Zyrtare, FSHF konfirmon miqësoren historike kundër Italisë
Nga Redaktor on 29/09/2014
128248-italy-players-celebrate
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar sot se është arritur akordi me palën italiane, për të zhvilluar një ndeshje miqësore midis dy Kombëtareve të vendeve respektive.
Ndeshja miqësore Itali-Shqipëri do të luhen më 18 nëntor të këtij viti në qytetin e Parmës. Siç njofton edhe FSHF, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Tardini” të këtij qyteti në orën 18:00.
Kjo është hera e parë në histori që Shqipëria dhe Italia do të përballen me njëra tjerën. Kjo gjë ka ndodhur më parë me grupmoshat U-17, U-19 dhe U-21, por jo midis dy Kombëtareve A.
Akordi midis dy federatave ka ardhur pas bisedës së zhvilluar midis dy tranjerëve italianë Gianni de Biassi dhe Antonio Conte për këtë çështje.
http://mapo.al/2014/09/29/zyrtare-fs...under-italise/
Krijoni Kontakt