Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Ndërkombëtarët mbi mitin e skënderbeut


    NDËRKOMBËTARËT MBI MITIN E SKËNDERBEUT




    Fama e Skënderbeut në Evropën e krishterë ka qëndruar për shekuj me radhë, ndërsa në Shqipërinë e “islamizuar” emri i tij nuk u dëgjua deri në shekullin 19 kur në periudhën e Rilindjes Kombëtare, u zbulua edhe njëherë Skënderbeu. Për integrim më të shpejt ndërkombëtar, rilindësit u detyruan të gjenin një pikë kryesore për të treguar vlerat e vendit tonë. Në mungesë të mbretërisë mesjetare ose Perandorisë Shqiptare e vetmja mënyrë ishte zyrtarizimi i Skënderbeut si një hero kombëtar “kinse” ka luftuar për mbrojtjen e tokave shqiptare. Që nga ajo periudhë miti i Skënderbeut ka funksionuar edhe në librat shkollorë.


    Miti i Skënderbeut është një nga mitet kryesore të nacionalizmit shqiptar. Shkrimtarët shqiptarë nacionalistë kanë krijuar mitin e Skënderbeut dhe veprat e tij janë shkruar me përzierje të fakteve historike, të vërteta, gjysëm të vërteta dhe shpikje të shumta.
    Nga shekulli i 15 deri në shekullin 19, fama e Skënderbeut ka mbijetuar kryesisht në Evropën e krishterë dhe ai e shfrytëzonte Shqipërinë si një “shtet pengesë” për turqit “pushtues”.
    Në këtë periudhë, Islami në Shqipëri ishte duke u përhapur me të madhe, dhe Skënderbeu i shërbeu krishterimit për ndalimin e përhapjes së fesë islame në Shqipëri. Skënderbeu nuk ka ekzistuar tek shqiptarët si një hero nga shekulli i 15 e deri në shekullin e 19, kur figura e Skënderbeut u krijua si një “HERO KOMBËTAR”.
    Njerëzit që kanë marrë pjesë në “mbrojtjen nga turqit” janë njohur në atë kohë si “Artemurale Christianitatis” (Mur mbrojtës i krishterimit). Calixtus Papa III i dha Skënderbeut titullin “Atlet i Krishtit”.
    Skënderbeu pasi përfundoi detyrën e tij për të ruajtur kufinjtë e katolicizmit, Shqipëria ka pasur një epokë të lulëzuar për muslimanët shqiptarë që ishin në përkrahje të Perandorisë Osmane për arsye se nuk kishte më shtypje nga “Atleti i Krishtit” dhe presioni për t’u konvertuar përsëri në krishterizëm kishte marrë fund.
    Skënderbeu nuk u la rehat edhe pas vdekjes së tij, ngase në vitin 1866 filluan zërat e ndryshëm serbë që thonin se Skënderbeu është një hero serbo-shqiptar. Kjo ide vazhdoi deri 40 vite më vonë kur një pjesë shumë e madhe e muslimanëve të Shqipërisë e quanin Skënderbeun një hero pa identitet etnik, ndërsa në anën tjetër serbët thonin se karakteri i Skënderbeut i ka dhënë atij të drejtën të quhet HERO mesjetar serb.
    Të mendimit se Skënderbeu është një hero serb ishin edhe Mali i Zi dhe anëtarët që jetonin në kufirin e Malit të Zi dhe Shqipërisë (në pjesën e Shqipërisë). Deri në fund të shekullit 19, vazhdimisht janë shpërndarë broshura duke e paraqitur atë si hero sllav në kufirin në mes Malit të zi dhe Shqipërisë.
    Fama e Skënderbeut në Evropën e krishterë ka qëndruar për shekuj me radhë, ndërsa në Shqipërinë e “islamizuar” emri i tij nuk u dëgjua deri në shekullin 19 kur në periudhën e Rilindjes Kombëtare, u zbulua edhe njëherë Skënderbeu. Për integrim më të shpejt ndërkombëtar, rilindësit u detyruan të gjenin një pikë kryesore për të treguar vlerat e vendit tonë. Në mungesë të mbretërisë mesjetare ose Perandorisë Shqiptare e vetmja mënyrë ishte zyrtarizimi i Skënderbeut si një hero kombëtar “kinse” ka luftuar për mbrojtjen e tokave shqiptare. Që nga ajo periudhë miti i Skënderbeut ka funksionuar edhe në librat shkollorë.
    Histografia shqiptare ka pasur vështirësi të vazhdueshme për të përshtatur faktet në lidhje me Skënderbeun për t’i përmbushur kërkesat e ideologjisë bashkëkohore. Edhe pse miti i Skënderbeut kishte pak lidhje me REALITETIN ajo ishte e inkorporuar në veprat e historisë së Shqipërisë.
    Aspekti fetar i luftës së Skënderbeut kundër muslimanëve u shmang nga nacionalistët shqiptarë sepse shqiptarët mund të ndaheshin dhe të krijonin unitetin e tyre, për arsye se shqiptarët ishin të dy besimeve, islam dhe të krishterë. Andaj, duke iu frikësuar kësaj, histologët u munduan të shmangin të vërtetën për të ruajtur tolerancën fetare dhe për të mos krijuar përçarje mes vete.
    Edhe pas kësaj përpjekje ende ka pasur fjalë dhe dijeni në popullin shqiptar se Skënderbeu ka luftuar kundër Islamit dhe jo kundër armikut të Shqipërisë. Kjo periudhë kur e dinin të vërtetën u shua me ardhjen e Enver Hoxhës, i cili e deklaroi veten si pasardhës i Skënderbeut dhe dha urdhër që miti i Skënderbeut të kompletohej intensivisht gjatë regjimit të tij komunist.
    Pra, edhe sot që nga ajo ditë diskursi publik në Shqipërinë moderne e përdorin mitin e Skënderbeut si dëshmi e identitetit evropian të Shqipërisë. Me një fjalë, Skënderbeu është arsyeja e njohjes së Shqipërisë si një vend evropian i lashtë, pavarësisht se e vërteta flet krejtësisht kundër, për një epokë të errët të muslimanëve shqiptarë të cilët janë masakruar nga figura e tanishme “HEROIKE” e Gjergj Kastriotit.
    Që kur Skënderbeu zuri vendin e mitit më të madh kombëtar shqiptar, kjo nuk i ka ndalur historianët ndërkombëtarë që të akuzojnë dhe të mos e pranojnë një gjë të tillë, ngase shumë prej tyre kanë kundërshtuar mitin e ngritur si një figurë kombëtare. Njeriu i fundit që ka treguar të vërtetën rreth mitit të Skënderbeut është austriaku nga Viena, Oliver Jens Schmitt i cili është kritikuar për mos respektimin e “heroit kombëtar” (në thonjëza) të të gjithë popullit shqiptar.
    Përkthyer nga: Fatih Rex
    Marrë nga Wikipedia (The myth of Scanderbeg)
    _________________________________
    Ky shkrim u bazua në:
    1. The Role of Myths in History and Development in Albania – London, Great Britain, on June 11-13, 1999
    2. The myth of Skanderbeg, held in Palermo, Italy on March 29, 2007[55]
    3. A living Skanderbeg, the multidisciplinary analysis of the myth, historical facts and current knowledge about George Kastrioti Skanderbeg, held in Lecce, Italy, in March 12-13, 2009[56]
    4. The lexicon of identity and exclusion, held in Palazzo Chiaramonte, University of Palermo, Palermo, Italy, in October 13-14, 2009 with The Hero and the Nation: On the Various Interpretations of Skanderbeg’s Myth[57]
    5. George Kastriot Skanderbeg: the history and image held on May 28, 2010 in Durres, Albania[58]
    6. Recycling Myths, Inventing Nations, held in July 14-16, 2010 at Gregynog Hall, the University of Wales Conference Centre, UK[59]


    ZeriIslam/info

    E Hënë, 27 Tetor 2014; 03:01

    http://orientalizmi.wordpress.com/20...e-skenderbeut/
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  2. #2

    Për: Ndërkombëtarët mbi mitin e skënderbeut

    Shkrimi me i ndyre dhe me antishqiptar qe lexoj edhe njehere tjeter nga butaket islamike.

    Ta kam thene dhe me pare, ti ke probleme serioze ne trurin tend. Ti vazhdon ta quash pushtimin turk si "pushtim" dhe vjell vrer mbi cdo gje e nocion qe provon te kunderten.

    Pale po me sjell ketu dhe pacavure te wikipedias si te ishin perla akademike.

    Kunjin me te madh e keni me Skenderbeun qe per hir te islamit tuaj jeni gati ta neperkembni, shani e ulni si figure sa me shume te jete e mundur. Ju islamiket jeni komplet antishqiptar dhe te neveritshem. Nuk e kuptoj sesi vazhdoni e rrini ne mes te shqiptareve ju me kete mentalitet.

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    jarigas (29-10-2014)

  4. #3

    Për: Ndërkombëtarët mbi mitin e skënderbeut

    Ti Ceni dhe disa te tjere ketu jeni pjese e nje plani te ndyre serb per te krijuar shqiptare te turqizuar kunder Europes. (sic e ka thene dhe Kadareja me kohe). Ju jeni nje vegel e neveritshme e doktrines se Cubrilovicit dhe jeni futur ne rradhet e shqiptareve si ciban. Dhe po si ciban duheni shkulur qe mos infektoni gjithe trupin e shqiptarit. Eshte naivitet te mendohet qe sjellja juaj eshte thjesht nje rastesi ose nje budallallek kolektiv me prapavije thjesht fetare. Sado trushkulur te jeni nga fantazimi fetar, cdo gje qe thuhet e behet ka nje vije llogjike qe nuk ka sesi te jete pjese e rastesise. Sulmohet cdo figure shqiptare qe ka peshe ne historine dhe kulturen e ketij popullit. Sulmohet Skenderbeu, Nene Tereza, Pjeter Bogdani, Pjeter Budi, Ismail Kadare etj. Dhe kjo sjellje gjen mbeshtetje edhe ne rradhe te politikaneve ne Kosove apo Maqedoni. U ngrit permendorja e Car Dushanit, vrasesit te shqiptareve dhe asnje fjale nuk u tha. Por islamiket terbohen kur vendoset statuja e Skenderbeut ne Shkup apo ndalojne ngritjen e permendores Pjeter Bogdanit. (po aq pasiv dhe rasti i Ali Ahmeti qe ben deklarata idiote duke e quajtur Skenderbeun vrases te myslimaneve). Plot faqe me permbajtje fetare islamike shqiptare po dalin qe jane hapur nga serbe dhe administruar nga serbe (dhe imbecilet islamike shqiptare jane rregjistruar aty dhe llomotisin pa fund e slene budallallik e poshtersi pa thene kunder figurave kombetare shqiptare), ska rast qe serbet mos vene theksin tek elementi ekstremist islamik shqiptar etj, portretizohet paturpersisht Turqia si bamemirese e Shqiperise dhe si shpetimtarja e shqiptareve...te gjitha keto te trumbetuara nga shqiptare te kalibrit te Cenit. Ti sje rastesisht ne kete forum. Ti dhe te tjere keni mision te qarte anti shqiptar dhe jeni pjese e propagandes se ndyre serbe dhe pjese e lojes se ndyre te perpjekjse se turqizimit te shqiptareve.

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    jarigas (29-10-2014)

  6. #4

    Për: Ndërkombëtarët mbi mitin e skënderbeut

    Ja si ju ka analizuar Kadare para disa muajve dhe cfare pergjigje ju jep per Skenderbeun


    Ismail Kadare: Intrigantët fshihen pas sulmit ndaj Gjergj Kastriotit-Skënderbeut


    Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla.
    Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin!
    Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në “perandorinë tolerante”, përveç njërës: gjuhës shqipe!
    Dhe historia s‘mbaron me kaq. Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet!


    Duke e sulmuar Kastriotin, më shumë se njeriun e shpatës, ata sulmojnë vizionarin e madh, princin, që, ndryshe nga të tjerët, e ktheu vështrimin drejt Europës. Në këtë mënyrë, bashkë me doktrinën e lirisë, ai nismëtoi programin më europianist shqiptar, më modernin program të këtij populli.


    Është e qartë tani përse rimohuesit shqiptarë janë kundër testamentit të tij. Teza e tyre se sundimi osman s‘ka qenë i keq, e keqe ka qenë qëndresa, mund të përkthehet fare saktë: e mirë për Shqipërinë nuk është Europa, por Azia. Andej, pra, të kthehemi! Rrënimi i Skënderbeut është i pandarë nga rrënimi i Shqipërisë. Gjergj Kastrioti është vënë kështu në një rrethim të dyfishtë: nëse përbaltet, siç ëndërrojnë rimohuesit, problemi mbyllet thjesht. Nëse mbetet në këmbë, siç ka ndodhur e do të ndodhë përsëri, të mbetet i tillë jo si shqiptar, por me tjetër kombësi. Që Mithat Frashëri e hodhi për herë të parë e, me sa duket, të fundit, këtë dëshirë të tij teatrore, në vitet tridhjetë, dëshmonte se dy çështjet që do të përcaktonin fatin e mëtejshëm të kombit: shkollat shqipe dhe emancipimi i gruas shqiptare (të dyja të zhytura në terr prej osmanllisë) ishin ende probleme të ditës, madje do të vazhdonin të ishin të tilla në të ardhmen.

    Mithat Frashëri, i fajësuar me gjithë koleksionin e akuzave, të cilat njeriu shqiptar, për fat të keq, i përdor aq bujarisht, i himnizuar me koleksionin tjetër, të kundërtin, si “gjeni i kombit”, që njeriu shqiptar, përsëri për fat të keq, i përdor aq koprracisht kur duhet, e aq pa vend kur nuk duhet, ka shfaqur disa herë parashikime me të vërtetë profetike. Sikur ta ndiente nga do t‘i vinte jo vetëm fatkeqësia e re kombit shqiptar, por atij vetë, vdekja, ishte i pari njeri në botë që gjeti një fill bashkues midis ngjarjeve të 1917-ës në Rusi dhe rebelimit proturk të Haxhi Qamilit në Shqipëri, katër vite më parë, më 1913! Si një paralajmërim ndëshkimi për atë profeci, dy vite përpara vrasjes në Nju-Jork, armiku numër një i Frashërit, shefi i komunistëve shqiptarë, shkroi të vetmen sprovë historike, kushtuar Haxhi Qamilit, ku, në kundërshtim të plotë me gjithë mendimin shqiptar, e himnizonte të çmendurin mizor nga Sharra, që nën zhurmën e daulleve dhe ulërimave “Dum Babën!” (lexo Sulltanin) kërkonte kthimin e Shqipërisë nën sundimin osman.

    Kjo kundërvënie e dy personazheve rrotull psikopatit turkofil ishte kuptimplotë. Ajo dëshmonte se sundimi osman në Shqipëri ishte më keq se një sundim ushtarak. Ajo dëshmonte synimin osman, jo thjesht për ta mbajtur të sunduar Shqipërinë, por për ta zhbërë si të tillë. Turqizmi i popullit shqiptar ishte projekti më i lemerishëm me të cilin atij i ra fati të ndeshet. Për fat të keq, mekanizmat mbrojtës të tij nuk u treguan të aftë për të shmangur plotësisht të keqen. Për vizionin otoman, ndër popujt e Ballkanit, populli shqiptar ishte ai që ndërkaq kishte vdekur. Ai përftohej si turk, trajtohej si i tillë, me fjalë të tjera favorizohej si turk, por, ndërkaq, nëse kërkonte identitetin e vet, ndëshkohej egërsisht si turk i pabesë. Një pjesë e tragjedisë shqiptare ishte pikërisht interpretimi i keq i statusit të tij.
    Në vjershën e dëgjuar “Jam turk, elham-dulila”, poeti Esad Mekuli e shpallte me dëshpërim këtë nyjëtim dramatik ku kishte ngecur ende si në kurth njeriu shqiptar. Shumë njerëz bënin pyetjet: përse Shqipërisë i shkojnë punët mbrapsht? Përse për të tjerët po zbardhte liria, e për Shqipërinë jo?

    Rilindja shqiptare, bashkë me pararendësit dhe pasrendësit e saj, e kapi hijen e vdekjes që po i vërtitej kombit. Robëria e gjatë po pillte filozofinë e robërisë, ngadhënjimi i së cilës do të ishte shumë herë më fatal se robëria vetë. Shkrimtarët veriorë, Budi, Bardhi, Bogdani, më pas arbëreshët me De Radën në krye, e fill pas tyre vargu i vetë rilindësve, të herët a të vonë, si Naimi, Mjeda, Çajupi, Fishta e deri te Noli, u ranë gjithë kambanave që duhej të zgjonin shqiptarët, për t‘i ngritur kundër robërisë, por sidomos kundër filozofisë së saj. Për aksionin e saj, dëshpërimisht solemn, Rilindja shqiptare solli në Shqipëri fantazmën e dëbuar, Gjergj Kastriotin, të cilin Europa, për fatin tonë, na e ruajti, jo vetëm në sheshet dhe rrugët e pagëzuara me emrin e tij, por edhe në kujtesën e saj.
    Mithat Frashëri ishte njëri nga rilindësit që i jetoi të tria kohët, atë të sundimit osman, të Shqipërisë së pavarur dhe fillimin e komunizmit, asgjësuesin e tij. Koha e republikës së Nolit dhe ajo e mbretërisë së Zogut, e para mjaft e shkurtër, e dyta jo aq e gjatë sa ç‘do të duhej, ndonëse në kundërshtim me njëra-tjetrën në shumë gjëra, u bashkuan në një pikë themelore, njëmendësimin e ideve të Rilindjes shqiptare, dhe testamentin e Gjergj Kastriotit, thënë ndryshe, nxjerrjen e tyre nga statusi idealist e romantik dhe vënien në themel të institucioneve, të filozofisë, të politikës e të strategjisë shqiptare.

    Për fat të keq, koha e pavarësisë ishte e shkurtër për t‘ia lënë vendin periudhës groteske të varfërisë, terrorit dhe izolimit komunist. Pyetjet: përse Shqipëria vazhdon të jetë e pafat, përse të tjerët ecin e ajo ngec, bëheshin tani, me të njëjtin pezm fatalist, ndonëse për një tjetër fatkeqësi. Ato pyetje do të përsëriteshin më pas, atëherë ku s‘do të duhej, pas rënies së komunizmit. Ato vazhdojnë të bëhen sot, jo vetëm nga mendjet elitare, por nga shumica e shqiptarëve, gjithkund ku ata ndodhen. Përgjigjet për to janë të ndryshme dhe kjo është e kuptueshme. Pas dy robërive, aq pranë njëra-tjetrës, vizioni shqiptar i botës mbetet ende i turbullt e kaotik. Midis përgjigjeve është njëra që gjithmonë e më shpesh përsëritet, në mënyrë ogurzezë: në Shqipëri punët do të shkojnë gjithmonë e më mbrapsht, përderisa në qendër të Tiranës nuk do të hiqet shtatorja e Skënderbeut për t‘u zëvendësuar me atë të Sulltan Muratit. Ngjan e pabesueshme, por këto fjalë të një rimohuesi nga Shqipëria, hulumtuesit mund t‘i gjejnë jo më larg se tre muaj më parë.

    Një tjetër rimohues, këtë herë nga Kosova, shkruan, e zezë mbi të bardhë, se “antishqiptari Gjergj Kastrioti Skënderbeu, është protagonist kryesor i historiografisë komuniste, i futur në tekstet e historisë prej komunistëve”. Emri i këtij rimohuesi është H. Ferraj dhe sa ç‘është e madhe habia për mashtrime të tilla, po aq, në mos më shumë, është habia tjetër se ky rimohues paska përkrahje në rrethet universitare e gjysmëzyrtare në Shqipëri. Ky, e të tjerë si ky, duke abuzuar me lirinë kaotike, shpesh karikatureske shqiptare, guxojnë të hedhin mendimin se regjimi i egër komunist shqiptar, ishte i tillë ngaqë u projektua në bazë të orientimit të rilindësve shqiptarë! Për të mos u zgjatur me këtë barbari shembujsh, po e mbyllim me fjalët e një tjetër rimohuesi, prapë nga Kosova, që bën paralajmërimin se të kesh qëndrim mohues ndaj Perandorisë Osmane sot është njëlloj si të sulmosh miqtë tanë amerikanë, që çliruan Kosovën!

    Ç‘të thuash për këtë nostalgji të ringjallur befas një shekull pas ikjes së osmanëve? Ta quash groteske, tragjike, komike nuk mjafton. Të thuash se po t‘i përmbahej programit të Rilindjes, Shqipëria jo që s‘do të bëhej kurrë komuniste, por do të ishte prej kohësh një shtet model në Bashkimin Europian, është prapë pak. Të thuash se i ashtuquajturi “mit” i Skënderbeut, u ngjiz shekuj më parë kur komunizmi nuk ekzistonte askund, se u sublimua prej Rilindjes dhe pastaj prej kohës së pavarësisë, prej Nolit dhe Zogut, se komunizmi jo vetëm ishte i huaj për të, por në vitet e flirtit me jugosllavët 1946-1947, emri i heroit pothuajse u zhduk nga shtypi shqiptar. Të vazhdosh me kronikën e asaj që mund të quhet “lufta e shtatoreve”, kur më 1968, qeveria shqiptare bëri çmos që pagëzimi i sheshit “Skënderbe” në Paris, bashkë me shtatoren midis, të mos lejohej prej qeverisë franceze dhe bashkisë së Parisit? Të vazhdosh me ngritjen e shtatores së shefit të komunistëve shqiptarë, njëzet hapa pranë shtatores së heroit, paralajmërimi i hapur, se Kastrioti do të zhvendosej së shpejti dhe sheshi i parë i Shqipërisë do t‘i përkiste këndej e tutje, patronit të ri komunist? (Brenda tre viteve, historia do të jepte një nga mësimet madhështore të saj, kur princi mesjetar do ta shihte rivalin jetëshkurtër të tij t‘i zvarritej mu përpara syve, krejtësisht në stilin e Mesjetës.) Shumëkujt mund t‘i duket se të ngresh çështje të tilla, pra të polemizosh me të çmendurit, është kohë e humbur. Ndërkaq, të çmendurit (që në këtë rast do t‘i përligjnim po të ishin thjesht të tillë), vazhdojnë veprën shkatërruese mu në sytë tanë. Në kohën që po shkruhen këto radhë, metropoli shqiptar vlon nga polemika: ta ruajmë apo ta rrëzojmë Skënderbeun!

    Vetë shtrimi i çështjes është njollë e zezë për Shqipërinë. Dihet se kush do ta fitojë këtë polemikë, por vetë fakti që ajo ndodhi, që populli shqiptar, një shekull pas osmanllisë, ende guxoi ta lejojë një pyetje të tillë, është një turp për të. Nën këtë ndriçim të keq, do të zbulohet ndoshta më qartë ai cen që e ka shtyrë disa herë nga gabimi në gabim. Polemika vulgare dhe imorale për rilindësit dhe Skënderbeun është shenja e një sëmundjeje më të thellë, prej së cilës kombi shqiptar, nëse kërkon një të ardhme në këtë botë, duhet të shërohet. Intelektualët që nismëtuan baltën kundër Skënderbeut dhe Rilindjes nuk janë katundarë me shallvare që i bien daulles e klithin “Dum Babën!”. E ndërkaq, mund të thuhet se janë jo vetëm më të rrezikshëm, por më vulgarë e më pa moral se ata.
    Duket fyerje, natyrisht, të merresh me ta. Dhe ashtu është. Por kur ujërat e zeza vërshojnë befas, dikush duhet të merret me to. Të mësuar të nderojmë personazhe të shquar, artistë, politikanë e gra të bukura, në çastin kur ujërat e zeza shpërthejnë, ne kujtohemi për ata që përveshin mëngët e zbresin të punojnë mes tubave, veglave e territ, atje ku nuk guxon të zbresë kush. Duke kujtuar se po ia hedhin publikut, intelektualët gjysmakë, ata që ushqehen kryesisht nga “Google”, merren me raportet mit-histori, pa kuptuar asgjë prej tyre. Pa e ditur se nocionet mit, histori, mitizim e çmitizim janë shumë më të ndërlikuara se ç‘i di mendja e tyre e ngushtë. Me nocione të tilla zakonisht, e sidomos me raportet mit-histori, është e lehtë të bëhen spekulime. Përpara se të jenë kundërthënëse, ato janë plotësuese, dy vizione të botës, njëri i dendësuar jashtë mase, e tjetri, po ashtu, jashtë mase i faktuar, që mëtojnë të njëjtën gjë: të rrëfejnë botën dhe njerëzimin.

    Seriozë nuk janë provokatorët e këtij diskutimi, por serioz është, ndërkaq, problemi. Në kohën kur Shqipërisë së sotme, familja e popujve europianë i kërkon zbardhjen e së vërtetës për regjimin e saj të turpshëm, prej të cilit nuk ka as njëzet vite që ka dalë, një aksion thellësisht çoroditës kërkon ta kthejë energjinë dhe vëmendjen gjashtë shekuj pas, në një hulumtim krejtësisht të kotë. A ka alibi për këtë çoroditje? A ka vërtet diçka serioze për të qortuar e ndrequr në atë që është quajtur “moti i madh” i shqiptarëve? Ajo epokë, si asnjë tjetër, është zbardhur e dëshmuar në mijëra libra e studime, nga Uashingtoni në Tokio, nga Tirana, Venediku e Roma në Londër, Stokholm e Shën Petërburg. Nga kjo mizëri botimesh e faktesh del një dëshmi përgjithësisht unanime: një luftë për jetë a vdekje e shqiptarëve dhe gjithë ballkanasve kundër Perandorisë Osmane. Një thyerje me pasoja fatale: shkatërrim fizik, kulturor, moral. Për ironi të fatit, populli shqiptar, ai që besoi se po favorizohej, pësoi goditjen më të rëndë. Ajo ishte në logjikën osmane: popullit që iu vu shenjë për t‘u turqizuar, pikërisht ai, në rast kundërshtimi, do të ndëshkohej më rëndë. U shestuan, kështu, dy projekte paralele: shkombëtarizimi, që do të ndodhte në truallin shqiptar, shpërngulja masive, gjenocidi i fshehtë, që do të përfundonte në rrafshinat e Anadollit. Akti i fundit i kësaj shpërnguljeje do të ndodhte në shekullin XX, si rrjedhojë e pakteve të fshehta turko-jugosllave për të zbrazur një pjesë të Kosovës. Ajo që më së shumti vërteton jo favorizimin, por diskriminimin shqiptar, është ndalimi i gjuhës së shkruar shqipe dhe ndalimi i shkollave shqiptare.

    Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Europë nuk kanë pasur një martirizim të tillë: pesë shekuj dënim. Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese nxjerrë nga “Historia e shqiptarëve”, e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit është e pabesueshme. Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin!
    Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në “perandorinë tolerante”, përveç njërës: gjuhës shqipe! Dhe historia s‘mbaron me kaq. Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar. Por rimohuesit nuk e duan këtë të vërtetë. Në vend të saj, ata duan të vendosin një tjetër histori. Siç u pa më lart, për ata pushtimi, pra, sundimi osman nuk ka qenë i keq. E keqe dhe kundërproduktive ka qenë qëndresa e Gjergj Kastriotit. Duke e sulmuar Kastriotin, më shumë se njeriun e shpatës, ata sulmojnë vizionarin e madh, princin, që, ndryshe nga të tjerët, e ktheu vështrimin drejt Europës. Në këtë mënyrë, bashkë me doktrinën e lirisë, ai nismëtoi programin më europianist shqiptar, më modernin program të këtij populli. Është e qartë tani përse rimohuesit shqiptarë janë kundër testamentit të tij. Teza e tyre se sundimi osman s‘ka qenë i keq, e keqe ka qenë qëndresa, mund të përkthehet fare saktë: e mirë për Shqipërinë nuk është Europa, por Azia. Andej, pra, të kthehemi!
    Nga ky këndvështrim, mendimi gjenial i Mithat Frashërit kur e përqasi mizorinë haxhiqamiliste me atë bolshevike, e ruan ende të plotë vlerën e vet. Rrënimi i Skënderbeut, natyrshëm shfaqet këtu si synim i përbashkët i dy armiqve kryesorë të Europës, otomanizmit dhe bolshevizmit. Rrënimi i Skënderbeut është i pandarë nga rrënimi i Shqipërisë. Gjergj Kastrioti është vënë kështu në një rrethim të dyfishtë: nëse përbaltet, siç ëndërrojnë rimohuesit, problemi mbyllet thjesht. Nëse mbetet në këmbë, siç ka ndodhur e do të ndodhë përsëri, të mbetet i tillë jo si shqiptar, por me tjetër kombësi.

    Kjo do të ishte nga njëra anë zbrazja më e madhe e Shqipërisë, e nga ana tjetër mbyllja e një cikli të zi për Kosovën, kur kjo e fundit, provincë e përjetshme serbe dhe djep i Serbisë, siç ëndërrohet prej sllavëve, do ta kishte të natyrshëm, sipas tyre, një kryezot serb.
    Nostalgjia e kohëve të fundit për osmanizmin, nostalgji që vetë Turqia e sotme, moderne dhe kemaliste do ta dënonte, është më shumë se shqetësuese. Çdo vonesë në zbehjen e pastaj shuarjen e saj e bën më të zezë njollën që ajo po i vë kësaj shoqërie. Raportet e një populli me lirinë janë shenja e parë identifikuese e tij. Ato janë karta e parë kredenciale, e fisme apo e pafisme, me të cilën ai shfaqet përpara familjes së popujve. Flirtet e turbullta me robërinë dëshmojnë, as më pak, as më shumë, raportet e turbullta me lirinë. Një dëshmi e munguar për këtë të fundit, do ta vinte kombin shqiptar në bankën e turpit, si i vetmi popull në kontinent, që, duke shkelur më të epërmin ligj moral të njerëzimit, e modifikoi identitetin e vet, për t‘ia përshtatur atë robërisë. Historia e kthyer në mit (dhe jo miti në histori) e Kastriotit ka qenë dhe mbetet një histori fund e krye pozitive, shqiptare dhe europiane. Është pjella e parë e përbashkët e Shqipërisë me Europën dhe, si e tillë, përveç që na nderon, na jep shpresë.

  7. 2 antarët më poshtë falenderuan Darius për mendimin e shprehur në këtë postim:

    jarigas (29-10-2014),SHPATARAKU (29-10-2014)

  8. #5

    Për: Ndërkombëtarët mbi mitin e skënderbeut

    O Skënderbe!

    Nuk të bëmë ne legjendë
    Në gojëdhëna e të shkruar
    Mangut mbetesh për çdo penë
    Madhështi e pambaruar.

    Nuk të bëmë ne hero
    Nëpër tituj, dekorata
    As që ke nevojë për to
    Sa të ndrit në dorë shpata.

    Nuk të bëmë ne me emër
    Nëpër sheshe, monumente
    Kalëruar je Ti vetë
    Historia pas të vete.

    Nuk po bëjmë sa na the
    Se vazhdojmë me principata
    Ç'na mungon o Skënderbe
    Ç'derdemenë të ndoqën prapa!

  9. #6

    Për: Ndërkombëtarët mbi mitin e skënderbeut

    Kur në motet e liga´ Europa dhe Azia,
    nga e njëjta kolerë´ gjëmojshin tuj lëngue…
    kurse të Ilirisë´ të ndritshmet epoka,
    nëpër thellësitë e tokës shkojshin tuj u mbulue.
    Ndërsa qiellit, nxinte´ e errta´ shtërngatë osmane,
    që Kalatë´ Mesdheut po ja shëmbte çdo ditë,
    njajo bishë e çartun, që bishtin e kish në Turkmenistane…
    ndërsa kryet, për nan Dhe…, në Kostandinopol e kishte qitë…!



    Bash në njat shekull kur bota dridhej friket,
    E mbretnitë e Europës´ e rrethojshin vedin me mure të nalta,
    ndërsa nën tokë i hapshin Katakombet´ me e fsheh kryet,
    pse kthetrat osmane po shtriheshin aq të gjata.

    Atëherë kur qiejtë e Mesdheut nxinin nëpër shekuj,
    Prej zjarreve që digjnin kombe e qytete
    Tuj u djeg nën dhunë të njasajë barbarie
    Që deri foshnjat ua theri nanave ndër djepe…!

    Bash në najtë kohë të fali ty Zoti,
    O i ma i madhi i të gjitha kohnave !
    O Gjergji ma i mirë i gjithësisë !
    O Yllë, që në ty e njohu vedin´ deri edhe bota,
    në çdo vlerë e Ligjë të Zotit, që rrëfente Udhën e Lirisë !

    Në ty e njohu vedin´ çdo Trim e trimëneshë Arbënore
    Në çdo virtyt njerzor, Bese e Burrërie !

    O ti Fatos i kohrave që në këmbe e ngrite
    Çdo njeri shpres´humbur që kërkonte lirinë !
    Në këmbë e ngrite kombin drejt ringjalljes,
    duke ja rikthye nderin e lavdinë,
    siç gjyshat e patën pasun në kohët Pellazgjike,
    e deri në mbretnit e nalta, në tempujt e Ilirisë,
    kohë nëpër të cilat´ erdhi e jotja kohë, ma e Arta,
    që do të ja ngrente në qiell´ kombit, Krenarinë!

    O Trim, ti Kalorës i lirisë botnore…
    Që hovet e kulçedrës antiplanetare…
    I ndalove´ me shpatën tande në krye të trimave,
    Kur ti luftën e mbajte të ndezur me Arbërorë,
    Atëherë kur ti në ndihmë´ Europën e thirre
    dhe mbretnive të sajë trimnitë ua mësove,
    kur u the se; „ lufta per lirinë nuk bëhet vetëm në oborr…“!
    Por ndër male të larta, u the, ndër fusha e vënde Aleate…
    kur armiku është i madh e shkatrrimtarë,
    kur kërkon të shuajë gjuhë, kultura e kombe,
    u the; *…Që të gjithë duhet të bashkohemi
    e botën ta shpëtojmë nga çdo sulm barbar…* !

    O Vigan, që Ora e kombit´ ty të lindi e të rriti !
    O burrë, që mençuria jote ndriti Dheun !
    E cila deri dhe armiqtë tu i habiti;
    sa kurrë nuk e mohuan dot vlersimin për ty,
    për ma të madhin, ma të fortin ushtarak që kishin,
    të birin e rrëmbyer, të voglin e Gjonit të Kastriotve,
    atë që kurrë nuk e harroj Atdheun !
    Deri edhe ata nuk e mohuan kurrë emrin,
    që vetë ty, si vlersim ta dhanë,
    ma të famshmin luftëtarë të kohrave,
    Legjendarin e botës, shëmbullin e trimërive,
    Heroin e Arbërisë, të Europës mbarë,
    Gjergjin e Kastriotve, Skënderbenë!

    O ti Atlet i shekujve, që qiejve shkëlqen si një Yllë i ri !
    O ti që dhe botës ia ndriçove aq bukur lirinë…
    Sa deri dhe gjuhët e kombeve, ti i bane me shkëlqye
    Kur gjuhës së barbarve, në malet e Ilirisë ia ndalove turrin…!

    O ti që çdo njeriu, ia mëson gjithmonë´ vlerat ma të mira;
    Besnikërinë ndaj Atdhuet, Burrërinë, Trimërinë !
    Ti i pavdekshëm je o dritë hyjnore e Atdheut,
    Që në kujtim të kohrave shkon tuj flakërue
    Nëpër udhët e qiejve të tokëve të Abërisë,
    Gjithnjë në krah me Zana e Kreshnikë, bashkë tuj i begatue
    Punët e shekujve të ardhëm, kah e mira për Atdheun
    Ecën´ në krahët e Rinisë!

  10. #7

    Për: Ndërkombëtarët mbi mitin e skënderbeut

    I madhi Pashko Vasa ka bërë një sinkronizim të asaj periudhe që Shqipëria nuk mbeti asnjëherë pa njerëz injorant , bashibozuk,dredharak, abuzues, mizor, maskara, , mëkatar, çrregullues, demagog,cinik, rrugaç, skandaloz, deformues, intrigant, zuzar,faqezi, devijues, matrapaz etj. Serbet, siç thonin pleqtë, e thernin derrin dhe e hidhnin ne oborrin e xhamisë dhe përhapnin fjale se këtë e bënë shqiptaret e besimit katolik, pra nxitnin sherrin ndër fetar mes shqiptarëve! Edhe ky përçudnim i Gjergj Kastriotit duhet kërkuar të armiqtë tonë të përjetshëm:serb, grek,maqedonas, pse jo edhe turq, ose “islamist” radikal qe financohen nga Beogradi e Moska!

    O MOJ SHQİPENİ

    Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
    I ka shti dridhen gjithe Rumelise;
    Nder lufta t’rrebta gjithekund ka ra,
    Me faqe t’bardhe gjithmone asht da.
    Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
    Po sikur lisi i rrxuem perdhe,
    Shkon bota sipri, me kambe, te shklet
    E nji fjale t’ambel askush s’ta flet.
    Si mal me bore, si fushe me lule
    Ke pas qene veshun, sot je me crule,
    E s’te ka mbetun as em’n as bese;
    Vet e ke prishun per faqe t’zeze.
    Shqyptar’, me vllazen jeni tuj u vra,
    Nder nji qind ceta jeni shpernda;
    Sa thone kam fe sa thone kam din;
    Njeni:” jam turk”, tjetri:”latin”
    Do thone: ” Jam grek”, “shkije”-disa tjere,
    Por jemi vllazen t’gjith more t’mjere!
    Priftnit e hoxhet ju kane hutue,!
    Per me ju damun me ju vorfnue
    Vjen njeri i huej e ju rri n’voter,
    Me ju turpnue me grue e moter.

  11. 2 antarët më poshtë falenderuan Darius për mendimin e shprehur në këtë postim:

    jarigas (29-10-2014),SHPATARAKU (29-10-2014)

  12. #8
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Ndërkombëtarët mbi mitin e skënderbeut

    Un e kam then me kohe ky ceni bashk me at mexhon duhet te perjashtohen nga forumi. Se ky nuk eshte forumi islamik por forumi shqiptar. Dhe tek hapsira muslimane po ti shikosh temat,te pakta jane ato rreeth fese ndersa te tjerat jane pordhe me rigon dhe propagande.
    Ti albo qe ke ne dore forumin duhet ti kishe heq qafe me kohe kta te dy.
    O ceno o rrot kastraveci o te te futte fantazma e Gjergjit shpaten mu ne byce ishalla jallarebi jalla jalla bila ....apo e do te ta shkruaj arabisht qe ta marresh vesh?t

  13. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2010
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    17

    Për: Ndërkombëtarët mbi mitin e skënderbeut

    Vullnet te kesh ne zbardhjen ne syte e shume shqiptareve te kesaj teme te rendesishme !Personalisht jam tronditur me mendimin ,besimin dhe kembenguljen e shume shqipfolesve per figuren me legjendare qe ka njohur populli yne ate te SKENDERBEUT !Bile nga pershkrimet qe kam degjuar vete kam mbetur shume i habitur ,,,me pas disa 'intelektual"qe shfaqen ne media qe hudhin "uje "ne kete figure dhe shume histori te cuditshme per muslimanizimin e shqiptareve!____!

  14. #10
    IT Professionals Maska e Sirius
    Anëtarësuar
    13-11-2002
    Vendndodhja
    Geneve
    Postime
    583

    Për: Ndërkombëtarët mbi mitin e skënderbeut

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Ti Ceni dhe disa te tjere ketu jeni pjese e nje plani te ndyre serb per te krijuar shqiptare te turqizuar kunder Europes. (sic e ka thene dhe Kadareja me kohe). Ju jeni nje vegel e neveritshme e doktrines se Cubrilovicit dhe jeni futur ne rradhet e shqiptareve si ciban. Dhe po si ciban duheni shkulur qe mos infektoni gjithe trupin e shqiptarit. Eshte naivitet te mendohet qe sjellja juaj eshte thjesht nje rastesi ose nje budallallek kolektiv me prapavije thjesht fetare. Sado trushkulur te jeni nga fantazimi fetar, cdo gje qe thuhet e behet ka nje vije llogjike qe nuk ka sesi te jete pjese e rastesise. Sulmohet cdo figure shqiptare qe ka peshe ne historine dhe kulturen e ketij popullit. Sulmohet Skenderbeu, Nene Tereza, Pjeter Bogdani, Pjeter Budi, Ismail Kadare etj. Dhe kjo sjellje gjen mbeshtetje edhe ne rradhe te politikaneve ne Kosove apo Maqedoni. U ngrit permendorja e Car Dushanit, vrasesit te shqiptareve dhe asnje fjale nuk u tha. Por islamiket terbohen kur vendoset statuja e Skenderbeut ne Shkup apo ndalojne ngritjen e permendores Pjeter Bogdanit. (po aq pasiv dhe rasti i Ali Ahmeti qe ben deklarata idiote duke e quajtur Skenderbeun vrases te myslimaneve). Plot faqe me permbajtje fetare islamike shqiptare po dalin qe jane hapur nga serbe dhe administruar nga serbe (dhe imbecilet islamike shqiptare jane rregjistruar aty dhe llomotisin pa fund e slene budallallik e poshtersi pa thene kunder figurave kombetare shqiptare), ska rast qe serbet mos vene theksin tek elementi ekstremist islamik shqiptar etj, portretizohet paturpersisht Turqia si bamemirese e Shqiperise dhe si shpetimtarja e shqiptareve...te gjitha keto te trumbetuara nga shqiptare te kalibrit te Cenit. Ti sje rastesisht ne kete forum. Ti dhe te tjere keni mision te qarte anti shqiptar dhe jeni pjese e propagandes se ndyre serbe dhe pjese e lojes se ndyre te perpjekjse se turqizimit te shqiptareve.

    Shiko me te kuqe deri ku ja kane arrit qellimit keta turkoserbomajmunat.




    Konstantinopoli (Stambolli) dhe një pjesë e mirë e Turqisë (kryesisht evropiane…) ishte banuar në vijimësi nga Pellazgët-ilirët-arbërit-shqiptarët. Themelues i qytetit Konstantinopol (Stamboll) ishte vet Perandori Konstantin, i cili ishte ilir, i lindur në Nish, në vitin 274 të erës sonë. Edhe pas ardhjes së turqve-osmanllinjve në Turqinë e sotme, popullsia ilire-shqiptare kishte ruajtur në masë të madhe identitetin e saj gjuhësor e kulturor. Por, sic dihet, një numër i madh i shqiptarëve, që edhe sot jetojnë në Turqi, janë me prejardhje nga Iliria-Shqipëria dhe janë vendosur aty kryesisht gjatë shek XX. Këta shqiptarë janë shpërngulur nga tokat e tyre në Iliri-Shqipëri dhe janë degdisur në Anadoll me marrëveshjet famëkqia midis mbretërisë serbo-kroato-sllovene dhe Turqisë republikane! Ato marrëveshje antishqiptare, të kakrakterit fashist, janë zbatuar edhe pas Lufts së Dytë Botërore nga Jugo-Serbia e Tito-Rankovicit dhe nga Turqia moderne e themeluar nga shqiptari, Mustafa Kemali-Ataturku!! Pra, nuk është e rastit që edhe Turqia moderne u themelua nga një stërnip i Perandorit Konstantin, nga Mustafa Kemali-Ataturku, bir i një babai dhe i një nëne shqiptare. Angazhimi dhe përpjekjet e Serbisë për realizimin e planeve fashiste për shfarosjen e shqiptarëve kishin shpopulluar fshatra, qytete dhe krahina të tëra, të cilat po sllavizoheshin...! Tragjeditë që përjetuan shqiptarët e shpërngulur me dhunë e terror shtetëror janë të njohura. Këto tragjedi janë dokumentuar nga historianë dhe studjuesë shqiptarë e të huaj në botime e libra të shumtë.

    I dhimbshëm ishte edhe "ndryshimi" i identitetit të tyre kombëtar (me letra, dokumente...), duke i "shndërruar" shqiptarët në turqelinj....!! Histori e njohur... Por, është interesant se një pjesë e mirë e shqiptarëve i qëndruan dhe po u qëndrojnë edhe sot politikave dhe trysnive të llojllojshme të shtetit turk për asimilimin e tyre. Sot, edhe sipas të dhënave turke, llogaritet se në Turqi janë rreth 17 milionë shqiptarë. Një pjesë e tyre e kanë humbur edhe gjuhën, por e ndjejnë veten me prejardhje shqiptare... Kjo popullsi milionshe shqiptare edhe sot e kësaj dite nuk gëzon asnjë të drejtë kombëtare, gjuhësore apo kulturore në shtetin turk...!! Për arsyet që dihen (kryesisht pozita dhe rrethanat e rënda të Shqipërisë dhe të shqiptarëve të pushtuar në Iliri-Ballkan...), shteti shqiptar dhe shqiptarët e Ilirisë nuk patën forcën e nevojshme për ta ngritur këtë cështje deri më sot...!!


    HISTORI INTERESANTE

    Shumë shqiptarë të shpërngulur në Turqi, pas clirimit të Kosovës, po vijnë ta vizitojnë vendin e etërve dhe gjyshërve të tyre. Para një kohe paskan ardhur dy shqiptarë (vëllezër...) me prejardhje nga Prizreni në vizitë, sepse këtë e kishin porosi (amanet) nga gjyshi dhe i ati i tyre... Sapo kishin mbrritur në Prizren kishin pyetur për lagjen ku banonte farefisi i gjyshit. Shkojnë në njërën prej familjeve të farefisit dhe u tregojnë se kush ishin dhe nga vinin. Shumë shpejt ishte mbledhur farefisi dhe nisin e llafosin... Dy vëllezërit e flisnin shqipen rrjedhshëm dhe po mburreshin se kishin ruajtur identitetin e tyre kombëtar shqiptar... Mirëpo, për habinë e tyre, këta njerëz, të cilët gjyshi i këtyre shqiptarëve nga Turqia i kishte lënë shqiptarë kur ishte detyruar të shpërngulej nga atdheu i tij, tashmë ishin « turqizuar » dhe po thonin me mburrje: « ne jemi turq"...!! Madje, edhe nisën t'i "akuzonin" kushërinjt nga Turqia për krenarinë e tyre shqiptare...!! Kjo i kishte hidhëruar dhe lënduar pa masë shqiptarët nga Turqia. Megjithatë, ata kishin pyetur për lidhjet farefisnore në vendbanime dhe qytete tjera. Pasi kishin marrë vesh se ku i kishin dajallarët, hallat, tezet, nipat, mbesat... kishin vazhduar me vizitat e tyre në këto familje farefisnore. Pak a shumë e njëjta "histori" ishte përsëritur edhe në Mamushë, Miresh e Gjilan, ku kishin njerëzit e të atit dhe të gjyshit të tyre!! Mysafirët nga Turqia flisnin shqip dhe mburreshin se kishin mbetur shqiptarë (kishin ruajtur gjuhën, kombin, kulturën kombëtare shqiptare...), ndërsa farefisi i tyre në Mamushë, Gjilan e Miresh "mburreshin" se ishin bërë "turq", se ishin "turqizuar"!!

    KOMBËSINË TURKE NË KOSOVË E KRIJOI BEOGRADI

    "Turqizimi" i shqiptarëve dhe krijimi i "kombësisë turke" në Kosovë ishte bërë sipas planeve dhe projekteve të Beogradit dhe të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë për qëllime shoviniste dhe fashiste ndaj shqiptarëve dhe tokave të tyre të pushtuara! Politika të njëjta u ndoqën edhe në krahinat shqiptare që ishin përfshirë në Republikën e Maqedonisë sllave (e krijuar kryesisht në tokat e pushtuara të Shqipërisë)! Krahas ndjekjes, dhunës, terrorit dhe masakrave, pushteti sllavomaqedonas kishte intensifikuar edhe trysninë për shkombëtarizimin e shqiptarëve, të cilët i detyronte të deklaroheshin « turq » (ata të besimit islam) dhe « maqedonë » (ata të besimit ortodoks) ! Me qëllim të shkombëtarizimit të shqiptarëve u hapën edhe shkolla turke e maqedone për fëmijët shqiptarë !

    Ndërsa në Kosovën e atëherëshme, vendimin për krijimin e "kombësisë turke", nën presionin dhe me kërkesën e Beogradit, e kishte marrë Këshilli Popullor Krahinor i Kosovës më 20 mars 1951, i cili ishte me shumicë serbo-malazeze. (Këshilli populluer i Krahinës Autonome të Kosovë-Metohisë, Prishtinë 1955, f. 564-565)! Ashtu sic ishin krijuar kombet artificiale « greke » dhe « maqedone » nga arvanitasit-shqiptarët, nga shqiptarët e Kosovës u krijua kombësia « turke » me një vendim politik dhe për qëllime shoviniste e fashiste, për shkombëtarizimin, shpërnguljen dhe shfarosjen e shqiptarëve! Ky VENDIM politik-fashist u "pranua" nga një numër i mirë i shqiptarëve, të cilët nuk mundën t'i rezistonin vullnetit, zullumit, terrorit dhe masakrave të shovinizmit serb dhe të ideologëve të tij, binomit, Tito-Rankovic, për zhbërjen-shfarosjen e shqiptarëve të pushtuar nga Jugoserbia...!!

    Të shohim pak cfarë dëshmojnë shifrat-statistikat e kohës… Në vitin 1948, në Kosovë ishin 1315 banorë të deklaruar turq, ndërsa në vitin 1953 (pas VENDIMIT fashist…) ishin 34 583 banorë që u deklaruan turq !! Rritja artificiale e kësaj « kombësie turke », në dëm të shqiptarëve, ishte galopante edhe në Republikën e Maqedonisë. Në vitin 1948 në Maqedoni ishin 95 940 banorë turq (numër i fryrë…), ndërsa në vitin 1953 nga zyrtarët jugosllavë u regjistruan 203 000 banorë turq !! E njëjta gjë edhe në Luginën e Preshevës. Nga 523 veta të regjistruar turq në vitin 1948 numri ishte rritur në 19 555 turq në këto komuna shqiptare në vitin 1953!! Ndërsa numri i shqiptarëve në Jugoserbi kishte mbetur pothuajse i njëjtë ! Vetëm 3 814 shqiptarë ishin më shumë nga viti 1948 në vitin 1953!! (Të dhënat janë marrë nga libri E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi, Tiranë 1990) « Turqizimi » i shqiptarëve (në letra-dokumente…) vetëm gjatë pesë viteve ishte i përmasave të mëdha dhe kërcënues për qenien shqiptare në tokat e pushtuara të Shqipërisë nga Jugoserbia ! Krahas këtyre politikave fashiste shkombëtarizuese vazhdonte edhe shpërngulja e madhe me dhunë, terror e masakra të ndërmarra nga shteti jugoserb.

    Shqiptarët e "turqizuar", që edhe sot mbajnë mbiemra të pastër shqiptarë, si : Luma, Krasniqi, Bytyqi, Berisha, Kryeziu, Kastrati etj., për të përfituar nga kushtetuta e Ahtisarit dhe nga qeveria megalomane turke, po shtiren si "turq" edhe pas clirimit të Kosovës nga cizmja serbe...!! Qeveria e Kosovës (klasa e mjerë politike shqiptare…), për t’i qëndruar besnike projektit antishqiptar të një Kosove multienike-artificiale (jo shqiptare !!) dhe për të ruajtur « trashëgiminë » serbo-jugosllave me kombësitë politike, të krijuara për qëllime shoviniste e fashiste antishqiptare…, edhe në Mamushën qind për qind shqiptare krijuan një komunë "turke"...!! Prandaj, është koha që dy shtetet shqiptare, R. e Shqipërisë dhe R. e Kosovës, t’i rishikojnë marrëdhëniet me Qeverinë turke, me theks të vecanët, pozitën dhe të drejtat e miliona shqiptarëve në Republikën e Turqisë. Ka ardhur koha që shteti turk ta njoh kombësinë shqiptare në Turqi dhe t’ia garantojë të gjitha të drejtatë kombëtare, qytetare, politike dhe demokratike me Kushtetutën e Republikës. Ndërsa vëllezërit tanë të « turqizuar » në kohëra të vështira dhe dramatike të përmbahen nga ambicjet e tyre për pozita e përfitime që ua « garanton » kushtetuta e Ahtisarit dhe Qeveria turke e të (ri)bashkohen me kombin dhe gjakun e tyre… Dy qeveritë shqiptare, ajo e Tiranës dhe kjo e Prishtinës duhet të kërkojnë nga Qeveria turke që t’i denoncojë dhe dënoj traktatet për shpërnguljen-shfarosjen e shqiptarëve me mbretërinë serbo-kroato-sllovene dhe me Jugoserbinë e Tito-Rankovicit.

    Burimi
    Nothing comes from nothing

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •