Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3

Tema: Uria e Madhe

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e kriskulli
    Anėtarėsuar
    16-08-2013
    Vendndodhja
    Europė
    Postime
    62

    Uria e Madhe

    Uria e Madhe


    Midis “njollave tė bardha” tė historisė sovjetike ka qenė pėr njė kohė tė gjatė Uria e madhe e viteve 1932-1933, qė, sipas burimeve tė pakundėrshtueshme, ka dhėnė 6 milion viktima. Kjo katastrofė nuk ishte njė uri si tė tjerat, si uritė qė kishte njohur mė parė Rusia cariste nė intervale kohe tė rregullta dhe tė herėpashershme. Ajo ishte pasojė direkte e sistemit tė ri “tė shfrytėzimit ushtarako-feudal” tė fshatarėsisė, sipas shprehjes sė udhėheqėsit bolshevik antistalinian Nikolai Buharin, tė vendosur gjatė kolektivizimit tė detyruar dhe njė ilustrim tragjik i njė regresi social tė madh, qė shoqėroi sulmin e filluar ndaj fshatit nga pushteti sovjetik nė fund tė viteve 1921-1922.

    Ndryshe nga uria e viteve 1921-1922, e pranuar nga autoritetet sovjetike, tė cilat bėnin thirrje pėr njė kohė tė gjatė pėr ndihmė ndėrkombėtare, ajo e viteve 1932-1933 ėshtė mohuar nga regjimi, i cili me anė tė propagandės sė tij arriti tė mbysė disa zėra tė ngritur jashtė shtetit, qė kėrkonin tė bėnin prezentė kėtė tragjedi. Mbytja e sė vėrtetės ėshtė realizuar nga dėshmitė e fabrikuara, si ajo e deputetit francez dhe udhėheqės i Partisė radikale, Eduart Herriot, i cili, duke udhėtuar nė Ukrainė, nė vitin 1933, trumbetonte fort se kishte parė vetėm “kopshtet me zarzavate tė kolkozeve tė kultivuara dhe bonifikuara nė mėnyrė tė admirueshme” dhe “tė mbjella, sigurisht, pėr t’i pasur zili”, pėrpara se tė pėrfundojė: “Unė kam pėrshkruar Ukrainėn. Ju pohoj se kam parė njė kopsht nė lulėzim tė plotė”. Kjo verbėri ishte sė pari rezultat i njė skenari tė plotė organizuar nga GPU-ja pėr miqtė e huaj, ku intenerari planifikohej nga kolkozet nė kopshtet e fėmijėve model. Kjo verbėri sigurisht ishte e bazuar nė konsiderata politike, kryesisht nga ana e politikanėve francez, nė atė kohė nė pushtet, tė cilit kishin shqetėsimin pėr tė mos ndėrprerė procesin e afrimit tė projektuar me Bashkimin Sovjetik pėrballė njė Gjermanie qė ishte bėrė gjithnjė e mė kėrcėnuese si pasojė e ardhjes nė pushtet tė Adolf Hitlerit.

    …

    Sigurisht nuk mund tė kuptojmė urinė e viteve 1932-1933 pa e vendosur nė konceptin e marrėdhėnieve midis shtetit sovjetik dhe fshatarėsisė, si pasojė e kolektivizimit me forcė nė fshat. Nė fshatrat e kolektivizuar roli i kolkozeve ishte strategjik. Kishte si qėllim t’i siguronte shtetit dorėzimin fiks tė prodhimeve bujqėsore dhe shoqėrohej me njė propagandė tė lartė fiktive pėr tė korrat “kolektive”. Ēdo vjeshtė, fushata e grumbullimit transformohej nė njė provė tė vėrtetė forcash midis shtetit dhe fshatarėsisė, qė me dėshpėrim pėrpiqej tė mbante pėr vete njė pjesė tė tė korrave. Loja ishte e madhe: pėr shtetin marrja, pėr fshatarėsinė mbijetes. Sa mė pjellore tė ishte zona, aq mė shumė taksohej. Nė vitin 1930 shteti mblodhi 30% tė prodhimit bujqėsor nė Ukrainė, 38% nė fushat e pasura tė Kubanit, nė Kaukazin e Veriut kėto pėrqindje arritėn 41.5, 47 dhe 39.5. Njė marrje e tillė ērregullonte plotėsisht ciklin e prodhimit, mjafton tė kujtojmė se nė NEP fshatari tregtonte vetėm 15-20% tė tė korrave duke rezervuar 12-15% pėr mbjelljet, 25-30% pėr bagėtinė dhe pjesėn qė mbetej pėr konsum vetjak. Midis fshatarėve tė vendosur tė pėrdornin tė gjitha strategjitė pėr tė ruajtur njė pjesė tė tė mbjellave dhe autoriteteve lokale tė detyruar pėr tė plotėsuar me ēdo kusht planin e vitit 1932, njė plan ireal, 32% mė i lartė se ai i vitit 1931, konflikti ishte i paevitueshėm.

    Fushata e grumbullimit e vitit 1932 filloi shumė ngadalė. Kur nisėn tė grumbullohen tė korrat e para, fshatarėt zunė tė fshehin ose tė “vjedhin” natėn njė pjesė tė tyre. U formua “fronti i rezistencės pasive”, pėr tė pėrballuar marrėveshjen e heshtur dhe reciproke, qė shpesh shkonte nga kolkozianėt e brigadierėt, nga brigadierėt te llogaritarėt, nga llogaritarėt te drejtori i kolkozit (fshatar i zgjedhur kohėt e fundit), nga drejtori te sekretari lokal i Partisė. Pėr “tė marrė drithėrat” autoritetet qendrore duhej tė dėrgonin “brigada tė reja tė goditjes” tė mbledhura nė qytet midis komsomolasve dhe komunistėve.

    Pėr klimėn e luftės qė mbizotėronte nė fshat, ja se ēfarė i shkruante hierarkisė njė instruktor i Komitetit Qendror Ekzekutiv nė mision nė njė rreth bujqėsor tė Vollgės sė poshtme:

    «Arrestimet dhe kontrollet realizohen nga cilido: nga anėtarėt e sovjetit rural, nga emisarėt e ēdo lloji, anėtarėt e brigadave tė sulmit, nga ēdo komsomolas qė nuk pėrton. Kėtė vit 12% e pronarėve tė rrethit kanė kaluar para gjyqit pa llogaritur kėtu kulakėt e internuar, fshatarėt e dėnuar me gjoba etj. Sipas pėrllogaritjeve tė ish ndihmėsprokurorit tė rrethit, gjatė vitit tė fundit, 15% e popullsisė sė rritur ka qenė viktimė e formave tė ndryshme tė dhunės. Nė qoftė se i shtojmė kėsaj atė se gjatė viteve tė fundit afėrsisht 800 pronarė janė pėrjashtuar nga kolkozet, ju do tė formoni njė ide pėr tejkalimin e masės sė dhunės nė rreth (…). Nėse pėrjashtojmė rastet kur dhuna ėshtė vėrtetė e justifikuar, duhet thėnė se efikasiteti i masave tė dhunės nuk pushon sė rėni nė masėn ku duke kaluar njė limit, ajo bėhet e vėshtirė pėr t’u aplikuar (…). Tė gjithė janė gati tė shpėrthejnė. Burgu i Balashovit pėrmban 5 herė mė shumė njerėz se sa ėshtė parshikuar, edhe nė Elan, nė burgun e vogėl tė rrethit, janė 610 vetė. Gjatė muajit tė fundit, burgu i Balshovit ka “kthyer” nė Elan 78 tė dėnuar, midis tė cilėve 48 ishin mė pak se 10 vjeē, 21 prej tyre u liruan menjėherė (…). Pėr tė pėrfunduar analizėn pėr kėtė metodė tė famshme, e vetmja e adoptuar kėtu, ėshtė metoda e forcės – dy fjalė mbi individin fshatari pėrballė tė cilit gjithēka ėshtė bėrė pėr ta kthyer nė punėt e mbjelljes dhe tė prodhimit.
    Shembulli i mėposhtėm tregon se deri nė ēfarė mase individėt fshatarė janė tė terrorizuar: nė Morti, njė fshatar, i cili megjithėse kishte pėrmbushur planin e tij 100%, erdhi tė takojė shokun Femiēev, kryetar i Komitetit Ekzekutiv tė rrethit dhe i kėrkoi ta internonin nė Veri, pasi “nuk mund tė jetojmė nė kėto kushte”. Shembulli tjetėr ėshtė edhe peticioni i firmosur nga 16 fshatarė tė sovjetit rural tė Aleksandrovit, me tė cilin fshatarėt kėrkonin t’i dėrgonin nė internim larg zonės sė tyre! (…). Shkurt, e vetmja formė e “punės me masat” ėshtė “sulmi”, “sulmohen” farėrat, kreditė, rritja e bagėtive, “sulmohet” puna etj. Asgjė nuk bėhet pa “sulm” (…). “Sulmohet” natė, nga ora 9-10 e darkės deri nė mėngjes. “Sulmi” zhvillohet nė mėnyrėn e mėposhtme: “brigadat e sulmit”, tė vendosura nė izba “thėrrasin” me radhė ēdo njeri qė nuk ka mbushur kėtė apo atė detyrim ose plan dhe i “bind” me mėnyra tė ndryshme pėr tė plotėsuar detyrimet e tyre. Kėshtu “sulmohet” ēdo njeri i venė nė listė dhe sulmi vazhdon gjatė gjithė natės.»

    Nė arsenalin e dhunės, ligji i famshėm i nxjerrė mė 7 gusht 1932, mė i forti i luftės midis fshatarėve dhe regjimit, luante njė rol vendimtar. Ai parashikonte se mund tė dėnohej me 10 vjet burg nė kamp ose me vdekje “ēdo vjedhje ose shpėrdorim i pronės socialiste”. Ai njihej nė popull me emrin “ligji i duajve”, pasi personat e dėnuar mė shpesh kishin vjedhur disa duaj grurė ose thekėr nė arat e kolkozeve. Ky ligj i kobshėm bėri qė tė dėnohen, nga gushti 1932 deri nė dhjetor 1933 mė tepėr se 125.000 vetė, prej tė cilėve 5.400 me vdekje.

    Me gjithė kėto masa drakoniane, drithi nuk grumbullohej. Nė mes tė tetorit 1932, plani i grumbullimit pėr zonat kryesore tė drithėrave tė vendit ishte plotėsuar 15-20%. Mė 22 tetor 1932, Byroja Politike vendosi tė dėrgojė nė Ukrainė dhe Kaukazin e Veriut pėr tė shpejtuar grumbullimin dy komisione tė jashtėzakonshėm, njė i drejtuar nga Vjaēesllav Molotov dhe tjetri nga Llazar Kaganoviē. Nė 2 nėntor, komisioni i Llazar Kaganoviēit, ku bėnte pjesė dhe Henrih Jagoda, arriti nė Rostov-mbi-Don. Ai zhvilloi menjėherė njė mbledhje me tė gjithė sekretarėt e Partisė tė zonės sė Kaukazit tė Veriut, si pėrfundim i tė cilit u adaptua vendimi i mėpshtėm: “Si pasojė e dėshtimit tė shėmtuar tė planit tė grumbullimit tė drithėrave, organizatat lokale tė Partisė duhet tė detyrohen pėr tė eliminuar sabotimin e organizuar nga elementėt kulakė kundėr-revolucionar qė kanė marrė drejtimin e sabotimit”. Pėr njė numėr rrethesh tė shkruar nė “tabelėn e zezė” (sipas terminologjisė zyrtare) u morėn masat e mėposhtme: tėrheqje e gjithė prodhimeve nga dyqanet, ndalimi i plotė i tregtisė, dorėzimi i menjėhershėm i tė gjitha kredive tė dhėna, tatim i jashtėzakonshėm, arrestim i tė gjithė “sabotatorėve”, “elementėve tė huaj” dhe “kundėr-revolucionarė” sipas njė procedure tė shpejtuar nėn udhėheqjen e GPU-s. Nė rast se “sabotimi” do tė vazhdonte, popullsia do tė kalonte nė internime masive.

    Vetėm gjatė muajit nėntor 1932, muaji i parė i “luftės kundėr sabotimit”, 5 000 komunistė nė fshat u gjykuan si “bashkėpunėtorė nė krim” ndaj “sabotimeve” nė fushatėn e grumbullimeve dhe 15 000 kolkozianė nga Kaukazi i Veriut, zonė strategjike nė prodhimin e drithėrave, u arrestuan. Nė dhjetor filluan internimet masive, jo vetėm tė kulakėve, por tė fshatrave tė tėra, kryesisht tė “stanicave kozake” tė goditura edhe nė vitin 1920 me masa tė njėjta. Numri i kolonėve special filloi tė ngrihet. Nė qoftė se nė vitin 1932 tė dhėnat e administratės sė Gulagėve flisnin pėr ardhjen e 71 236 tė internuarve, nė vitin 1933 u regjistrua njė fluks prej 268 091 kolonėsh specialė.

    Nė Ukrainė, komisioni Molotov mori masa tė njėjta: regjistrimi nė “tabelėn e zezė” i rretheve ku plani i grumbullimit nuk ishte realizuar, me tė gjitha pasojat qė pėrshkruam mė sipėr, si pastrim i organizatave lokale tė Partisė, arrestime masive jo vetėm tė kolkozianėve, por edhe tė kuadrove tė kolkozeve, qė dyshoheshin se kishin “minimizuar prodhimin”. Shpejt kėto masa u shtrinė nė zona tė tjera prodhuese tė drithėrave.
    Kėto masa shtypėse mund tė lejonin shtetin tė fitonte luftėn kundėr fshatarėve?
    Ja ē’nėnvizon konsulli italian nė Novorosijsk nė njė raport tė hollėsishėm:

    «Aparati sovjetik shumė i fuqishėm dhe i armatosur, nuk fakt nuk ka mundėsi pėr tė fituar nė njė ose shumė beteja me radhė, pasi armiku nuk ėshtė i grumbulluar por i shpėrndarė dhe lodhet nė njė numėr tė pafund operacionesh tė vogla: kėtu fushat nuk janė tė rrethuara, disa kuintal drithė janė fshehur, pa llogaritur njė traktor qė nuk punon, njė tė dytė tė prishur me qėllim, njė tjetėr qė sillet kot nė vend qė tė punojė… Dhe konstatohet mė pas se magazina ka qenė plaēkitur, se regjistrat e llogarisė, tė mėdhenjtė e tė vegjlit, janė mbajtur keq ose janė falsifikuar, se udhėheqja e kolkozeve nga frika ose nga keqdashja, nuk kanė deklaruar tė vėrtetėn nė raportet e tyre… Dhe kėshtu vazhdon deri nė pafundėsi dhe gjithmonė pėrsėritet, nė kėtė territor gjigand! (…) Armikun, duhet shkuar ta kėrkosh shtėpi mė shtėpi, fshat mė fshat. Kjo ėshtė si tė mbash ujė nė njė kovė tė shpuar.»

    Kėshtu, pėr tė mundur armikun, mbetej vetėm njė zgjidhje: ta vesh nė uri. Raportet e para mbi rrezikun e njė “situate ushqimore kritike” pėr dimrin e vitit 1932-1933 kishin ardhur nė Moskė qė nė verėn e vitit 1932. Nė gusht 1932, Molotovi i raportoi Byrosė Politike se ekzistonte “njė kėrcėnim i vėrtetė i urisė nė rrethet ku tė korrat kishin qenė tė shkėlqyeshme”. Megjithatė ai propozoi pėr tė plotėsuar me ēdo kusht planin e grumbullimit. Nė muajin gusht, kryetari i kėshillit tė Komisionit tė Popullit tė Kazakistanit, Isajev, njoftoi Stalinin mbi rrezikun e urisė qė kėrcėnonte kėtė republikė, ku kolektivizim-sedentarizmi kishin ērregulluar plotėsisht ekonominė nomade tradicionale. Madje, edhe stalinistėt mė fanatikė, si Stanislav Kosior, sekretar i zonės sė Dniepropetrovskut, i kėrkuan Stalinit dhe Molotovit tė ulej plani i grumbullimit. Katajeviēi i shkruante Molotovit nė nėntor 1932 se, “me qėllim qė prodhimi nė tė ardhme tė rritej nė pėrputhje me nevojat e shtetit proletar, ne duhet tė marrim nė konsideratė nevojat minimale tė kolkozianėve, nė tė kundėrtėn nuk do tė ketė mė njeri pėr tė mbjellė dhe pėr tė siguruar prodhimin”.
    Molotovi i pėrgjigjet: “Pozicioni juaj ėshtė i pasaktė, jobolshevik. Ne, bolshevikėt, nuk mund tė vėmė nevojat e shtetit, nevoja tė pėrcaktuara saktė nga vendimet e Partisė, as nė vend tė dhjetė, as nė vend tė dytė”.

    Disa ditė mė vonė, Byroja Politike u dėrgoi autoriteteve lokale njė qarkore duke i urdhėruar se ata qė nuk kishin plotėsuar ende planin e tyre, do t’u merrej “i gjithė drithi qė dispononin, duke pėrfshirė kėtu edhe tė ashtuquajturėn rezervė pėr farė!”
    Duke qenė tė detyruar tė dorėzonin nėn kėrcėnim, madje edhe nėn tortura, tė gjitha rezervat e pakta, duke mos pasur as mjetet, as edhe mundėsinė pėr tė blerė ēdo gjė, miliona fshatarė tė zonave bujqėsore, mė tė pasura tė Bashkimit Sovjetik, kaluan nė uri dhe nuk kishin rrugė tjetėr shpėtimi vetėm tė shkonin nė qytete. Nė 27 dhjetor 1932, qeveria sapo vuri pasaportat e brendshme dhe regjistrimin e detyrueshėm pėr qytetarėt, pėr tė kufizuar eksodin rural, pėr tė eliminuar parazitizmin social dhe pėr tė “luftuar infiltrimin e elementėve kulak nė qytete”. Pėrballė eksodit fshatar tė mbijetesės, mė 22 janar 1933, Byroja Politike i dėrgoi njė qarkore qė dėnonte me njė vdekje tė programuar miliona tė uritur. E firmosur nga Stalini dhe Molotovi, ajo urdhėronte autoritetet lokale dhe nė veēanti GPU-nė tė ndalonin “me tė gjitha mėnyrat eksodin masiv tė fshatarėve tė Ukrainės dhe tė Kaukazit tė Veriut drejt qyteteve. Pas arrestimit tė elementit kundėr-revolucionarė, tė ikurit e tjerė tė kthehen nė vendin e tyre”. Qarkorja shpjegonte kėshtu situatėn: “Komiteti Qendror dhe qeveria kanė prova qė ky eksod masiv i fshatarėve ėshtė organizuar nga armiku i pushtetit sovjetik, nga kundėrrevolucionarėt dhe agjentėt polakė pėr tė propaganduar kundėr sistemit tė kolkozeve, nė veēanti, dhe pushtetit sovjetik nė pėrgjithėsi”.

    Nė tė gjitha zonat e prekura nga uria, u ndalua menjėherė shitja e biletave tė trenit, u ngritėn postblloqe dhe pika kontrolli nga njėsitė speciale tė GPU-s pėr tė ndaluar fshatarėt qė largoheshin nga fshati i tyre. Nė fillim tė marsit tė vitit 1933 njė raport i Policisė Politike saktėsonte se gjatė njė muaji 219 460 vetė ishin kapur nė kuadrin e operacioneve tė destinuara pėr tė penguar eksodin e fshatarėve tė uritur nė drejtim tė qyteteve dhe 186 558 ishin “kthyer nė vendin e tyre”, tė tjerėt ishin arrestuar dhe gjykuar. Por raporti nuk fliste pėr gjendjen e personave tė dėbuar nga qyteti.
    Ja dėshmia e konsullit italian nė Harkov, nė zemėr tė njėrit prej rajoneve tė prekur nga uria:

    «Para njė jave, u organizua shėrbimi i mbledhjes sė fėmijėve tė braktisur. Pėrveē fshatarėve qė shkojnė nė drejtim tė qytetit, sepse nuk kanė asnjė shpresė pėr tė jetuar nė fshat, ka fėmijė qė i kanė sjellė kėtu dhe qė mė pas janė braktisur nga prindėrit tė cilėt kthehen nė fshat pėr tė vdekur. Kėta tė fundit shpresojnė se nė qytet ndokush do tė kujdeset pėr fėmijėt e tyre (…) Qė prej njė jave janė mobilizuar rojet me bluza tė bardha, tė cilat patrullojnė qytetin dhe i dėrgojnė fėmijėt nė postėn mė tė afėrt tė policisė (…) Pranė mesnatės fillojnė t’i transportojnė me kamion nė stacionin e mallrave tė Donecit tė Veriut. Kėtu mbledhin edhe fėmijėt e gjetur nė stacion, nė trena, dhe familjet e fshatarėve, persona tė vetmuar nė moshė tė madhe, tė mbledhur nėpėr qytete gjatė ditės. Ka personel mjekėsor (…) i cili bėn “zgjedhjen”. Ata qė ende nuk janė tė ėnjtur dhe qė kanė shanse pėr tė jetuar, janė nisur drejt barakave tė Malit tė Ftohtė, ku nė hangarėt, mbi kashtė, janė nė agoni rreth 8 000 vetė, kryesisht fėmijė (…) Ata qė janė ėnjtur transportohen me trenin e mallrave pėr nė fshat dhe lihen tė braktisur 50-60 km. nga qyteti, me qėllim qė tė vdesin pa u parė (…) Me tė arritur pranė fshatrave nė vendin e zbritjes hapen gropa tė mėdha dhe tė vdekurit hidhen aty nga vagoni.»

    Nė fshat vdekshmėria arrin maksimumin nė pranverėn e 1933. Urisė i shtohet dhe tifoja. Nė fshatra me disa mijėra banorė, ata qė mbijetuan ishin disa dhjetėra. Pėr raste kanibalizmi bėhet fjalė nė raportet e GPU-s dhe nė atė tė konsullit italian nė Harkov:

    «Ēdo natė nė Harkov mbledhin 250 kufoma tė atyre qė kanė vdekur nga uria ose nga tifoja. Gjatė ekzaminimeve mjeko-ligjore vihet re se njė numri tė madh tė tė vdekurve u kanė hequr mėlēinė: kjo duket se ėshtė hequr me njė prerje tė gjatė. Policia arriti tė kapi disa nga kėta “prerės” misteriozė, tė cilėt pranuan se me kėtė mish ata prodhonin njė lloj “pirozhok” (paté) qė e shisnin nė treg.»

    Nė prill 1933, shkrimtari Mihail Shollov, duke kaluar nė njė qendėr tė banuar tė Kubanit, i shkroi dy letra Stalinit, duke i pėrshkruar me hollėsi mėnyrėn se si autoritetet lokale i kishin marrė me forcė, me anė tė torturės, tė gjitha rezervat e kolkozianėve duke i ēuar nė uri. Ai i kėrkonte sekretarit tė parė pėr tė dėrguar njė ndihmė ushqimore. Nė pėrgjigjen ndaj shkrimtarit, Stalini pėrshkruante pa asnjė hezitim pozicionin e tij: fshatarėt ishin ndėshkuar pikėrisht se kishin bėrė “grevė dhe sabotim”, sepse, “kishin bėrė njė luftė pėr tė shkatėrruar pushtetin sovjetik, njė luftė pėr vdekje”. Gjatė vitit 1933, kur miliona njerėz vdisnin nga uria, pushteti sovjetik vazhdonte tė eksportonte jashtė shtetit 18 milion kv. drithėra pėr “nevojat e industrializimit”.

    Arkivat demografike dhe tė regjistrimit tė viteve 1937 dhe 1939, tė mbajtura sekret deri vitet e fundit, mundėsojnė tė vlerėsohen pėrmasat e urisė tė vitit 1933. Gjeografikisht, “zona e urisė” mbulonte tėrė Ukrainėn, njė pjesė tė zonave tė tokave tė zeza, fushat e pasura tė Donit, tė Kubanit, Kaukazit tė Veriut dhe njė pjesė tė Kazakistanit. Afro 40 milion njerėz u prekėn nga uria dhe skamja. Nė zonat e prekura mė shumė, si zonat rurale tė Harkovit, midis janarit dhe qershorit tė vitit 1933 vdekshmėria u dhjetėfishua nė krahasim me mesataren: 100 000 tė vdekur nė qershorin e vitit 1933 nė zonėn e Harkovit, ndaj 9 000 nė qershorin e 1932. Duhet shėnuar se shumė vdekje nuk ishin tė regjistruara. Zonat rurale ishin prekur mė rėndė se qytetet, por edhe kėto tė fundit nuk ishin kursyer. Harkovi brenda njė viti humbi mė tepėr se 120 000 banorė, Krasodari 40 000, Stavropoli 20 000.

    Jashtė “zonės sė urisė” edhe humbjet demografike, pjesėrisht nė sajė tė varfėrisė sė madhe nuk janė pėr t’u neglizhuar. Nė zonat rurale tė rajonit tė Moskės, mortaliteti u rrit me 50% nga janari deri nė qershor tė vitit 1933. Nė qytetin Ivanovo, teatėr i lėvizjeve tė urisė nė vitin 1932, mortaliteti u rrit me 35% gjatė gjashtėmujorit tė parė tė vitit 1933. Pėr vitin 1933 nė tė gjithė vendin shihet njė shtim i vdekjeve me mbi 6 milionė vetė. Shumica e kėsaj shtese ishte pėr shkak tė urisė, mund tė vlerėsohet nė 6 milionė vetė numri i pėrafėrt i viktimave tė kėsaj tragjedie. Fshatarėsia e Ukrainės e pagoi mė rėndė, mė sė paku 4 milion tė vdekur. Nė Kazakistan afro 1 milion tė vdekur, kryesisht nė popullsinė nomade, e cila qė nga koha e kolektivizimit nuk kishte mė kafshė dhe ishin tė detyruar tė qėndronin nė vend. Nė Kaukazin e Veriut dhe nė zonėn e tokave tė zeza njė milion tė vdekur…

    Nicolas Werth, nė “Libri i Zi i Komunizmit”, Besa, Tiranė, 2000.

    Burimi: MVSK
    Nė republikėn e mediokritetit gjeniu ėshtė i rrezikshėm

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar kriskulli pėr postimin:

    CRO (24-11-2014)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anėtarėsuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    305

    Pėr: Uria e Madhe

    Nderkohe apologjetet e komunizmit ia benin se Rusia i ka hambaret plot me grure dhe se po i hanin minjte...

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Uria e Madhe

    BRSS-ja e meriton titullin 'Urithja e madhe' ne nje planet plot fqinj dhe pa asnje mik.

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •