Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Nesër, Hëna e dytë e ‘përgjakur’ e 2014

    ër të dytën herë gjatë këtij viti, nesër, më 8 tetor 2014 njerëzimi do të jenë dëshmitarë të spektaklit të ‘Hënës së përgjakur’, eklipsi hënor, një pamje e rrallë kozmike që ndodhi edhe më 15 prill të po këtij viti. Eklipsi do të jetë i dukshëm për Tokën për më pak se 10 minuta dhe fatlumët që do të mund ta shijojnë ‘hënën e përgjakur’ janë banorët e zonave lindore të SHBA, tërë ishujt e paqësorit dhe Australia lindore. Europa, Afrika dhe pjesë të kontinentit amerikan e aziatik s’do të kenë mundësi ta shikojnë spektaklin.

    Në momentin e eklipsit, sateliti i Tokës merr ngjyrë të kuqe për shkak të therjes së rrezeve të diellit që ndërveprojnë me atmosferën e Tokës duke e përshkuar atë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Vinjol për postimin:

    bili99 (09-10-2014)

  3. #2

    Eklipsi "i pamundur" i henes

    Duke u gdhire 8 Tetor do jete nje shans per te pare nje nga eklipset henore me te ralla, i quajtur selenelion ose eklipsi horizontal. Per ata qe do kene rastin ta vezhgojne duhet te jene te vemendshem pasi kjo "magji" do te jete e shpejte midis 2 dhe 9 minutash.
    Ne shumicen e rasteve, eklipsi henor ndodh perpara shfaqjes se diellit, por jo kete te merkure. Toka do vendoset midis diellit dhe henes, proces qe do filloj ne 6:25 am ne pjesen verilindore te USA. Per disa minuta njerezit do kene mundesi te shohin henen qe perendon dhe diellin qe lind ne te njejten kohe. Ndodh shume here gjate vitit qe hena dhe dielli te jene te dukshem ne qiell gjate dites, ne te njejten kohe, por shansi qe te shihen perendimi i njeres dhe lindja e tjetrit ne te njejten kohe eshte ngjarje e ralle. Kjo per faktin se nga ana gjeometrike eshte nje fenomen i pamundur. Eklipsi i plote henor ndodh kur hena dhe dielli jane ekzaktesisht 180 grade nga njeri-tjetri ne qiellin tokesor, qe do te thote qe ne momentin qe perendon hena duhet te dal dielli, duke e bere teknikisht te pamundur t'i shikosh te dyja njeheresh.
    Por ndodh nje "magji" qe e ben te mundur kete gje. Duke qene qe atmosfera e tokes e perthyen driten ne nje kend te tille te jep iluzionin se te dyja, hena dhe dielli, jane paksa me lart vijes se horizontit pra te duken sikur jane me pak se 180 grade larg.
    Per me teper eshte nje periudhe e ralle eklipsesh te plota henore. I sotmi eshte i dyti ne serine e 4 te tillave qe ndodhin nje pas nje. I pari ishte ne 15 prill 2014, dy te tjeret jane ne 4 prill dhe 28 shtator te 2015. Nje seri e tille me 4 eklipse nje pas nje eshte e rralle dhe do ndodhi perseri vetem ne vitin 2032.
    Kultura te ndryshme ne te shkuaren i kane patur frike eklipset, duke menduar qe po ndodhte dicka e keqe, - thote Ben Burress, nje astronom ne Chabot Space & Science Center ne Oakland, California - por keto mendime nuk jane me, fale shkences dhe kuptimit te dukurive, te cilat i lene vend vetem kenaqesise se perjetimit te tyre."

    Permbledhur nga

    http://news.nationalgeographic.com/n...tober-science/

    http://www.businessinsider.com/heres...clipse-2014-10
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. 2 antarët më poshtë falenderuan shigjeta për mendimin e shprehur në këtë postim:

    bili99 (09-10-2014),Vinjol (08-10-2014)

  5. #3
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Nesër, Hëna e dytë e ‘përgjakur’ e 2014

    po ktej nga ne, kur mund te ndodhe ndonjehere?
    "Më e mira është armike e së mirës"

  6. #4
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Për: Eklipsi "i pamundur" i henes

    bravo Shigjeta qe e ke ilustruar me mire
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Vinjol për postimin:

    shigjeta (08-10-2014)

  8. #5

    Për: Nesër, Hëna e dytë e ‘përgjakur’ e 2014

    Faleminderit Vinjol

    Prudence do te ndodh. Pyetja eshte - a do te jemi ne vendin dhe kohen e duhur per ta perjetuar kete fenomen te rralle astronomik...
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •