Studimi: Më trego fundshpinën të të them sa e zgjuar je

Studimet tregojnë se fundshpina tregon tashmë sesa të zgjuar jeni. Kështu, gratë që kanë tendencën për të akumuluar më shumë ind dhjamor në të ndenjurat janë me inteligjente dhe të shëndetshme në krahasim me të tjerat. Se paku kështu ka dalë në fund të një studimi të Universitetit te Oxford-it dhe Churchill Hospital.

Mesa duket, edhe pse shumë femra e kanë pikë të dobët dhe për të qenë sa me elegante, veçanërisht në të ndenjurat, harxhojnë kohë të tërë dhe shumë mund e djersë nëpër palestra, e vërteta është se të ndenjurat e shëndosha nuk sjell vetëm disavantazhe.

Madje njihen shumë femra, të cilat e kanë këtë pjesë të trupit një element të fortë të profilit të tyre publik. Kështu mund të përmendim ikona të vërteta të ekranit, si Beyonce, Jennifer Lopez, Kim Kardashian etj. Sipas shkencëtarëve, prania e shtuar e indit dhjamor, veçanërisht në pjesën e të ndenjurave, pre-supozon nivel të shtuar të Omega 3 dhe tashme është provuar se ky tip lipidi ka ndikim të posaçëm në zhvillimin e trurit të njeriut.

Veç kësaj, ato që kanë të ndenjura të shprehura, kanë gjithashtu edhe nivele të ulëta të kolesterolit dhe janë më të prira për të prodhuar hormone që përshpejtojnë tretjen dhe metabolizmin e sheqernave. Pra të gjithë ato femra, të cilat kanë forma mesdhetare të të ndenjurave kanë kështu edhe një aleat më shumë në luftën kundër diabetit. Krejtësisht e kundërta mund të thuhet për indin dhjamor të depozituar në bark.

(ed.me/BalkanWeb)

http://www.balkanweb.com/metropol/26...je-210475.html