kur njė fis pushton fisin e tij fqinj, fituesi importon hyjninė e tij dhe i vendos hyjnitė vendase nė njė shkallė mė tė ulėt. Njė situatė e tillė ka ekzistuar nė Arabinė para islame, ku pėrveē el-Ilah, Zotit tė madh, tė cilit myslimanėt i drejtohen me emrin Allah, adhuroheshin hyjnitė, Lat, Manat dhe Uzza.
Historia fetare hyri nė njė fazė tė re kur u shfaq monoteizmi, nė fillim pėr njė periudhė tė shkurtėr nė Egjipt, gjatė sundimit tė Echnaturn dhe mė vonė me izraelitėt. Mendimi hebre se ka vetėm njė Zot, qė ėshtė Zoti i tyre fisnor, ėshtė pa dyshim njė kontradiktė nė vetvete. Nėse ka vetėm njė Zot, ai duhet tė jetė i tė gjithėve, jo Zoti i njė Populli tė Zgjedhur. Prandaj ishte logjike qė Jezusi dhe pas tij shenjti Pal, kėmbėnguli nė universalizmin e besimit nė Jahve, Zoti i vetėm, pa shok.
Nė atė moment me ardhjen e universalizmit fetar, njerėzimi hyri nė njėrėn prej etapave mė tė pėrgjakshme tė historisė. Tė krishterėt mendonin vetėm pėr njė Zot dhe njė kishė, jashtė tė cilėve nuk ka asnjė shpėtim. Kisha katolike u kap pas kėsaj dogme tė quajtur nė latinisht extra ecclesiam nulla salus, pėr 1900 vjet, deri nė kėshillin e dytė tė Vatikanit nė vitet 1965-1066. Nė bazė tė kėsaj dogme, krishterimi, qė supozohej njė fe e dashurisė – u bė i fortė nė mėnyrė agresive. Ai u angazhua nė shtypjen dhe eliminimin fizik tė ēdo besimi ose feje tjetėr, qofshin ata tė krishterė nė pikėpamje, hebrenj apo myslimanė. Si rrjedhim fiset gjermane u masakruan pėr Krishtin, myslimanėt u therėn nė Kuds gjatė kryqėzatave; shtrigat dhe tė ashtuquajturit heretikė u dogjėn; tė krishterėt ortodoksė lindorė u pėrjashtuan nga shoqėria dhe tė gjithė myslimanėt dhe hebrenjtė nė Spanjė u dėbuan.
Ėshtė e qartė se gjatė kėsaj etape tė dhimbshme, qė zgjati pėrtej shekullit tė XVII, feja e krishterė u pėrdor fillimisht si ideologji, d.m.th. si njė mjet politik pėr legjitimimin dhe motivimin e ngritjes sė pushtetit. Nė njėfarė mėnyrė e njėjta gjė i ndodhi dhe Islamit. Ai u bė gjithashtu njė perandori e vetėdijshme pėr pushtetin, dhe u zgjerua nė tė gjitha drejtimet nga Medina nė Damask, Bagdad, Marok dhe Stamboll. Ėshtė e vėrtetė qė kishte njė bazė fetare pėr kėto luftėra qė i drejtuan myslimanėt drejt Francės jugore dhe nė rrethinat e Vjenės. Prandaj vetėm pėr kėtė periudhė nuk ėshtė krejtėsisht e gabuar tė pėrdorim pėr Islamin nocionin e krishterė pėr 'luftėn e shenjtė' (sacrum bellun) pėr atė qė e quajmė xhihadi mė i vogėl (al-jihadal-saghir). Nėse na pėlqen ose jo, edhe Islami u pėrdor si ideologji pėr rritjen e pushtetit.
Por vetėm pas shekullit tė XVIII, pas shpalljes sė Epokės sė Arsyes dhe shfaqjes sė modernizmit, hymė nė njė epokė tė vėrtetė ideologjike. Nė atė shkallė sa feja u zhduk nga vetėdija dhe pikėpamja publike pas Iluminizmit dhe ideologjitė i zėvendėsuan ato nė mėnyrė funksionale. Ideologjitė laike u ndanė nga feja dhe u bėnė pseudo-fe. Kjo ishte e vėrtetė edhe pėr romantizmin, ashtu si pėr pozitivizmin, tė quajtur gjithashtu dhe metodė shkencore. Megjithatė marksizmi – ashtu si u zhvillua nga Karl Marksi, Frederik Engelsi dhe Vladimir Iliē Lenini – mund tė konsiderohet si ideologjia e parė moderne, si prototipi i saj i parė.
Marksizmi u paraqit si njė botėkuptim i plotėsuar, njė Weltanschauung monistik, materialist, qė nėpėrmjet materializmit tė tij dialektik (Diamat) shpjegoi funksionimin e natyrės dhe nėpėrmjet materializmit historik (Histomat) shpjegoi funksionimin e shoqėrisė. Marksizmi, ashtu si njė religjion, u pėrpoq tė angazhojė dhe tė kontrollojė ndjekėsit e tij plotėsisht, me njė angazhim moral tė denjė pėr ēdo qėllim. Pra ėshtė e qartė se kishte shumė nota fetare brenda njė mjedisi tė ndryshėm ateist. Communist Manifesto dhe Das Kapital u bėnė shkrime tė shenjta; Marksi, Engelsi, Lenini dhe Stalini u kthyen nė apostujt e besimit socialist. Partia Komuniste vepronte si njė kishė e pagabueshme dhe anėtarėt e byrosė politike si priftėrinj. Parajsa u zėvendėsua nga vizioni i mrekullueshėm i njė tė ardhmeje pa klasa, ku tė gjithė do tė merrnin sipas kėrkesave tė tyre dhe puna do tė kthehej nė argėtim.
Degėt e ndryshme tė fashizmit nė Itali, Gjermani, Spanjė, Portugali dhe Greqi thjesht e ripėrtėrinė kėtė vizion socialist me njė dozė tė fortė tė shovinizmit – duke i justifikuar dhe motivuar krimet mė barbare kundėr tė huajve qė i urrenin, qofshin ata hebrenj, ciganė apo sllavė tė Evropės lindore. Pėrsėri feja ishte e kudondodhur. "Mein Kampf" u bė shkrimi i shenjtė gjerman dhe Adolf Hitleri njė shpėtimtar qė e udhėhoqi vendin drejt njė tė ardhmeje tė begatė: nė njė perandori njėmijė vjeēare. Pėrsėri ishte Partia Naziste, qė ashtu si njė kishė, vendoste ēfarė ishte e drejtė dhe ēfarė ishte e gabuar.
Si kundėrpėrgjigje ndaj marksizmit dhe fashizmit kundėr-ideologjitė u rritėn fuqishėm. Kėtu i referohem liberalizmit perėndimor, duke pėrfshirė kapitalizmin dhe laicizmin e llojit francez – eliminimin e plotė tė fesė nga jeta publike. Nė botėn arabe pas-koloniale, tė gjitha ideologjitė perėndimore tė pėrmendura ishin tė lodhura: nacionalizmi, liberalizmi, fashizmi, socializmi – dhe tė gjitha dėshtuan.
Duke parė tė gjitha kėto, shekulli i XX mund tė quhet shekulli ideologjik.

Tipari tipik i ideologjive tė shekullit tė XIX dhe tė XX

Tani duhet tė pėrqendrohemi tek njė element i pėrbashkėt pėr tė gjitha ideologjitė e shekullit tė XIX dhe tė XX: ato ishin tė gjitha ideologji materialiste, laike nė pikėpamje dhe pa vizion transcendental. Prandaj, asnjėra prej tyre nuk mund t'u pėrgjigjet pyetjeve njerėzore kryesore qė pėrmendėm mė lart.
Gjatė dhe pak pas Iluminizmit, mendimtarėt si Emanuel Kanti, Auguste Comte dhe Georg Vilhelm Friedrich Hegal besonin se njeriu, i lirė nga feja, mund ta zotėronte botėn e tij vetėm me anė tė aftėsive tė tij racionale. Nė fund tė fundit racionalizmi do tė garantonte njė botė humanitare, paqėsore dhe tė begatė.
Tani e dimė mė mirė dhe nuk habitemi. Ne e dimė se Projekti i Modernizmit dėshtoi mjerueshėm nė pėrpjekjen e tij pėr tė zbutur instinktet shkatėrruese tė njeriut vetėm me anė tė arsyes. Nė vend tė njė parajse pas-fetare nė tokė, ndodhėn luftėrat mė tė egra botėrore, lufta kimike dhe bėrthamore, holokausti, spastrimi etnik etj.
Ne nuk habitemi sepse ėshtė e qartė se vetėm fetė mund t'i motivojnė njerėzit deri nė atė shkallė sa qė ata t'i mposhtin instinktet e tyre tė ulėta, dėshirėn seksuale dhe egotizmin e momentit. Kur njeriu u bė gjykatėsi i tė gjitha gjėrave, duke e mohuar Zotin, tė gjitha ligjet ishin nė dispozicion tė njeriut. Gjatė procesit ideja e ligjit hyjnor u hodh poshtė, por tė gjitha pėrpjekjet pėr tė gjetur njė 'ligj tė natyrshėm' detyrues dėshtuan.
Studiuesit e urtė perėndimorė, njė gjeneratė mė parė, arritėn nė pėrfundimin e hidhur se njerėzimi do tė shkatėrrojė veten dhe globin me tė, nėse nuk do ta rigjejė fenė. Deniel Bell, profesor i sociologjisė nė Harvard, nė vitin 1976 zbuloi se kapitalizmi ėshtė vetė-shkatėrrues sepse suksesi i tij ekonomik shkatėrron virtytet mbi tė cilat ndėrtohet ekonomia. Nė librin e tij "Kontradiktat kulturore tė kapitalizmit" Bell kėrkoi ripėrvetėsimin e njė lloji tė fesė, madje edhe nėse do tė duhej tė shpikej njė e re me qėllimin e rivendosjes sė parimeve morale.
Po aq perceptues ishte dhe njė kritikė tjetėr shkatėrruese e qytetėrimit perėndimor, e shkruar nga ish diplomati amerikan William Ophuls. Nė Rekuiemin e tij pėr Politikėn Moderne – Tragjedia e Iluminizmit dhe Sfidat e Mijėvjeēarit tė ri nė vitin 1997, parashikoi se Oksidenti do tė rrėzohej, ashtu si komunizmi para tij, si pasojė e mungesės sė tij tė vizionit detyrues.
Tė dy studiuesit rizbuluan njė banalitet: se asnjė qytetėrim njerėzor nuk ka mbijetuar pa natyrėn shpirtėrore (spiritualitetin).
Duke pasur parasysh kėto fakte, ėshtė shumė i rėndėsishėm fakti qė Islami bėri njė rikthim tė papritur dhe tė mahnitshėm qė nga vitet 70 tė shekullit tė XX. Ēfarė mund tė presim nga njė fe qė ka qenė nė njė gjendje amullie pėr 400 vitet e fundit, pavarėsisht nga personalitetet si Sirhindi, Shah Waliullah dhe Muhamed ibn Wahab? Ēfarė mund tė presim nga njė fe ku pothuaj tė gjithė pėrkrahėsit e saj u kolonizuan nga fuqitė evropianė? Orientalistėt perėndimorė nuk mund tė fajėsohen se pse e studiuan Islamin ashtu si biologėt kur studiojnė njė specie nė zhdukje. Islami kishte vetėm interes historik pėr ta. Maks Hening, kur do tė nxirrte nė botim pėrkthimin e tij tė Kuranit nė gjermanisht shkroi nė fund tė vitit 1901 se "Islami e ka luajtur qartė rolin e tij politik".
Kjo ishte pikėpamja e tė gjithėve. Asnjeri nuk i konsideronte Xhamalu Din Afghanin dhe Muhamed Abuhun si lajmėtarė tė njė gjallėrimi tė ri islam. Asnjeri nuk e parashikoi ndikimin qė njerėzit si Muhamed Ikbal, Hasan el-Bena, Sejid Kutub ose Meududi dhe Muhamed Esad mund tė kishin nė sahua dhe nahda islame mbarėbotėrore.
Sot nuk ka shtet nė botė ku nuk gjen aktivistė myslimanė, nga Korea nė Kolumbi, nga Islanda nė Zelandėn e Re. Myslimanėt, tė cilėt vetėm njė vit mė parė pėrbėnin 1/7 e njerėzimit, sot pėrbėjnė 1/5 e tij. Tani ka xhami nė Londėr, Paris, Romė, Vjenė, Lisbonė, Zagreb, Nju Jork dhe Los Anxhelos. Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja: falė migracionit tė forcės punėtore dhe tėrheqjes nga universitetet perėndimore, tani nė Evropė dhe nė Shtetet e Bashkuara ka miliona myslimanė aktivė: kudo Islami po bėhet komuniteti i dytė mė i madh fetar. Ēėshtjet islame mund t'i shohėsh nė programe televizive dhe t'i lexosh nėpėr gazeta. Sot pasuria e literaturės klasike islame gjendet nė tė gjitha gjuhėt kryesore evropiane. Kurani ėshtė bėrė libri i pėrkthyer mė shpesh dhe mė i lexuari nė tokė.
Pėr arsye se tė gjitha kėto ndodhėn nė shekullin ideologjik tė XX dhe disa lėvizje islame po ndjekin kryesisht synimet politike, si dhe meqė disa myslimanė po pėrdorin dhunėn pėr shkak tė dėshpėrimit tė tyre tė dukshėm, Islamit i referohen shpesh si ideologji. Kjo ėshtė e vėrtetė meqenėse Islami ofron njė sėrė idesh pėr tė drejtuar ēėshtjet nė dynja. Por nuk duhet t'i referohemi besimit tonė si ideologji, sepse tani ky term ka natyrė materialiste dhe politike.
Sido qė tė jetė, ajo qė ka rėndėsi ėshtė fakti se nė fillim tė mijėvjeēarit tė tretė, ka dy botėkuptime tė cilat konkurrojnė pėr tė fituar zemrėn dhe mendjen e njeriut perėndimor: laicizmi post-modernist dhe Islami. Kjo ėshtė alternativa dhe nė dukje nuk ka asnjė opsion tjetėr, edhe pse budizmi tėrheq njė pakicė intelektualėsh perėndimorė aty kėtu, tė cilėt do tė donin tė kishin njė mundėsi tjetėr nė njė jetė tjetėr.
Pra kemi arritur tek pyetja njėqind mijė dollarėshe: kujt i pėrket e ardhmja? Rezultati do tė pėrcaktohet nga pėrgjigja qė i jepet njė pyetjeje tjetėr: do tė bėhet shekulli i XXI njė shekull fetar apo jo? Aktualisht duket sikur fetė po lihen mėnjanė, mė shumė nė Evropė dhe pastaj nė Shtetet e Bashkuara. Shumė njerėz po largohen nga kishat e krishtera. Kėto kisha po ndihmojnė nė pėrshpejtimin e fundit tė tyre duke bėrė kompromise, njėri pas tjetrit me frymėn dhe modelin e kohės tonė. Si rrjedhim kemi priftėrinj homoseksualė, lejohet aborti i fėmijėve, ka peshkope femra dhe pothuaj asnjė periudhė agjėrimi. Mė besoni kishat po shiten nė kėtė mėnyrė. Nuk ėshtė habi, qė pothuajse shumica e 'besimtarėve' (madje dhe disa klerikė protestantė) nuk besojnė mė nė hyjnizimin e Jezusit apo jetėn pas vdekjes.
Megjithatė kjo nuk ėshtė tabloja e plotė, sepse rreth e rrotull ka akoma fe tė papėrqendruara dhe tė privatizuara. Feja po kėrkon vende tė tjera pėr ekzistencėn e saj larg nga kishat e ngritura. Po tė hysh nė njė librari perėndimore, sheh se pjesa e librave ezoterikė ėshtė mė e madhe se e librave fetarė. Njerėzit akoma duan tė dinė tė ardhmen e tyre, tė dinė sekretet dhe tė bėhen tė lumtur. Kėto dėshira, nė parim fetare, kanė bėrė qė industri tė tėra tė lulėzojnė. Njerėzit eksperimentojnė me ēdo gjė, me shamanizmin, priftėreshat kelte, kultet satanike, kėshilltarėt shpirtėrorė indianė, dietat fantastike dhe modėn e shėndetit, madje dhe me kėrcimin e dalldisur tė tangos.
Diagnoza ime ėshtė se kėta njerėz, kryesisht brezat e rinj, janė kėrkues tė fesė, gjatė rrugės. Ata janė tė lodhur nga kotėsia, vakuumi shpirtėror nė jetėt e tyre dhe nga kėrkimi i sigurisė nė njė botė ku "ēdo gjė ikėn". Ata janė rritur pa kufizime dhe po kėrkojnė njė drejtim, vlera tė vėrteta dhe norma tė besueshme. Shkurtimisht kėta njerėz pėrfaqėsojnė njė potencial tė madh fetar. Ata mund ta kthejnė shekullin e XXI nė njė shekull fetar.
Pra pyetja ėshtė: a do tė perceptohet Islami si njė zgjidhje mė e mirė se krishterimi mė parė? Dhe a do tė preferohet adhurimi sė bashku, mė shumė sesa praktikimi vetjak i fesė qė tani mbizotėron? Pėr sa i pėrket pyetjes sė parė, mendimi im ėshtė se krishterimi nė Evropė nuk mund tė pėrmirėsohet. Jam gjithashtu i bindur se perėndimi nuk mund t'i bashkojė forcat me anė tė njė feje tė re artificiale, njė fe eklektike esperanto. Ajo nuk do tė funksionojė sepse feja supozon autoritetin pėrtej dyshimit. Vetėm njė fe e ndėrtuar mbi njė shpallje mund tė jetė kompetente.
Pėr sa i pėrket pyetjes sė dytė, jam shumė optimist, sepse brezi i ri po ushqen sėrish tė qenit bashkė dhe po shqetėsohet gjithmonė e mė shumė pėr fatin e 'tė vetmuarve' ndėrsa rriten. Kjo ėshtė nė tė vėrtetė njė prej pasurive mė tė mėdha tė tė rinjve se Islami ėshtė si njė familje, ymet dhe se vėllazėria dhe motėria nė komunitetin islam janė mė reale, mė tė prekshme, sesa ėshtė mes tė krishterėve ideja 'duaje tė afėrmin tėnd',. Nėse ftohja emocionale e shoqėrive perėndimore ėshtė njė fakt, ashtu si unė mendoj, atėherė ymeti islam duke ofruar ngrohtėsi dhe dhembshuri pėrmbush nevojėn themelore tė fėmijėve bashkėkohorė perėndimorė.
Natyra autiste e botės sė kibernetikės, mjedisi qė tė nxit epshin, nė tė cilin jetojnė perėndimorėt, dhe konkurrenca e vrazhdė e jetės nė perėndim – nga shkolla nė punė, nga puna tek marrėdhėniet seksuale - me presionin e vazhdueshėm qė ekziston, kanė ēuar nė njė gjendje ku gjysma e amerikanėve po konsultohen me tė paktėn njė psikiatėr, me tė ashtuquajturin psikoanalist. Njerėzve tė tillė nuk mund tė mos u bėjė pėrshtypje fakti i qartė qė shumica e myslimanėve janė tė vetėkėnaqur, nuk janė tė stresuar, nuk janė nėn trysninė e kohės sė papėrshtatshme, shkurtimisht janė nė harmoni me Zotin, veten dhe mjedisin rreth tyre. Mendoj se pėr tė gjitha kėto arsye, shumė njerėz, tė lodhur nga rutina e konkurrencės sė egėr, do tė jenė tė zellshėm pėr tė zbuluar mė shumė gjėra pėr Islamin.
Nėse njerėzit do ta zbulojnė kėtė fe, varet shumė nga mėnyra si myslimanėt e prezantojnė Islamin. Nė tė vėrtetė ėshtė Allahu, i Cili udhėzon nė rrugė tė drejtė kė tė dojė. Shumė persona tė cilėt kanė pranuar Islamin, si Xhefri Leng nė San Francisko, kanė hyrė nė Islam pa pasur njė kontakt tė mėparshėm me myslimanėt, por vetėm nga leximi i Kuranit. Por nė pėrgjithėsi Allahu pėrdor myslimanėt si mjete tė dauas sė Tij. Si fillim dua tė pėrmend se ēfarė duhet tė bėjnė myslimanėt nė mėnyrė qė tė pėrhapin Islamin. Ky rekomandim mund tė pėrmblidhet me njė fjali: prezantimi i Islamit si njė kontribut i madh pėr shėrimin e shoqėrisė dhe qytetėrimit perėndimor dhe si njė mjekim i mirė pėr fatkeqėsitė mė tė rėnda tė cilat po shkatėrrojnė Oksidentin. Unė po bėj thirrje pėr vetėsiguri dhe masa pro-aktive, jo pėr njė qėndrim shfajėsues dhe reagime mbrojtėse. Pėr tė mos u shfaqur si dikush, i cili po kėrkon diēka, por si dikush qė ka diēka pėr tė ofruar.
Dhe pėrveē atyre qė kam pėrmendur deri tani, kemi shumė pėr tė ofruar:
a) Koncepti mysliman pėr Zotit – i Vetmi pa shok dhe i pakrahasueshėm, imanent dhe transcendent, pėrtej kohės dhe hapėsirės, e vetmja qenie qė ekziston vėrtet – ėshtė koncepti i vetėm qė do ta kėnaqė njeriun modern tė edukuar. Teuhidi, monoteizmi pa zbukurime, ėshtė pasuria jonė mė e madhe!
b) Asnjė qytetėrim nuk mund tė mbijetojė pėr njė kohė tė gjatė nga shkatėrrimi i strukturave familjare ashtu si po ndodh aktualisht. Familja po sulmohet, madje dhe nga shteti qė bėn gjithēka pėr t'u dhėnė shtysė lidhjeve jashtėmartesore. Shkalla e divorcit ėshtė tmerrėsisht e lartė. Gjysma e familjeve drejtohen nga 'beqarėt', pėrfshirė dhe gratė qė duan fėmijė, por jo bashkėshort. Njė pjesė e madhe e fėmijėve po rriten pa baba. Se sa tė paekuilibruar janė shumė fėmijė tregohet nga prirja e tyre drejt dhunės. Respekti pėr mė tė mėdhenjtė dhe pėr familjen ėshtė shumė i ulėt, saqė tani ėshtė e mundur nė Amerikė qė fėmija tė kėrkojė ndarjen nga prindėrit e tij tė padashur. Ėshtė e qartė se familjet myslimane janė nėn presion, duke pasur parasysh ndikimin e globalizimit, presionin ekonomik dhe ndikimin e televizionit. Megjithatė prapėseprapė, familjet myslimane janė nė pėrgjithėsi mė tė lidhura dhe krijojnė mė shumė siguri se familja mesatare perėndimore. Kjo ėshtė njė pasuri qė myslimanėt duhet ra rrisin.
c) Rreziku i dytė ekzistencial pėr shoqėrinė perėndimore ėshtė pėrhapja e dhėnies pas duhanit, alkoolit, kokainės, LSD-sė (drogė e fuqishme) dhe llojeve tė tjera tė drogės, por gjithashtu dhe pas televizionit dhe internetit. Pa e zmadhuar ēėshtjen mund tė themi se perėndimi ėshtė shumė i dhėnė pas kėtyre gjėrave. Ėshtė e trishtueshme tė shohėsh njerėz, tė cilėt nuk mund ta pėrballojnė jetėn pa atė gotė, hape, apo cigare. Faktikisht kėta njerėz po praktikojnė njė formė tė re shirku. Ata janė robėr tė diēkaje tjetėr, pėrveē Zotit dhe kjo bėhet edhe mė e qartė nėse ata mundohen tė zbatojnė rregullat gjatė ramazanit; por ata nuk munden sepse nuk mund ta drejtojnė mė veten e tyre.
Myslimanėt mund tė jenė krenarė se ata janė nga pikėpamja strukturore tė kthjellėt; janė gjithmonė tė gatshėm, vigjilentė, nuk e kanė asnjėherė mendjen ose gjuhėn tė ngatėrruar dhe nuk janė asnjėherė fajtorė pėr aksidentet fatale rrugore nėn ndikimin e alkoolit, drogės etj. Pothuajse gjithēka e tregon qartė se Islami ėshtė njė mėnyrė alternative e jetės, e aftė ta shpėtojė perėndimin nga vetėshkatėrrimi.
d) Shoqėritė perėndimore kėrcėnohen nga brenda nga format e ndryshme tė paragjykimit etnik, racizmi, shovinizmi dhe diskriminimi i feve tė tjera. Historia e tyre e skllavėrisė ėshtė akoma e dukshme nė Shtetet e Bashkuara. Luftėrat e shumta qė janė zhvilluar deri kohėt e fundit nė Evropė dhe nė Amerikė kane filluar pėr shkak tė kėtyre paragjykimeve.
Duke pasur parasysh kėto fakte, perėndimorėve tė pėrgjegjshėm mund t'u duket si parajsė, kur ata e kuptojnė se Islami, tė paktėn nė teori dhe gjithashtu kryesisht nė praktikė, ėshtė feja e vetme qė ka zgjidhur problemet e racės dhe tė pluralizmit fetar; duke bėrė tė rėndėsishme besimin e thellė dhe jo ngjyrėn, duke pranuar kėdo nė tė njėjtin ymet dhe duke i toleruar fetė e tjera pėrzemėrsisht.

Kur Malkolm X zbuloi natyrėn multiraciste tė ymetit, ky ishte pėr tė zbulim. Le tė pėrfitojmė nga ky virtyt duke e jetuar atė, duke bėrė qė ngjyra, rangu shoqėror, gjuha dhe dallime tė tjera tė ngjashme tė mos ekzistojnė mes nesh. Milionė afro-amerikanė e kanė zgjedhur Islamin sepse Bilali ishte me ngjyrė. Pėrse nuk duhet miliona njerėz a ndjekin atė nga fakte tė tilla?
Mbresėlėnėse ėshtė gjithashtu dhe shfaqja e pluralizmit fetar qė gjendet nė Kuran (5:48 dhe 2:256). Kjo tolerancė e rėndėsishme, qė u urdhėrua dhe u praktikua 1400 vjet para Lėvizjes sė Pėrgjithshme Botėrore moderne – ėshtė kaq e jashtėzakonshme nė sytė e perėndimorėve, saqė ata vetėm mund ta lartėsojnė atė. Gjithēka qė duhet tė bėjmė ėshtė tė kujtojmė se Greqia mbeti ortodokse gjatė 500 viteve tė sundimit turk – pastaj pyesni ku janė myslimanėt nė Spanjė, ku jetuan ata 800 vjet para se tė dėboheshin.
e) Tė rinjtė ndihen tė emancipuar dhe duan tė qėndrojnė kėshtu. Ata i urrejnė hierarkitė, klerikėt qė mbajnė kungatat, dogmat misterioze dhe gjithēka qė u kujton institucionet e kishės. Kėto njerėz habiten kur zbulojnė se Islami nuk njeh kishėn, papėn, kungatat dhe dogmat ēorientuese si mishėrimi, trinia, shpėtimi nė kryq dhe mėkati i trashėgueshėm. Ata emocionohen kur mėsojnė se nuk ka besimtarė mė tė emancipuar se myslimanėt, sepse ata nuk e pranojnė ndėrmjetėsimin kur pėrballen me Allahun nė lutjet e tyre. Atyre u bėn pėrshtypje kur mėsojnė se ēdo mysliman, pavarėsisht nga rangu, kualifikohet pėr tė shėrbyer si imam.
f) Ju mund tė habiteni kur dėgjoni se disiplina pėr ēėshtjet e seksit, ka njė notė pozitive me shumė tė rinj sot tė cilėt priren drejt "konservatizmit bashkėkohor tė vlerave". Shumė gra perėndimore, tė cilat ndihen tė pėrndjekura nga burrat nė rrugė si objekte seksi, i admirojnė myslimanet, fustani dhe veshja e tė cilave dėrgojnė njė sinjal tė qartė, se me to nuk mund tė luhet. Duke pasur parasysh shfrytėzimin e vazhdueshėm tė grave nė pornografi, sfilita, konkurse bukurie dhe reklama tė qarta seksuale, shumė gra perėndimore, pėrkrahėse tė emancipimit tė grave, tani e kuptojnė se motrat e tyre myslimane ndjekin tė njėjtin qėllim – dinjitetin e femrave – por janė mė tė suksesshme nė kėtė pikė.
Nė kėtė kontekst, qėndrimi i ashpėr mysliman pėr abortin – duke a ndaluar atė me pėrjashtim tė rastit kur nėna ėshtė nė rrezik – fiton mė shumė respekt nga grupet perėndimore "pro jetės", tė cilėve u vjen keq se edhe peshkopėt katolikė sot, e lejojnė abortin pėr ēfarėdolloj arsyeje. Islami konsiderohet se ka marrė njė qėndrim tė qartė pro jetės, nė favor tė fėmijės.
Qėndrimi mysliman ndaj homoseksualizmit gėzon gjithashtu respekt nga shumica e heshtur nė perėndim, qė e dėnon politikėn perėndimore, qė i lejon lidhjet mes tė njėjtės gjini. Shumė studiues perėndimorė frikėsohen se rritja e homoseksualizmit, pėrfshirė dhe martesat homoseksuale, ėshtė njė simptomė e rėnies, treguese e njė qytetėrimi qė po shkatėrrohet. Kėta njerėz skandalizohen nga ekzistenca e dy lagjeve vetėm pėr homoseksualėt nė San Francisko. Nuk ėshtė habi qė ata bashkohen me qėndrimin mysliman: tė tregosh mėshirė me homoseksualėt mesa duket 'tė lindur', ndėrsa refuzon ta trajtosh homoseksualizmin si njė ēėshtje normale nė publik. Nė perėndim duket se opinioni publik ndryshon mes njė demonizimi puritan tė seksit (madje dhe tė martesės) dhe shthurjes seksuale, pa limite apo tabu. Perėndimorėve tė menēur u le mbresa metoda myslimane e matur dhe e ekuilibruar ndaj natyrės seksuale dhe nevojave tė njeriut. Islami nuk e shenjtėron martesėn duke e ngritur nė nivelin e njė shenjtėrie tė krishterė, por e trajton kėtė bashkim si njė kontratė tė mundshme jo tė pėrhershme. Nė tė njėjtėn kohė Islami e konsideron jetėn seksuale mes tė martuarve si ibadet d.m.th si njė veprim adhurim dhe devotshmėrie. Njerėzit qė arrijnė ta kuptojnė se ēfarė ka tė natyrshme njeriu, nė fitran e tij, mund ta kuptojnė se metoda e Islamit ndaj seksualizmit ka kuptim.
g) Edhe nė fushėn e ekonomisė, Islami mund tė perceptohet si njė mirėsi shpėtuese. Nė pamje tė parė, ndalimi i ribasė (kamatės) mund tė duket naiv dhe jopraktik. Por nėse e mendojmė mirė, kuptojmė se ky ndalim mund tė na ndihmojė tė mbrojmė thelbin e sipėrmarrjes mbi tė cilin ndėrtohet kapitalizmi. Si ndodh kjo? Duke kėmbėngulur pėr planifikimet financiare tė ndarjes sė fitimit dhe humbjes, Islami lufton mbushjen e tregut me mė shumė mall sesa njerėzit kanė nevojė dhe amullinė qė shkaktohet kur kapitali pėrdoret kryesisht nė modalitetet pa rrezik.
h) Ka dhe disa tipare tė tjera tė Islamit tė cilat mund t'i tėrheqin perėndimorėt tė pranojnė besimin mysliman, duke pėrfshirė dhe aspektet shėndetėsore tė agjėrimit tė muajit tė Ramazanit.
Pėrfundimisht tė gjitha kėto aspekte pėrmblidhen tek ndryshimi themelor mes Oksidentit dhe Orientit: cilėsia e jetės e simbolizuar nga qėndrime tė ndryshme drejt cilėsisė dhe sasisė. Perėndimi ushqen aspektet sasiore nė njė pikė ku asgjė nuk ka vlerė reale d.m.th vlerė monetare qė nuk mund tė pėrcaktohet. Nė fakt ka njė mohim tė pėrgjithshėm tė vlerave tė pa pėrcaktueshme dhe vetėm tė vėrtetave shpirtėrore. E parė nga ky kėndvėshtrim, jeta e perėndimorit ėshtė mė shumė e drejtuar nga tė pasurit, ndėrsa jeta e myslimanit ėshtė e pėrkushtuar ndaj tė qenit.
Orienti pėrfshirė dhe botėn islame ėshtė pa dyshim i ndjeshėm ndaj kėnaqėsive tė konsumimit, i transportuar nėpėrmjet globalizimit. Por nė kėtė rajon, aspektet cilėsore tė jetės akoma vlerėsohen mbi ato sasiore. Nė tė vėrtetė, kjo cilėsi e jetės – vetėpėrmbajtja, koha e lirė, soditja, miqėsia, mikpritja - si njė ēėshtje islame duhet t'i bjerė kambanės pėr shumė perėndimorė tė frikėsuar nga materializmi. Ashtu siē e pamė, ka shumė arsye pėrse Islami mund dhe duhet tė perceptohet si njė antidot kundėr shumė tė metave perėndimore. Si rrjedhim Islami mund tė bėhet ideologjia kryesuese e shekullit XXI.
Por ka edhe faktorė qė punojnė nė drejtim tė kundėrt. Myslimanėt nuk e kanė arritur akoma ndokund sistemin e vėrtetė ekonomik mysliman. Qėndrimet e tyre mbi ēėshtjet vendimtare tė demokracisė, tė drejtave tė njeriut dhe tė drejtave tė grave, janė akoma shumė tė paqarta qė tė jenė bindėse. Dhe sistemet e tyre arsimore nė disa aspekte janė akoma mesjetare.
Pėr mė tepėr, sjellja e tyre ėshtė shpesh kundėrvepruese ndaj pėrpjekjeve tė tyre tė Dauas. Nė perėndim shumė emigrantė myslimanė, veēanėrisht nėse janė analfabetė, nuk janė tė aftė ta projektojnė besimin e tyre. Ata kanė tendencėn tė krijojnė grupe tė ngushta etnike, duke shkaktuar njė lloj getoizimi. Duke mbrojtur qytetėrimin e atdheut tė tyre – ushqimin, veshjen, muzikėn, zakonet shoqėrore dhe gjuhėn, ata e kthejnė Islamin nė diēka me interes folklorik, vetėm pėr mjedisin e tyre.

Me e keqja ėshtė se disa emigrantė duken tė interesuar vetėm pėr vendin e tyre tė origjinės, ku duan tė kthehen sa mė shpejt. Njė turk nė Gjermani, i cili do tė ri-islamizojė Turqinė ėshtė pak a shumė i humbur pėr tė bėrė daua nė shtetin pritės.
Duke qenė se disa njerėz mundohen ta pėrhapin Islamin nė perėndim, ata shpesh i japin atij njė paraqitje tė ashpėr, juridike, madje dhe talmudike, saqė perėndimorėt befasohen nga mungesa e natyrės shpirtėrore. Kjo formė duket se vlerėsohet mbi thelbin dhe shumė shpesh ēėshtjet mė pak tė rėndėsishme, trajtohen si kryesore.
Pėr tė gjitha kėto arsye prania e punėtorėve myslimanė pėr sa i pėrket fesė, ka shumė pak ndikim tek fqinjėt e tyre perėndimorė.
Gjithashtu ėshtė dhe njė faktor tjetėr qė mund ta pengojė Islamin tė mbizotėrojė: dhuntia e njeriut pėr tė shmangur ēėshtjet duke u kthyer nga ana tjetėr. Njė i sėmurė, dhe perėndimori ėshtė i sėmurė, jo vetėm qė duhet ta pranojė se ėshtė i sėmurė, por duhet t'i pijė ilaēet dhe jo t'i lejė nė komodinė. Mprehtėsia ėshtė gjė tjetėr dhe veprimi ėshtė tjetėr. Presidenti shtetėror gjerman, Roman Herzog, ka thėnė: "Problemi ynė nuk gjendet tek njohja, por tek zbatimi".
Kurani tregon shumė histori pėr shtetet qė nuk arritėn tė kuptojnė shenjat dhe refuzuan tė gjitha paralajmėrimet, deri sa qytetėrimet u shkatėrruan. Ka mundėsi qė dhe bota bashkėkohore perėndimore nuk do tė ketė kurajėn dhe vendosmėrinė tė ndryshojė drejtimin nė mes tė rrugės dhe tė zgjedhė mėnyrėn e jetesės islame. Nėse kjo ndodh, pasi vetėm kohėt e fundit ka triumfuar mbi komunizmin, edhe perėndimi mund tė shkojė drejt vetėshkatėrrimit; si njė viktimė e kontradiktave tė saj tė brendshme, prej tė cilave mė shkatėrruesja ėshtė hyjnizimi i njeriut.
Kjo do tė ndodhė nėse perėndimi nuk e pranon sėrish Realitetin e shenjtė, transcendental, qė ėshtė Allahu, dhe tė fillojė tė jetojė sipas vlerave absolute dhe normave hyjnore ashtu si u shpallėn nė Kuran dhe u pėrforcuan nga Suneti i tė dėrguarit tė fundit tė Allahut.

Burimi: vizion-islam.com