Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Profili aktual i Veton Surroit



    Veton Surroi: Kosova Republikė ėshtė kėrkesė armiqėsore pėr krijimin e Shqipėrisė e Madhe (Rilindja 4. 3. 1989)





    Janė tė shumta shkrimet dhe qėndrimet antikombėtare tė Veton Surroit, birit tė ambasadorit tė Titos, i cili ishte betuar nė ideologjinė jugosllave, me moton, “Shoku Tito ne tė betoheni se nga rruga jote ( as pas vdekjes) nuk do tė largohemi” . Mbase pėr hir tė shumė jugo-nostalgjikėve qė kanė uzurpuar shtetin e Kosovės ia vlen qė kėtė moto t’ia pėrkujtojmė edhe nė serbisht, sepse tingėllon nė mėnyrė mė autentike: (Druze Tito mi ti se kunemo, da sa toga puta ne skrenemo). Jo rastėsisht, Veton Surroi edhe veprat e veta i pėrkthen nė gjuhėn serbe dhe i pėruron, nė Beograd. Tani ka arritur njė marrėveshje me Aeroportin e Prishtinės, qė veprat e tij dhe botimet “Koha”, tė jenė tė pranishme pėr tė gjithė pasagjerėt, nė ambientet e Aeroportit, pėr lexim dhe shitje, duke pėrjashtuar tė gjitha botimet e botuesve tė tjerė tė Kosovės apo tė Shqipėrisė. E dinė, apo nuk e dinė kėtė drejtuesit e Aeroportit dhe sa ka qenė i drejtė njė veprim i tillė, mbetet pėr t u parė.

    Surroi, asnjėherė, me asnjė veprim apo qėndrim nuk anashkaloi rrugėn e Jugosllavizmit, rrugėn e babait ambasador, xhaxhait komunist shqiptar-vrasės dhe klasės kosovare titiste, e cila po pėrpiqet me mish e shpirt tė mos ndahet nga Serbia. Nė shkrimin qė do ta sjellim mė poshtė shihet qartė qėndrimit politik dhe qėndrimi patriotik jugosllav i Veton Surroit pikėrisht nė kohėn kur Serbia kishte marrė masat e fundit pėr pezullimin edhe tė asaj autonomie qė kishte Kosova.

    Nė njė koment, botuar nė Gazetėn “Rilindja” tė 4 marsit tė vitit 1989, Veton Surroi bėnte pėrpjekje t’i qartėsonte opinionit se kėrkesa pėr “Kosovėn Republikė” ishte kėrkesė nacionaliste, shoviniste dhe prekte themelet e Jugosllavisė. Krijimi i njė Republike tė tillė, sipas Surroit ishte njė veprim krejtėsisht i papranueshėm, qė nuk do tė duhej tė lejohej, nė asnjė mėnyrė, nė asnjė rrethanė dhe me asnjė ēmim. Ai mohonte kategorikisht pėrkatėsinė shqiptare tė Kosovės dhe kėrkesėn gjithė popullore pėr Kosovėn Republikė e trajtonte si kėrkesė pėr Shqipėrinė e Madhe.

    …Nacionalistėt e irredentistėt shqiptarė, sė pari, duke u shėrbyer nė radhė tė parė me praninė numerike tė nacionalitetit shqiptar, vendin ku ata jetojnė e punojnė e shpallin si „truall shqiptar“, duke vėnė nė rangė tė „mysafirėve“ tė gjitha nacionalitetet e tjera, gjė qė ėshtė padrejtėsi e madhe ndaj tyre, pra edhe ndaj shqiptarėve, qė ndajnė tė mirėn dhe tė keqen sė bashku me to. E sa larg mund tė shkojė kjo tezė mbi truallin e gjakun nuk shihet vetėm nė histori, sepse ē`do tė ndodhte nė kėtė Jugosllavi po tė cilėsohej „territor kombėtar“ hapėsira ku jetojnė njė shumicė e theksuar numerike kombėtare. Ē`do tė ishte Kroacia pos „territorit kroat“ ē`do tė ishte Maqedonia pos „territorit maqedonas“ e fundja, ē`do tė ishte Jugosllavia pos „territorit serb“, sepse nė RSFJ popullata mė e madhe numerike ėshtė e nacionalitetit serb. Por sipas tė gjitha gjasave, as qė mendohet pėr Jugosllavinė kur flitet pėr „territoret shqiptare“, sepse nė pėrputhje tė plotė me hartėn e Shqipėrisė sė madhe, edhe ky, sikundėr ēdo nacionalizėm shtetmadh, nuk mund tė durojė kufi tjerė pos atij etnik, prandaj edhe nė pamfletet separatiste pėrmendet „lufta pėrfundimtare“ pėr shkėputje nga Jugosllavia. (Surroi)

    ( Veton Surroi: Rojat e Kushtetutės… „Rilindja“ 4 mars 1989)

    Shkrimi i plotė:

    Protestat e fundit dhe greva politike e shkurtit nė Kosovė, tashmė hasen nė reagime tė ndryshme si nė vend, ashtu edhe nė botė. Imazhet e klasės punėtore nė protestė tejkaluan kufirin Jugosllav e evropian dhe tėrhoqėn vėmendjen, e nė kėtė mėnyrė shtruan edhe pyetje tė opinionit botėror, qė manifestoi shqetėsim pėr ngjarjet e fundit nė Jugosllavi. Mu nė ēastin kur pasojat e intensitetit tė njė protestė ė tillė ende nuk janė eliminuar, nė skenėn politike tė rrugėve tė Evropės Perėndimore u lajmėruan grupet emigrante, me dėshirė qė tė japin pėrgjigje, e qė janė paraqitur dhe paraqiten nga pozitat e nacionalizmit shqiptar. Pėr kėtė dėshmojnė edhe dy sosh nga vargu i demonstratave qė janė organizuar kohėve tė fundit. Edhe nė kėto, siē shihet nė mėnyrė evidente, nėpėrmjet tė gjoja pėrkrahjes sė klasės punėtore zhvillohet njė proces i agjitimit tė njė programi politik qė nė thelb s`ka tė bėjė me klasėn punėtore kosovare.

    Kėshtu, nė demonstratėn e Gjenevės, nė tė cilat brohoritet lart se organizohen pėr hir tė pėrkrahjes sė punėtorėve kosovar, harrohet e dhėna se nė tė njėjta valė tė protestės nuk morėn pjesė punėtorėt e nacionalitetit serb e malazias. Ēfarėdo shpjegimi qė tė jepet, e ėshtė evident se duhet shpjeguar se pėrse arrihet gjer te ndasia e plotė e klasės punėtore nė njė moment kur artikulohen kėrkesat politike, megjithatė nuk mund tė eliminohet fakti se protestat e fundit, sado qė pėrfshinin shumicėn dėrmuese tė klasės punėtore kosovare , megjithatė lanė pa pėrfshirė pakicėn e manifestuar ekskluzivisht nga pėrkatėsia nacionale.

    Metodologjikisht ky nuk ėshtė gabimi i parė, por me tė vijnė edhe tė tjerėt. E ashtuquajtura „pėrkrahje punėtorėve“ nė Gjenevė u pėrcoll me brohoritjen e parullės nacionaliste „Kosova Republikė“, e kjo gjė ėshtė pėr t`u habitur, kur dihet se pos nė disa raste tė rralla tė brohoritjes gjatė protestave tė nėntorit, klasa punėtore shqiptare, turke e myslimane nuk u paraqit me kėso parulla e as qė e pėrkrahu. Sikundėr qė nuk u paraqit as gjatė protestave tė fundit dhe grevės politike.
    Por rasti i Gjenevės nuk qe i izoluar dhe faktikisht tregoi mė pėrafėrsisht se pėr ēka ėshtė fjala. Nė Bruksel po ashtu nė emėr tė pėrkrahjes sė klasės punėtore, demonstrantėt nga pozitat e nacionalizmit shqiptar arritėn tė bėjnė njė kėsi konstrukti tė palogjikshėm politik. Nga njėra anė, siē thanė ata, u angazhuan qė tė mos ndėrrohet Kushtetuta e vitit 1974, e nga ana tjetėr u angazhuan pėr „Kosovėn Republikė“. Nuk ka nevojė tė madhe pėr elaborim e pėr tė shpjeguar se janė nė kundėrshtim tė plotė ruajtja e Kushtetutės sė vitit 1974, ku saktėsisht definohet pozita e Kosovės si KSA, me parullėn „Kosova-republikė“, e cila angazhohet mu pėr ndryshimin e bazave themelore kushtetuese. E nėse nevojitet edhe ndonjė ilustrim pse tė mos pėrmendet fakti se nacionalistėve shqiptarė mu Kushtetuta e vitit 1974 u pengonte dhe tentuan qė me metoda tė ndryshme jo institucionale e tė dhunshme ta ndėrrojnė.

    Dashuria e re ndaj Kushtetutės sė vitit 1974, pra ndaj Kushtetutės sė sotme, kundėr sė cilės qysh dje u sulėn grupe nga kėto pozita sipas elaborimit tė mėtejmė tė strategjisė sė tyre politike, ėshtė ēdo gjė tjetėr pos dashurisė. Bashkangjitur me programin politik, nė kreun e tė cilit ėshtė parulla „Kosova –republikė“, nacionalistėt shqiptar u shpėrndan gazetarėve tė huaj edhe njė hartė , siē thanė ata tė territoreve shqiptare nė Jugosllavi. Plotėsisht nė pėrputhje me ideologjinė nacionaliste tė „truallit dhe gjakut“ kėto grupe manifestuan jo vetėm se si e shohin gjeografikisht Jugosllavinė, por si e shohin edhe fatin e nacionalitetit shqiptar.

    Sė pari, duke u shėrbyer nė radhė tė parė me praninė numerike tė nacionalitetit shqiptar, vendin ku ata jetojnė e punojnė e shpallin si „truall shqiptar“, duke vėnė nė rangė tė „mysafirve“ tė gjitha nacionalitetet e tjera, gjė qė ėshtė padrejtėsi e madhe ndaj tyre, pra edhe ndaj shqiptarėve qė ndajnė tė mirėn dhe tė keqen sė bashku me to. E sa larg mund tė shkoj kjo tezė mbi truallin e gjakun nuk shihet vetėm nė histori, sepse ē`do tė ndodhte nė kėtė Jugosllavi po tė cilėsohej „territor kombėtar“ hapėsira ku jetojnė njė shumicė e theksuar numerike kombėtare. Ē`do tė ishte Kroacia pos „territorit kroat“ ē`do tė ishte Maqedonia pos „territorit maqedonas“ e fundja, ē`do tė ishte Jugosllavia pos „territorit serb“, sepse nė RSFJ popullata mė e madhe numerike ėshtė e nacionalitetit serb. Por sipas tė gjitha gjasave, as qė mendohet pėr Jugosllavinė kur flitet pėr „territoret shqiptare“, sepse nė pėrputhje tė plotė me hartėn e Shqipėrisė sė madhe, edhe ky, sikundėr ēdo nacionalizėm shtetomadh, nuk mund tė duroj kufi tjerė pos atij etnik, prandaj edhe nė pamfletet separatiste pėrmendet „lufta pėrfundimtare“ pėr shkėputje nga Jugosllavia.

    Sa janė konsekuent „rojet e Kushtetutės „, shihet nga kjo qė u tha. Megjithatė, ata nė demonstratat e fundit shtrojnė sėrish njė habi tė re : „Nėse ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974, do tė ketė luftė qytetare“. Dihet se cilit rang i pėrkasin ideologjitė qė kėrcėnohen me luftė, rangut totalitar, e kėshtu mund tė kuptohen edhe kėrcėnimet e kėtyre grupeve nacionaliste.


    Animoziteti i tyre militant, megjithatė, u ka bėrė qė tė harrojnė disa gjėra:

    Sė pari, se nuk kanė kurrfarė autorizimesh nga populli pėr ruajtjen e rendit kushtetues, aq mė pak tė drejtė morale, kur qenė dhe janė kundėr kėtij rendi.

    Sė dyti, se pėr ruajtjen e themeleve tė Kushtetutės sė vitit 1974 janė deklaruar shumica dėrmuese e qytetarėve tė Kosovės dhe kėtė kėrkesė, nė kushte elementare demokratike qė do pasur, e nė saje tė konsultimit tė plotė tė bazės, duhet ta artikulojnė edhe delegatėt e Kuvendit tė KSA tė Kosovės. Sado qė atmosfera e krizės, si dhe ajo e porsakrijuar me ngjarjet e fundit lė pasoja objektive presioni, pėrgjegjėsinė pėr ndryshimet kushtetuese e marrin delegatėt nė procedurė institucionale, e jo grupe demonstrantėsh tė cilėt, siē pamė, as qė e kanė afėr mendsh kėtė Kushtetutė, as shqiptarėt e as Jugosllavinė.

    Ky ishte Veton Surroi nė vitet e para luftės, por edhe mė pr0jugosllav u tregua pėrnjėherė pas luftės, nė verė tė vitit 1999, kur luftėn e UĒK-sė e etiketoi si luftė fashiste e revanshiste kundėr serbėve. Vetoni vajtonte fatin e 14 serbėve tė vrarė nė Grackė tė Lypjanit, nė gusht tė vitit 1999, tetė prej tyre pjesėtarė tė MUPI-it tė Serbisė, tė cilėt kishin masakruar shqiptarėt nė fshatrat: Sllovi, Reēak, Hallaq dhe kudo nė Kosovė. Marrja nė mbrojtje e kriminelėve serbė, pa ditur kush ishin vrarėsist, por duke paragjykuar UĒK-sė, tregonte faqe botės, se, cili ishte Veton Surroi me tė cilin, pėr mjerimin mė tė madh koketuan dhe koketojnė jo vetėm politikanėt shqiptarė me origjinė dhe ADN politike jugosllave, por edhe tė tillė me prejardhje nga lufta jonė ēlirimtare, anit serbe dhe anti jugosllave.

    ( Ahmet Qeriqi)
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #22
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: Profili aktual i Veton Surroit

    Zoteri Llapi duhet te kemi kujdes, nuk mund te lincohet secili shqiptar per dallim ne mendime. Do te ishte jo etike dhe jo morale.
    Veton Surroi ka kritikuar ata qe i madhi Ramush Haradinaj i quan 'komandante te Bllaces' dhe jo luften e lavdishme te djemeve dhe vashave qe dhane jeten dhe gjymtyret e tyre per liri. Pra ka kritikuar ata qe u pasuruan duke keqperdorur luften heroike te UCK-se. Zoteri Kosova eshte shtet i deshtuar ne te gjitha lemite e jetes, njerezit e zote nuk jane neper pozita, por njerezit qe punojne vetem per gjepat e tyre dhe njerez qe jane vene ne ato pozita me lidhje familjare. Kosova nuk eshte e pavarur sot, Kosova varet nga te huajte, nese vetem vendet perendimore do t'i terhiqnin njohjet Kosova nuk do te mund te ekzistonte as edhe nje muaj. Pra shiqo se sa te dobet jemi, a mund te krenohemi ne me kete?! Nuk besoj se mund te krenohemi me kete. Mbi 400 mije lende i ke neper gjykata qe jane te pazgjidhura?! A u be lufta e UCK-se per perparim e liri apo per deshtim?! Eja ti ma thuaj. Politikanet tane sot pasurohen por vendi de fakto eshte ne stagnim.
    Te mos ecim ne rrugen e myslimaneve por ne rrugen e vertete.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •