Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    60 kg heroinë drejt Italisë, në krye të bandës oficeri i policisë së Tiranës



    Një superoperacion i policisë italiane të Parmas ka çuar në pranga 7 shqiptarë dhe 3 italianë, për trafikim ndërkombëtar të narkotikëve.
    10 të arrestuarit jane pjesë e një bande të strukturuar kriminale, shqiptaro-italiane, e specializuar për trafikimin e të gjitha llojërave të drogës.
    Sipas policisë, trafikantët zotëronin në Parma të Italisë, një laborator të përpunimit të heroinës, të cilën më pas e hidhnin në treg.
    Më shumë shpërndarës, sesa trafikantë.Banda shqiptaro-italiane ka qenë një bazë e mirëtrajnuar , në përbërje të së cilës ishin dy kimistë, një polic ( Denis Tafili polic në Tiranë), transportuesit, tregtarët dhe furnizuesit.
    Në këtë laborator janë zbuluar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 13 kg heroinë në 26 pako, 3 kg kokainë, 100 kg paracetamol, që shërbente si përzierës i heroinës, 13 000 euro kesh edhe një presë hidraulike, që shërbente për ambalazhimin e drogës.
    Karabinierët kanë zbuluar se ky grup kishte arritur të trafikonte 60 kg heroinë të pastër. Bie në sy aftësia e grupit për të miksuar drogën dhe përdorimin në to të ilaçeve që blihen në farmaci si paracetamol etj.
    60 kilogram heroinë të pastër, pasi e miksonin me përbërës të tjerë e transformonin në 480 kilogramë drogë për shitje në rrugë, duke përfituar 20 milionë euro.
    Mediat italiane raportojnë se droga importohej nga Shqipëria.Operacioni policor nisi që në tetor të 2013, për të përfunduar në 10 maj të këtij viti.

    Të arrestuarit janë shqiptarët

    Gëzim Hasa 30 vjeç

    Artur Bregu 33 vjeç

    Velino Koroveshi 24 vjeç

    Denis Tafili 29 vjeç

    Bledar Brahimi 28 vjeç

    Lauret Greca 29 vjeç

    Ded Bajraktari 23 vjeç

    si dhe shtetasit italianë

    Davide Cavalli 43 vjeç

    Tomaso Villirillo 37 vjeç

    Marcelo Panariti 34 vjeç

    Sipas policisë italiane, kjo bandë trafiku operonte që në vitin 2009, kryesisht në Parma dhe krahinat përreth, dhe ku vlera e drogës së trafikuar arrin deri në rreth 20 milionë euro.
    E gjithë veprimtaria e bandës kriminale operonte në një mënyrë tepër të veçantë, pasi anëtarët e saj paraqiteshin sikur kishin një shoqatë.
    Shoqata mbulonte kështu të gjitha veprimtaritë kriminale, pasi në fakt aty kishte një laborator të përpunimit të drogës.
    “Truri” i bandës sipas policisë italiane ishte Artur Bregu, i cili në dukje bënte një jetë të qetë dhe të thjeshtë, por ishte organizatori i rrjetit të madh. Kryesisht droga shpërndahej në rrugët e Parmas dhe Reggio Emilia.
    Përveç arrestimeve, 15 persona të tjerë janë nën hetim nga autoritetet italiane.

    Emri:  drog1.jpg

Shikime: 597

Madhësia:  55.3 KB

    ORA NEWS

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: 60 kg heroinë drejt Italisë, në krye të bandës oficeri i policisë së Tiranës

    Ja dhe nje tjeter budallallek i Albos.

    Lajmi thote truri i bandes ishte Artur Bregu, Albo na e ben ish policin, i cili kishte detyren e kimistit ne organizate, kapo
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: 60 kg heroinë drejt Italisë, në krye të bandës oficeri i policisë së Tiranës

    sa per dijeni ja kann fut kot e kann tepru me ate 20 milionshin mediat taljane pepinet e *****
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #4

    Për: 60 kg heroinë drejt Italisë, në krye të bandës oficeri i policisë së Tiranës

    Ishalla kalben ne burg.

    Po ky polici bente punen si polic ne Shqiperi dhe pastaj shkonte bente dhe pune te dyte ne Itali perziente drogen?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: 60 kg heroinë drejt Italisë, në krye të bandës oficeri i policisë së Tiranës

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ishalla kalben ne burg.

    Po ky polici bente punen si polic ne Shqiperi dhe pastaj shkonte bente dhe pune te dyte ne Itali perziente drogen?
    ka ken dikur jo se a sot
    lajmet jepen sipas interesave
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 60 kg heroinë drejt Italisë, në krye të bandës oficeri i policisë së Tiranës

    “20 mln € drogë”/ Si e ngriti ish-polici perandorinë ‘e fshehtë’ në Parma

    Ata ishin njerëz mbi të cilët nuk kishte asnjë dyshim, familjarë, të qetë dhe që bënin një jetë modeste.

    Por, përtej fasadës së një jete normale fshihej një organizatë kriminale e trafikut të drogës që importonte heroinë dhe kokainë të pastër nga Shqipëria dhe që më pas trafikohej në të gjithë Italinë.

    Emri:  130307211-8efc73e8-592c-4f0a-8184-4ecd3e01a042.jpg

Shikime: 95

Madhësia:  27.1 KB

    Aktiviteti i tyre kriminal arrinte deri në 20 milionë euro. Rafineria e grupi shqiptar ishte e vendosur në Parma.

    Përllogaritet se grupi ka importuar 60 kg heroinë të pastër me vlerë 20 milionë euro pasi pas përzierjes sasia ka shkuar në 480 kg.

    Gjatë operacionit të arrestimit të disa shqiptarëve si dhe disa shtetasve italianë, u sekuestruan 13 kg heroinë dhe 3 kg kokainë si dhe 100 kg substancë për përzierje dhe 13 mijë euro cash.

    Si lideri i grupit konsiderohet Gëzim Hasa, një ish-punonjës policie në Shqipëri. 30-vjeçari është dënuar me 8 vite burg dhe 22 mijë euro. Pas përfundimit të dënimit do të dëbohet në Shqipëri.

    Organizata u shkatërrua në tetor të vitit 2014, ndërsa policia gjeti laboratorin e drogës në një shtëpi të braktisur.

    Emri:  130307039-e3a96d57-b4f6-46e6-9f9a-95b126626791.jpg

Shikime: 99

Madhësia:  34.9 KB

    Emri:  130307133-2d49adfd-f436-4c56-84df-58844adab7d7-1.jpg

Shikime: 92

Madhësia:  42.7 KB

    Emri:  130307127-900d2025-e886-44de-b57a-14d733a10d62-1.jpg

Shikime: 102

Madhësia:  23.1 KB

    Panorama

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •