Shuhet violinisti Mark Kaftalli, Paganini shkodran
Kompozitori dhe violinisti Mark Kaftalli
Shuhet nė moshėn 81-vjeēare Paganini shqiptar, kompozitori i mirėnjohur shkodran Mark Kaftalli. Ai u nda nga jeta mėn- gjesin e sė enjtes.
Nė 81 vite tė jetės sė tij janė lėnė pas mbi 30 vite karrierė artistike nė Teatrin Migjeni, si udhėheqės artistik i Estradės sė kėtij qyteti. Ai do tė kujtohet si krijues dhe realizuesi i festivalit tė parė tė muzikės sė lehtė nė Shkodėr. Me kėngėn Vallė ēka dru Kaftalli ėshtė fitues nė festivalin e parė tė kompozitorėve amatorė, ndėrkohė qė ka njė kontribut tė ēmuar nė formulimin e jareve tė pavdekshme shkodrane, tė cilat i solli nė skenė me dy zėra tė veēantė tė Shkodrės, Bik Ndoja dhe Shyqyri Alushi, pėr tė vijuar me tė tjerė zhanre me protagonistė emra tė mėdhenj si Florinda Gjergji, Tonin Tėrshana etj. Grumbullues, pėrpunues dhe orkestrues i pėrkryer dhe ndoshta unikal i kėngės popullore e nė veēanti tė mirėnjohurit Ahengu Shkodran, pedagog qė bėri tė njohur nė tė gjithė vendin shumė kėngėtarė tė muzikės sė lehtė dhe asaj popullore. Karriera Mark Kaftallit vazhdoi me qindra koncerte nė tė gjithė Shqipėrinė si dhe festa, dasma e gėzime familjare me formacione tė ndryshme dhe me kolegė tė afirmuar nė kėtė zhanėr muzikor. Nė sajė tė interpretimit virtuoz tė tij, Kaftalli ėshtė quajtur nga specialistė tė muzikės Paganini shqiptar. Qė nė krijimin e shkollės sė muzikės, sot Shkolla Artistike Prenkė Jakova, nė Shkodėr, Marku punoi si mėsues violine me nxėnės si Lorenc Mosi, Ēesk Marashi, Angjelin Gjoni, Nimet Salabegu etj.
Mark Kaftalli ėshtė njė nga emrat mė tė njohur tė muzikės shqiptare. Si kompozitor ka marrė pjesė nė shumė festivale tė kėngės nė Radio Televizion, nė festivalet e kėngės popullore dhe kėngės pėr fėmijė. Ai ka kompozuar mbi 750 kėngė, transkriptoi dhe harmonizoi mbi 400 kėngė popullore shkodrane. Gjithashtu ai ėshtė autor i shtatė operetave. Ėshtė nderuar me ēmime tė shumta si dhe me urdhrat Naim Frashėri i klasit tė dytė nė vitin 1969 dhe Naim Frashėri i klasit tė parė nė vitin 1983, ndėrsa ka mbajtur edhe titullin Mirėnjohja e Qytetit, akorduar nga Bashkia e qytetit tė Shkodrės. Ceremonia e lamtumirės pėr kompozitorin dhe instrumentistin do tė zhvillohet sot nė hollin e Teatrit Migjeni, nga ora 10:00 deri nė 12:00.
RITVAN DIBRA
Panorama
Krijoni Kontakt