Balzaku: Njihni shekullin e kaluar duke lexuar "Kazanovėn"

Kėto ditė doli nga shtypi libri "Kujtime" i autorit Giacomo Casanova, vėllimi 3, sjellė nga enti botues 'HELGA's SE CRETS'.


Dihet se Kazanova ėshtė njė figurė komplekse e shekullit tė 18. Vetė Balzaku i madh do tė thoshte disa dhjetėvjeēarė pas vdekjes sė tij se shekulli qė kaloi nuk mund tė njihet pa lexuar Kazanovėn me kujtimet e tij. Aventurier, klerik, ushtarak, spiun i shumėfishtė, broker i bursave mė tė shquara evropiane, kumarxhi, duelist i shėnuar nga fati, themelues i lotarive kombėtare shtetėrore, frimason e kabalist i shquar i kohės, iluminist, filozof e, mbi tė gjitha njė gruar i madh, aq sa sot emri i tij pėrdoret si kulminacion i suksesit seksual tė njė mashkulli.
Si okultist dhe frimason, libri ka pjesė shumė intriguese si marrėdhėniet me zonjėn e shquar Urfe nė Paris, ku Kazanova ka qenė njė ezoterist i shquar, ndonėse nė njė moshė mė pak se 35 vjeē. Ai thotė se:
"Zonja d'Urfe mendonte se isha i pasur dhe e shikonte pozicionin tim te zyra e lotarisė thjesht si njė mjet qė unė tė mbetesha i panjohur. Nė vlerėsimin e saj, unė isha poseduesi jo vetėm i gurit tė themelit tė filozofisė, por edhe i fuqisė sė komunikimit me njė aradhė tė tėrė shpirtrash elementarė; pikėrisht, nisur nga kėto premisa ajo nxirrte deduksionin logjik se unė mund ta sillja botėn mbrapsht nėse doja dhe se mund tė isha bekimi apo murtaja e Francės. Ajo mendonte gjithashtu se fakti qė rrija inkonjito ishte tė ruaja veten nga arresti apo burgosja, tė cilat sipas saj ishin rezultate tė paevitueshme, nėse ministri do tė zbulonte karakterin tim tė vėrtetė. Kėto nocione tė ēmendura ishin frytet e zbulimeve tė natės tė gjeniut tė saj, qė do tė thotė tė ėndrrave nga shpirti i saj i ēorientuar, tė cilat i dukeshin si realitete. Asaj mesa duket nuk ia priste mendja tė mendonte se, nėse isha i pajisur me ato cilėsi qė ajo mendonte e supozonte, askush nuk do ishte nė gjendje qė tė mė arrestonte, pasi sė pari unė do tė kisha njohuri paraprake pėr njė pėrpjekje tė tillė dhe sė dyti, fuqia ime do tė kishte qenė shumė e madhe pėr tė mos mė lejuar tė pėrfundoja i mbyllur pas hekurave. E gjitha kjo gjė ishte tepėr e qartė, por pasioni i madh dhe paragjykimi nuk mund tė arsyetojnė.
Kalova tri javė nė qytet, duke e ndarė kohėn mes tė dashurės Dybua dhe njė zonje tė vjetėr tetėdhjetė e pesė vjeēare, e cila mė interesonte shumė pėr njohuritė qė kishte nė kimi. Ajo kishte qenė e lidhur nė mėnyrė intime me tė famshmin Boerhaave dhe mė tregoi njė pjatė tė artė, tė cilėn ai e kishte transformuar nga bakėr nė flori nė sytė e saj. E besoja po aq sa edhe e pėlqeja kėtė, por ajo mė siguroi se Boerhaave posedonte gurin filozofik, por se ai nuk kishte zbuluar sekretin e zgjatjes sė jetės shumė vite pėrtej shekullit. Boerhaave, megjithatė, nuk ishte i aftė qė ta aplikonte kėtė dijeni pėr vetveten, pasi vdiq nga tumori para se tė arrinte moshėn e pjekurisė perfekte, e cila sipas Hipokratit, ėshtė mes viteve gjashtėdhjetė dhe shtatėdhjetė. Katėr milionėt qė i la tė bijės, nėse nuk provojnė se mund tė kthehen nė flori, tė paktėn provojnė se ai mund tė kursente. Kjo grua e vjetėr dhe me vlera mė tregoi se ai i kishte dhėnė njė dorėshkrim nė tė cilin shpjegohej i gjithė procesi, por qė ajo nuk e kishte kuptuar mirė".
Gjithashtu, Kazanova flet pėr kontaktet e tij me njė figurė enigmatike tė shekullit tė 18, San Geramain, pėr tė cilin thuhej se kishte jetuar mbi 4 shekuj, madje kishte parė e takuar edhe Jul Ēezarin rreth 45 vjet Pr.Kr.. Pėr kėtė figurė, Kazanova thotė nė Vėllimin e 3-tė se:
"St.Germain e shiste veten pėr njė gjė tė ēmuar dhe gjithnjė pėrpiqej qė tė nxiste habi, tė cilės ai shpesh ia dilte mbanė me sukses. Ishte i ditur, gjuhėtar, muzikant, kimist, i pashėm dhe zotėria perfekt pėr zonjat. Pėr njė farė kohe u hidhte penelata dhe kozmetikė, u bėnte qejfin, jo se do t'i rinonte pėrsėri, gjė qė me modesti e pranonte se ishte pėrtej mundėsive tė tij, por se bukuria e tyre do tė ruhej nėpėrmjet njė larjeje, pėr tė cilėn ai thoshte se i kishte kushtuar shumė para, por qė ishte i gatshėm ta jepte pa lekė. Ai ia kishte dalė mbanė qė tė fitonte simpatinė e zonjės Pompadour, e cila kishte folur pėr tė me mbretin, pėr tė cilin ai kishte ndėrtuar njė laborator, nė tė cilin monarku - njė martir deri nė neveri- pėrpiqej tė gjente pak kėnaqėsi apo shpėrqendrim vėmendjeje nga tė gjitha ngjarjet, duke prodhuar bojėra. Mbreti i kishte dhėnė njė set me dhoma nė Chambord dhe njėqind mijė franga pėr ndėrtimin e njė laboratori dhe sipas St.Germain, bojėrat e zbuluara nga mbreti do tė kishin njė influencė pėr pėrfitim material, pasi do tė rrisnin cilėsinė e materialeve tekstile franceze.
Ky burrė i jashtėzakonshėm, i caktuar nga natyra pėr tė qenė mbreti i mashtruesve dhe hileqarėve, do tė thoshte nė njė mėnyrė tė lehtė dhe tė sigurt se ishte treqind vjeē, se dinte sekretet e mjekėsisė universale, se kishte nė dorė mjeshtėrinė mbi natyrėn, se mund tė shkrinte diamante, deklaronte se ishte i zoti tė formonte nga dhjetė apo dymbėdhjetė diamante tė vegjėl, njė diamant tė madh nga uji mė i mirė pa humbje nė peshė. Tė gjitha kėto, sipas tij, ishin thjesht ēikėrrima pėr tė. Po tė mos i duroja mburrjet, gėnjeshtrat e dala boje dhe ekscentrizmin e shumanshėm, nuk mund tė them se ishte tip agresiv. Pavarėsisht se e dija se ēfarė ishte, dhe pavarėsisht ndjenjave tė mia, e konsideroja njė burrė tė habitshėm, pasi gjithmonė mė ēudiste".
Pėr bukurinė e femrės Kazanova shprehet nė Vėllimin e tretė se:
"Pavarėsisht se nuk i kisha kushtuar shumė rėndėsi asaj, munda tė dalloja se posedonte tė gjitha cilėsitė qė njė burrė dėshiron te njė grua, tipare tė mira, sy tė gjallė, gojė tė bukur, njė radhė tė shkėlqyer dhėmbėsh, fytyrė tė shėndetshme, gjinj tė rrumbullakosur mirė dhe tė gjitha cilėsitė e tjera tė kėtij lloji. Sigurisht qė mendova se duart e saj duhet tė ishin mė tė buta, por fortėsia e tyre ishte ndoshta pėr shkak tė punės sė rėndė. Pėr mė tepėr ishte tetėmbėdhjetė vjeēe dhe, pėrsėri unė qėndrova i ftohtė ndaj hireve tė saj. Si kishte mundėsi? Kjo ishte pyetja qė i bėja vetes dhe mendoj se arsyeja ishte ndoshta se ajo ishte shumė natyrale, tepėr e zhveshur nga hiret e supozuara dhe sjelljet prej kokete, aftėsi qė gratė i pėrdorin me shumė art pėr tė joshur burrat. Ne shqetėsohemi vetėm pėr gjėrat artificiale dhe shfaqjet false. Ndoshta, ndjenjat tona pėr t'u irrituar kėrkojnė qė hiret e femrės tė vishen me njė vel modestie. Por nė qoftė se jemi mėsuar, kėshtu tė veshur, siē jemi, se fytyra ėshtė faktori mė i vogėl nė lumturinė tonė perfekte, si ka mundėsi qė fytyra luan rolin kryesor qė e bėn njė burrė tė dashurojė? Pėrse e marrim fytyrėn si tregues tė bukurisė sė gruas? Dhe pėrse e falim, kur pjesėt e mbuluara nuk janė nė harmoni me tiparet e saj? A nuk do tė ishte mė e arsyeshme dhe mė e ndjeshme qė t'i vinim vello fytyrės dhe tė kishim tė zhveshur pjesėt e tjera tė trupit? Kėshtu, kur biem nė dashuri me njė grua, duam, si kurorėzim tė lumturisė tonė tė shohim njė fytyrė qė u pėrgjigjet hireve tė tjera, qė kanė pėrthithur imagjinatėn tonė. Nuk ka dyshim se ky do tė ishte plani mė i mirė, pasi nė kėtė rast do tė josheshim nga njė bukuri e pėrkryer dhe do tė jepnim njė falje tė lehtė, nėse me ngritjen e maskės do tė gjenim shėmtinė nė vend tė dashurisė. Nė kėto rrethana, njė grua e shėmtuar, e lumtur qė do tė ushtronte fuqitė joshėse tė hireve tė tjera, nuk do tė jepte kurrė pėlqimin qė tė hiqte velin vetė, ndėrsa tė bukurat nuk do tė kishim nevojė as t'i pyesnim. Gratė e thjeshta e tė zakonshme nuk do tė na bėnin qė tė psherėtinim pėr njė kohė tė gjatė; ato do tė nėnshtroheshin lehtė, me kushtin qė tė mbanin velin dhe nėse jepnin pėlqimin pėr tė hequr maskėn, do tė ishte vetėm pasi ato praktikisht e kishin bindur dikė se kėnaqėsia ėshtė e mundur edhe pa bukurinė e fytyrės. Dhe, ėshtė gjithashtu e dukshme dhe e pamohueshme edhe paqėndrueshmėria, e cila vetėm sa nxitet nga lloje tė ndryshme tiparesh. Nėse njė burrė nuk do tė shikonte fytyrėn, ai gjithmonė do tė ishte i dashuruar me gruan e parė qė i ka tėrhequr imagjinatėn me trupin e saj fizik. E di se nė opinionin e budallenjve, kjo e gjitha duket njė budallėk, por unė nuk do tė jem nė kėtė botė qė tė vazhdoj t'ju pėrgjigjem kundėrshtimeve tė tyre".
* * *
Mbi bukurinė, formėn e pėrmbajtjen nė art Kazanova shprehet nė kėtė volum se:
"E bukura, siē e kam thėnė, ėshtė e pajisur me kėtė forcė tėrheqėse dhe unė do ta besoja kėtė me dėshirė, pasi ajo qė mė tėrheq ėshtė domosdoshmėrisht e bukur nė sytė e mi, por a ėshtė kėshtu nė realitet? E vė nė dyshim, pasi ajo qė mė ka influencuar mua nuk ka influencuar tė tjerėt. Bukuria universale dhe e pėrsosur nuk ekziston, ose nuk e zotėron njė fuqi tė tillė unike. Tė gjithė ata qė e kanė diskutuar kėtė temė kanė hezituar tė prononcohen mbi kėtė ēėshtje, gjė qė nuk do ta kishin bėrė, nėse kishin mbajtur idenė e formės. Pra, ajo qė nuk ėshtė e bukur ėshtė ajo gjė qė nuk ka formė dhe i deformuari ėshtė e kundėrta e tė pashmit. Kemi tė drejtė qė kėrkojmė pėrcaktimet e gjėrave, por kur duhet t'i themi me fjalė, pėrse duhet tė shkojmė mė larg? Nėse fjala 'forma' ėshtė latinisht, duhet tė kėrkojmė kuptimin latin dhe jo atė francez, i cili gjithsesi, shpeshherė pėrdor 'i deformuar', nė vend tė 'i shėmtuar', pa vėnė re njerėzit se e kundėrta duhet tė jetė njė fjalė qė nėnkupton ekzistencėn e formės. Dhe kjo mund tė jetė vetėm bukuria. Duhet tė vėmė re se 'informe' nė frėngjisht dhe nė latinisht do tė thotė pa formė, njė trup pa njė paraqitje tė pėrcaktuar.
Atėherė do tė arrijmė nė konkluzionin se, ėshtė bukuria e njė gruaje qė gjithmonė ka ushtruar njė ndikim tė parezistueshėm tek unė dhe nė mėnyrė tė veēantė ajo bukuri qė ėshtė nė fytyrė. Ėshtė pikėrisht aty vendi ku qėndron pushteti dhe kaq e vėrtetė ėshtė kjo gjė, saqė sfinkset e Romės dhe Versajės pothuajse mė bėjnė tė bie nė dashuri me to, megjithėse, me pėrjashtim tė fytyrės, janė tė deformuar nė ēdo kuptim tė fjalės. Duke parė proporcionet e bukura tė fytyrės sė tyre dikush harron trupat e tyre tė deformuar. Ēfarė ėshtė atėherė dashuria? Nuk e dimė dhe kur pėrpiqemi ta pėrcaktojmė atė apo tė numėrojmė cilėsitė e saj, bėhemi si Sokrati dhe hezitojmė tė shprehemi. E vetmja gjė qė mund tė kapė mendja jonė ėshtė efekti qė prodhohet prej saj dhe ajo qė mė magjeps e mė bėn tė bie nė dashuri; kėtė unė e quaj bukuri. Ėshtė diēka qė mund tė shihet me sy dhe unė flas pėr sytė e mi. Nėse do tė kishin njė zė, kėta sy do tė flisnin mė mirė se unė, por ndoshta nė tė njėjtin kuptim. Asnjė piktor nuk ia ka kaluar Rafaelit nė bukurinė e figurave qė ka prodhuar lapsi i tij hyjnor; por nėse ky piktor i madh do tė ishte pyetur se ēfarė ishte bukuria, ai ndoshta do tė ishte pėrgjigjur se nuk mund ta thoshte dot, edhe pse e dinte pėrmendėsh ē'ishte, edhe pse mendonte se e kishte riprodhuar sa herė qė e kishte parė, por se nuk e dinte se nga ēfarė pėrbėhej. "Fytyra mė kėnaq mua", do tė thoshte ai, "prandaj ėshtė edhe e bukur". Ai duhet tė kishte falenderuar Zotin, qė i kishte dhėnė njė sy tė tillė unik pėr tė bukurėn, por e gjitha ėshtė tepėr e vėshtirė".
Piktorėt me emėr tė madh, tė gjithė ata, veprat e tė cilėve tregojnė gjeninė, kanė shkėlqyer nė pėrvijimin e tė bukurės, po sa i vogėl ėshtė numri i tyre krahasuar me numrin e madh tė tė ashtuquajturve piktorė, tė cilėt kanė lodhur nervat pėr tė pėrshkruar tė bukurėn dhe na kanė lėnė pas vetėm mediokritet!
Nėse njė piktor mund tė pėrgatitet pėr t'i bėrė tė bukura veprat e tij, ēdo njeri mund tė jetė njė artist, pasi asgjė nuk ėshtė mė e lehtė sesa tė stilizosh shėmtinė dhe peneli e kanavaca do tė jenė po aq tė lehtė pėr t'u pėrdorur sa llaēi dhe mistria.
Megjithėse pikturimi i portretit ėshtė dega mė e rėndėsishme e artit, ėshtė pėr t'u theksuar se ata qė kanė pasur sukses nė kėtė drejtim janė shumė tė paktė. Ka tre lloj portretesh: ngjashmėri me shėmtinė, ngjashmėri me pėrsosmėrinė dhe ato qė me ngjashmėri perfekte shtojnė njė karakter pothuajse tė paperceptueshėm tė bukurisė. Klasa e parė ėshtė e vlefshme vetėm pėr neveri dhe autorėt e tyre pėr t'u mbytur me gurė, pasi nė vend qė ata tė shtojnė talentin dhe shijen, shtojnė paturpėsinė dhe prapė se prapė, mesa duket nuk i kuptojnė kurrė dėshtimet e tyre. Klasės sė dytė nuk mund t'i mohosh meritat e vėrteta, por palma u takon tė tretėve, tė cilėt fatkeqėsisht gjenden rrallė, autorėt e tė cilėve i meritojnė fitimet e mėdha qė ata grumbullojnė. I tillė ishte i famshmi Notier, tė cilin e kam njohur nė Paris nė vitin 1750. Ky artist i madh ishte nė atė kohė tetėdhjetė vjeē dhe pavarėsisht moshės sė madhe, talentet e tij dukeshin gjithnjė tė freskėta. Ai kishte pikturuar njė grua tė thjeshtė, ngjante me gruan e vėrtetė si dy pika uji dhe pavarėsisht kėsaj, vetėm ata tė cilėt e shihnin portretin, prononcoheshin se ishte njė grua simpatike. Gjithsesi, ekzaminimi mė i imėt nuk do tė kishte nxjerrė ndonjė mungesė besnikėrie ndaj origjinalit, por disa penelė tė paperceptueshėm i dhanė pikturės njė aromė tė pafundme bukurie nė tėrėsinė e saj. Ku e gjen ky art magjik burimin e tij? Njė ditė kur kishte qenė duke pikturuar tė ēiltrat "Zonjat e Francės", tė cilat nė kanavacė dukeshin si dy Aspasija, i bėra pyetjen e mėsipėrme. Ai mu pėrgjigj: "Ėshtė njė magji, tė cilėn zoti i shijes e distilon nė trutė e mi, qė unė pastaj ta derdh nėpėrmjet penelave tė mi. Ėshtė hyjnorja e bukurisė, tė cilėn e gjithė bota e adhuron dhe tė cilėn askush nuk mund ta pėrcaktojė, pasi askush nuk e di se nga ēfarė pėrbėhet. Ajo kanavacė ju tregon juve se ēfarė nuance delikate ka ndėrmjet bukurisė dhe shėmtisė dhe, gjithsesi kjo nuancė pėrbėn njė dallim tė jashtėzakonshėm pėr ata qė nuk janė tė njohur me artin".
Piktori grek bėri Venusin, perėndeshėn e bukurisė me sy tė vėngėr dhe kjo ide e ēuditshme ėshtė vlerėsuar nga disa, por kėta piktorė me siguri qė e kanė pasur gabim.
Dy sy tė vėngėr mund tė jenė tė bukur, por me siguri jo aq tė bukur sa do tė ishin po tė mos picėrronin vėngėr, pasi ēdo lloj bukurie qė mund tė kenė pasur, nuk mund tė vijė nga deformimi i tyre".

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

http://www.balkanweb.com/kultur%C3%A...-n-221415.html