Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Korrupsioni në futboll: Bileta në stadiumin Elbasan Arena 70 euro. Në Beograd 9 euro

    Paradoksi me çmimin e biletave, në Elbasan Arena 70 euro, në Serbi 9 euro

    Emri:  bileta-serbi-shqiperi-655x339.jpg

Shikime: 2604

Madhësia:  35.4 KB

    Ekziston një paradoks në çmimin e biletave mes stadiumit Elbasan Arena në ndeshjen Shqipëri-Danimarkë, ku bileta më e shtrenjtë kushtonte 70 euro, dhe stadiumit të Partizanit në Beograd ku bileta më e shtrenjtë në ndeshjen Serbi-Shqipëri kushton vetëm 9 euro.

    Në Elbasan Arena çmimi i biletave në ndeshjen Shqipëri-Danimarkë arriti deri në 70 euro, ose 100 mijë lekë. Ndërsa çmimi më i lirë i biletave, që ishte prapa portave kushtonte 7 euro ose 10 mijë lekë, për të mos folur për tregun e zi, ku çmimi për një bilete arrinte vlera shumë të larta për një sportdashës shqiptar.

    Krejt e kundërta ndodh në Beograd, aty ku sot do të luhet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë. Aty ka 3 lloje biletash, ku bileta më e shtrenjtë, është ajo në tribunë që kushton 1000 dinarë, ose 9 euro, karshi 800 dinare ose, 7 euro dhe pas portave 400 dinare ose 2.5 euro.

    Gazetari Artan Hoxha, në rrjetin social Facebook, ka postuar një biletë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, ku vërtetohet shumë qartë që bileta në tribunë kushton vetëm 1000 dinarë (9 euro).

    Emri:  stadiumi-i-partizanit-ne-beograd.jpg

Shikime: 1686

Madhësia:  59.2 KB

    Në foto: Stadiumi i Partizanit në Beograd ku do të luhet Serbi-Shqipëri

    Ky krahasim bëhet mes dy stadiumeve, ku edhe kapacitet janë të ndryshme, Elbasan Arena me një kapacitet prej 12.600 vende dhe stadium i Partizanit në Beograd me një kapacitet prej 32.710 vende.

    Emri:  elbasan-arena-1.jpg

Shikime: 1769

Madhësia:  56.5 KB

    Në foto: Elbasan Arena ku u luajt Shqipëri-Danimarkë

    Pavarësisht çmimit stratosferik në Elbasan Arena, stadiumi ishte i tejmbushur me tifozë. Të jetë kjo një shenjë e mirë për ekonominë shqiptarë?!

    Por ky paradok, mbase ka edhe një të mirë, që Shqipëria e do futbollin dhe i qëndron kombëtarës shqiptare sa më afër, pavarësisht kostos financiare.

    Ora News

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Korrupsioni në futboll: Bileta në stadiumin Elbasan Arena 70 euro. Në Beograd 9

    dukesh qe je serb solle vetem foto te biletes serbe ver dhe nje foto me bileten e elbasanit
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    245

    Për: Korrupsioni në futboll: Bileta në stadiumin Elbasan Arena 70 euro. Në Beograd 9

    Nuk me duket lajm i verete.Nuk ka mundesi qe bileta me e shtrenjte ne kushtoje vetem 9 euro.Me aq sa di une ne evrope te pakten biletat e shtrenjta fillojne te 50-100 euro. Ka mundesi qe qe te krahasojne bileten me te lire ne serbi me ate te shtrenjte ne elbasan.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776

    Për: Korrupsioni në futboll: Bileta në stadiumin Elbasan Arena 70 euro. Në Beograd 9

    Me mbushe disi stadiumin. Me fukarallakun qe I ka mberthy s' iu shko kush me kqyre futboll.
    AUTOCHTHONOUS

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •