Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 127
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Rama: Të kapim hajdutët e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

    Rama: Energjia vidhet gjatë shpërndarjes, frenim e ndëshkim hajdutërisë

    TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot grupin e Task Forcë për energjinë që udhëhiqet nga zv/kryeministri. Rama gjatë fjalës së tij theksoi problematikën me sistemin energjitik sidomos në kuadër të humbjeve gjatë shpërndarjes.

    “Taske Forcë nis punën sot nën drejtimin e zv.kryeministrit, punë që shkon përtej nivelit të humbjes dhe fitimit. Dua të nënvizoj 3 aspektet kryesore që lidhet Task Forca dhe gjithë operacioni që nis sot, e para gjendja alarmante që bie në shpërndarjen e energjisë. Së dyti ndërhyrja e domosdoshme në një fushë më jetike, që sot është fushë e minuar dhe nesër kërcënon të kthehet në fushën e një fatkeqësie kombëtare në rast se ne sot nuk bëjmë atë që na takon për ta ndaluar njëherë e përgjithmonë këtë fatkeqësi, së treti është domosdoshmëria për të ripërtërirë përgjegjshmërinë që mbron dhe zhvillon bashkëjetesën tonë në këtë vend, këto aspekte të ndërlidhura mes njëra-tjetrës sa i takon gjendjes alarmante”.

    Kryeministri theksoi një shifër tepër të lartë të konsumatorëve që janë borxh me energjinë dhe po kështu dhe biznesesh.
    “Më lejoni të them sot se 93% e kontratave të konsumatorëve familjarë dhe bizneseve rezultojnë me borxhe ndaj sistemit të shpërndarjes. Në tetor të vitit 2012 rezulton e humbur 36% e energjisë së blerë, vjedhja në dhjetor ka kapur shifrën 55.46% e energjisë së blerë. E pra energjia që duhet të shkonte për shërbimin e ndriçimin e një vendi qartazi ka shpuar nga të 4 anët xhepat e këtij vendi. Gjendja është përkeqësuar në vijim, gjatë këtij viti dhe krahasuar me një 1 vit më parë, humbja dhe vjedhja janë thelluar, ndërkohë që me fillimin e punës nga administratori i ri i CEZ Shpërndarje ka nisur një frenim paraprak, por kurrsesi përfundimtar dhe kurrsesi të pranueshëm”.

    Sipas Ramës, kjo Taske Forcë ka detyrimin të vendosë të gjitha strukturat e shtetit në shërbim të një misioni shumë të qartë.
    “kthimin e grafikut të frenimit të humbjeve dhe të vjedhjes në një grafik me rënie të vazhdueshme dhe nga ana tjetër transformimin e kësaj krize të thellë me një situatë normale”.

    Sipas Ramës duhet të nisë një aksion i fuqishëm dhe i pandalshëm për frenimin e humbjeve.
    “Një aksion pune sistematike e pandalshme që do shtrihet deri në fund të mandatit të qeverisë sonë dhe jo paarsye jetëgjatësia e kësaj Task Force e përcaktuar në një vit për t’i dhënë vetes mundësinë që pas një viti të bëjmë analizë të saktë dhe të kuptojmë cfarë duhet të bëjmë më tutje, është një sfidë për të gjithë ne që duhet të jemi këtu në këtë tavolinë. Operimi i një Task Force ka të bëjë me rezultate afatgjata”.

    Sipas kryeministrit, një ndër debitorët më të mëdhenj kanë qenë vetë institucionet shtetërore dhe se kjo praktikë duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

    “Papërgjegjshmëria qeveritare ka marrë fund. Do të ngremë gur pas guri murin e përgjegjshmërisë së përbashkët kolektive që do ta mbrojë sistemin tonë energjetik nga kolapsi dhe do të vendosë në themel përgjegjshmërinë ndaj këtij sistemi jetik në cdo aspekt të mbarëvajtjes se jetës së vendit. Kjo task force në përmbajtje është rezultat i një vendosmërie të re, për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve që paguajnë rregullisht.
    Të gjithë bashkë në mbrojtje të interesit qytetar dhe për të kerkuar përgjegjshmëri qytetare nga të gjithë, duke e nisur nga qeveria që duhet të kryejë pikë për pikë detyrën e saj dhe duke ngritur zërin bashkarisht për raste flagrante dhe më pak flagrante ku bashkëveprimi mes institucioneve ngjan i dështuar.

    Frenim hajdutërisë në çdo nivel të institucioneve buxhetore dhe jo buxhetore, kompanive të medha e të vogla e për të shkuar pastaj tek konsumatori, duke lënë me mirëkuptim ata të cilët janë të fundit që duhet tu kërkohet llogari, njerëzit në nevojë”.

    Rama mbylli apelin mbi energjinë me një mesazh. Kreu i qeverisë garantoi se do të marrë fund praktika e vjedhjes së energjisë dhe se ndëshkimi do bëhet në rrugë ligjore përmes gjykatave. Kreu i qeverisë bëri thirrje gjithashtu që të marrë fund praktika që ata që paguajnë të mbingarkohen me fatura të personave që nuk e paguajnë energjinë.

    “Dua ta mbyll këtë me një mesazh të qartë për qytetarët. Historia kush i është nënshtruar ligjit parimit bazë të edukatës dhe të marrë nga të parët në familje, duhet të paguajë gjithnjë e më shumë kush e paguan dhe të vjedhë sa më shumë ai që nuk e paguan do marrë fund. Për këtë jemi këtu dhe kjo është vendosmëria dhe duhet ta përballojmë këtë detyrë kaq të vështirë. Dhe do e fillojmë në dy nivele, paralelisht në raport me institucionet buxhetore dhe publike me sistemin e shpërndarjes dhe paralelisht në raport me biznesin dhe sistemin e shpërndarjes. Do e fillojmë aty ku energjia vidhet për arsye fitimi dhe me shpresën e plotë se jo vetëm prokuroria, por edhe gjykatat do të jenë në krahun e ligjit ashtu sikundër ne ketu jemi në krahun e ligjit dhe me shpresën se çdo vjedhës i energjisë do marrë ndëshkimin sipas ligjit”.

    PELESHI: JA SI DO TË VEPROJË TASK FORCA
    Kryetari i Task Forcës për energjinë, zv/kryeministri Niko Peleshi argumentoi mënyrën se si do të funksionojë kjo Task Forcë, duke theksuar se ajo duhet të konceptohet si një punë sistematike, që do të vazhdojë si një kulturë e re e instaluar në institucionet tona.
    “Për vitin 2013, humbjet në sistemin e energjisë elektrike, kanë arritur 45% të sasisë së energjisë të futur në rrjetet e operatorit të shpërndarjes. 30% e energjisë në Shqipëri vidhet. Niveli i ulët i arkëtimeve për atë pjesë të energjisë që nuk vidhet është një tjetër element i rëndësishëm i punës që na pret. Kordinimi dhe harmonizimi i punës mes institucioneve të ndryshme, përfshirë CEZ-in. Le të shikojmë mundësinë që qëndron pas kësaj sfide. Task Forca do të shtrijë aktivitetin e saj në çdo qark, ku do të veprojnë njësitë e drejtuara nga prefekti i qarkut.
    Aktiviteti do të shtrihet përgjatë gjithë vitit 2014. Rezultatet e kësaj Task Force do të maten me një grafik, i cili duhet të jetë në një rënie të vazhdueshme. Raportimi do të jetë mujor dhe do të afishohen edhe përmes grafikeve për publikun. Synojmë rritjen e eficenës në shfrytëzimin e burimeve tona, edhe nëpërmjet zgjidhjeve inteligjente dhe inovacionit", – theksoi zv/kryeministri.

    (d.b/er.nu/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Rama: Të kapim hajdutët e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

    Kjo eshte nder te paktat here qe jam plotesisht dakord me kryeministrin.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama: Të kapim hajdutët e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

    Budallai qe kemi per kryeminister eshte shume i lezetshem. Ne mendjen e tij, eshte ai qe u jep "urdhera" shtetit dhe gjithe administrata e tij ka per detyre "te beje sic urdheron kryeministri". Kryeministri thote shkaterroni ndertimet pa leje, policet e shtetit e lene menjane luften ndaj krimit e sigurine e qytetareve e shkojne e prishin pallate, ato pallate qe u thote kryeministri. Kryeministri thote te bllokohen te gjitha lojrat e fatit qe jane hapur ne menyre te paligjshme apo kane taksa pa paguar, dhe nuk versulen punojesit e tatimeve, versulen 6000 policet e Policise se Shtetit. Dhe tani se fundmi, besoj se do te ndersulim 6000 policet e vendit per te shqyer dyert e apartamenteve te gjithe qytetareve per te kapur hajdutet e energjise.

    Problemi i mospagimit te tarifave te energjise elektrike dhe vjedhjes ne rrjet nuk eshte nje problem i ri, eshte nje problem i vjeter. Shume qeveri e administrata jane perpjekur ta zgjidhin por pa sukses. Kryeministri yne mendon se problemi zgjidhet me fjale. Mjafton ai te hapi gojen ne media e t'iu skermitet shqiptareve, dhe keta do t'i zere frika e do paguajne faturat e nuk do te vjedhin me energji.

    Problemi tjeter i madh eshte se me rritjen e taksave, qytetaret do te kene me pak para ne duar ne 2014 per te prishur. Dhe shanset qe ky problem "te zgjidhet" jo vetem qe nuk rriten por problemi do te behet akoma me keq ne 2014. Jo se shqiptaret jane te gjithe hajdute, jo se refuzojne te paguajne energjine qe konsumojne, por se nuk u ngelen leke per te shlyer keto detyrime ne fund te muajit.

    Kryeministri as nuk e merr mundimin qe te kuptoje gjendjen e veshtire ekonomike te familjes shqiptare. Ai kembengul qe shqiptaret ti paguajne detyrimet shtetit, qofshin keto taksa apo fatura energjie.

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Për: Rama: Të kapim hajdutët e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

    Kush do te ndeshkohet? Ne Shqiperi jeta zhvillohet ne forma klanore e cila pjelle ne vetvete ne tere piramiden e saj nepotizmin.Shqiptaret ja te gjithe ne opozite me shtetin, pra qeverisjen e c'do partie.Shteti per shqiptaret nuk eshte nje rregullatore i shoqerise por nje vegel shtypese qe le per te kuptuar se i perket nje force te jashteme imagjinare.Jeta e cdo individi e trajton shtetin te zberthyer ne hallkat e tij institucionale dhe secili shikon tek keto institucione se sa i perfshire eshte ne baze te lidhjeve fisnore.kemi Lomin ne bashki, Hasonin ne prefekture, Qazimin tek tatimet , kemi Meten tek hipoteka etj etj.ndersa termi shtet , qeveri i jep alergji dhe kurre nuk e pranon ate per te quajtur si nje e mire e perbashket dhe te kontriboje per ta bere sa me cilesore.Keshtu do te shtihet dhe ky aksion dhe vitimat do te jene nje grup pa perkrahje dhe qe normal dhe vjedhjet i kane me te vogla.Pra nuk do te jape rrezultat.Pothuajse te gjithe restorantet dhe hotelerite paguajne per vjedhjet ne rrjet dhe nese do ti analizojme, te gjithe bisneset ne turizem jane prone e individeve me biografi te 97.Sot keto individe jane vegla te strukturave politike.Per nje restaurant te thjeshte nje ekeltricist i zones merr nen dore 200 mije lek te vjetra cdo muaj.Po dhe shteti vjedh.Ps.u krijua nje task force private me interesa 50% ndaj te ardhurave qe do te vilte nga borxhlinjte dhe kjo u katandis ne nje korrupsion te gjalle , pasi vetem shteti filloi te paguaje dhe natyrishte persona te caktuar beheshin pjese e miljonave ne baze te 50 %.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Rama: Të kapim hajdutët e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

    Kush u lodh dhe djersiti per ate energji te krijuar.
    Askush.Energjine e krijoi rrjedha e lumit,varja.
    Rama duhet te beje nje falje totale,per te gjithe 94% e familjeve
    te borxheve te vjetra,faturave te pa paguara dhe ta filloje
    Shkurtin clean dhe me rregull te forte ne administrim energjie,faturizim
    dhe kollektim.Kush nuk paguan ta rrasin ne burg per disa muaj.
    Burg te rende per ato qe fusin duart bejne tampering me transformatoret,
    fusin duart ne sahatet elektrike per te ulur kilowatet si dhe per ato qe vjedhin duke bere lidhje, instalime ilegale ne shtylla
    dhe transformatore per te mos paguar.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Rama: Të kapim hajdutët e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Kryeministri as nuk e merr mundimin qe te kuptoje gjendjen e veshtire ekonomike te familjes shqiptare. Ai kembengul qe shqiptaret ti paguajne detyrimet shtetit, qofshin keto taksa apo fatura energjie.

    Albo
    Si cdo shtet tjeter qe quhet SHTET.
    Nuk eshte llogjike kjo albo,meqenese je ne gjendje te veshtire mos paguaj korrentin.Nese veprohet ne kete menyre atehere shoqeria qe furnizon me energji elektrike mbas dy muajsh i bie te falimentoje.

    Provoje te mos e paguash atje ku ti jeton dhe pastaj u thuaj nuk kam lek.
    MOS I NDY TEMAT no name

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Për: Rama: Të kapim hajdutët e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

    Citim Postuar më parë nga freeopen Lexo Postimin

    C'do ligj merr fuqi vepruese kur nuk ka varferi ekstreme.Pra duhet pare kush dhe sa eshte numri i banoreve me varferi ekstreme, por dhe te banoreve qe mezi mbyllin muajin pa borxhe dhe me pas te nis luften.Shteti duhet te subvensionoje energjine per kete mase njerzish.Eshte fare e thjeshte ta vesh tjetrin perpara ligjit qe ti ke vene pa e pyetur ate (fukarain), por nese ai nuk ka te paguaj, cfare duhet te beje? Shteti eshte ne sherbim te popullit dhe duhet te ndertoje politika qe i sherbejne atij dhe aq me shume vemendja duhet te jete ne shtresat e mjeruara.Prandaj qeveria nuk behet me kalamaj, por duhen njerez te pjekur ku normat humanitare jane ne maksimumin e mundur.
    Fukarait i duhet te vdese pa ndrohje , ndersa mijoneri te vjedhi miljona lek enrgji , qe ja lejon korrupsioni, me baze njohje e nepotike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 14-01-2014 më 05:12
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Rama: Të kapim hajdutët e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

    e dini ke ka vene drejtor te kesh-it ne tirane, njerin qe i gjithe fare e fisi nuk pagaun energjine, dhe drejtor te burgut po ashtu, nuk luftohet makuteria me hajduta, nuk luftohet pirateria me pirate, nuk luftohet korrupsioni me te korruptuar, nuk luftohet analfabetizmi me padituri.
    Shqiperia me tha nje profesor i denje ( te pakte ka te tille ne shqiperi) nese nuk shikohet permisim deri ne shtator ka marr tatpjeten qe kurre nuk do ringrihet.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Rama: Të kapim hajdutët e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Kush u lodh dhe djersiti per ate energji te krijuar.
    Askush.Energjine e krijoi rrjedha e lumit,varja.
    Rama duhet te beje nje falje totale,per te gjithe 94% e familjeve
    te borxheve te vjetra,faturave te pa paguara dhe ta filloje
    Shkurtin clean dhe me rregull te forte ne administrim energjie,faturizim
    dhe kollektim.Kush nuk paguan ta rrasin ne burg per disa muaj.
    Burg te rende per ato qe fusin duart bejne tampering me transformatoret,
    fusin duart ne sahatet elektrike per te ulur kilowatet si dhe per ato qe vjedhin duke bere lidhje, instalime ilegale ne shtylla
    dhe transformatore per te mos paguar.
    Pse ne familjet qe paguajme jemi budallenj keshtu? Dmth ti falet atyre qe nuk paguajne meqe qenka "falas" energjia (qe nuk eshte).

    Nuk eshte justifikim te mos paguash nga verferia ekstreme.
    Sejcili duhet te marre pergjegjesine mbi varferine ekstreme te familjes dhe pse kane arritur deri aty. Ti nuk mund te quhesh i varfer ekstrem dhe te shpenzosh energji pa kufi, dhe ne te tjeret "e pasur" te paguajme faturen.

    Sa per ate qe the qe energjia eshte falas. Hidrocentralet jane krijuar me investime dhe me borxhe, fakti qe burimi ujor eshte falas nuk e ben prodhimin e saj falas, per me teper qe shqiperia nuk i ploteson dot gjithmone dhe vazhdimisht kerkesat e brendshme, ka raste kur prodhon teper dhe e eksporton, ka raste kur prodhon me pak dhe e blen energjine per te plotesuar nevojat.

    Si perfundim, cila eshte llogjika, qe "te varferit" jane mbi ligjin? E di cfare, une them qe "te varferit" te mos denohen kur vjedhin, se jane te varfer, madje as kur vrasin ndersa jane duke vjedhur, se nga halli e kane.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Rama: Të kapim hajdutët e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

    Si te falet energjia elektrike dikujt qe ka bere biznes, ka ndertuar vila 4 kateshe, dikujt qe ka 4 kondiconier per ngrohje, ndersa ne te tjeret perdorim gazin me kursim, shpesh me koleget kemi patur debate qe ne qe i paguajme jemi frikacake dhe jo eficent me veteveten, me e keqja qe kane bere miliarda si puna e ish ministrit te nanos dhe ka investuar ne parajsa fiskale parate e kesh-it
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Rama: Të kapim hajdutët e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

    Citim Postuar më parë nga freeopen Lexo Postimin
    Si cdo shtet tjeter qe quhet SHTET.
    Nuk eshte llogjike kjo albo,meqenese je ne gjendje te veshtire mos paguaj korrentin.Nese veprohet ne kete menyre atehere shoqeria qe furnizon me energji elektrike mbas dy muajsh i bie te falimentoje.

    Provoje te mos e paguash atje ku ti jeton dhe pastaj u thuaj nuk kam lek.
    C'eshte ajo qe thua more derezi???!!!!

    Si u perdorka fjala llogjike dhe emri Albo ne te njejten fjali
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Për: Rama: Të kapim hajdutët e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Pse ne familjet qe paguajme jemi budallenj keshtu? Dmth ti falet atyre qe nuk paguajne meqe qenka "falas" energjia (qe nuk eshte).

    Nuk eshte justifikim te mos paguash nga verferia ekstreme.
    Sejcili duhet te marre pergjegjesine mbi varferine ekstreme te familjes dhe pse kane arritur deri aty. Ti nuk mund te quhesh i varfer ekstrem dhe te shpenzosh energji pa kufi, dhe ne te tjeret "e pasur" te paguajme faturen.

    Sa per ate qe the qe energjia eshte falas. Hidrocentralet jane krijuar me investime dhe me borxhe, fakti qe burimi ujor eshte falas nuk e ben prodhimin e saj falas, per me teper qe shqiperia nuk i ploteson dot gjithmone dhe vazhdimisht kerkesat e brendshme, ka raste kur prodhon teper dhe e eksporton, ka raste kur prodhon me pak dhe e blen energjine per te plotesuar nevojat.

    Si perfundim, cila eshte llogjika, qe "te varferit" jane mbi ligjin? E di cfare, une them qe "te varferit" te mos denohen kur vjedhin, se jane te varfer, madje as kur vrasin ndersa jane duke vjedhur, se nga halli e kane.
    Si realizohet kjo? Shqiptaret nuk vijne nga nje zhvillim normal probgrei ekonomik dhe social, por ne baze te nje zhgenjimi 50 vjecare, duke kanceluar c'do gje per se shkuares nen diktature dhe duke nisur nje sistem te ri.Kjo situate nese nuk mbulohet me asistenca dhe ndihma degjeneron ne lufte civile, pasi eshte e pamundur qe secili te gjeje mundesine per progres te mirfillte dhe se deshiren e ka.Njerzit dhe gabojne dhe nuk munden, dhe jane te paditur, por te gjithe keto jane tonet dhe nuk mund te braktisen.Une them se nuk duhet te cenohet sistemi i pagesave te detyrimeve te ndryshme, porshteti familjeve te mjeruar duhet tja marre nga dora faturen dhe ti beje pagese.Pra secili duhet te kuptoje se fatura duhet paguar.Ndersda shteti duke pare nivelin e faturave qe subvensionon, nderton me pas politika per eliminimin e tyre.Kjo eshte nje sjellje njerzore dhe e sinqerte me popullin dhe jo referin ndeshkues bardh e zi, referuar nje liste ligjesh plot magesi. Une kam nje lokal te mrekullueshem prej 200 m2 dhe ma falimentuan permes ligjit te duahnit , ku me ndeshkuan dhe me moren klientin.Pra une me gjithe kete pasuri jam vene perpara nej humbje te madhe, pasi me shkuan dem investimet e bisnesit dhe jan ne nje qorrsokak per cfare duhet te beje per te ndertuar nje bisnes te ri.Pra une me pasuri dhe kualifikim bie ne halle, po ai qe s'ka asgje? Si i behet ti vrasim keto njerez? Ti lem te toerturohen se ne nuk i lame asnje mundesi te zhvillohen, apo se nuk diten te bejne progres?
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Rama: Të kapim hajdutët e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin

    Ti atehere more zoteri je per tu pershendetur se je budallai i vetem ne Shqiperi qe e zbaton ligjin e duhanit... Gje qe se besoj gjithesesi...
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Rama: Të kapim hajdutët e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

    Se mos vetem te varferit nuk e kane paguar! Le qe se pagusjne por e shfrytezojne ne max pa e care koken. Prinderit tane te shkrete ngrohu me soba gazi, gatuaj me soba gazi qe mos te harxhojne korrent. Kondicioneret e kaloriferet i perdorin me kursim, kurse keta " te varferit" i mbaj e 24 ore ndezur. Nuk me dhimbsen. Kokerr me koker ti paguajne!
    Feelings change - memories don't.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Rama: Të kapim hajdutët e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    C'do ligj merr fuqi vepruese kur nuk ka varferi ekstreme.Pra duhet pare kush dhe sa eshte numri i banoreve me varferi ekstreme, por dhe te banoreve qe mezi mbyllin muajin pa borxhe dhe me pas te nis luften.Shteti duhet te subvensionoje energjine per kete mase njerzish.Eshte fare e thjeshte ta vesh tjetrin perpara ligjit qe ti ke vene pa e pyetur ate (fukarain), por nese ai nuk ka te paguaj, cfare duhet te beje? Shteti eshte ne sherbim te popullit dhe duhet te ndertoje politika qe i sherbejne atij dhe aq me shume vemendja duhet te jete ne shtresat e mjeruara.Prandaj qeveria nuk behet me kalamaj, por duhen njerez te pjekur ku normat humanitare jane ne maksimumin e mundur.
    Fukarait i duhet te vdese pa ndrohje , ndersa mijoneri te vjedhi miljona lek enrgji , qe ja lejon korrupsioni, me baze njohje e nepotike.
    E nisim nga ajo qe kam nenvizuar,nese nuk ka te paguaje te filloje duke harxhuar me pak korrent,te nise te kerkoje nje pune,te mos rrije gjithe diten ne klub dhe me pas te shkoje ne shtepi dhe te rrahe gruan dhe femijet sepse nuk mundet te pranoje qe eshte nje deshtak.
    Une kur leket nuk me mjaftojne duke llogaritur shpenzimet e muajit kafen e pi ne shtepi dhe jo ne klub,nuk eshte turp.

    Per te varferit shteti ka te tjera politika sociale,pavaresisht faktit qe korrupsioni nuk lejon qe keto politika te shkojne ne favor te atij qe ka vertet nevoje.

    Megjithate une te pergezoj per shpirtin humanitar qe tregon por shumica e atyre qe nuk pagojne korrentin nuk jane te varfer, perkundrazi.
    MOS I NDY TEMAT no name

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar freeopen për postimin:

    xfiles (14-01-2014)

  17. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Rama: Të kapim hajdutët e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Si realizohet kjo? Shqiptaret nuk vijne nga nje zhvillim normal probgrei ekonomik dhe social, por ne baze te nje zhgenjimi 50 vjecare, duke kanceluar c'do gje per se shkuares nen diktature dhe duke nisur nje sistem te ri.Kjo situate nese nuk mbulohet me asistenca dhe ndihma degjeneron ne lufte civile, pasi eshte e pamundur qe secili te gjeje mundesine per progres te mirfillte dhe se deshiren e ka.Njerzit dhe gabojne dhe nuk munden, dhe jane te paditur, por te gjithe keto jane tonet dhe nuk mund te braktisen.Une them se nuk duhet te cenohet sistemi i pagesave te detyrimeve te ndryshme, porshteti familjeve te mjeruar duhet tja marre nga dora faturen dhe ti beje pagese.Pra secili duhet te kuptoje se fatura duhet paguar.Ndersda shteti duke pare nivelin e faturave qe subvensionon, nderton me pas politika per eliminimin e tyre.Kjo eshte nje sjellje njerzore dhe e sinqerte me popullin dhe jo referin ndeshkues bardh e zi, referuar nje liste ligjesh plot magesi. Une kam nje lokal te mrekullueshem prej 200 m2 dhe ma falimentuan permes ligjit te duahnit , ku me ndeshkuan dhe me moren klientin.Pra une me gjithe kete pasuri jam vene perpara nej humbje te madhe, pasi me shkuan dem investimet e bisnesit dhe jan ne nje qorrsokak per cfare duhet te beje per te ndertuar nje bisnes te ri.Pra une me pasuri dhe kualifikim bie ne halle, po ai qe s'ka asgje? Si i behet ti vrasim keto njerez? Ti lem te toerturohen se ne nuk i lame asnje mundesi te zhvillohen, apo se nuk diten te bejne progres?
    Ne parim ti mire e ke, por sic tha freeopen qe te mos e perseris dhe une, shume prej atyre qe nuk paguajne nuk eshte se nuk kane lek te paguajne.
    Harroje se ndonjeri do ta kuptoje se duhet paguar energjia nese nuk e detyrojne, jemi ne shqiperi mos harro. Diku duhet filluar.

    Me vjen keq per lokalin, mbase te ndeshkuan per arsye politike se duhani pihet gjithandej ne tirane dhe bejne te gjithe sikur nuk shohin, por nuk mund ta krahasosh me situaten energjitike.

  18. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Rama: Të kapim hajdutët e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

    Citim Postuar më parë nga freeopen Lexo Postimin
    E nisim nga ajo qe kam nenvizuar,nese nuk ka te paguaje te filloje duke harxhuar me pak korrent,te nise te kerkoje nje pune,te mos rrije gjithe diten ne klub dhe me pas te shkoje ne shtepi dhe te rrahe gruan dhe femijet sepse nuk mundet te pranoje qe eshte nje deshtak.
    Une kur leket nuk me mjaftojne duke llogaritur shpenzimet e muajit kafen e pi ne shtepi dhe jo ne klub,nuk eshte turp.

    Per te varferit shteti ka te tjera politika sociale,pavaresisht faktit qe korrupsioni nuk lejon qe keto politika te shkojne ne favor te atij qe ka vertet nevoje.

    Megjithate une te pergezoj per shpirtin humanitar qe tregon por shumica e atyre qe nuk pagojne korrentin nuk jane te varfer, perkundrazi.
    Nuk kane faj keta, e ka fajin Enveri qe i mesoi me rehatllik.

    Keta komunistat ne shpirt kerkojne lemoshe e tu falen borxhet kur njerezit e tjere kursejne aq sa te munden te paguajne energjine elektrike.

    Ne te gjithe boten njerezit VDESIN sepse nuk kane leke te hapin ngrohjen. Keta parazitet na u qakan duke ndenjur klubeve e llotove gjithe diten.

    Kam degjuar dhe nga ata qe thone "Po pse per 80/100/150 mije lek do punoj une".

    Per lemoshe jane keta? Keta jane per tu hedhur ne ndonje vrime te thelle te erret te gjithe bashke derisa te vdesin nga ura e te fillojne te hane njeri tjetrin!
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  19. #18
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Rama: Të kapim hajdutët e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

    Energjia, familjarët janë debitorët më të mëdhenj

    Shifra që institucionet shtetërore i kane borxh kompanisë që bën shpërndarjen e energjisë elektrike shkon në 7.5 miliardë lekë, ose 75 milionë dollarë. Ndërkohë që konsumatorët familjarë kanë vlerën më të lartë të këtyre borxheve, që shkon në 40 miliardë lekë, raporton Vizion Plus. Ky është grafiku i gjendjes se borxheve që privatët, familjarët dhe institucionet shtetërore kanë ndaj kompanisë CEZ. Por, pavarësisht kësaj, ata të cilët paguajnë rregullisht janë edhe pjesa më e penalizuar e shoqërisë. Sadije Murataj është një qytetare, e cila paguan rregullisht faturat e energjisë edhe pse merr një pension modest prej 12 mijë lekësh. Ndërkohë që qytetarë të tjerë shprehen se ndien të zhgënjyer nga kompania që administron sistemin e shpërndarjes pasi shpesh i vijnë fatura të fryra të energjisë. Tomë Çomo është një prej këtyre rasteve, i cili ka paguar 12 mijë lekë çdo vit vetëm për dritat e shkallës së pallatit.

    Një nga qytetet që ka dhe përqindjen më të madhe të konsumatorëve debitorë është ai i Kukësit, ku 96% e banorëve nuk paguajnë faturat e energjisë, ndërsa qyteti që ka përqindjen më të madhe të pagimit është Korça, ku vetëm 5% qytetarëve nuk shlyejnë detyrimet.
    Niveli i arkëtimeve të kompanisë CEZ në dhjetor të 2013-ës arriti në 3.2 miliardë lekë ndërkohë që sasia e faturuar shkon në 4.5 miliardë. Një ditë më parë qeveria njoftoi ngritjen e nje task force që do të ketë vetëm një detyrë: të gjejë sistemin që do të detyrojë shqiptarët të paguajnë faturat. Si do të arrihet në ketë rezultat mbetet për t’u parë.

    Tema - Vizion Plus

  20. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Rama: Të kapim hajdutët e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

    Nuk jane 93% e shqiptareve qe nuk kane paguar dritat. RAMA GENJEN.
    Mund te jene rreth 5% qe nuk kane mundesi ose nuk duan ti paguajne. Ketyre qe nuk kane mundesi te paguajne ua kane prere dritat para dy muajsh, ndersa keta qe nuk duan te paguajne kane njohje me ata qe punojne ne sektorin e energjise.
    Nuk zgjidhet problemi duke akuzuar te gjithe shqiptaret per hajduteri.

  21. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama: Të kapim hajdutët e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

    Citim Postuar më parë nga freeopen Lexo Postimin
    Si cdo shtet tjeter qe quhet SHTET.
    Nuk eshte llogjike kjo albo,meqenese je ne gjendje te veshtire mos paguaj korrentin.Nese veprohet ne kete menyre atehere shoqeria qe furnizon me energji elektrike mbas dy muajsh i bie te falimentoje.

    Provoje te mos e paguash atje ku ti jeton dhe pastaj u thuaj nuk kam lek.
    Nuk kam asnje kundershtim qe ata qe nuk paguajne energjine t'iu prihet furnizimi fare me energji e te lihen ne erresire derisa te paguajne detyrimet. Por ka nje dallim te madh mes dy grupeve: a) grupi i atyre qe kane mundesi te paguajne e zgjedhin te mos paguajne faturat, ose atyre qe vjedhin energji nga rrjeti pa e paguar b) kemi edhe grupin e qytetareve qe jane ne pragun e varferise, jetojne me nje pension ose me nje rroge ne familje. Ky grupi i dyte nuk e paguan faturen jo se nuk do qe ta paguaje, por se nuk ka mundesi financiare qe ta paguaje. Nuk i ngelen leke ne fund te muajit qe te paguaje edhe faturen e energjise. I duhet te zgjedhi midis ushqimit, bukes ne tavoline per femijet e vete, dhe fatures se energjise. E ta pret mendja qe do zgjedhi buken.

    Ajo qe une po them eshte qe Rama as nuk i shkon mendja ne kete grupin e dyte, por i fut te gjithe ne nje these. Te gjithe i paskan detyrime shtetit. Dhe problemi nuk eshte kaq i thjeshte sa e redukton Rama. Problemi eshte se shqiptaret paguajne te pakten 38% me shume per energjine qe harxhojne per te mbuluar shpenzimet e humbjeve ne rrjet te energjise si nga rrjeti i amortizuar i shperndarjes, si nga vjedhesit e energjise, si nga ata qe nuk paguajne faturat e tyre. Pra ata paguesit e rregullt te energjise elektrive ne vend, jane duke paguar e kompensuar shtetin per ata qe vjedhin e nuk paguajne tarifat.

    Kur vjen fjala tek gjerat jetike te qytetarit: furnizimi me uje, furnizimi me energji elektrike, ushqimi, shteti asnjehere nuk duhet te zgjedhi "interesat e arkes se shtetit" por interesin e qytetarit. Ato familje qe jane me te ardhura te pakta duhet t'iu subvencionohet energjia elektrike nga shteti. Kurse ata qe vjedhin dhe nuk paguajne, atyre le t'iu presin energjine fare. Por eshte detyra e shtetit qe te beje dallimin mes ketyre grupeve e jo t'i fusi te gjithe ne nje thes.

    Dhe asnjehere mos harro: eshte shteti qe punon per llogari te qytetarit, jo qytetari per llogari te shtetit. Nje shtet qe pasurohet e mbush arken e vete ne kurriz te qytetareve qe nuk kane buke te hane nuk eshte nje shtet i drejte apo demokratik, eshte nje quasi-diktature.

    Meqenese pyete per ketu ku jam une, ne Amerike nuk eshte shteti ai qe menaxhon kompanite e prodhimit apo shperndarjes se energjise. Jane kompani private. Qytetari qe nuk ka mundesi te paguaje pasi ka te ardhura te pakta, shkon e kerkon ndihme ne shtetin ku jeton dhe shteti ose ia paguan nje pjese te fatures, ose ia paguan te gjithe faturen, ne baze te nevojes e te ardhurave te familjes se varfer. Dhe jo vetem kaq, por edhe vete kompanite private te shperndarjes u bejne ulje qytetareve me te ardhura te pakta, qytetari vetem duhet t'iu vertetoje qe jane familje me te ardhura te pakta e ne nevoje. Pra qytetari ka nje dere ku te perplaset ne shtet per ndihme, e nuk e ndjen veten te kercenuar nga kryeministri i vete qe u ckermitet para mediave perdite.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 14-01-2014 më 14:56

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •