Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1

    Zbulohet libri në gjuhën Shqipe, më i vjetër se “Meshari”

    Zbulohet libri në gjuhën Shqipe, më i vjetër se “Meshari”






    Janë përsëri ata, austriakët, të dashuruarit e përjetshëm me shqipen, që këtë radhë na befasojnë me një tjetër zbulim. Bëhet fjalë për një dokument që mund të hedhë dritë për shkrimin më të hershëm të gjuhës shqipe.



    Profesorët Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave Austriake kanë arritur të zbulojnë një dokument që mendohet t’i përkasë shekullit të XIV, ku shkruhet një shqipe me germa latine. Studimi ka si qëllim zbulimin e ndikimit të gjuhës shqipe në të gjithë gjuhët e rajonit, por edhe në gjuhët e vdekura. Dy profesorët në studimin e tyre kanë arritur në përfundimin se një pjesë e gjuhëve si latinisht, gjermanisht dhe thuajse pjesa më e madhe e gjuhëve të Ballkanit, kanë elementë të rëndësishëm të gjuhës shqipe. Fakti se një pjesë e foljeve kryesore të shqipes gjenden në këto gjuhë, e vërteton më së miri këtë gjë.

    Dy profesorët kanë paraqitur fletën e një libri të Biblës që dokumenton gjuhën shqipe të shkruar në fillim të shekullit të XVI. Nëse do të vërtetohet origjinaliteti i këtij dokumenti, atëherë kemi të bëjmë me një libër më të hershëm se “Meshari” i cili daton në mes të shekullit të XVI. Zbulimi Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një zbulim të mirëfilltë shkencor apo jo. Dokumenti që publikohet në web-in zyrtar të Akademisë së Shkencave të Austrisë pretendon se bëhet fjalë për shqipe të shkruar rreth shekullit XIV. Përcaktimi më i saktë i datës do të shërbente për të vërtetuar nëse “Meshari” i Gjon Buzukut është i pari libër i shkuar në shqip apo më në fund gjuhësia ka arritur të gjejë dokumente të tjerë që e vërtetojnë këtë gjë. Në foto jepet fleta e një libri fetar, i shkruar në italisht dhe në shqip. “Scala I. Ligierata VI. Si e krijoi 3ot$ne Adamne et Evene. Të paretë tanë print”, që kuptohet. “Ligjërta e VI. Si e krijoi Zoti Adamin dhe Evën, prindërit tanë të parë”. Në gjurmët e Joklit Dy profesorët austriakë kanë përdorur materialet dhe dokumentet e themeluesit të shkencës së Albanologjisë, Norber Jokl. Jokl ka lindur në 25 shkurt 1887 dhe është vrarë nga nazistët në maj 1942. Edhe pse me një formim juridik, Jokl iu përkushtua gjuhësisë dhe kryesisht studioi gjuhët indo-evropiane, gjuhët sllave dhe gjuhët romane. Një vëmendje të veçantë i ka kushtuar gjuhës shqipe. Në moshën 30-vjeçare mësoi gjuhën shqipe. Është autor i librave “Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes” dhe “Kërkime gjuhësore – kulturore historike nga fusha e shqipes”.

    Dokumentet e hershme të shqipes Deri më sot tre cilësohen si dokumentet më të hershme të shqipes. Edhe pse gjithë gjuhëtarët pranojnë se shqipja duhet të jetë shkruar shumë kohë më parë, dokumenti i parë që e dëshmon këtë është “Formula e pagëzimit”, e shkruar nga kryepeshkopi i Durrësit, Pal Ëngjelli, gjatë një vizite në dioqezën e Matit në 8 nëntor 1462. Dokumenti i dytë është fjalori i Von Harfit, i vitit 1497. Dokumenti që përmban një numër fjalësh dhe shprehjesh që i duheshin udhëtarit gjerman gjatë kalimit të tij në Shqipëri në Durrës dhe në Ulqin. Të së njëjtës rëndësi, gjuhëtarët rendisin dhe “Perikopeja e Ungjillit të Pashkës”. Një dokument i shkruar në greqisht, që mendohet se i përket shekullit XV ose fillimit të shekullit XVI. Ky dokument përbëhet nga 2 pjesë të vogla Bible në gjuhën shqipe, që u gjetën në një dorëshkrim greqisht të shekullit XIV. Por si dokumenti më i rëndësishëm deri më sot mbahet “Meshari” i Gjon Buzukut, i pari libër në gjuhën shqipe. “Meshari” i përket vitit 1555. Por të gjithë studiuesit janë të një mendimi kur flasin për dokumentet më të hershme.

    Këtë e dëshmon dhe Arqipeshkvi francez i Tivarit me emrin Brokard, që ka udhëtuar në Shqipëri. Në një relacion latinisht të vitit 1332, ai shkruan: “Sado që shqiptarët kanë një gjuhë fare të ndryshme nga gjuha latine, prapë ata kanë në përdorim edhe në tërë librat e tyre shkronjën latine”. Një gjë mund të thuhet me siguri: Nëse dokumentet shqipe ekzistojnë, zbulimin e tyre mbetet ta presim gjithmonë nga të huajt. Formula e Pagëzimit 1462 Dokumenti i parë i vërtetuar i shqipes i përket datës 8 nëntor 1462, transmeton shekulli. Është shkruar nga Kryepeshkopi i Durrësit, Pal Ëngjelli, gjatë një vizite në dioqezën e Matit. Duke parë mangësitë në ushtrimin e fesë, Pal Ëngjelli lëshon një qarkore latinisht, ku lejon që në kohë lufte fëmijët të pagëzoheshin në shqip. Formula është: “Un të pagëzonj pr’emen’t Atit e t’birit e t’shpirtit shenjt” shqip . Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497) Janë 26 fjalë shqip, 8 shprehje dhe numrat nga 1 deri 10 dhe 100 e 1000. Fjalori modest i udhëtarit Arnold Fon Harfit ka një rëndësi të madhe për gjuhën shqipe, duke qenë është i pari dokument i shprehjeve dhe numrave. Fjalori është zbuluar në vitin 1860, Fon Harvi udhëtoi në Durrës dhe në Ulqin. “Meshari” i Buzukut 1555 Është i pari libër i gjuhës shqipe që është gjendur deri më sot. “Meshari” përbëhej nga 110 fletë ose 220 faqe. Origjinali i librit që ka arritur të gjendet përbëhet nga 94 fletë. Libri është kishtar dhe është shkruar në gjuhën latine, ka 154 000 fjalë. Është në dialekt verior dhe origjinali gjendet në Arkivat e Vatikanit.

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan Darius për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Foleja_ (03-10-2014),user010 (30-09-2014)

  3. #2

    Për: Zbulohet libri në gjuhën Shqipe, më i vjetër se “Meshari”

    Nuk kam burim specifik te ketij lajmi se me erdhi me e-mail. Nese dikush di dicka me shume, cdo informacion do ishte i mirepritur.

    Faleminderit.

  4. #3
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Për: Zbulohet libri në gjuhën Shqipe, më i vjetër se “Meshari”

    Shkrimi është i Qamil Xhanit dhe është botuar diku në një gazetë shqiptare për herë të parë rreth 2009 në mos gaboj. Asgjë të vërtetë s'ka në të, një vrimë e madhe në ujë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 25-09-2014 më 08:58
    relata refero

  5. #4

    Për: Zbulohet libri në gjuhën Shqipe, më i vjetër se “Meshari”

    Me kujtohet te kem hapur nje teme vite me pare me nje subjekt te ngjashem por nese sme ka lene kujtesa, nuk eshte e njejta gje. Atehere behej fjale per nje material te gjetur nga nje studiues shqiptar qe nuk e paraqiti kurre. Ndersa ne kete material flitet per dy albanologe austriake qe kane bere zbulimin.

  6. #5

    Për: Zbulohet libri në gjuhën Shqipe, më i vjetër se “Meshari”

    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Shkrimi është i Qamil Xhanit dhe është botuar diku në një gazetë shqiptare për herë të parë rreth 2009 në mos gaboj. Asgjë të vërtetë s'ka në të, një vrimë e madhe në ujë.
    Me duket i referohesh nje shkrimi nga Musa Ahmeti dhe qe behet fjale per nje tekst te shkruajtur nga Teodor Shkodrani

  7. #6

    Për: Zbulohet libri në gjuhën Shqipe, më i vjetër se “Meshari”

    Sapo e botoi dhe BalkanWeb tani


    Një zbulim në gjuhën shqipe, më i vjetër se “Meshari”


    TIRANE- Shkrimi i librit më të vjetër në gjuhën shqipe ende nuk ka një përcaktim të saktë kohor. Deri tani është mbajtur “Meshari” i Buzukut që daton në mesin e shekullit XVI. Por, ne një studim i fundit i profesorëve Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave Austriake, eshte zbuluar një dokument që mendohet t’i përkasë shekullit të XIV, ku shkruhet një shqipe me germa latine.

    Studimi ka si qëllim zbulimin e ndikimit të gjuhës shqipe në të gjithë gjuhët e rajonit, por edhe në gjuhët e vdekura. Dy profesorët në studimin e tyre kanë arritur në përfundimin se një pjesë e gjuhëve si, latinisht, gjermanisht dhe thuajse pjesa më e madhe e gjuhëve të Ballkanit, kanë elementë të rëndësishëm të gjuhës shqipe. Fakti se një pjesë e foljeve kryesore të shqipes gjenden në këto gjuhë, e vërteton më së miri këtë gjë.

    Ata kanë paraqitur fletën e një libri të Biblës që dokumenton gjuhën shqipe të shkruar në fillim të shekullit të XVI. Nëse do të vërtetohet origjinaliteti i këtij dokumenti, atëherë kemi të bëjmë me një libër më të hershëm se “Meshari”, i cili daton në mes të shekullit të XVI. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një zbulim të mirëfilltë shkencor apo jo. Dokumenti që publikohet në web-in zyrtar të Akademisë së Shkencave të Austrisë pretendon se bëhet fjalë për një shqipe të shkruar rreth shekullit XIV.

    Përcaktimi më i saktë i datës do të shërbente për të vërtetuar nëse “Meshari” i Gjon Buzukut është i pari libër i shkuar në shqip apo më në fund gjuhësia ka arritur të gjejë dokumente të tjerë që e vërtetojnë këtë gjë. Në foto jepet fleta e një libri fetar, i shkruar në italisht dhe në shqip. “Scala I. Ligierata VI. Si e krijoi 3ot$ne Adamne et Evene. Të paretë tanë print”, që kuptohet. “Ligjërta e VI. Si e krijoi Zoti Adamin dhe Evën, prindërit tanë të parë”.

    Në gjurmët e Joklit, dy profesorët austriakë kanë përdorur materialet dhe dokumentet e themeluesit të shkencës së Albanologjisë, Norber Jokl, i cili u vra nga nazistët në maj 1942. Ai studioi gjuhët indo-evropiane, gjuhët sllave dhe gjuhët romane. Një vëmendje të veçantë i ka kushtuar gjuhës shqipe. Në moshën 30-vjeçare mësoi gjuhën shqipe. Është autor i librave “Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes” dhe “Kërkime gjuhësore – kulturore historike nga fusha e shqipes”.

    Deri më sot tre cilësohen si dokumentet më të hershme të shqipes. Edhe pse gjithë gjuhëtarët pranojnë se shqipja duhet të jetë shkruar shumë kohë më herët, dokumenti i parë që e dëshmon këtë është “Formula e pagëzimit”, e shkruar nga kryepeshkopi i Durrësit, Pal Ëngjelli, gjatë një vizite në dioqezën e Matit në 8 nëntor 1462. Duke parë mangësitë në ushtrimin e fesë, Pal Ëngjelli lëshon një qarkore latinisht, ku lejon që në kohë lufte fëmijët të pagëzoheshin në shqip. Formula është: “Un të pagëzonj pr’emen’t Atit e t’birit e t’shpirtit shenjt” shqip.

    iDokumenti i dytë është fjalori i Von Harfit, i vitit 1497, që përmban një numër fjalësh dhe shprehjesh që i duheshin udhëtarit gjerman gjatë kalimit të tij në Shqipëri në Durrës dhe në Ulqin. Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497) ka 26 fjalë shqip, 8 shprehje dhe numrat nga 1 deri 10 dhe 100 e 1000. Fjalori modest i udhëtarit Arnold Fon Harfit ka një rëndësi të madhe për gjuhën shqipe, duke qenë se është i pari dokument i shprehjeve dhe numrave.

    Të së njëjtës rëndësi, gjuhëtarët rendisin dhe “Perikopeja e Ungjillit të Pashkës”, nje dokument i shkruar në greqisht, që mendohet se i përket shekullit XV ose fillimit të shekullit XVI. Ky dokument përbëhet nga 2 pjesë të vogla Bible në gjuhën shqipe, që u gjetën në një dorëshkrim greqisht të shekullit XIV. Por si dokumenti më i rëndësishëm deri më sot mbahet “Meshari” i Gjon Buzukut, i pari libër në gjuhën shqipe. “Meshari” i përket vitit 1555. Por, të gjithë studiuesit janë të një mendimi kur flasin për dokumentet më të hershme se “Meshari”.

    Meshari” përbëhej nga 110 fletë ose 220 faqe. Origjinali i librit që ka arritur të gjendet përbëhet nga 94 fletë. Libri është kishtar dhe është shkruar në gjuhën latine, ka 154 000 fjalë. Është në dialekt verior dhe origjinali gjendet në Arkivat e Vatikanit. Një kopje të dixhitalizuar të tij,Papa Françesku ia dhuroi Presidentit të Republikës në ditën e vizitës në Shqipëri.

    Arqipeshkvi francez i Tivarit me emrin Brokard, që ka udhëtuar në Shqipëri, në një relacion latinisht të vitit 1332,i shkruan: “Sado që shqiptarët kanë një gjuhë fare të ndryshme nga gjuha latine, prapë ata kanë në përdorim edhe në tërë librat e tyre shkronjën latine”. Një gjë mund të thuhet me siguri: Nëse dokumentet shqipe ekzistojnë, zbulimin e tyre mbetet ta presim gjithmonë nga të huajt.
    (ma.ar/ata/BalkanWeb)

  8. #7
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Për: Zbulohet libri në gjuhën Shqipe, më i vjetër se “Meshari”

    Jo nuk e ngatërroj me Ahmetin. Ka patur një replikë të Ardian Vehbiut ndaj këtij shkrimi para 5 vitesh. Shkrimi nuk është i ri siç paraqitet dhe sigurisht nuk përmban asnjë zbulim në të. Janë mediumet shqiptare që punojnë copy paste pa e vënë trurin në lëvizje e që krijojnë konfuzion.

    Tirana Observer qenka gazeta që e ka botuar, e Xhani gazetar i saj; http://peizazhe.com/2009/01/24/parabuzuku/
    relata refero

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Uriel për postimin:

    Theodhor mai (25-09-2014)

  10. #8

    Për: Zbulohet libri në gjuhën Shqipe, më i vjetër se “Meshari”

    5 vjet me pas cdo gazete ka botuar te njejtin lajm. Hajde media hajde...

  11. #9

    Për: Zbulohet libri në gjuhën Shqipe, më i vjetër se “Meshari”

    Serisht del ne skene Teodor Shkodrani


    Zbulimi në Arkivat e Vatikanit / Shkrimi më i vjetër i shqipes, ja ç’shkruhej më 1210


    Punuar nga Adrian Lazaj





    Eshtë folur e shkruar, por gjithnjë deri tani në formë të supozimeve, “duhet” të ketë libra, dorëshkrime apo dokumente të shkruara në gjuhën shqipe, të cilat janë më të hershme sesa “Formula e pagëzimit” nga viti 1462 apo nga libri i parë i shtypur në gjuhën shqipe “Meshari” nga viti 1555. Kërkimet nuk kanë rreshtur, por rezultatet deri tashi kanë munguar. Pothuajse të gjithë studiuesit që merren me kërkime dhe hulumtime shkencore, kishin shënuar Vatikanin, (Bibliotekën Apostolike apo Arkivin Sekret të Vatikanit), si një nga vendet ku do të duhej të ruheshin dokumente apo dorëshkrime të vjetra në gjuhën shqipe. Nuk ishin gabuar ata që kishin menduar kështu. Një studiues i njohur arbëresh, Nilo Borgja, i cili botoi edhe një studim të mrekullueshëm për “Perikopenë e Ungjillit” nga shek.XIV, me grafema greke e fjalë shqipe, i kishte pohuar gjuhëtarit tonë të famshëm Eqrem Çabejt, se ishte në rrugë të mirë të gjente një dorëshkrim më të vjetër se “Formula e pagëzimit” dhe se “Meshari”. Për fat të keq, Nilo Borgja vdiq, pa arritur të zbulonte dokumentin apo dorëshkimin në fjalë. Një pohim të ngjashëm e bën edhe studiuesi i njohur tjetër arbëresh, Zef Skiroi. Ne, duke ndjekur gjurmët e studiuesve të mëhershëm, kishim fatin e mirë, që në Arkivin Sekret të Vatikanit, të zbulonim një dorëshkrim nga viti 1210 me autor Teodor Shkodranin. Dorëshkrimi përbëhet nga 208 fletë. Është i shkruar në pergamen dhe i tëri është në gjuhën shqipe. Ndahet në tri tërësi: atë teologjike, filozofike dhe historike. I gjithë teksti është autograf. Autori shënon emrin e mbiemrin e tij si dhe vitin kur e ka mbaruar dorëshkrimin.

    Për herët të parë bëhet fjalë për gjuhën shqipe në vitin 1284 (jo 1285 siç është menduar deri më tani), në një dokument të Arkivit të Dubrovnikut /Raguzës/ nga 14 korriku i viti 1284 ku thuhet: “Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën shqipe” (Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca). Dëshminë e dytë e kemi nga një autor anonim, që sipas të gjitha gjasave ishte prift i urdhërit domenikan, i cili në vitin 1308, gjatë udhëtimit nëpër Ballkan, kur përshkruan Shqipërinë dhe shqiptarët, ndër të tjera shkruan: “Këtu shqiptarët e lartëpërmendur kanë një gjuhë të dalluar prej latinëve, grekëve e sllavëve, kështuqë nuk meren vesh fare me popujt tjerë” (Habent enim Albani prefati linguam distanctam a latinis, grecis et slavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus). Dëshmia e tretë është ajo e Guljelm Adamit, i cili në vitin 1332 shkroi me porosi të papës Gjon XXII, traktatin “Directorium ad passagium faciendum”, duke i bërë kështu edhe një relacion Filipit VI Valua, mbretit të Francës, me titull: “DIRECTORIUM AD PASSAGIUM FACIENDUM (UDHËZIM PËR TË KRYER KALIMIN [E DETIT], ku jep të dhëna për Shqipërinë dhe shqiptarët. Këtu gjejmë edhe fjalinë e famëshme që e bëri të njohur në histori: “Dhe megjithëse shqiptarët kanë një gjuhë krejt tjetër dhe të ndryshme nga latinët, ata kanë shkronjat latine në përdorim dhe në të gjithë librat e tyre”.

    Rëndësi të veçantë ka edhe fakti, se autor i këtij shkrimi është një shqiptar nga Shkodra. Për autorin, Teodor Shkodranin, pos të dhënave që bën vetë autori në fund të dorëshkrimit, por edhe të tjerave që gjinden në disa dorëshkrime që ruhen, pos Arkivit Sekret të Vatikanit, edhe në Bibliotekën Apostolike, pjesa dërmuese e të cilave janë të shkruara në gjuhën greke dhe janë të pabotuara, ne kemi edhe njohuri të tjera, disa nga të cilat na i ofroi studiuesi, dr. Moikom Zeqo. Dorëshkrimi është prërgatitur për botim, është transkriptuar, transliteruar dhe shoqërohet për botim, me një koment dhe analizë shkencore.
    Studimet dhe hulumtimet shkencore nëpër arkiva e biblioteka të ndryshme, janë shumë të rëndësishme ngase na mundësojnë njohjen dhe pasurimin me të dhëna të reja për albanologjinë dhe historinë kombëtare në përgjithësi. Deri para pak kohësh është folur e shkruar, por gjithnjë deri tashi në formë të supozimeve, se “duhet” të ketë libra, dorëshkrime ose dokumente të shkruara në gjuhën shqipe, të cilat janë më të hershme se sa “Formula e pagëzimit” nga viti 1462 apo nga libri i parë i shytpur në gjuhën shqipe “Meshari” i Buzukut nga viti 1555. Duke u nisur nga ide të tilla, por edhe pohimi i Eqrem Çabejt se: “Në nëndorin e vitit 1940 N. Borgia më kumtoi në Grotaferata pranë Romës se kishte zbuluar në Arkivin e Vatikanit një dokument në gjuhën shqipe më të vjetër se Buzuku. Fshehtësinë e zbulimit të tij ky dijetar e mori me vete në varr. Gjurmime të mëtejme nëpër arkivat e Vatikanit e të Propagandës mund të na sjellin ndonjë të papritur në zbulim dokumentesh më të moçme të shqipes.” [Studime gjuhësore, vëllimi VI, f. 12, referenca nr. 29, Prishtinë 1988.]

    Ne, sikur edhe shumë studiues të tjerë ju vumë kërkimeve në Arkivin Skeret të Vatikanit për gjetur ndonjë gjurmë të këtij dokumenti apo dorëshkrimi. Konsultimi me koleg e specialistë me përvojë nga Arkivi i Vatikanit, por edhe studiues eminentë botëror, që bëjnë studime në Vatikan, ishe i dobishëm, ngase kursyem shumë kohë dhe eliminuam disa nga fondet arkivore, duke qenë pothuajse të sigurtë se aty nuk mund të ndodhej një dokument apo dorëshkrim për të cilin bën fjalë Nilo Borgia, e pas tij edhe Zef Skiroi. Fondet të cilat duhej të studioheshin, prap ishin të shumta dhe tepër voluminoze. Paralelisht kemi konsultuar edhe burime të ndryshme nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit, duke shfrytëzuar Kodekse dhe dorëshkrime të tjera që kishin të bënin me shqiptarët dhe Shqipërinë duke shpresuar të kishim fatin e mirë që të zbulonin atë dorëshkrim aq të dëshiruar.Siç dihet Arkivi i Vatikanit e ka zanafillën e tij nga mesjeta e hershme. Për publikun dhe studiuesit laik ai u hap vetëm pas vitit 1882. Këtu ruhen dokumente, dorëshkrime dhe libra nga më të ndryshmet që kanë të bëjnë me relegjioni dhe kishën; por edhe me momente të tjera të jetës laike, politke, shkencore, etj. Funksionimi i këtij arkivi është rregulluar në vitin 1927 me rregulloren: “Regolamento dell’Archivio Vaticano del 1927″. Konsultimi dhe shfrytëzimi i dokumente, por edhe i literaturës tjetër që ruhet në këtë Arkiv është përcaktuar nga Papati dhe zbatohet me përpikmëri duke mos bërë asnjë lloj lëshimi. Për momentin mund të konsultohet lënda burimore arkivore deri në periudhën e Benediktit të XV; [1914] ndërsa për atë në vazhdim, por edhe për disa fonde të veçanta, pos lejeve speciale, një pjesë e mirë Arkivit të Vatikanit është ende “skertete”.Më në fund, në vitin 1998, kemi pasur fatin të kishim në dorë, një vëllim të lidhur me kopertina të forta druri, nga viti 1210, titulli i të cilit në regestat e Vatikanit nuk ishte i shënuar komplet dhe në formën origjinale. Shfletimi i kujdesshëm, që në faqen e parë, ishte shenjë se teksti nuk ishte në gjuhën latine, greke, sllave apo ndonjë gjuhë tjetër, por ishte i tëri në gjuhën shqipe. Vëllimi i tëri ishte në pergamen, gjë e zaonshme për kohën kur ishte shkruar. Kishte 208 fletë. Paginimi [numërimi] i faqeve ishte vetëm recto. Dimensionet ishin: 28 x 39.5 cm. Komplet vëllimi, ishte i ruajtur shumë bukur, nuk kishte dëmtime, pos që në disa vende ka filluar të fshihet ngjyra dhe kjo në fletët 188, 189 dhe 192. I gjithë dorëshkrimi është i shkruar me grafema [littera-shkronja] latine dhe i tëri në gjuhën shqipe, në dialektin e veriut, që si i tillë paraqet mjaft vështërisi për t’u lexuar.

    Në fillim, por edhe në disa vende brenda dorëshkrimit, ka iniciale të cilat janë shumë të bukura. Tre nga ato janë të praruara me flori. Inicialet tjera janë me ngjyrë të kuqe, pjesa dërmuese, ndërsa dy janë me ngjyrë blu të hapur. Në dorëshkrim ka edhe tre miniatura kryesisht të punuara nga floriri të cilat paraqesin momente biblike.I gjithë dorëshkrimi është autograf, i shkruar nga një dorë. Ndërsa në fund fare, në f. 208, autori është firmosur vetë me emrin e tij: Teodor Shkodrani, duke shënuar: “Me ndihmën dhe dëshirën e fort të lumturit Zot, përfundova në vitin 1210, ditën e 9 të marsit”. [Mee nihemmen ??e dessirnnee e phorte e t’Lumm-numittee ªOT – e mbaronjj n’vittee MCCX – ditnee e ix – t’Marxxittee. : Theoodor Scodraanitee. Dorëshkrimi ndahet në tre kapituj, në f. 1r – 97r mbi teologjinë; f. 98r – 146r mbi filozofinë dhe 147r – 208r mbi historinë. Secili nga kapitujt mund të jetë edhe libër në vete. Duke mos mohuar vlerën dhe rëndësinë dy kapitujve të parë, kapitulli i tretë ka tërhequr më shumë vëmendjen tonë ngase pos të dhënave me interes të veçantë, autori citon edhe vepra të tjera që ka konsultuar dhe më shumë se një herë, thirret në kronikat shqiptare të qyteteve të ndryshme. (Teodor Shkodrani)

  12. #10
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Për: Zbulohet libri në gjuhën Shqipe, më i vjetër se “Meshari”

    Darius, ky shkrim është i Musa Ahmetit dhe nuk është as i punuar e ripunuar nga ndokush tjetër. Si shkrimi i parë edhe ky daton ca vite, ndoshta edhe më i vjetër. Nga ça kërkova online gjeta ca kopje të hershme të 2007.

    Shumë hamendësohet dhe mitizohet arkivi i Vatikanit. Disa nisen nga emërtimet "sekrete" të disa dhomave të cilave vetëm emri i ka ngelur i tillë. Më kujtohet kur Musa Ahmeti dhe një kolege e tij që nuk më kujtohet emri, reklamonin me të madhe që ishin futur në një hapësirë tepër të rezervuar të arkivit të Vatikanit, ku çdo kush që merr sado pak erë nga arkivat, e di shumë mirë që pjesët e mbyllura për publikun janë lehtësisht të arritshme me një leje të veçantë, e cila nuk do ndonjë mund të madh të sigurohet. Në rastin e një studenti nevojitet vetëm një rekomandim nga profesori përkatës, kur ka të bëhet me punë studimore. Disa të tjerë e trajtojnë Vatikanin sikur nuk ia ka idenë se çfarë posedon në arkiv e këta studjues sikur po gërrmojnë te tregu i mallrave të përdorura të gabelve. Çdo arkiv ka një listë të cilat në shumicën e rasteve mund ti gjesh edhe online. Sot me zhvillimin e elektronikës po dixhitalizohet çdo gjë. Mbi të gjitha një dokumemt ku bëhet fjalë për një zbulim që do shkaktonte revolucion për gjuhën shqipe, nuk mund të ketë përfunduar poshtë sundukut me rrjeta merimange të ndonjë dhome arkivi, ose të mbahet i fshehtë si pasojë e ndonjë komploti antishqiptar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 30-09-2014 më 04:15
    relata refero

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Uriel për postimin:

    Kreksi (30-09-2014)

  14. #11

    Për: Zbulohet libri në gjuhën Shqipe, më i vjetër se “Meshari”

    E di Uriel, prandaj thashe del serisht ne skene. Vetem se kete rradhe emri i autorit eshte ndryshe. Se marr vesh per cfare arsye po i bejne keto gjera.

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    Kreksi (30-09-2014)

  16. #12
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632

    Për: Zbulohet libri në gjuhën Shqipe, më i vjetër se “Meshari”

    Darius, ky është një provokim; arsyjet janë që të mos na lëjnë te qetë dersia të flasi dikush...po edhe se nuk kemi libra tjerë, ku është problemi, ne mund te jetojmi edhe pa libra ...dhe pse te kerkohet një libër bie fjala, një faqe dy tre rreshta do ua mbyllin gojen këtyre provokusve...vertete se do kemi probleme prej tyre, këtë e bêjne vetëm serbët...
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  17. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-11-2014
    Postime
    1

    Për: Zbulohet libri në gjuhën Shqipe, më i vjetër se “Meshari”

    Faleminderit Darius

    Me te vertete shkencetaret austriake (Dr. Stefan Schumacher edhe Mag. Stefan Bernhardt) po bejne nje studim ku argumentohet se Shqipja e vjeter paska ndikim te hershem ne krijimin a gjuheve te ballkanit.

    Ky eshte nje zbulim I madh.

    A ka mundesi qe ky liber I gjetur nga shkencetaret austriake, perben "Adam and Eve" te letersise dhe gjuhesh shqiptare.

    "Scala I. Ligjeratave. Si e krijoi 3ot$ne Adams et Evene"

    https://www.fwf.ac.at/en/research-in...dead-language/

    jam krenar qe jam shqiptar.
    Alidems

  18. #14
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924

    Për: Zbulohet libri në gjuhën Shqipe, më i vjetër se “Meshari”

    Pershendetje ,

    Libri eshte nga Bashkim Iseni i botuar ne Gjermani 2008

    La question nationale en Europe du Sud-Est

    --jan artikuj të mbledhur nga Autor Françez etj.

  19. #15
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924

    Për: Zbulohet libri në gjuhën Shqipe, më i vjetër se “Meshari”

    Pershendetje,

    Citim--Në gjurmët e Joklit, dy profesorët austriakë kanë përdorur materialet dhe dokumentet e themeluesit të shkencës së Albanologjisë, Norber Jokl, i cili u vra nga nazistët në maj 1942. Ai studioi gjuhët indo-evropiane, gjuhët sllave dhe gjuhët romane. Një vëmendje të veçantë i ka kushtuar gjuhës shqipe. Në moshën 30-vjeçare mësoi gjuhën shqipe. Është autor i librave “Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes” dhe “Kërkime gjuhësore – kulturore historike nga fusha e shqipes”.

    Ne atë kohë Gjergj Fishta u mundua qe N.J (1877-1942) te mos i dorëzohej Rajhut III ,dhe Fishta deshironte që N.J të vendosej në Shqipëri me te gjitha dorëshkrimet e tija ,mirëpo ai u Arrestua nga Gestapoja në shtepin e tij në Vien në Mars 1942 dhe pas 2 muajsh u internua në Maly Trostinec? .
    Të gjitha Dorëshkrimet ju konfiskuan nga Victor Christian,Dean dhe nga Drejtuesi i Akademis se Vienes Paul Heigl.

    P.S--punimet e Jokl thuhet se i vazhdoi Gustav Meyer
    Sipas shkrimeve të ndryshme
    Ndryshuar për herë të fundit nga K.i EPERM : 25-12-2014 më 18:30

  20. #16
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Zbulohet libri në gjuhën Shqipe, më i vjetër se “Meshari”

    Meyer eshte me i hershem Jokli.

  21. #17
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924

    Për: Zbulohet libri në gjuhën Shqipe, më i vjetër se “Meshari”

    Pershendetje,

    Ishte pak më i vjeter (6 vjet)por jetoj pak më shumë se N.J.

  22. #18
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Zbulohet libri në gjuhën Shqipe, më i vjetër se “Meshari”

    Citim Postuar më parë nga K.i EPERM Lexo Postimin
    Pershendetje,

    Ishte pak më i vjeter (6 vjet)por jetoj pak më shumë se N.J.
    Pershendetje

    Ishte shume me i vjeter se Jokli,dhe duhet te ket vdekur kur Jokli ishte akoma i ri......Ishte bashkohes i De Rades..

  23. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-07-2016
    Postime
    3

    Për: Zbulohet libri në gjuhën Shqipe, më i vjetër se “Meshari”

    Pra, kto lajme jan gjith t'paverteta?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •