Toleranca e Omerit r.a ndaj te krishtereve ne Kuds.

Tė flasėsh pėr xhaminė Aksa dhe pėr qytetin e Kudsit, ėshtė njė privilegj dhe kėnaqėsi e madhe. Si xhamia Aksa ashtu dhe Kudsi (Jeruzalemi) duhet tė pėrjetėsohen nė memorien e ēdo myslimani, ato duhet tė bėhen objekt bisedash mes prindėrve dhe fėmijėve. Kudsi dhe xhamia Aksa janė vende tė shenjta pėr ēdo mysliman. Nė kohėn e Omerit u morėn shumė territore, Persia, Iraku, vendet e Shamit etj... megjithatė, ai nuk pati udhėtuar pėr tė marrė nė dorė ēelėsat e ndonjėrit prej kėtyre vendeve. Kudsi (Jeruzalemi) ishte vendi dhe qyteti i vetėm, ku Omeri vajti personalisht pėr tė marrė ēelėsat e qytetit nė dorėzim. Me tė drejtė lind pyetja:”Pėrse e bėri kėtė Omeri?”
Pėr njė lėvizje kaq tė madhe, Omeri kujtoi udhėtimin e profetit Muhamed a.s nė Isra dhe Miraxh. Meqė banorėt e tokės ishin sjellė mjaft keq me Profetin a.s, Zoti e ngushėlloi me njė udhėtim nga Meka nė xhaminė Aksa dhe mandej nė shtatė kate qiell. Destinacioni pėrfundimtar i udhėtimit, ishte qielli, por Zoti deshi qė mė parė tė kalojė nga qyteti Kuds dhe xhamia Aksa. Ndoshta, po tė pyetej ndonjėri prej nesh, do tė donte qė udhėtimi i Profetit a.s drejt qiellit, tė bėhej nga Qabeja, nga Meka. Por jo, Zoti deshi diēka tjetėr. E njėjta gjė ndodhi edhe gjatė kthimit, ku Profeti a.s fillimisht zbriti nė xhaminė Aksa, pastaj u nis pėr nė Mekė.
Me tė shkelur kėmbėn nė xhaminė Aksa, profeti Muhamed a.s pėrballet me njė surprizė tė kėndshme. Aty ishin mbledhur si asnjėherė mė parė, tė gjithė profetėt dhe tė dėrguarit e Zotit. Nuk ka ekzistuar ndonjėherė mė parė takim dhe mbledhje mė madhėshtore se kjo. Pasi ishin rreshtuar tė gjithė, Xhibrili i thotė profetit Muhamed a.s:”O Muhamed! Parapriju si imam tė gjithė profetėve tė tjerė!” Kėshtu, imami i tė gjithė profetėve, gjatė dy rekateve ishte vetė profeti Muhamed a.s. Nė ato rreshta ishte profeti Daud a.s, profeti Sulejman a.s, profeti Musa a.s, profeti Isa a.s, profeti Adem a.s, profeti Ibrahim a.s...
Nė njė hadith lidhur me dispozitat e vizitės, profeti Muhamed a.s thotė:”Askush mos tė bėhet imam nė shtėpinė e dikujt tjetėr.” Si imam duhet tė falet i zoti i shtėpisė, pėrveē nėse ai vetė i kėrkon mikut tė falet si imam.
Meqė profeti Muhamed a.s u fal si imam nė xhaminė Aksa, i bie qė ai ėshtė i zoti i shtėpisė atje, pra xhamia Aksa dhe Kudsi (Jeruzalemi), janė tė myslimanėve. Kjo do tė thoshte qė tė gjithė profetėt, edhe Daudi, Sulejmani, Isai a.s qė kishin jetuar nė Kuds, por dhe tė tjerė, i dorėzuan profetit tonė Muhamed a.s, ēelėsat e liderit tė njerėzimit dhe kjo pikėrisht nė xhaminė Aksa.
A e kuptoni tani pėrse hazreti Omeri u nis nga Medina pėr nė Kuds pėr ta marrė nė dorėzim kėtė qytet tė shenjtė vetė personalisht?
Para se tė niset, ai i kishte urdhėruar tė gjithė komandantėt e ushtrive myslimane tė shpėrndara lart e poshtė, qė tė mblidheshin nė xhaminė Aksa.

Islami, madhėshtia e myslimanėve

Omeri Zoti qoftė i kėnaqur me tė, bashkė me shumė njerėz tė tjerė, niset drejt Kudsit, qytetit tė shenjtė. Gjatė rrugės, herė hipte ai nė deve dhe herė shėrbėtori i tij. Omeri i pati thėnė shėrbėtorit tė tij:”Nėse hipi vetėm unė nė deve dhe tė lė ty tė ecėsh nė kėmbė, do tė bėja padrejtėsi. Nėse do tė hipje ti e tė mė lije nė kėmbė, do tė mė bėje padrejtėsi. Nėse do tė hipnim tė dy, do i bėnin padrejtėsi devesė. Prandaj, le tė hipim me radhė.”
Kur u afruan shumė afėr qytetit tė shenjtė Kuds, radha pėr tė hipur nė deve ishte e shėrbėtorit, i cili i tha:”Jo o Prijės i Besimtarėve. Unė do tė eci nė kėmbė, kurse ti do tė hipėsh nė deve.” Omeri ia ktheu:”Jo pasha Zotin. Ėshtė radha jote tė hipėsh, kurse unė do e mbaj devenė pėr litari.”
Pranė Kudsit, Omeri vėren se toka ishte e njomė dhe me gropa uji, prandaj dhe pėrvesh kėmbėt. Kur e pa Ebu Ubejde ibnul Xherrah, i tha:”Jo o Prijės i Besimtarėve! Ēfarė pėrshtypje do tė lėmė kur tė tė shohin njerėzit kėshtu?”
Omeri ia ktheu:”Mos pash Zotin o Ebu Ubejde! Ta kishte thėnė dikush tjetėr, nuk do ia merrja seriozisht.” Mandej thotė fjalėn e tij e cila u pėrjetėsua:”Ne jemi njė popull tė cilin Zoti e fisnikėroi nėpėrmjet islamit. Nėse do e kėrkojmė fisnikėrinė tek diēka tjetėr pėrveē islamit, do tė na poshtėrojė Zoti.”
Madhėshtia jonė si myslimanė, qėndron tek respektimi i vlerave islame. Kurdo qė tė heqim dorė prej tyre, kemi poshtėruar veten.
Kur banorėt e Kudsit e panė Omerin, priftėrinjtė dhe murgjėrit e krishterė tė cilėt i njihnin mirė shkrimet e vjetra, thanė:”Po, ai ėshtė. Shtat i lartė dhe rroba tė grisura.”

Omeri nė Kuds

Kudsi, Jeruzalemi, ėshtė termometri i besimit dhe sigurisė nė tokė. Nėse Kudsi ėshtė i stabilizuar dhe i qetė, e gjithė bota ėshtė e tillė. E nėse ėshtė i trazuar, e gjithė bota pėrfshihet nga trazirat.
Omeri u prit nga tė gjithė banorėt e Kudsit me nderime. Ata kishin dalė ta shohin Omer ibnul Hattabin, kalifin e drejtė.
Patriarku i Kudsit, kur pa Omerin qė po bėhej gati pėr tu falur, u afrua dhe i propozoi tė falej nė kishėn e Ringjalljes. Por Omeri iu pėrgjigj me fjalė qė u pėrjetėsuan nė histori:”Jo pasha Zotin, nuk falem nė kishė, sepse kam frikė se myslimanėt qė do tė vijnė pas meje, do tė thonė:”Kėtu ėshtė falur Omer ibnul Hattabi!” dhe do e prishin kishėn pėr tė ndėrtuar xhami.”
Kėto fjalė e prekėn patriarkun, tė cilit i rrodhėn lot. Vallė ēfarė lotėsh ishin ato? Lot qė qanin civilizimin e tyre tė humbur? Lot pėr drejtėsinė dhe madhėshtinė e kalifit Omer? Lot qė Kudsin po ia dorėzonin njė burri tė drejtė, siē ishte parashikuar nė librat e tyre?
Qau patriarku i krishterė dhe ai qė e ngushėlloi dhe qetėsoi ishte po Omeri, i cili mė pas e pyeti:”Ku ėshtė xhamia Aksa?”
Ata u ngjitėn nė njė kodėr aty pranė dhe ia treguan me gisht xhaminė Aksa. Me ta parė me sy, Omeri thirri:”Zoti ėshtė mė i madhi!” Qė atėherė, kodra mori emrin:”Kodra e atij qė bėri tekbir”.
Gjatė rrugės pėr nė xhaminė Aksa, Omeri filloi tė recitojė vargje Kurani. Me tė mbėrritur, ra nė sexhde si falėnderim pėr Zotin, pastaj u ngrit dhe pyeti:”Ku ėshtė Bilali?” Kur erdhi Bilali, i tha:”Thirr ezanin o Bilal!” Por Bilali ia ktheu:”O Prijės i Besimtarėve! Jam betuar se nuk do tė thėrras ezan pas vdekjes sė profetit Muhamed a.s.” Kurse Omeri ia ktheu:”O Bilal! Thirre ezanin se kjo ėshtė njė ditė qė e lumturon tė dėrguarin e Zotit a.s.”
Bilali filloi tė thėrrasė ezanin dhe me tė mbėrritur tek fjalėt:”Dėshmoj se Muhamedi ėshtė i dėrguari i Zotit” filloi tė qajė me lot, e bashkė me Bilalin, tė gjithė njerėzit pėrreth. Ata qanin ngaqė kujtuan tė dėrguarin e Zotit, profetin Muhamed a.s dhe udhėtimin e tij nė tokėn e shenjtė.
Qaj edhe ti o vėlla dhe oj motėr! Qaj se nuk kemi ndėrtuar civilizimin tonė! Qaj se xhamia Aksa akoma ėshtė e pushtuar! Qaj pėr civilizimin islam! Omeri nuk e mori Kudsin dhe territoret e tjera me ushtri, por me civilizim. Ata qė e pritėn Omerin nė qytetin e Kudsit, ishin vetė banorėt dhe kreu i kishės. Ushtarėt e bizantit kishin marrė arratinė, pėrballė civilizimit tė myslimanėve. Nuk ishte ushtri qė kishte triumfuar pėrballė njė ushtrie, por njė civilizim pėrballė njė civilizimi tjetėr.
Prijėsi i Besimtarėve, kalifi Omer ibnul Hattab, bashkė me myslimanėt e tjerė, u falėn nė tė njėjtin vend ku ishte falur profeti Muhamed a.s me profetėt e tjerė.

Traktati historik

Para se tė largohej, Omeri nėnshkroi me banorėt e Kudsit (Jeruzalemit) njė traktat dhe marrėveshje historike. Kushdo qė viziton muzetė e Parisit, Londrės, Nju Jorkut etj... do e gjejė kėtė traktat tė varur dhe tė ekspozuar. Ai gjendet dhe studiohet nė tė gjitha institucionet qė interesohet pėr tė drejtat e njeriut, bashkėjetesėn dhe demokracinė. Mua mė ėshtė dhėnė rasti qė kėtė traktat ta shoh edhe nė universitetet mė tė shquara tė botės.
Traktati i Omerit, ėshtė marrėveshje e nėnshkruar mes Omerit dhe banorėve tė Kudsit nė veēanti dhe tė Shamit nė pėrgjithėsi.
Ka disa traktate dhe marrėveshje, tė cilat nuk kalojnė dhjetė apo njėzet vite dhe harrohen. Por ka tė tjera tė cilat pėrjetėsohen, pėr shkak tė pėrmbajtjes humane dhe civilizuese. Kushdo qė nuk e ka tė qartė ēfarė pėrmban njė traktat human dhe civilizues, le tė lexojė traktatin e Omerit me banorėt e Kudsit. Ai ėshtė dhurata mė e mirė qė mund tu bėhet organizatave tė drejtave tė njeriut, demokracisė dhe traktatit tė OKB-sė.
Traktati i Omerit me banorėt e Kudsit, u nėnshkrua nė vitin e pesėmbėdhjetė hixhri. Tė drejtat e pėrmendura nė traktat, Omeri ua njihte atyre qė kishin humbur betejėn me tė, atyre qė ishin dorėzuar.

Teksti i traktatit tė Omerit

Me emrin e Zotit, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirplotit
Kjo ėshtė marrėveshje me tė cilėn robi i Zotit, Omer ibnul Hattab, Prijės i Besimtarėve u garanton banorėve tė Kudsit, tė cilėve u garanton jetėn, pasuritė, kishat, kryqet, si dhe gjithēka tjetėr fetare tė tyre. Ai u garanton qė kishat e tyre nuk do tė pėrdoren si banesa nga myslimanėt, as nuk do tė prishen dhe as nuk do tė cenohen sado pak. Nuk do u cenohen as kryqet dhe asgjė nga pasuritė e kishave. Ata nuk do tė detyrohen tė braktisin fenė e tyre dhe as nuk do tė dėmtohen.”
Me anė tė kėsaj marrėveshjeje, banorėt e Kudsit do tė jetonin si njerėz tė lirė dhe jo si skllevėr. Tani ėshtė e qartė pėrse i rrodhėn lot patriarkut tė Kudsit. Omeri ofroi njė model bashkėjetese tė paprecedent. Kushdo tjetėr qė ka hyrė nė qytetin e shenjtė me ushtri, ka vrarė e ka prerė, siē ndodhi me mongolėt dhe me kryqėzatat, tė cilėt nuk mėshiruan askėnd.
Nė kėtė traktat, Omeri u garantoi banorėve tė Palestinės tė gjitha tė drejtat e tyre, tė jetės, pasurisė, besimit fetar etj... Kjo, edhe pse ata e kishin humbur betejėn me myslimanėt dhe qenė dorėzuar. Omeri nuk ua konfiskoi pronat dhe pasuritė, pėr t’ua shpėrndarė ushtarėve si plaēkė lufte.
“Nė Kuds, nuk lejohet tė banojnė ēifutėt” ishte njė nga nenet e traktatit tė Omerit, pasi ēifutėt kishin bėrė disa tentativa pėr ta shtėnė qytetin nėn kontrollin e tyre. Kjo ishte kėrkesa e vetė tė krishterėve tė Kudsit (asokohe njihej me emrin Ilija).
Lidhur me detyrimet e banorėve tė Kudsit, qė ceken nė traktat mund tė citojmė:
“Banorėt e Ilijas janė tė detyruar tė paguajnė taksėn e xhizjes, njėlloj siē paguajnė qytetet e tjera. Ata janė tė detyruar ti nxjerrin nga qyteti bizantėt dhe hajdutėt. Nėse nė qytet ka akoma bizantė, ata kanė garancinė tonė qė tė largohen tė sigurt bashkė me pasuritė e tyre, derisa tė mbėrrijnė nė destinacionin e tyre. Kushdo qė dėshiron tė jetojė nė Kuds nga bizantėt, do tė ketė besėn tonė dhe tė njėjtat tė drejta dhe detyrime si banorėt e tjerė. Nėse ka banorė tė Kudsit qė duan tė largohen bashkė me pasuritė e tyre drejt Bizantit, e kanė kėtė tė drejtė, do u garantohet jeta, pasuritė dhe kryqet e tyre.
Gjithēka e shkruar nė kėtė traktat, ėshtė nė besėn e Allahut, tė dėrguarit tė Tij, tė kalifėve dhe tė gjithė besimtarėve.
Dėshmitarėt e kėtij traktati
Halid ibnul Velid
Abdurrahman ibnu Auf
Amru Ibnul As
Muavije ibnu Ebi Sufjan

Kjo ishte marrėveshje historike mes Omerit dhe banorėve tė Ilias, Kudsit. Vetėm njė civilizim madhėshtor si ai islam, njė civilizim human si ai qė ndėrtoi Omeri, mund tė nėnshkruajė marrėveshje tė tilla.
Vallė kush ėshtė sjellė me myslimanėt me tė njėjtėn mėnyrė? Kush ua ka kthyer me tė njėjtėn monedhė? Kudsi (Jeruzalemi) ėshtė dėshmitar, se ky traktat i firmosur nga hazreti Omeri ėshtė respektuar gjer nė ditėt e sotme. Myslimanėt janė humanistė dhe parimorė, ata besojnė tek vlera e tolerancės dhe bashkėjetesės. Vallė kur do i rikthehen myslimanėt civilizimit tė tyre sėrish?
Omeri e mori postin e kalifit nė moshėn 52 vjeēare dhe nė moshėn 59 vjeēare mori nė dorėzim qytetin e shenjtė tė Kudsit. Vetėm pėr nėntė vite ai shėnoi gjithė kėto arritje madhėshtore. Po ti o vėlla dhe oj motėr, ēfarė keni bėrė pėr islamin dhe pėr vendin tuaj? Ēfarė keni bėrė pėr ndėrtimin e civilizimit islam? Ēfarė do i thuash Zotit, kur tė tė pyes se ēfarė ke bėrė pėr islamin? Mos do i thuash se je falur dhe ke agjėruar? Kėto i ke bėrė pėr veten tėnde. Ato janė ushqime shpirtėrore qė ti tė kontribuosh pėr islamin dhe njerėzimin. Sot ėshtė dita dhe koha e kontributit. Me ēfarė po merresh ti o vėlla dhe oj motėr?
Nė kėto kohė, njerėzit ndahen nė tre kategori: Njerėz qė i ndjekin ngjarjet, njerėz qė i prodhojnė ngjarjet dhe njerėz qė marrin pjesė nė kėto ngjarje. Ti vėlla dhe motėr, cilės kategori i pėrkisni?
Xhamia Aksa hyri nėn pushtetin e myslimanėve, jo falė njė ushtrie qė triumfoi ndaj njė ushtrie tjetėr, por falė njė civilizimi qė triumfoi ndaj njė civilizimi tjetėr.

Pėrktheu: Elmaz Fida