Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7

Tema: Erik Lloshi

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Erik Lloshi

    Erik Lloshi ėshtė njė nder kengetaret me te rinj tė Shqipėrisė. Ai ka mbaruar "Akademinė e Arteve" pėr kanto nė Tiranė. Eshte shpesh i pranishem neper klube te ndryshme te nates me banden e tij "Erik & Band".

    Nje nder kenget e tij te para eshte kengen "E di" ne bashkepunim me Mariza Ikonomin, ku arriten qe me kete videoklip te nominohen ne "Best Video from Albania" ne "Ballkanica Music Awards" ne vitin 2009.

    Eriku ka marre pjese edhe ne shume festivale. Ne vitin 2010 u paraqit ne "Top Fest" me kengen "Mė vonė do tė jetė tepėr vonė" ku pati mjaft sukses, ndersa ne vitin 2011 u paraqit ne "Kėnga Magjike" me banden e tij me kengen "Ti dhe une" ku arriten deri ne gjysmefinale dhe u nominua nė ēmimin "Best Performance".

    Ndersa ne vitin 2012 ai u paraqit ne festivalin prestigjoz "Top Fest" me kengen "Ajo ėshtė ajo", arriti deri nė finale dhe fitoi ēmimin"Best Pop".Pas kesaj Erik nxjerr edhe videoklipin e kesaj kenge xhiruar nga "Pro...Video".

    Videoklipi i rradhes do te ishte "Premtim" nje kenge kjo e punuar nga produksioi "Threedots" dhe i shoqeruar me videoklip nga "Max Productrion".

    Ne vitin 2013, ai ka zyrtarizuar lidhjen e tij me Ersida Caljen nepermjet Facebook-ut. Bukuroshja, e cila i ka vjedhur zemren kengetarit te ri, eshte stomatologe me profesion. Dashuria ndaj Ersides e ka ndryshuar edhe Erikun, i cili kete radhe ne “Top Fest” konkurron me kengen “Njeri tjeter” - nga kenget me te mira te edicionit .


    http://www.teksteshqip.com/erik/biografia
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 14-10-2014 mė 09:53

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Erik Lloshi

    " BEST POP " - Top Fest 9



    Kompozimi : Kledi BAHITI

    Teksti: Zhaku ( Inida GJATA )


    Interviste e ERIKUT dhene " Shqiptarja.com" - Qershor 2012

    http://www.shqiptarja.com/news_gossi...&IDCategoria=1

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Erik Lloshi



    Muzika: Kledi BAHITI
    Vargjet: Endrit MUMAJESI
    Orkestrimi: Kledi BAHITI


    Baldat e tij janė arma mė e fortė pėr karrierėn e tij muzikore! Edhe pse vetėm nė vitet e para dhe akoma pa nxjerr njė album, ai tashmė ėshtė bėrė njė emėr i njohur pėr publikun shqiptar.

    Ky ėshtė kėngėtari Erik Lloshi, i cili nė njė intervistė pėr “Shqiptarja” na tregon arsyen pse kėnga e tij e klikuar nė youtube mbeti jashtė finales sė festivalit tė “Kėnga Magjike”. Mė poshtė do te lexoni dhe projektet qė do ta ndjekin nė vazhdim.


    Festivali “Kėnga Magjike” me formulėn e tij ju la jashtė 20 finalistėve. Si ndodhi kjo?

    Duke qenė se “Kėnga Magjike” ndjek formulėn ku kolegėt votojnė njėri-tjetrin ēdo gjė mund tė pritet. Unė flas pėr kėngėn time e cila nė kėtė edicion ėshtė pritur mjaftė mirė, por disa prej artistėve tė rinj nuk e votuan pasi kishin frikėn e konkurrencės sė kėngės. Kėshtu qė, nėse unė do tė isha nė finale do tė ishte shumė keq pėr tė dhe mund tė them se ato vota qė kam marrė kanė qenė vetėm nga artistėt e vjetėr. E gjithė historia e “Kėngės Magjike” ėshtė mėnyra e votimit i cili pėr mua ėshtė krejtėsisht i padrejtė, ku besoj qė nė njė tė ardhme do tė ndryshojė ose artistėt e rinj do tė ndėrgjegjėsohen.

    Kėnga “Si dukem unė pa ty” ka sjell mjaftė reagime tek fansat tuaj nė youtube dhe rrejtin social “facebook”... Por, ti ke qėndruar mjaftė indiferent pėrball kėtij fakti?

    Pėrsa i pėrket publikut unė kam marrė feedback-n mė tė madh pasi ata janė votuesit mė tė mirė pėr ēdo artistė dhe ēdo kėngėtar dhe ėshtė ai publik qė ka reaguar mė shumė se unė pėr kėngėn time nė kėtė edicion tė 15-tė tė “Kėngės Magjike”. Personalisht, nuk ėshtė se mė intereson nėse isha apo nuk isha pjesė e finalistėve tė kėtij festivali, jo pėr “Kėngėn Magjike” si festival, por pėr vetė faktin se votimi aty ėshtė krejtėsisht i padrejtė. Do tė cilėsoj qė, “Kėnga Magjike” si festival ėshtė prestigjoz, por mėnyra e tė votuarit nga disa artistė qė marrin pjesė aty nuk ėshtė e drejtė.

    Pas kėtij eleminimi mendoni tė jeni sėrish pjesė e kėtij festivali nė vazhdim?

    Ėshtė e dyta herė qė marr pjesė nė “Kėngėn Magjike” dhe kurrė nuk mund tė them se nuk do tė marrė pjesė pasi ėshtė publiku ai qė kėrkon tė mė shikojė nėpėr festivale dhe skena, nuk mė intereson nėse futem apo jo nė finale. Unė nuk vuaj pėr ēmime, por pėr besimin qė mė jep publiku.

    Nė kėtė edicion, gara ka qenė e fortė me rikthimin e emrave “big” tė skenės. Mendoni se kjo ndoshta ju la jashtė saj?

    Pėrveēėse njė rikthim, pėr mua kjo garė ka qenė e bukur pasi artistėt “big” kanė ditur tė vlerėsojnė zėrat e muzikės nė kėtė festival. Di tė them qė disa artistė tė vėrtetė (nuk po pėrmend emra) mė kanė vlerėsuar me 18 pikė dhe lart dhe kjo vėrteton pjekurinė e tyre artistike pėr muzikėn e vėrtetė.

    Mendoni se formula e ndjekur prej vitesh nė kėtė festival duhet tė ndryshoj?


    Padiskutim qė po! Pavarėsisht nė dukje, kėtė herė kjo formulė ėshtė ndjekur gabim nga artistėt e rinj apo pseudoartistėt tė cilėt kanė vlerėsuar nė bazė tė miqėsive, si vajzė tė bukur apo djalė simpatik pak rėndėsi ka. Me kėtė vėrtetojnė qė nuk janė pjekur artistikisht dhe nuk dinė tė vlerėsojnė njė kėngė tė bukur. E them me plot bindje qė disa pseudoartistė qė marrin pjesė nė “Kėnga Magjike” nuk meriton ti quash as kolegė!.

    Cilat projektet tuaja nė vazhdim?

    Sė shpejti do tė sjell kėngėn “Si dukem unė pa ty” me njė klip dhe po punoj pėr tė nxjerr albumin tim tė parė nė treg.


    (Blerta Tusha/shqiptarja) - 06/12/2013

    http://www.teksteshqip.com/erik/lajme_5964.php
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 14-10-2014 mė 10:16

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Erik Lloshi



    Muzika: Adrian Hila
    Teksti: Adrian Hila
    Orkestrimi: Adrian Hila

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Erik Lloshi



    Top Fest 11, Mars 2014.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Erik Lloshi



    Kenga Magjike 2015

    Muzika: Kledi Bahiti
    Vargjet: Rozana Radi
    Produksioni: ThreeDots

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Erik Lloshi



    E Diell, Top Channel.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •