Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anėtarėsuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Porosite e profetit

    POROSITE E PROFETIT

    Mr. Ferid Piku


    Zoti ynė na urdhėron nė Kuranin famėlartė duke thėnė: “Atė gjė qė ua jep Muhamedi, merreni, atė qė ua ndalon Muhamedi, ndalohuni prej saj, kini frikė Allahun, se dėnimi i tij ėshtė i ashpėr

    Figura e profetit (a.s) ėshtė madhėshtore. Sado qė tė flasin gjuhėt, sado qė tė shkruajnė librat, ai mbetet madhėshtor, sepse tė tillė e krijoi Zoti i gjithėsisė.
    Ai nuk ishte vetėm profet, ai nuk ishte vetėm njeri i madh, por ishte njė vėlla i mirė, njė shok i mirė, njė edukator i jashtėzakonshėm.
    Ishte nga ata njerėz, qė kur e shikonte njė tė keqe, i digjej zemra dhe me urtėsinė mė tė madhe e korrigjonte atė. Ishte nga ata njerėz, qė kur e pyesje pėr diēka tė mirė, me zellin mė tė madh qė mund tė ketė ndonjė mėsues, ia shpjegonte nxėnėsit mė sė miri atė qė pyeste. Fjalėt e tij ishin tė pakta por kishin kuptim tė thellė. Kur dora e tij e butė vihej mbi supin e njėrit prej shokėve tė tij, fjalėt qė dilnin nga goja e profetit (a.s) futeshin thellė nėpėr zemra e nuk harroheshin asnjėherė.
    E merrte shokun e tij anash dhe i fliste dy – tre fjalė. Ishin fjalė me peshė, sepse dilnin nga zemra e atij personi, qė e donte ēdo njeri. Kėto porosi tė vogla i mjaftonin shokut tė tij pėr gjithė jetėn. Me dy – tre fjalė ai e mėsonte fenė e Zotit. Me dy – tre fjalė ai e ruante besėn dhe amanetin e Zotit.

    Kam zgjedhur vetėm njė nga porositė e profetit (a.s), njė fjalė qė Muhamedi (a.s) ia tha njėrit prej shokėve tė tij qė e donte shumė. Realisht ai i donte tė gjithė shumė, por kėtė e donte, sepse ishte nxėnės i zgjuar dhe pyeste vazhdimisht. Ai ishte Muadh Ibn Xhebel (r.a).

    Muadh Ibn Xhebel (r.a) e donte xhenetin dhe e kishte frikė xhehenemin. Ai tregon: “Kur e pashė njė ditė profetin (a.s) vetėm, larg tė tjerėve iu afrova dhe i thashė: “O profet i Zotit! Kam njė pyetje qė s`mė le tė fle natėn dhe mė ka shqetėsuar shumė. Ma trego njė punė qė mė fut nė xhenet dhe mė ruan nga zjarri? Vetėm kaq dua”.
    Profeti (a.s), i cili shikonte besnikėri dhe sinqeritet tek Muadhi i pėrgjigjet: “O Muadh ke pyetur pėr njė gjė tė madhe, por qė me lejen e Zotit ėshtė e lehtė, pėr ata, qė Zoti ua lehtėson. O Muadh adhuroje Zotin dhe mos i bėj shok Atij. Fale namazin, jepe zekatin, agjėroje Ramazanin dhe bėje haxhin nėse ke mundėsi
    Pastaj mėsuesi e pyet nxėnėsin e tij, sepse ishte nxėnės besnik dhe i zellshėm: “O Muadh a nuk ke dėshirė tė t`i tregoj dyert e punėve tė mira
    Profeti (a.s) vazhdoi: “O Muadh! Agjėrimi ėshtė mburojė, sadakaja i fik gjynahet si uji zjarrin. Fale namazin nė mesin e natės”.“… dhe trupat e tyre largohen natėn nga shtrati, e lusin Zotin me frikė e me shpresė dhe nga ajo qė u kemi dhėnė ata japin. Nuk mund ta dijė askush se ēfarė shpėrblimi ėshtė fshėhur pėr ta. Ėshtė shpėrblim pėr atė qė kanė punuar

    Pastaj vazhdoi pėrsėri profeti (a.s): “O Muadh a do ta dish kokėn, shtyllėn dhe kulmin e kėsaj pune
    Profeti (a.s) tha: “Koka ėshtė Islaminamazixhihadi nė rrugėn e ZotitO Muadh a do ta dish kryesoren e tė gjitha kėtyre qė tė kam thėnė
    Atėherė profeti (a.s) kapi gjuhėn e tijMbaje fort kėtė o MuadhTė pastė nėna o Muadh, po a ka gjė qė i fut njerėzit nė zjarr mė shumė se gjuha e tyre[1]
    Kėto ishin fjalėt e mėsuesit, fjalėt e profeti (a.s), fjalė tė vogla por qė lanė ndikim tė madh nė zemrėn e Muadhit, prandaj ai ia thoshte kėto fjalė ēdo njeriu qė takonte.

    Ēfarė ishin kėto fjalė? E thėnė shkurt, shqetėsimi i Muadhit (r.a) ishte shqetėsimi i sahabėve. Ata nuk ishin njerėz tė fjalėve. Ata flisnin pak e punonin shumė. Pyesnin pak e zbatonin shumė. Ata nuk i zinte gjuma natėn nga shqetėsimi “A do tė hyjmė nė xhenet apo nė zjarr”. Ata e kishin kuptuar situatėn dhe ishin tė sigurtė se e ardhmja e tyre ishte xhenet ose zjarr. Pėr kėtė e pyeti edhe Muadhi (r.a) profetin (a.s), pėr atė punė qė tė ēon nė xhennet. Profeti (a.s) nuk i tha thjesht: “Bėj punė tė miraO Muadh, ti po pyet pėr njė gjė tė madhe

    A tė duket e lehtė tė hysh nė xhenet e tė ruhesh prej zjarrit?! A nuk e di se Zoti i ka dėrguar fetė pėr kėtė punė, profetėt kanė ardhur pėr kėtė punė, librat kanė zbritur pėr kėtė punė. Zoti thotė nė Kuranin famėlartė: “Kush i largohet zjarrit dhe futet nė xhennet, ai ka fituar

    Nuk ėshtė e lehtė tė hysh nė xhenet. Vallahi ėshtė aq e vėshtirė, saqė kur melekėt e panė xhenetin se me ēfarė vėshtirėsish ishte rrethuar, thanė: “O Zot, askush nuk do tė hyjė nė xhenet”. Por Zoti tha: “Do tė hyjnė ata qė i pėrveshin krahėt pėr kėtė dhe Unė do t`ua lehtėsoj”. Kush e do rrugėn e mirė, sado e vėshtirė tė jetė ajo, bėhet e lehtė me lejen e Allahut (xh.sh), sepse e lehtėson Zoti i githėsisė.
    Kush e do rrugėn e keqe, ajo ėshtė e lehtė dhe Zoti nuk vėshtirėson pėr kėtė, por nė fund tė gjithė do tė kthehemi tek Allahu (xh.sh) e do tė japim llogari pėr atė qė kemi punuar e dijeni se Zoti nuk e do tė keqen dhe nuk i bėn padrejtėsi askujt.

    Profeti tha: “O Muadh! Adhuroje Zotin dhe mos i bėj shok AtijO Muadh fale namazin, agjėroje Ramazanin, jepe zekatin dhe bėje edhe haxhin nėse ke mundėsiA do t`i dish rrugėt e punėve tė mira

    Cilat janė kėto punė?
    Tė agjėrosh nafile (vullnetarisht), ėshtė mburojė”. Kur ushtari shkon nė luftė, merr mburojėn me vete. Po kėshtu kush agjėron nafile, pra jo vetėm nė muajin e Ramazanit, por edhe jashtė tij, ai mbron veten e tij nga fjalėt dhe punėt e pahijshme. Agjėrimi e mbron robin nga zjarri i xhehenemit.
    Profeti (a.s) ka thėnė: “Kush agjėron vetėm njė ditė pėr hir tė Allahut (xh.sh), Allahu (xh.sh) e largon atė njeri 70 vite nga zjarri i xhehenemit

    SADAKAJA- Profeti (a.s) tha: “Sadakaja i fik gjynahet si uji zjarrinI fiki fshin

    NAMAZI I NATĖS - Profeti (a.s) tha: “Tė falėsh dy rekate namaz nė mesin e natės“A e shihni robin Tim. Po ngrihet natėn e po mė kujton Mua. A keni parė ndonjėherė njeri tė tillė”? Me tė vėrtetė ėshtė dhunti e madhe, prandaj Zoti na ndihmoftė mbi vetet tona.

    Pastaj profeti (a.s) vazhdoi: “A do ta dish kokėn e kėsaj pune, shtyllėn dhe kulmin e kėsaj pune
    Koka ėshtė ISLAMI
    Shtylla e kėsaj feje ėshtė NAMAZI.
    O vėllezėr ky problem ėshtė i sqaruar. Kush ka mėshirė pėr veten e tij, le tė punojė. Kush nuk ka mėshirė, ai merr nė qafė vetėm veten e tij. Namazi ėshtė shtylla e kėsaj feje. Kush rrėzon kėtė shtyllė, e ka rrėzuar fenė e Allahut (xh.sh).
    Kulmi i fesė ėshtė XHIHADI NĖ RRUGĖN E ZOTIT
    Xhihadi nuk ėshtė vetėm luftė, por ėshtė shumė mė tepėr se kaq. Nė fund vjen edhe lufta, me qėllim qė tė gdhendet padrejtėsia dhe tė ndalet ajo.
    Pastaj profeti (a.s) tha atė fjalė, qė nuk e priste Muadhi (r.a) e as ne nuk e prisnim: “O Muadh a do ta dish sekretin e gjithė kėtyre punėve? Kape fort kėtė
    Muadhi (r.a) me ēiltėrsi e pyet profetin (a.s): “O profet a pėr fjalėt qė themi do tė na marrė Zoti nė llogari”? Profeti (a.s) ia kthen: “Tė pastė nėna ty o Muadh. Po a nuk e di ti se ajo qė i fut njerzit mė shumė nė zjarr, ėshtė gjuha
    Gjuha i fut njerėzit nė zjarr. Kur njerėzit e analizojnė veten e tyre thonė: “A pėr kėtė gjuhė u futėm nė zjarr? Asnjėherė nuk na paska shkuar nėpėr mend kjo gjė”.
    Prandaj profeti (a.s) ka thėnė: “Kush ma garanton epshin e tij dhe gjuhėn e tij, unė i garantoj xhenetin
    Garantoni nderin dhe gjuhėn tuaj, t`jua garantojė profeti (a.s) xhenetin.
    Pse gjuha? Me gjuhė mohohet Zoti. Me gjuhė akuzohet, me gjuhė gėnjehet, me gjuhė bėhen padrejtėsi, me tė bėhen tė gjithė tė zezat. Pėr gjuhėn sahabėt kanė thėnė: “Kjo (gjuha) ėshtė dashur tė mbahet nė burg mė shumė se gjithēka tjetėr”.
    Zoti na bėftė nga ata njerėz qė iu mjaftojnė dy – tre fjalė. Njerėzve tė mirė nuk duhet t`u mbash ligjėrata. Njeriu i mirė e kupton dhe e pason tė mirėn. Ata njerėz i ka drejtuar Allahu (xh.sh) dhe ata me tė vėrtetė janė tė menēur. Kjo ėshtė gjithēka nė kėtė jetė.

    Profeti (a.s) e merr njėherė tjetėr pėr dore Muadhin (r.a), ecėn pak dhe i thotė: “O Muadh po tė jap disa porosi, prandaj kije mendjen. O Muadh kije frikė Zotin, thuaje tė vėrtetėn, mbaje besėn, dorėzoje amanetin, braktise tradhėtinė, mėshiroje jetimin, ruaje komshiun, mbaje zemėrimin, zbute fjalėn, jepe selamin, mos iu ndaj grupit, kuptoje Kuranin, duaje ahiretin, frikėsoju llogarisė, mos iu mbėshtet shumė kėsaj jete se ėshtė e shkurtėr, punėn qė tė besohet bėje sa mė mirė. O Muadh unė po tė ndaloj pėr diēka prandaj ki kujdes. Mos e shaj muslimanin, mos e beso gėnjeshtarin, mos e pėrgėnjeshtro tė sinqertin, mos e kundėrshto prijėsin e drejtė, mos prish nė tokė. O Muadh kujtoje Zotin nė ēdo pemė e nė ēdo gur. Sa herė qė tė bėsh njė gjynah, pasoje gjynahun me pendim, qoftė kur je vetėm, qoftė edhe kur je me njerėzit e tjerė[2].

    Zoti na bėftė nga ata njerėz qė pyesin pak e punojnė shumė. Zoti na bėftė nga ata, qė e dėgjojnė fjalėn e mirė dhe e pasojnė atė nė formėn mė tė mirė.
    E lus Allahun (xh.sh) tė fusė nė zemrat tona dashurinė pėr profetin (a.s), tė na bėjė nxėnės tė mirė tė kėtij profeti, tė kėtij mėsuesi.
    E lus Allahun (xh.sh) t`i falė gabimet tona, tė mėdhatė e tė voglat, ata qė duken e ata qė nuk duken.
    E lus Zotin e gjithėsisė t`i ruajė zemrat tona, gjuhėt tona dhe gjymtyrėt tona.
    E lus Allahun (xh.sh) tė mos sillet ndaj nesh siē ne e meritojnė, por siē i takon madhėshtisė dhe mėshirės sė Allahut (xh.sh), Ai ėshtė falės i madh, Ai e pranon pendimin e robit tė Tij.
    Lus Zotin tė na mėshirojė ne dhe prindėrit tanė, ata qė janė gjallė e ata qė kanė vdekur, tė gjithė muslimanėt kudo qė janė, tė gjithė njerėzit qė duan mėshirėn e Allahut (xh.sh).
    A M I N
    [1] Tirmidhiu, Ahmedi dhe Nesaiu. Tirmidhiu e vlerėson hadithin tė pranuar, tė vėrtetė
    [2] Bejhakiu nė Zuhd, hadithi ėshtė i dobėt
    ARDHEMRIAONLINE/COM
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu ėshtė Islami” (Ali Imran, 19).

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anėtarėsuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729

    Pėr: Porosite e profetit

    Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thėnė:

    “Kur tė vdes biri i Ademit (njeriu), veprat e tij ndėrpriten pėrveē tri (vepra): Bamirėsia (lėmosha) e vazhdueshme, dituria qė njerėzit pėrfitojnė nga ajo, apo njė fėmijė i drejtė (i hajrit) i cili lutet pėr tė.”

    Shejh Salih el Feuzan, Allahu e ruajttė, duke e komentuar kėtė hadith ka thėnė:

    “E kam dėgjuar Shejh Muhamed ibn Ibrahimin, Allahu e mėshiroftė, gjatė ligjėratės qė mbante nė Fakultetin e Sheriatit (nė Rijad) duke thėnė:

    “Vėrtet, bamirėsia (lėmosha) e vazhdueshme ndoshta mund tė ndėrpritet (fondet mund tė shterohen etj.), dhe biri i drejtė (i cili lutet pėr tė) mund tė vdes. Kurse, dituria e dobishme, dobitė e saj do tė vazhdojnė dhe nuk do tė ndėrpriten, dhe njeriu do tė vazhdojė tė fitoj sevape (edhe pas vdekjes sė tij).”

    Kjo ėshtė sigurisht njė nga arsyet pse dituria ėshtė mė superiore ndaj veprave tė tjera tė mira.

    Burimi: (et Ta’lik el Kavim ‘ala Kitab Iktidah el Siratul Mustekin, fq.22)
    Mos ja bėj tė tjerėve atė qė nuk ke qejf tė ta bėjnė ty!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-02-2015
    Vendndodhja
    prishtin
    Postime
    13

    Pėr: Porosite e profetit

    vete ne ajetin qe i referohet krijimi e njeriut e qe thot se ne jemi programu per tu sjel ne jete ashtu siq sillemi len te kuptohet qe pejgameri eshte kot,ska pas nevoj per te,

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Porosite e profetit

    Profeti vdiq, familja iu vra, ashabet shkuan pothuaj te debuar nga toka, Kurani ashtu si nje bateri pa jete eshte plot magji Satanai dhe rendon shpirtin duke e merzitur, por drita e Zotit eshte e qarte dhe cmimi i Parajses me i madh sesa diamantet e vjedhura pertej.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •