Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Shuhet violinisti Mark Kaftalli, Paganini shkodran

    Shuhet violinisti Mark Kaftalli, Paganini shkodran

    Emri:  mark-kaftalli-249x300.jpg

Shikime: 1365

Madhėsia:  15.7 KB
    Kompozitori dhe violinisti Mark Kaftalli

    Shuhet nė moshėn 81-vjeēare Paganini shqiptar, kompozitori i mirėnjohur shkodran Mark Kaftalli. Ai u nda nga jeta mėn- gjesin e sė enjtes.
    Nė 81 vite tė jetės sė tij janė lėnė pas mbi 30 vite karrierė artistike nė Teatrin “Migjeni”, si udhėheqės artistik i Estradės sė kėtij qyteti. Ai do tė kujtohet si krijues dhe realizuesi i festivalit tė parė tė muzikės sė lehtė nė Shkodėr. Me kėngėn “Vallė ēka dru” Kaftalli ėshtė fitues nė festivalin e parė tė kompozitorėve amatorė, ndėrkohė qė ka njė kontribut tė ēmuar nė formulimin e jareve tė pavdekshme shkodrane, tė cilat i solli nė skenė me dy zėra tė veēantė tė Shkodrės, Bik Ndoja dhe Shyqyri Alushi, pėr tė vijuar me tė tjerė zhanre me protagonistė emra tė mėdhenj si Florinda Gjergji, Tonin Tėrshana etj. Grumbullues, pėrpunues dhe orkestrues i pėrkryer dhe ndoshta unikal i kėngės popullore e nė veēanti tė mirėnjohurit “Ahengu Shkodran”, pedagog qė bėri tė njohur nė tė gjithė vendin shumė kėngėtarė tė muzikės sė lehtė dhe asaj popullore. Karriera Mark Kaftallit vazhdoi me qindra koncerte nė tė gjithė Shqipėrinė si dhe festa, dasma e gėzime familjare me formacione tė ndryshme dhe me kolegė tė afirmuar nė kėtė zhanėr muzikor. Nė sajė tė interpretimit virtuoz tė tij, Kaftalli ėshtė quajtur nga specialistė tė muzikės “Paganini shqiptar”. Qė nė krijimin e shkollės sė muzikės, sot Shkolla Artistike “Prenkė Jakova”, nė Shkodėr, Marku punoi si mėsues violine me nxėnės si Lorenc Mosi, Ēesk Marashi, Angjelin Gjoni, Nimet Salabegu etj.
    Mark Kaftalli ėshtė njė nga emrat mė tė njohur tė muzikės shqiptare. Si kompozitor ka marrė pjesė nė shumė festivale tė kėngės nė Radio Televizion, nė festivalet e kėngės popullore dhe kėngės pėr fėmijė. Ai ka kompozuar mbi 750 kėngė, transkriptoi dhe harmonizoi mbi 400 kėngė popullore shkodrane. Gjithashtu ai ėshtė autor i shtatė operetave. Ėshtė nderuar me ēmime tė shumta si dhe me urdhrat “Naim Frashėri” i klasit tė dytė nė vitin 1969 dhe “Naim Frashėri” i klasit tė parė nė vitin 1983, ndėrsa ka mbajtur edhe titullin “Mirėnjohja e Qytetit”, akorduar nga Bashkia e qytetit tė Shkodrės. Ceremonia e lamtumirės pėr kompozitorin dhe instrumentistin do tė zhvillohet sot nė hollin e Teatrit “Migjeni”, nga ora 10:00 deri nė 12:00.

    RITVAN DIBRA

    Panorama

  2. #2
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Pėr: Shuhet violinisti Mark Kaftalli, Paganini shkodran

    Ngushllime familjes!!

    Ps.
    Per baben violina ishte nr1!!!
    Kur ne radio apo tv, luante Mark Kaftalli, baba donte qetsi....

    Kur u martu vllai i madh, diku nga viti 84-85, baba ftoi shume njerez, edhe Mentor Muca erdhi n'dasem. Vatra e kultures e katunit plot!!!
    "Orkestra" erdhi pak minuta me vonese.... S'dishin me knu kajng me madalena-madalena....
    Ishte Mark Kaftalli dora vete me miqt e vet...
    Sesi arriti baba, vetem ai e din, por nje gje ua siguroj, erdhen si zotni e iken si zotni, u knaqen me muhabet e me nje pike raki, por pare s'pranun...

    Njerzit po ikin me kohen....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  3. #3

    Pėr: Shuhet violinisti Mark Kaftalli, Paganini shkodran

    Artist te tille largohen vetem fizikisht, se ne fakt mbeten gjithmone prezent...

    Muzika: Mark Kaftalli
    Teksti: Cesk Ndreca


    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •