Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 48
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Softuerë të vlerësuar me 4 dhe 5 yje

    Panda
    Antivirus i plotë dhe pa pagesë:
    http://www.cloudantivirus.com/en/

    Iobit uninstaller (i plotë dhe pa pagesë)
    Mjet për çinstalim të plotë të softuerëve: metoda e punës-mjeti në fjalë bën të mundur 2 lloj të çinstalimit të softuerëve të padëshiruar;
    Gjatë çinstalimit të parë bën largim të plotë të softuerit
    Më pas bën të mundur largimin edhe të çelsave të regjistrit respektivisht mbeturinave nga programi i i çinstaluar/larguar.
    http://www.iobit.com/advanceduninstaller.php

    Baidu PCFaster (i plotë dhe pa pagesë)
    Rrit shpejtësinë e punës së kompjutorit , lidhjes me internet , pastron mbeturina sidomos nga regjistri, teston shpejtësinë e ngarkimit dhe shkarkimit nga faqet e internetit etj. KUJDES:Në brendësi të saj gjindet edhe një softuer(pjesë e quajtur Candy) tjetër-kontrollo përmes antivirusit përmbajtjen e saj dhe nëse dyshon në qëllimet e punës/aktivitetit së saj blloko apo largo nga kompjutori.
    http://www.pcfaster.com/en/?link=1&pos=about

    Free YouTube to MP3 Converter (i plotë dhe pa pagesë)
    Mjet i krijuar nga gjenitë e programimit i cili shërben për shkarkim të shpejtë të këngëve nga Youtube dhe shëndrim i tyre në MP3 skedar.Financohet nga donacionet.
    http://www.freemake.com/free_youtube_converter/
    Për testim të kualitetit të mp3 shkarko këtë këngë:
    Vanello - Planet Synth ( Extended Version )
    http://www.youtube.com/watch?v=Lqm-47k3el8
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 13-09-2014 më 03:05

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan Rrjeti për mendimin e shprehur në këtë postim:

    linda l (15-11-2014),Vinjol (16-09-2014)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Softuerë të vlerësuar me 4 dhe 5 yje

    PatchMyPC (i plotë dhe pa pagesë)
    Imagjino mjet i cili bën azhurnim(update) të të gjitha softuerëve të kompjutorit pa marr parasysh a bëhet fjalë për produktet e Microsoftit apo produkte nga kompani të tjera.Me një klikim kontrollon të gjitha verzionet e reja të softuerëve....
    https://patchmypc.net/

    Adobe reader (i plotë dhe pa pagesë)
    Lexo libra elektronik përmes Adobe Reader.
    http://get.adobe.com/uk/reader/

    Libra elektronik falas në gjuhën shqipe si dhe libra të përkthyer për shkarkim i gjen këtu:
    në .PDF format.
    http://www.librariaelektronike.com/
    Paqetuar në zip format(në brëndësi gjen .PDF skedar)
    http://sa-kra.ch/literature.htm

    Kush nuk disponon me zip mjet mund të gjen këtu:
    ZIP (i plotë dhe pa pagesë)
    Pse të përdor Zip? Mundëson hapjen e skedarëve të paqetuar. Shumica e dokumenteve, imazheve, muzikës, softuerëve kanë masë të madhe dhe për zvoglimin e saj(masës) përdoret mjeti në fjalë.Pra mjeti bën ngjeshjen e masës së produketeve të paqetuar për transport më të leht, më të shpejt dhe më të sigurtë përmes faqeve(shkarkim nga faqet e internetit), disqeve, postës elektronike etj.
    http://www.pcworld.com/article/20490...ust-dandy.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 14-09-2014 më 01:48

  4. 2 antarët më poshtë falenderuan Rrjeti për mendimin e shprehur në këtë postim:

    linda l (15-11-2014),Vinjol (16-09-2014)

  5. #3
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Për: Softuerë të vlerësuar me 4 dhe 5 yje

    panda flm grup shume me vlere keto informacione Big Like (Y)
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  6. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Softuerë të vlerësuar me 4 dhe 5 yje

    Folder Colorizer (i plotë dhe pa pagesë/freeware)
    Në tryezë(desktop) mund të krijojmë dosje(map) të reja të cilët kanë ngjyrë të njëjtë dhe të gjitha dosjet duken monotone. Mirëpo tani u krijua mjeti që bën të mundur ndrim të ngjyrës së dosjeve sipas dëshirës. Vepro kështu; krijo një dosje të re p.sh. në tryezë. Kliko me anën e djath të miut në sipërfaqen e dosjes dhe zgjedh ngjyrën sipas dëshirës Shiko fig.
    http://softorino.com/products/
    Emri:  Colorize.jpg

Shikime: 4329

Madhësia:  35.6 KB

    Windows Essentials 2012 l (i plotë dhe pa pagesë/freeware)
    Dëshiron hapje të menjëhershme të disa email adresave tua? Me Windows Essentials 2012 mund të lexoni të gjitha emailet(postën elektronike) e regjistruar në hotmail me një klikim. Në të vërtet skedari i windows Live, në brendësi përmban disa softuer të gatshëm për instalim por ju nuk duhet që ti instaloni të gjitha nëse nuk keni nevojë.Zgjedh dhe instalo vetëm 1 apo dy sipas dëshirës. Vepro kështurënda softuerit shëno të gjitha email adresat (postën elektronike) si dhe fjalëkalimet(password) dhe më pas importo që të gjitha adresat në dritaren e majt dhe më pas kliko në adresat tua dhe ata do hapen menjëher.
    http://windows.microsoft.com/en-us/w...#wetabs=we2012

    Photo Editor Online (i plotë dhe pa pagesë/freeware)
    Ke nevojë për një mjet që shërben për përpunim të imazheve, vizatimeve dhe teksteve? Dhe Photoshopi ju kushton shtrejt për blerje? Ja një alternativë që funksionon online(drejtpërdrejt), nuk duhet asnjë shkarkim dhe i ka gati të gjitha funksionet sikurse Photoshop. Punimet tua mund ti ruani në tryezë/desktop pas krijimit të tyre.
    http://apps.pixlr.com/editor/

    doPDF 8.0 (i plotë dhe pa pagesë/freeware)
    Në shumë shtete perëndimore pagesa e faturave private dhe atyre të kompanive gjithnjë e më shumë realizohet përmes bankës së internetit që do thotë se klientët në këtë mënyrë kursejnë kohë dhe të holla duke i realizuar pagesat me disa klikime nga xhiro llogaria personale. Pas pagesave ju dërgohet ose përmes emailit ose në mënyrë direkte dokument që shërben si dëshmi e pagesës së realizuar. Dokumentet e tilla mund të jenë në formë të faqes(HTML) ose në forma të tjera. Dokumentet e tilla mund ti ruani në kompjutor duke i shendruar në PDF dokumente. Por softueri në fjalë mund të përdoret edhe për qëllime tjera; dokumente të krijuara nëpërmes programeve për shkrim poashtu mund të shëndrohen në PDF dokumente.
    Parashtrohet pyetja ku ti ruaj dokumentet e tilla në kompjutor? Ku është vëndi më i sigurt? Nga përvoja shumëvjeçare mund të konstatoj që dokumentet vëndin më të sigurt për ruajtje e kanë në njësinë/depon D. Në këtë pjesë të kompjtorit dokumentet ruhen dhe janë të mbrojtura edhe nëse e çinstaloni tërë sistemin operativ. Alternativ tjetër për ruajtje mund të jetë edhe hard disqe eksterne që lidhen me kompjutor përmes USB, poashtu edhe DVD apo CD disqet mund të jenë vënde të sigurta për dokumentet tua.
    http://www.dopdf.com/download.php
    Emri:  PDF.jpg

Shikime: 4983

Madhësia:  27.2 KB

    Arkivues ZIP i përkthyer në gjuhen shqipe:
    http://www.hamstersoft.com/free-zip-archiver/ (i plotë dhe pa pagesë/freeware)
    Pas instalimit shko në parametra(settings) dhe zgjedh gjuhën e preferuar.
    Emri:  Arkivues.jpg

Shikime: 4246

Madhësia:  27.5 KB

    Avast
    Antivirus i plotë që mund të shfryzohet falas 1 vit. Nevojitet vetëm regjistrim i postës elektronike(emailit) në brëndësi të softuerit.
    http://www.avast.com/en-us/index

    Të ecim në një hap me kombet tjera....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 18-09-2014 më 05:46

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Rrjeti për postimin:

    Vinjol (20-09-2014)

  8. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Softuerë të vlerësuar me 4 dhe 5 yje

    Driver Easy (i plotë dhe pa pagesë/freeware)
    Mjeti gjen dhe zëvendson pjesët e vjetruara të kompjutorit apo pjesët që mungojnë; softuerët, drivers/ apo drejtuesit etj. Verzioni falas punon më ngadal por i kryen të gjitha veprimet sikur verzioni i plotë.
    http://www.drivereasy.com/

    Adobe Flash Player dhe Adobe Shockwave (të plota dhe pa pagesë/freeware)
    Këto dy mjete janë mjete të domosdoshme për cdo kompjutor. Me siguri ju ka ndodh ndonjëher që nuk mund të hapni ndonjë video.Shkaku qëndorn në faktin se ju mungojnë ndonjëra nga këto module. Shko në faqe dhe shtyp në ndonjë buton ku shkruan Shop Now. Mos u friksoni. Do dilni në një faqe të re.Aty është menyja. Shtyp aty dhe gjej këto softuer që janë pa pagesë për shkarkim dhe përdorim.
    https://store2.adobe.com/cfusion/sto...onditions&nr=0

    Mjete për mirëmbajtje të kompjutorëve
    (Të plota dhe pa pagesë/freeware)
    Glary Utilities
    http://www.glarysoft.com/
    Advanced system care
    http://www.iobit.com/advancedsystemcareper.php
    Wise disk cleaner
    www.wisecleaner.com/

    Shndro monitorin televiziv në monitor kompjuterik

    Ndoshta informatat i keni lexuar më herët por ka persona që nuk kanë njohuri dhe kjo ndihmesë mund të ndikon pozitivisht te ta.

    Gjithënjë e më tepër kompjutori shndrohet në pjesë të jetës njerzore dhe këtë fakt nuk mund ta anashkalon apo mohon asnjë tezë apo fakt i njohur deri më tani. Duke ndenjur para monitorit harrojmë që kjo vegël aq sa ka anë pozitive ka edhe aq anë negative. Njerëzit e ngujuar para monitorit shpesh harojnë që me kalimin e kohës monitori ndikon në shqisat e të pamurit-sytë si dhe boshtin e kurrizit.

    Andaj për të neutralizuar këto anë destruktive na duhet të përpiqemi dhe të marrim masa për eleminim të këtyre efeketeve negative. Cdo kompjutor modern si dhe TV e ashuquajtur Flat screen është e pajisur me kontakte(hyrje/input) të quajtura HDMI,DVI dhe USB. (shiko këtu http://www.hhgregg.com/tv-entertainm...flat-panel-tvs )
    HDMI dhe USB për TV dhe USB, DVI dhe/ose HDMI për kompjutor.

    HDMI do thotë -High-Definition Multimedia Interface
    DVI do thotë-Digital Visual Interface
    USB do thotë-Universal Serial Bus

    Këto janë standarde bashkkohore për transferim të imazheve dhe zërit prej kompjutorit në TV.(kontrollo kompjutorin dhe TV-në ose lexo në manualet e tyre)

    Transferimet e imazheve/zërit realizohen përmes kabollve HDMI,DVI ose të kombinuar që do thotë se kabolloja në njërën anë mund të jetë HDMI kurse në anën e kundërt DVI.(shiko imazhet më posht)
    Pajisjet mund ti blini në cdo shitore të elektronikës, por së pari lexoni dhe kontrolloni me kujdes cilët kabllo ju përshtaten; mund të keni DVI me + ose -.Nëse nuk mund të blini në shitoret e elektronikës, ato mund të porositni përmes internetit apo miqve tuaj nga qytetet apo shtetet tjera.
    http://www.bestbuy.com/site/searchpa...HDMI+dvi+cable

    Konfigurimet;

    Së pari, instalo kabllo në kompjutor nga njëra anë dhe më pas instalon nga ana tjetër në TV.(Instalo me kujdes të madh me qëllim që mos të dëmtohen dhëmbëzat e kabllos ose mos shkaktohet thyerje e tyre gjatë instalimit).Gjatë kycjes së kabllos në Tv do të dëgjoni një tingull karakteristik përmes autoparlantëve të kompjutorit që signalizon instalim të një pajisjeje të re, respektivisht të një të ashtuquajturës driver.Shqip do përkthehej përafërsisht si drejtues.Cili është roli i tij? Drivers/drejtuesit mundësojnë komunikim në mes dy pajisjeve në këtë rast kompjutorit me TV-në.Në shiritin e veglave(aty ku shfaqet butoni i nisjes/start butoni) vërehet procesi i instalimit.
    Prisni deri në përfundim të instalimit të drejtuesit/driver.

    Më pas vepro kështu;

    Shko në tryez/desktop dhe kliko me anën e djatht të miut dhe gjej aty ku shkruan screen resolution/rezolucion i monitorit/ekranit. Shtyp aty dhe do vëresh që aty hapen parametrat e monitorit/ekranit.Rezolucion i monitorit do thotë që aty rregullohet qartësia/sa është i qart(mpreht) imazhi/imazhet që e shikon në monitor si dhe qartësia e gërmave/teksteve të monitorit.
    Njëkohësisht aty vëren 2 imazhe/2 simbole apo dy monitor të shënuar me 1 dhe 2.Ose vëren vetëm shkrime 1 dhe 2.Kjo varet nga verzion i sistemit operativ të instaluar; Windows8, ose Windows7, Vista etj.

    (Rezolucionet e monitorit kompjuterik mund të jenë të ndryshme varësisht nga konfigurimet e më hershme. Si rezolucion i ulët është p.sh.640 × 480 ndërsa 1600 × 1200 është rezolucion i lart apo me fjalë të tjera imazh më i qart/më i mpreht.Rezolucioni në TV-të HD standard (Hig Definition) është 1920 X 1080 por edhe aty ka variacione.Rezolucioni i imazhit gjatë bartjes prej monitorit të kompjutorit në monitor të TV gjatë instalimit përshtatet në mënyrë automatike ashtu sic shfaqet në monitorin e kompjutorit.
    Këtu mos prek asgjë.Më vonë mund të eksperimetosh.)

    Monitori numër 1 është monitor i kompjutorit, ndërsa monitori numër 2 është monitor i TV-së.Shtyp në monitorin numër 2 dhe shëno si monitor kryesor.Tani imazhi i kompjtorit
    është bart/transferuar në TV.

    Imazhi zhduket nga monitori numër 1 dhe shfaqet në 2.Me këtë rast fillon të funksionon edhe miu i kompjuterit në tryezën e re.Në mënyrë të njëjtë mund ta ktheni imazhin nga monitori i TV-së në monitor të kompjutorit(duke lëviz me miun në monitorin eTV ku ësht shfaqur imazhi i monitorit kompjuterik.)Por mund të ketë edhe alternativë të tretë që do thotë se imazhi qëndron edhe mëtutje edhe në monitorin numër 1 por e zgjëruar në monitorin 2. Kontrollo mundësitë në parametrat e përshkruar më lart.

    HD TV kanë paisje për ndrim të kanaleve të quajtur remote controll. Aty gjen butona me emrin HDMI ose Source ose AV(DVD video).Shtyp në njërën prej tyre(mvarësisht cilin lloj/model të TV të butonave e keni ose lexo në manual të TV-së).Pas shtypjes shfaqet imazhi i monitori kompjuterik.

    Konfigurimi i zërit(sound)

    Pas shfaqjes së imazhit të tryezës në monitorin e Tv duhet të konfigurohet apo bartet edhe zëri nga kompjutori në TV.Në shiritin e veglave në tryezë(ku është butoni i nisjes/start) vëren ikonën/simbolin e autoparlantit.Shtyp në të dhe do vëresh ne¨dritare të re ikona/simbole të ndryshme si psh.simbolin e sistemit të zërit dhe një shigjetë që tregon edhe një alternativë. Shtyp në te dhe do vëresh simbolin e monitorit televiziv.(shiko imazhin posht) Shtyp në te dhe rregullo parametrat do thotë aktivizo këtë alternativë.Me këtë rast zëri është bartur në TV dhe mund të dëgjohet vetëm nga autoparlantet e TV. Nga autoparlantet e kompjutorit nuk mund të dëgjohen zëri.

    Ju sygjeroj të blini edhe një tasturë(keyboard) dhe miun pa kabllo-(wireless) për kompletim të procesit-në treg mund të gjeni për disa dhjetra euro.
    Me komoditet prej disa metrave mund të operoni si me kompjutor ashtu me Tv-në.
    http://www.bestbuy.com/site/mice-key...d=abcat0513005

    Përshkrimi i sipërm vlen për desktop kompjutor si dhe për laptop.

    Kompletim

    Nëse dispononi me më tepër të holla dhe mendoni të blini një sistem muzikor mos e bënë atë gjë. Këtu ju ofroj idenë dhe mundësinë që të blini vetëm autoparlante që janë univerzale si për TV poashtu edhe për kompjutor.Meqë tani e realizuat bartjen e tryezës kompjuterike në TV tani mund të siguroni edhe një sistem të ri univerzal muzikor që shërben edhe për transmetime televizive.Bëhet fjalë për sistem të quajtur soundbar.Vetëm me një kabllo optike që lidh TV-në me këtë sistem ju mund të krijoni një media të re për dëgjim të muzikës nga interneti, Mp3 skedarëve, për filma nga Tv-ja etj.

    http://shopping.indiatimes.com/elect...498/p_B2199476

    http://www.klipsch.com/soundbars
    PS.
    Për shkaqe të panjuhura imazhet e prgaditura nuk shfaqen këtu.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 28-09-2014 më 14:57

  9. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Softuerë të vlerësuar me 4 dhe 5 yje

    Sistem i i ri operativ i Windows-it Windows 10 (Pa pagesë për 3 muaj)

    Windows 10 do thoja se është një verzion i ri (përmirsim i tij)i Windows 8.1. Të rejat në 10 ;

    1-Butoni i nisjes(start) që nuk eksiston në Windows 8.1 është rikthyer sërish.Për këtë shkak Microsofti mori kritika të ashpra nga përdoruesit.
    (nëse disponon Windows 8.1 dhe të mungon butoni i nisjes-Start mund ta shkarkosh këtu falas-pa pagesë: http://www.iobit.com/iobitstartmenu8.php

    2-Menyja që gjindej në anën e djatht të dritares të windows 8 tani është zhvendosur në anën e majtë aty ku është menyja kryesore(te butoni i nisjes(start)

    3-Windows 10 është më i shpejt se sa verzioni i mëparshëm dhe ka disa risi të tjera fare të vogla. Por ky verzion që ofrohet për përdorim 3 mujor falas mund të pëson ndryshime(modifikime) të tjera dhe nuk është verzioni përfundimtar. Verzioni përfundimtar shfaqet diku verën 2015 dhe në shitje del në vjeshtë të 2015.

    Madhësia e .Iso skedarëve për shkarkim;
    32 bit = 2.9 GB(gigabit)
    64 bit = 3.8 GB

    Pas shkarkimit të skedarit, ai duhet të digjet në një DVD disk.Shiko më posht si digjet një iso skedar në DVD disk.Instalimi fillon pas vënies së diskut në paisjen dhe ri nisjen e kompjutorit.Kujdes: nëse instaloni windowsin e ri nga(disku) atëher fshihet cdo gjë që keni në kompjutor dhe instalon verzionin 10.POr mund që edhe të mbindërtoni(upgrade) sistemin operativ nga p.sh windows Vista ose Windows 7 në Windows 10.Kur disku aktivizohet pas ri nisjes së kompjutorit do vëreni faqe të zezë me shkrimin; Press any key to start from DVD disk.(Kjo informatë zgjat disa sekonda dhe nëse nuk shtypni në ndonjë buton të tasturës atëher nis kompjuroi si zakonisht.) Shtyp në ndonjë buton dhe atëher aktivizohet disku.Nëse disku nuk aktivizohet pas ri nisjes së kompjutorit atëher duhet të ndërhyni në BIOS dhe të modifikoni për nisje të kompjutorit nga disku.Nëse nuk keni njohuri se si bëhen modifikimet në BIOS kërkoni ndihmë në forum ose kërkoni info në Google.

    Falas mund të përdoret deri më 15 Janar 2015.
    Shkarko nga kjo faqe ose nga faqja e Majkrosoftit(Microsoft-it).
    http://www.techspot.com/downloads/6667-windows-10.html

    ImgBurn(pa pagesë-Freeware)

    Këtu mëson se si digjet(burn) një disk.Hap pas hapi në mënyrë pedagogjike sqarohet mënyra se si krijohen llojet e ndryshme të disqeve për qëllime të ndryshme.Financohet nga donacionet.Ju sygjeroj të përdorni një DVD-(ose)+RW(rewrite) disk.Këto disqe mund të fshihen dhe ri shkruhen(digjen) shumë herë.Nëse përdor një DVD të zakonshëm, ajo mund të digjet vetëm një herë.Ju lutem, që sipas mundësive ekonomike(nuk jam pronari i softuerit), nëse e përdor shumë herë mjetin në fjalë dhuroni 1-2 euro.Ky softuer(si dhe të ngjajshëm me të) është krijuar me shumë punë, së paku disa mujor,është harxhuar djersë dhe dituri për krijimin e saj.Imagjino sikur ju vet të ishit krijues...
    http://www.imgburn.com/index.php?act=download

    Giveaway of the day(pa pagesë-Freeware)

    Fito-Fitoj(Win-Win).Ky është koncepti i faqes së më poshtme.Me fjalë të tjera, këtu gjen dy momente; njëri qëndron në faktin se krijuesit e mjeteve nga sfera të ndryshme
    arrijnë të shpërndajnë produktet te një publik i gjërë përmes marketingut që kushton fare lirë dhe nga ana tjetër ju si përdorues përfitoni rastin që të merrni softuer falas që në treg kushtojnë disa dhjetra dollarë.Produktet ofrohen falas vetëm një ditë(për përdorim të përhershëm) që do thotë se nëse oravatesh ta instalosh sërish vetëm pas 24 orëve ato do funksionojnë sërish por nuk do e keni verzionin e plotë.
    http://www.giveawayoftheday.com/

    Visual Studio Exreess 2013(pa pagesë-Freeware)

    Dëshiron të mësosh programim? Ja një rast unik ku mund të marësh softuer falas nga Microsofti për krijimtari individuale.
    Këtu i gjen 2 verzione:Një për desktop dhe një për Ueb
    Cilën ta zgjedh? Kjo mvaret nga fakti se cdeshiron të besh.Të krijosh softuer për desktop apo ueb.
    Cili është verzion i plotë dhe pa pagesë? Kliko aty ku shkruan:

    Visual Studio Express

    Visual studio express with update 3 for Web
    ose
    Visual studio express with update 3 for Windows
    http://www.visualstudio.com/download...ress-windows-8

    Kur klikon në Install now, ajo të dërgon/orienton tek email adresa(hotmail).Nëse nuk ke regjistro një.
    Pasi regjistrohesh mund të fillosh me shkarkim.
    Skedari që shkarkohet është në .Iso format(standard).(Ka edhe formate tjera si p.sh;Zip, Tar, gaz etj.(Këto janë mënyra/metoda për ngjeshjen/compress e skedarëve të mëdhenj)Pas shkarkimit duhet të digjet në DVD disk dhe prej aty fillon instalimi.

    Codec(pa pagesë-Freeware)

    Këtu gjen standardet më të reja për dekodim/hapjen e skedarëve nga muzika, filmi, transmetimet live(të drejtpërdrejta) etj.Sygjerohet për cdo përdorues të mjeteve të përmëndura.
    K-Lite Mega Codec Pack 10.8.0 
    Shkarko nga këtu:
    http://www.freewarefiles.com/downloa...rogramid=22638
    Më tepër sqarime:
    http://www.codecguide.com/about_mega.htm
    http://en.wikipedia.org/wiki/Codec

    Torrent(pa pagesë-Freeware)
    Mjet për shkarkim të softuerëve, filmave, muzikës, dokumenteve (apo pjesëve të tyre)nga kompjuterët e tjerë anembanë botës.Përmes Torrentit gjen materiale legale dhe ilegale.Mënyra e punës;
    Skedarët e vegjël të quajtur torrent vendosen nëpër faqe të ndryshme të internetit nga të cilët shkarkohen.(Provo në Google për gjetjen e tyre. Shkruaj p.sh. torrent Movie(film)Ja një shembull: http://moviestorrents.net/action/und...tion-2006.html -Kliko aty ku shkruan: Download torrent.Pas shkarkimit, klikon në të dhe atëher aktivizohet programi i Torrentit për shkarkim.Duhet të jeni të kujdesshëm gjatë shkarkimit të materialeve ngaqë eksiston mundësia e monitorimit të shkarkuesit(Duke u bazuar në IP numrin e cdo kompjutori).Me fjalë të tjera mos shpërnda materiale të shkarkuara.
    http://www.utorrent.com/downloads/win

    WPS Office Free 2014(pa pagesë-Freeware)

    WPS shërben për shkrim të teksteve, prezantime etj dhe zëvendëson plotësisht Office paqetën e Microsoftit.Më herët emri i saj qe Kingsoft Office.
    http://www.kingsoftstore.com/kingsof...-freeware.html

    Të ecim në një hap me kombet tjera....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 14-10-2014 më 08:29

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Rrjeti për postimin:

    DiGiT@LiFE (06-11-2014)

  11. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-05-2012
    Postime
    390

    Për: Softuerë të vlerësuar me 4 dhe 5 yje

    s'kuptova cfare do te thote me 4,5 yje ?

  12. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Softuerë të vlerësuar me 4 dhe 5 yje

    Citim Postuar më parë nga DiGiT@LiFE Lexo Postimin
    s'kuptova cfare do te thote me 4,5 yje ?
    Vlersimi i produktit nga ana e përdoruesve, si dhe vlersimi i editorit në bazë të testimit të produktit.Editor rating.Ai produkt që fiton 4-5 yje(apo vota) do thotë se është produkt i kategorisë së lart.Ja shembuj:http://download.cnet.com/windows/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 17-10-2014 më 19:07

  13. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Softuerë të vlerësuar me 4 dhe 5 yje

    Macrinum Reflect (pa pagesë për përdorim personal-Free for personal use-Freeware)

    Edhe sistemet më të reja(të përsosura/advanced) operative shfaqin herët a vonë mungesa/zbrazëtira/gabime në funksinonimet e tyre. Nuk eksistojnë dot sisteme të përkryera. Me siguri ju ka ndodh të shfaqen gabime(error) në funskionet e sistemit operativ të Windowsit apo në softuer të tjerë dhe asesi nuk mund t´ja gjejmë burimin(shkakun e tyre). Andaj nevojitet që sistemi operativ apo pjesët e saj të kopjohen (herë pas here)kur funskionojnë ashtu sic duhet( funksionim normal) dhe të ruhen në vënd të caktuar . Më vonë, nëse paraqiten pengesa, gabime, etj, atëher leht nga kopja e ruajtur mund të restaurojmë( apo kthejmë në gjëndjen e më parshme funskionale) qoftë gjithë sistemin apo pjesët e saj.

    Në Windows(duke filluar nga XP) figuron mundësia e kopjimit automatik të sistemit dhe restaurim të saj. Por ky sistem ka shumë të meta dhe nuk kopjon ashtu sic duhet dhe ka raste kur na dëshirojmë restaurim të sistemit por kopja nuk funksionon dot...

    Andaj si rezultat kemi shfaqjen e mjeteve të reja që bëjnë kopjim dhe restaurim(100%) të sistemit.

    Ka shumë variante të tyre mirëpo këtu do përqëndrohem në njërën nga to i cili është përshtatshëm si për fillestarë ashtu edhe për përdorues me përvojë. Bëhet fjalë për Macrinum Reflect.

    Udhëzim/sygjerim

    Sygjerohet (por ju jeni vendim marrës) që fillimisht të kontrolloni sistemin operativ(stabilitetin e tij) d.m.th nëse është stabil, pa gabime, qoft në softuerat e instaluar qoft në vet sistemin operativ. Më pas fillo kompjim të sistemit.

    Më e përshtashme është instalim i sërishëm i sistemit operativ si dhe softuerëve që i përdorni, azhrunimi (apo sic thuhet përditsimi i tyre; kanë domethënie ttë njëjt, por më adekuat si emërtim është azhurnim) i tyre dhe më pas kopjimi i sistemit operativ.

    Instalimi dhe mënyra e përdorimit

    Ky mjet respektivisht softuer përbëhet nga dy pjesë: Macrinum Reflect dhe Windows PE.
    Pas instalimit dhe hapjes së Macrinum Reflect, në brëndsi të saj do shfaqet pyetja:- Important: You have not yet created Rescue Media to enable system Recovery on your PC. Do you want to create Rescue Media now? Ju akoma nuk keni krijuar media për restaurim. Dëshiron të krijosh media të restaurimit tani? Skedari i shkarkuar është në ISO format apo standard.Hapet përmes ndonjë zip programi.Shkarko dhe instalo edhe atë.Pastaj duhet të krijosh një CD disk dhe të instaolsh/djegish Windows PE skedarin(ISO) në të.-Për djegje-përdor CD-RW-rewrite që mund të digjet dhe fshihet shumë herë- e përgaditur shërben për ri nisje(BOOT) të kompjutorit, respektivisht shërben për hapjen/aktivizim të Macrinum Reflectit kur nis kompjutorit.Kur hapet programi në fjalë bëhet i mundur restaurimi i skedarit të kopjuar respektivisht të sistemit operativ që e kopjuat më para.

    1-Skedari i kopjuar/ i sistemit operativ duhet të ruhet në njësinë D: .Cila është njësia D: ? ( shiko imazhin në artikullin: doPDF )
    2-Brënda Macrinum Reflect duhet të caktohet rruga(path) deri tek skedari i kopjuar..Kliko në butonin Browse/shfleto brënda Macrinum Reflect dhe gjej dosjen-(ku ruhet skedari i kopjuar i sistemit operativ) e
    krijuar më përpara në njësinë D: .

    Kur e ri nis kompjtorin me CD e djegur dhe aktivizohet Macrinum Reflect nga BOOT CD-ja (shfaqet shkrimi press any key to start BOOT from CD/DVD;kliko në ndonjë buton për aktivizim) automatikisht shfaqet rruga deri tek skedari i kopjuar.Kliko në skedarin(brënda Macrinum Reflect) dhe atëher aktivizohet restaurimi i sistemit operativ i cili zgjat rreth 12-15 minuta.
    Nëse më vonë, pas instalimit të Windows PE shfaqet sërish pyetja : Important: You have not yet created Rescue Media to enable system Recovery....thjesht injoroje. Për më tepër lexo në ndihma.

    Më pas bëhet ri nisja e kompjutorit.

    http://www.macrium.com/

    Skyscanner( Aplikacionet(App-s) për celular Skyscanner dhe Booking janë falas për përdorim)

    Në rrjet gjinden një numër i madh i faqeve të agjencive të udhëtimit mirëpo oferta e tyre ka karakter të kufizuar. Si pasojë e saj u shfaq nevoja e faqes-ve ku ofrohen një numër i madh gati i pakufizuar i ofertave për rezervime të biletave për udhëtime me aeroplan dhe rezervime të bujtjeve nëpër hotele në tërë globin.

    Një ndër ta është skyscanner. Me të vërtet ka përmbajtje të mirë. Aty mund të gjeni dhe krahasoni cmimet e më se 5-600 kompanive ajrore.Cmime më të mira /më të volitshme i gjen nga e hëna deri të enjten(vajtje-ardhje). Në fundjavë, e premte, e shtunë dhe e diel cmimet janë më të larta.

    http://www.skyscanner.com/

    Ndërsa faqja e më poshtme paraqet të gjitha kompanitë ajrore që gjinden në listën e zezë/ të pa përshtashme për udhëtime. Lista është në PDF format/standard.
    Përpara rezervimit kontrollo kompaninë.

    http://ec.europa.eu/transport/modes/...n/index_en.htm

    Booking faqja

    Faqja për rezervime të hoteleve anembanë globit. Ofrojnë rezervime për 544,124 hotele. Përsonalisht jam shumë i kënaqur nga ofertat e tyre dhe e përdor vite me rradhë gjatë udhëtimeve.

    http://www.booking.com/

    Nëpërmes adresave tët sipërme mund të bëni rezervime të biletave dhe hoteleve 1 vit apo disa muaj më herët. Procesi realizohet vetëm brënda disa minutave...

    Pagesa bëhet përmes VISA/MASTER/AMERICAN EXPRESS kartelave.Pas pagesës, nëpërmes postës elektronike( Emailit) ju arrijn konfirmimi i rezervimit te biletës(më pas ju arrijn edhe një email tjetër me biletën elektronike( e ashtuquajtur E-ticket) me të dhënat tua si dhe PIN kodi. Shpesh bileta elektronike(E ticket) ju dërgohet si PDF skedar.Shkarko dhe ruaj në kompjutor.Kur jeni në aeroport shëno PIN KODIN në pajisje(në automate) dhe ajo ju jep biletat. Ose këtë e bëni në sportele...

    Ueb Aplikacione nga krijuesit shqiptar(pa pagesë-freeware)
    (Për celular)

    https://play.google.com/store/apps/d...ldroid.tvshqip

    Definicioni i aplikacionit:
    http://sq.wikipedia.org/wiki/Ueb_aplikacionet

    ProgDVB(pa pagesë verzioni standard-Freeware)
    (për kompjutor-krijues i huaj)
    (32 dhe 64 bit
    )

    Teknologjia e transmetimve televizive, gjithnjë e më tepër kalon nga sistemi analog në atë dixhital dhe transmetohet nëpërmes internetit me të ashtuquajturën IP(internet protocol)TV. Praktikisht kjo do thotë që ne më nuk kemi nevojë për pajisje speciale harduerike por vetëm softuer të përshtacëm. Këtu gjen softuer të tillë që bën të mundur transmetime televizive nga e mbarë bopa në kohën reale(drejtpërdrejt) pa mar parasysh distancën nga transmetuesi dhe shikuesi.

    Kanalet shqiptare janë të ndërprera por të gjitha të tjerat funksionojnë(me siguri herët a vonë do rregullohet). Për të shikuar, ju duhet të keni shpejtësi të lidhjes me internetin(koneksioni) së paku 2-3 megabit(MB).

    http://www.progdvb.com/

    Azhurnimet(update) e kanaleve televizive i gjen këtu:

    http://iptv-tv.blogspot.se/search/la...snia%20albania

    Për të importuar kanalet televizive vepro kështu;
    krijo një .txt skedar( .txt gjindet i instaluar në cdo kompjtor dhe shërben për shkrim të teksteve)

    Cilët adresa/lidhje/links funksionojnë? Zakonisht me PRGDVB funksionojnë adresat me prapashtesat m3u si dhe me rtmp adresat (aq sa i kam testuar) Por ju mund të eksperimetoni edhe të tjerat lidhje.
    Ja disa:
    http://iptv-free.blogspot.se/2014/03...a-austria.html

    Kopjo dhe ngjit në .txt skedar.Ruaje/Save. Më pas hap programin PRGDVB dhe imoprto skedarin.Open file....
    Kur klion në opsionin Open file nuk mund ta shohish skedarin andaj kliko në butonin e dritares së re në All files...Atëher shfaqet .txt skedari yt që e importon brënda programit dhe shfaqet si Custom List.
    (shiko në fund të softuerit me alternativat Internet TV, Internet radio, Custom List)
    Këto lidhje hapen edhe me softuerin KODI( ish XBMC)që është përkthyer edhe në shqip, si dhe me VLC .

    KODI(XBMC)
    Qëndër mediale për transmetime televizive si dhe për dëgjim të kanaleve muzikore sipas orientimit muzikor dhe të radhitura sipas shteteve.Poashtu këtu mund të hapni të gjitha llojet e skedarëve të filmave pa përjashtime.Softueri është në zhvillim të pandërprerë nga ana e vullnetarëve rreth e përqark botës.Këtu mund të hapni edhe youtube dhe facebook. Pas instalimit të softuerit, në brendësi të saj duhet të instalosh add ons(programe të vogla brënda programit).Ndër më të njohurat dhe me kualitet të lart instalo këto:
    ICE CAST
    dhe Listen live EU ku janë të përfshira edhe kanalet muzikore shqiptare:
    Këtu mund të gjeni edhe unP lidhjet etj.
    Së shpejti softueri i emërtuar XBMC do e ndron emrin në KODI...
    http://xbmc.org/download/
    Në parametra(settings) mund ta ndryshoni gjuhën në shqip.

    Ky është softuer më i avansuar deri më tani në krahasim me softuerët e tjerë.

    http://www.videolan.org/vlc/

    Anti Spyware, Adware,Trojan...

    Me siguri keni të instaluar ndonjë antivirus dhe ndjeheni të sigurt dhe komod?! Nga përvoja mbi se 20 vjeçare me kompjuterë, internet dhe softuerë mund t´ju them lirisht që interneti është medium i stërmbushur jo vetëm me informata të dobishme , edukim dhe arsimim por ka edhe rreziqe të pa imagjinueshme...Këto fjalë nuk janë vetëm fjalë për t´ju trëmbur por informata për t´ju ndihmuar juve si përdorues të kompjutorëve dhe rrjetit.
    Gjatë lundrimit në rrjet apo shfletim të faqeve të ndryshme, ekspertët apo talentët e programimit kanë krijuar të ashuquajtura skripte (p.sh java skript, exe skedar etj) apo të ngjashme të cilat pa dijenië tuaj instalohen në kompjutorin tuaj dhe aktivizohen me qëllime të ndryshme:

    Ja disa nga ta:
    Spyware, Adware,Trojans, Dialers, Worms, KeyLoggers, HiJackers, Parasites, Rootkits...
    Qëllimi apo objektiva e tyre është;

    1-Vjedhja e informatave personale dhe keqpërdorimi i tyre(falcifikim i identitetit)
    2-Vjedhja e kodeve bankare nëse i keni të ruajtur në kompjutor
    3-Marketingu(advertising) i produkteve apo shërbimeve të ndryshme
    4-Marrja nën kontroll të plotë të kompjtuorit tuaj që do thotë se përmes këtyre rreziqeve të instaluar ata mund të përcjellin çdo gjë që shkruani apo çdo veprim tuaj në kompjutor...
    5-Spiunimi i informatave të ndjeshme të kompanive, produkteve të tyre etj.
    Këto rreziqe mund të jenë të kamufluara në mënyra dhe metoda të ndryshme.....

    Po antivirus softuerët a ndihmojnë në këto raste?
    Deri diku po, por antivirus softuerët nuk mund ti parandalojnë këto rreziqe...

    Andaj në treg janë shfaqur mjete që i zbulojnë dhe neutralizojnë edhe këto rreziqe. Këto mjete duhet të përdoren së paku një herë në javë për të fshirë apo neutralizuar gati çdo rrezik të tillë;
    Ja disa nga ta që mund ti shfrytzoni falas:
    Testo këto mjete:
    https://www.malwarebytes.org/
    http://www.superantispyware.com/
    http://www.tomsguide.com/us/download...301-30962.html
    http://www.spychecker.com/program/roguekiller.html

    Të ecim në një hap me kombet tjera....
    Të fala nga Skandinavia
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 30-10-2014 më 08:06

  14. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Softuerë të vlerësuar me 4 dhe 5 yje

    Një plotsim i shkurt: Macrinum Reflect mund të gjindet falas(verzioni i plotë) në këtë lidhje:
    http://download.cnet.com/Macrium-Ref...-10845728.html
    Në faqen zyrtare është larguar mundësia e shkarkimit të verzionit të plotë.Madhësia e skedarit për shkarkim: 541.3 MB.Së pari shkarkohet skedari me madhësi 2.19MB më pas nga brendësi e saj shkarkohet skedari me madhësi 541.3 MB.

    Citim Postuar më parë nga Rrjeti Lexo Postimin

    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 30-10-2014 më 10:40

  15. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-05-2012
    Postime
    390

    Thumbs up Për: Softuerë të vlerësuar me 4 dhe 5 yje

    Citim Postuar më parë nga Rrjeti Lexo Postimin
    Një plotsim i shkurt: Macrinum Reflect mund të gjindet falas(verzioni i plotë) në këtë lidhje:
    http://download.cnet.com/Macrium-Ref...-10845728.html

    64bit: http://updates.macrium.com/Reflect/v...h=1&redirect=Y
    32bit: http://updates.macrium.com/Reflect/v...h=0&redirect=Y

    ...qysh s'perton o Rrjeti me gjithe kete perkthim
    Ndryshuar për herë të fundit nga DiGiT@LiFE : 06-11-2014 më 12:07

  16. #12
    .................... Maska e iktuus
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261

    Për: Softuerë të vlerësuar me 4 dhe 5 yje

    Bravo per punen e kryer...
    Besoj se ne nivel te lart qendrojn edhe: AVG FREE EDITION, VLC, ATUBE CATCHER dhe CCLANER
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  17. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Softuerë të vlerësuar me 4 dhe 5 yje

    Iktuus: ke të drejt për softuerët që i përmend...jeni të ftuar ju dhe të tjerët në pjesmarrje. Por nëse vendosni këtu mjete të tilla, ju lutem që të bëni përshkrim të tyre me qëllim që edhe vizitorët që nuk njohin gjuhë të huaja, të kuptojnë se si funksionojnë...

    Për DIGIT@LIFE;
    Citim Postuar më parë nga Rrjeti Lexo Postimin
    Një plotsim i shkurt: Macrinum Reflect mund të gjindet falas(verzioni i plotë) në këtë lidhje:
    http://download.cnet.com/Macrium-Ref...-10845728.html

    64bit: http://updates.macrium.com/Reflect/v...h=1&redirect=Y
    32bit: http://updates.macrium.com/Reflect/v...h=0&redirect=Y

    ...qysh s'perton o Rrjeti me gjithe kete perkthim
    ---------------------------------------------------------------------
    DIGIT: e kam hobi.....Nëse nuk punojmë na, atëher punon armiku apo konkurenti. Në vend që të na shkel koha dhe armiku ,na i shkelim dhe qëndrojm mbi ta. Kaloi koha kur të tjerët i conin hundët dhe arogancën mbi shqiptarin. Kur i(do i) shkelim na, këta kan me i ul kokat...Para disa ditëve mjetet e informimit në Kosovë lajmëruan për masat që do i ndërmarrin për mbrojtje të identitetit dhe të informatave në dhe nga rrjeti.Athua nga i morrën këto inspirime dhe informata?!
    ----------------------------------------------------------------------

    Herën tjetër informata dhe softuer për:
    Përgjim të celularëve dhe mjete mbrojtjeje..
    Bartje e MP3 në radio pajisjen e makinës
    Lundrim anonim në internet dhe email anonim
    ...dhe të tjera
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 07-11-2014 më 19:30

  18. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Softuerë të vlerësuar me 4 dhe 5 yje

    Windows 7 Versioni shqip (pa pagesë-Freeware)

    Windows 7 më në fund është përkthyer në gjuhën tonë. Këtu mund ta shkarkosh skedarin e gjuhës shqipe.
    http://www.gjuhashqipe.com/softuere/...re.aspx?ida=25

    Mask MY IP (pa pagesë-Freeware)

    Për lundrim(surfing) anonim në rrjet si dhe dërgesë anonoime të postës elektronike(email) përdor Mask MY IP. Gjatë cdo vizite nëpër faqe të ndryshme(apo dërgesës së postës elektronike/emailit) na lejm gjurmë të vizitës sonë në formë të IP numrit. Ky IP numër bën të mundur identifikimin e vizitorit/orgjinën me 100 % saktësi.Me aktivizimin e mjetit bëhet manipulimi(bllokimi i saj) i IP adresës suaj të vërtetë dhe në atë rast zëvendësohet me/shfaqet një adresë e trilluar në SHBA.
    Po kështu ndodh edhe me emailin.(Pra pamundësohet IP Whois(gjurmimi i adresës tënde).Pa pengesa mund të vizitosh cdo faqe dhe të dërgosh postë, me përjashtim të Facebook-ut.Nëse e aktivizon Facebook dhe njëkohësisht aktivizon mjetin në fjalë, në atë rast të bllokohet hyrja në Facebook. Që të hapet facebook duhet të mbyllet programi si dhe të mbyllen të gjitha dritaret e Ueb shfletuesit dhe të të aktivizohet sërish.

    http://www.mask-myip.com/

    Open whispersystems (pa pagesë-Freeware)
    (për celular)

    Me Open Whispersystems bisedoni në mënyrë të sigurt.Askush nuk mund t´ju spionon as me veglat më të përsosura për përgjim/spiunim.

    http://whispersystems.org/

    Shkarkim i drejtpërdrejt:

    https://play.google.com/store/apps/d...crime.redphone

    Kush ka dëshirë, dituri dhe aftësi mund ta përkthen në gjuhën shqipe(në gjuhën standarde shqipe).
    http://github.com/WhisperSystems/RedPhone
    (nëse nuk hapet faqja ashtu sic duhet kërko në search lng. files ose translate)

    Dhe një mjet i ngjajshëm:

    Cell Tracker
    (për celular)

    Versioni falas përmban një moment iritues.Pas instalimit funksionon në mënyrë normale, mirëpo softueri instalon një pjesë shtesë për Ueb shfletuesin me reklame(bannera) në fillim të cdo faqejje. Nëse blini ndonjë produkt nga faqja e tyre atëherë ju lëshohet versioni i plotë pa reklama dhe falas. Nëse dëshiron mund ta testosh dhe më pas mund ta largosh me ndihmën e softuerit IOBIT UNINSTALlER(shiko më lart në temën=Iobit Uninstaller)
    Ky mjet është shumë i rrezikshëm nëse bjen në dorë të personave të papërgjegjshëm.Lexo më tepër në faqe.

    http://cell-trackers.com/free.html#.VF9r4WePPtt

    DAZ 3D (pa pagesë-Freeware)

    Ke prirje për vizatime dhe krijimtari?Dëshiron të krijosh figura, objekte, godina etj. tre dimenzionale 3D? Ja një rast unik për marrje të materialit të plotë. Fillimisht shkarkon një material të vogël dhe më pas në brendësi shkarkon elementet të plota. Madhësia e softuerit të instaluar është rreth 1 gigabyte(1GB).Në DAZ ka aq përsosshmëri(figura që mund të krijohen) saqë nuk dallohet nga (imazhet) jeta reale.
    Shpjegimet janë përqëndruar në dy metoda;

    1-Në formë të teksteve (.PDF skedarë)
    2-Video prezantime të plota për mënyrën e punës dhe krijimtarisë(Youtube)
    Ja shembuj për frymëzim/inspirim; jam më se i sigurt që në mesin tonë gjinden me qindra djem e vasha me ide kreative në këtë fushë...

    (kopjo/ngjit në shfletues/browser)

    http://www.daz3d.com

    Blender (pa pagesë-Freeware)

    I ngjashëm me DAZ, por shërben për krijmtari të filmave të animuar.

    http://www.blender.org/

    Mozilla Firefox (pa pagesë-Freeware)

    Ueb shfletues më i popullarizuar.
    http://www.mozilla.org

    MP3 muzikë / libra në pajisjen e makinës

    Në makinat/autombilat e gjeneratës më të re, së paku në pjesën më të madhe të tyre është instaluar radio pajisje me funksione:bluetooth qe shërben për sinkronizim dhe bartje të muzikës nga celularët në radio p.sh. dëgjim i muzikës së preferuar nga yotube, mp3 muzikë /libra etj. Poashtu pajisja ka edhe mundësi të bisedave telefonike(handsfree) përmes mikrofonit të pajisjes dhe dëgjimit të bashkbiseduesit nga autoparlantet e makinës. Me një fjalë, nuk e humb vëmëndjen/koncentrimin gjatë vozitjes në krahasim me biseda përmes celularit.(E kemi na ves/merak që në një dorë ta mbajmë celularin e me dorën tjetër timonin.....)

    Në pajisje gjindet një buton specifik për lajme/informata të rëndësishme për trafikun-gjendja në të.Ka rëndësi të madhe gjatë vozitjes dhe p.sh. dëgjimit të muzikës mp3.Funksionimi i saj në pajisje është automatike(ju duhet ta konfiguroni vet duke shtyp në atë buton-lexo në manual) dhe bën të mundur p.sh. ndërperjen automatike të dëgjimit të muzikës gjatë lajmërimeve të rëndësishme për komunikacionin.Pas lajmërimit , në mënyrë automatike vazhdon emitimi i MP3 muzikës aty ku ka mbet. Zakonisht funksioni është i mundur në shtetet që e aplikojnë këtë radio teknikë, dhe sa i përket shteteve ballkanike nuk jam i sigurt që e aplikojnë/përdorin.

    Vecoria specifike është USB porti/hyrja/input.Përmes USB ju mund të importoni me qindra mija këngë/libra të formatit/standardit mp3, WMA etj.Praktikisht, zëvendëson plotësisht nevojën e përdorimit të CD disqeve.Disqet kalojnë në histori(-në) e zhvillimit teknik...CD disk(si dhe pajisje të kosmonautëve amerikan, prezantime 3 dimezionale të objekteve) për të parën herë kam pa në vitet e 80 dhjeta në ish shtetin e vdekur Jugoslav në një ekspozitë që e organizoi NASA e SHBA-ve.

    Mënyra e importimit

    Nëse disponon automobil më të vjetër dhe nuk ke radio pajisje me USB bli dhe instalo. Ja një faqe me informata të hollësishme:
    http://www.bestbuy.com/site/pioneer-...&skuId=8010016

    Më tepër:

    http://www.bestbuy.com/site/car-audi...d=abcat0302012

    Për importim të këngëve/librave ju duhet një vegël e ashtuquajtur USB flash drive.

    http://www.bestbuy.com/site/computer...d=abcat0504010

    Sygjeroj që të blini USB flash drives që është e shkurt me qëllim që mos t´ju pengon gjatë vozitjes apo rastësisht mos të dëmtohet nga pasagjeri i ritur ose fëmija.Gjatësia është rreth1,5 cm.

    Shiko këto modele:
    http://www.bestbuy.com/site/sandisk-...&skuId=3613746
    http://www.bestbuy.com/site/sandisk-...&skuId=5597704

    Mesatarisht një këngë(mp3) përmban rreth 3MB(megabit)Mund të përmban edhe 4-5 megabit...
    1GB(gigabit)=1000MB(megabit)
    Llogarit sa këngë përfshihen/grubullohen në USB flash drive me 16 GB.

    Libra në mp3 format/standard që mund të dëgjohen nga autoparlantet e makinës/automobilit)

    http://www.loyalbooks.com/Top_100
    www.booksfree.com/mp3/mp3_free_mp3_books.shtml

    Prgaditja dhe eksekutimi i mp3 materialeve në USB-në e makinës

    Së pari nevojitet vënja e mp3 materialeve në një dosje. Dosja e prgaditur kopjohet në USB flash drive dhe bashkohet/lidhet me USB portin e makinës.Zakonisht vegla fillon të funksionon menjëher por nëse nuk nis atëher vepro kështu;

    Shkarko dhe instalo softuerin në dosje të vecantë dhe kopjo në USB-në.
    http://driverzone.com/%7B33f7fca4-8a...%7D?id=2221045

    Më tepër informata mund të gjeni në maqinën kërkuese GOOGLE ose pyet shitësit në dyqanet e elektronikës aty ku e keni ble USB-në.

    Herën tjetër:

    Material dhe informacione:
    Si të gjeni celularin dhe laptopin e humbur apo të vjedhur
    Materiale që janë zhduk apo nuk publikohen në GOOGLE dhe shumë të tjera....

    Të ecim në një hap me kombet tjera.....

  19. 3 antarët më poshtë falenderuan Rrjeti për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Bahriu (01-06-2017),DiGiT@LiFE (15-11-2014),linda l (15-11-2014)

  20. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-02-2013
    Postime
    111

    Për: Softuerë të vlerësuar me 4 dhe 5 yje

    faleminderit shume prej teje Rrjeti por smarr vesh fare nga kompjuteri dhe per ket arsye edhe pse kam nje kompjuter te ri shkoj gati nje here ne muaj ke tekniku mendoj se fajin e kam vete qe nuk bleva nje kompiuter aple qe nuk pranon asnje virus

  21. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-05-2012
    Postime
    390

    Për: Softuerë të vlerësuar me 4 dhe 5 yje

    Citim Postuar më parë nga linda l Lexo Postimin
    shkoj gati nje here ne muaj ke tekniku mendoj se fajin e kam vete qe nuk bleva nje kompiuter aple qe nuk pranon asnje virus
    ti shkon tek tekniku per pc apo te pelqen tekniku si mashkull ? ;p
    ca i ben tekniku cdo muaj ? i nderon vajrat lol

    po pse kush te tha qe apple mac nuk ze virusa
    mbase me pak se pc po keto kohet e fundit eshte bere dhe ai kerme

    futi 1 antivirus ose ndonje program si "Faronics Deep Freeze" dhe po te duash vazhdo xhiron nga tekniku lol

    ps ...se bejme dhe shaka

  22. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-02-2013
    Postime
    111

    Për: Softuerë të vlerësuar me 4 dhe 5 yje

    ti mire ben me shaka dhe rrofsh per pergjigjen, shkoj tek tekniku nga halli se nuk marr vesh nga pc

  23. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Softuerë të vlerësuar me 4 dhe 5 yje

    Prey (pa pagesë-Freeware)

    Ju kanë vjedh, apo e keni humb celularin, laptopin ose tabletin? Mos u mërzit.Me Prey gjen pajisjen e humbur/vjedhur me 100% saktësi.Mjafton instalimi i kësaj vegle në pajisjet që i dispononi.

    https://preyproject.com/
    ose
    http://preyproject.com/

    Whois IP (pa pagesë-Freeware)

    IP(internet protocol) jep të dhëna për një adresë. Çdo kompjutor kur lidhet me internet përfiton/i caktohet në mënyrë automatike apo manuale nga një adresë në formë të numrave p.sh. 33.555.345.32 (IP).
    Këto numra caktojnë/identifikojnë shtetin, qytetin, furnizuesin(provider) e përdoruesit të internetit si dhe përdoruesin/kompjutorin.Numrat janë unik për çdo faqe të postës elektronike (email),adresa e faqes(www.x-y.com), respektivisht kompjutor.
    Por mund të ketë manipulime nga ana e softuerëve të veçant(shiko më lart në temën e faqes Mask MY IP (pa pagesë-Freeware)të cilët mund ti manipulojnë adresat respektive të postës elektronike(dërgesave) ose manipulojnë vëndin(orgjinën) nga e vizitojnë faqen.

    Në faqe gjinden softuer që mund të përdoren falas për Whois IP.

    http://listoffreeware.com/list-of-be...okup-software/

    Linux Mint
    (pa pagesë-Freeware)

    Sistem operativ i plotë. Linuxi në krahasim me sistemin operativ të Windows-it është më i qëndrueshëm/stabil dhe ka më pak gabime. Sygjerohet për përdorues me përvojë...

    http://www.linuxmint.com/index.php

    Wix (pa pagesë-Freeware)

    Krijo Faqe personale pa shumë mundime

    Ueb kompanitë(në trojet tona apo diasporë) kërkojnë shuma të mëdha(majme) të të hollave për t´ju krijuar një faqe të cilën gjë e gjen falas këtu.Me Wix mëson se si krijohet faqja kryesore, elementët që nevojiten etj. Versioni falas mund të përdoret vetëm për qëllime apo nevoja private. Aty gjen një numër të madh të shembujve që mund të përdoren si elemente për inspirim.Së pari regjistrohu për hyrje në brëndësi të faqes.
    Në faqe gjen edhe versionin me pagesë mujore për shërbime komerciale me shembuj të shumtë.
    Më lartë, në temën Photo Editor Online mëson se si krijohen imazhet dhe si përshtaten për përdorim të tyre në faqe.Element mjaft i rëndësishëm, ndoshta kryesor për një faqe komerciale, është shënim i adresës së plotë, si dhe numrit të telefonit/celularit në fund të faqes kryesore. Ky është element qe signalizon që faqja në fjalë është faqe serioze.

    http://www.wix.com/

    FTP-file transfer protocol
    (pa pagesë-Freeware)

    Kur krijohen faqet në kompjutor (nëpërmes ndonjë softueri për krijim të faqeve)në formë të teksteve dhe iu bashkangjiten imazhet(ilustrimet) atëher nevojitet bartja e tyre deri në hapsirën e lirë(free space) të furnizuesit të hapsirës për faqe(Web hosting). Për këtë qëllim përdoren këto mjete të më poshtme;

    http://www.coreftp.com/

    https://filezilla-project.org/

    Por ka edhe faqe që mundësojnë transferim të drejtpërdrejt të faqeve të krijuara pa përdorim të FTP.

    Hapësira e lirë për faqe pa asnjë kompenzim material

    http://www.prchecker.info/web-hostin...hosting-sites/

    Më tepër:
    http://en.wikipedia.org/wiki/Web_hosting_service

    Site meter

    Në faqen kryesore(në fund të saj) mund të vendoset një site meter i cili grumbullon dhe prezanton të dhëna mbi:

    1-Numrin e vizitave, 2-Orgjina/vëndi(nga vjen) i vizitorit, 3-Sistemi operativ që përdorin, 4-Faqet ku përqëndrohet vizitori dhe interesimi i tyre.

    Në bazë të të dhënave na mund të orjetohemi në strukturimin e më tutjeshëm të faqes, shërbimeve apo produkteve...

    http://www.sitemeter.com/

    Makinat Kërkuese

    Nëse kërkimi në Google nuk jep rezultat atëher me siguri informatat ose janë fshi nga Google ose nuk gjinden nga X, Y arsye...Andaj orvatu me alternativë të kërkimit në:

    http://www.yahoo.com

    Sqarim për emërtimet që hasen në faqet e ndryshme

    Shpesh hasim në emërtime si p.sh: Freeware, Beta, Demo, Shareware, Trial etj. Ç´është domethënia e tyre?

    1-Freeware

    Freeware apo në shqip softuer falas nënkupton që vegla shpërndahet falas. Por mund të jetë edhe si mjet për përfitim të donacioneve për zhvillim të më tutjeshëm të veglës në fjalë. Në faqet komerciale asgjë nuk është falas apo e rastit, edhepse në pamjen fillestare është ashtu.
    Kjo është strategji mirë e menduar dhe e planifikuar për fitim apo shpërndarje sa më të madhe në tregun shtetror apo global; respektivisht startegët që qëndrojnë pas tyre edhe pse japin veglën falas , ata llogaritin që në të ardhmen ky akt t´ju sjell përfitime materiale që do thotë se versioni falas më vonë shndrohet në version me pagesë ose ju shërben si urë për shitje e produkteve të ngjajshme që i kanë në disponim.

    2-Beta 1, 2 etj.

    Beta emërton softuer testues që do thotë është në fazën testuese; duke e shpërnda falas , përdoruesit mund të testojnë funskionet si dhe testojnë për gabime apo zbrastira(eventuale) në funksionet dhe më pas mund të lajmërojnë pronarin/kompaninë...
    Në të shumtën e rasteve veglat e tilla janë plotësisht funksionale por askush nuk mund të siguron që janë pa gabime andaj edhe testohen.

    3-Demo

    Demo është softuer ku funksionojnë vetëm disa pjesë të tyre, pra bën demostrimin e veglës dhe nuk është i plotë.Ca pjesë i ka të ”ersuara” që bëhet me qëllim të (për) shitjes së versionit të plotë.

    4-Shareware, Trial...

    Këto janë apo përdoren si emërtime për softuer të cilët mund të përdoren për një periudhë të caktuar kohore zakonisht 30 ditore dhe të gjitha pjesët funksionojnë pa ndonjë kufizim.

    Të ecim në një hap me kombet tjera.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 29-11-2014 më 07:55

  24. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Softuerë të vlerësuar me 4 dhe 5 yje

    Vegla për përpunim(mix) dhe ripunim(remix) të muzikës (pa pagesë-Freeware)

    Veglat e më poshtme shërbejnë për editim,përpunim, ndryshim,shtim dhe heqje të pjesëve të një kënge-apo bashkim të disa këngëve në një tërësi sipas dëshirës. Poashtu shërbejn edhe për përpunim të tingullit dhe përshtatje sipas nevojave. Shembuj të shumtë për inspirim mund të gjeni në Youtube.Mixxx financohet nga donacionet dhe mund të përdoret edhe për qëllime komerciale.Versioni pa pagesë(Wavepad) mund të përdoret vetëm për qëllime private jo komerciale. Nëse dëshiron krijim apo përpunim të veprave të ndryshme muzikore për qëllime komerciale atëher duhet ta blini.Së pari, kur i nisni softuerat ata “kërkojnë” në mënyrë automatike mp3 skedar në kompjutorin tuaj.Andaj duhet ti keni në dispozicion mp3 para nisjes së programit përkatës. Apo nëse nuk ndodh kjo hap softuerin dhe shko në Open File dhe gjej mp3.Nëse keni problem gjatë nisjes së parë , mbyllni softuerin dhe ri nisni.Pas nisjes vëreni që shfaqen mp3 skedarët në brëndsi të softuerit përkatës.Për më tepër lexo në faqet e tyre dhe në manuale(help file).

    http://www.mixxx.org/

    http://www.nch.com.au/wavepad/index.html

    Dhe një demo softuer
    http://www.image-line.com/flstudio/

    Konvertues i standardeve/formateve të ndryshme (pa pagesë-Freeware)

    Pas krijimit të këngëve (të cilët krijohen/mund të jenë të krijuar në wave/midi standard), të njëjtat mund ti konvertoni në standarde të ndryshme për përdorim respektivisht eksekutim në pajisjet e ndryshme muzikore që përdorin/përkrahin standarde të caktuara.Zakonisht skedar standard që përdoren në pajisjet muzikore( më së shumti) janë: mp3 audio dhe mp4 video(në celular, kompjutor, në pajisje të ndryshme si psh në radion e makinës),WMA(në CD muzikore), aac, ogg dhe mp3 në radio kanalet(dhe në kompjutor) etj.

    Free audio converter

    http://www.dvdvideosoft.com/products...htm#.VJWbyfLC8

    Koyotesoft

    http://www.koyotesoft.com/audio-soft...converter.html

    PDFFORGE
    (pa pagesë-Freeware)

    Portable Document Format(PDF) është standard dixhital i dokumenteve(dokumentacionit) themeluar nga kompania Adobe në vitin 1993.Me PDF Forge krijon dokumente hap pas hapi dhe në ndihmë keni video prezantim dhe tekste.Fushat e përdorimit: PDF shërben për krijim të librave elektronik (shiko këtu një shembull:http://www.librariaelektronike.com/) , dokumeteve të ndryshëm me ilustrime-imazhe-, manualeve etj. Sot shumë kompani shfrytzojnë mundësinë që ofron PDF teknika për kursim/shkurtim të harxhimeve/kostos së materialit të shkruar dhe të shtypur në letër..Dokumentet e krijuar me PDF softuerin mund të vendosen në faqe të ndryshme për hapje të drejtpërdrejt,për shkarkim apo dërgesë me postë elektronike..

    http://www.pdfforge.org/pdfcreator

    Free ISO create Vizard
    (pa pagesë-Freeware)

    Mëso se si krijohen ISO skedarët.

    http://www.freeaudiovideosoft.com/freeisocreatewizard

    Virtual Box
    (pa pagesë-Freeware)
    (sygjerohet për përdorues që kanë më tepër dituri dhe përvojë/advaced users)

    Virtual Box është vegël që mundëson instalim të 1 apo më tepër sisteme operative në 1 kompjutor. Ky lloj i instalimit është instalim virtual apo ndryshe thënë simulon instalimin e vërtet të sistemit operativ në kompjutor krahas asaj që e keni ju. Sistemi i ri operativ fuksionon vetëm kur e aktivizoni Virtual Box. Puna e saj është normale si dhe lidhjet me internetin.Por mund të ndodh që të vjen deri në konflikt të lidhjeve me internetin(por nuk do thotë se ndodh cdo herë); respektivisht mund të ndodh që sistemi i ri operativ i instaluar në Virtual Box ti ndron/ndryshon parametrat e lidhjeve me internetin nga shkaku i specifikave të 2 sistemeve operative p.sh Linux-it dhe Windows-it dhe me atë rast shkëputet lidhja me internetin.
    Sygjerohet që fillimitsht të kopjohet sistemi operativ eksistues me veglën Macrinum Reflect(shiko më lart në temën e Macrinum Reflect) dhe më pas të instalohet Virutal Box dhe .p.sh. Linux-i. Nëse ndodh ndonjë e pa pritur, ju përsëri nga kopja e restauroni apo ktheni kompjutorin në gjëndjen fillestare. Për më tepër lexo në manualin e Virtual Box dhe në forum.
    https://www.virtualbox.org/

    Testo qëndrueshmërinë e kompjutorit personal
    (pa pagesë-Freeware)

    http://www.softwareok.com/?Microsoft/StressMyPC

    Undelete my Files (pa pagesë-Freeware)

    Me Undelete my files gjen/rikrijon të gjithë skedarët e humbur apo të fshirë aksidentalisht.

    https://seriousbit.com/undeletemyfiles/

    Për celular dhe kompjutor

    Gjej mesazhet e humbur, të fshirë, imazhet e fshirë/të humbur, video skedarët , muzikën etj.

    http://www.any-data-recovery.com/pro...extractor.html

    Pos Panorama Pro (pa pagesë-Freeware)

    Me Pos Panorama Pro krijon imazhe në formë të panoramave horizontale dhe vertikale

    http://www.photopos.com/Pos-Panorama...e-Software.asp

    Drejtues/Driver (pa pagesë-Freeware)

    Gjen dhe instalon drejtuesit që ju mungojnë.

    http://www.iobit.com/driver-booster.php

    http://drp.su/

    Images 3D (pa pagesë-Freeware)

    Krijo imazhe 3 dimensionale.

    Http://images-3d.software.informer.com/

    http://www.dvdvideosoft.com/products...htm#.VJakafLC8

    Filma të plotë për shkarkim të pa titruara dhe të titruara(Suedisht)
    (shkarkohen përmes torrent softuerit)
    http://swesub.tv/

    Të ecim në një hap me kombet tjera.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 21-12-2014 më 07:36

  25. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Softuerë të vlerësuar me 4 dhe 5 yje

    Freedownload manager (I plotë dhe pa pagesë Freeware)

    Rrit shpejtësinë e shkarkimeve të softuerëve deri në 600% (nëse lidhjet me internet i keni më të ngadalshëm)

    http://www.freedownloadmanager.org/

    Vegla për matematikë

    http://hiperdevelopment.wix.com/hipercalc

    http://reor.ajay.es/#1

    Everyonepiano(I plotë dhe pa pagesë Freeware)

    Instrument muzikor në kompjutorin tuaj. Dëshiron të mësosh eksekutim të melodive në piano? Ja një vegël perfekte e cila pa gabim dhe pa ndryshim të kualitetit të tingujve, mundëson eksekutim fenomenal. Everyonepiano ka edhe funksion të xhirimit të veprave që eksekutohen....

    http://www.everyonepiano.com/

    360totalsecurity (I plotë dhe pa pagesë Freeware)

    Antivirus i ri

    http://www.360totalsecurity.com

    Linuxliveusb (I plotë dhe pa pagesë Freeware)

    Provo sistemin operativ Linux në Windows nëpërmes USB veglës.

    http://www.linuxliveusb.com

    Helpndoc
    (I plotë dhe pa pagesë Freeware)

    Si krijohen skedarët për ndihma në softuerë(help files).Më posht jipen sqarime hap pas hapi për krijim të skedarëve që ndihmojnë me udhëzime për përdorim të veglës/softuerit aktual.

    http://www.helpndoc.com/

    Imazhe automatike në tryezë (të plota dhe pa pagesë Freeware)

    Keni të vendosur imazh në tryezë dhe ju duket gjë e mërzitshme/monotone të shikoni cdo herë të njëjtën gjë? Ja mjetet për ndrim automatik të imazheve në tryezë..

    http://wallpaperswide.com/desktopslidesv.html

    http://www.bionixwallpaper.com/downloads/

    Të ecim në një hap me kombet tjera.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 11-01-2015 më 09:21

  26. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Rrjeti për postimin:

    Bahriu (01-06-2017)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •