Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Vdes Mango, këngëtari i famshëm italian

    Itali, atak kartiak, këngëtari i famshëm Mango humb jetën në skenë

    ITALI- Këngëtari i mirënjohur italian Mango është ndarë nga jeta pas një ataku kardiak, ndërsa mbante një koncert në provincën e Matera. Pikërisht teksa këndonte këngën ‘Oro’, një nga këngët e tij më të famshme, Mango është ndjerë keq. Pasi ka lënë koncertin ai është dërguar me urgjencë në spital, por ka mbërritur atje pa jetë. Këngëtari ishte i njohur për shumë këngë, ku mund të veçojmë njërën prej tyre ‘La Rondine’.
    Vdekja e këngëtarit ka shokuar të gjithë fansat dhe miqtë, të cilët janë shprehur për humbjen e tij në rrjetet sociale.
    Stafi me të cilët Mango bashkëpunonte i kanë shprehur ngushëllimet familjes së tij, ndërsa shkruajnë se Mango do mbetet i gjallë në zemrat e tyre.
    “Dallandyshja jonë (La rondine) fluturoi larg në qiellin e gabuar… Pino ti do mbetesh gjithnjë në zemrat tona, ashtu këndoje vite më “Nuk do vdesim kurrë’.

    Mango ka marrë çmimin e kritikëve në 1985 në Festivalin e Sanremos. Këngëtari u nda nga jeta në moshën 60 vjeçare.
    JETA
    Në 6 Nëntor ai festoi 60 vjetorin e lindjes, ndërsa fill pas kësaj ai nisi një tur koncertesh austikë, të gjitha këto për bamirësi. Koncerti i fundit do mbahej në Policoro me temën ‘Solidaritet dhe integrim”, fondet e të cilit do shkonin për ndërtimin e një shkolle në Balama, në Guinenë e Re.
    Përveç Mangos do të ishin të pranishëm edhe gruaja e tij Laura Valente, Dino Paradiso, Franco Fasano, Roberta Albanesi, Fabio Rondinelli dhe Metis Di Meo.
    Karriera e tij ka nisur shumë herët, në moshën shtatë vjeçare me grupet lokale. Në 1975 ai shkoi në Romë dhe regjistron me RCA albumin e tij të parë, “E dashura ime është shumë e nxehtë “.
    Tekstet e tij tërhoqën vëmendjen e disa këngëtarëve me zë si Patty Pravo dhe Mia Martini. Në 1984 nxjerr këngën, “Mama Woodoo” me një tekst të Mogol, e transformuar më pas në “Oro”. Ndër sukseset e shumta të Mango kujtojmë çmimin e kritikëve, në 1985, në Festivalin e Sanremos me “The Journey”. Në të njëjtin vit ai u takua me këngëtaren Laura Valente, e cila u bë bashkëshortja e tij pas disa vitesh. Me Valenten ai ka edhe dy djem.

    BalkanWeb

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Vdes Mango, këngëtari i famshëm italian

    nuk paskan te mbaruar fatkeqesit e familjes Mango, ndersa gjendej te shtepia e te vellait peson atak kardiak edhe giovani vellai i kengetarit i cili dergohet menjehere ne spital ku nderron jete.
    R.I.P
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •