Perse shqiptaret e Amerikes thone sa me larg shqiptareve?
Opinion nga Lek Gjoka
GazetaVatra.com
Shumė fjalė tė bukura pėr bashkimin e diasporės qarkullojnė nė masmediat e shqiptareve tė Amerikes apo nė mbledhjet e shoqatave shqiptarė ku njė pjese levizin tė gjitha guret qė tė marrin flamurin e liderit por realiteti ėshtė komplet ndryshė ketu nė SH.B.A-kes.Pėrplasjet qė oqeani jetesor tė sjell , i cili ėshtė i pėrzier edhe me mallin e vendlindjes ka krijuar njė klime tė ftohjes polarė ndėrmjet shqiptareve tė mėrguar.
-Do tė jetosh i qete nė Amerike?-ėshtė njė shprehje e perdorur nga mjaft shqiptarė tė Amerikes kohėt e fundit-duhėt tė rrish sa me larg kontakteve me shqiptaret?
Pėrsė ėshtė krijuar kjo klime ftohjeje?
Nė ketė mėnyra a mund tė asimilohėn me shpejt shqiptaret?
Cili ėshtė roli i shoqatave shqiptare?
Po brezi i ardhshem i lindur nė Amerike a do ta ndienjė veten sadopak shqiptar apo do i harrojnė edhe emrin Shqipėrisė, edhe rrenjėt e tyrė bashkė me gjuhėn shqipe?
Ftohja ndėrmjet shqiptareve ka ardhur pėr arsy nga me tė ndryshmė.Njėra nga arsyet ėshtė emigrimi i njė shtrese me njė kulturė minimale, me ndienjen e kopracisė ekstreme tė cilėt i bėn tė mos dalin fare ose shumė pak larg kornizes sė jetes shtepiake thene ndryshe "pas punes nuk e kalojnė deren e oborrit".Kjo shtres ia ka harruar edhe emrin librit dhe jo ta bleje apo lexoje ate.Dukė notuar nė njė oqean vetmie kjo shtrese pėrvec kėngėve tallava fale Youtubes ka zgjedhur njė rruge tjeter "argetimi" atė tė epsheve seksuale !..
Nė njė rast nė njė kafe njė shqiptar i martuar po i thoshte shokut tė tij: -Po na iken jeta ketu nė Amerike pa asnjė dashnore, ishim shumė mirė nė Shqipėri, nuk e di pse erdhem ketu?
Kjo klimė e turbullt epshesh dhe thashethemesh i detyron shqiptaret tė largohėn sa me larg kontakteve me njėri-tjetrin duke krijuar njė ftohjė polare tė perhershme.
Nė njė rast tjeter nė njė bisede miqsh njė grua shqiptare tha:
-Edhe unė kam dėshirė tė dal nė kafe, tė pi njė birre me miq tė mirė shqiptare, tė bisedojmė, tė largojmė stresin qė na sjell jeta e pėrditshmė ketu nė mėrgim por nuk kam asnjė tė njohur qė nga Shqipėria.
-Ketu ka shumė familje shqiptare tė ardhur nga Shqipėria-ia priti njė tjeter.
-E di po ku i njoh unė.Tė shtiren si ėngjuj dhe respektin tėnd pastaj e shikojnė dhe e shfrytėzojnė si ndienjė epshesh dhe pa pikėn e turpit ta thonė troē atė qė ėndėrrojnė tė realizojnė tek ty.Qė tė mos kem probleme familjare dhe stres qė vjen nga sjellje tė tilla jo normale detyrohem tė rri sa me larg shqiptare.Sigurisht e di se nė jete pėr dikė qė ka probleme familjare apo mospėrputhjė ndienjash do tė kete edhe flite e tradhti bashkshortorė por jo tė gjithė janė tė tillė, jo tė gjitha gratė mund ti fusėsh nė njė thes.
Por realiteti tek keto njerėz me kulturė minimalė ėshtė ndryshė, janė komplet tė qorruar nga realiteti dhe tė gjitha gratė i dukėn njėlloj, i peshojnė nė tė njejten peshore jete pse jo edhe me njė grua tė pėrdale.
Po roli i shoqatave shqiptare tė Amerikes cili ėshtė?
Kush janė shumica e shqiptareve qė oderojnė nė keto shoqata?
Ka mjaft shoqata qė duhen falenderuar qė po mundohen tė punojmė me ngulm pėr bashkimin kulturor, shpirteror tė shqiptare por ka edhe shoqata tė tjera dikur edhe me emer qė nėn moton e bashkimit pėrēajnė shqiptaret e Amerikes.
Arsytė qė ato i pėrēajnė janė tė ndryshme sepse pjesa me e madhe shikojnė se ēfarė pėrfitojnė nga aderimi nė keto shoqata pra pėrfitim monetar, karrierist apo seksual.Ka edhe nga ato qė nuk shikojnė asnjėrėn nga keto por tė brymosur me botkuptimin komunist , si ish antare tė sigurimit te shtetit diktatorial, ish oficera tė ushtrise popullore tė diktatures komuniste nuk mund tė shkėputen dot nga mbledhjet e gjata komuniste, spiunimet ndaj miqve e shokeve dhe antarsimi nė shoqata ėshtė si njė "shėrim" shpirtėror pėr keto hiena tru shpėrlare.Pjesa me e madhe e tyre janė antarsuar nė njė shoqate qė thjesht ka ngelur nė historinė e Shqipėrise por qė tani shpesh here ka ndikuar negativisht nė afrimin e shqiptareve te Amerikes me njeri-tjetrin.Sigurisht qė nė Shoqata ka edhe antikomunista, njėrez tė artit e tė kultures shqiptare qė duhėn lavderuar pėr punėn e mire.
Gjithsesi njė lajm i mirė qė ka lidhje me kulturen familjare ėshtė tek brezi i ri.Fatmiresisht keto femijė qė po bėhėn burra e gra e duan Shqipėrinė me shumė se ne qė kemi njė jete atje.Ndienje krenari sė janė me prejardhje shqiptare gjaku i Nėnė Terezes dhe kete e shprehin pa doreza nė shoqėrinė amerikane qė i shoqėron nė rrugėn e jetes.Frika e asimilimit tėk brezi i ardhshen nuk duhet tė ekzistojė.
Po gjuha shqipė?
Po tė krahasosh femijet e emigrantave shqiptare tė Amerikes me Evropen pa pike frike them sė femijet e lindur nė Amerike kanė dėshirė dhe e flasin gjuhen shqipe me mirė sė femijet e lindur nė Evrope.Hapja e shkollave shqipe ėshtė njė lajm i mirė por qė nuk ndikon aspak sepse nė ato shkolla shkon nė numer i papėrfillshem femijesh ,saktesisht shkojnė femijet e antareve tė shoqatave dhe rrethi i tyrė i ngushte familjaro-shoqėror.
Duke kaluar nga viti nė vit shqiptaret e Amerikes po i afrohen edhe me shumė globalizmit ndaj nuk do tė jete shqetesuese se per arsyet e mesiperme shqiptaret thonė sa me larg nga shqiptaret.
Largesia oqeanike nuk i asimilon dot shqiptaret por duhet qė shoqatat shqiptare te afrojnė pranė tyre sa me shume intelektuale, tė dėgjojnė fjalen e tyre.
Duhet tė ndėrtohet njė masmedie qė ti shėrbeje komunitetit , duhet tė kete me shume gazeta ,revista kulturore-letrare, duhet tė kete njė kanal televiziv tė fuqishem dhe jo qindra "kanale televizive" qė prodhojnė shume pak ose aspak programe apo dokumentare qė neser tė ngelin nė histori e diaspores shqiptare te Amerikes.
Besoj qė nė njė tė ardhme tė afert edhe qeverite shqiptare nė Tiranė e Prishtinė duhet tė jenė me afer diaspores shqiptare tė Amerikes sepse edhe nė si ēdo qytetar tjeter i Evropes qė jeton nė Amerike tė kemi tė drejte tė votojmė pėr politikanet qė do tė drejtojnė kombin shqiptar.Uroj qė sa me shpejt tė realizohet e drejta e votes pėr nė shqiptaret e Amerikes nė tė kundert shqiptaret ketu do tė thonė jo sa me larg shqiptareve por sa me larg vendlindjes qė po na pėrbuz dhe na harron pėrfundisht nga politikanė shqiptar qė pėr interesa personale e shtyjnė kombin shqiptar drejt gremines.
Jacksonville Florida
Nentor 2014.
Krijoni Kontakt