Pse ndodhi vrasja e nipit tė Sulejman Vokshit, Beqirit mė 22 janar 1923

Pse u vra Beqir Vokshi

Nga Kastriot Dervishi

?Ēfarė ishte vrasja e 22 janarit 1923.

?Pse u krijua Zona Neutrale e Junikut dhe pse u prish ajo.

?Si u sulmua Kruma e Tropoja nga forcat kryengritėse.

?A ishte i mundshėm kompromisi nė janar 1923 i kryengritėsve me Ahmet Zogun.

?Cili ishte qėllimi i kėtij konfrontimi tė dėmshėm.

Njė vrasje e largėt

Ishte 22 janari i vitit 1923. Nė Zonėn Neutrale tė Junikut, vritet njėri nga njerėzit mė tė njohur tė zonės, Beqi Vokshi, njėherazi nip i tė shumė njohurit Sulejman Vokshi. Vrasja e tij shėnoi edhe fundin e pėrpjekjeve pėr tė arritur njė kompromis me qeverinė e atėhershme shqiptare, nė mėnyrė qė tė kishim pėrpjekje tė pėrbashkėta pėr ēėshtjen shqiptare dhe qė lėvizja kaēake nė Kosovė tė mos shfrytėzohej pėr interesa tė ulėta nga politikanė pa pushtet nė Shqipėri, apo jashtė saj si tė arratisur. Nga kjo pikpamje ėshtė e logjikshme tė shtrohet pyetja nė kishte apo nuk kishte mundėsi pėr tė arritur njė kompromis midis palėve. Dhe pyetja merr pėrgjigje nėse analizojmė shkaqet qė ēuan nė vrasjen e Beqir Vokshit, vrasje qė me njė pėrjashtim tė vogėl, nuk pėrmendet fare nė botimet e ndryshme historike tė Shqipėrisė, pėr tė mos folur pėr historiografinė zyrtare e cila nuk e ka quajtur ndonjėherė detyrim njė gjė tė tillė. Problemi bėhet edhe mė i thjeshtė nėse i shohim ēėshtjet pa asnjė paragjykim e tė ballafaquara nė ēdo rast me faktet pėrkatėse apo rrjedhojat e kohės.

Pse ndodhi para vrasja e Beqir Vokshit? Kush e kreu dhe a mund tė shmangej ajo?

Konfrontim i zgjatur

Politika shqiptare nė javėt e para pas mbledhjes sė Kėshillit Kombėtar tė dalė nga zgjedhjet e 5 prillit 1921, zhvillohej me brishtėsinė qė ėshtė veēori pėr ēdo vend me demokraci tė pastabilizuar dhe me probleme tė shumta me fnjinjėt e tij.

Nė kulmin e kėtyre zhvillimeve, mė 17 korrik 1921, Zyra Jugosllave e Shtypit nė Prizren njoftoi krijimin e tė ashtuqujaturės "Republikė tė Mirditės" tė Marka Gjonit. Kjo sajesė jugosllave nuk ngeli deri kėtu por u shty edhe mė tej nė kohėn kur ushtria jugosllave kaloi kufirin dhe pėrparoi nė brendėsi tė tokės shqiptare duke pasur si qėllim tė saj Tiranėn. Qeveria shqiptare pėr tė thyer avancimin e serbėve, emėroi dy komandantė tė operacionit kundėr serbėve, atė tė krahut lindor qė ishte Ahmet Zogu dhe atė tė krahut perėndimor qė ishte Bajram Curri. Tė dy kėta me njė ushtri tė vogėl kryen mrekullinė duke ndalur pėrparimin e agresorit jugosllav.

Pėrveē kėsaj Ahmet Zogu arriti paqėsisht tė marrė nėn kontroll edhe krahinėn e Mirditės pas njė marrėveshje me mirditorėt. Nė kėtė kohė lindėn edhe mosmarrėveshjet e Kėshillit tė Naltė nė lidhje me marrėveshjen nė fjalė duke u nxitur nga politikanėt dritėshkurtėr qė nuk kishin nevojė pėr suksesin e pėrgjithshėm por vetėm pėr tė personal.

Nė kushtet e dorėheqjes sė disa ministrave dhe tė zėvendėsimit tė qeverisė sė Pandeli Evangjelit, nga tre qeveri pasardhėse, lindi ajo qė u quajt kriza e dhjetorit 1921, krizė e cila ka pėr protagonistė Kėshillin e Naltė, politikanė si Hasan Prishtina, Qazim Koculi, Kolė Tromara, etj. Rivendosja e shpejtė e legalitetit duket se nuk i qetėoi ngjarjet. Disa nga deputetėt e rrėzuar ndėr tė cilėt mė kryesori ishte Hasan Prishtina shfrytėzuan momentin e parė kundėr qeverisė sė Xhaferr Ypit, ata organizuan rrebelimin e marsit 1922. Me dėshtimin edhe tė kėtij rrebelimi Hasan Prishtina u end nė Zonėn Neutrale tė Junikut. Si kuptohet, pėr vetė natyrėn e personazheve historikė, ishte e pritshme qė tė organizoheshin tė tjera rrebelime. Koha do tė provonte se kėto rrebelime, ndonėse me pėrmasa tė ndryshme, do tė ishin ato tė janarit 1923 dhe ai i qershorit 1924. Nė tė gjitha kėto zhvillime pėr fat tė keq politikani Hasan Prishtina ėshtė nė krahun destabilizues tė shtetit shqiptar.

Kronikė e pėrgjakshme nė Zonėn Neutrale tė Junikut

Zona Neutrale e Junikut, u krijua pas 9 nėntorit 1921, sipas njė vendimi tė fuqive tė mėdha. Ajo ishte njė zonė e lirė qė fillonte nga Qafa e Morinės e vazhdonte deri nė grykėn e Deēanit. Nė pėrbėrje tė zonės bėnin pjesė fshatrat Junik, Mulliq, Brovinė, Ponoshevc, Shishman, Babajt e Bokės, Kosharja e Popoēi.

Krijimi i Zonės Neutrale tė Junikut sigurisht qė ishte njė gjė pozitive pėr lėvizjen nacional ? ēlirimtare nė Kosovė, sepse kjo zonė mund tė bėhej njė strehė e sigurt pėr tė gjitha veprimet luftarake qė mund tė ndėrmerreshin kundėr pushtuesve serbė. Mirėpo pėr fat tė keq, kjo nuk i shėrbeu aq shumė kėtij qėllimi, por u bė shkas pėr destabilizimin e brendshėm tė shtetit shqiptar, pėr vetė faktin se drejtues tė caktuar tė kėsaj lėvizje, u bėnė palė me atė pjesė tė politikės qė e shfrytėzonte kėtė luftė pėr rrėzimin me ēdo kusht tė qeverisė shqiptare pėr interesa tė ngushta, pavarėsisht nga kostoja e shkaktuar qė sillte natyrisht edhe shkatėrrimit tė shtetit akoma tė dobėt shqiptar.

Siē thamė edhe mė lart, pas disa dėshtimeve politike, apo tė armatosura, si nė dhjetor 1921 dhe nė rrebelimin e marsit 1922, Hasan Prishtina, njė kundėrshtar i vendosur i Ahmet Zogut, mendoi se ishte rasti tė hakmerrej kundėr tij duke pėrdorur Zonėn Neutrale tė Junikut.

Nė ditėt e para tė janarit 1923, grupe njerėzish tė armatosur nėn drejtimin e Hasan Prishtinės, Bajram dhe Hysni Currit, sulmuan pa asnjė shkak trupat qeveritare nė prefekturėn e Kosovės (pjesa e Shqipėrisė), zunė Tropojėn dhe rrethuan Krumėn. I gjithė ky sulm i pabesė kundėr njė prefekture tė shtetit shqiptar, nuk mund tė mos kishte vlera veēse negative. Ai fuste vėllavrasjen, i shėrbente qorrazi njė pjese tė politikės sė sėmurė pėr pushtet nė Shqipėri dhe mbillte njė kaos qė s'dihej se deri ku mund tė shkonte.

Mė 18 janar 1923, gazeta "Populli" qė drejtohej nga Bedri Pejani, pėrshkruan ndėr tė tjera edhe sulmin nė fjalė kundėr institucioneve tė shtetit shqiptar. Ndėr tė tjera nė artikullin "Ngjarjet e Krumės" thuhet:

"Nė zonė asnjanėse nga ana e Kosovės, dihej qė pėrpara qė qenė mbledhė disa njerėz si Hasan Prishtina, Bajram Curri e Hyni Curri, tė cilėt po mundoheshin me bashkuem kryengritėsit antiserbė tė Kosovės e po dojshin tė pėrgatisnin diēka kundėr qeverisė e Shqipnisė sė lirė qė nuk u ka mbet borxha kurrgja. Njė pjesė e kėtynė tė mjerėve qė kishin ardhė tė gjejnė shpėtim nė zonė asnjanėse, u mashtruan dhe u banė vegėl tė mėsyejnė ēerdhen tė ma mbrame tė vet.

Populli i zonės asnjanėse po qahej se po i hajshin bukėn e po i prishnin qetėsinė e rehatin ndėr shpėpija tė tij; por Hasan Prishtina larg qė tė mendojė hallin e popullit, po mundohej tė bashkojė edhe kėtė me tė tjerėt, kėshtu tė pėrgatisė njė fuqi tė mirė qė tė dalė nė krye tė qėllimit vet.

Hasan Prishtina pėr me sigurue bashkimin e duhun e pėr me lidhė njė besė ndėrmjet popullit e tė ikunvet, kishte bam nji mbledhje kryetarėsh nė Junik ku ju kishte prishė puna ma tepėr pse parija e popullit tė zonės, me tė marrmen vesh qėllimin, kishin protestue e kishin ikė prej mbledhje. Mbi kėtė punė Hasan Prishtina me nji pjesė tė kėtyne tė ikunve, kishte dalė nė Qar, dy sahat larg Krumės dhe i kishte dėrgue nji letėr kėrcėnimi prefektit. Prefekti z.Adush Kastrati, iu kishte pėrgjigjė qė asht ushtar e qė ka me veprue mbas urdhnit tė tė parėve, vetėm si kosovas e uronte qė po meerte nė qafė emigrantėt e Rugovės e tė viseve tė tjera pa pikė dhimbjeje.

Mbė 6 tė kėtij mueji, po mėsyhej rrethkomanda e Tropojės e mbė 7 nė mėngjez herėt po rrethohej Kruma e po fillonte pushka.

Prefekti bashkė me qarkomandantin e prefekturės, z.Riza Cerova me 80 gjindarmė e 50 ushtarė, po mbylleshin ndėr kulla e po betoheheshin pėr tė mos me e lėshuem me tė gjallė Krumėn.

24 sahat pushkė e mbrapa nji kundramėsyeme bashkė me popull qė u armatos sė shpejti, tė pėrgjakun e tė mundun rrebelt ikėn e u futėn prap nė zonė asnjanėse.

18 tė vra e 10 tė plagos mbetėn nė fushė tė luftės prej rrebelėve. Forca e jonė asht mbledhė nė kufi tė zonės, nuk dijm ene a do tė ndiqen brenda apo jo".

Ngjarja nė fjalė shoqėrohej edhe me njė shėnim tė redaksisė sė gazetės ku midis tė tjerash thuhej se "Hasan Prishtona na ka kushtue mjaft", duke kujtuar si shumė tė dėmshme mėsymjen e qendrave qeveritare tė prefekturės sė Kosovės (Tropoja e Kruma), grushtet e shtetit tė dhjetorit 1921 dhe tė marsit 1922 etj, tė cilat sipas gazetės kanė pėrpirė "mjaft gjak e tė holla". Sė fundi gazeta e mbyllte shėnimin e saj me kėto fjalė:

"Duhet ditė qė ky atdhe ku mbėshtetet krejt shpresa e kombit mbarė, nuk i jep leje kurrkujt me qitė ngatėrresa, me ba intriga, me shkretue vendin e mė shtue numrin e viktimave nėpėr votrat tona, tue bashkue frikėn dhe korien nė derė tė nji elementi fisnik qė nuk ia ktheu pushkėn Shqipnis e flamurit tė saj. Kėshillojmė pra edhe nji herė qeverinė tonė me marrė masa radikale, e mė i dhanė fund nji situacioni heroiko?komik qė na pruni luftėn vllaznore rreth Krumės dy herė brenda 6 muajsh. Sa pėr popullin e asaj prefekture si edhe nji pjesė tė fortė tė emigrantėve, jemi tė sigurt qė kan pėr ta pėrkrahė veprimin qeveritar me shpirt e me zemėr".

Nga leximi i kėtyre rreshtave vėrehen shumė dukuri tė ndodhura atėhere. Sigurisht njėra nga to ėshtė edhe rreshtimi i Riza Cerovės kundėr Hasan Prishtinės dhe Bajram Currit, fakt qė ėshtė fshehur tėrėsisht nga historiografia komuniste, e cila ėshtė marrė vetem me alencėn e tyre nė grushtshtetin e qershorit 1924, lindur kjo pėr interesa tė pėrbashkėta.

Vrasja e Beqir Vokshit

Nuk do tė kalonte shumė kohė dhe njė tjetėr ngjarje e rėndė do tė ndodhte nė zonėn e Junikut. I cilėsuar si njėri nga personat qė i kishte prishur punė planeve tė Hasan Prishtinės, Beqir Vokshi do tė vritej pabesisht teksa udhėtonte nga Juniku pėr nė Krumė.

Sipas dokumentave tė Arkivit tė Shtetit, prefektura e Kosovės, i kish dėrguar njė letėr rezervat Beqir Vokshit pėr tė ftuar tė gjithė krerėt e krahinės dhe nė Krumė nė mėnyrė qė tė ndalohej gjakderdhja e kotė dhe e panevojshme pėr interesa tė caktuara politike. Pas marrjes sė kėsaj letre, Beqir Vokshi sė bashku me Sali Bajraktarin nga Juniku, mė 22 janar 1923, nisen pėr nė Krumė. Rrugės pėr kėtu, Beqir Vokshi dhe bashkėudhėtari i tij vriten nga njerėzit qė kishte dėrguar Hasan Prishtina. Nė telegramin qė zv/prefekti i Krumės i dėrgoi Ministrisė sė Punėve tė Brendshme mė 26 janar 1923, rendit si vrasės tė Beqir Vokshit, Azem Galicėn, Ram Binakun, etj. Si shkak tė vrasjes, zv/prefekti thekson se qėllimi i ardhjes sė Beqir Vokshit ka qenė ndalimi i popullit pėr tė marrė pjesė nė vėllavrasjen qė po shkaktohej pėr interesat e ulėta politike.

Mė 31 janar 1923, nė faqen 4 tė saj, gazeta Populli" e Bedri Pejanit, njoftonte lexuesin pėr atė qė ajo e quante "vrasjen mizore", tė Beqir Vokshit.

Gazeta e pėrcjell kėtė ngjarje me kėto fjalė:

"Nji telegraf i fortė i shkurt prej djelmėnisė sė Kosovės, thotė se i pėrmenduni patriot Beqir Vokshi, ra dėshmor nga plumbat e ēetės sė Hasan Prishtinės. Ky lajm i zi vėrtetohet dhe nga telegrafet qė kan marrė Ministria e Punėve tė Brendshme e ajo e Luftės prej autoriteteve kompetente tė prefekturės sė Kosovės. Hollėsitė e kėtij lajmi janė deri mė ditė tė sodit kėto:

Mbase u thyen kryengritėsit pėrpara Krumės, e u futėn pėrsėri nė Zonėn Neutre, Beqir Vokshi bashkė me parien e katundeve tė kėsaj zone, duel prej Junikut dhe u nis pėr nė Krumė. Ēetat e Hasan Prishtinės kėrkuen mos me e lėshue me shkue. Pushka krisi nė mes e mba nji sahat luftet mbeti vdek Beqir Vokshi e nji shoku i tij".

Nė shėnimin pėrkatės gazeta thekonte:

"Vrasja ka nji randėsi tė posaēme e ata qė njofin mirė Kosovėn kanė pėr t'u ēuditė prej kėtij guximi tė kobshėm e tradhtar kaq tė randė qė mujti m'u krye pej dorės sė Hasan Prishtinės".

Kush ishte Beqir Vokshi (1890 ? 1923)

Lindi mė 1890 nė Gjakovė. Ishte nip i Sulejman Vokshit. Pas pushtimit tė Gjakovės nga serbėt mori pjesė nė forcat e armatosura tė shtetit shqiptar nė Durrės.

Mė 1915 u bashkua me Hasan Prishtinėn dhe Bajram Currin, duke iu bėrė kėtyre mjaft ndere. Po ashtu aktivizohet edhe nė Komitetin e Mbrojtjes sė Kosovės, i cili ishte krijuar mė 1 maj 1918. Nė vitet 1918 ? 1920 mbeti nė Kosovė.

Nė qershor 1920 luftoi kundėr lėvizjes esadiste nė Tiranė.

Nė vitin 1921, e deri nė muajt e parė tė vitit 1922, sėmundja e detyroi tė shtrohej nė njė sanatorium tė Vjenės. Pasi la Vjenėn u kthye nė atdhe, e pikėrisht nė Zonėn Neutrale tė Junikut, zonė qė kishte kohė qė vlonte nga trazirat.

Qėllimi i tij mbeti ndalimi i keqpėrdorjes sė ēetave kryengritėse nga Hasan Prishtina kundėr shtetit tė ri shqiptar dhe gjetja e gjuhės me kryeministrin e atėhershėm shqiptar Ahmet Zogu. Pėr njė dėshirė dhe njė qėllim tė tillė, Beqir Vokshi vritet mė 22 janar 1923 nga forcat qė drejtoheheshin nga Hasan Prishtina.

Shkrimi qė po botojmė ėshtė i pari i kėtij lloji nė shtypin shqiptar.

Pėrfundim i padėshiruar

Vrasja e Beqir Vokshit, mund tė konsiderohet si njė vrasje e pastėr politike. Ajo pati veēse konsederata dhe dėmtoi rėndė ēėshtjen kombėtare pėr disa shkaqe. Kjo vrasje pėrveēse solli njė element tė ri pėrēarjeje, ndihmoi sė tepėrmi nė suprimin e Zonės Neutrale tė Junikut, zonė e cila nuk filloi tė pėrdorej mė pėr ato qėllime qė mund tė pėrdorej nė dobi tė ēėshtjes kombėtare pėr tė organizuar njė lėvizje nacional ? ēlirimtare nė Kosovė. Nė kėtė pikė sigurisht qė pėrgjegjėsia mė e madhe bie mbi Hasan Prishtinėn si drejtuesi kryesor i ēetave tė armatosura dhe si njeriu qė i ktheu drejtimin kėsaj lėvizjeje, nė kahun qė i interesonte atij politikisht kundėr kundėrshtarėve tė tij politikė qė ishin njėkohėsisht edhe drejtuesit e shtetit shqiptar.

Pak pas vrasjes sė Vokshit, ngjarjet pėrvijuan mė tej nė anėn e padėshiruar tė tyre.

Mė 14 janar 1923, ministri i Luftės Haki Tatzati me anė tė njė telegrami kumtonte se "...Currat (Hyni dhe Bajram ?shėnim) me Hasan Prishtinėn janė tue ba pėrgatitje nė Malėsi tė Gjakovės pėr nji lėvizje tjetėr". Me tej ministri urdhėronte moslejimin e veprimeve tė mėtejshme tė kėtij grupi me ēdo mėnyrė qoftė.

Me gjithatė pėr fat tė keq sėrish nė mars 1923, forcat e drejtuara nga Hasan Prishtina, Bajram Curri, Hysni Curri etj, sulmuan pėrsėri Krumėn, pas njė fjalimi tė zjarrtė tė Hasan Prishtinės. I gjithė sulmi i ndėrmarrė kundėr shtetit shqiptar, bazohej nė armiqėsinė personale tė Hasan Prishtinės me Ahmet Zogun, i cili nė atė kohė ishte kryeministėr dhe ministėr i Punėve tė Brendshme i Shqipėrisė.

Gjendja gjatė gjithė vitit 1923 nuk pati ndonjė pėrmirėsim tė madh.

Kur mė 31 maj 1923 nė Kėshillin Kombėtar, deputeti Ali Kėlcyra propozoi qė tė falen ndėr tė tjerė edhe Bajram Curri, kryeministri Ahmet Zogu dekraroi se atė ditė forcat e Bajram Currit kishin vrarė dy ushtarė nė grykė tė Dragobisė (shih "Bisedimet e Kėshillit Kombėtar 1923", faqe 955).

Nė fund tė vitit 1923, grupi nė fjalė mbėshteti kandidaturėn e Avni Rustemit si depetet nė Kuvendin Kushtetues tė Mbreėtėrisė Shqiptare. Ajo qė mund tė thuhet ėshtė se zgjedhjet e kėsaj zone lanė shumė pėr tė dėshiruar.

Ngjarjet arritėn njė zhvillim akoma mė negativ kur nė maj 1924 filloi rrebelimi i armatosur i mbėshtetuar nga garnizonet ushtarake tė Shkodrės e Pėrmetit, forcat e Bajram Currit, tė Elez Isufit dhe ato tė shoqėrisė "Bashkimi".

Pėrfundimi ishte pra mė i mbrapshtė nga ē'parashikohej atėherė.