Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16

Tema: Robert Aliaj

  1. #1

    Robert Aliaj

    Ndryshe njohur edhe me emrin Robert Aliaj Dragot ka lindur ne Tirane, ne 1960. Filloi te vizatonte dhe te kendonte ne moshe te re. Eshte i njohur si kengetar, piktor dhe ka eksperimentuar me dokumentarin e shkurter.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2

    Pėr: Robert Aliaj

    U be disa kohe qe perpiqem te gjej videon per kete kenge ....

    Kengen e kam gjetur vetem ketu
    http://www.fajtori.com/albumi.php?al=Robert_Aliaj

    Te dua

    Dy trupat tane, lakuriq
    prishur krevati mos me keq
    Era perjashta ulerin
    dhe shiu xhamin, po troket
    Ngrihesh ngadal' si nje hyjnesh
    si nje sirene a perendesh'
    ēapkene koken ul mbi mua
    dhe flet me do, sa une te dua

    Ref.
    Te dua zemer ty kaq fort
    sa eshte e vogel gjithesia
    Ajo nje puthje e nuk nxe dot
    e si do nxere fjalet e mia
    Dhe vetem ti je kaq e madhe
    te puth ne buze e nuk mbaroj
    Ti det pa fund dhe pa ane
    zhytem dhe dal e prap notoj

    Ngrihesh ngadal si nje hyjnesh
    si nje sirene a perendesh
    ēapkene koken ul mbi mua
    dhe flet me do sa une te dua
    Une uleras e ēfare te them
    trup e shpirt bere une jam
    deri ne palc une te ndjej
    po frikem se mos te genjej

    Ref.
    Te dua zemer ty kaq fort
    sa eshte e vogel gjithesia
    ajo nje puthje e nuk nxe dot
    e si do nxere fjalet e mia
    Vetem ti je kaq e madhe
    te puth ne buze e nuk mbaroj
    ti det pa fund dhe pa ane
    zhytem ne te dhe prap notoj

    Ti s'do me besosh sa te dua
    s'ta them dot
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3

    Pėr: Robert Aliaj

    Vals i panjohur

    Ē'vals i panjohur magjik me terheq
    e pa kuptuar prane teje me sjell
    pas meje nje epoke magjike rrodhi
    ē 'vals i panjour magjik me terheq
    Ky vals si vere dehese
    ne gjoksin tend bie
    Ky vals qe therret, emrin tend
    dhe na hedh ne t'tjera epoka
    le ta kercejme une e ti
    pooo, pooo

    Ref.
    Ē 'duar me preken ne erresire
    dhe hapen zjarre
    rreth meje zjarre happen
    Ē 'duar me preken
    jeten time mbulon

    Eja valsin e qete te dy ta kercejme
    dhe ēmendurit, gjumi te na i marre
    Ky vals si vere dehese
    ne gjoksin tend bie
    Ky vals qe therrret, emrin tend
    dhe na hedh ne t'tjera epoka
    le ta kercejme une e ti
    pooo, pooo…

    Ref.
    Ē'duar me preken ne erresire
    dhe hapen zjarre
    rreth teje zjarre hapen
    Ē'duar me preken
    jeten time mbulon

    Ē'duar me preken
    Ē'duar me preken….

    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Robert Aliaj

    ARTIST UNIK !

    Uroj qe te ringjitet serisht ne kete skene si ne 2003 me siper, Live e kaq bukur !!!

    Vokal i bukur & i spikatur ! E percjell magjishem boten emocionale te kenges !


    Personalitet Artistik si ne artin para '90 dhe pas saj ! Skena ka nevoje per ARTIST te ketij kalibri !


    Shigjeta, kenaqesi qe jemi ne nje vale ! Doja te hapja nje teme per ROBERTIN, por e jotja i parapriu !

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sirena_adria pėr postimin:

    shigjeta (08-12-2014)

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-05-2012
    Postime
    390

    Pėr: Robert Aliaj

    eee eeee eee
    mos ekzagjeroni....

    Citim Postuar mė parė nga sirena_adria Lexo Postimin
    ARTIST UNIK !

    hahahaahahahahahahah
    uuuuuuuuu
    ahahahaha

    priccc upsssssssss

  7. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-03-2014
    Vendndodhja
    BOSH
    Postime
    102

    Pėr: Robert Aliaj

    ky kish pjerdhur me te tera, ngushellime....

  8. #7

    Pėr: Robert Aliaj

    Citim Postuar mė parė nga sirena_adria Lexo Postimin
    ARTIST UNIK !

    Uroj qe te ringjitet serisht ne kete skene si ne 2003 me siper, Live e kaq bukur !!!

    Vokal i bukur & i spikatur ! E percjell magjishem boten emocionale te kenges !


    Personalitet Artistik si ne artin para '90 dhe pas saj ! Skena ka nevoje per ARTIST te ketij kalibri !


    Shigjeta, kenaqesi qe jemi ne nje vale ! Doja te hapja nje teme per ROBERTIN, por e jotja i parapriu !

    Vertet Robert Aliaj ka nje vokal te vecant dhe kenget e tij i kane mbijetuar kohes. Kenge te thjeshta por qe percjellin emocione , shpesh me kenget e tij ka thyer tabu...
    Roberti eshte marre edhe me zhanra te tjera te artit si piktura, filmi, talent show ...etj por mendoj qe ai duhet te mbetet tek muzika.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 08-12-2014 mė 00:34
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    sirena_adria (08-12-2014)

  10. #8
    i/e regjistruar Maska e Etno3
    Anėtarėsuar
    10-03-2014
    Vendndodhja
    Peje
    Postime
    775

    Pėr: Robert Aliaj

    Shume legende njeri per mendimi tem ....

    Asi tipi qe se rrun fort qa mendojne tjeter mendje te hapur....Bravooo

  11. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-01-2015
    Postime
    3

    Pėr: Robert Aliaj

    Ate kengen "Dashuria" e ka shume te bukur!

    Sa her“ te kam pritur tek vendi qe ne dim “
    Mes shiut rreke ku era sillte stuhin“
    Te dy te lagur strukur qendronim
    E s“ndjenim ne vetmi.
    Vet me mesove se dashuria
    Ka diell dhe ne shi
    Vet“ me mesove se dashuria
    Ter“ qiellin ka ēati.

    Mes qershive mjalt qendruam ne te dy
    kokrrat qe nga lart pikonin leng ne sy.
    E zgjatem duart perkulem deget
    por kokrra s“morem dot.
    Ty te mos kisha pran“ ato ēaste
    i etur do ndjehesha dhe sot.
    Ty te mos kisha pran“ ato ēaste
    nga mendja s“do m“hiqeshin dot.

    Nje dit“ buze deti me pyete si femi
    -Vall“ dashuria. a deti ka me thellesi
    Pastaj e dashur koken mbeshtete.
    Pergjigje prisnje kot.
    S“di ne c“thellsira humba i teri
    por di se s“dilnja dot.
    S“di ne c“thellsira humba i teri
    por di se s“dilnja dot.

  12. #10
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anėtarėsuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Pėr: Robert Aliaj

    Nuk e di po ky tipi m duket shum vari-tops.
    Deshiron te jete i vecante por perfundon duke bere gjera tregu e shit-blerjesh.
    Vetes i thote artist po vecse art nuk ben.
    Sforcohet shum i shkreti po ehe, arti nuk e ka me sforcim.

  13. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Robert Aliaj

    Robert Aliaj, mė mirė tė jesh, sesa tė mos jesh

    Nentor 2014 - http://www.revistaclass.al/d/130/133...a-te-mos-jesh/


    Tė jesh gjithmonė ai qė je mund tė kushtojė pėlqimin e tė tjerėve. Por tė bėsh gjithēka pėr t’u pėlqyer tė tjerėve tė kushton mė shumė, veten.

    Nėse nė njė nga netėt e “Dance with me”, tėrhoqi vėmendjen duke thėnė qė ka njė histori dashurie 30-vjeēare me bashkėshorten e tij, kjo ishte, me modesti, larg sė vėrtetės. Sepse Robert Aliaj ėshtė dashuruar me Mozėn qė kur ishte tetė vjeē. Nė fillim vetėm estetikisht, i mahnitur pas imazhit tė saj kur e pa pėr herė tė parė nė Kovaleshencė, nė Durrės, nė njė festė ku kishin shkuar tė dy me prindėrit pėr dore. Ishte imazhi i saj, qė i pėrcaktoi shijet pėr njė femėr nė vitet nė vijim, kur vajzėn e Bllok-ut do e shikonte vetėm nga larg pa guxuar t’i afrohej. Derisa njė ditė, 20 vjet mė vonė nga shikimi i parė, ndėrsa tashmė ishte bėrė i njohur si kėngėtar e piktor, ajo erdhi rastėsisht nė zyrėn e tij. 30 vjet janė vėrtet pak nė kėtė histori! Sot ata janė prindėr tė Kristit, 24 vjeē dhe Galės 10, qė tė dy shumė tė talentuar dhe pse nga tė gjitha kėto publiku shqiptar di shumė pak sepse Roberti nuk gjen ndonjė arsye pse duhet tė flasė pėr familjen nė publik. Kėshtu e ka menduar dhe kėshtu ka vepruar. Si pėr ēdo gjė tjetėr. Dhe pse tė bėsh e tė thuash atė qė mendon ndonjėherė tė bėn tė papėlqyeshėm… te ata qė komentojnė nė Facebook, apo te konkurrentėt e “Dance with me”, por Roberti nuk synon tė hyjė nė kallėpin e personazhit tė pėlqyeshėm pėr tė gjithė, ai thjesht ėshtė.

    Njė tjetėr spektakėl ku merr pjesė dhe prapė pėrfshihesh nė debate. Nuk ėshtė qė bėn tė keqin me qėllim?

    Ishte njė qortim ajo qė ju e quani debat, ėshtė e pamundur tė pėrfshihem nė debat me individė qė janė dhe pėrfaqėsojnė nje tjetėr realitet nga imi. Pra nuk bėj tė keqin, jeni ju ata qė mendoni njė gjė tė tillė. Jeni mėsuar tė perkėdheleni, tė gėnjeheni, secili mendon se ėshtė mė i miri. Ka njė delir tė pajustifikueshėm tek zbavitėsit (kėngėtarėt) nė veēanti, ėshtė qesharake. U pėlqen etiketimi “VIP”, qė nė kontekstin e kėtueshėm do tė thotė “RRIP”. Reflektimet e mia tė sinqerta dhe spontane, tė drejtpėrdrejta bezdisin. Kodet e mia sociale tė komunikimit qė nuk i pėrshtaten artificialitetit dhe impostimit tė personalitetit nė kėtė relitet, mė bėjnė mua tė dukem i keq nė sy tė tyre. Jam i bindur se publiku tashmė e ka kuptuar dhe ėshtė i zhgėnjyer me kėsisoj trillesh anadollake. Nuk duhet tė urrejmė tė vėrtetėn, tė paktėn nėse besojmė qė jemi artistė.

    Prandaj dhe ti vazhdon tė jesh i njėjti…

    Unė nuk kam asnjė lloj pozicionimi paragjykues aty, njė rol emancipues ndoshta po, tė imponuar nga realiteti. Eshtė esenciale pėr mua tė jem ai qė jam, jo hipokrit dhe i kompromentueshėm…

    Dhe pėr kėtė flet veshja, kur nuk e bėn ti. Ėshtė e qartė qė nuk ėshtė aspak zgjedhje rastėsore. Ēfarė shpreh ti me veshjen?

    E dashur, nė jetė ėshtė e rendėsishme tė kesh stil, sidomos kur nuk ke para, ha ha ha. Tė vishesh me stil do tė thotė tė pėrdorėsh njė gjuhė figurative, tė pėrfaqėsosh veten dhe mendimet e tua nė njė mėnyrė qė t’u referohet senseve tė tua fizike. Zakonisht imazhet krijojnė njė pėrfaqėsim vizual tė ideve nė mendjet tona. Fjala paraqitje ėshtė e shoqėruar me njė imazh mental dhe moral. Kjo bindje mund t’ju duket pjesėrisht e saktė, por paraqitja, pėr tė qenė realist, rezulton tė jetė mė komplekse se sa vetėm tė dukesh. Me sa duket veshja ėshtė tregues i personalitetit tė njeriut. Tė vishesh me shije ėshtė edhe njė nga kėnaqėsitė e jetės dhe ti nuk duhet tė kompromentosh zgjedhjet dhe shijet e tua me ato tė tė tjerėve, kėshtu ti ke cenuar cilėsinė e jetės tėnde. Ti do tė kesh konflikt tė pėrjetshėm me vetveten, pėr aq kohė sa do tė jetosh pėr tė tjerėt.

    Ka ca tipare androgjine veshja jote, apo gaboj?

    Ky paragjykim vjen nga padituria. Kjo veshje ka shumė influenca nga Gothic Urban qė ėshtė njė nėn-zhanėr i fiksionit gotik, qė ka tė bėjė me shoqėrinė urbane industriale dhe post-industriale. E miksuar me street ninja, ajo bėhet njė stil tipik i meshkujve viril, s’janė fare androgjinė ata. Ali Pashė Tepelena vishej me fustanellė dhe kjo ishte njė identitet i trashėguar nė shekuj deri nė vitet ‘30 kur u zhduk pothuajse krejtėsisht. Dhe kjo ėshtė pėr tė ardhur keq. Mė e tmerrshme akoma ėshtė fakti qė ne vetė e pėrbuzim trashėgiminė tonė kulturore, e refuzojmė atė, ndėrkohė qė na pėlqen tek tė tjerėt, skocezėt, grekėt etj. Burrat janė veshur me funde qė nė primitivitet. Dhe ata ishin buRRa! Unė dua ta evidentojė kėtė identitet etnografik shqiptar, dua tė evokoj fustanellėn tonė tė mrekullueshme, dhe pse jo, tė kontribuoj nė promovimin e saj me qėllim qė ajo tė bėhet normė; pėrditshmėri. Nė kėtė krizė identiteti qė ėshtė zhytur shoqėria jonė, tendenca tė tilla duhen inkurajuar dhe tė merren si model, jo tė adoptojmė njė pėrqasje qė na ekspozon nė sy tė botės mė tepėr si njė kope, sesa si njė shoqėri e emancipuar.

    Megjithatė ndryshe interpretohet. Meqė pėrmende paragjykime, njė sajt kish publikuar foton tėnde me bashkėshorten me titull kryesor… “Robert Aliaj nuk ėshtė gay” dhe kjo ėshtė vetėm njė pjesė e asaj qė thuhet e qė ti je nė dijeni sepse gjithēka qarkullon hapur.

    Duhet tė jetė njė artikull i bėrė nga dikush qė kėrkon t’i japė zgjidhje dyshimeve qė ka pėr identitetin e tij seksual. Nuk ka asgjė tė keqe kėtu. E vetmja e keqe kėtu ėshtė qė mua nuk mė morėn leje, as nuk mė pyetėn. Ndoshta shqetėsohen sepse mua mė varen bolet, mė qajnė hallet dhe mė vjen mirė pėr kėtė. Po ta marrėsh nga pikėpamja sociale, ku nė njė mjedis me paragjykime tė tmerrshme, njė mashkull del nė publik me veshje hibride, kjo ėshtė pa dyshim tregues i njė personaliteti tė fortė, pa influenca nga mjedisi. Ai ndoshta mendon se po ecėn nė njė ambient ku ka shumė milingona dhe pėrpiqet tė mos i shkelė, dhe ato qenie tė gjalla janė, mendon ai, sepse ai vetė ėshtė delikat pavarėsisht se duket i keq… Do njė guxim tė madh tė bėsh diēka kundėr mentalitetit tė turmės, kėrkesave tė tyre antiestetike, jo korrekt politikisht, sepse tė vishesh kėshtu tė bėn edhe politikisht tė papranueshėm. Dhe kur ti i injoron tė gjitha kėto instanca tė shoqėrisė, ke njė personalitet tė padiskutueshėm dhe meriton respekt.

    Ēfarė qasje ke me homoskesualizmin?

    Kam miq homoseksualė qė i dua shumė, sepse mua nuk mė intereson shumė jeta private e secilit pėr sa kohė ai ėshtė njeri korrekt, i menēur, i talentuar dhe me dimensione sociale e humane qė mua mė korrespondojnė. Por nėse dikush e pėrdor orientimin seksual pėr arsye pėrfitimi, kėtu nis problemi pėr mua. Kėtu unė dalloj homoseksualin nga bq…. dhe tė tillė quaj ata qė grumbullohen pėr tė pėrfituar, bėjnė projekte pėr tė rrjepur para nga kontributet publike dhe i bėjnė peticione gjithė botės edhe Papės sė Romės bile, para se tė vijė nė Shqipėri. Ulėrasin dhe deklarojnė botėrisht qė nė Shqipėri nuk respektohen tė drejtat e tyre, pra bėjnė njė marketing tė keq pėr Shqipėrinė tonė, pėr pak para korruptojnė shpresat e shqiptarėve tė ndershėm. Dhe unė nuk dua t’ua shoh bojėn atyre njerėzve qė bėjnė marketing tė keq pėr kėtė vend dhe pėr kėtė popull. Si qytetar i Tiranės, ku dhe kam lindur, unė e kam pėr detyrim t’i mbroj njerėzit me aq sa mundem, si artist. Ti nuk vjen dot nė njė debat publik tė imponosh homoseksualizmin tėnd si normė shoqėrore, me by… tėnde nė dorė si produkt me vlerė, jo! Jo o zotėri, kjo nuk ėshtė vlerė.

    Nė ēfarė momenti je si artist? Ėshtė shpėrqendrues televizioni pėr krijimtarinė nėse kjo e kėrkon njė farė gjendjeje?

    Artist ėshtė attitude, nuk ėshtė moment qė ti e zgjedh kur do tė jesh i tillė ose jo. Artistėt kanė momente, madje qė zgjasin edhe me vite, kur kanė nevojė pėr kėto hapėsira reflektimi, sepse krijojnė njė tjetėr dimension nė raportin e tyre me artin. Unė i shfrytėzoj kėto hapėsira pėr tė vendosur marrėdhėnie tė reja me kreativitetin dhe shqetėsimet e mia artistike. Dhe ē’bėj ndėrkohė? Merrem me televizion. Unė jam i ndėrgjegjshėm pėr mundėsitė e komunikimit masiv qė tė jep televizioni, dhe e preferoj atė sepse shprehem direkt, pa deformime e keqinformime siē ndodh rėndom nė media, nuk ėshtė mė njė trill personal, ėshtė njė rast pėr t’u shfrytėzuar, pėr tė hedhur mesazhe, ėshtė njė angazhim pėr tė qenė qytetar para se tė jesh artist. Ndoshta dhe unė nuk jam rastėsisht aty, e kam njė mision. Nė “Dance with me” nuk dua tė gjykoj individė qė nuk janė kėrcimtarė dhe as nuk do tė kėrcejnė ndonjėherė. Unė gjykoj aspektin psikosocial tė kėsaj historie, pse kėrcejnė kėta njerėz, si i ndėrtojnė marrėdhėniet me njeri- tjetrin celebritetet shqiptare, me publikun, me ne panelin? Kanė njė dimension human apo jo? Pas ekranit ata shihen si idhuj nga audienca, dhe nuk ėshtė e udhės tė tregohen delirantė, mendjemėdhenj, unė ndjej pėrbuzje pėr kėtė. Nėse jam artikuluar ndonjėherė rėndė, u kėrkoj falje shikuesve qė e kanė perceptuar si arrogancė, por dua t’ju sqaroj se unė nuk kam respekt pėr kėdoqoftė qė pretendon tė duket ai ose ajo qė nuk ėshtė. Qėndroni vetvetja.

    Nė spektaklin “Dance with me”, ndonjėherė flitet edhe pėr familjet e dashuritė, si atėherė kur ti u pyete pėr bashkėshorten. Nė tė vėrtetė fotoja jote me bashkėshorten ka pasur shumė ndjekės sepse pothuajse askush nuk dinte gjė pėr statusin tėnd duke qenė qė ke folur gjithmonė pak ose aspak pėr familjen. Ėshtė pak e habitshme pse zgjodhe ta publikosh atė foto tani…

    Kjo historia e fotos ėshtė aq spontane sa nuk ka ku tė vejė. Ne shkuam tė blinim ēokollatat pėr Bobin e cila donte edhe njė foto pėr tė parė dyqanin nga vinin ato ēokollata. “Pierre Marcolini” meqė ra fjala pėr amatorėt e shijes dhe tė savoir vivre. Unė pa dashur ta mistifikoj familjen, kam zgjedhur njė qėndrim diskret, pa zhurmė, pa tėrheqje vėmendjeje nė mėnyrė abuzive. Familja pėr mua ėshtė e shenjtė dhe nėse njė pjesėtar i familjes sime do donte tė shprehej nė publik, ka qenė dhe ėshtė i lirė ta bėj njė gjė tė tillė. Unė nuk kam as tendenca pėr tė fshehur, as pėr tė hapur zorrėt nė publik, sepse mė duket neveri tė tregosh gjithēka publikisht pėr tė fituar simpatinė e njerėzve nėpėr faqe gazetash tė mbushura kryesisht me keqinformim dhe me thashetheme.

    Dua tė kthehemi pak pas nė kohė. Nga koha qė ke qenė nė Greqi ka ca informacione nga viti 1994 pėr ca pėrplasje tė tuat me shtetin grek. Ēfarė ndodhi saktėsisht?

    Denoncova live, nė televizonin kombėtar grek ERT, qėndrimin armiqėsor dhe politikisht diskriminues tė shtetit grek ndaj shqiptarėve, qė vazhdon akoma dhe sot, e thėnė nė aspektin human, si artist, sepse unė nuk merresha me politikė. Ne jemi fqinj tė pėrjetshėm dhe nuk shoh asnjė zgjidhje veē tolerances, pranimit dhe respektit reciprok. Kam denocuar imoralitetin nė psikologjinė ortodokse greke, ksenofobinė, pėrbuzjen, urrejtjen e tyre. Nė atė kohė kisha vetėm miq grekė, kisha miq figura tė njohura tė artit. M’u dha shansi dhe unė thashė ato gjėra qė i konsideroja tė drejta sigurisht. Akuzova edhe Kishėn Ortodokse si influencuese dhe dominuese nė politikėn greke antishqiptare.

    Dhe cilat ishin pasojat?

    Presioni, bastisja e shtėpisė, police tė Asfalias greke hynė e mė shkatėrruan shtėpinė. Unė kisha ardhur nė Shqipėri pėr tė dhėnė njė koncert recital nė Berat. Megjithatė nuk i shpėtova sepse hėngra dru kėtu. Ishte koha kur shqipėtarėt qė kėrkonin tė emigronin nė Greqi shfrytėzoheshin shtazėrisht nė Kapshticė nga autoritetet greke dhe shqiptare, u kėrkoheshin shumė para, disa herė jepnin tė gjitha kursimet e jetės sė tyre pėr tė kaluar kufirin, iluzion qė mbaronte disa kilometra mė tuje kur policia greke i kapte dhe i kthente prapė. E gjitha kjo ishte revoltuese.

    Dhe ti vazhdove tė qėndroje nė Greqi pastaj?

    Jo, mbas ekspozitės nė Mikono, i ftuar nga kryetari i Bashkisė sė ishullit mora mesazhe kėrcėnuese dhe tė qarta nė Athinė. Tė zhdukesha brenda 15 diteve. Nė atė kohė mė ndihmoi tė largohesha njė klient dhe mė pas miku im, shefi i divizionit nr 12 tė Komisionit Evropian, sepse kėshtu ishte i organizuar Komisioni atėhere.

    Je rikthyer nė Greqi qė nga ajo kohė?

    Shumė vite mė vonė, por jo me avion.

    Ajo qė vije re nė mendėsinė e politikės greke dhe e denoncove, ishte pjesė dhe e mendėsisė sė artdashėsve grekė sepse ti atje zhvilloje njė jetė tė pasur artistike ndėrkohė?

    Jo nuk vija re asgjė tė tillė nė qarqet qė frekuentoja unė. Jetoja si piktor, qė teorikisht ėshtė e vėshtirė, por pėr mua, me pak fat dhe shumė punė, u bė njė lojė fėmijėsh, sepse shisja mirė dhe isha pjesė e njė rrethi qė nuk kishte paragjykime. Ata qė paragjykojnė janė pjesa mė e prapambetur dhe e nėnshtruar e shoqėrisė, ashtu si dhe nė Shqipėri. Ndryshimi mes nesh dhe grekėve ėshtė qė ata pėrbuzin shqiptarėt dhe shqiptarėt pėrbuzin vetveten. Ne paragjykojmė dhe refuzojmė njėri-tjetrin dhe adhurojmė gjithēka tė huaj.

    Ku e vė re mė shumė kėtė?

    Kudo. Eshtė gjėja mė e identifikueshme nė kėtė shoqėrinė patriarkalisht absurde dhe me shumė halle. Akoma dhe femrat, paraqiten tė dhunshme nė Shqipėri. Unė nuk mund ta konceptoj kėtė sepse njė femėr nga natyra nuk mund tė urrejė.Shikoni njė aspekt tė kodit tė komunikimit tė tyre nė komentet qė bėjnė ato nė Facebook e rrjetet sociale p.sh, duke qenė nė shumė raste edhe prindėr. Ato shkarkojnė njė urrejtje patologjike me komentet e tyre pėr njerėz qė as nuk i kanė parė kurrė nė jetė. Kujdes, ėshtė tjetėr gjė tė shprehesh dhunshėm nė momente emotive dhe tjetėr gjė tė kesh kohė para kompjuterit, tė reflektosh dhe tė derdhėsh vrer me forma nga mė vulgaret thjesht sepse nuk tė pėlqen diēka.

    Meqė njė femėr nuk ėshtė e aftė tė urrejė nga natyra, nga natyra ėshtė mė e mirė sesa njė mashkull?

    Sigurisht qė femrat janė mė tė mira se ne meshkujt. Janė nėnat tona, motrat, tė dashurat, komshiet, koleget tona. Ato kanė sharm dhe magji nė ēdo moshė, detyra jonė ėshtė ta zbulojmė kėtė magji te secila dhe tė pėrfitojmė nga kėto dhurata perėndie qė janė bėrė pėr tė na dhuruar dashuri. Duhet njė proces edukimi pėr t’ua mėsuar kėtė burrave, qė duhet tė nisė qė nga kopshtet, nė sistemet shkollore dhe nė jetė. Nuk ėshtė e lehtė, por tė gjithė e dimė qė kjo bėhet vetėm nėpėrmjet edukimit.

    Thamė qė nė kėtė intervistė do flasim pėr familjen tuaj, konkretisht pėr fėmijėt. Nga kush ka marrė mė shumė djali juaj?

    Mendoj qė ka marrė mė shumė nga mamaja e tij, sepse ėshtė mė i rezervuar, mė fjalėpak. Ėshtė mė i menēur se unė, prandaj them qė ka marrė nga mamaja.

    Por ai merret me art, si ty

    Po, ai vizaton shumė bukur, ka njė sensibilitet artistik tė konsiderueshėm. Ka studiuar pėr Jazz. Eshtė klavierist i njė grupi rrok-u universitar, megjithatė ėshtė i orientuar drejt zhvillimeve sociale e politike mė shumė.

    Jeni bėrė prindėr pėr herė tė dytė 14 vjet pas lindjes sė djalit… Donit qė fėmija kėtė herė tė ishte vajzė?


    Nuk donim ta pėrcaktonim, por nė subkoshiencėn e secilit ishte vajzė. Lajmi ishte njė magji e paparė.

    Keni zgjedhur njė emėr shumė tė veēantė pėr vajzėn, Gala. Ėshtė pėr…?

    Jo, jo nuk ėshtė nga Gala, bashkėshortja e Dali-sė, ėshtė GALA bukuroshja ime. Ėshtė nė tė vėrtetė bashkim i inicialeve tė para tė emrave tė prindėrve tanė. Ėshtė njė emėr shumė familjar, por qė tingėllon dhe bukur…

    Gala, gjithashtu, ėshtė njė fėmijė e talentuar


    Gala ka vite qė bėn njė karierė tė mirėfilltė profesionale nė fashion, advertising dhe kinematografi. Sigurisht brenda hapėsirave dhe mundėsive kohore tė njė nxėnėse nga e cila kėrkohet mbi tė gjitha mbarėvajtja nė shkollė.

    Ke njė marrėdhėnie tė veēantė me Galėn, qė nuk e ke pasur me djalin?

    Po ka njė dallim thelbėsor mes raporteve qė kam krijuar me tė dy pėr shkak tė ekperiencės. Me Kristin isha mė i ri. Me Galėn ėshtė njė pėrvojė krejt tjetėr, njė pėrjetim ndryshe. Ajo ėshtė vajzė…dhe ti pas njė pėrvoje prindėrore nė moshė tė re, arrin tė kėrkosh dhe tė depėrtosh esencialen nė njė raport shumė mė tė shėndetshėm. Dashuria ėshtė po ajo pėr tė dy, por eksperienca bėn ndryshimin.

    Ēfarė babai je?

    Unė nuk e di ēfarė babai jam, mendoj qė nuk jam fort i mirė. E di qė jap shumė dashuri, marrosem, ēfarė nuk bėj unė. Jam shumė modern dhe tradicional njėkohėsisht nė marrėdhėniet me ta. I dua nė ekstrem, si kushdo, por unė ndoshta duhet tė jem pak mė i rezevuar, gjė qė nuk e bėj dot. Kėshtu kam qenė me djalin. E njėjta gjė ndodh edhe me vajzėn.


    Revista CLASS

    http://www.revistaclass.al/d/130/133...a-te-mos-jesh/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 17-01-2015 mė 18:08

  14. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Robert Aliaj

    Nje krijim nga Valentin Veizi mbi vargjet e Robert Burns.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 24-10-2017 mė 14:35

  15. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Robert Aliaj

    Artisti Rebel tek Rudina


  16. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Robert Aliaj

    Ne stilin e tij ......

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 23-11-2017 mė 09:12

  17. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Robert Aliaj


  18. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Robert Aliaj


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •