Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Greqia çon Shqipërinë në Bruksel

    Greqia ka çuar çështjen e korrigjimit të teksteve shkollore të Histori-Gjeografisë së Shqipërisë edhe në Komisionin Europian.

    Sipas disa publikimeve në shtypin grek, eurodeputeti i “Demokracisë së Re” Manolis Kefalogiannis ka kërkuar ndërhyrjen e Komisionit Europian, në mënyrë që të rivendoset, - siç thekson ai, - e vërteta historike në librat shkollore të Shqipërisë dhe të shmanget qartë në të ardhmen çdo akt dhe propagandë irredentiste.

    Në tekstin e plotë, eurodeputeti grek shkruan se “shqiptarët i quajnë në tekstet e tyre mësimore qytetet greke të Prevezës, Igumenicës, Pargës dhe Kosturit si shqiptare”.

    “Tekstet në një vend kandidat për në BE, si Shqipëria, përmbajnë me shumicë referenca irredentiste dhe përshkruajnë treva, që gjoja iu përkasin, të një vendi tjetër anëtar të BE-së”.

    Sipas Kefalogiannis, edhe pse ish-ministri i Arsimit të Greqisë, Konstandinos Arvanitopoulos, kishte rënë dakord me homologen e tij shqiptare, Lindita Nikolla, që të hiqen këto referenca nga tekstet shkollore, me sa duket nuk është bërë asgjë.

    Më pas, ai u referohet në mënyrë të hollësishme librave të Historisë, ku në faqet 4 dhe 7 quhen si zona shqiptare në Greqi: Çamëria, Konica, Kosturi, Follorina; ndërsa ka referenca për Konferencën e Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913, e cila “bëri shpërndarjen e trojeve shqiptare në shtetet fqinj”. Dhe kështu, në mënyrë etnike, kulturore dhe gjeografike - thekson ai, - Shqipëria shtrihet deri në Prevezë!

    Gjithashtu përmenden faqet 8, 29 dhe 134-135, me referenca historike për dhënien e krahinës shqiptare të Çamërisë, Greqisë në 1913. Në hartën politike të trevave shqiptare, ka të dhëna gjeografike, demografike dhe ekonomike mbi “rajonet shqiptare të Greqisë” dhe shoqërohen me fotografitë e Igumenicës dhe Pargës.

    Në fund, ai thekson se edhe faqet 10-11 dhe 188-190, të librit të Gjeografisë së klasës së 12, kanë referenca historike irredentiste për Epirin, nga kohët e lashta deri në vitin 1913, si dhe imazhe fotografike të Igumenicës dhe Pargës dhe të dhëna të ndryshme për Çamërinë.

    Kjo kërkesë e Greqisë në KE vjen vetëm disa ditë, pasi dy deputetë të Parlamentit grek kanë thirrur në interpelancë ministrin e Arsimit, Andreas Loverdos, për të kërkuar menjëherë tek autoritetet shqiptare korrigjimin e këtyre teksteve shkollore. / Top Channel



    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2

    Për: Greqia çon Shqipërinë në Bruksel

    Eurodeputetit Manolis mbase ka nevoje t'i rifreskohet kujtesa ose ti mesohet historia nga fillimi. Jo ajo e megaloidese por ajo faktualja.


    Janina shqiptare, ja dokumenti që e vërteton



    (Publikuar në gazetën zyrtare mbretërore në 14 gushtë 1905, n. 190)

    Dekreti mbretëror për krijimin e një zyre postare italiane në Janinë (Shqipëri). – 27 Prill 1905

    VIKTOR EMANUELI III

    (Me hirin e perëndisë dhe vullnetit të kombit mbreti i Italisë)

    Njihet përshtatshmëria e krijimit të zyrës postare italiane në Janinë (Shqiperi)…

    Më 16 gusht 1902 u themelua një zyrë postare Italiane në Janinë (Shqipëri) .

  3. 3 antarët më poshtë falenderuan Darius për mendimin e shprehur në këtë postim:

    angmokio (01-10-2014),jarigas (01-10-2014),Vinjol (01-10-2014)

  4. #3
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Greqia çon Shqipërinë në Bruksel

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Eurodeputetit Manolis mbase ka nevoje t'i rifreskohet kujtesa ose ti mesohet historia nga fillimi. Jo ajo e megaloidese por ajo faktualja.


    Janina shqiptare, ja dokumenti që e vërteton



    (Publikuar në gazetën zyrtare mbretërore në 14 gushtë 1905, n. 190)

    Dekreti mbretëror për krijimin e një zyre postare italiane në Janinë (Shqipëri). – 27 Prill 1905

    VIKTOR EMANUELI III

    (Me hirin e perëndisë dhe vullnetit të kombit mbreti i Italisë)

    Njihet përshtatshmëria e krijimit të zyrës postare italiane në Janinë (Shqiperi)…

    Më 16 gusht 1902 u themelua një zyrë postare Italiane në Janinë (Shqipëri) .
    Shume interesant ky artikulli. Me nje fjale deri ne vitet e fundit sa ishim nen perandorise osmane Janina ishte pjese e Shqiperise. Cu be me Janinen kur fatet e Shqiperise u varen nga te ashtequajturit atdhetaret shqiptare?
    Ndryshuar për herë të fundit nga angmokio : 01-10-2014 më 01:06
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #4
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Greqia çon Shqipërinë në Bruksel

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Shume interesant ky artikulli. Me nje fjale deri ne vitet e fundit sa ishim nen perandorise osmane Janina ishte pjese e Shqiperise. Cu be me Janinen kur fatet e Shqiperise u varen nga te ashtequajturit atdhetaret shqiptare?
    Ja ku erdhi edhe kukudhi osman te na thyeje vezet ne kacile!!
    Me nje fjale, kukudh, eshte Italia ajo nje njeh nje 'Albania" dhe Janinen si territor te saj, ndersa ajo perandoria jote aq e dashur per dudumet, nuk e ka quajtur asnjehere "Albania" apo "Arnautlluk"ne te pelqefte, por thjesht province e perandorise, ndare e percare!!
    Pse ju halldupet s'keni sjelle asnjehere ndonje dokument osman per te miren kombit??!!
    Jarigas

  6. #5
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Greqia çon Shqipërinë në Bruksel

    Sa per temen, me pelqen qe keta gomaret helen po e cojne ceshtjen e historise nen driten e opinionit evropian, keshtu kemi rastin qe te sqarohemi njehere e mire......do te duhej ta kishin bere gomeret tane qe me pare!!
    E sidoqofte, gomeret greke te pakten perdorin mjete istitucionale, ndersa turqit erdhen direkt me kercenime.....e krimbat tane u dhane edhe te drejte!!!
    Jarigas

  7. #6
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Për: Greqia çon Shqipërinë në Bruksel

    Duhet kuptuar konteksti; në dokument "Shqipëria" është një shprehje gjeografike pasi më 1905 nuk ka kurrëfarë Shqipërie. Katër vilajetet nuk ishin as Shqipëri e Madhe, as e Vogël e as Shqipëri mbi të gjitha. Ato ishin ndarje administrative otomane, sigurisht të nisura nga mazhoranca e popullsisë shqiptare që popullonin territoret që përbënin vilajetet. Vilajetet nuk gëzonin as tiparet më minimale të një shteti ose të diçkaje ngjashëm me të, si nga struktura po ashtu dhe vendimmarrja. Edhe gjatë sundimit romak ekzistonte prefektura Ilirikut, por kjo nuk do të thotë që ekzistonte "Iliria".

    Ndërsa përsa i takon Janinës, edhe fëmija e di që popullohej në pjesë të madhe nga shqiptarë deri para (ri)marrjes së saj nga Greqia më 1913. Se çu bë më vonë me këta shqiptarë, mbetet akoma temë për tu diskutuar. S'duhet harruar që Janina qe edhe qendër e lëvizjeve iluministe e më vonë nacionaliste greke; u kryen këto lëvizje apo jo nga arvanitë, pak rëndësi ka.
    relata refero

  8. #7

    Për: Greqia çon Shqipërinë në Bruksel

    Nuk do kishte rendesi nese do behej fjale per semantike por ketu po flitet per koncepte territoriale dhe nacionaliste. Greku edhe njehere me paturpesine me te madhe po tregon fytyren e tij te ndyre shoviniste. Deklarata e atij palacos me siper eshte nje tjeter shuplake ne fytyren e ceshtjes came dhe mohimi i rradhes qe i behet genocidic cam. Te shohim reagimin e qeverise Rama (se gojen vetem per te bere gam gam me njeri tjetrin e kane) sa do ja japin pergjigjen sulmit te rradhes.

  9. #8
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Greqia çon Shqipërinë në Bruksel

    Sipas Grekeve ne shkolla duhet mesuar qe Greqia eshte deri ne Shkumbin a ? aiiii kush i shtyp edhe i here librat prej fillim, le t'rrine ashtu si jane se s'kena kohe i here me u mar me to
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  10. #9

    Për: Greqia çon Shqipërinë në Bruksel

    Shpresoj qe qeveria shqiptare ti pergjigjet sa me mire akuzave te grekve me historiane te pergatitur dhe jo me ndonje zyrtar qe ka qene vendin me mik. Nga nje ane eshte mire qe e kane cuar ceshtjen ne Komisionit Europian, por vetem nese pergjigja shqiptare eshte serioze.

  11. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Greqia çon Shqipërinë në Bruksel

    Sa e zene e sa halle ka kjo ministra jone e arsimit e shkreta. Ku ta kete mendjen me pare: nga universitetet private qe i mbylli, nga studentet qe ngelen pa shkolle e humben edhe vitet e shkolles ne universitet, bashke me parate qe paguanin mami me babin. Apo ta kete mendjen tek librat e shkolles qe jane bere gazi i botes ne Shqiperi ku derkucat i hedhin ujkut shtepine ne ere me tritol, edhe pse ujku e kish me tapi. Apo ta kete mendjen tek ato universitetet publike qe jane me bernut se ato private e tani duhet te pranojne edhe mijera studente te rinj. E tani na dalin edhe greket e na thone qe qytetet tona na behen qytete shqiptare ne librat e historise.

    Ne mezi po ndryshojme emerimet e qyteteve ne pashaportat shqiptare nga shqip ne anglisht e na u deshen 10 vjet, e jo me te ndryshojme librat e historise!

    O shoku Rama,

    Dil ti dhe thuaju grekeve: "Nuk duam t'i ndryshojme se jemi te forte tani qe kam mike Angela Merkel!" Dhe kur Angela te te marri ne telefon per kete ceshtje, ti shpjegoja: "Nuk i ndryshojme dot se i kam dhene llafin cameve qe ti bej per vete ne parlament! E po i ndryshova, keta nuk mi japin votat ne parlmanet! Sa na vlen Shpetim Idrizi nuk na vlejne ne mardheniet me Greqine!"

    Qashtu!

    E po bene llafe greket e duan sherr, rrini urte thuaj se ju dergova Mriken time te Ushtrise, qe t'iu beje pershesh!

    Albo

  12. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Greqia çon Shqipërinë në Bruksel

    Ankesat e Greqisë, Nikolla: Do punojmë për tekstet duke respektuar fqinjësinë

    Ankesat e Greqisë, Nikolla: Do punojmë për tekstet duke respektuar fqinjësinëTIRANE - Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla bën të ditur se autoritetet shqiptare kanë ngritur grupe pune, për të shqyrtuar ankesat e Greqisë për tekstet e shkollave. Sipas ministres Nikolla, grupet e punës do punojnë për të bërë të mundur që tekstet e shkollave të respektojnë fqinjësinë e mirë.

    Ministrja e Arsimit bëri të ditur se në muajin nëntor pritet të zhvillohen edhe takime mes palës shqiptare dhe autoriteteve greke, lidhur me këto tekste shkollore.

    Disa deputetë grekë kanë shfaqur shqetësim për tekstet shkollore shqiptare. Sipas tyre, Shqipëria nuk e ka respektuar marrëveshjen me Greqinë për heqjen e referencave irredentiste në librat e Gjeografisë apo ato të Historisë. Gjithçka nisi pas disa publikimeve në shtypin grek, që i referohen një artikulli të fundit për librat shkollorë të Gjeografisë së Shqipërisë në blogun në greqisht "Fjala e lirë e Gjirokastrës".

    Dy deputetë të Parlamentit grek kanë thirrur në interpelancë ministrin e Arsimit, Andreas Loverdos, për të kërkuar menjëherë nga autoritetet shqiptare korrigjimin e këtyre teksteve shkollore. Në fillim, deputeti i partisë së djathtë "Grekët e Pavarur", Terenc-Nikolaos Kuik, dhe më pas deputetja e partisë qeverisëse Demokracia e Re, Tania Iakovidhou, kanë denoncuar para Parlamentit grek se në librat me të cilët nxënësit shqiptarë mësojnë gjeografinë e vendit të tyre, ende ka referime irredentiste për treva shqiptare brenda territorit grek. Ndërsa paralelisht, nga librat grekë të Historisë është hequr në bazë të marrëveshjes dypalëshe, historia reale për helenizmin vorio-epirot, nga lashtësia deri në ditët e sotme.

    (er.nu/BalkanWeb)

  13. #12

    Për: Greqia çon Shqipërinë në Bruksel

    E di cfare eshte ironike? Greqia eshte nje vend qe mban ende ligjin e luftes me Shqiperine dhe ankohet per referenca irredentiste neper librat shkollore shqiptare.

  14. #13
    i/e regjistruar Maska e CRASH
    Anëtarësuar
    30-12-2012
    Postime
    92

    Për: Greqia çon Shqipërinë në Bruksel

    Interesante! I pranon si fqinje sot, neser te masakron - te kryqezon - te debon nga troja jote! Ne fund xhelati akuzon viktimen per histori! te korigjoj tekstin, ne vend te shpates ta zevendesoj me lulen!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •