Qė atėherė kanė kaluar shumė kohė, por nė thelb problemet janė po ato. Gruaja vazhdon tė pėrbėjė gjysmėn e popullsisė sė botės, tė trajtohet pak a shumė nė tė njėjtėn mėnyrė dhe tė vuajė nga tė njėjtat komplekse. Prej shek.XIX, Sami Frashėri ngre zėrin. Eshtė i sigurt se nuk mund t’i zgjidhė problemet, por edhe nuk mund tė heshtė. “Gratė”, kėshtu titullohet libri i shkruar nga mendimtari Sami Frashėri, botuar nga Shtėpia Botuese “Logos A”. Eshtė njė libėr i shkruar me dashuri, ku nė momente tė caktuara, shkrimtari e poeti, dalin mbi mendimtarin. Nė fakt ai e quan broshurė dhe ka pasqyruar nė tė pozicionin e gruas, kryesisht asaj muslimane, jo vetėm nė Turqi, ku u shkrua libri, por edhe Shqipėri e gjetkė, duke i shtuar kėsaj panorame dhe mendimet e tij, pėrparimtare pėr kohėn kur ėshtė shkruar, mbi mėnyrėn se si ajo duhet trajtuar, mbi arsimimin, rolin qė duhet tė zėrė nė familje e shoqėri, etj. Nė njė kohė kur gruaja ende trajtohej si njė mall tregu, Frashėri e quan atė bazėn e shoqėrisė. Nė libėrthin e tij, ai e quan shoqėrinė njė grumbullim familjesh, ndėrkohė qė pėrkufizimi i tij pėr kėtė tė fundit ėshtė “Familje do tė thotė grua” (fq. 17).
Nė mėnyrė tė prerė e quan tė prapambetur mendimin e shumicės, sipas tė cilit edukimi, apo arsimimi pėr gruan ėshtė i dėmshėm. “Mjerisht edhe sot ka shumė prej atyre qė, tė mėsuarit dhe tė edukuarit tė grave e shohin tė dėmshėm. Sipas mėtimeve tė kėtyre njerėzve, dituria e grave qėnka e dėmshme dhe shkak grindjesh nė shoqėrinė njerėzore! Kur bėn faj njė mashkull i paditur, ia quajnė paditurisė sė tij, pasi nga i dituri nuk mendohet tė dalė njė faj i tillė. Pėrse nuk e pėrdorin kėtė rregull edhe pėr gratė?”. Nė mėnyrė tė argumentuar ai sjell pėr lexuesin arsyet pėrse njė grua duhet tė jetė e arsimuar. Sipas tij, prej gjendjes sė grave varet edhe ajo e shoqėrisė, pasi gruaja, nėna, ėshtė edukuesja e brezave, ndėrkohė qė janė njė mori mjeshtėrish qė gruaja mund tė bėjė, qė nga ato qė lidhen me dhuntitė qė i ka dhėnė Zoti, tek mjekėsia. Pėrveēse tė brishta, pėr tė gratė nuk janė qėnie inferiore nė krahasim me meshkujt, madje ai u vesh atyre disa cilėsi qė burrat nuk i kanė. “…gratė pėr mendje e zgjuarsi nuk mbesin pas meshkujve, ndoshta e kanė mė tė madhe mendjemprehtėsinė dhe janė mė shpejt tė kuptueshme”. Pėr tė mbėshtetur idetė e tij, ai pėrmend edhe figura tė njohura tė artit dhe historisė, si zotėsinė dhe suksesin e shkrimtares Zhorzh Sand, adhurimin dhe vlerėsimin qė filozofi Kant kishte pėr nėnėn, apo Bonapartin, i cili ka thėnė “E ardhmja e njė fėmije ėshtė nė dorė tė nėnės”. Nė kėtė broshurė, pa mundur tė shkėputet nga feja, si njė mysliman i mirė, ai i kundėrpėrgjigjet tė gjithė atyre qė ua veshin problemet e gruas, fesė myslimane. Duke cituar Kur’anin ai sqaron pozicionin qė Islami i ka caktuar gruas, madje ai sjell si shembuj edhe gra tė njohura tė historisė islame, si Aishja, apo Fatimeja tė cilat kanė marrė pjesė edhe nė vendimarrje politike e luftėra. Ai pėrcjell ndėr tė tjera problemin e poligamisė e cila aplikohet ndėr myslimanėt. Ai shprehet kundėr martesės sė burrit me shumė gra dhe radhit njė mori tė kėqijash qė rrjedhin prej kėsaj, por e justifikon nė raste tė veēanta. Njė tjetėr ēėshtje ėshtė edhe ferexheja. Frashėri paraqit atė qė thuhet nė Kur’an pėr kėtė ēėshtje, ndėrkohė qė tė gjitha mėnyrat e tjera tė tė veshurit, si mbulimi i fytyrės, gishtave, papuēet e verdha, e tė tjera si kėto, i konsideron si tė krijuara nga vetė njerėzit. “Kur’ani urdhėroi mbulesėn e flokėve, tė krahėve e tė kofshėve e pjesėve tė tjera tė shtatit”, ndėrsa mė vonė shton: “Secila prej popullsive islame, pėr mbulesėn e perēes sė grave ka trashėguar nga mbeturinat e zakoneve dhe tė ceremonive tė kohėve paraislamike, tė cilat nuk pėrkojnė me shprehjen e sheriatit pėr ēėshtjen” (fq 52). Sot, pas njėqind e ca vjetėsh, ndonjė prej mendimeve tė tij mund tė jetė jashtė mode, por nė kompleksin e tij, ky libėr duhet lexuar pa dyshim nga politikėbėrėsit.

LIBRI MUND TE SHKARKOHET/LEXOHET TEK: http://scbks.blogspot.com/2014/09/sa...eri-grate.html