Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Dr. Jani Basho

    Dr. Jani Basho, themelues i shėrbimit mjekėsor ushtarak

    - Njė film ndryshe i regjisorit Esat Teliti, pėr njė figurė tė shquar tė lėnė nė harresė

    - Dr. Jani Basho, themelues i shėrbimit mjekėsor ushtarak dhe drejtor i pare i spitalit ushtarak tė Shqipėrisė

    - Nėn kujdesin e tij, Albert Ajnshtajn ka ardhur nė Shqipėri nė vitin 1932 dhe ėshtė pajisur me pasaportė shqiptare


    Albert Z. ZHOLI

    Dr. Jani Basho u lind nė Pogradec nė vitin 1892. Mbaroi me rezultate tė shkėlqyera gjimnazin grek dhe gjimnazin turk nė Manastir. Ėshtė studenti shqiptar qė fitoi vendin e parė nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Universitetin e Vjenės nė vitin 1914. Njė vit para se tė mbaroje fakultetin mė 28 nėntor 1920, studentėt e Shoqėrisė Studentore shqiptare “Albania” tė Vjenės e zgjedhin Kryetar tė tyre dhe njėkohėsisht kryeredaktor tė revistės “Djalėria”, organ i kėsaj shoqėrie. Shkrimet e tij nė kėtė revistė janė me njė frymė tė theksuar atdhetare dhe pėrcjellin mesazhe tė qarta lirie dhe drejtėsie. Punon pėr 13 vjet deri nė vitin1927 si kryekirurg nė spitalin e Vjenės, duke gėzuar respektin e kolegėve mjekė austriakė. Nė vitin 1927, vjen pėrfundimisht nė Shqipėri. Emėrohet Drejtor i Pėrgjithshėm i Shėndetėsisė Shqiptare qė ishte nė rang ministri, se Shėndetėsia nuk kishte ministėr nė atė kohė. Detyrė tjetėr;- ishte mjeku personal i Mbretit Zog . Ėshtė themelues i shėrbimit mjekėsor ushtarak dhe drejtor i parė i spitalit ushtarak tė Shqipėrisė nė vitet 1928 deri nė1935. Themelues i shėrbimit shkencor tė obstetrikės dhe gjinekologjisė nė vendin tonė nė vitet 1948 deri1956. Nismėtar pėr ngritjen e institutit tė lartė mjekėsor nė Tiranė dhe i shkollės sė parė tė mamive nė Tiranė. Momentet kulmore tė jetės sė tij janė refuzimi pėr tė qėndruar nė spitalet e Vjenės apo diku tjetėr nėpėr botė, pėrpjekjet titanike dhe tė mundimshme pėr tė ngritur mjekėsinė e re shqiptare, peripecitė dhe goditjet nga sistemi diktatorial e tė tjera ngjarje, nuk bėjnė gjė tjetėr veēse e lartėsojnė kėtė figurė shembullore. Albert Ajnshtajn ka ardhur nė Shqipėri nė vitin 1932 dhe ėshtė pajisur me pasaportė shqiptare nga Mbreti me tė cilėn iku nė Amerikė se pėrndiqej nga nazistėt. Roli i Jani Bashos nė kėtė ēėshtje ėshtė kyē pėr faktin se njihej aq mirė me mjekėt hebrej nė Vjenė tė cilėt ja kanė kėrkuar vetė pajisjen me pasaportė Ajnshtajnin duke ditur lidhjen e tij me mbretin.

    Filmi

    Pėr kėtė figurė tė madhe tė mjekėsisė shqiptare tė lėnė nė harresė, regjisori i mirėnjohur Esat Teliti ka realizuar njė film dokumentar shumė interesant. Filmi “Sa kam shpirt, kam shpresė” ėshtė njė himn pėr jetėn e mjekut qė nuk kurseu asgjė pėr njerėzit pėrpara ēdo lloj vėshtirėsie. Bashkėkohės dhe mik i Aleksandėr Mojsiut, Faik Konicės, Lasgush Poradecit, Eqerem Ēabejt, njeriu qė solli Albert Ajnshtajn nė Shqipėri, qė solli projektet nga Vjena dhe ideoi ndėrtimin e Spitalit Civil Nr.1 dhe atij Ushtarak Nr.2 nė vitet 1929-1932, ėshtė lėnė tejet nė harresė. Idealizmi i bindjeve dhe dashuria pėr atdheun, pėrkushtimi i jashtėzakonshėm nė fushėn e mjekėsisė dhe ndaj njerėzve, e bėjnė figurėn e Dr. Jani Bashos tepėr interesante dhe tė veēantė nė kėtė film shumė kualitativ. Dr. Basho, ėshtė i pari shqiptar qė luftoi me mish e me shpirt pėr tė sjellė perėndimin nė Shqipėrinė gjysme feudale. Filmi ėshtė jeta dhe drama intelektuale e njė brezi tė tėrė studentėsh tė shkolluar nė perėndim. Jeta e tij e vėnė tėrėsisht nė shėrbim tė atdheut dhe mjekėsisė, ėshtė njė mesazh i madh qė duhet tė njihet nga tė gjithė shqiptarėt.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Dr. Jani Basho

    U.M. Dr. Jani BASHO nėnshkruesi i parė i letrės pėr Wilson (1892 – 1957)

    Emri:  jani-basho-300x225.jpg

Shikime: 1959

Madhėsia:  14.0 KB

    Liria akademike dhe vetėm kjo i jep studentit njė shikim tė pavarur tė botės

    Dr. Jani BASHO, u lind nė qytetin e Pogradecit nė vitin 1892. Pas mbarimit tė gjimnazeve grek dhe turk nė Manastir (1911) dhe pas studimit tė 6 muajve Drejtėsi nė Stamboll, mbaroi Fakultetin e Mjekėsisė tė Universitetit tė Vjenės (1921), dhe u emėrua me nė spitalin e Universitetit tė Vjenės, ku dhe u specializua nė degėt Mjekėsi Interne, Kirurgji Obstetrikė – Gjinekologji dhe fitoi titullin Unicus Medicus Doctor.
    U kthye nė Shqipėri nė nėntorin e vitit 1927 (si dhe disa muaj gjatė qeverisė sė Imzot Fan Nolit). Ka luajtur njė rol shumė tė madh nė organizimin e mjekėsisė nė Shqipėri. Me emrin e tij lidhet ndėrtimi i spitaleve moderne tė Shqipėrisė (spitalit nr.1 mė 1932, spitali ushtarak mė 1929 (sot spitali Nr.2), projektet e tė cilave (me autor arkitektin austriak Kohler), i solli me vete nga Vjena. Ishte drejtori i parė i spitalit ushtarak tė Shqipėrisė (1929 – 1935), mjeku personal i mbretit Zog (1928 – 1935), drejtor i pėrgjithshėm i Shėndetėsisė Shqiptare (1939 – 1942), themeluesi i tė parės klinikė private nė Shqipėri me drejtim Obstetrik/Gjinekologjik dhe kirurgjikal (1929), drejtor i maternitetit tė Tiranės (1948 – 1952), pedagog i lėndėve tė Anatomisė dhe Obstetrikė/Gjinekologjisė, si dhe hartuesi i teksteve tė “Anatomisė”, “Obstetrikės” dhe “Gjinekologjisė” tė Institutit tė Lartė Mjekėsor, Tiranė.
    Ka luajtur njė rol tė madh patriotik jashtė atdheut, veēanėrisht gjatė viteve tė qėndrimit tė tij nė Vjenė ku pėr njė kohė tė gjatė ishte kryetar i Shoqatės sė studentėve shqiptarė “Albania” dhe kryeredaktor i revistės sė tyre “Djalėria”. Nė kėtė revistė ka botuar shumė shkrime publicistike (1920 – 1927) si: “Orientimi nga Perėndimi shpėtimi ynė i vetėm”, “Me rastin e mbledhjes sė Parlamentit tė parė tė Shqipėrisė”, “28 Nėntor” “Gjuha” etj., shkrime filozofike si “Shėtitje”, “Vdekja”, si dhe shumė shkrime mjekėsore si “Alkooli”, “Uji nga pikėpamja shėndetėsore” etj.
    Ishte nėnshkruesi i parė i letrės qė studentėt shqiptarė tė Vjenės i dėrguan Presidentit amerikan Wodrow Wilson pėr problemet e moscopėtimit tė vendit pas Luftės sė Parė Botėrore, nė dhjetor 1918. Me emrin e tij lidhet pajisja me pasaportė shqiptare e Albert Ajnshtajnit nė pranverėn e vitit 1931.
    Ėshtė shpallur “Qytetar Nderi” i Pogradecit nga Bashkia e kėtij qyteti (2000), dhe pjesa universitare e Spitalit Obstetrik/Gjinekologjik “Mbretėresha Geraldinė” mban emrin e tij.. Vdiq nė Tiranė dhe u varros nė Pogradec, nė 12.02.1957.
    Shkrimi i mėposhtėm i takon vitit 1918, gjatė periudhės kur ishte akoma student.



    Themeli mbi tė cilin qėndron universiteti, ėshtė liria e plotė pėr ata qė japin dhe pėr ata qė marrin mėsime.

    ( Fjalim i mbajtur nė mbledhjen e pėrgjithshme te shoqėrisė “ALBANIA” nė Vjenė)

    Jani BASHO

    Tė ndershėm zonja e zotėrinj!
    Shokė tė dashur!
    E dhjeta e marsit 1918, nė tė cilėn pėr tė parėn herė u mblodhėm pėr tė kėmbyer mendimet dhe pėr t’u fjalosur pėr themelimin e shoqėrisė sonė, ajo ditė kur realizuam me njė herė bashkėrisht njė dėshirė, tė cilėn sikush prej nesh e ndjente vetvetiu qė prej kohe, ėshtė njė ditė gėzimi pėr ne si studentė edhe karakteristike si shqiptarė. Pėrse ėshtė e ėmbėl dita e mbledhjes sonė tė parė, e ndjen cilido prej nesh, edhe se do tė mbetet nė kujtimin tonė e paharruar, si do qė tė jetė fundi i shoqėrisė, s’ka aspak dyshim.
    Do tė ma kishte shumė ėnda tė mundja tė flas pak fjalė mbi pikėn e dytė d.m.th. pse ėshtė karakteristike pėr ne si shqiptarė dita e themelimit tė shoqėrisė, se nė atė duket njė pjesė e mirė e psikologjisė sė shqiptarit, i cili ėshtė gati kurdoherė pėr punė qė kanė pėr qėllim tė mirėn e pėrgjithshme, vetėm se i duhet iniciativa dhe udhėheqėsi i posaēėm, po kjo gjė kaq interesante s’ka lidhje tė ngushtė me ne sot pėr sot si studentė.
    Le tė na jepet leja kėtu tė shfaqim mendimet tona pėr mbi njė temė mė aktuale pėr ne. Tema jonė do tė pėrmbajė jetėn e studentit; dhe mbasi kjo ka lidhje me jetėn e studentit nė shtėpi, duhet kujtuar edhe ajo me pak fjalė.
    Kėto gjėra, pėr tė cilat po marr lejen tė flas mė poshtė, i di sikush prej nesh, edhe do tė ishte njėlloj “me i kallzue babajt arat”. Ju lutem pra tė mos mėrziteni duke dėgjuar gjėra tė ditura, se kėto kanė lidhje edhe me detyrėn tonė, mbarimin e plotė tė sė cilės pėrmban edhe pika 3 e nyjes sė parė tė statutit tė shoqėrisė sonė. Veēanėrisht u lutem zonjave dhe zotėrinjve tė tjerė tė mos mėrziten duke dėgjuar mendimet tona tė njė niveli tė ulėt edhe tė mos jenė aq tė ashpėr nė kritikė; se ne megjithėse tė arrirė nė moshė, jemi ende tė rinj nė mendime, tė cilat s’mund tė jenė fare tė pjekura. “Ne e marrim edukimin tonė, thotė Rousseau-i, prej natyrės, prej njerėzve dhe prej sendeve; zhvillimi i brendshėm i pasurive tona natyrore dhe i organeve ėshtė edukimi i natyrės; pėrdorimi i kėtij zhvillimi, tė cilin na e mėson shoqėria, ėshtė edukimi i njeriut dhe fitimi i eksperiencės sonė prej objekteve e mbi objektet, tė cilėt na takojnė; ėshtė edukimi i gjėrave. Cilido prej nesh merr pra mėsime prej mjeshtėrish dhe bashkėpunimi mė i plotė ose mė i metė i kėtyre mjeshtėrve sjell njė edukim tė mirė ose tė keq”.
    Djalėria qas lehtė ēdo pėrshtypje, aq sa pėrshtypjet nėn tė cilat njeriu u rrit janė shpeshherė rregulluese nė formimin e karakterit tė tij. Pėr kėtė shkak, gjėja tė cilėn shtėpia i jep djalėrisė nė rrugėn e jetės, ēdo gjė qė mbjell edukimi dhe shkolla nė zemėr, bashkė me pasuritė natyrore tė trupit dhe tė mendjes, janė kurdoherė faktorėt e parė, qė formojnė njeriun e brendshėm. Ndryshimet e tipeve dhe tė karaktereve e kanė shkakun nė dy momentet qė thamė mė sipėr, me ditjen e tė cilėve jemi tė zotė tė analizojmė ēdo komplikacion nė karakterin e njeriut tė rritur.
    Do tė ishte e udhės po tė donim qė t’i thelloheshim ēėshtjes mė tepėr, tė zinim nė gojė zhvillimin e individit qė atje ku fillon embriologjia, qė nė vezė, ku bashkimi i njė qelize femėr me njė mashkull, i jep ekzistencėn njeriut, edhe qė nė atė kohė tė shikojmė momentet, tė cilėt luajnė rol pėr zhvillimin e tij tė mėtejshėm. Kjo ėshtė njė rrugė e gjatė dhe nuk mund tė ndiqet kėtu pėr tė lehtėsuar temėn tonė. As mund tė flasim kėtu pėr mbi pėrshtypjen qė i bėn njeriut natyra edhe mjedisi, nė kohėn kur ky, pasi organet e tij ndjesore janė arrirė, fillon t’i pėrgjigjet ēdo pėrshtypjeje tė jashtme me njė reaksion tė shpirtit. Kjo ėshtė ēėshtje e fiziologjisė dhe mė shumė e psikologjisė. Ne le tė ndajmė prej tregimit tė pėrgjithshėm djalėri, njė individ, i cili duam qė prej shtėpisė sė prindėrve, prej shkollės popullore edhe prej gjimnazit, tė mbarojė mėsimet e tij nė shkollėn e lartė. Jeta e kėtij shkollari pėrgjithėsisht, veēanėrisht jeta e tij nė universitet ėshtė tema, tė cilėn do tė mundohem tė prek.
    Zonja e zotėrinj!
    Ēdo mjeshtėri nė botė, por mė shumė degėt e shkollės sė lartė, qė t’i japin popullit intelektualėt mė tė lartė, duan njerėz tė thellė nė mendime. Shkollarin akademik e pėrbėn jo vetėm dija e tij shkencore; degėt e shkollės sė lartė duan mė shumė se ēdo gjė nė jetė njė zhvillim harmonik tė karakterit me atė tė mendjes, moral tė lartė, pasuri tė veēanta tė mendjes, besim nė vetvete, vullnet tė fortė, besė detyre, drejtėsi para vetes e para tė tjerėve. Kėto cilėsi tė paēmuara, tė mbjella nė shpirtin e nxėnėsit punohen dhe pėrparohen vetėm nė shtėpi, nėn nxehtėsinė e dashurisė sė njė mėme tė ndritur dhe nėn kujdesjen e atit. Kėshtu rron te nipi gjyshi e stėrgjyshi me tė gjitha cilėsitė e mira tė racės, e cila vetėm nė kėtė mėnyrė nuk degjenerohet. Edukimin e shtėpisė nuk mund ta zėvendėsojė as njė edukim tjetėr, si edhe dashurinė e mėmės as njė dashuri tjetėr. Dorė mė dorė me zhvillimin e nxėnėsit nė familje shkon edhe ai i shkollės. Me shkollėn popullore, ne nuk do tė merremi kėtu nė kėtė fjalim tė shkurtėr. Sa pėr shkollėn e mesme, qoftė kjo humaniste ose reale, do t’ju kujtoj pak fjalė, me tė cilat njė ministėr i arsimit i Prusisė, Dr. V. Gossler e karakterizon duke thėnė: “Ne mėsojmė nė gjimnazet tanė, nė qoftė se mė jepet leja tė flas pak rėndė, as njė gjė pėr jetėn praktike, megjithqė i mėsojmė tė gjitha, nuk mėsojmė dituri tė veēanta pėr kėtė ose atė profesion, po fitojmė njė disiplinė, njė fuqi morale, e cila na bėn tė zotė, jo vetėm pėr kėrkimet e mėdha tė shkencės, por tė zotin pėr qėndrimin me fitim kundėr ēdo sulmi e mundimi, tė zotėt tė pėrmbushim detyrat e mėdha kundrejt popullit tonė”.
    Shkurtazi nė gjimnaz, si edhe fjala e thotė – Gymnasium: vendi ku shkollari pėrgatitet pėr kėndime tė larta – nxėnėsi mėsohet tė mendojė qė tė mund tė zotėrojė mbi mundimet dhe problemet e shkollės sė lartė veēanėrisht, edhe tė jetės pėrgjithėsisht. Abiturienti i ri e ka pėrmbushur qėllimin e tij siē duhet nė qoftė se mėsimet e tij i ka bėrė nė qytetin ku ėshtė lindur, afėr familjes sė tij e nė gjuhėn amtare, gjė e cila mjerisht nuk mund tė thuhet pėr shqiptarėt gjer mė sot. Shqiptarėt kanė qenė tė shtrėnguar gjer sot tė bėjnė edhe mėsimet e tyre popullore nė gjuhė tė huaj, nė vend tė huaj; prandaj rezultatet e tyre nė pikėpamjen e interesit nacional dhe kulturor, si edhe nė pikėpamjen e interesit vetjak kanė qenė jo shumė tė gėzueshme.
    Pa u marrė me nxėnėsin akademik tė ri, do tė ishte mirė tė themi pak fjalė mbi zgjedhjen e degės sė mėsimit. Zgjedhja e fakultetit, tė cilin studenti i ri do tė ndjekė duke pasur ndėrmend tė mos kursejė edhe theroritė mė tė mėdha, ėshtė njė nga ēėshtjet mė me rėndėsi tė jetės; sepse njė zgjedhje fakulteti e gabuar ėshtė njėlloj me njė jetė tė gabuar. Mendimi ynė mbi kėtė pikė ėshtė qė vetėm ai student gjen nė degėn e tij atė qė kėrkon, kur motivet e zgjedhjes kanė qėnė ideale, d.m.th. zgjedhja e degės sė mėsimit i rrodhi kėtij vetiu prej individualitetit tė tij. Kjo harmoni nė mes pasurive tė brendshme edhe tė zgjedhjes sė fakultetit, tendenca e vėrtetė pėr njė degė, mbushen shumė rrallė nė jetė. Se pėrmi kėtė punė, e cila duhet tė ishte e jona edhe fare e jona, lozin shumė herė faktorė tė huaj njė rol mė tė madh se studenti vetė. Nga rėndėsia e madhe qė ka zgjedhja e fakultetit pėr studentin e ri, ne jemi tė mendimit, qė cilido duhet t’i mendojė thellė edhe qėruar motivet, tė cilėt atė e shtynė nė zgjedhjen e kėsaj ose tė asaj dege. Nė kėtė moment lufte tė ē’nuk farė soj mendimesh edhe ndjenjash, ku djali i ri ndofta pėr tė parėn herė gjendet para njė zgjedhjeje, para njė rezolucioni, duhet kurdoherė si udhėheqėse tė jetė logjika e ftohtė. Se Auffenberg thotė: “Nur keinen Schėur im Schmerz geleistet! Ich traue ihm nicht, es ist ein hohles Ėort. Ein Augenblick des über ėallenden Gefühls beherrscht die späteren Jahre nicht!”(“Nė dhimbje e sipėr e shtrėngim mos u beto! Kėtij betimi si besoj, ėshtė njė fjalė e kotė. Ēasti i njė ndjenje tė nxehtė nuk zotėron kohėn qė vjen!”). Göethe prapė thotė: “Eines schickt sich nicht für alle, sehe jeder, ėie er’s treibe, sehe jeder ėo er bleibe und ėer steht, daß er nicht falle” (“Njė njeri nuk mund t’i bėjė tė gjitha, sikush tė shohė ē’mund tė bėjė, sikush tė zgjedhė mirė vendin ku tė rrijė dhe kush qėndron tė mos bjerė”).
    Pas kėtyre mendimeve, mbasi thotė studenti i ri me veten – alia jacta est (zari u hodh) – niset pėr nė universitet. Si njė petrit i ri, tė cilit sa i kanė dalė pendėt e zė tė ēohet, hap krahėt e plot kėrkime ngrihet prej strofkės sė prindėrve qė t’i drejtohet lartėsisė sė qiellit, le djaloshi shtėpinė e atdheun edhe niset pėr nė universitet, jashtė, larg, nė dhe tė huaj, duke pėrmbushur kėshtu njė dėshirė tė zjarrtė tė zemrės sė tij, pėr tė sjellė njė pjesė tė idealit tė tij nė vend, me etje tė pashuar pėr liri, pėr dritė e dituri. Mundet tė gjenden shumė abiturientė, qė nuk e kanė ndjerė aspak kėtė ide tė Faustit. Pėr kėtė shkak ėshtė pėr t’u quajtur dy herė i lumtur ai, i cili me gjithė shpirt e ndjen nė veten e tij ėmbėlsinė e kėtij kėrkimi. Kujtimi i kėsaj ėmbėlsie do t’i ndritė si njė flakė e shenjtėruar pėr tė gjithė jetėn.
    Universiteti ėshtė njė republikė e pėrbėrė prej profesorėsh dhe studentėsh. Themeli, mbi tė cilin universiteti qėndron, e pa tė cilin bie, ėshtė liria e plotė pėr ata qė japin mėsime edhe pėr ata qė marrin mėsime. Nė lirinė akademike janė profesorėt edhe studentėt njė; ky ėshtė flamuri, nėn tė cilin mblidhen shtetasit akademikė edhe nėn hijen e tė cilit mosmarrėveshjet pushojnė. Se dituria do liri qė tė mbetet e re.
    Nė universitet studenti duhet tė bėhet jo vetėm njė i ditur nė degėn e vet, njė specialist, po edhe njė karakter i arritur, njė personalitet. Nė kėtė gjė studentin e ndihmojnė, veē pasurive tė tij natyrore tė mendjes, profesorėt e universitetit dhe liria akademike. Rolin e profesorėve, pėrshtypjen qė ata lenė mbi studentin, njė profesor gjerman, Prof. Bassermann, e karakterizon me kėto fjalė: “Personaliteti, karakteri i profesorit ka njė rėndėsi tė veēantė. Kush ka pasur fatin e mirė, qė nė vitet e tij akademike tė ketė pėr mėsues burra, tė cilėt ky, jo vetėm i admiron pėr diturinė e mjeshtėrinė e tyre, por edhe i ēmon e i nderon pėr karakterin e tyre, ai ka marrė me vete njė gjė me rėndėsi tė lartė pėr formimin e karakterit e tė jetės sė vet”.
    Vlera e lirisė akademike pėr studentin ėshtė e madhe. Studenti i ri nuk duhet t’i largohet asnjė gjėje. Gjithė ngjarjet e jetės duhet t’i shikojė, t’i njohė e t’i provojė vetė, qė tė mundė tė bėjė njė gjykim tė drejtė e tė pavarur pėr to. Duhet tė miqėsohet jo vetėm me kolegėt e degės sė tij, por edhe me komilitonėt e tij prej fakulteteve tė tjera. Tė vizitojė shpesh herė bibliotekėn e universitetit, ku mund tė gjejė ēdo libėr qė tė dojė, tė kėndojė literaturėn e ditės, tė ndjekė gazetat e ēdo drejtimi politik, tė interesohet pėr gjithė lėvizjet ekonomike e politike tė atdheut si edhe tė vendit tė huaj ku studion, tė kėrkojė e tė njohė shokė prej nacionaliteteve tė huaja, tė marrė pjesė nė lėvizjet e tyre, tė vejė nė teatėr e koncerte, shkurtazi tė mos mbetet asgjė nė jetė, asnjė ngjarje nė botė, sė cilės studenti tė mos i ketė kthyer vėshtrimin, qoftė edhe pėr pak minuta. Nė kėtė mėnyrė studenti mėson edhe taktin e format e jashtme pėr t’u pjekur me njerėzit.
    Liria akademike dhe vetėm kjo i jep studentit njė shikim tė pavarur tė botės dhe i formon njė karakter, i cili themelohet mbi veten e vet. Studenti duhet vetė tė gjykojė ēfarė lloj idesh e mendimesh, ēfarė faktorė tė jetės duhet tė lerė qė tė kenė influencė mbi tė dhe mbi personalitetin e tij moral, i cili ėshtė duke u zhvilluar. Nė anėn tjetėr liria akademike ėshtė njė dhuratė me pėrgjegjėsi tė madhe. Shumė eksperienca lajthitjesh tregojnė pėr rrezikun e saj. Kjo pikė ka njė rėndėsi mė tė madhe pėr disa prej nesh, tė cilėt mėsimet e mesme i kanė bėrė nė shkolla ballkanike, ndėrsa tė lartat po i bėjnė nė shkolla europiane, nė qytete tė mėdhenj, nė kushte krejt tė tjera. Ky ėshtė njė hop i madh, nė tė cilin keqpėrdorimi i lirisė akademike mund tė shkaktojė prishjen e trupit, tė shpirtit, tė mendjes e tė karakterit; megjithatė, djalėrisė akademike nuk mund t’i merret me asnjė mėnyrė liria prej dorės.
    Se vetėm mbi kėtė dhé mund tė rriten lisa tė fortė, vetėm nė erėn e lirisė arrihen njerėz me mendime tė qarta, me dashuri tė patundur pėr tė vėrtetėn, burra tė cilėt nuk kthehen nga tė fryjė era, burra qė dinė ē’duan dhe marrin pėrsipėr tė bėjnė vetėm atė qė mundin tė bėjnė. Kėsi lloj burrash duhet tė jenė udhėheqėsit e popullit.
    Zonja e zotėrinj!
    Nė mbarim po vij te pika mė me rėndėsi e jetės sė studentėve, nė studimin e qetė nė tryezėn e thjeshtė tė dhomės sė tij. Ndjekja vetėm e konferencave nuk mjafton. Orėt e qeta mbrėmjeve, nė tė cilat studenti kap librat dhe u thellohet gjėrave qė dėgjoi prej profesorėve ditėn, janė koha kur renditen dhe themelohen mendimet pėr njė ndėrtesė shkence. Vetėm me kėtė punė bėhet, ajo qė u dėgjua, pasuri pėr gjithnjė dhe fitohet dija sistematike, pozitive, pa tė cilėn nuk mund tė jepen provimet.
    Ju kujtoj se do tė ketė mė tė ėmblin kujtim tė kohės sė tij akademike, ai student, i cili ka kuptuar tė lidhė seriozitetin e mėsimit me gėzimet e njė shoqėrie tė lirė e tė gjallė, me shokė tė njė mendimi e tė njė ndjenje.

    (“DIALERIA”, Viet I, Nr.1, fq. 2-4, 1920)

    Telegraf

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Dr. Jani Basho

    Fahri Xharra: A kishte rilindur Anjshtajni nė Shqipėri ?

    “Si do tė ishte bota nėse tė gjithė do tė ishin sjellė si shqiptarėt?”

    John L Withers II




    Nė fakt, , tė ftohtit nuk ekziston! thoshte Albert Ajnshtajni si student. Sipas asaj qė thonė studimet dhe zbulimet mė tė fundit nė fizikė, ftohtėsia ėshtė vetėm mungesa e nxehtėsisė. Atė mund ta vėrtetojmė nėse ndonjė objekt e ofrojmė burimit tė energjisė dhe do tė shohim se ajo ngrohet. Pra, pa ngrohje objektet janė inerte dhe nuk reagojnė, e kjo do tė thotė se “tė ftohtit” nuk ekziston

    Po errėsira ? Errėsira ėshtė mungesa e plotė dritės. Ne mund ta studiojmė dritėn dhe shkėlqim, por kurrė errėsirėn. Errėsira ėshtė e pranishme dhe si tė tillė e kemi pranuar. Me errėsirė mundemi dhe jemi tė aftė pėr tė shpjeguar mungesėn e dritės.” – thoshte Ajnshtajni

    Albert Einsteini (Ajnshtajni) lindi nė Ulm, Württemberg, ( Germani) me 14 Mars 1879. Nė vitin 1901,e muarr diplomen dhe shtetėsinė Zvicrane. Mė 1909 bėhet Profesor i jashtėzakonshėm nė Cyrih ,mė 1911 Profesor nė Pragė. Mė1914 Profesor i Universitetit tė Berlinit dhe me 1914 u bė nėnshtetas Gjerman dhe jetoi nė Berlin deri mė 1933 ,ku pėr shkak tė pėrkatėsisė sė tij Hebraike u largua nga Gjermania.



    Si u bė Shqipėria vendlindja e dytė e Albert Ajnshajnit? Si rilindi Ajnshtajni nė Shqipėri?

    E nisur nga mėrgata shqiptare nė Belgjikė,nė Muzeun e Hebrenjve nė Bruksel , para disa ditėsh u mbajt Konferenca “Shqipėria dhe shpėtimi i Hebrenjėve” .Kjo mbahej si mirėnjohje publike Mbretit Zogu,ku tema kryesore ishte diplomacia e Mbretit Zogu dhe ndihma historike e Shqipėrisė pėr shpėtimin e Hebrenjve ,tė ikur nga Holakausti nė Shqipėri (1929-1944). Historiani Amerikan Bernard Fisher pohoi se nismat dhe kėmbėngulsia e Mbretit Zog bėnė qė tė mundėsohet shpėtimi i mbi 2640 Hebrenjėve ( numėr qė eshtė mė i vogėl ,nė mungesė tė shėnimeve) nė Shqipėri ,nė mesin e tyre edhe tė Albert Ajnshatajnit ,duke u dhėnė viza turistike dhe tranzite,pastaj duke iu ndėrruar emrat,duke iu nderruar fenė dhe duke iu dhėnė shtetėsinė shqiptare.



    Kush e shpėtoi Ajshtajnin? Si u bė Shqipėria vendlindja e dytė e Ajnshtajnit? Njeriu lindė njėherė ,por njeriu rilind atėherė kur dikushia shpėton jetėn nga vdekja e sigurtė.



    Nė njė nga rrugicat karakteristike tė qytetit tė Pogradecit, nė lagjen Burima, nė krahun e djathtė tė kishės sė vjetėr tė qytetit, ndodhet njė vilė dykatėshe e zhytur nė mes tė njė lulishteje dhe njė kopshti me mollė dhe hardhi rrushi. . Ėshtė shtėpia e Bashove, aktualisht e doktor profesorit tė asociuar, Jovan Bashos, shef i shėrbimit nė Qendrėn Spitalore Universitare Nėnė Tereza, nė Tiranė. (B.Berberi). Ajnshtajni vjen nė Shqipėri nė prillin e vitit 1931, kur ndiqej nga nazistėt gjermanė, pėr shkak tė origjinės sė tij hebreje dhe mė pas pajiset me njė pasaportė shqiptare dhe largohet me kėtė pasaportė nė drejtim tė SHBA-sė. Albert Ajnshtajni ka qenė mik i madh i kėsaj familjeje. Nė regjistrin e vjetėr tė vitit 1931, AK0 31, nė faqen 53 /1, ndodhet ky shėnim : Sot mė datėn 10 prill 1931, u paraqit tė zyrėn e Bashkisė sė Poradecit dr. Jani Bashua, i lindur mė 1892 nė lagjen Burima tė Poradecit, i biri i Kozmait dhe Anastasisė, me profesion mjek personal pranė naltmadhėnisė sė tij Zogu i Parė, i cili na jep garanci qė Albert Ajnshtajni tė bėhet qytetar i Poradecit. Kjo bashki e pajis me vėrtetim dhe certifikatė Albert Ajnshtajnin, si banor tė Poradecit nė lagjen Burima.Nėpunsi i Bashkisė ishte Reis Asllani – kurse dhėnsi i garancisė Dr. Jani Basho

    Nė Vjenė, dr. Jani Bashua takoi profesorėt e tij dhe njėherazi dhe miqtė e tij, ndėr tė cilėt, aktorin e famshėm Aleksandėr Moisiu. Nė takimin qė ai pati tek shokėt e tij dhe miqtė e ngushtė, ata i bėnė njė kėrkesė:Miku i tij, Albert Ajnshtajni, ishte nė rrezik dhe kėrkohej nga nazistėt gjermanė si hebre dhe duhej tė largohej, por e kishte tė pamundur, pasi pasaportėn e tij gjermane ia kishte sekuestruar gestapoja. Kėshtu, i thanė ata, meqenėse ju jeni mjeku personal i mbretit Zog, i thoni mbretit t’i japė njė pasaportė shqiptare. Padyshim, populli ynė me tė drejtė duhet tė krenohet se ka shpėtuar mijėra hebrej dhe midis tyre dhe shkencėtarin mė tė madh tė shek XX, Albert Ajnshtajnin. Sipas tė dhėnave zyrtare, Albert Ajnshtajnit, pasaporta gjermane i ishte sekuestruar nga Gjermania naziste dhe sipas tė dhėnave zyrtare, Albert Ajnshtajni ka shkuar dy herė nė Amerikė nė dhjetor tė 1931-shit dhe nė vitin 1932, me pasaportėn shqiptare qė e pajisi mbreti Zog, pasi nuk kishte pasaportė tjetėr

    Dr. Basho i kishte thėnė qė Ajnshtajni kishte ardhur nė Shqipėri nė fillim tė viteve 30tė, kishte qėndruar 3 ditė dhe kishte marrė pashaportė shqiptare. Dr. Basho kishte ndėrhyrė te Mbreti e kishte shoqėruar gjatė qėndrimit nė Shqipėri, kohė kur e kishte pritur edhe vetė Mbreti Zog. Madje Dr. Basho kishte shkėmbyer edhe disa letra me tė, ku Ajnshtajni e falenderonte pėr mirėsinė e treguar dhe i tregonte pėr vėshtirėsitė e jetės sė tij. Mjerisht ne na mungojnė kėto letra tė cilat u dogjėn nė shkurt tė vitit 1945 (bashkė me shumė libra e dokumenta tė tjera) gjatė shtetėzimit tė shtėpisė dhe klinikės sė Dr. Bashos, dy shtėpive pranė njėra-tjetrės nė qendėr tė Tiranės, midis Postės Qendrore dhe ish-Gjykatės sė Lartė. ( Primitivizėm komunist f.xh.)

    Para se tė rivinte nė Shqipėri nė qershor 2002, Nėna Mbretėreshė i dha njė intervistė njė gazetari anglez, intervistė e cila u botua nė atė kohė nė revistėn angleze “Style” nėn titullin “Kthimi i Mbretėreshės”. Ajo i deklaroi gazetarit se Mbreti Zog i kishte thėnė qė: “Ajnshtajni ka ardhur nė Shqipėri, ėshtė takuar me tė dhe ka marrė pashaportė shqiptare”

    Prof. Dr. Skėnder KOJA, ish Drejtor i Institutit tė Fizikės Bėrthamore (1971 – 1987).Prof. Koja ka treguar se nė kohėn kur ai ishte drejtor i Institutit tė Fizikės Bėrthamore, njė punonjės i Institutit i pėrsėriste vazhdimisht se njė fqinji i tij e pikėrisht Zoti A. Bega e kishte takuar Ajnshtajnin nė Tiranė. Prof. Koja bisedoi vetė me tė dhe dėshmia e A. Begės ishte sa mė poshtė: “E kam takuar Ajnshtajnin nė Tiranė nė fillim tė viteve 30tė kur ky erdhi nė Bankė e mė kėrkoi veprime tė Bankės Shqiptare me njė bankė tė shtetit gjerman, veprime qė banka jonė nuk i kishte kryer ndonjėherė, pėr shkak tė mosekzistencės sė lidhjeve me bankat gjermane nė atė kohė.

    Veē dihet mirė qė nga administrata e shtetit shqiptar qė merrej me lėshimin e pashaportave nė atė kohė emrat e hebrejve ndryshoheshin (mbase pėr arėsye sigurie) e ishte e zakonshme qė Mosheja tė shkruhej Musa, Zaharia, Zafir etj. Dėshmi tė tilla, pėr ndryshimin e emrave tė hebrenjve ka plot nė Arkivin e Shtetit Shqiptar.

    Nė arkivėn e Ajnshtajnit nė Jeruzalem, (Einstein Archives) mund tė kėrkohen:
    - letrat e Dr. Bashos drejtuar Ajnshtajnit
    - Dokumentacioni i bėrė pėr tė nė Shqipėri

    Pėr Ajnshtajnin:” Nė vitin 1933 duhej tė ikėte nė ShBA ,pėr shkak tė rrezikut nga rritja e nacizmit nė Gjermani. Njė muaj mė vonė (Maj 1933) u njohtua se ishte nė listen e vrasjeve me njė ēmim 5.000$ pėr kokėn e tij.”. Ai udhėtoi nė ShBA nepėrmjet Shqipėrisė.”Duke i falenderuar beses shqiptare shumė hebrenj ,si dhe Ajnshtajni ne mesin e tyre i shpėtuan vrasjes.” thuhet nė letrat falenderuese.

    A ishte pra Shqipėria vendlindja e dytė e kėtij njeriu kaq tė madh tė shekullit njėzet?

    Ajnshatjni kishte ngritur zėrin,duke akuzuar Qeverinė Jugosllave ,kur u vra Profesori Milan Shuffly (Albanologu i mirėnjohur) ne rruget e Zagrebit(18.02.1931),ku sė bashku me novelistin Hajnrih Mann,vėllau i Thomas Mannit,e derguan njė leter tė perbashkėt nė Lidhjen e Kombeve ne Paris ,duke protestuar “ kundėr vrazhdėsisė sė tmerrshme qeveritar jugosllave…”. Profesori Shufflay citohej si autor i njė numri tė madh librave shkencor.

    Nė letrėn e Ajnshtajnit tė dates 6,Maj 1931,ai i akuzonte Serbėt pėr terror mbi pupullin Kroat dhe Boshnjakėt e Shqipėtarėt.


    Revista Drini

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •