Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Isa Mustafa krijon qeverinë e re të Kosovës

    Kosovë, mblidhet Kuvendi, Mustafa: Përkushtim për të zhvilluar vendin. Ja qeveria e re

    Emri:  kuvendi.jpg

Shikime: 691

Madhësia:  45.7 KB

    PRISHTINE- Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën me pikën e vetme, zgjedhjen e qeverisë së re të Kosovës me kryeministër Isa Mustafa. Mustafa është nominuar nga lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, pasi paraprakisht kishte marrë mandatin nga presidentja Atifete Jahjaga. Në sallë janë 104 deputetë nga 120 sa ka gjithsej ky institucion.

    Isa Mustafa theksoi nga foltorja e kuvendit se koalicioni qeverisës është ndërtuar duke respektuar votën e qytetarëve të Kosovës.

    “Koalicioni zotohet se do të punojë shumë për forcimin e ligjit, për shtetin e së drejtës dhe për trajtimin e barabartë të të gjithë qytetareve të Kosovës. Përkushtim për të zhvilluar vendin, për të ndërtuar një shtet që ofron mundësi të barabarta për të gjithë”- theksoi Mustafa.

    Ja lista finale e Qeverisë “Mustafa I”

    Emri:  isaaaa_1036.jpg

Shikime: 720

Madhësia:  14.7 KB

    Mediat në Kosovë publikojnë listën e ministrave të kabinetit të ri qeveritar të kryeministrit Isa Mustafa.

    Kryeministër i Republikës së Kosovës – Isa Mustafa

    Zv/Kryeministër Parë – Hashim Thaci

    Zv/Kryeministër – Kujtim Shala

    PDK

    Ministër i Punëve të Jashtme – Hashim Thaci
    Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – Arsim Bajrami
    Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Memli Krasniqi
    Ministria e Diasporës – Edita Tahiri
    Ministria e Drejtësisë – Hajredin Kuci
    Ministria e Integrimit Evropian – Bekim Qollaku
    7.Ministria e Zhvillimit Ekonomik – Blerand Stavileci

    Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Ferid Agani
    Ministër i Shtetit dhe Udhëheqës i dialogut teknik Kosovë-Serbi – Enver Hoxhaj
    LDK

    Ministria e Punëve të Brendshme – Skender Hyseni
    Ministria e Shëndetësisë – Imet Rrahmani
    Ministria e Infrastrukturës – Lutfi Zharku
    Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – Hikmete Bajrami
    Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës – Haki Demolli
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Kujtim Shala
    Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Arban Abrashi
    Ministria e Financave – Avdulla Hoti
    Minoritetet

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – Aleksandër Jablanovic
    Ministria për Komunitete dhe Kthim – Slobodan Petrovic
    Ministra e Administratës Publike – Mahir Yagcilar
    Firmoset marrëveshja PDK-LDK, Mustafa kryeministër

    Eshtë nënshkruar sot marrëveshja mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila mundëson krijimin e qeverisë dhe institucioneve në këtë vend.

    Të dy liderët e partive kanë falënderuar njeri-tjetrin dhe kanë konfirmuar vullnetin për të bashkëpunuar për 4 vitet ardhshme. Thaçi deklaroi se ky koalicion bëhet për të mirën e qytetarëve të Kosovës,për të përmirësuar rendin dhe sigurinë. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i cili tha se marrëveshja është në interes të Kosovës, prosperitetit, zhvillimit ekonomik.
    Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, gjatë ditës së djeshme kanë mbajtur takimin radhës bashkë me disa anëtarë të tjerë të partisë së tyre. Aty u fol për marrëveshjen mes tyre, për seancën e Kuvendit, për ministrat e shumë të tjera. Sipas deklaratave të mëparshme, Isa Mustafa do të jetë kryeministër i Kosovës, ndërsa Hashim Thaçi do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm.

    Menjëherë pas nënshkrimit u mbajt seanca e Kuvendit.

    Seanca ku pritet të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, e më pastaj zgjedhja e kryeministrit dhe kabineti i ri qeveritar nisi sot në orën 12:00.

    Kadri Veseli Kryeparlamentar, LDK nuk ishte unike në votim

    Kadri Veseli është zgjedhur në krye të parlamentit duke marrë 71 vota pro, ndërsa kundër tij kanë votuar 42 deputetë. LDK nuk ishte unike në votimin për Kryeparlamentar.
    “Me 71 votë z.Kadri Veseli zgjedhet kryetar i Kuvendit” ka thënë Brovina.
    Kundër Veselit kryetar votuan këta deputetë nga radhët e LDK-së: Kujtim Shala, Vjosa Osmani, Adem Salihaj dhe Arben Gashi.

    Nënkryetar të Kuvendit u zgjodhën Xhavit Haliti, Sabri Hamiti dhe Glauk Konjufca.

    Marrëveshja: Mustafa Kryeministër, Veseli Kryeparlamentar, Thaçi pret që të bëhet President

    PDK dhe LDK kanë rënë dakort që Isa Mustafa të jetë kryeministër i vendit. Posti i kryeparlamentarit do t’i takojë PDK-së, gjegjësisht nënkryetarit të kësaj partie Kadri Veselit.

    Në marrëveshje është ndarë edhe posti i presidentit të vendit, të cilin në vitin 2016 – pas përfundimit të mandatit të presidentes aktuale Atifete Jahjaga – atë do ta marrë kryetari i PDK-së Hashim Thaçi.

    PDK dhe LDK do të caktojnë nga një zëvendëskryeministër. Marrëveshja parashikon që ndarja e komisioneve të Kuvendit të Kosovës të bëhet në mënyrë të barabartë.

    PDK dhe LDK nënshkruan që për secilën ministri të emërojnë nga dy zëvendësministra, njëri nga radhët e PDK-së dhe tjetri nga radhët e LDK-së, mirëpo ky numër mund të ndryshojë me pajtimin e palëve.

    PDK dhe LDK kane rene dakort gjtihashtu që udhëheqja e komisioneve të caktuara parlamentare të bëhet sipas parimit të ndarjes së barabartë. Marrëveshja garanton edhe atë se vendi do të qeveriset në bazë të programit qeverisës të harmonizuar ndërmjet PDK-së dhe LDK-së.

    Balkanweb

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Isa Mustafa krijon qeverinë e re të Kosovës



    Hashim Thaçi: AAK, NISMA dhe VV më lutën t'i marrë në Qeveri (Video)



    GazetaExpress E hënë, 08 Dhjetor 2014 19:53
    Lideri i PDK’së ka thënë se LDK dhe PDK po i japin vendit institucione stabile. Sipas tij, AAK, NISMA dhe VV i kanë bërë oferta për koalicion dhe sipas tij ato oferta i kanë në zyre.

    “Para se të nënshkruan marrëveshje që të tri partitë që dolën jashtë më kanë ofruar oferta për koalicion por rruga që kanë ndjekur ata që në kundërshtim me parimet tona të transparencë” ka thënë Thaçi.


    http://www.dailymotion.com/video/x2c...om=embediframe

    Thaci tri partite me ofruan koalicion

    -------------------------------------------------------------------------------------------------------






    Godet Thaçi: Ditën qëndronin me kryetarin Mustafa, pasdite në zyrat e PDK-së


    thaci ne kuvendKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se koalicioni PDK-LDK është rezultat i vullnetit të lirë, i përgjejgësive politike, respektimit të kushtetutës, ligjeve, të respektimit të plotë të rezultatit të 8 qershorit dhe vendimeve të GJykatës Kushteteuse.

    “Natyrisht se zërat kritike që mund të dëgjohen për këtë koalicion është e drejtë e secilit të shpreh opinionin e vetë, por askush nuk mund t’ia mohojë subjekteve politike të lidhin koalicione me program të përafërt. Nuk mund të jenë bashkë në një koalicion partitë me program të ndryshëm”, ka thënë Thaçi.

    Ai ka shtuar se është i bindur që vendit po i jepen institucione stabile, kredibile dhe të orientimit euroatlantik.

    “Në momentet që ishin në një lidhje politike, luftonin për të udhëhequr me dialogun, sonte e kritikojnë dialogun”, ka thënë Thaçi.

    Ai ka thënë se përkundër kësaj, edhe partitë tjera politike i kanë ofruar PDK-së, koalicion.

    “Dua të potencojë se para se të nënshkruaj me LDK-në, të gjitha partitë më kanë ofruar që të nënshkruaj koalicion, por nuk kam dashur që të bëhet në mënyrë jo transparente. Ata ditën qëndronin me kryetarin Mustafa, pasdite qëndronin në zyrat e PDK-së”, ka thënë Thaçi. /Telegrafi/
    - See more at: http://prizrenpress.com/lajme/godet-....GHnzBmEr.dpuf
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 08-12-2014 më 15:35
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607

    Për: Isa Mustafa krijon qeverinë e re të Kosovës

    ata e kam fjalen per tri partit opozitare ndoshta e kan lut por ama ky e ka shqye ****** duke i lut te gjith madje edhe magjupt e ciganet e kosoves vetem e vetem me mbet ne pushtet me qdo kusht, nuk po i han populli ma kto fore pa kryp futja koti

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607

    Për: Isa Mustafa krijon qeverinë e re të Kosovës

    seanca per formimin e qeveris dhe votimin e saj u shtye per arsye se lista serbska ka ver kushte te cilat jan 1 zv drejtori i aki 2 zv komandantin e fsk 3 te nderpriten privatizimet ne komunat me shumic serbe dhe nje kusht tjeter qe nuk pom kujtohet per momentin pa marr kto poste lista nuk po hyn ne qeveri, than ma troq lista serbska eshte produkt i marveshjes thaqi dacic me te cilen marveshje sod thaqi u krenojke ne kuvend edhe kjo marrezi ndodhe, dhe merre me mend nese serbet marrin keto poste, dhe ata do ti marrin se kan perkrahjen e thaqit, ky thaqi per tiu hy ne hater nderkombetareve edhe ****** do jau kthej serbeve, nga kesi loj lideresh udhehiqemi ne

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Isa Mustafa krijon qeverinë e re të Kosovës




    Zyrtarisht Isa Mustafa kryeministër, ja lista e ministrave


    Sh.Osmani, 9 dhjetor



    Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 73 vota për, 38 kundër, dy abstenime i kanë dhënë besimin liderit të LDK-së Isa Mustafa që të udhëheq me ekzekutivin për katër vitet e ardhshme. Mustafa edhe zyrtarisht nga sot do të jetë kryeministër i vendit, ndërsa bashkë me partnerin e koalicionit PDK-në, do ta qeverisin vendin përgjatë mandatit 2014-2018.

    Kuvendit I Kosovës ka votuar edhe listën e ministrave të qeverisë “Mustafa 1”.

    Votimi i Qeverisë së re nuk u arrit të bëhet mbrëmë për shkak të kundërshtimeve të deputetëve të Listës Srpska, por sot problemet me këtë parti janë zgjidhur.

    Botrapress sjell listën e plotë të ministrave:

    Kryeministër: Isa Mustafa

    1. Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm
    2. Kujtim shala, zëvendësministër dhe ministër i Kulturës
    3. Branimir Stojanivq, zëvendëskryeministër
    4. Mahri Jagxhillar, ministër i Administratës Publike
    5. Lubomir Mariq, ministër i Pushtetit Lokal
    6. Arsim Bajrami, ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë
    7. Valon Murati, ministër i Diasporës
    8. Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë
    9. Abdullah Hoti, ministër i Financave
    10. Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik
    11. Bekim Çollaku, ministër i Integrimeve Evropiane
    12. Haki Demolli, ministër i FSK-së
    13. Aleksandër Jabllanoviq, ministër për Komunitete dhe Kthim
    14. Ferid Agani, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
    15. Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale
    16. Edita Tahiri, ministër pa Portofol
    17. Rasim Demiri, ministër pa Portofol
    18. Memli Krasniqi, ministër i Bujqësisë
    19. Skender Hyseni, ministër i Punëve të Brendshme
    20. Imet Rrahmani, ministër i Shëndetësisë
    21. Hikmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë
    22 Lutfi Zharku, ministër i Infrastrukturës
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Isa Mustafa krijon qeverinë e re të Kosovës

    Qeveria e Kosovës

    THAQI 3 & MUSTAFA 1


    Urime !
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Për: Isa Mustafa krijon qeverinë e re të Kosovës


  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Isa Mustafa krijon qeverinë e re të Kosovës

    is-putini i juaji ka qen
    na ish niher nji vlan ma von lan hahahaha
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •