Ekspertët: Femrat shqiptare, azil në UK me pretendime të rreme se janë viktima trafikimi

Ekspertët: Femrat shqiptare, azil në UK me pretendime të rreme se janë viktima trafikimiLONDER- “Një numër gjithmonë në rritje i grave shqiptare shtatzënë, paguajnë bandat kriminale për ti kaluar në mënyrë ilegale në Britani, ku kërkojnë azil me pretendimin se janë viktima të trafikimit seksual”, tha një ekspert emigracioni.

Anthony Steen, ish- i dërguari i posaçëm për trafikimin e qenieve njerëzore në Mbretërinë e Bashkuar, tha se ndërsa numri i kërkesave nga gratë shqiptare që pretendojnë se janë trafikuar ka arritur rekordin, hetimet e qeverisë zbuluan që shumica e rasteve janë të fabrikuara.

“Janë sjellë në Britaninë e Madhe nga trafikantë, kriminelë të sofistikuar që e zgjedhin vendin si një tokë të butë për emigrantët dhe i udhëzojnë këto gra të dalin para autoriteteve me historinë se si janë trafikuar për prostitucion”, tha Steen.

Grave që pretendojnë se kanë qenë viktima të trafikut seksual, qeveria u ka financuar strehimin, ndërkohë që ministria e brendshme po heton pretendimet e tyre.

Sipas Entit të Banesave, që nga marsi i këtij viti, numri i shqiptarëve që aplikojnë për azil u rrit me 49 %, pra 1450 aplikime, nga 972 që ishin vitin e kaluar. Megjithatë raportimet për deklarimet e rreme, nuk mund të hedhin poshtë faktin se është një numër i madh femrash që janë trafikuar dhe shfrytëzuar seksualisht. (Thomson Reuters Foundation)

(m.k/BalkanWeb)