Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Qytetari: Një vajzë vdiq se polici më ndaloi teksa e transportoja në urgjencë

    Qytetari në News24: Një vajzë vdiq se polici më vonoi teksa e transportoja në urgjencë

    NGA SPARTAK KOKA

    Qytetari në News24: Një vajzë vdiq se polici më vonoi teksa e transportoja në urgjencëTIRANE-Një qytetar denoncon sjelljen joprofesionale të Policisë Rrugore të Kavajës, e cila sipas tij, u bë një shkak më shumë, që një vajzë 17 vjecare me iniciale R.M, të ndërronte jetë. 50 vjeçari Qani Kapllani rrëfen për News24 se ishte duke transportuar vajzën për në spital, kur polici rrugor e ndaloi në rrugë dhe e vonoi për 15 minuta, për shkak se makinës i kishte mbaruar afati i kolaudimit.

    Por nuk mjaftoi kjo, pasi në rrugën e kthimit i njëjti polic e ka keqtrajtuar qytetarin 50 vjecar.

    Denoncimi
    Qani Kapllani një shtetas nga Rrogozhina denoncon në News24 veprimet abuzive të policisë rrrugore Kavajë, të cilat rezultuan me pasoja fatale. 50 vjecari shpjegon me datën 24 tetor, teksa ishte duke udhëtuar në drejtim të Tiranës, punonjësi i Policisë Rrugore i ka bllokuar për 15 minuta makinën me të cilën ai po transportonte me urgjencë për në spital një 17 vjecare, që kishte pirë fostoksinë. Sipas Kapllanit punonjësi i policisë ka demonstruar veprime jo profesionale dhe mungesë të theksuar të etikës njerëzore, dhe thekson se vonesa e shkaktuar prej tij, ishte një nga shkaqet për vdekjen e shtetases me incialet R.M.

    Emri:  97069_2.jpg

Shikime: 1128

Madhësia:  64.7 KB
    Ne foto Qani Kapllani

    U nisa me një urgjence pasi një vajze 17 vjece piu helm dhe u nisa për ta sjellë në spital. Ishte një vajzë atje në fshat për të cilën familjarët e saj më kërkuan ndihmë. Ngjarja ka ndodhur më datën 24 tetor. Unë quhem Qani Kapllani. Makina me të cilën udhëtoja ishte me targe AA 216 CY. Makina nuk ishte e imja, ishte e një kusheriri tim, e mora për shpejtësi, më doli policia para në Kavajë, i thashë kam urgjencë. Më tha me jep letrat zotëri, dhe pasi pa letrat me tha ka mbaruar kolaudimi prej gati dy javësh. I thashë policit: Mbaj letrat zoteri të shkoj të coj urgjencën dhe të kthehem sërish, me tha: “Rri rri mos luaj se po ike unë të bllokoj”. Qëndrova deri sa përfundoj punë, shkuam në spital, vajza vdiq.

    Por nuk mjaftoi kjo, pasi në rrugën e kthimit i njëjti polic e ka keqtrajtuar qytetarin 50 vjecar.

    “Pasi u ktheva e takova sërish dhe i thashë që: “Faleminderit shumë për vonesën, vajza vdiq nga vonesa”. Më tha: “nuk prish punë”, madje dhe më goditi, dy policet e tjerë që ishin me të, më kapën ne mes te rruges dhe e spostuan. Vonesa qe më bëri ishte gati 15 minuta vajza mund të shpëtonte në rast se nuk do më bllokonte polic”.

    Policia e Kavajes
    “Pas interesimit në policinë e Kavajës në mësuam se më datë 24.10.2014, ora 08.00, në oborrin e shkollës “Haxhi Qehaj “Rrogozhinë nxënësja e vitit të tretë shtetasja me incialet R.M 17 vjec kishte konsumuar një tablet me fostoksinë dhe disa orë më vonë gjeti vdekjen në Spitalin Nënë tereza Tiranë. Rreth pretendimeve të shtetasit Qani Kaplani burime nga policia e Kavajës shprehen se nuk janë në dijeni.

    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qytetari: Një vajzë vdiq se polici më ndaloi teksa e transportoja në urgjencë

    Nuk te falin Policat e Rilindjes ore, edhe kur je duke dhene shpirt ne makine. Te ndalojne e te vene gjobe ne vajtje ne urgjence, te rrahin e te tallin kur kthehesh nga urgjenca.

    Por kur qytetareve u ckermitet dhe kercenon vete kryeministri, cfare pret nga vartesit e tij te bejne?!

    Albo

  3. #3
    Gentle Creature Maska e starbright
    Anëtarësuar
    17-07-2007
    Postime
    884

    Për: Qytetari: Një vajzë vdiq se polici më ndaloi teksa e transportoja në urgjencë

    Ku do e coje shpirtin ai palo polic? Sa cnjerezor jane, te mendosh qe i kan marr nga rruga i kan veshur me uniforme ckan qene coban e te pa shkolle, rrugac e legena. Ska shtet ne Shqiperi jo! Ne Shqiperi keshtu ka qene, e keshtu do ngelet per disa breza fatkeqsisht.

  4. #4
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Qytetari: Një vajzë vdiq se polici më ndaloi teksa e transportoja në urgjencë

    Bëri përgjegjëse policinë për vdekjen e një vajze, 50-vjeçari arrestohet për deklarim të rremë

    Policia ka arreatuar Qani Kapllanin, i cili deklaroi publikisht se një vajzë 17-vjeçare kishte vdekur, pasi një punonjës i Policisë Rrugore e kishte vonuar atë teksa e çonte në urgjencë.

    Sipas policisë, 50-vjeçari ka dhënë dëshmi të rremë.

    Ndaj ai është arrestuar nga Policia e Kavajës.

    Duket e çuditshme në fakt, që ai të dilte dhe të bënte një akuzë publike ndaj policisë dhe të gënjente, duke qenë se ajo do të verifikohej.

    “Policia e Shtetit hedh poshtë si të pavërteta deklarimet e shtetasit Qani Kapllani, gjatë prononcimit të dhënë në një media sot, i cili pretendonte se teksa ka transportuar një shtetase të vetëhelmuar është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke i sjellë vonesa në transportimin e saj në drejtim të spitalit.

    Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasi denoncues ka gënjyer publikisht në lidhje me faktet e ndëshkimit të tij nga shërbimi i Policisë Rrugore.

    Vajza e vetëhelmuar në orët e mëngjesit të datës 24.10.2014 është transportuar në spital nga Rrogozhina me anë të një mjeti autoambulancë dhe jo me mjetin e këtij shtetasi. Asnjë patrullë e Policisë Rrugore nuk e ka ndaluar ambulancën gjatë transportimit të vajzës së vetëhelmuar.

    Shtetasi Qani Kapllani është ndaluar dhe kontrolluar gjatë drejtimit të mjetit me targë AA216CY, i cili është në pronësi të shtetasit B.Kapllani, për mospërdorim të sistemit të ndriçimit të mjetit të tij dhe për mospajisje të mjetit me policë sigurimi.

    Ndalimi dhe ndëshkimi i tij ka ndodhur në orën 18:50 të mbrëmjes në unazën jugore të qytetit të Kavajës, e konfirmuar kjo nga sistemi E-GJOBA.

    Strukturat e Policisë së Shtetit të Komisariati Kavajë po administrojnë provat dhe deklarimet e shtetasve dhe mësueses që ka transportuar nxënësen e vetëhelmuar për të dokumentuar të gjithë ngjarjen.

    Ndërkohë po kryhen veprimet procedurale dhe ndaj shtetasit Qani Kapllani, lidhur me deklarimet e rreme të bëra prej tij ndaj strukturave të Policisë së Shtetit”, thuhet në një deklaratë të policisë.

    Tema
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 30-10-2014 më 12:10
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qytetari: Një vajzë vdiq se polici më ndaloi teksa e transportoja në urgjencë

    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin

    Pra qytetaret qe guxojne te flasin per mediat, Qeveria e Rilindjes i fut ne burg?

    Edhe sikur qytetari te kete genjyer ne prononcimet e tij per mediat, cili eshte ai ligj qe thote qe qytetari nuk paska te drejten e fjales ne Republiken e Shqiperise?

    Te kesh te drejten e fjales do te thote te gezosh mbrojtjen e ligjit edhe te genjesh, edhe te mendosh e te shprehesh ndryshe nga te tjeret.

    Po Qeveria e Rilindjes, e mbushur me pinjollet e baballareve komuniste, nuk lejon qe njerezit te aplikojne te drejtat e tyre.

    Kush guxon te flasi keq per Qeverine, e ka vendin ne burg?

    Nuk benin baballaret e tyre te njejten gje nen komunizem?

    O Policia e Rilindjes,

    Arrestoni edhe te gjithe qytetaret e gazetaret e vendit qe shprehin mendimet e tyre neper gazeta e televizione kunder Qeverise! E keshtu do na bien veshet ne rehat, e punet do te na shkojne vaj...

    Albo

  6. #6

    Për: Qytetari: Një vajzë vdiq se polici më ndaloi teksa e transportoja në urgjencë

    Padia e rreme eshte krim kudo. lirine e fjales nuk e kuptuar sic duhet. Ai po akuzon direkt nje person qe ka shkatuar vdekjen e vajzes plus qe e kane rrahur.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    245

    Për: Qytetari: Një vajzë vdiq se polici më ndaloi teksa e transportoja në urgjencë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    E po mjaft me keto komente kot me kot
    dhe ti se po e humbet seriozitetin fare. Po katandisej si Mexhiti i muslimaneve te forumit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga WesternBlot : 30-10-2014 më 13:15

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qytetari: Një vajzë vdiq se polici më ndaloi teksa e transportoja në urgjencë

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Padia e rreme eshte krim kudo. lirine e fjales nuk e kuptuar sic duhet. Ai po akuzon direkt nje person qe ka shkatuar vdekjen e vajzes plus qe e kane rrahur.
    O rilindasi i NYC,

    Thuaj #1: Qytetari nuk "paditi" njeri, doli para kamerave te televizionit dhe rrefeu ate qe i ndodhi. Te paditesh njeri do te thote ti drejtohesh Policise apo Prokurorise e te besh nje padi te rreme ndaj dikujt.

    Thuaj #2: Asnje qytetar ne boten e qyteteruar nuk futet ne burg se genjen apo ka nje reagim kunder qeverise se tij. E ka emrin liri e fjales dhe e gezojne te gjithe njerezit. Si ata qe thone te verteten, edhe ata qe genjejne.

    Thuaj #3: Kjo eshte shkelje me kembe e Kushtetutes se Shqiperise dhe lirive te qytetareve: nuk eshte detyra e Policise qe te arrestoje qytetaret, eshte Prokuroria ajo qe heton dhe pret flet arresti ndaj qytetareve te saj. Policia vetem zbaton urdhrat e Prokurorise e Gjykatave te vendit. Vetem vendet me shtete policore u hedhin hekurat qytetareve te tyre se keshtu i do qejfi ministrit apo policit, pa pyetur prokurori e ligje.

    Thuaj #4: Nese eshte e vertete qe qytetari genjeu, mjaftonte nje pergenjeshtrim i Ministrise se Brendshme per mediat. Filan qytetar genjeu dhe keshtu rrodhen ngjarjet. Por kur ke te besh me bij komunistash e bllokmenesh qe terrorizuan nje popull per 50 vjet, nuk mjafton pergenjeshtrimi, duhet qe ata qe nuk na e duan Qeverine e Rilindjes t'i fusim ne burg e ti zeme me hu!

    Mesoi keto gjera ne forum, se gjithe ato vite qe ke ne Amerike, nuk ke mesuar ndonje gje. Ky e ka emrin shtet policor dhe brutalitet ndaj jetes e lirive te qytetareve te atij vendi.

    Albo

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Qytetari: Një vajzë vdiq se polici më ndaloi teksa e transportoja në urgjencë

    Fjalet e tij me duken te trilluara.. Nuk ka njeri qe kur i thua me vdiq cupa te te pergjigjet ne ate menyre dhe ta rrihte. Nuk ka kuptim. Edhe pse policat nuk shquhen per inteligjence, miresjellje, e humanizem, asnje nuk do arrinte te tallej me femijen e vdekur te dikujt.
    Mjere ajo qe iku!
    Feelings change - memories don't.

  10. #10
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Qytetari: Një vajzë vdiq se polici më ndaloi teksa e transportoja në urgjencë

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Fjalet e tij me duken te trilluara.. Nuk ka njeri qe kur i thua me vdiq cupa te te pergjigjet ne ate menyre dhe ta rrihte. Nuk ka kuptim. Edhe pse policat nuk shquhen per inteligjence, miresjellje, e humanizem, asnje nuk do arrinte te tallej me femijen e vdekur te dikujt.
    Mjere ajo qe iku!
    Nuk thote gjekundi qe ishte vajza e tij.

    U nisa me një urgjence pasi një vajze 17 vjece piu helm dhe u nisa për ta sjellë në spital. Ishte një vajzë atje në fshat për të cilën familjarët e saj më kërkuan ndihmë.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Qytetari: Një vajzë vdiq se polici më ndaloi teksa e transportoja në urgjencë

    Citim Postuar më parë nga BOKE Lexo Postimin
    Nuk thote gjekundi qe ishte vajza e tij.
    Edhe sikur te mos ishte vajza e tij, prape njesoj vlen. Me femijen e vdekur nuk tallet njeri. Eshte antinjerezore. Dhe kur degjon per nje njeri qe se ke pelqyer kurre, prape ndjen keqardhje, jo me per nje adoloshente qe helmoi veten.
    Feelings change - memories don't.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Qytetari: Një vajzë vdiq se polici më ndaloi teksa e transportoja në urgjencë

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Edhe sikur te mos ishte vajza e tij, prape njesoj vlen. Me femijen e vdekur nuk tallet njeri. Eshte antinjerezore. Dhe kur degjon per nje njeri qe se ke pelqyer kurre, prape ndjen keqardhje, jo me per nje adoloshente qe helmoi veten.
    a se kupton qe ky asht ni mashtrus i pagum prej zagarve te partise demokratike me dal me rrejt
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  13. #13
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Qytetari: Një vajzë vdiq se polici më ndaloi teksa e transportoja në urgjencë

    Ore ka disa syresh qe mendojne se policet e qeverise social-komuniste jane engjej te rene nga qielli dhe nuk bejne asnje padrejtesi. E keni shume gabim, madje bejne aq zullume dhe prapesira sa nuk i ben nasnje polici tjeter ne Ballkan. Mos harroni qe jeni niperit e fares me te ndyre qe prodhoi ideologjia e Marksit. Jeni faqja e zeze e tere historise njerezore. Baballaret dhe gjysherit tuaj kane varur e pushkatuar njerez per nje fjale goje, mos valle e kane per problem te manipulojne e te dalin me tezen qe gjoja qytetari genjen. Mos te ju duket cudi qe ky njeri te jete ndaluar nderkohe qe transportotnte nje te semure. Keta morrat e kuq tani cfare bejne, thone qe jo ore se genjen ai se neve te semuret i transportojme me ambulanca, duan me nxjerr qe ka edhe sherbim ambulance.
    Isha ne shqiperi kete radhe dhe cte shoh, ishte ringjallur ppsh, levrinin kurvickat e bandat e terrorit ashtu si me 1947
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Qytetari: Një vajzë vdiq se polici më ndaloi teksa e transportoja në urgjencë

    a spaska pas familje kjo vajza po ja kan lan ni cope shoferi te dali te denoj shtetin? asni antar i familjes se ksaj nuk ishte ne ket fugonin e famshem? apo e ka gjet ne rrug ky bamirsi

    makineria e pjellave te qelbta pedeiste si ne terren si ne forum nuk pusho tu u mor me qeshtje ordinere. edhe un isha ne shqipni ket vit qme pa? vrasje terror deomkleshash si ne 45
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Qytetari: Një vajzë vdiq se polici më ndaloi teksa e transportoja në urgjencë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Pra qytetaret qe guxojne te flasin per mediat, Qeveria e Rilindjes i fut ne burg?

    Edhe sikur qytetari te kete genjyer ne prononcimet e tij per mediat, cili eshte ai ligj qe thote qe qytetari nuk paska te drejten e fjales ne Republiken e Shqiperise?

    Te kesh te drejten e fjales do te thote te gezosh mbrojtjen e ligjit edhe te genjesh, edhe te mendosh e te shprehesh ndryshe nga te tjeret.

    Po Qeveria e Rilindjes, e mbushur me pinjollet e baballareve komuniste, nuk lejon qe njerezit te aplikojne te drejtat e tyre.

    Kush guxon te flasi keq per Qeverine, e ka vendin ne burg?

    Nuk benin baballaret e tyre te njejten gje nen komunizem?

    O Policia e Rilindjes,

    Arrestoni edhe te gjithe qytetaret e gazetaret e vendit qe shprehin mendimet e tyre neper gazeta e televizione kunder Qeverise! E keshtu do na bien veshet ne rehat, e punet do te na shkojne vaj...

    Albo
    O albo ca thu mer burr se mbahesh dhe si me i zgjuari i forumit....Me nje fjale cdo njeri paska te drejte te dali e te shpifi e te llomotisi ca ti doje halja e ndyre?
    Po ajo qe me ben pershtypje tek ty eshte se ty nuk te rruhet shume per ket 17 vjecaren qe vdiq. Pjesa qe te intereson ty eshtee polici i rilindjes.
    Ja ****** robt po nuk kthehet vdekja e nje njeriu ne ceshtje partiake. Nuk gjendet vdekja e nje njeriu per te share nje parti. Vdekja ktij njeriu kerkon me shume nderim sesa perdorja si arme politike.
    Dhe kte ben ti. Se po te kishin qenee deemokratet ne pushtet ket lajm nuk do e hidhje ti ne forum.
    Do e hidhte naj Ps-ist i devotshem e do shante PD.
    Po ky eshte problemi juaj, se e keni trurin te mykur me parti.
    Lere me ky tjetri qe thote ps-istat pjelle e keqe e marksizmit. Me thuaj mor toc, kush ne parlamentin shqiptar nuk eshte pjelle e komunizmit ? Sali Berisha apo Luli ? O gramoza t gjith b.qra jan aty n parlament.
    O tyca ata atje (parlamentaret) duhet te bejne tifo per ju e jo ju per ata. Po ju e keni kap mbrapsh.
    Gjithsesi ...
    Nese polici ka vepruar ne ate menyre duhet te denohet por nuk ma merr mendja se nje polic qe sheh ne makine nje vajze duke vdekur do ta kryente kete veprim...

  16. #16

    Për: Qytetari: Një vajzë vdiq se polici më ndaloi teksa e transportoja në urgjencë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    O rilindasi i NYC,

    Thuaj #1: Qytetari nuk "paditi" njeri, doli para kamerave te televizionit dhe rrefeu ate qe i ndodhi. Te paditesh njeri do te thote ti drejtohesh Policise apo Prokurorise e te besh nje padi te rreme ndaj dikujt.

    Thuaj #2: Asnje qytetar ne boten e qyteteruar nuk futet ne burg se genjen apo ka nje reagim kunder qeverise se tij. E ka emrin liri e fjales dhe e gezojne te gjithe njerezit. Si ata qe thone te verteten, edhe ata qe genjejne.

    Thuaj #3: Kjo eshte shkelje me kembe e Kushtetutes se Shqiperise dhe lirive te qytetareve: nuk eshte detyra e Policise qe te arrestoje qytetaret, eshte Prokuroria ajo qe heton dhe pret flet arresti ndaj qytetareve te saj. Policia vetem zbaton urdhrat e Prokurorise e Gjykatave te vendit. Vetem vendet me shtete policore u hedhin hekurat qytetareve te tyre se keshtu i do qejfi ministrit apo policit, pa pyetur prokurori e ligje.

    Thuaj #4: Nese eshte e vertete qe qytetari genjeu, mjaftonte nje pergenjeshtrim i Ministrise se Brendshme per mediat. Filan qytetar genjeu dhe keshtu rrodhen ngjarjet. Por kur ke te besh me bij komunistash e bllokmenesh qe terrorizuan nje popull per 50 vjet, nuk mjafton pergenjeshtrimi, duhet qe ata qe nuk na e duan Qeverine e Rilindjes t'i fusim ne burg e ti zeme me hu!

    Mesoi keto gjera ne forum, se gjithe ato vite qe ke ne Amerike, nuk ke mesuar ndonje gje. Ky e ka emrin shtet policor dhe brutalitet ndaj jetes e lirive te qytetareve te atij vendi.

    Albo
    Te ka shplar sala trut o i shkret, e veshtire se behesh njeri me. Ke marre goditje te rende psikologjike qe kur te humbi lideri shpirteror zgjedhjet dhe ke dale komplet nga vetvetja.

    Kur ka akuze per vrasje, qe behet publike, nuk ka nevoje te shkosh e te ankohesh ne polici. Nis hetimin policia. Sipas teje po gjeti policia nje trup te vdekur ne rruge, nuk ka hetim, se nuk ka padi? Dhe ne kete rast duhet te niste hetimin kunder policit, per vdekjen e vajzes, nese do ishte e vertet, dhe pa padi ne polici. Dhe ne fakt kan bere ate qe duhet dhe kan nisur hetimin e ngjarjes ku ka dal direkt qe eshte genjeshter.

    Megjithate bej debat kot un, se ti e ke hallin te shash qeverine dhe te krijosh cik debat te forumi i vdekur qe eshte mbushur me temat e tua. The shyqyr si me erdhi kjo dhurat nga zoti, vajze e vdekur dhe faj i policit dhe vrap ne forum te shash qeverine. Tu plotesoft deshira, ishalla, qoft faji i policit. DHe ishalla vdesin dhe ca te tjer per faj te shtetit qe te mbushesh forumin me tema. Rendesi ka qe mbeti titulli i temes polici i rames vret nje vajze.

    Shpresoj te fitoj PS dhe 50 vjet te tjera, thjesht se shijoj kete gjendjen depresuese ku ke rene. S'te qesh buza ka mundsi as ne maj te Amerikes, derisa te fitoj prap PD. Vazhdo bej "analiza" te lutem se je ber kllouni i forumit.

  17. 2 antarët më poshtë falenderuan Qyfyre për mendimin e shprehur në këtë postim:

    ane (31-10-2014),WesternBlot (31-10-2014)

  18. #17
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Qytetari: Një vajzë vdiq se polici më ndaloi teksa e transportoja në urgjencë

    gjynah per familjaret
    , nuk dua te hy ne polemika sepse nuk di se kush thote te verteten e kush genjen
    VECSE
    VECSE
    kur jane raste urgjence ne rrezik me jeten mo merrni rrugen ku ju thote mendja , por shkoni ne spitalin me te afert qe ju ndodhet ,
    jo ky nga rrogozzhina apo kavaja merr rugen per tirane per nje urgjence
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  19. #18
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Qytetari: Një vajzë vdiq se polici më ndaloi teksa e transportoja në urgjencë

    Neser ne miting para kryeministris per t'u dorhequr qeveria
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  20. #19
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Qytetari: Një vajzë vdiq se polici më ndaloi teksa e transportoja në urgjencë

    une akoma se mora vesh se kush ka te drejte....POR nese policise i behet vetem nje here nje "padrejtesi"...cfare te themi ne qe padrejtesite e Rilindjes po i kaperdijme cdo dite...
    1. Pse s'ke trekendeshin?
    2. Pse s'ke "zjarrfikesen"?...jane aq trapa sa qe po te mori makina flake jane te bindur qe "zjarrfikesja" do fik vetem cigaren...
    3. Pse nuk ke kutine e ndihmes se shpejte?...po po u vrava une, kush dreqin do me sherbeje...kur rregullorja thote qe ndalohet prekja e te aksidentuarit dhe duhet te nderhyje vetem ambulanca (ndihma e shpejte)...vetem policat tane e dine.
    4. Pse s'ke xhaketen me "drita"...por kur kam trekendeshin ty c'te duhet...epo keshtu e ka edhe BE-ja...po ti c'dreqin kerkon kur ne s'jemi akoma ne BE?
    5. Patentat do behen me pike.....cfare? po kur s'ke nje cope asfalt dhe as nje semafor (ne Vlore) si do i menaxhosh piket...Ate e di Rilindja
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  21. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qytetari: Një vajzë vdiq se polici më ndaloi teksa e transportoja në urgjencë

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Te ka shplar sala trut o i shkret, e veshtire se behesh njeri me. Ke marre goditje te rende psikologjike qe kur te humbi lideri shpirteror zgjedhjet dhe ke dale komplet nga vetvetja.

    Kur ka akuze per vrasje, qe behet publike, nuk ka nevoje te shkosh e te ankohesh ne polici. Nis hetimin policia. Sipas teje po gjeti policia nje trup te vdekur ne rruge, nuk ka hetim, se nuk ka padi? Dhe ne kete rast duhet te niste hetimin kunder policit, per vdekjen e vajzes, nese do ishte e vertet, dhe pa padi ne polici. Dhe ne fakt kan bere ate qe duhet dhe kan nisur hetimin e ngjarjes ku ka dal direkt qe eshte genjeshter.

    Megjithate bej debat kot un, se ti e ke hallin te shash qeverine dhe te krijosh cik debat te forumi i vdekur qe eshte mbushur me temat e tua. The shyqyr si me erdhi kjo dhurat nga zoti, vajze e vdekur dhe faj i policit dhe vrap ne forum te shash qeverine. Tu plotesoft deshira, ishalla, qoft faji i policit. DHe ishalla vdesin dhe ca te tjer per faj te shtetit qe te mbushesh forumin me tema. Rendesi ka qe mbeti titulli i temes polici i rames vret nje vajze.

    Shpresoj te fitoj PS dhe 50 vjet te tjera, thjesht se shijoj kete gjendjen depresuese ku ke rene. S'te qesh buza ka mundsi as ne maj te Amerikes, derisa te fitoj prap PD. Vazhdo bej "analiza" te lutem se je ber kllouni i forumit.
    O rilindasi i NYC,

    Policia me ligj nuk mund te arrestoje dot asnje qytetar te lire te atij vendi nese ai nuk eshte ne aktin e kercenimit te jetes apo prones se qytetarit. Policia nuk mund te arrestoje nje qytetar nga rruga, vetem se ai qytetar doli e beri nje prononcim ne televizion e genjeu. Asnje polici ne boten e qyteteruar nuk te arreston per fjalen qe nxjerr nga goja. Vetem Policia e Rilindjes socialiste ne Shqiperi te arreston. Policia mund te ngrinte padi per qytetarin per mashtrim e me the te thashe, por eshte Prokuroria ajo qe vendos nese qytetari duhet arrestuar apo jo, dhe eshte po Prokuroria qe pret fletarrestin. Dhe kur nje qytetar arrestohet vetem se keshtu i do qejfi atij qe eshte ne krye te Policise, kjo e ka emrin shtet policor dhe shkelje te lirise se njeriut.

    Na eshte mbushur Amerika me rilindesa socialiste qe nuk njohin as te drejtat e tyre si njerez!

    Albo

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •