Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 36
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Opozita: Qytetarë protestoni çmimin e lartë të naftës duke fikur makinat në rrugë

    Emri:  naftaecuria.png

Shikime: 754

Madhësia:  15.6 KB

    TIRANE-Që nga janari i këtij viti, nafta në tregun vendas ka rënë me 12 lekë për litër, apo me rreth 7%, ndërsa në botë, nafta referencë europiane Brent, ka zbritur nga 105 dollarë për fuçi në rreth 66 dollarë aktualisht , apo me 37%…

    Çmimi i benzinës dhe naftës ka shënuar një ulje me 2-3 lekë për litër ditët e fundit, duke reflektuar rënien e tij në tregjet ndërkombëtare, shkruan revista ekonomike ‘Monitor’. Në pikat e tregtimit të Kastratit, më e madhja në vend, një litër benzinë tregtohet me 178 lekë për litër nga 180 lekë që ishte më parë, ndërsa nafta shitet me 175 lekë, nga 177 që ishte javën e kaluar. Në pikat e tregtimit të “Elda”, operatori i dytë më i madh në vend, benzina shitet me 179 lekë dhe nafta me 176 lekë. IT Oil e shet një litër naftë 2 lekë për litër më lirë sesa konkurrentët kryesorë.

    Megjithatë, tkurrja e karburanteve përgjatë këtij viti në tregun e brendshëm është shumë më e ulët në raport me bursat ndërkombëtare.

    Që nga fillimi i fitit, nafta në tregun vendas ka rënë me 12 lekë për litër, apo me rreth 7%, ndërsa në botë, nafta referencë europiane Brent, ka zbritur nga 107 dollarë për fuçi në rreth 70 dollarë aktualisht , apo me rreth 35%.

    Edhe kjo rënie prej 12 lekë për litër ka shumë të ngjarë që neutralizohet në fillim të vitit të ardhshëm, kur është parashikuar rritje e taksës së qarkullimit për karburantet me 10 lekë për litër (12 lekë me gjithë TVSH).

    (d.b/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Çmimi i naftës bie 35% në botë, por vetëm 7% në Shqipëri

    Bravo shoku kryemistri Rama.

    Le te flasi mileti;Me ngritjen e taksave ne Shqiperi ule dhe çmimin e naftes ne tregjet nderkombetare.

    Shiko te ngresh çmimin e korrendit ne Shqiperi se mbase na ulet çmimi i birres ne tregjet nderkombetare.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Çmimi i naftës bie 35% në botë, por vetëm 7% në Shqipëri

    me sa kam par keto dit ne itali nafta ne krahasim me nje muaj me pare ka rene gati 10 cent per liter dmth 35%
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  4. #4

    Për: Çmimi i naftës bie 35% në botë, por vetëm 7% në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    me sa kam par keto dit ne itali nafta ne krahasim me nje muaj me pare ka rene gati 10 cent per liter dmth 35%

    Ne cilen Itali jeton ti?
    Jo per gje po deri tani kam pare ne tv e lexuar ne gazeta qe eshte komplet e kunderta e asaj qe po thua ti.

    p.s albo po dele do ngelesh.

  5. #5

    Për: Çmimi i naftës bie 35% në botë, por vetëm 7% në Shqipëri

    besoj se cmimi i naftes tani do jete rreth 30% me i larte se ne gjithe Europen meqe andej eshte ulur me 37% dhe ne Shqiperi vetem 7%

  6. #6

    Për: Çmimi i naftës bie 35% në botë, por vetëm 7% në Shqipëri

    kush eshte shifra e sakte?

    Që nga janari i këtij viti, nafta në tregun vendas ka rënë me 12 lekë për litër, apo me rreth 7%, ndërsa në botë, nafta referencë europiane Brent, ka zbritur nga 105 dollarë për fuçi në rreth 66 dollarë aktualisht , apo me 37%…

    Që nga fillimi i vitit, nafta në tregun vendas ka rënë me 12 lekë për litër, apo me rreth 7%, ndërsa në botë, nafta referencë europiane Brent, ka zbritur nga 107 dollarë për fuçi në rreth 70 dollarë aktualisht , apo me rreth 35%.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Çmimi i naftës bie 35% në botë, por vetëm 7% në Shqipëri

    Çmimi i lartë i naftës, ekspertët: Shkak janë taksat e shumta



    Shqiptarët detyrohen të blejnë naftë të shtrenjtë si pasojë e taksave të shumta që aplikohen. Ato përbëjnë 58 % të çmimit përfundimtar me të cilin e blejnë konsumtarët ndërkohë që çmimi konkret I naftës zë vetëm 42%.Kjo sipas ekspertit Ibrahim Aktoz nuk lejon që kompanitë të reflektojnë uljen e çmimit në nivelin e tregjeve ndërkombëtare.
    “Sot në tregun e pakicës cmimi final reflektohet në treg afërsisht 58%. 42 % është në pjesën e naftës. Prandaj kur flasim 30% ulje të cmimit, konsumatorët mendojnë se ky reflekton në çmimin final”
    Eksperti shpjegon se pavarësisht taksave të larta përsëri çmimi I karburanteve ka pësuar ulje me disa lekë.
    Brenda disa muajve çmimi për një fuci naftë në tregjet ndërkombëtare është ulur në 69 dollarë nga 100 që ishte më parë.

    ORA NEWS

  8. #8

    Për: Çmimi i naftës bie 35% në botë, por vetëm 7% në Shqipëri

    Nje krahasim i ndryshimit te cmimit (dollar per liter) ne Shqiperi me SHBA, Gjermanine, Zelanden e Re, Kandane, Angline, qe nga muaji gusht.

    Emri:  Albania gasoline prices  01 Dec 2014   GlobalPetrolPrices.com.jpg

Shikime: 294

Madhësia:  22.3 KB

    http://www.globalpetrolprices.com/Al...soline_prices/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qyfyre : 03-12-2014 më 09:05

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Çmimi i naftës bie 35% në botë, por vetëm 7% në Shqipëri

    Tregu oligopol i naftës zbret çmimin me vetëm 3 lekë/litër

    Nga qershori, çmimet në bursë kanë rënë 35%, në Shqipëri 3%

    Zamir Alushi

    Tregtarët e naftës ulin me 3 lekë çmimet para Vitit të Ri. Në krahasim me fundin e gjashtëmujorit të parë, ndryshimi i çmimit është rreth 3-4%. Ulja që bëhet para Vitit të Ri, nuk ka lidhje me bursën, por me fluksin e emigrantëve që vijnë me mjete dhe rrisin konsumin e karburanteve. Gjithashtu, pas një muaji, 1 janar 2015, hyn në fuqi rritja e taksës së qarkullimit. Tregtarët do të mundohen të mos e reflektojnë këtë rritje në çmim, të paktën do të ruajnë nivelin e këtij viti, (pas paralajmërimeve të qeverisë se “çmimi nuk do të ndryshojë”). Ashtu si në të kaluarën, tregu i karburanteve që kontrollohet nga pak duar, nuk pasqyron luhatjet në bursë, por reagon vetëm ndaj taksave, duke ruajtur kuotat e fitimeve. Dje, në pikat e pakicës nafta arriti në rreth 171 lekë për litër, ndërsa në disa stacione karburanti, çmimet u ulën deri në 168 lekë për litër. Që prej muajit qershor të këtij viti, kur një fuçi naftë kushtonte 105 dollarë dhe deri tani, që çmimi i saj në bursa ka shkuar 69$, ulja është me 35%. Në qershor çmimi në tabelën e karburanteve për naftën shënonte vlerën 185 lekë, ndërsa sot ai është 171 lekë/litër.

    Taksa e qarkullimit

    Deri në fund të vitit, kjo taksë vazhdon 17 lekë për çdo litër karburant, ndërsa pritet që në janar 2015 të bëhet 27 lekë për çdo litër karburant, pa përfshirë këtu Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), e cila e rrit këtë vlerë me 5.4 lekë të tjera. Rritja e taksës së qarkullimit pritet të sjellë automatikisht një kosto te tregtarët e karburantit me të paktën 120 lekë për litër, duke sjellë një efekt pozitiv për zërin “Taksa kombëtare” dhe efekt negativ për konsumatorin shqiptar. Taksa e qarkullimit në vitin 2012, u rrit në 5 lekë për litër, ndërsa në korrik të vitit të kaluar, qeveria, e cila po linte mandatin, e rriti me 2 lekë të tjera, duke e çuar në 7 lekë për litër. Në fund të vitit të kaluar, qeveria vendosi që kjo taksë të rritet me 10 lekë për litër (17 lekë gjithsej). Ministria e Financave, në relacionin e saj për Kuvendin dhe në shpjegimet për paketën fiskale 2015, ka shpjeguar se kjo rritje e taksës së qarkullimit nuk do të reflektohet në çmim për konsumatorin. Kjo është argumentuar duke marrë si shembull vitin e kaluar, ku nuk ka pasur rritje të madhe të çmimit dhe me situatën botërore të tregut të naftës, e cila parashikohet të sjellë vlera të ulëta për karburantet. E thënë me fjalë të tjera, rënia e çmimit të karburanteve në tregun ndërkombëtar nuk do t’i shkojë konsumatorit, por qeverisë, e cila e mbledh me taksën e naftës.

    Hetimi i kompanive

    Në muajin maj 2014, Autoriteti i Konkurrencës shqyrtoi “Raportin e hetimit paraprak në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të karburanteve” dhe relacionin e sekretarit të përgjithshëm të Autoritetit të Konkurrencës, nga ku doli në konkluzion se 8 kompani importuese dhe prodhuese dyshohen të kenë shkelur ligjin për mbrojtjen e konkurrencës nëpërmjet caktimit, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të çmimeve të shitjes. Në këto kushte vendosi të hapë hetim të thelluar për aktivitetin e këtyre kompanive. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, struktura e tregut të karburanteve në Shqipëri është e formës oligopolistike, ku një numër i vogël ndërmarrjesh rezultojnë që importojnë dhe tregtojnë karburant në territorin shqiptar. Ndërmarrjet nuk reflektojnë çmimet e blerjes në bursa në rastin kur këto të fundit pësojnë rënie të ndjeshme duke i transferuar fitimet në llogaritë e tyre, kur në kushte konkurrenciale, këto ulje çmimi duhet të transferoheshin në përfitime të konsumatorëve. Sa i përket nivelit (benchmark-ut) rajonal të çmimit, sipas të dhënave të publikuara nga Banka Botërore rezulton se, për sa i përket çmimit, Shqipëria gjatë vitit 2012 ka një çmim mesatar të shitjes më të lartë se Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Sllovenia dhe Bosnjë & Hercegovina.

    Shqip

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Çmimi i naftës bie 35% në botë, por vetëm 7% në Shqipëri

    Nafta? 100 lekë për litër i merr shteti

    Prej muajsh shqiptarët presin të ulet çmimi i karburantit në vend, meqë kjo po ndodh në tregun ndërkombëtar.

    Por pse nuk ulet me 50 % çmimi i naftës në vendin tonë, kur kjo ndodh në botë?

    Specialistët fajsojnë për këtë taksat e larta.

    Sipas tyre, taksat arrijne ne gati 100 lekë për litër, ose rreth 60 % e çmimit të karburantit.

    Përllogaritjet e ekspertëve bëhen nga nafta bruto, ndërsa vleresohet se importi në dogane të ketë një vlerë më të lartë, pasi importojnë naftë të përpunuar.

    Ndërkohë analisti Besjan Pesha, shkruan në FB: “Në pikat e karburantit shqiptare nuk blihet karburant, por paguhen taksa. Si shperblim të japin edhe karburant.

    Në 165 lekë për litër naftë, shteti mban 95.5 leke. 37+20+10+27.5=94.5 akcizë+ taksë qarkullimi+ taksë karboni+ tvsh.

    Pra, nëse mbush një serbator me 65 litra naftë, 6142.5 lekë të reja shkojnë për taksa dhe vetëm 4257.5 shkojnë për naftën. Dhe këtu s’kam futur as Tatim Fitimin as Takse Pasurie e më the të thashë.

    Hallall t’i kenë nëse i përdorin, se fundja për të mirën tonë janë, por faktet thonë që as i përdorin. 55% ishte realizimi i investimeve vitin që shkoi. D.m.th nga paratë e një serbatori, vetem 3378 lekë nga 6142.5 përdoren nga shteti. Realisht tek ne vjen gjysma se gjysma dihet që rrjedh rrugës….

    Propozimi yne është, na i lini t’i përdorim vetë ato para. Të blejmë më shumë, të lëvizim më shumë, të prodhojmë më shumë. Unifikojeni taksën në 1 të vetme, e cila mos kalojë 50% të çmimit të blerjes”.

    MAPO

  11. #11

    Për: Çmimi i naftës bie 35% në botë, por vetëm 7% në Shqipëri

    Emri:  11111111111111111.jpg

Shikime: 282

Madhësia:  22.9 KB

    Cmimi i naftes ne krahasim me disa shtete te tjera ne muajt e fundit

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Çmimi i naftës bie 35% në botë, por vetëm 7% në Shqipëri

    Kur lexoj ekspertet me duket sikur lexoj hajdutet e pa afte...

    Edhe nje ekspert qe kishim Fullanin na e mori ne qafe 1X2 i futbollit.
    ( Sikur Kristjano Ronaldo te kishte bo nai i gol ne boteror nuk do ishim ne kete situate financiare,nuk do kishim nevoje as me ngrit çmimin e dritave.Do ti kishte kthy Fullhani leket ne Banke )

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Çmimi i naftës bie 35% në botë, por vetëm 7% në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nafta? 100 lekë për litër i merr shteti

    Prej muajsh shqiptarët presin të ulet çmimi i karburantit në vend, meqë kjo po ndodh në tregun ndërkombëtar.

    Por pse nuk ulet me 50 % çmimi i naftës në vendin tonë, kur kjo ndodh në botë?

    ne c'vend te botes na qenka ber gjysem per gjysem kjo nafta se dite per dite shkojme ne keto pikat e karburantit dhe nuk e shikojme kete ulje kaq te madhe edhe pse eshte koh saldi sale maksimumi eshte ulur 15 deri ne 17 perqind


    Specialistët fajsojnë për këtë taksat e larta.


    Sipas tyre, taksat arrijne ne gati 100 lekë për litër, ose rreth 60 % e çmimit të karburanti


    ne itali keshtu eshte me shume jane taksa dhe akciza ne filadelfia nuk e di dhe nuk dua tja di se nuk me lidh gje

    MAPO
    mapo demode
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  14. #14
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Çmimi i naftës bie 35% në botë, por vetëm 7% në Shqipëri

    Në Canada dëgjova se çmimi ishte 80 cent !! Jua kaluam edhe Canadezëve..
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  15. #15

    Për: Çmimi i naftës bie 35% në botë, por vetëm 7% në Shqipëri

    Ne Amerike e kemi rreth 60 cent besoj

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Çmimi i naftës bie 35% në botë, por vetëm 7% në Shqipëri

    Braçe ‘zbulon’ pse nuk ulet nafta

    Si në opozitë, ashtu edhe në pushtet, Erion Braçe di të bëjë beteja. Vetëm se në të dy rastet, ai mendon sikur është në opozitë.

    Këtë herë, lexuesit e tij në FB i janë ankuar për një problem që po habit çdo shqiptar.

    Nafta ka rënë pikatë në bursa dhe është ulur shumë në çdo vend të rajonit.

    Në Shqipëri ulja ka qenë shumë e vogël dhe analistët thonë se këtu ka ndikuar sidomos fakti që qeveria e takson shumë këtë produkt jetik për ekonominë dhe për qytetarët.

    Por nëse për një litër naftë, qeveria merr mbi 60 përqind të shumës si taksë, Erion Braçe thotë se këtë e kanë bërë për të dekurajuar konsumin e naftës.

    Më pas, më poshtë në postimin e tij, për habi ai thotë se çmimi i naftës duhet ulur pasi “është jetike që ekonomia kombëtare dhe familjare ta ndjejnë në buxhetet e tyre këtë ulje”.

    Por sërish, kjo nuk është shumë bindëse, pasi nafta nuk ulet sepse Braçe ka zbuluar se tregu nuk është konkurrues.

    “Ka të dhëna të besueshme që tregu është shumë shumë i përqendruar; 5 kompani- ndër të cilat dy çifte kompanish kanë të njejtët aksionerë, pra praktikisht 3 kompani zotërojnë mbi 70% të tregut të tregtimit të naftës,” shkruan Braçe.

    Vetëm se Braçe ka harruar se kanë marrë 1 milion vota për të bërë ndryshimin.

    Ndërsa dje krenoheshin në 23- vjetorin e FRESSH me tabela ku shkruhej ‘1 milion vota’, Braçe vazhdon të thotë se ligjet dhe udhëzimet e qeverisë së mëparshme janë si një kurth për këtë qeveri.

    Sa keq për të. Vitet ikin megjithatë.

    MAPO

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Çmimi i naftës bie 35% në botë, por vetëm 7% në Shqipëri

    Çmimi i naftës, Rama: Vajmedet PD! Basha: Nastradini iu gënjeu!

    PD: Në 26 Janar fiken makinat për 5 min

    TIRANE - Çmimi i karburantit në vendin tonë është bërë objekti i replikave të radhës në rrjetet sociale ndërmjet Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

    Akuzave të bëra ditën e sotme nga selia blu, për faktin se çmimi i karburantit në vendin tonë është më i larti në Europë, për shkak të taksave të qeverisë, shefi i saj Edi Rama i është përgjigjur me ironi.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri shprehej se ata që deri dje akuzonin se çmimi i karburantit në vend ishte më i madhi në botë, thonë se pse nuk është më i ulët se vendet e Europës.

    Por po në rrjetet sociale, kreu i PD-së Lulzim Basha i cili duke e cilësuar Ramën “nastradin”, pasi qeveria në fushatë kishte premtuar ulje të çmimeve ndërsa tani ka e ka harruar këtë premtim.

    Rama: Vajmedet PD, kush rri dhe i dëgjon
    Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike dhe thirrjeve për protestë të kësaj të fundit kundër çmimit të karburantit që sipas saj vjen si rezultat i taksave të larta të qeverisë.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Rama ironizon deklaratat e selisë blu duke u shprehur se “deri dje bënin thirrje se çmimi i karburantit do të rritet në stratosferë e ndërsa sot thonë se pse nuk është më i ulëti në botë.”

    “Deri dje thoshin do rritet çmimi i naftes ne stratosfere sot thone pse nuk eshte me i uleti ne bote! #VajmedetPD e kush e degjon PD!” shkruan Kryeministri.

    Ndërsa në një tjetër postim, shefi i qeverisë shprehet se Partia Demokratike gjatë qeverisjes së saj groposi në 1 miliard dollarë në 6 vjet Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë.

    “Vetem OSSHE e groposen 1 mld USD borxhe ne 6 vjet, pa llogaritur gropat e tjera ku desh theu qafen Shqiperia #VajmedetPD e kush e degjon PD!” shprehet ai.

    Ditën e sotme Partia Demokratike iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që në shenjë proteste ndaj çmimit të karburantit të ndalojnë makinat e tyre për 5 minuta.

    Basha: Rama një nastradin, harroi premtimet në fushatë
    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me çmimin e karburanteve. Përmes një postimi në Facebook, Basha e cilëson shefin e qeverisë një nastradin, dhe që sipas tij ka mashtruar qytetarët shqiptarë. Kjo pasi sipas tij, premtimet në fushatë për uljen e çmimit të karburantit sot i ka harruar.

    "Vajmedeti fali dhe ndau 600 milionë euro detyrime të njohura CEZ-it. Ju vodhi 200 euro për frymë shqiptarëve e pastaj u turr me kërbaç në dorë t’ju marrë njerëzve kacidhen e fundit. Nuk u mjaftua por rriti edhe çmimin e energjisë, ndonëse ishte po ky nastradin që premtoi ulje çmimi në fushatë siç e mbajmë mend të gjithë. Tani krekoset si gjeli majë plehut kur shqiptarët paguajnë naftën më shtrenjtë se çdo europian pikërisht prej taksave dhe klientelizmit të tij. Protesta e të hënës është refuzimi i çdo shqiptari për të shpenzuar dyfishin për naftën krahasuar me europianët. Të hënën në ora 11 në të gjithë Shqipërinë drejtuesit e mjeteve do të fikin motorët e makinave për 5 minuta dhe do të ndezin motorët e protestës qytetare kundër çmimit të naftës, kundër çmimit të energjisë, kundër taksave dhe çmimeve të larta, kundër papunësisë, varfërisë dhe padrejtësisë." shkruan Basha.

    Shqiptarja

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Opozita: Qytetarë protestoni çmimin e lartë të naftës duke fikur makinat në rrug

    Tani, qe bleu Taçi; Parmen, e hongret derrin maç megjith kubat dhe çupat. Tani duhet te shkoje jo fuçia e naftes por autoboti gjysem leku...e jalla se do bjeri.

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Opozita: Qytetarë protestoni çmimin e lartë të naftës duke fikur makinat në rrug

    Çmimi i naftës, komentuesit sulmojnë Ramën në Facebook

    Ka mjaftuar një postim në Facebook nga kryeministri Edi Rama lidhur me debatin e ditëve të fundit për çmimin e naftës në vend, që ndjekësit e tij në rrjetin social t’i kundërvihen dhe t’i kërkojnë llogari.

    “Deri dje thoshin do rritet çmimi i naftës në stratosferë sot thonë pse nuk është më i ulëti në botë! ‪#‎VajmedetPD e kush e degjon PD!”, shkruan Rama në faqen e tij.

    Ky status i tij është komentuar nga shumë njerëz të indinjuar për qëndrimin e kryeministrit. Ja disa prej komenteve:

    “..Nga nje here kur ske me thene dicka konkrete eshte me mire te heshtesh se sa te hedhesh hi.. Se humd dhe ato njerez qe ke fituar..”

    “Deri dje premtove shum dhe ti po naften akoma se ke ulur,vetem burg e bere Cdo gje..”

    “Ju shikoni cfare thote opozita…shikoni o Zotri cfare kini premtuar dhe cfare po beni!po vdesin njerzit neper spitale se ska doktore te afte!mua para nje jave per pak me lane pa kembe…sot ime me per pak sa nuk na la

    ..pse do thoni ju???se po mbushni xhepat tuaj e slevisni b… te shikoni popullin!ketu seshte as per te ardhuar me pushime…pa le te jetosh”

    Prej ditësh në vend ka një debat për mosuljen e cmimit të naftës, ndërkohë që cmimi në bursat ndërkombëtare është ulur shumë. Reagime ka edhe nga opozita që i kërkon qeverisë të heqë taksën e qarkullimit.

    Lapsi

  20. #20
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Opozita: Qytetarë protestoni çmimin e lartë të naftës duke fikur makinat në rrug

    Për ta ngritur e ngrejmë menjëherë ne, ndërsa për ta ulur .. avash avash !! Qeveria nuk duhet të përdorë viagra se paskan efekte ansore
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •