INTERVISTA/ Flet piktori Leka Rudha, “Mjeshtėr pėr dekor dhe portret”

- Si e fitova tė drejtėn tė bėj portretet e shiokut Enver nėėprmjet fotografive

- - Kam bėrė rreth 100 portrete tė Enver Hoxhės

- Nė vitin 1986 desh mė kryqėzuan pasi s’mundesha tė bėja nėj portret tė ri

- Foto Cami mė shpėtoi nga burgu pėr portretin e Enver Hoxhės

- Mua mė kontrollonin Ramiz Alia dhe Foto Cami


Albert Z. ZHOLI

Njė piktor qė koha nuk e plak. Ka hapur mė shumė se 21 ekspozita vetjake sin ė Gjermani, Itali, Greqi por edhe nė shumė qytete tė Shqipėrisė. Gėzon titullin “Mjeshtėr pėr dekor dhe portret”, falė punė sė tij korrekte dhe tė vazhdueshme. Por ai ka njė veēori tjetėr, ishte piktori I zgjedhur nė sistemin monist, pėr tė bėrė porrtertet e Enver Hoxhės nė parakalimet e 1 Majit, Paradat ushtarake apo dhe ato q vareshin nėpr shehse tė ndryshme nėpėr qytete e Shqipėrisė. Ka bėrė rreth 100 portrete tė tillė dhe vetėn e ka ndjerė keq kur nė vitin 1986 nuk ishte nė gjendje pėr tė bėrė nėj tė tillė pėr arsyee shėndetsore. Athere donin qė ta kryqėzonin. Mė pas ai ka bėrė dhe portretėt e ramiz Alisė.Nė fondin e tij ka rreth 500 piktura tė gjinive tė ndryshme ku mbizotėron peisazhi.

Kush ju zgjodhi si piktorė tė portretit tė Enver Hoxhės?

Ne ishim shumė piktorė qė na ftuan pėr tė bėrė portetin e Enver Hoxhės. Ai qė kujdesej pėr portretet e Enver Hoxhės ishte Foto Cami dhe Ramiz Alia. Pra ne na bėnė njė provė dhe pastaj na pyetėn se kush do i mirte pėrsipėr kėto portrete qė nė raste festash do tė ishin tė shumta. Si pėrfundim u zgjodha unė dhe Kel Kodheli.

Kur ju dha kjo ė drejtė?

Ishte viti 1976. Prej athere unė fillova qė tė bėj kėto portrete.

Ju do tė bėnit takime me Enver Hoxhėn?

Jo ne do tė intepretonim foto, pra nėpėrmjet fotove do tė bėnim portete tė mėdha nga njė metėr deri nė 10 metėr nė rastet e rralla pėr Kongrese, pėr 1 Majin, apo pėr Paardat ushtarake. Plus kėtyre na u dha e drejta tė bėnim dhe portretet ė anėtarėve tė Byrosė Politike qė edhe ato do tė mbaheshin nga parakaluesit nė kėto manifestime tė mėdha.

Sa portrete tė Enver Hoxhės mund tė kesh riprodhuar?

Mbi 100 portrete tė madhėsive tė ndryshme. Mė e madhja ishte 10x3 metėr. Pra pėr festa tė ndryshme do ti bėja tė madhėsive tė ndryshme. Ndryshonin nuk ishin stabėl.

Kur ka qenė dita mė e vėshtirė nė jetė nė realizmin e ėktyre portreteve?

Nė vitin 1986. Mua mė caktuan urgjent tė bėja njė portret tė ri tė Enver Hoxhės pėr 1 Majin. Ato ditė unė kisha njė mpirje krahu. Kisha njė dhimbje tė madhe sa nuk e ngrija dot dorėn pėr tė bėrė njė pikturė normale dhe profesionale. Drejtuesit e mi u habitėn. Urgjent mė thanė ėshtė detyrė e partisė. Eshtė urdhėr nga lart. Por s’mundesha. Filluan presionet deri nė atė qė mė thanė se do tė ēojmė nė burg. Situata u acarua mjaft. Sė fundi u desh dnėrhyrja e Foto Camit qė ēdo gjė u vendos nė vend. Ishte dita mė e vėshtirė e jetės sime.

Kė ke bėrė tjetėr portret me pėrmasa dhe me kaq shumė?

Portretin e Ramiz Alisė. Pra kėta tė dy ishin detyra ime kryesore. Kur u vendos Sekretar I Parė Ramiz Alia, mua mė kontrollonte vetėm Foto Cami. Ishte njeri zemėrgjerė, korekt qė nuk abuzonte me asgjė . Ai ishte i predispozuar tė tė ndihmonte. Sa mbaroja portretet raportoja dhe ai vinte kontrollonte. Nqs thoshte jo, ēdo gjė fillonte nga e para.

A bėheshin nė atė sistem eksopizta individuale dhe nė ss?

Pak. Shumė pak. Athere mė shumė bėheshin ekspozita kolektive. Kam marrė pjeė nė shumė ekspozita kolektive si nė Tiranė, Durrės, Elbasan, Korēė, etj…

Ju keni pasur studio nė atė sistem?

Sigurisht. Atė tė mirė e ksihte ai system, tė siguronte ambiente pune.

A kanė dalė piktorė tė spikatur nė atė sistem ?

Po, shumė. Ne kishim shkollė shumė tė mirė tė pikturės. Mbase disa gjėra ideologjizoheshin, por kėrkesa ishte e madhe, kushtet pėr studio ishin. Vetėm duhej ti pėrmbaheshe vijės sė partisė. Por nuk kishte ndonjė ngacmim ndaj piktorėve. Nuk u bė luftė sin ė letėrsi dhe nė muzikė. Por dhe ne kishim ngushtėsitė tona, ku psh nė peisazh duhet tė kishte edhe ndonjė parullė ėpr partinė. Por hapeshin ekspozita, bėheshin konkurse, etj…

Nė demokraci cila ėshtė ekspozita mė e bukur qė ke bėrė?

Nė Gjeramani, nė Myēen me 25 piktura ku shumica ishin peisazhe. Thuajse tė gjithė pikturat u blenė.

Ju keni hapur dhe njė ekspozitė ditėt e fundit nė Ministrinė e Mbrojtjes “Kalatė dhe fortesat shqiptare”. Pėrse kjo temė?

Tematika e kėtyre pikturave ishin peisazhe nga kalatė tona, qė nga Durrėsi, Lezha, Elbasani, e deri tek rrethinat e Tiranės. Pėrmasat janė 80x60. Me kėėt numri i ekspozitave tė mia ėshtė 21. Rraha kėtė temė pėr vetė faktin se ėshėt pak e rrahur, pasi kalatė dhe fortesat janė pjesė e rėndėsishme e histoirisė sė kombit. Ato qndrojnė hijerėndė si gjurmė tė pakontestushme tė pėrpjekjeve dhe luftarve tė shumta tė popullit tonė pėr liri dhe pavarsi. Ato me madhėshtinė e tyre ngjallin admirim pėr ēdo vizitor.

Cilat janė synimet e sė ardhmes?

Mendoj se kėtė ekspozitė do ta ēoj dhe nė Francė, pikėrisht nė Paris. Shikoj se ka shumė interes ky lloj peisazhi.

Si do ta konisderonit pikturėn sot, e cila vuan nga mungesa e kritikės?

Sot abuzohet me artin. Po futen disa rryma qė nuk kanė tė bėjnė me artin. Abstraksionizmi, moderrnizimi, etj, kanė bėrė qė tė shohėsh gjithfarė pozicinesh gjeometrikė por qė vetėm piktura nuk janė. Mė shumė janė dėshira tė vetvetes, se sa art pėr tė kėnaqur tė tjerėt. Kjo ėshtė detyra e artit, tė bėjė qė tė tjerėt tė ndjejnė kėnaqėsi kur shohin ose kur komnetojnė njė pikturė. Secila prej tyre ėprmban pėrbrenda nėj copėz historie dhe pavdekėsie tė brezave tė mėparshėm, duke fsheur brenda mureve ėt tyre edhe ndonjė sekret.

Sa piktura gjenden nė arkivin tuaj?

Mund tė them se kam rret 500 piktura tė gjinive tė ndryshme si kompozime, peisazhe, natyra tė qeta dhe portrete. Por si gjithmonė kėmbėngul tek peisazhet dhe tek portretet. Mund ėt them se peisazhet janė kudo tė kėrkuara.