Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    'Karaxhic', Femrat ditën pastronin gjakun e viktimave, natën përdhunoheshin

    'Karaxhic', Femrat ditën pastronin gjakun e viktimave, natën përdhunoheshin

    TIRANE-Prokurorët kanë kërkuar burgim të përjetshëm për Karaxhic i cili u akuzua, ndër të tjera, për vrasjen e shtatë mijë meshkujve në Srebrenicë dhe bombardimin e Sarajevës.

    Prokuroria e Hagës ka filluar të mbajë fjalimin përfundimtar rreth gjykimit të Radovan Karaxhic.

    Ish-lideri i serbëve të Bosnjë-Hercegovinës, i cili po mbrohet vetë, fjalimin përfundimtar do ta mbajë ditën e mërkurë.

    Prokuroria pohon se gjatë luftës tre vjeçare u vranë qindra mijëra njerëz, ndërsa Karaxhic ka udhëhequr dëbimin e kroatëve dhe boshnjakëve.

    "Nën komandën e Karaxhicit, bashkëpunëtorë e tij kanë dëbuar, vrarë, torturuar dhe abuzuar qindra mijëra myslimanë dhe kroatë", njoftoi prokuroria.

    Prokuroria gjithashtu përshkroi se si u trajtuan dhe u dëbuan myslimanët në Prijedor me urdhër të Karaxhiçit, ndërsa janë bërë publike edhe disa imazhe të tmerrshme të të burgosurve nga kampi Omarska.

    "Mijëra të burgosur jetuan në kushte të tmerrshme, johigjienike dhe në prag të urisë. Të burgosurit gjatë marrjes në pyetje nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe policia ushtarake, në mënyrë të pashmangshme u abuzuan, ku disa prej tyre janë rrahur gjer në vdekje. Në Omarska janë mbajtur edhe femrat, të cilat fillimisht - gjatë ditës pastronin gjakun dhe trupat, ndërsa natën përdhunoheshin. Të burgosurit ishin frikësuar ‘çdo sekondë’, sepse nuk e dinin se cili do të jetë personi i ardhshëm, i cili 'kurrë më nuk do të kthehej".

    (d.b/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/rajoni/2687...in-213645.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: 'Karaxhic', Femrat ditën pastronin gjakun e viktimave, natën përdhunoheshin

    Prokurorët: Karaxhic ishte “forcë lëvizëse” e pastrimit etnik

    HAGE-Në Gjykatën e Hagës ka filluar seanca e paraqitjes së argumenteve finale në procesin pesëvjeçar kundër ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhic, që akuzohet për gjenocid dhe krime të luftës.

    Prokurorët thanë sot se Karaxhic ishte “forcë lëvizëse” e pastrimit etnik gjatë luftës civile në Bosnjë dhe se ai është përgjegjës për të “gjitha tragjeditë”.

    Prokurorët e Tribunalit të Hagës kanë kërkuar burgim të përjetshëm për Karaxhic për krimet e tij, përfshirë edhe masakrën e afro 8 mijë meshkujve dhe djemve myslimanë në Srebrenicë, në vitin 1995.

    Prokurorët kanë vlerësuar se Karaxhic ishte “lider i lartë politik dhe ushtarak i serbëve të Bosnjës dhe forcave të tyre”, gjatë luftës 1992-95, nga e cila janë vrarë më se 100 mijë njerëz.

    Prokurorët, po ashtu, pretendojnë se “nën komandën dhe mbikëqyrjen e tij, bashkëpunëtorët e tij dhe ata që kanë bashkëpunuar me ta, kanë vrarë, torturuar dhe keqtrajtuar në mënyra të tjera, mijëra myslimanë dhe kroatë”.

    Radovan Karaxhic, 69 vjeçar, dhe ish-shefi i tij ushtarak, Ratko Mlladic, kundër të cilit zhvillohet një proces i ndarë në Hagë, kanë thënë se kanë vepruar për ta mbrojtur popullatën serbe të Bosnjës.

    (d.b/BalkanWeb)
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •